Pse shteti duhet ta abrogojë Ligjin 7501 në zonën turistike të bregdetit Vlorë- Sarandë
Nga Prof. Dr. Arsen Jani* (Tema)
Për vetë moshën dhe maturinë që kam, ndjej detyrim të shkruaj përsëri për problemin më kryesor të popullit të zonës Vlorë-Sarandë për kthimin fizik të pronës së grabitur nga diktatura, që realisht është problem kombëtar. Shumë deputetë kanë deklaruar se kthimi i pronës është problem kombëtar, por kanë mbetur deri te fjala.
Politikanët shqiptarë dhe institucionet ndërkombëtare e kanë neglizhuar dhe nënvleftësuar këtë problem, por ata duhet të na dëgjojnë edhe ne të bregdetit, përndryshe do të nxitet vetëgjyqësia dhe vëllavrasja, veprime që asnjë bregdetas nuk i dëshiron.
Fakti që prej 17 vjetësh politikanët sajojnë pengesa dhe e pengojnë kthimin fizik të pronës dhe akoma nuk janë kthyer as pronat që vazhdojnë të jenë të lira, nuk ka nevojë për koment. Shoqata atdhetare-kulturore “Bregdeti, në zbatim të detyrave që kishte ngarkuar Kuvendi i VII, më 21 maj 2007, po në qytetin e Himarës, më datën 10 gusht 2008 inicioi dhe organizoi në bashkëpunim me disa shoqata simotra dhe me pushtetin vendor të Bashkisë së Himarës dhe komunës Lukovë mbledhjen e Kuvendit të VIII për pronat.
Ndjej obligim të falënderoj organet e shtypit dhe masmediat televizive, të cilat kanë botuar të pacensuruara mendimet tona, të cilat vetëm gjatë këtyre 7 muajve të 2008 kanë pasqyruar rreth 100 shkrime të ndryshme. Kuvendi dhe protesta që u zhvillua në Himarë, më 10 gusht 2008, bëri që nga disa gazeta e televizione të fokusoheshin disa ditë rresht, para zhvillimit të Kuvendit, duke e paragjykuar atë. Ditën e Kuvendit pati individë që u përpoqën të sajojnë antimitingun me njerëz të sjellë, ku të dukej se bregdetasit e sidomos himarjotët ishin ngritur kundër njëri-tjetrit për hir të interesave politike. Gazetarët me detyrë dezinformimin nuk folën fare se ç’farë trajtoi dhe çfarë kërkoi Kuvendi mbarëbregdetar, por informacionin e trajtuan si të ashtuquajturën “Çështja Himara” apo “Bollano“, në një kohë që organizatore e aktivitetit ishte shoqata “Bregdeti”, por është fakt se dhe zoti Bollano dhe Partia e të Drejtave të Njeriut përkrahu kërkesat legjitime të pronarëve për abrogimin e Ligjit 7501 në zonën turistike.
Nuk e kuptoj, pse zoti Spartak Ngjela, jo vetëm si jurist dhe burrë me thinja që është, por edhe si deputet, u përpoq të krijojë një antimiting me “birin” e Himarës, deputetin Neranxi, ku iu kërkoi djemve të Vlorës që të vijnë në Himarë dhe t’iu japin një mësim të mirë himarjotëve apo Bollanos. A i lejohet një juristi dhe një deputeti, që pavarësisht se erdhi i paftuar nga ne si organizatorë, të bëjë thirrje për kacafytje e vëllavrasje dhe ollanosurp e faqezezë për një deputet të parlamentit shqiptar?!
Është në nderin e zotit Neranxi që si bir i Himarës t’i japë dorën Bollanos dhe të ulen kokë më kokë e me gjak të ftohtë të mendojnë në të mirë të atdheut tonë, Shqipërisë dhe, nëse deputetët Neranxi apo Ngjela kanë prova se zoti Bollano, shoqata apo pronarët kërkojnë gjëra të paligjshme, përse nuk venë në lëvizje institucionin e Prokurorisë?
Dëshiroj të ftoj zotin Spartak Ngjela që pasi të reflektojë, të urdhërojë në Himarë dhe të na tregojë se kush e ka penguar atë si ish-kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve të bënte lobing për problemin e pronave në Himarë, siç u angazhua në antimiting. Zoti i dhëntë ndërgjegje kombëtare dhe juridike si dhe fuqi që ta bëjë këtë gjë!
Tema që u diskutua në Kuvend ishte se pse qeveria aktuale vazhdon të mbajë peng kthimin fizik të pronave te pronarët origjinalë në zonën turistike Vlorë-Sarandë.
Strumbullari është Ligji famëkeq 7501, që nuk duhet të zbatohet në zonat turistike. Ky ligj nuk është reformë, por ligj për të justifikuar grabitjen e tokave turistike, ky ligj që në të gjitha legjislaturat është amenduar disa here dhe përsëri pronat në zonën turistike nuk janë kthyer fizikisht tek i zoti. Në këtë zonë janë krijuar pronarë të rinj me ligje dhe artifice që nuk i gjen në asnjë vend euroatlantik. Vetë shteti shkel haptas nenin 181/2 të Kushtetutës në fuqi, që është miratuar me referendum popullor të vitit 1998. Vetëm në Shqipëri ndodh që Kushtetuta shkelet dhe askush nuk mban përgjegjësi, as presidenti e as kryeministri, por e keqja po akumulohet. Si nga e majta, dhe nga e djathta premtimet për kthimin fizik të pronës janë bërë vetëm për efekt elektoral dhe për të mashtruar Perëndimin.
