Login



Register

Qetësi e rehatshme

Ky është një seksion i ri i Peshkut, ku cdo javë një prej nesh (apo jush) do të sjellë 10 këngë që për momentin i duken të përshtatshme.

Powered by eSnips.com

Playlist nr. 1: Qetësi e rehatshme

Përballë zhurmave, rrëmujave dhe halleve të përditshme, ka momente qetësie që të japin një ndjenjë rehatie. Për mua, shpesh këto momente kanë ardhur si rezultat i këngëve të mëposhtme:

1. Iron and Wine - Boy with a Coin
Kjo këngë nga albumi “Shepherd’s Dog” i këtij grupi folku amerikan është e thjeshtë dhe komode. E vendosa këtu sepse përfaqëson denjësisht cilësinë e albumit.

2. Humus - Rreth i Mshelun (unplugged)
Albumi i regjistruar me kitara akustike i grupit prishtinas Humus, për mua, është shumë i mirë. Pa teprimet e studios, ky album paraqet muzikën e Humus në një dritë të thjeshtë. “Rreth i Mshelun” ka dhe aftësinë të përfaqësojë shumë mirë situatën e sotme social-politike në Shqipëri, ashtu sic është, e mbyllur në vetë-izolim.

3. Gary Jules - Mad World
Më vjen pak turp që këtë këngë klasike e dëgjova për herë të parë në reklamën e një video game lufte të prodhuar nga Microsoft. Kënga i dha emocion lojës, packa se vetëm për 30 sekonda. Dhe teksti i jep emocion momentit, megjithëse kënga është fare minimaliste.

4. Broken Social Scene - Lover’s Spit
Ky grup është nga Toronto, megjithëse s’i kam parë asnjëherë “live” gjatë kohës që kam qenë këtu. Por teksti i kësaj kënge është i madhërishëm, sidomos atëhere kur ndihesh i i zhgënjyer nga marrëdhëniet me të tjerët. Kontrasti mes qetësisë së muzikës dhe radikalizmit të tekstit është i ngjashëm me këngën e Lennon-it “Imagine”.

5. The National - Green Gloves
Gjatë muajit të fundit, e kam dëgjuar pothuajse cdo ditë albumin e ri “Boxer” të grupit nju-jorkez “The National”. Nuk është dhe aq i mrekullueshëm, por është i momentit. Dhe është i mrekullueshëm kur je në rrugë (në këmbë apo në makinë) natën.

6. Blla Blla Blla - Ty të pashë
Grupi shqiptaro-maqedon nga Shkupi është një nga perlat e panjohura të muzikës shqiptare. “Ty të pashë”, nga një album i tyre i viteve 90, është një këngë rock e thjeshtë dhe eksplozive. Nuk e di pse ndodhet këtu, por m’u mbush mendja t’a sillja.

7. Seu Jorge - Life on Mars
Thuhet shpesh që ata që tentojnë të këndojnë këngët e David Bowie-t zakonisht dështojnë. Seu Jorge, muzikant brazilian, është përjashtimi. Në këtë dhe disa këngë të tjera të Bowie-t, të prodhuara për filmin “Life Aquatic” nga Wes Anderson, Jorge i jep jetë të re muzikës së yllit anglez. Pjesërisht, mendoj unë, suksesi vjen nga melodiciteti krejt i vecantë i gjuhës portugeze.

8. Habib Koite - Sirata
Para 4-5 vjetësh më ra në dorë rastësisht një disk me titull “Mali to Memphis” që përfshinte muzikë nga këto dy vende të ndryshme, me qëllim krahasimin e rock-ut afrikan dhe blues-it amerikan. Disku është i mrekullueshëm, dhe kjo këngë është një prej më të mirave. Nuk e di fare cfarë thotë teksti, e nuk më duhet.

9. Marvin Gaye - What’s Going On
Po të lexosh gazetat shqiptare, apo Peshkun, apo komentet e peshqve, ose më saktë, sidomos komentet e peshqve, nuk ke sesi të mos depresionohesh nga gjendja jonë kolektive sot. Marvin Gaye, në këtë këngë klasike, përmblodhi një ndjenjë kolektive të ngjashme në Amerikën e viteve 70. Ja dhe një dolli për solidaritetin e pesimistëve!

10. Radiohead - Nude
Harroje faktin që kjo këngë ndodhet në albumin e bujshëm të një prej grupeve të mia më të preferuara. Arsyeja se pse është këtu është fjalia që hap këngën: “Don’t get any big ideas, they’re not gonna happen” (Mos ki ide të mëdha, se ato nuk do të realizohen). Seriozisht?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. Aiglon thotë:

    17 November 2007 @ 2:06 am

    Nice, keep the great ideas !

  2. anonymus thotë:

    17 November 2007 @ 2:09 am

    Me like the idea much much! Long much, actually!

  3. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 4:06 am

    Me nxorre mallin e Ezetes.

  4. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 8:53 am

    Me pelqyen shume Mad World dhe Lover’s Spit! Keep it up!

  5. ados Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 9:33 am

    Irone and wine …yeahhhhh

  6. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 3:53 pm

    Në sfondin e listës tënde muzikore është kjo e shtunë gri e lagur tiranase. Sapo erdhën dritat dhe gjeneratorët pushuan, por akoma zhurma e burive të makinave rezonon me melodinë e “going nowhere…no tomorrow”.

    Bukur, Penar!

  7. Besart E Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 6:32 pm

    Penar te pergezoj per kete perzgjedhje dhe per iden e re.

  8. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 7:45 pm

    Këngë të bukura, ide e mirë…dy këngë që më ranë ndër mend kur dëgjova këto ishin Across the Universe nga Beatles dhe (Sittin’ on) the Dock of the Bay nga Otis Redding

  9. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 November 2007 @ 8:33 pm

    Cfarë deprime ato dy të fundit!… Shlluqqq

  10. aloire thotë:

    17 November 2007 @ 10:01 pm

    pse dyshon rradhitjen e Blla Blla Blla ne kte liste?

    po me pelqen shume nisma dhe do jete nje eksperiment i lezetcem sepse keshtu mund te msojme per grupe qe perndryshe nuk do ti kishim degjuar ndonjehere. psh un jam shume mirenjohese qe Blla Blla Blla i kam zbuluar nga Ezeta.

    pershendetje Penar.

  11. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 November 2007 @ 3:09 am

    Flm, peshq. Me sa duket do e mbajme kete seksionin :-)
    Dori, ke te drejte per “Across the Universe”. It fits. (Otis Redding jo dhe aq, hehe.)

    P.S. per ezeten me ka marre malli dhe mua…

  12. Cheney thotë:

    18 November 2007 @ 3:28 am

    Se shifkam dot listen… Ide fantastike gjithsesi..

  13. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 November 2007 @ 3:55 am

    Shumë të bukura, sidomos ato shqipet. Là e me là!:)

  14. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 November 2007 @ 4:22 pm

    Playlista eshte e hatashme Penar, e ke vene standartin lart. Une pata mysafire per darke te premten dhe per t’i rene shpejt luajta Playlisten tende si muzike ambienti nja 3-4 here rresht…dhe pati shume sukses, se kur Gary Jules kendoi per here te trete dikush kerkoi “nje CD me keto kenget”…

  15. INA thotë:

    21 November 2007 @ 10:32 pm

    Po afrojne Krishtlindjet.
    Nje playlist me Christmas Songs nuk do ishte keq.
    (i.e. Santa Baby)

    Thanks!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.