Qeshu Qeveri Qeshu
Qeshu qeveri, qeshu se interneti është i yti! E tha Kryeministri kur foli për shërbime online dhe “qeveri elektronike”. Diskurset virtuale kryeministrore në skutën më të varfër të Evropës, ku të paktën gjysma e popullsisë nuk ka parë kompjuter me sy, të çojnë vetvetiu t’i hedhësh një sy faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave në internet.
Ka në këtë faqe aq shumë gjëra për të qeshur, saqë po t’i hidhte edhe vetëm një vështrim, ta zemë Agron Llakaj apo Agim Bajko, do t’u shqyheshin brinjët atyre vetë së pari, pastaj do t’i mbushnin ekranet e humorit për jo më pak se një vit rresht, ditë për ditë, nga mëngjesi në mëngjes, me qyfyre virtuale kryeministrore të pafundme.
Faqja e qeverisë shqiptare ka 619 fjalë. Gati dy herë më tepër se faqja e qeverisë italiane governo.it me vetëm 355 fjalë. Pa llogaritur link-et e panumërt, vetëm në faqen e parë, “Berisha” i Shqipërisë 3 milionëshe figuron 14 herë, ndërkohë që “Prodi” i Italisë 60 milionëshe vetëm 6 herë. Në faqen tonë nuk duken kurrkund fjalët “korrupsion” dhe “krizë”. Në ballë të faqes italiane flitet për “plehrat” 4 herë.
Por gallata më e madhe nuk është aspak faqja e parë. Gallatat dhe sallatat e turpit të faqes së zezë së qeverisë janë brendia, thellësia, arkivi. Po të kërkosh në atë arkiv “Berisha”, të dalin plot 1249 tituj si rezultate kërkimi, asnjë me probleme të qeverisjes, të gjitha soc-realizma me takime, arritje, përurime: “Kryeministri Berisha: Shqipëria renditet vendi i parë në botë pa armë kimike”, “Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në ceremonine e hapjes së Lojrave Olimpike të Pekinit”, “Kryeministri Berisha përuron fillimin e punimeve për ndërtimin e Urës së Goricës”, “Kryeministri Berisha pret një kompani japoneze, që ofrojnë mundësi financimi në Shqipëri” etj etj.
Për krahasim, të shohim ç’përmban dhe si i përmban dhe çfarë thotë ky far’ arkivi për emrat e ministrave.
“Pollo” del vetëm 1 rezultat kërkimi! Por ah, në atë rezultat kërkimi, i cili si pothuaj të gjitha rezultatet e kërkimit nis me fjalët; “Kryeministri Berisha…(këtu e atje e gjithandej Berisha, atëherë, tani, e përgjithmonë Berisha)” nuk flitet as për Pollo ministrin, as për arsimimin e shqiptarëve, por për ujësjellësin e katundit Pollozhan. Mirëpo edhe për Pollozhanin dhe ujësjellësin e Pollozhanit vështirë të marrësh vesh ç’është bërë, sepse të dalin përpara një kope me akrepë të një ortografie shqip, e cila sa duket përdoret vetëm në zyrat e Kryeministrisë. Ja:
Gjatë vizitës së sotme në Peshkopi, kryeministri Berisha përuroi projektin për ujësjellësin në Pollozhan me një vlerë prej 2.8 milionë dollarë…
Me të tillë ortografi dalin të shkruara të gjitha rezultatet e kërkimit. Por le të vazhdojmë me ministrat.
“Ndoka” del vetëm tre herë në arkiv. Që Ndoka të përmendet kaq pak është lehtësisht e kuptueshme, po të kesh parasysh se është ministër koalicioni. Por problemi i prezencës së pakët ministrore ngatërrohet keqas kur sheh se “Genc Ruli”, i cili nuk është ministër koalicioni, dhe ai shfaqet vetëm dy herë!
Ministri i Jashtëm pa imunitet, Basha, plot njëmbëdhjetë herë! Duket si çudi në pamjen e parë sepse, thua me vete: Ia paskan nxjerrë në Internet të palarat Bashës. Por nuk është fare çudi, sepse në ato njëmbëdhjetë herë Basha nuk përmendet asnjë herë për problemet apo zullumet. Pra në internet, Basha nuk është ministër i Jashtëm, por ministër i dashur.
“Olldashi” tre herë. Që të tri herët fillojnë me: “Kryeministri Berisha….”
“Nishani” vetëm një herë, që edhe ajo e vetmja herë nis si përherë po ashtu me”: “Kryeministri Berisha…”.
“Bregu” nëntë herë. Të nëntë herët, si edhe gjithë të tjerët, me ortografinë unikale në stilin ortografik;
» Konferencë për shtyp e zëdhënëses së Qeverisë dhe Ministres së Integrimit, zonjës Majlinda Bregu…
“Gjana” i Bujqësisë, edhe ai vetëm një herë.
“Mediu”, oratori i zjarrtë me ato ligjëratat e pafundme me vetëm presje pa asnjë pikë, vetëm katër herë.
