Identifikohu



Regjistrohu

Revolucioni iPhone

iphone.jpgBeijing 8 Qershor – Ne Janarin e 2007 Steve Jobs prezantoi tregun me iPhone, dhe tha se priste te shiste 10 milion të tillë deri ne fundin e vitit 2007. Kjo tingellonte paksa si shume ne ate kohe, por pas gjithe zhurmes dhe “hype” qe krijoi media, iPhone qe do te mundesohet te blihet ne treg rreth 29 qershorit, rrezikon t’i kaloje shifrat e projektuara.

Por prezantimi i iPhone ne kete date eshte me shume domethenes sesa numrat ekonomike. Megjithese Apple nuk eshte kompania e pare qe sjell nje mp3 player bashke me telefonin (smartphone), iPhone, eshte i pari qe mund ta beje kete kombo popullore.

Shume prej nesh marrim me vete te pakten 2 nga keto pajisje elektronike, telefonin, dhe mp3 player. Por nqs designi i iPhone eshte krijuar me te njejten elegance si iPod, atehere muzika dhe telefoni do martohen persefundi, sepse mbajtja e dy pajisjeve me vete duket paksa e veshtire. Kjo martese mund te kete pasoja te tjera ne industrite perkatese. Apple ka shitur rreth 100 milion iPode qe prej 2001. Dhe keshtu Apple jo vetem qe beri iPodin popullor, por beri mp3 players ne pergjithesi. Do jete interesante te shikohet neqoftese i njejti trend do te vazhdoje me kete pajisje te re elektronike, qe eshte shume here me komplekse .

Ne vitin 2009 kur versionet e iPhone me kosto me te ulet do te shfaqen ne treg, Business Week beson se tregu vjetor per keto paisje do te jete rreth 10 bilion US $. Neqoftese keto parashikime do te ndodhin iPhone mund te behet me fitimprures se iPod. Gjithsesi pergjigjja nuk do vije deri ne 2009. Deri atehere Apple duhet te kete krijuar versione te iPhone me kosto me te ulet se cmimi fillestar prej 500 $. Gjithashtu ne keto dy vjet kjo kompani do te levize ne tregjet e huaja dhe duke bere kontrata me kompani te tjera do te mundesoje venien ne perdorim te rrjeteve te tyre high speed wireless. Analistet mendojne se kete vit do te shiten rreth 3 milion cope, ne 2008, 10 deri ne 12 milion dhe 20 milion ne 2009. Sipas BusinessWeek, Apple do te kete 3 milion iPhones gati per shitje ne diten e hapjes, 29 korrik.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente »

  1. BRUKSELI thotë:

    11 Qershor 2007 @ 7:55 pm

    me falni a jemi ne 2008 ne apo ne 2007?

    vetem titullin kam lexuar un .

  2. endriti thotë:

    11 Qershor 2007 @ 8:36 pm

    Nje reklame shume e madhe per nje telefon qe ka nje design te bukur. Persa i perket specifikave nuk ka ndonje gje qe nuk ka telefon qe mos ta kete. Eshte nje telefon qe po ben shume buj. Shume telefona te tjere kane po ato opsione qe ka edhe iphone.
    Pse kaq shume zhurme?

  3. nbc thotë:

    12 Qershor 2007 @ 2:11 am

    @akksidental
    Ej “gjeni i perkthimeve”, Beijing sa per te te zgjeruar horizontin eshte Pekini. Ska nevoje ti shtojme shqipes fjale te huaja pa vend. Mire qe beni perkthime, por thoni burimet te pakten, sepse kini edhe moton KOPJO DHE KREDITO.

  4. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Qershor 2007 @ 4:23 am

    mp3 radio… eshte i vjeter :) Ketej nga ne po pres ate qe ka dhe funksionin ‘voip’ (ne zona te ndryshme, ku koneksioni ne internet eshte falas… flet dhe mesazhon me ke te duash qe ka te njejtin operator te voip-it… por s’eshte problem qe te mbash 3-4 operatore :)

  5. accidental thotë:

    12 Qershor 2007 @ 5:53 am

    NBC, sa te rrojm do mesojm.. un as e kisha idene qe pekingu = bejingun, sic e morra artikullin ashtu e perktheva dhe e di qe bera perkthim koti se ishte ora 4 e mengjesit, nuk i kushtova shum kohe dmth, po qe ja vlen si disenjo ai telefoni ske ci thua.. esht si M3 ose mercedez.. :D, edrus..ketu sna le mama dhia (corporation) me ashu gjerash :D

  6. BRUKSELI thotë:

    12 Qershor 2007 @ 11:20 pm

    a nuk e meritoj un 1 pergjigje?
    te pakten ju vute re gabimin tuaj dhe e korigjuat nga 2008 ne 2007 hehehe

  7. akksidental thotë:

    14 Qershor 2007 @ 1:07 am

    bruksel, me fal tashi e kapa… :D

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.