Së fundi po bëhen premtime për kompensim me pagesë në të holla me vlerën e tregut ose me pyje e livadhe në Kukës. Edhe kjo është farsë politike që mediat e pasqyrojnë sikur ne, shoqatat e pronarëve, kemi rënë dakord dhe mezi po e presim!!
Kjo gënjeshtër dhe dezinformim mediatik synon t’iu hedhë hi syve pronarëve dhe të shuajë protestën tonë. Humbja e kohës për kthimin fizik do të ketë pasoja negative të gjithanshme për të gjithë popullin. Propaganda për kompensim me vlerën e tregut pa përfunduar procesi i kthimit fizik është një slogan mashtrues. Ky kompensim bie ndesh me Kushtetutën, kompensimi bëhet vetëm për 200 metra dhe për fondet e mundshme në Bregdet ky kompensim do të përfundojë pas 1000 ose 2000 vjetësh. Në zonën turistike Vlorë-Sarandë zgjidhja është kthimi fizik i pronës dhe jo kompensimi. Të shpronësuarve juridikisht nuk iu janë mohuar titujt e pronësisë as në kohën e diktaturës dhe për këtë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën për ta shitur pronën e ka vetëm pronari. Ligji 7501 është aplikim i gabuar dhe totalisht i papranueshëm në bregdet, prandaj duhet abroguar.
Politikanët tanë janë mëkatarë, për faktin se po mashtrojnë popullin e Bregdetit prej 17 vjetësh. Prej 17 vjetësh rivendosja e së drejtës mbi pronën po sabotohet nga zbatuesit e vijës politike të Ramiz Alisë dhe të Katovicës.
Pak muaj pas përmbysjes së diktaturës, “lindi” Ligji 7501, që u propagandua si reforma dhe si fitorja më e “shkëlqyer”. Por, ai ligj si kumbar pati Ramiz Alinë dhe zbatues Sali Berishën. Platforma e Ramiz Alisë e konsideronte pronën e grabitur si pronë të shtetit dhe me kalimin në pluralizëm udhëzonte komunistët që me lëshime të vogla të mashtronin të shpronësuarit dhe të përndjekurit, por pronat të mos ua kthenin. Pronat duhej t’i rimerrnin komunistët dhe klanet e tyre që do të ricikloheshin si antikomunistë. Pas vitit 1991, të shpronësuarit nuk e morën mbrapsht pronën e tyre, sepse ajo u nda për politikanët dhe miqtë e tyre. Për tre vjet ata që u futën në politikë u bënë milionerë, ndërsa ata që vendimet e Katovicës i zbatuan më me zell se vetë hartuesi dhe ustallarët që i mësonin nga mbrapa, u bënë edhe miliarderë. Vjedhja me ligj e trojeve turistike u iniciua me Ligjin 7501, por grabitja me ligje dhe manipulime të tjera vazhdon edhe sot. Në bregdetin turistik Vlorë-Sarandë, ky legjislacion antipronar është sa antikombëtar dhe po aq ligj vrastar për pronarët legjitimë, por ai vlerësohet si “fitore dhe kulmi i përparimit i drejtësisë dhe i demokracisë së paparë” nga politikanët që në këto 17 vjet kanë përfituar prona në bregdetin turistik Vlorë-Sarandë. Ramiz Alia para shembjes së diktaturës e ka thënë shumë herë se politikanët shqiptarë duhet të jenë të matur, se ne nuk jemi as Lindje e as Perëndim. Dhe me të vërtetë politikanët që zëvendësuan Ramizin, si të majtët, të djathtët, republikanët, centristët etj., vepruan pa hezitim për ta ndarë pronën e grabitur nga diktatura, si edhe pronën që realisht i përkiste shtetit me disa standarde. Ndarja u bë sipas platformës dhe udhëzimeve të “shefit”. Në zonën veriore e verilindore të vendit, secili shkoi në pronat e veta, ndarja u bë fshatçe, por letrat u shkruan siç udhëzonte ligji i Ramizit nr. 7501; në Shqipërinë e mesme ndarja u bë e përzier, por, kush ishte “më i zoti”, i mori plotësisht pronat e tij, Në zonat bregdetare Vlorë-Sarandë ishte planifikuar katrahura. Me këto standarde të dyfishta politikanët kanë vjedhur Rivierën tonë.
Zoti Berisha, si kryeministër, mban përgjegjësi të shumëfishtë, se në periudhën 1991- ‘96, ligjet u bënë të tilla që pronat e grabitura vazhdonin të konsideroheshin sikur të ishin prona të shtetit dhe ndarja u kushtëzua sipas vijave të verdha dhe zërave kadastralë, ndryshe toka bujqësore, ndryshe kullota, ndryshe ish-fermat bujqësore, ndryshe pylli e ndryshe trualli. Komisionet që u ngritën për kthimin e pronave në zonën Vlorë-Sarandë, më shumë se kudo tjetër funksionuan si komisione për moskthimin e pronave te pronari i ligjshëm Veç ligjeve të këqija vjedhja e Bregdetit prej politikanëve u favorizua me zbatimin e keq të atyre ligjeve të këqija. Për këtë demokratët ia lanë stafetën socialistëve. Në zonën turistike Ligji 7501, që normalisht nuk duhej të zbatohej, u zbatua sipas dëshirës klienteliste të kryetarëve të komisioneve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr. 88 i marsit 1993, që përcaktonte “zonat me përparësi zhvillimin e turizmit”, u shfrytëzua për të ndaluar kthimin e pronës tek i zoti, u zbatuan keq vendimet nr. 452, datë 17.12.1992 për NB dhe ai i datës 8.4.1993, ku bëhet fjalë për ndërmarrjet bujqësore të ngritura mbi tokën e ish-kooperativave bujqësore, ku theksohej që tokat e tyre t’iu kthehen familjeve e pronarëve, para se ato të bëhen NB. Për të plotësuar oreksin e politikanëve të tjerë të mbetur pa pjesë, mendonte ministri i Turizmit që përcaktonte “personin e stimuluar”.