Por kulmi i gallatës me kërkime dhe ministra është me Lefter Xhuvelin e Mjedisit. Punë e madhe se pyjet po sharrohen, lënda drusore po bëhet qymyr për restorantet e picave të Greqisë dhe Maqedonisë apo po ikën në Itali. Le t’i bien legenit sa të shurdhohen vlonjatët nëpër protesta ambientaliste. Le t’u zihet fryma kryeqytetasve nga smogu dhe le t’i shkurtohet jeta secilit prej tyre me jo më pak se dhjetë vjet. Ministri i Ambientit nuk ka punë me pastërtinë e ambientit. Madje, duket se ky ministër nuk bën absolutisht asnjë punë, përderisa po të kërkosh emrin e tij në faqen e Kryeministrisë, në vend të ndonjë pune, të ndonjë pjesëmarrjeje në ndonjë mbledhje, aktivitet, vendim të Këshillit të Ministrave, projektligj, udhëzim, apo thjesht lajme ministrie, në vend të të paktën ndonjë prej këtyre, të del shënimi dinak, “Klikoni ketu per te kerkuar ne ARKIVEN e lajmeve!”, shënim ky, që nuk mund të ketë asnjë kuptim tjetër përveç: “Lëre rehat ministrin e gjumit, merru me ndonjë gjë tjetër”.
E kështu me rradhë, secili ministër rrethuar nga Kryeministri. Asnjë fjalë për krizat e energjisë dhe të ujit, për korrupsionin, spitalet ku thërret qameti, krimin në familje, gra-vrasjen, inflacionin, ngatërresat korruptive me pronat, vdekjet mbi asfalte.
Një gajasje më vete ndodhet në anën e majtë poshtë fare, ku janë dy numra telefoni, krahas të cilëve është shkruar: “Denonco”. Pra spiuno! Por jo dosido! Jo dosido, sepse pranë numrave të telefonit dhe ftesës për spiunim është një çekiç druri gjyqtari. Pra, secili shqiptar mund të japë drejtësi duke spiunuar! Për më tepër, çekiçi dhe bazamenti i drunjtë, u kujtojnë shqiptarëve po ato instrumente që përdoren për rrahjen e bifteqeve. Mesazh i qartë: Të hani keni sa të doni, tani vetëm spiunoni!
Foto e qeverisë!
Mos guxo ta klikosh se po ta kesh Internetin me modem duhet të presësh nja një gjysëm ore sa të shkarkohet. Mbi 2 mega byte fotoja. Pse e kanë bërë kaq të madhe, o Perëndi? Për ta marrë për ta hedhur në një CD, për ta printuar, për ta varur në mur? Në mur këta që shfaqen në televizor nga dyqind herë në ditë?! Mos o Zot!
Në këtë foto, përveç Kryeministrit gojëkyçur në qendër, dhe të vetmes femër - sigurisht plot dritë - është absolutisht e pamundur të deshifrohet një rend, një rradhë apo një kriter i vendosjes së ministrave: Dy të qeshura të forta në qendër. Rendi dhe Diplomacia në skajet. Drejtësia dhe Transporti në qoshet. Mjedisi, Kultura, Arsimi, Puna, lart. Mbrojtja, Ekonomia, Shëndetësia në mes.

Nën thundrën e një kryeministri aq bizantinist, vështirë të supozohet se ministrat janë renditur si u ka dashur qefi. Një “Kod” aty patjetër ka. Po hajde gjeje se! Edhe mund të gjindet ai kod, por problemi është se ata që mund ta gjenin, zbërthyesit e kodeve të tribunave të nomenklaturave komuniste kineze dhe sovjetike, kremlinologët, i gjen dot ata ku janë tani?!
“Organigrama”, e cila në brendësi quhet edhe “Struktura e Kryeministrisë”, një lloj vizatimi me kuadrate dhe vija lidhëse që aq shumë i ngjan një skeme televizori, të shkrin fare.
Sipas saj, kabinetet respektive të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, përveç shefave të tyre, nuk kanë asnjë lidhje me asgjë tjetër. Ndërkohë, “Sekretari i përgjithshëm” qenka ai i vetmi që paska lidhje me vetëm Kryeministrin lart dhe me të gjitha të tjerat poshtë. “Drejtoria e Dokumentacionit” ka dy zyra në vartësi, por është krejt e izoluar, pa asnjë vartësi superiore! Antikorrupsioni, i cili është i dukshëm edhe në faqen e parë të faqes zyrtare në internet të qeverisë së Kamerunit, brenda qeverisë tonë qenka i strukur në një skutë shumë të thellë si nën-zyrë e “Departamentit të Kontrollit të Brendshëm”! Zoti e di pse “Koordinatori Kombëtar për NATO” me “Njësinë e Koordinatorit Kombëtar për NATO” lidhen me një vijë të ndërprerë! Kuadrati “Zëdhënëse e qeverisë”, që sigurisht i përket asaj zonjës së bardhë plot dritë të asaj fotografisë së madhe për të cilën folëm më lart, nuk dihet pse këtu është i zi, sterrë! Dhe jo vetëm, por zyra e zezë e zonjës së bardhë bashkë me “Departamentin e Informacionit” dhe “Sektorin e Informacionit e Monitorimit”, me të cilët zyra e zonjës lidhet çuditërisht me vijë të ndërprerë, të trija këto zyra qëndrojnë krejt të veçuara pa asnjë lidhje me asnjë zyrë apo shef sipëran! Etj, etj. Dhe e gjithë kjo “organigramë” apo “strukturë” na u quajtka “Skema 1″.
