Identifikohu



Regjistrohu

Ramadan Sokoli, shuhet studiuesi që shqipëroi shekujt

Tirana është zgjuar e trishtuar dje. Shiu i dha qytetit ngjyrën tipike gri, ndërsa një lajm i hidhur sikur errësoi gjithçka: Etnomuzikologjia shqiptare ka mbetur pa “baba”. Ramadan Sokoli është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës, duke lënë në zi folklorin dhe muzikën shqiptare.

Emri dhe vepra e Profesorit është përfshirë në disa enciklopedi të huaja, si dhe në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara të shekullit XX.

Në veprimtarinë e tij të gjerë shkencore dhe botuese përfshihen rreth 20 libra të mirëfilltë shkencorë, më se 1100 shkrime e krijime me emrin apo me pseudonimet e tij, mbi 25 skenarë dokumentarësh shkencorë televizivë, si dhe mbi 300 këngë, valle, pjesë instrumentale e tablo muzikore.


Homazhet

Personalitete të larta të vendit, njerëz të artit dhe kulturës, por edhe qytetarë të thjeshtë i dhanë dje në mesdite lamtumirën e fundit Profesor Ramadan Sokolit, i cili u nda nga jeta në Tiranë dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Homazhet u zhvilluan në hollin e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet në kujtim të kësaj figure të shquar dhe me vlera unikale në hulumtimin dhe studimin e tërësishëm të folklorit dhe krijimtarisë së personaliteteve të spikatura të kulturës shqiptare. Ndërkaq, edhe politika ka nxituar të japë ngushëllimet e saj. “Me humbjen e Profesor Ramadanit shkenca e etnografisë dhe e albanologjisë humbi një ndër korifenjtë e saj, kolegët, një ndër pikat kryesore të referimit akademik dhe njerëzor dhe familja njeriun e shtrenjtë”, thuhet në një mesazh të dalë dje nga zyra e Presidentit Bamir Topi. Pak a shumë i njëjti mesazh u dërgua edhe nga zyra e kryeministrit, Sali Berisha: “Sot është një zi e vërtetë, një zi e thellë për mendimin shqiptar, për botën kulturore të kombit tonë. Ramadan Sokoli është njëri prej personaliteteve më të mëdha, më të shquar, një nga mendimtarët dhe studiuesit më mendjendritur të kulturës, muzikës dhe shpirtit të këtij komb”. Megjithatë, këto mbeten vetëm mesazhe zyrtare që thuhen në raste të tilla, por për emrin e Ramadan Sokolit, flasin vetë shekujt të cilat ai i ka shqipëruar.


Studiuesi që shqipëroi shekujt

Profesori ka drejtuar ekspeditat e para etnomuzikologjike në Shqipëri. Me emrin e Ramadan Sokolit është e lidhur historia e muzikologjisë shqiptare.

Vepra e tij shënon fillimin e kësaj disipline shkencore në Shqipëri. Ai ka botuar libra pa fund në këtë fushë; artikuj studimorë rreth degëve të ndryshme etnokulturore, ka mbajtur ligjërata radiofonike, krahas dokumentarëve televizivë.

Ndihmesë të vyer ka dhënë edhe si studiues i folklorit letrar, sidomos rreth ninullave, këngëve të shpotisë, këngëve popullore të dashurisë, vajtimeve, gjëmave dhe elegjive mortore, rreth dramaturgjisë popullore. Larmia më e rëndësishme e veprimtarisë së Ramadan Sokolit mbetet ajo e etnokulturës shqiptare që nga lashtësia ilire, te ajo arbërore, deri në kohët më të afërme. Prof. Sokoli ka bërë një punë të vyer në këtë lëmi, duke shkundur pluhurin e harresës nga epoka të tëra. Studime si “Figura e Skënderbeut në muzikë” janë të rralla, ndërkohë që ka zbuluar më shumë se 40 personalitete shqiptare nga fushat e dijes e artit, duke argumentuar shqiptarësinë e tyre.

Hulumtimet e Ramadan Sokolit janë shtigje të çelura për së pari dhe shquhen për thellësinë dhe gjerësinë e njohurive, si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor. Për shumë kohë ka punuar si arsimtar, duke hartuar programe e tekste mësimore, si dhe duke kompozuar repertor të pasur për edukimin e gjeneratës së re të muziktarëve. Theksojmë me këtë rast se brezi i parë i flautistëve shqiptarë janë nxënës të Ramadan Sokolit. Në fushën e krijimtarisë shquhet si kompozitor, është autor i shumë veprave vokale e instrumentale, muzikës së dhomës, këngëve, etj.

