Pse s’duhet cenuar Triporti në Vlorë
Dr.Ana Kohen Dr.Apostol Kotani
Shekulli
Në Triportin e Vlorës, ku mendohet të ndërtohet kompleksi i depozitave të naftës dhe kimikateve “La Petrolifera”, si dhe TEC-i me djegie nafte, projekt të cilin me të drejtë e kundërshtojnë vlonjatët dhe gjithë opinioni përparimtar, i cili lufton për ruajtjen e vlerave arkeologjike e kulturore, në shekullin e VI para Krishtit, ka qenë ngritur një qytet.
Ndërsa në shekullin e IV, po para Krishtit, ai u shndërrua në një nga qytetet kryesore të Gjirit të Vlorës dhe kishte marrëdhënie të ngushta me Apoloninë.
Muret rrethuese të kësaj periudhe dallohen për rreth 1 kilometër për gjatë bregdetit dhe dëshmojnë për një qytet me sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh. Një pjesë e madhe dijetarësh mendojnë se pikërisht këtu ka qenë Aulona e famshme.
Qyteti filloi të braktisej pas shekullit të dytë para Krishtit, pas luftërave Iliro-Romake dhe nuk u përmend më pas fushatës së Jul Cezarit, në Gjirin e Vlorës, në vitin 48 para Krishtit. Ptolemeu e përmend si një nga tri portet më të mëdhenj të Adriatikut. Në Mesjetë shfaqen shpesh aty pranë qyteti-port i Spinaricës, ndoshta Zvërneci i sotëm dhe qendra e Kavalonës.
Në vitin 1492 aty ka zbarkuar grupi i dytë i madh i hebrenjve të përndjekur ,këtë radhë nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez prej disa qindra vetash, që u vendosën në Vlorë, në Berat dhe Elbasan. Dhe hebrenjtë këtë vend e konsiderojnë si vend të shenjtë, pse u shpëtoi jetën. Deri në kohën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishmit, ekzistonte këtu, sipas Evlia Çelebiut, një kështjellë e madhe, gurët e së cilës sulltani i përdori për kalanë e Vlorës.
Prej vitit 1976, arkeologët shqiptarë nën drejtimin e Vasil Beretit kanë bërë kërkime disavjeçare dhe kanë zbuluar një sërë fragmentesh materiale që vërtetojnë ekzistencën e këtij qyteti.
Gërmimet dhe studimet kanë treguar praninë e një sërë monumentesh dhe banesash, në tërë sipërfaqen që shtrihet midis bregdetit dhe harkut të kodrave. Një pjesë e qytetit është e mbuluar nga deti, me ujë dhe rërë.
Rezultatet e këtyre gërmimeve ata i kanë botuar në revistën “Iliria”.
Në vitin 2004 është nënshkruar edhe një marrëveshje dypalëshe midis qeverive të SHBA dhe asaj të Shqipërisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të Trashëgimisë Kulturore Historike, çka solli edhe rritjen e interesimit të hebrenjve me prejardhje sefardike, për ta ruajtur dhe mbrojtur vendin të cilin ata e konsiderojnë të Shenjtë.
Bashkë me Triportin, vlerë të jashtëzakonshme ka qyteti i Kavallonës, i përmendur nga Anna Komnena tek Aleksiada. Studiuesi dhe bizantologu i njohur frëng ,Alen Dyselje, në veprën e tij madhore “Fasada Bregdetare e Shqipërisë - Durrësi dhe Vlora gjatë shekujve X-XIV” e përmend Kavallonën si nyje e rëndësishme në betejat Normane-Bizantine të Shekullit X, në bregdetin shqiptar, si dhe vend-zbarkimin e Bohemundit gjate Kryqëzatës së Parë.
Duke mos njohur sa duhet toponiminë e zonës së Triportit, Profesori i nderuar frëng madje hodhi idenë se Kavallona a famshme ndodhej në Kavajë.
E pra, misteri i ndodhjes së Kavallonës gjendet pikërisht në truallin ku mendohet të ngrihet TEC-i famëkeq.
Për këtë qytet ekziston edhe një hartë e zonës e paraqitur nga vetë Manaxhmenti i Bankës Botërorë, që e nxjerr si objekt arkeologjik 500 metra larg vendit ku mendohet të ndërtohet TEC-i në lindje të tij, pikërisht pusin dhe kishën e famshme të Kavallonës.
Në vitin 2006 “Specialistët” e Bankës që erdhën në Triport kishin deklaruar se do ta hetojnë deri në fund këtë problem, por ata e anashkaluan krejtësisht. Triporti dhe Kavallona janë edhe në listën e Monumenteve të Kulturës që janë në mbrojtje me ligj.
Prandaj para se të ndërmerrej hapi për ndërtimin e TEC-it duhej studiuar dhe njohur historia dhe trashëgimia e pasur kulturore e zonës, gjë që dy individët autorë të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor e kanë injoruar tërësisht, në kundërshtim me ligjet e vendit, si dhe me praktikat më të mira të kreditorëve ndërkombëtarë.
Një studim gjeofizik pa shumë shpenzime ose një Vlerësim i Ndikimit Arkeologjik, do të evidentonte ekzistencën e strukturave që fshihen nën rërë dhe nën det, dhe do të evitonte masakrën arkeologjike kulturore ndaj kësaj pasurie me vlera të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.
*Dr.Ana Kohen është izraelito-shqiptare me banim në Nju Jork / Dr.Apostol Kotani është historian dhe publicist