Qeshu ti qeveri qeshu, me fotografira, organigrama, struktura, skema. Qeshu dhe përqeshu dhe zgërdhiu ti, se për të qarë ka kush qan - gjithë të tjerët.
Elisa Spiropali
Gazeta shqip, 16/1/08

16 January 2008 @ 2:50 pm
Apapapa, sa po e influencon ky Kac Myftari rinine mer. Per nje sekonde mendova mos eshte nje shkrim i tij.
Epo nice work Elisa, tani do ta vleresojme qeverine nga resolucioni i fotos se perbashket qe kane qit ne website.
Po nejse, se kush jam une ne fund te fundit qe te gjykoj se me cfare vleresohet qeveria.
Po mire, e morem vesh ne sa here permendet emri i Sales, dhe glorifikimi i tij ne dokumentat publike qeveritare. Ok, e morem vesh qe na eshte bere si xhaxhi enver. E qarte edhe pse ti se thua.
Vetem se mua me humbi diku filli, dmth ti e fillon krahasimin me faqen e qivirrise italiane, gjer ketu ne rregull.
Pastaj kur nxefesh pse qeveria jone nuk flet per kriza dhe pune te keqija ne site, nuk e vazhdon krahasimin me faqen e prodit. Tani une skam kohe te hyj e te zhbiroj faqen italiane, por ti qe spate pune tjeter dhe e more mundimin duhej te na e thoje. Se nuk eshte Italia vend aq i kulluar sa mos kete probleme e kriza.
E kshu pra Elisa, bukur fort, novatore dukesh. Por nje cike te ngatarrume e ke logjiken. Se ti thua qe shqiperia eshte nje vend ku mileti skane kompjuter ta shofin me sy, e aq me teper internet. Dmth i bie qe faqja e e qivirrrise as vizitohet, e as e rr(TM) njjeri se ekziston faqja.
Dhe pastaj per ta kritiku qivirrine ti prape e kap nga faqja web. Jo po nuk shkarkohet fotoja, jo po kshu jo po ashtu.
Epo tashti ja aty ngeli e keqja e qivirrise tone, qe nuk ka aq elegance, tru dhe aftesi teknike qe te beje nje faqe te lehte e user friendly.
E aq me teper pastaj e keqja me e madhe qenka qe Berisha levdron veten dhe nuk e thote ne web site qe eshte gomar, qe po e ngordh ket milet, qe ministrat jane copa mishi, qe kshu e qe ashtu.
Po Elisa po.
Ec se je ne rruge te drejte.
16 January 2008 @ 2:55 pm
Epo tashti ja aty ngeli e keqja e qivirrise tone, qe nuk ka aq elegance, tru dhe aftesi teknike qe te beje nje faqe te lehte e user friendly.
E aq me teper pastaj e keqja me e madhe qenka qe Berisha levdron veten dhe nuk e thote ne web site qe eshte gomar
he he heee…
ti me kenoq mu! per at Zot!… 
16 January 2008 @ 3:39 pm
Elisa ne “Websajtin e Cudirave”!!!!
16 January 2008 @ 3:44 pm
Nuk di pse Basha ketu (nga shprehja e fytyres, kuptohet) me kujtoi Mr. Bean
http://en.wikipedia.org/wiki/Image:Atkinson_Rowan.jpg
16 January 2008 @ 3:58 pm
Keto jane kokat e qeverise vogel Berisha.
16 January 2008 @ 4:18 pm
Rreshti i pare qeveritar me duar te kapura ne qender te trupit, (pervec Oketes) me kujton nje poze te detyrueshme qe marrin qeveritaret sa here dalin neper fotografi, apo u duhet te rrine per nje fare kohe ne kembe ne ndonje inaugurim, fjalim, tubim apo miting. Nuk eshte se te behet vetem prej tyre; edhe qeveritare te huaj po te shohesh, ka plot qe fiksohen ne te njejten poze. Gjithsesi, shpesh me kujtojne anetaret e birose pulitike, e sidomos Pali Misken me pellembet e tij te medha, i cili e kishte zakon sa here qe i duhej t`i shqiste duart per duartrokitjen e radhes, kete gje e bente ne menyre groteske por fare lirisht, duke perplasur njehere te djathten mbi te majte, e pastaj me rrotullim 180 grade, te majten mbi te djathte.