I janë botuar në frëngjisht në revistën “Les lettres albanaises” një numër artikujsh për personalitetet e kulturës dhe muzikës shqiptare, duke filluar me Niket Dardanin i shek.IV, Jan Kukuzeli i shek.XII, Letërkëmbimi i Dragomirshizkit me Gjergj Kastriotin, Skënderbeun: Fan Nolin, si dhe një seri artikujsh për piktorë, skulptorë e arkitektë. Disa më të rëndësishmit janë: Lahuta dhe këngët e kreshnikëve; Ndihma e gjuhës sonë për muzikologjinë; Rreth gurrave të muzikës sonë popullore; Gjama mortore; Folklori muzikor shqiptar; Lorenc Antoni; Kryeveprat e artit parahistorik, etj. Shto këtu edhe disa shkrime të botuara në Revistën “Shqipëria e re”, në gjuhë të huaj, si dhe në gazetën “Eurorilindja, dhe në revistën “Pionieri”.


Kush është Ramadan Sokoli

Ramadan Sokoli ka lindur në Shkodër, në vitin 1920, në një familje patriotike të pasur. Gjyshin e tij, Hodo Pasha, italianët e internuan në Armeni. Edhe i ati pati të njëjtin fat, duke u persekutuar vazhdimisht nga italianët. Kështu, pas mbarimit të shkollës së mesme në Shkodër, në vitin 1944 Sokoli përfundon studimet në Firence për Flaut dhe Kompozicion. Kthehet në Shqipëri, por në vitet ‘46-’50 burgoset nga regjimi i kohës. Në vitin 1951 vjen në Tiranë dhe më pas punon në Filarmoni, në Shtëpinë e Kulturës e së fundmi në Liceun Artistik.

Shpesh herë Sokoli pushohet nga puna për shkak të biografisë. Por nevoja që kishin për dijen dhe punën e tij e ndihmojnë në çdo rast. E emërojnë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ku jep deri në 9 lëndë, por pa e paguar për punën. Më pas, punon në Liceun Artistik deri sa del në pension. Ramadan Sokoli është një nga studiuesit më të mëdhenj të muzikës në Shqipëri. Ai është hartues i një numri të konsiderueshëm tekstesh shkollore, programesh, por edhe studimesh shkencore në fushën e muzikës.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente »

  1. K. thotë:

    12 Mars 2008 @ 6:22 pm

    Ngushellim familjes se Ramadanit !

  2. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 8:10 pm

    Ngushellime familjes se profesorit.

  3. Pjer Thomas thotë:

    12 Mars 2008 @ 8:32 pm

    Kam pershtypjen , se Shqiperia, ka shume njerez qe kane dhene kaq shume, dhe s’permenden fare, veç kur vdesin.

  4. Artian thotë:

    13 Mars 2008 @ 10:30 pm

    Ramadan Sokli e fliste shqipen bukur,kishe qef kur e degjoje ..e njihte shume mire muziken folklorike te shqiperise ..ishte expert ..

  5. Violinistja thotë:

    14 Mars 2008 @ 2:13 pm

    Nderi me i mire qe mund t’i behet profesorit eshte te ribotohen dhe studiohen shkrimet e tij mbi folklorit shqipetar. Nese behet kjo athere do te jete ende kenaqesi te degjosh muzike popullore shqipetare te pa basarduar nga orchestrues qe nuk jane kane haberin modeve popullore.

    Profesor Ramadani ka qene nga te pakten studjues te vertete te folklorit shqipetar. Eshte shume e turpshme qe betimet e veprave te tij jane shume veshtire per t’u gjetur. Une i kam KERKUAR …

    Dhe vertete, si njeri profesori kishte repuatacionin e nje njeriu shume punetor, te urte dhe pa magalomanira. Eshte veretete humbje, gjithesesi e priteshme per muziken shqipetare.

    Ngushellimet familjes dhe te afermeve.

  6. hunter thotë:

    14 Mars 2008 @ 2:18 pm

    nje tjeter shkodran i madh…….

  7. ester thotë:

    14 Mars 2008 @ 7:07 pm

    Po pse i shkruani burimet e tjera se nga e keni marre shkrimin, ndersa kete jo??? S’me duket e ndershme…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • sol-nox: une matura 2000 ke qemal stafa, (kam lindur two years after the tennin... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: C'ke me ne o Sol. Ne u plakem. Une jam Matura 1981 e Ismail Qemalit.... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: ten-ned on October 10, 1980. PS fifteen days before the october revol... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: obobo sa paska vujt ai i banjos, i thone 28 vjet... te kronike ne gur ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: @Bostonian vetem: shiko sol-noxin me siper: perdor fjalen ulurime "lek... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: Sol-nox, faleminderit. Po punoj qe t'i permbledh te gjitha po s'na len... Dhe ishte konflikt