Më vonë, për të justifikuar grabitjet dhe ndërtimet e paligjshme, ministri i mëvonshëm i Turizmit për të justifikuar legalizimet për të paligjshmit filloi të japë intervista dhe të thotë se … “kanë vepruar gabim që kanë pushtuar trojet dhe kanë ndërtuar pa leje në tokat turistike”,… por tani ata u mësuan me këto prona … dhe, ç’është e vërteta, ky ministër e pëlqen aq shumë, sa vdes për Bregdetin. Formalisht, funksionon një komision që verifikon pasuritë. A mund të na thotë kryetarja e këtij komisioni se cili ministër apo deputet nuk ka një ose më shumë vila ose toka në bregdetin turistik, prona që normalisht duhej t’i ishin kthyer pronarit të ligjshëm? Është detyrim moral për kryeministrin Berisha të mbajë fjalën e dhënë dhe detyrim kushtetues dhe ligjor i tij të çlirojë bregdetin Vlorë-Sarandë nga grabitësit.
Do të ishte rruga më e mirë për të luftuar korrupsionin e pushtetarëve që kryeministri Berisha ta fillonte me Bregdetin turistik nga Uji i Ftohtë-Vlorë deri në Sarandë duke bërë transparencën e origjinës së pronës që i përket shtetit dhe asaj që nuk i përket shtetit, por është prona që iu është grabitur pronarëve. Këto janë pronat, për të cilat lufton shoqata dhe populli. Kryeministri, Sali Berisha, sot pas 17 vjetësh po i kritikon çdo ditë përfituesit e paligjshëm, por në fakt grabitësit po lejohen ta shfrytëzojnë pronën e grabitur!! Ata duhen trajtuar si hajdutë dhe abuzues. Prona, siç merret, ashtu edhe dorëzohet. Bregdeti do të ketë qetësi, kur të zhduket amullia e pronës dhe prona gjen zgjidhje vetëm duke u respektuar dokumentet dhe titujt e pronësisë. Shteti serioz e korrigjon gabimin në momentin që e konstaton, duke zbatuar me rigorozitet ligjin. Paralajmërimet dhe thirrjet në emisione televizive për të dorëzuar vullnetarisht pronat e pamerituara janë vetëm humbje kohe që e rëndon situatën
Rrjedhojat e politikës antipronar të mafies së trojeve turistike pas vitit 1991 ishin parajsë për politikanët, parajsë për ata që punësoheshin në Komisionet e Kthimit të Pronave, në ZRPP, në polici ndërtimore. Ata u mësuan të firmosin vetëm kundrejt parasë ose dhurimit të parcelave turistike, sepse, sapo emëroheshin, e dinin se do të qëndrojnë në këto vende pune pak muaj dhe këtë periudhë duhej ta shfrytëzonin me intensitet për t’u ngarkuar me pasuri të pamerituara. Kjo periudhë në Bregdet ishte parajsë dhe për firmat e ndërtimit.
Periudha pas vitit 1991 ishte katastrofike për bregdetin Vlorë-Sarandë. Sipas statistikave zyrtare, “Vjetari Statistikor” i vitit 2007 i krahasuar me vjetarin e 1990, për rrethet Vlorë e Sarandë tregon katastrofën e Rivierës, citojmë:
Në rrethin e Vlorës në vitin 1989 kishte 838700 rrënjë ullinj, ndërsa më 2007 kishte 615000 , pra 223 mijë rrënjë ullinj më pak. Po kështu, në rrethin e Sarandës nga 735000 rrënjë ullinj në 2007 numri është ulur në 370 mijë.
Po kështu ka ndodhur edhe për agrumet, vreshtat e drufrutorët e tjerë. Kush do të përgjigjet për këtë regres?
Kush i dogji e shkretoi vreshtat e Vunovës (Pilur), Valloderit (Nivicë)?
Kush i preu në rrënjë agrumet në Qeparo, Borsh, Sasaj, Piqeras e Lukovë?…
Banka Botërore dhe FMN, që ndihmojnë dhe monitorojnë financat dhe ekonominë shqiptare, komandojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike etj., dhe për këtë bëjnë mirë, por, përse kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë veshin e shurdhër për rrënimin e zonës turistike dhe grabitjen e saj nga politikanët? A është kjo një paaftësi permanente e drejtuesve të këtyre institucioneve apo imponim dhe korrupsion i
tyre??
Shoqata “Bregdeti” ka deklaruar se nuk merret me politikë, kërkesat tona janë kthimi fizik i pronave tona që trashëgojmë, sepse pa pronë jemi si shtëpia e ndërtuar pa themel, pa pronë nuk ka Atdhe, pa pronë s’ka shqiptarë, s’ka gjuhë, s’ka kulturë, s’ka identitet e dinjitet kombëtar. Shoqata “Bregdeti”, së bashku me shoqatën kombëtare “Pronësi me Drejtësi” çështjen e pronave e ka ndjekur me përparësi. Bregdeti ka zhvilluar tetë kuvende, 4 aktive, sesione e takime të ndryshme, janë shkruar me qindra shkrime në shtypin e përditshëm e atë periodik, janë dhënë emisione televizive, intervista dhe mendime.