16 January 2008 @ 4:22 pm
“Kjo është arsyeja që ti sot duke mos qenë Bijë Pasioni nuk je dhe aq e bukur.”
shikoni vetem Oketen dhe Bashen dhe guxoni ta kundershtoni Ypin, i pari nga nje familje nga ato me tradita, ka nje pamje plot finese, i dyti filizi i familjes se re socialiste, i peshtire ne pamje e ne personalitet. E di qe s’ju vjen mire disave, po ja qe geni nuk zhduket aq kollaj.
S’po vazhdoj me te tjeret…
16 January 2008 @ 4:26 pm
Lost,
Kapje interesante, po me thene te drejten nuk e di nqs. kete poze e kane “vjedhur” qeveritaret nga poza e lojtareve te futbollit gjate goditjeve te denimit
, apo e anasjellta. Pula apo veza…Po mire keta te tjeret, po kjo zonja cne? Mesa e di une, futbollistet (femrat) marrin poze me krahe te kryqezuara ne gjoks gjate goditjeve te denimit.
16 January 2008 @ 4:29 pm
hahaha WASU,
po ku i dihet sot.
16 January 2008 @ 4:35 pm
hehehe, WASU, s`me kishte shkuar ndermend kjo gje.
16 January 2008 @ 4:37 pm
Lost & Wasu,
ate pozen e marrin edhe ushtaret para kontrollit mjekesor (perfshi edhe gjenitalet)
16 January 2008 @ 4:46 pm
Alisa,
gjate kontrollit mjekesor nuk jane ushtaret qe i mbajne me dore, eshte doktori (jo te tijat, te tyret dmth) e u thote te kolliten
. Ma kane thene perse behet, po s’me kujtohet. Ka qene ndonjeri ne ushtri ketu?
16 January 2008 @ 4:55 pm
“Pollo” del vetëm 1 rezultat kërkimi! Por ah, në atë rezultat kërkimi, i cili si pothuaj të gjitha rezultatet e kërkimit nis me fjalët; “Kryeministri Berisha…(këtu e atje e gjithandej Berisha, atëherë, tani, e përgjithmonë Berisha)” nuk flitet as për Pollo ministrin, as për arsimimin e shqiptarëve, por për ujësjellësin e katundit “Pollo”zhan.
hahahahahahahahahahahahahaha
16 January 2008 @ 4:56 pm
Ja kuptoj pezmatimin autores, por ky nuk eshte shkak qe ajo te shkruaje gjera pa lidhje apo te zgjatet ne detale te vdekshme qe duke qene te tilla nuk ke cfare ju interpreton me.
1. Mua me duket se ate punen e telefonit me denoncime e ka aplikuar e para Bahskia e Tiranes. Denoncimi si procedure ekziston ne cdo shtet. Perfekcionizmin kjo praktike e ka ne Zvicer.
2. Ne se faqja e Xhuvelit nuk eshte perfunduar apo bile as ndertuar, nuk e kuptoj perse autorja fillon dhe halucinon tek detali i arkivit.
3. Asnje fjale per krizat … cila qeveri flet per krizat? Zakonisht raportohet puna e bere dhe jepen informacione te dobishme per qytetaret. Krizat i analizon pastaj media, specialistet e me radhe. DO i keshilloja autores te konsultohet me faqet e qeverive te tjera.
Elisa, eshte nje fotografi zyrtare! Cfare pret ti? Cdo qeveri ben fotografi te tilla. Cdo vit. Ajo zviceranja psh, per kete vit, foton e kishte konceptuar me te gjithe ministrat te shperndare midis njerezve. Vitin qe kaloi ishin ne grup duke ecur (drejtimi nga populli). Nuk e kuptoj ku eshte problemi?
qe je e frustruar? ok, por prape, ka nje kufi cdo gje! Perndryshe ul kredibilitetin tend.
Une foton e gjeta shume argetuese dhe gjeja e pare qe me erdhi nder mend ishte: thjesht nga fotoja, cilit prej ketyre fytyrave do i besoja? Ajo femra psh, nuk e di pse me premton shume life style. Basha me duket si nje njeri qe po te denoncoj ndonje problem me komshiun tim do me degjoje me shume vemendje. Berisha … sec me ngjall ca ndjenja pickuese. Shume i ngurte ne fytyre, shume i tendosur edhe kur qesh.
16 January 2008 @ 4:56 pm
Meqe emigranti e krahasoi Bashen me Mr. Bean, (shume e gjetur) dhe per te sjelle ca te qeshme ketu, shihni kete link me Mr. Bean
http://youtube.com/watch?v=RJKyztJJVdU
16 January 2008 @ 5:20 pm
Mr Bean, ben apelin ne klase,ky apel do ti shkonte shume mire kesaj Fotografi-Qeveri.
16 January 2008 @ 5:49 pm
Pergezime Elisa Spiropalit per artikullin. Pertej analizes se difekteve te sitit te keshillit te ministrave, mua me duket se ajo eshte marre me detaje estetike dhe duhet thene se me keto gjera ne Shqiperi, pervec arkitekteve te bareve, pak te tjere merren. Keshtu qe nga kjo ane duket se ka krijuar nje precedent, qe duhet marre ne konsiderate.