25 Janar 2008 @ 2:27 pm
Paskan ngec keq per firma per referendum me duket…se tani po shpikin ca teorira te tjera.
Te vetmet renoja arkeologjike qe ndodhen ne zonen e petroliferise jane renojat arekologjike te ish-fabrikes te PVC.
25 Janar 2008 @ 3:13 pm
“Në Triportin e Vlorës, ku mendohet të ndërtohet kompleksi i depozitave të naftës dhe kimikateve “La Petrolifera”, si dhe TEC-i me djegie nafte, projekt të cilin me të drejtë e kundërshtojnë vlonjatët dhe gjithë opinioni përparimtar…”
S’di me c’te drejte konsiderohen si jo perparimtare ata qe jane pro zbatimit te projektit!!! Pastaj cdo te thote: “opinioni perparimtar”?! Mua me tingellon si shprehje amorfe.
Pastaj theksohet: “TEC-i me djegie nafte”, kjo eshte qesharake, e me poshte thuhet:”…ku mendohet të ngrihet TEC-i famëkeq.”
I shkreti TEC! S’ka bere gje i mjeri dhe e quajne “famekeq”!
Madje tani jane shtuar edhe depozitat e kimikateve!!!!
Degjova nje thashethem. Te mbetet midis nesh, ju lutem. Mos e beni publike: 2K ka fituar tenderin e rruges qe do ndertohet per te TEC-i. Por ben diversion per t’u hedhur hi syve kundershtareve te projektit, qe te mos i nxjerrin pengesa neser, ndaj publikon shkrime te tilla.
Neser ne faqe te pare te gazeta SOT do te kete nje shkrim per kete. Shshsh…se eshte konspiracion!
25 Janar 2008 @ 3:47 pm
Pse nuk e dije ti?? Po e tha njera ke artikulli i kaluar…kish degjuar se Italioni do sillte mbeturina kimikate ne Vlore. Kshu kish degjuar ajo…eshte 100% lajm i sigurte.
25 Janar 2008 @ 3:53 pm
Ana Kohen duhet marre si nje shembull i mire qytetarie hebraike. Pavaresisht se i perkasin nje etnie tjeter hebrejte kane mesuar se mbijetesa u garantohet vetem kur behen qytetare te denje te shtetit ku jetojne.
25 Janar 2008 @ 4:25 pm
…të cilin me të drejtë e kundërshtojnë …….gjithë opinioni përparimtar…..
Opinion perparimtar??? Kush jane opinioni perparimtar? Cfare pozite ka kjo Ana dhe ky Apostoli qe shperndajn tituj te tille “opinion perparimtar”

Nejse sdi cte them une pjesa e opinionit joperparimtar. Po e mbyll gojen
25 Janar 2008 @ 6:44 pm
Dr.Genti thote se, Dr.Ana dhe Dr.Apostoli ja fusin kot. Sepse eshte e lehte te shtrosh nje problem, por eshte e veshtire qe ta zgjidhesh. Nuk na thane Dr.-at se ku duhet ta ndertojmeTEC-in.
25 Janar 2008 @ 7:13 pm
Mnedoj se Dr.Ana & Apostoli kane shume te drejte mbi ate cfar shkruajn.
Natyrisht qe te kuptohet drejt cfar ata sensibilizojn , kerkon te kesh aftesine per ti kuptuar drejt pasojat/ temirat> qe do te vinin nga kto ndertime . Un me opinion perparimtar , personalisht kuptoj ,> nji menyre pozitive te kuptuarit e menduarit progresist , ne interese te vendit dhe se Ardhmes , konkretisht zona e Tripolit .
25 Janar 2008 @ 11:44 pm
GENTI-7 thotë

Sepse eshte e lehte te shtrosh nje problem, por eshte e veshtire qe ta zgjidhesh. Nuk na thane Dr.-at se ku duhet ta ndertojmeTEC-in.
—————————————————————
Nuk eshte detyre e Dr. apo arkeologeve te thone ku mund te ndertohet nje TEC.. Si mund t’jua kerkosh atyre kete gje?
Megjithate Aleanca per mbrotjen e gjirit (ata qe bejn protestat) kane thene qe ky TEC fare mire mund te ndertohet vetem 5 milje larg zones ku po ndertohet tashme…
Edhe cudi mos te duket ty Grupo se Talonet kane nja ca probleme me plehrat ketej nga Jugu dhe ja ashtu (per te siguruar vende pune dhe per te siguruar drita) vijne dhe i djegin plehrat e Napolit ne Vlore..
26 Janar 2008 @ 5:06 am
Leon , mund te me thuash se ne cfare ndermarje te qeverise se sotme ke qene pro ?
Me thuaj vetem 1 te pakten .
26 Janar 2008 @ 11:14 am
shqipo thotë:
26 Janar 2008 @ 5:06 am
Leon , mund te me thuash se ne cfare ndermarje te qeverise se sotme ke qene pro ?
Me thuaj vetem 1 te pakten .
————————————————————







Centrali Berthamor…
Shqiperia 1 euro..
Skema e kafshates..
Shqiperia ne moshen e internetit…
Drita 24 ore..
Uje 24 ore..
Do me per belulin shqipo?