Kërkesat tona iu janë drejtuar personaliteteve më të larta të shtetit, kërkesa dhe peticione të përsëritura iu janë drejtuar organizmave ndërkombëtare dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë (i fundit, një peticion të firmosur nga rreth 9 mijë bregdetas është i muajit qershor 2008). Deri tani, duke filluar që nga presidenti Topi, por dhe para tij (Berisha, Mejdani, Moisiu, kur ishin në krye të shtetit), nga kryeministrat dhe po ashtu nga Banka Botërore, FMN, OSBE, Bashkimi Evropian nuk kemi pasur asnjë veprim me rezultat dobiprurës. Do të ishte e dobishme që ambasadori i SHBA, zoti Withers, pas interesimit të përsëritur për Gërdecin, problem që duket se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes, të thoshte një fjalë edhe për domosdoshmërinë e kthimit të pronës tek i zoti, me ligje që përputhen me detyrimet kushtetuese dhe nenin 181 të Kushtetutës.
Një fjalë prej Departamentit amerikan të Shtetit do të fshinte korrupsionin tip ‘Gërdeci’ të pushtetarëve dhe do shkurtonte kohën e amullisë për ekonominë dhe dekadencën ekonomiko-morale për popullin shqiptar.
* Nënkryetar i Kryesisë së shoqatës A. K “Bregdeti”

20 August 2008 @ 9:02 am
Pse “abrogojë”? Kaq qcarues eshte ky term, sa nuk me lejon as te degjoj, as te lexoj nje lajm deri ne fund. E deformuan shqipen edhe anglishten bashke. “To abrogate” - anulloj, shfuqizoj. C’eshte kjo “abrogoj”?
Jane bere nje lume fjalesh te tilla te shemtuara: ankimoj, certifikoj, implementoj e tani edhe abrogoj. :X
20 August 2008 @ 9:10 am
20 August 2008 @ 9:32 am
Dihet qe ceshtja e pronave ne bregdet eshte katastrofe dhe eshte e drejta e pronareve te kerkojne me te gjitha mjetet demokratike kthimin e pronave te tyre.
Ne rastin specifik te Himares nje nga penguesit kryesore te ceshtjes se prones eshte sharlatinizmi i bollanos. Pikerisht prej bollanos Himara gjeneron vetem tituj negative e tendencioze neper gazeta/media te cilat detyrimisht e shmangin vemendjen nga ceshtja e rendesishme e pronave dhe e drejtojne ate ne lloj lloj karagjozlleqesh si tabelat ne shqip, greqisht, arabisht etj. Nese himarjotet duan me te vertete te zgjidhin ceshtjen e pronave te tyre atehere hapi i pare dhe me i lehte qe ata mund te ndermarrin eshte heqja e bollanos me vote ne zgjedhjet e tjera dhe vendosjen e dikujt ne vend te tij te perkushtuar ndaj ceshtjes se pronave e jo ndaj gjuhes se atyre tre kater tabelave. Ky hap do ti afronte ata shume ne zgjidhjen perfundimtare te kthimit te pronave te tyre.
20 August 2008 @ 9:53 am
E pse tu “shfuqizoka” vetem per bregdetin ligji 7501??? Na kon bo vezen e kuqe keta apo si? Te shfuqizohet gjithanej, perndryshe ashtu sic eshte te rrije.
Verifikimi eshte ceshtje tjeter. Kush e ka marre me dallavere token, t’i merret e duke e konsideru si toke e lire automatikisht i kthehet pronarit.
20 August 2008 @ 9:53 am
Po banoret e atyre zonave Vlore-Sarande ti leme pa toke?
Apo do ti ushqeje Bollanua me Arsenin? Pastaj pse duhet te shfuqizohet ligji vetem zona Vlore-Sarande? Pse jo per gjithe Shqiperine?
Si ore qenka kaq e thjeshte, ktheju token si jua more pronareve para 50 vjeteve!!
Keta me duken se jetojne ne boten e endrrave mua. Naivitet i cmendur.
20 August 2008 @ 9:54 am
Qe duhet shfuqizuar ligji 7501, kjo eshte mese normale. Po une nuk kuptoje nje gje, pse jo ne te tere Shqiperine po vetem per zonen Vlore-sarande. Pse bejleret e Myzeqese nuk duhen te marrin prona?? Pra, te shfuqizohet 7501 po per te tere territtorin e vendit, ndrsyhe nuk ka kuptim qe te kete dy lloje standartesh.
Deri ketu besoj se te tere biem ne nje mendje, pastaj per punen e Ngjeles e ku ta di une nuk kam se cte them. E vetmja gje qe mund te them eshte se nuk me pelqen te diskutohet ne greqisht per nje ligj shqiptar sic ka bere edhe personi qe ka shkruar artikullin. Qe nga ky moment i dashur shkrues, behesh aq antipatik sa sikur edhe me kembe te te shkelin nuk do ti vije keq njeriu. Meqe do ta shqfuqizojme 7501 tua marrim edhe cifcinjve te dropullit dhe t’ua kthejme pronareve.
20 August 2008 @ 11:12 am
Nuk e kam thene vetem nje here qe Mero eshte gazetar i zgjuar ( ne kete rast Drejtor i zgjuar ) qe eshte vene ne kete skalion e qe dita dites po behet skalion i pare.