Megjithate mendoj edhe une pak a shume si Moza se egziton nje inkoerence midis fillimit te artikullit i cili thekson pikerisht gapin informatik te Shqiperise dhe pjeses tjeter te artikullit qe analizon gjendjen duke injoruar pohimin e pare. Ndoshta kjo eshte nje tregues mbi te gjitha e gapit qe egziston midis nivelit te jeteses te pjeses me te madhe te shqiptareve dhe te asaj te nje pjese te vogel te tyre ku supozoj se ben pjese edhe gazetarja, qe jo vetem kane nje nivel jetese me te mire se pjesa tjeter e popullesise, por jetojne gjithashtu per arsye te gjendjes vazhdueshmerisht te prapambetur te Shqiperise, me nje kembe brenda e nje kembe jashte vendit.
16 January 2008 @ 5:55 pm
Thelbi i artikullit nuk me duket se eshte estetika, as teknologjia e sitit. Eshte mendesia qe pershkon te gjithe keshillin e ministrave, eshte kinezeria e qeverise, mungesa e haberit per ceshtje te qeverisjes, perurimet e kota, reformat e pabera, ne fund te fundit, fryma moniste dhe aspak produktive qe karakterizon te gjithe sistemin. Spiropali ka marre sitin dhe arkivin e puneve si detaj shume domethenes, dhe per mendimin tim, e ka qare.
16 January 2008 @ 6:36 pm
Pse mi fshini komentet o Operatore ju e hiqni edhe veten si njerez te demokratizuar apo tjeter thuhet tjeter veprohet….. Ju sikur ju ka bere Sala te gjitheve o “trima”
Nejse te rroni vete se Sala ka rrjedhur me kohe…..
16 January 2008 @ 6:47 pm
LostT-o, coooool…. s’e kisha pa ket! Ai rusi, “exchange student” Suckmeoff, te kujto ate marken e parfum/duhanit Davidoff….
16 January 2008 @ 6:54 pm
Te gjithe qeverite ne bote quhen Qeveri.Vetem kjo jona quhet
:D Pershendetje WAS.
“Qeveri ne DIETE”???? Po ne fotografi del si cdo qeveri tjeter!!
Keto krahasimet me SKEMA te kujtojne fragmente nga KADARE per fotografite e Polit-Byrose Kineze ..kur “Dy fuchijesi” ndronte vend ne rreshta ,si barometer i goditjeve politike.
Gjetjae Wasu ne se do ishte botuar si “gjeni dicituren” merr noten 10 nderkombetare.:D
16 January 2008 @ 7:05 pm
…un mendoj kjo foto do zevendesonte me se miri mozaikun tek muzeu te pakten per nja 10 muj….
16 January 2008 @ 7:07 pm
Me se e drejte, gjithashtu
16 January 2008 @ 7:07 pm
Idriz,
Pershendetje dhe ty
! Cer t’i bejme, subkoshienca kerkon doemos ndonje sebep per te qeshur, se shume zymte moti keto dite, si perjashta ashtu edhe ketu perbrenda
! Po na behet qeveria si puna e asaj barcoletes me policet, ku ato 10 barcoletat e shkreta ishin thene aq shume sa kur njeri thoshte vetem numrin e barcaletes, te tjeret qeshnin automatikisht. Hajt pra, nr. 7
!!
16 January 2008 @ 7:30 pm
Pse mos prisni dicka tjeter?
Mbaj mend se ne faqen zyrtare te Pd-es tek faqja e forumit kishte lidhje per porno loool e imgjinoni dot!!!!
Lidhje per porno ne faqen zyrtare te partise demokratike merreni me mend per gjera te tjera…
16 January 2008 @ 8:29 pm
Ne fakt shum gjera qe shkruante kjo drejtuesja e re e Mjaft-it, qendronin, po te perjashtojme nja dy-tre ekzagjirime. E kam pare nja dy a tre here ate sajtin/faqen e qeverise, si dhe te nja dy ministrive, dhe ne fakt rezultojne shum te dobta ne shum aspekte. Natyrisht qe keshtu do te ndodhte, kur qeveria dhe ministrite nuk marrin njerzit me te pregatitur.
16 January 2008 @ 8:39 pm
nese doni te dini akoma me teper per cilesine e qeverise se Atdheut tone, mjafton te hidhni nje sy CV te anetareve te kabinetit te qeverise. Ja me e spikatura (CV e Edvin Kullurit - ndihmes i …kujt do thoni ju…Kryeministrit, dora vete!)
Edvin Kulluri
Të dhëna personale
Kombësia Shqiptare
Gjuha Amtare
Shqiptare
Gjuhë të tjera
Anglisht
Italisht
Arsimi dhe aktivitetet
1998 Ka mbaruar studimet per Filozofi-Sociologji, Universiteti I Tiranes
Keshilltar per reformen e Decentralizimit
Analist prane gazetes “Koha Jone”
Analist prane gazetes “Tema”
Zedhenes i kandidatit te Partise Demokratike per Tiranen ne zgjedhjet per pushtetin vendor.
