Rama rinderton shtepine e tre jetimve te Gerdecit

“Në vend që të mallkosh errësirën, të paktën ndiz një qiri”.

Orjeta Zhupa
Shekulli
Sht, 10 Maj 2008 12:10:00

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përuruar sot shtëpinë e tre jetimëve nga tragjedia e Gërdecit. Ai ka kërkuar që të gjithë politikanët të bëjnë diçka duke përmerndur këtu edhe shprehjen e Nënë Terezës “Në vend që të mallkosh errësirën, të paktën ndiz një qiri”.

Tre jetimet e familjes Cani ne Gerdec tani kane nje shtepi ne te cilen mund te jetojne. Kryetari i Parstise Socialiste, Edi Rama ka mbajtur premtimin qe u dha me 30 mars per rindertimin e shtepise nga sipermares socialiste ashtu siç e kishin ëndërruar dy prindërit, qe humben jetën tragjikisht, duke lene punimet ne mes. Shtepia tani ka perfunduar dhe lideri i opozites, shoqeruar nga deputetet socialiste, Sadri Abazi dhe Taulant Balla kane zhvilluar nje vizite.

Gjyshi i tre jetimeve ka falenderuar kryetari i Partise Socialsite Edi Rama per ndihmen e dhene.
Tre jetimet e familjes Cani me 30 prill duhet te dilnin nga shtepia e marre me qera, nga prinderit e tyre. Por fale ndihmes se dhene, tani ata e kane shtepine e enderruar, punimet e se ciles prinderit nuk arriten t’i perfundonin.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Koth thotë:

    11 May 2008 @ 4:54 pm

    Shtepine e ka ndertuar Sadri Abazi, nje deputet - biznesmen i PS qe do jete i pari ne listen rajonale per Rajonin e Kukesit.

    Mire Rama aty !

  2. Ll thotë:

    11 May 2008 @ 5:04 pm

    C’mire zeza aman :(

  3. Qafir Arnaut thotë:

    11 May 2008 @ 5:06 pm

    po mire ki muktada al-sadr al abazz dashka me bo pare apo me punu per dovletin…se ketej kah nahija ime te dyja nuk bohen..Duhet te bosh i her pare e pasanej me punu per dovletin.

  4. Koth thotë:

    11 May 2008 @ 5:07 pm

    Bile me e sakte eshte :

    Më 30 Mars të këtij viti Kryetari i PSSH u premtoi tre jetimëve të mbetur nga Tragjedia e Gërdecit se kjo shtëpi do të rindërtohej, nga sipërrmarës të PSSH dhe do të bëhej ashtu sic e ëndërruan ata dy prindër që humbën jetën në tragjedi dhe që e lanë punimet në mes.

    Dhe lajmi vazhdon keshtu, po Orjeta Zhupa i ka hyre pena ne uje : “

    Është gjëja më e lehtë, por edhe më e neveritshme, që kjo fatkeqësi të futet në të gjitha fjalimet e politikanëve, për të bërë sherr me njëri-tjetrin dhe për t’i rënë gjoksit se kush e do popullin më shumë,

    - thote Kryetari Rama.

    Hesht Rame hesht, mos fol asnje fjale per Gerdecin, kush te detyron te flasesh. ;)

  5. Blendi Salaj thotë:

    11 May 2008 @ 5:18 pm

    Si “PR move” ka t’drejt Kothi. T’flasim strikt - politikisht, Berisha nuk duhet t’i kishte lene asnje shanc si ky Rames - kane para boll t’ua kishin ndertuar gjithe shpite deri tani, vete mazhoranca.

  6. Vemendje thotë:

    11 May 2008 @ 5:34 pm

    Mos prit Blendi, qe Rama t’ia kaloj as njerit me egzagjerime te cdo lloji, te Berishes apo te tjereve. Ai eshte personifikimi i atij qe bene ashtu si mendon, dhe jo, si te tjeret qe bejne ate qe s’mendojne. Per fat Rama mendon me mire se te gjithe ata, te valles qe hedhin politikanet.

  7. Koth thotë:

    11 May 2008 @ 5:51 pm

    Blend !

    Dje ne date 10 Maj, diten qe nje pjese e opozites bente miting , Kryetari Rama doli dy here ne Tv, nje here Valentina Leskaj dhe nje here Fatmit Xhafa.

    Kjo gazeta ku eshte marre ky lajmi NUk tha asnje fjale te vetme per mitingun e djeshem.
    Ndaj mos e co topin kot atje ku nuk duhet.

    Shikoje edhe njoftimin ketu edhe ate qe eshte faqen e PS-se, asnje fjale per ate qe i dha prej verteti paret.

    Shiko si e percjell lajmin Shekulli dhe si eshte ne njoftimet e PS-se .

    nga sipërrmarës të PSSH

    Rama ka me shume tmerr nga Gerdeci se Sala, Blend ! ;)

  8. Grupi thotë:

    12 May 2008 @ 12:09 am

    Kothe posht themelit te shtepise se jetimve ke…Grupin Armiqsor. Germo se do ta zbardhesh,,,

    Ai eshte personifikimi i atij qe bene ashtu si mendon, dhe jo, si te tjeret qe bejne ate qe s’mendojne. Per fat Rama mendon me mire se te gjithe ata

    Ke shume te drejte…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com