Mero ka kuptuar qe njerezit kane kuptuar se eshte koha e prones dhe jo e Partive. Ne kete kuptim ai eshte duke garuar pikerishit , dmth eshte vendos ne ate krah te garisteve dhe po i mbeshtet ne dy forma : e para duke botuar nje rubrike interesante Antena brenda familjes me ate te se ciles synon krahas te tjerave t`u beje te ditur te gjithe atyre qe quhen ishpronare se vendi juaj nuk eshte ne familje dhe e dyta synon ta baje kete ceshtje te pare.
Levizja eshte e zgjuar dhe tenton te veproje ne nje terren te hutuar nga interesi. Hesapet qe behen jane qe nese votohet sot kjo shtrese nuk do votoje per dy te medhenjte, por mbase per ndonje organizim te ri ( sepse ajo mbrojtesja e pronareve PR eshte duke u shkri si akullorja )
Ndaj flamuri i 7501 ( abrogimi oh sa fjale e bukur ) akoma i rene ne toke kerkon duar edhe politikisht. Kjo do heqe nga qeset e partive te medha mijera vota qe neser mund te behen percaktuese.
Pra sipas mendimit tim levizja eshte qartesisht e karakterit politik. Duket sikur interesat po perputhen por kjo mbetet per tu verifikuar.
Akoma nuk duket qarte se kush do e marre ne sqetull kete levizje marrjen e flamurit per abrogimin sepse do i kishte kosto te madhe politike, por ama terreni eshte tanime me i flakte.
Pra, nuk po heshtet dhe ata qe dine te masin me etalone korrekte jane aktivizuar.
Ligji 7501 nuk mund te hiqet apriori dhe kjo shakaja me siper shkon nga kahja qe sapo thashe sepse do kerkonte konsensus shume te gjere dhe pa asnje diskutim kjo duhet te jete vendim politik shume perfshires.
Kjo nuk mund te behet tani, kurrsesi. Nuk do kishte dshire asnje parti t`ju kundervihej votuesve perfitues nga 7501, por mbas zgjedhjeve.
Ndaj luhet edhe me deklarata per PO-te apo JO-te.
Partite e medha nuk mund te prononcohen ne favor te abrogimit por dhe voten e PO e duan si i sjell ne pushtet, ndaj dite me interesante do kemi me pas.
Dhe ketu e kam fjalen qe do luhet dhe me hetimet qe ka ne dore prokuroria per hetimet me abuzimet qe kane bere ish-zyrtare dhe zyrtare me pronat. Shikoni se e permend shkarazi eshte profesori.
P.S. Shoqata per pronesi me drejtesi deklaron here pas here qe numuron mbi 200 000 votues.
20 August 2008 @ 11:25 am
Ngjela, Ngjela, Ngjela
20 August 2008 @ 11:40 am
Shif se e levizja fundit ishte Ngjela - Neranxi ( LSI )
Por ka dhe nje tjeter e hershme politikisht mund ta fusi ne sqetull pa problem. Pertej te majtes dhe te djathtes.
Ketu do shikohet si do reagoje psh pjese pro president qe si simbol i unitetit e shef veten me kollaj ke politika Pertej te majtes dhe te djathtes, se sa haptazi per nje PO ose JO.
Berisha u pozicionu haptas. Eshte kunder.
Ndaj ka dy gjera : mbase do luhet me gogolin e abrogimit por mbase dhe nuk do luhet fare me kete. Ngelet per tu pare edhe kjo.
Nese ndodh kjo, pra kjo do behet resursi kryesor per te grap vota ( sepse militantet votojne standart ) atehere vitin tjeter nuk do kemi kryeministe as nga e majta dhe as nga PD ( dmth nga PD nuk do kete le te votohet si te doje xhanem ) .
Po kjo do varret vetem nese do kete strategji paniku dhe jo politike te paster.
Dhe kjo perseri varet nga Berisha ( sa do e kete kuptu qe keto 10 muaj deri ne zgjedhje jane muajt e fundit dhe me te miret per t`i bere, ose lejuar shqiptaret qe t`i japin mirenjohje )
20 August 2008 @ 12:28 pm
Ja pra peshkatar te nderuar,patem rastin te lexojme artikullin e profesor Arsenit nenkryetar i shoqates Atdhetare -Kulturore Bregdeti,ne te cilen shpjegohet deri diku nga nji kand tjeter situatra e krijuar ne bregdet,gjegjesisht ne Himare.Nga ligjerimet e profesorit kuptojme se iniciativen e ndamjes se pronavene bregdet, e ka nisur kjo shoqate.Dhe ketyre pra Shoqates,Bregdeti iu paskan bashkue ,partia e minoritetit grek ,antishqiptari bollano edhe greku personi -non grata - nga shteti fqinj.Kyesorja dhe brenga e te gjithe shqiptareve eshte ,se pse lejohet ne kete vorbull rolin kryesor te luaj minotiteti , edhe shih kete me e cuditshmja ,protesta ornanizohet me pllakata kryesisht ne gjuhen e heleneve,edhe ate per cka ,per heqjen nga fuqija e ligjit shteteror 7501,qe eshte aprovue nga Kuventi i Republikes se Shqiperise,pa mare parasysh se nga cili kryminister.Ai ka qene kryeminister shqiptare.Shfuqizimi i ligjit ne fjale duhet te behet patjeter,edhe ate nga Kuvendi .Shqiptaret rolin e bollanos ,grekut kutulu nga greqia,omonia e shume e shume armiq tjere nga greqia, i perceptuam ne menyre negative ,e jo per te miren e shtetit tone ame SHQIPERISE.Kurse ndamja e pasurise nepermjet rezolutave ne Kuvend,eshte gje e ndershme per te gjithe teritorin e Shqiperise.Madje kjo detyre sipasmendimit tim, mund ti lihet edhe SHOQATES- KULTURORE ATDHETARE BREGDETI qe ti ndihmoj Kuvendit.