Kordinator per Mediat ne fushaten e zgjedhjeve te pergjithshme te Korrikut.
Me kete CV nuk meriton te punosh te kabineti i drejtorit te komunales jo me Kryeministrit po hajtmo cdo gje eshte e mundur
http://www.keshilliministrave.al/?fq=showcabinet&m=showpers&pID=70
16 January 2008 @ 9:18 pm
sidomos Pali Misken me pellembet e tij te medha, i cili e kishte zakon sa here qe i duhej t`i shqiste duart per duartrokitjen e radhes, kete gje e bente ne menyre groteske por fare lirisht, duke perplasur njehere te djathten mbi te majte, e pastaj me rrotullim 180 grade, te majten mbi te djathte
hahaha sa fani mer Lost:))
16 January 2008 @ 9:26 pm
Tropizma indiferente ndaj Elises dhe e ndikueshme nga debati: Moza ka bere nje lidhje te mrekullueshme me Myftarajn per stilin tir e tir se mos zbulojme thesarin.
Tropizma me anim kritik-paragjykues ndaj Elises: prape me kete stil agresioni pasalkoolik, po ndoshta pak me mire se heret e tjera. Ypi e kap stilin ku e ku me mire. Meso pak. Se idete e shoh une qe jane, por nuk dalin, ti i mbulon me gjuhe te papershtatshme.
Tropizma dashamirese ndaj Elises: mire faqja e internetit si perqendrim i qendrimeve te qeverise, qe nga pushteti i Berishes, deri tek seksizmi i mbuluar. Pasion shume kjo qeveri, por hic teknike, hic reciprocitet, hic reflektim… amatorialitet komunikimi qe indekson mire gjendjen e vendit tone te dashur. Ate cekanin e mishit hiqe te lutem se ai imazh ngeli me i forti ne mendjen time, po s’ka hic lidhje me artikullin. Po hic fare fare.
16 January 2008 @ 9:31 pm
Pse s’ka me komente per ish MIn.”me te suksesshem” OLLDASI?
Megjithse nuk eshte fotografi e polit-byrose kineze dicka ka ndodhur me spostimin e tij ne “Cep” mbi te “shtrenjtin” GENC.
Palin tani besoj e zvendeson BASHA me duartrokitje.
16 January 2008 @ 9:36 pm
Zeus, shume kerkoke ti miku im, nuk thuaj shyqyr qe nuk mori keshilltar Ramadan kafshen e portokallis-.
16 January 2008 @ 10:27 pm
Gjuhe te tjera!!!!!!!!!! sikur po flitet per nje krijese me shume llapa.
16 January 2008 @ 10:35 pm
Gjuha amtare e ketij a nuk quhet “Shqip” ne vend te “Shqiptare”? Mos ka ndodhur ndonje ndryshim keto kohet e fundit? (Mos ka ndodhur ndonje gje andej nga ndermarrja mor aman!!
)
16 January 2008 @ 10:37 pm
Shikoni bufonat qe bejne sikur drejtojne shtetin shqiptar..Propozoni tua veme foton ne mozaik dhe ne kete menyre edhe ne do te shpetojme “nga diskutimet e pafundme”..
16 January 2008 @ 11:11 pm
“Qeveria e Guhakeve thuaj,-po per kete ka qene keq ky popull”
Nuk me kujtohet se ku,por di qe Berisha eshte shprehur keshtuper njerzit qe mer ne pune ,”ska gje qe nuk ka arsimin perkates,mjafton qe eshte i ndershem kjo ka rendesi me shume ”
16 January 2008 @ 11:17 pm
@belle: s’e kisha kap at punen e Palit. S’ia fal vetes….
… lostT, kerkoj ndjese ne kuptimin kozmogonik qe mund te kete ky llaf, qe e lash t’em shpetonte mu kjo…. ha ha haaa….
16 January 2008 @ 11:19 pm
Olldashi dhe Ruli te alienuar/pikelluar ne cep, Pollo i shperqendruar siper, Barka dy hapa pas Xhuvelit. Punet me mire se te gjithe i ka Kultura mesa duket…dhe padyshim Bujqesia.
16 January 2008 @ 11:27 pm
Po po, te alienuar t’baethes teme!
Atij t’parit i arrestuan zevendesin dhe nuk i hyni gjemb ne kembe.
Atij te dytit qe eshte ministri i kurrentit, asnjoni nuk i turret pse nuk ka drita. Punet voj!
Alienim, kshu per photo-op, ku ma gje.
17 January 2008 @ 12:06 am
ç’eshte gjithe kjo sarkazme idiote!!Per qeverine Berisha mund te thoni siç keni thene(praktisht ju eshte bere “ragione di vita”)..Fotografia eshte krejt formale e ngjashme me te gjitha fotografite e ngjashme te çdo vendi.Ju vret syte Berisha qe e shikoni aty!?Nganjehere edhe mua nuk me pelqen.Nese eshte aty ka nje motiv.”Niente viene per caso”thote Coelho.Asgje nuk vjen rastesisht.Organigramat pastaj ..mos u beni te gjithe eksperte.Eshte e studiuar nga specialiste e Brukselit.Nuk ju pelqen as kjo?!E pastaj??Elize!Pa shaka tashti.Me pelqeu me shume kete radhe shkrimi yt.Eshte me konçiz,shtjelluar me koherence…….E sidomos te shoh me te sigurte.Urime!
17 January 2008 @ 12:17 am
Zeus, CV e ministrave jane akoma me keq. Sidomos e Nard Ndokes. Kullur mavria e ka bo ate shkolle po hidhi nje here nje sy arsimimit Nardit. Le pastaj qe s’kane lene kurs e trajnim 1 mujor e 10 ditor pa vene. 1998 ndoqi kursin e parukerise ne Selanik te Greqise
17 January 2008 @ 12:38 am
Eh, u dashka Elisa qe te trezoje tropizmen, kush mund ta dinte kete?
Shkrimet per prezencen virtuale te qeverise, dhe CV-te e shofereve te kamionit-bere-ministra, i kam shume, shume qejf, por ky ma hoqi fare qejfin per te bere pak gallate. Si te thuash, e ben kaq keq kete pune, sa ta prish edhe qejfin per te tallur e-thugsat tane.
Rrobat e ministres? CV-te? Arkivi? Organigrama? Ftjk.
Andej nga mozaiku u shqyen peshqit duke thene pse merreni me cikerrima, ketej cikerrimat qenkan bere shkrime a la Ypi. Nese merren me te kaluren, jane cikerrima. Nese merren me Berishen, asgje nuk eshte cikerrime. Edhe budallalleqet vertetokan se problemi yne qenka nje kryeminister. MJAFTit i duhet nje armik i personifikueshem, dhe keto artikuj jane aq te varfer pikerisht sepse Elisa ben sikur nuk e kupton qe problemet nuk jane teknike, jane konceptuale. Ypi nuk i bie ne nje vrime dhe nuk ka dale te perfaqesoje asnjeri. Elisa dhe organizata e saj po. Vecse nuk di ke perfaqesojne tamam.
17 January 2008 @ 1:12 am
Qeverisja, minator, jo cikerrima. ajo qe duhet te ishte menaxhuesja ne vend e fatit tone kolektiv.
permes pershkrimit me mjeshteri te detajeve “teknike”, arkivit, takimeve, perurimeve, ministrave, qofte dhe fotos/organigrames, spiropali nxjerr ne pah shpirtin e qeverisjes, mungesen e produktivitetit dhe monizmin qe karakterizon kete bashkesi, pra problemet “konceptuale” sic i quan ti.
Kam vene qe sa here permendet mjafti ose emra te pervecem te tij, panvaresisht nga konteksti, i versulen nja 7 te rinj te tjere me anim “kritik-paragjykues”, me pak argumenta dhe me shume mllef. do ishte gjynah sikur virusi i baltosjes se individit ose punes se tij, gjoja ne analize e siper te grupit ku ben pjese (ne kete rast mjaftit) te kishte mbijetuar te te rinjte shqiptare. dhe larg qofte, te kete mbijetuar ai i baltosjes nga cmira.
17 January 2008 @ 1:33 am
minator mos me ngacmo se tu trezova dhe ty
vajkal, analize me mjeshteri e fotografise dhe organigrames? cila pjese te pelqeu me shume, ajo me kutine e zeze te ministrise se integrimit? ben mire dhe ti ndoshta te ndahesh ne 2-3 pjese dhe dashurine (ne sensin joseksual) per elisen dhe per idealin ta citosh si burim frymezimi per pjesen aprovuese, qe te shtyn ne mekatin e vogel te baltosesh individet peshkatare
. shendet e te mira, me po te njejten eufori por me ca me shume realizem ne 2008-en.
17 January 2008 @ 1:38 am
Lesh lesh
:(
17 January 2008 @ 1:46 am
tropizma, nuk e kisha me peshkataret. e kisha me ata/ato qe vrasin peshkun per te rujt cironkat (brenda dhe jashte vetes).
17 January 2008 @ 5:56 am
Shife mer nji cike ftyren e Gjanes. Si Jerry qe po tret copen e fundit te djathit qe sapo e perlau.
17 January 2008 @ 5:56 am
Ah, o vajkal. Pa dashje, ke pershkruar gjithe perpjekjen e Elises. Virusi jo qe ka mbijetuar, or mik/mikeshe, po eshte me i forte tek te rinjte “aktiviste.” Vazhdojne te luftojne budallallekun me budallallek. Mjeshterisht.
17 January 2008 @ 5:58 am
Po ky majtas me mustaqe qe po shtrengohet sikur po do me pjerdh kush eshte? Nga msteqet si Zogist po m’duket.
17 January 2008 @ 6:18 am
Eshte Kryepolici.