Me nderime nga Melbourni,
KOMUNITETI ME I MADH SHQIPTARE NE HEMISFEREN JUGORE.
20 August 2008 @ 2:18 pm
Janiiiii…atdheu i Bollanos nuk eshte Shqiperia.
Si mund te merret seriozisht nje levizje e tille kur kalbesirat parakalojne rrugve te Himares me parrulla greqisht??
——-
Dhe nje gje do shtoja…megjithse nuk e kuptoj mire k’te ceshtjen e prones dhe te them te drejten nuk me plas shume…po do thosha…mjerr ajo cope bregdeti qe do bjer ne dore te katundarise e injorances Himarioto-bregdetare (ashtu sic ka qen fati i shumices se tokes qe ka ren ne dore te katundarise mbar-Shqiptare). Larg e sa me larg asaj dite…
20 August 2008 @ 2:45 pm
C’eshte ky profesor doktor qe shkruan sikur te ishte raporti i Mehmet Shehut ne Kongresin e 8 te PPS ?
me e bukura eshte kur thote:
hmmm… Keta jane ca koqe fashistesh, qe kur flasin per Kukesin, flasin sikur te behej fjale per Siberine…
Oh Mero Mero…; pasi nuk te doli gje me islamiket (vitet ‘90), ke filluar me pronar-istët (vitet 2000)! Kushdo qe ta paguaj, OK eshte Mero, vetem gjema ti vije qe ti vije nje dite Shqiperise. Paguesi ndryshon, objektivi nuk ndryshon !
20 August 2008 @ 3:01 pm
Po kur ben edhe Mero si mbrojtes i pronareve apo me keq akoma si i djathte, mos mbete ne kembe i djathte ne Shqiperi!
Abrogimi i ligjit 7501 ka kosto te madhe politike, sociale, ekonomike etj., prandaj problemi i pronareve duhet te zgjidhet me nje menyre te ndermjetme. Abrogimi i nje ligji qe ka impakt te madh kerkon edhe konsensus nderpartiak, nderkohe qe PS-ja kete ligj e mbron me fanatizem te madh.
20 August 2008 @ 3:07 pm
Dy gjera ketu
E para politikisht Bollano nuk ka shpallur atdhe shqiperine por greqine keshtu pretendimi apo keshilla e ketij autorit bie,
Se dyti Perse vetem Himara apo bregu Po pjesa tjeter e Shqiperise ( nese akoma mendojme se Bregu eshte shqiptar) ? Po Shengjini, Durresi, Vlora, Po Liqeni i Skodres, Pogradecit, PO Dardha, Lura etj etj etj? Pra edhe serioziteti i ketij shkirmi bie
Me keto dy pika mjaftojne per ta bere kete shkrim jo serioz dhe te pabesushem.
Personalisht me shume me duket si perpejkje e autori per ti veshur pretendimeve prej palacoje cirku te Bollanios kostum serioz, te mbuloj veshjen ushtarake te thirjeve te Bollanos me kostumin e nje shkencetari jurist.
Megjithese ketu vertet ka nje ceshtje. Ate te zonave turistike. Deri me sot nuk ka me sa di une asnje vendim legal qe te percaktoj zonat turistike dhe per pasoje as si do te veprohet me keto zona .
Ky eshte nje problem me i madh e Himara, Eshte problerm mbare shqiptar. Dhe nuk eshte aq i veshtire sa duket. Duhet zgjidhur njesoj si me monumentet e kultures. Ne fillim percaktohet se cilat objekte perfshihen ne monumente kulture ( cilat zona perfshihen ne zona turistike ne rasitn tone) dhe per keto zona behet nje projekt, dhe ne baze te projektit ose prona i kthehet pronarit me kushtin qe ta perdore, ndertoj apo mirmbaj sipas projektit ose i jepet shperblim monetar per pronen dhe shteti e perdor sipas projektit.
Cfare ka ketu kaq te veshtire? Vec faktit se ne keto kushte u lihet dore te lire hajduteve te vjedhin, Bollano e kompani te punojne ne te kundert te interesave kombetare dhe Mjaftisteve te ndeshen me qeveriene sa here do tu teket per te kundershtuar ndonje objekt industrial nen emerin e ruajtes se ambjentit e turizmit.
Por perseri personalisht mendoj se eshte ne shkrim i keq, me qellim keqperdorimin e problemeve madhore qe kemi, e per pasoje jo serioz apo i besushme.
20 August 2008 @ 3:09 pm
e para, tazibao, me dukesh shume idiot kur sugjeron qe pronat ne bregdet te kompensohen me prona ne vermosh apo ne kukes….ti te mi japesh falas livadhet e pyjet ne kukes e une nuk i DUA.
e dyta, bregdeti nuk do te thote vetem Himare, ta keni parasysh ju te tjeret, dhe ky eshte problem madhor - sepse jeni te gjithe te vetedijshem qe korrupsioni dhe dallaveret me te medhaja behen me tokat ne bregdet. Autori i ketij shkrimit i paraqet me se miri sepse eshte problem i madh “ZBATIMI” i ligjit. Sepse tokat ne bregdet trajtohen ndryshe nga tokat e tjera dhe ketu futet KORRUPSIONI
t_red, mos e humb pyllin per nje dege te shtrember…
20 August 2008 @ 3:17 pm
Shoqata atdhetare-kulturore “Bregdeti”.