17 January 2008 @ 7:43 am
Pollo duket sikur po kendon, merret vesh?? Se ka pergatitur njeri qe do dali ne tabelen e nderit dhe duhet ose te jete pak me serioz ose te kete nje lloj buzeqeshje sa per nur:)) Kjo fotoja e ketyre eshte shume gallate, secili per hesap te vet duket!
17 January 2008 @ 10:32 am
ore ore lule bore
jemi yllka shembullore
dallandyshe ne parti
trimat e xhaxhit Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.
17 January 2008 @ 11:36 am
Zakonisht Minisrtat e Financave qendrojne ne krahun e djathte te Kryeministrit si njeriu thesar, i rendesishem i cdo qeverie,ai duhet te jete krahu i djathte i Berishes.
17 January 2008 @ 1:09 pm
Zonjusha eshte e Mjaft-it ne mos gabohem?
Atehere, i lejova vetes te vizitoj faqen e Mjaft per 2 minuta dhe vura re qe:
Faqja eshte bere me flash gje qe eshte goxha kufizuese sepse mjaft perdorues mund te mos kene flash te instaluar dhe si rezultat nuk u hapet faqja; perdorimi i flash kufizon gjithashtu edhe ata qe kane internet te ngadalete apo kompjuter me resurse te kufizuara.
Faqja ka baze ngjyren e zeze, qe eshte ngjyre jo maksimale per faqe interneti. Zaknosht faqe me karakter zyrtar dhe organizativ nuk mund te jene te zeza.
Fotografite e galerise se tyre pervec se jane larg (duan disa klikime per t’u arritur) jane dhe teper te vogla.
Dy minuta shpenzova per te nxjerre keto probleme ne faqen e organizates qe zonjusha drejton. Pra dhe faqja e tyre eshte goxha jo “user friendly”.
Keshilla ime: Elisa te shpenzoje disa minuta per te gjetur dike qe te optimizoje faqen e tyre.
Pastaj te shohe qe te kritikoje faqen e qeverise. Ah shif se harrova, kjo e ka bere tashme kritiken. Pune mbrapsht me i fjal
17 January 2008 @ 2:31 pm
Vezhgimit te Oltit po i shtoj edhe: (me leje Olti??)
etj etj etj po kjo ne fund te fundit eshte teme per artikullin e Elises.
Mjafti ka nje forum ku normalisht do duhet te diskutonte dhe te krijonte hapesire qe gjithkush te thoshte mendimin e vete, duke e bere ne kete menyre pjesemarrjen e atyre qe jane jashte gjithnje e me aktive, dhe duke mare mendime per projektet qe bejne sipas qejfit sa per te vjelur fonde. (Por mesa duket kjo pak u intereson)
Faqja e Mjaftit per projektin e fundit Euroudhetim, eshte cope cope, mbresat e atyre qe e organizuan dhe e jetuan kete aktivitet do na ngelen mister, dhe rrjedhimisht dhe suksesi i ketij aktiviteti.(Kristi tha qe ishin te entuziasmuar, une po pres akoma te lexoj komentet e secilit te detajuara, ne fund te fundit per kete projekt u perdoren fonde qe duhen justifikuar me rezultatet, apo jo??)
Azhiornimi i aktiviteteve te Mjaftit ne faqen e tij eshte sipas qejfit, dmth suksesin e fundit e kane arritur ne 2005, ate shkruajne aty…Mire qe e ka azhornuar Kristi kohet e fundit
Ky artikull eshte i dobet si ai i meparshmi. Jam dakort me Mozen!!
Moza qe kur s’shkruan me Koth-ja je bere serioze :p
17 January 2008 @ 2:39 pm
Heu Olti dhe Irisi po i kerkoni Mjaftit te sillet me mire se qeveria e Shqiperis. Mjafti nuk eshte perfekte po mos i bini kot ne qafe kur komenton probleme.
17 January 2008 @ 3:14 pm
jpb une s’i kerkoj Mjaftit gje, se eshte me keq se qeveria, vete shkruan vete vulos! Por ama komentet i bej, sepse pretendon te jete me mire se qeveria
Ne shqiptaret e kemi zakon, s’ofrojme zgjidhje, por vetem kritikojme a thua se jemi mekembesit e Zotit ne toke dhe rrjedhimisht te kulluar. Po fus dhe veten ne kete thes une ama! Ndaj s’marr mundimin te kritikoj qeverine ne kete menyre kur vete s’di te bej me mire.
I vetmi ndryshim eshte qe nese do me lexosh ndonjehere ne shkrime te tilla, te jesh i sigurte qe s’do te le shteg te me akuzosh per ate qe po kritikoj, ashtu si le shteg Mjafti.
17 January 2008 @ 3:56 pm
Para ca ditesh edhe Artan Lame kishte nje shkrim per punen e sitit te qeverrise. Ka nje gje ketu se eshte shume e lehte qe te kritikosh punen e te tjereve po une se kam hallin ktu. Dua te shof a do ndryshojne ndonje gje pas ketyre dy shkrimeve ata qe merren me sitin e qeverise, apo do shkojne me parimin “po na shau armiku jemi ne rregull”?