Mire kjo bregdeti-shoqata edhe atdhetare, por me kete kulturore cfare kerkojne te thone?
20 August 2008 @ 3:35 pm
Duan t organizojne ndonje aktivitet “kulturor” si p.sh vizite ne Maqedoni apo Greqi.
20 August 2008 @ 3:42 pm
Nuk ishin ‘grekomane’ keta te “Bregdetit”? C’mi quan ky ( me tere maturine e tij prej plaku) “atdhetare kulturore”
20 August 2008 @ 3:43 pm
TP, ja zhyte kshu shkarasi PS-se
Si njale je mer dreq 
20 August 2008 @ 3:51 pm
Thp.. ndoshta ke harruar por eshte babai jot shpirteror ai qe e mbron me force kete ligj apo nuk ke lexuar deklaraten e tij te para disa diteve?
Pra ne qofte se do te analizojme teoremen me menyren tende i bie qe:
Meqe Sali Berisha e mbron me force ligjin 7501, atehere ai eshte komunist i felliqur!
20 August 2008 @ 3:51 pm
ore di gje nejri nga i kane ‘trasheguar’ tapite keta te Qimeres-Bregdetit? Mos e ka llafin per tapite demagogjike qe u dha Verua para kolektivizes?
20 August 2008 @ 3:55 pm
o Mushka, po qenke vertet mushkë qe nuk mbush ti ! Nuk jam une qe sugjeroj qe pronat ne bregdet te kompensohen me prona ne vermosh apo ne kukes; une thjesht citova autorin e shkrimit ( e ke nga fillimi i shkrimit te tij; plasi syte, trangull- ose kungulleshë- jo per gje, por meqe me quajte idiot );
20 August 2008 @ 3:57 pm
Tap.. tap..ittteeeee? C’eshte kjo fjale e degjeneruar mikroborgjeze. Ne pronat i ndajme si te duam se kemi ligje te reja.
20 August 2008 @ 4:15 pm
Momentin qe qeveria ose dikush tjeter flet per kompesim pronash, ata automatikisht dhe pa vetedije njohin ish-pronaret si pronare legjitime te tokes/prones ne fjale. I vetmi problem ketu eshte se si ish-pronari, nuk merr token/pronen e tij, por kompesohet ne Kukes, Puke, Moker [ver nje vend ku ha pula gur]. Ai zotnia/fshatari/hajduti qe aktualisht eshte ne token e ish-pronarit gezon te gjitha privilegjet dhe perfitimet e prones te zene.
Nje pyetje qe lind natyrisht eshte; meqenese ish-pronaret njihen automatikisht keshtu, pse nuk “kompesohen” ata qe kane zene token e tyre?
20 August 2008 @ 5:26 pm
“Pse pse pse…” Na vdiqet me “pse” edhe ju peshkataret.

Sepse po te beheshin the ato qe kerkoni ju me keto “PSE” une do te isha ne shqiperi tani dhe jo ne mergim, peshku do te merej me ptrobleme me te komplikuara se keto, dhe mbase une nuk do te kisha njohur tere keta djem e vasha te mira e te zgjaura qe sot pyesin “pse”, Se politikanet do te ishin politikane e jo hajdute me xhizme, Bollanja do te ishte duke leruar aren e pronarit/bosit te tij si gjyshi i tij dikur, e nuk do te na beheshe Zot ngratestar e dashakeqas, se Shqiperia nuk do te ishte nje arnautistan, gjysmagjel, rumpalle sic eshte sot, por do te ishte nje shtet si gjithe shtet e tjera te zhvilluara
Mjaft me PSE PSE PSE se na lodhet
20 August 2008 @ 5:31 pm
Sikur s’ke fjetur mire me duket.
20 August 2008 @ 8:59 pm
Shoqata adhetari-kultorori duam pronat tona ne Shqiperi po me kusht qe atdheun ta kemi Greqine, dhe me nje kusht tjeter qe te leme nga nje plak ne Himare sic la Nastradini gozhden, qe te vime dhe te ankohemi prap se po na persekutoni.
Oh se harrova. Beni ligje te vecanta per ne pronaret bregdetare greko-shqiptare, dhe zbatoini keto ligje sa me shpejt per interesat tona. Pastaj me vone beni verifikim pronash dhe zbatimet e ligjeve per pjesen tjeter te Shqiperise.
Ne jemi te vecante dhe meritojme vemendje te vecante.
20 August 2008 @ 9:40 pm
po ti pse beson qe keto qeveri deri me sot qe kane qelbur shume gjera, sidomos pronesine e tokes, te kene vepruar drejt ne Himare?
per mendimin tim ky problem eshte me i thelle se sa problemi Bollano…dhe nqs ne vazhdojme te mendojme qe duhet hequr Bollano e pastaj zgjidhen problemet e prones ne bregdet / zona turistike, as qe ka per tu zgjidhur gje.
nuk mbrohet atdheu duke mbrojtur zullumet vetem e vetem se ato jane kunder “grekerve”…
20 August 2008 @ 10:36 pm
Metevertete shume shkrime e thenje ,por pak logjike.
Nje gje duhet ta kemi te kjaret,dhe kjo eshte fare e thjeshte;pasuria e tundshme apo e patundshme eshte e drejte e gjithkujt ta posedoj,ose e ka fituar me sakrifica personale ,ose e trasheguar.Ne cdo kand te botes ,toka eshte ndare ne pasuri private dhe ate shteterore.p.sh.pasuriprivate nenkuptojme prone per te cilen posedojme tapine shtepi,ferme bujqesore,ferme blegtorale.Kurse malet,bjeshket , bregdeti apo plazhet jane jane pasuri shteterore ,por qe shfrytezohen nga te gjithe qytetaret.
Pra edhe ne Shqiperi kjo ndarje duhet te behet , duke filluar qe neser por nga Kuvendi e jo apsolutisht ngaomonia,bollano,kutulu e persona armiq te shqiperise me flamuj edhe pllakata greke ne shtetin tone.
Nese deri me tani eshte ngece ne kete drejtim ,atehere duhet puna te fillij seriozisht dhe qe neser .Te formohen komisione nga Kuvendi me njerez ekspert me dokumentacionet e duhura dhe ja ,aka mbete dicka e pazgjithur me thoni;Pa mendoni nje here bota tjeter bejne udhetime fantastike deri ne Mars,e ne burra bajraktare, luftetare,atedhetare , mendjendare,kuvendare e kemi lane popullin ne sakrifica personale .
Pse kaq shume po zvaritet kjo ceshtje?ku eshte problemi une mendoj qe Kuvendi te mblidhet urgjentisht dhe rendi i dites te jete vetem kjo ceshtej dhe patheter do te kete zgjidhje.
Me nderime nga Melbourni,
KOMUNITETI ME I MADH ME SHQIPTARE NE HEMISFEREN jUGORE.
21 August 2008 @ 4:17 am
Birisha paska thene qe nuk do te preke ligjin 7501 po do preke pak Bollanon dhe Janullatusin ne vend te ligjit. Se ca ku dhe si do i preke, nuk ka sqarime.
21 August 2008 @ 7:32 am
ai ligj eshte nje krim,e duhet hequr ne tere shqiperine, eshte arsyeja e vertete pse shqiperia nuk ecen perpara, secilit pronat e veta
21 August 2008 @ 10:25 am
Vajta andej nga dhermiu dhe himara, qejf i madh ha pi dhe diskoteke, nuk i rruhej njeriu as per Bollanon as per janullatosin e as per grekun a serbin. mu be shume qejfi qe mileti shikonte punen e qejfin e tij e si rruhej as per ata me siper as per bracrat as ballrat ramrat o xhozin.
22 August 2008 @ 1:27 pm
te them te drejten jam nga dhermiu si origjine dhe njoh disa gjera mbi pronat e vendasve, shumica e pronave jan ne emrat e gjyshve dhe baballareve, me perfundim te zihet vellai me vellan per nje cop tok nga njera an ,dhe nga ana tjeter shteti qe i do per vete per te ndertuar vila politikanesh dhe biznesmenesh. Ato prona ne se do privatizohen do shiten dhe do shkaterohet nje bukuri natyrore qe ka ajo zone nuk do ket me portokalle dhe ullinj por vetem mbeton arme dhe benca 6000. sipas mendimit tim duhet te te dal nje ligj tjeter qe te mbroj bukurin natyrale, mos te shkateroj gjelberimin. te respektoj dhe mua qe nuk dua asgje me dhume se ajer te pastert…
23 August 2008 @ 2:43 pm
Thote njoni pertermo’ :Se ca ku dhe si do i preke, nuk ka sqarime.
Hmm!
Oj kur vje’ ora,
ora e jacise!
‘ne dylberat
Bojn m’u largu
Oj mos ja qit
funnin rakise
Oj mos e hudh
Kutine ne p’rru!
24 August 2008 @ 10:38 am
Ne fakt djema, pavarsisht se keni mendime te ndryshme mbi autorin, popullaten aty, tokat, nje gje duhet thene, se; tere bregdetasit kane qene pronare denbabaden, kane pasur tokat apo ngastrat e tyre, dikush me pak e dikush me shume, dhe po te merrte secila familje (me 1993, kur u be ndarja e tokave) tokat e veta (si ne veri), tani s’do te ishin me keto probleme, ku te drejten e tokes po e mbron Bollano si njeri i qarqeve greke. Pra ka nje hile ketu. Pse e mbron ky kete çeshtje, apo pse media i jep hapsire Bollanos, kur çeshtjen e tokave ne Bregdet po e mbron shoqata Bregdeti, antaret e se ciles jane shqiptare dhe patriote. Vjet une bizedova me kryetarin e kesaj shoqate, z. Vangjel, mbi çeshtjen e tokave te bregdetit, dhe keta kishin arritur nje fare suksesi, duke e detyruar qeverine qe tokat e bregdetit ti njihte si trualle dhe jo si toka bujqesore, ku çdo pronar i ligjshem kishte te drejte ta ndiqte njohjen e truallit te vet ne rruge gjyqesore. Pra nepermjet marrjes se tapise ne Arshive, njohjes nga komshinjte, plus dy-tre dokumentave te tjera, prona e gjyshit a e babait, te njihej dhe regjistrohej ne Hipoteke. Kuptohet qe kjo gje kerkonte kohe dhe angazhim. Sa per deklaratat e Bollanos dhe Berishes, keto i interesojne vetem qarqeve qe duan qe shqiptaret te zihen, vriten me njeri-tjetrin dhe te krijojne rremuja.
çeshtja e tokave apo e ligjit famekeq 7501, rregullohet avash-avash, pjese-pjese, komun per komune. Nje here e mire e pergjithmone, dhe ç’do ndryshim i mevonshem, behet vetem nepermjet blerjes, nga pronari i vertete tek pronari i ri (blersi).