Projektplani Serb për pastrimin etnik të Kosovës
Si thoni si do arrihet që mendimi i politikës Ruse të bëhet i kapshum dhe fillozofia shkurtpamse e tyre për: “Marrveshja duhet të jetë e pranushme si për Serbinë njashtu dhe për Kosovën” kur të gjithë e dimë se mendimi i Serbve në përgjithsi aspak nuk ka ndryshuar nga kjo deklarat e udhëheqësit shpirtror numër dy në Serbi e dhënë si vijon:
(Botuar në gazetën “Illyria”, New York, 8 Prill 1999)
Më poshtë po japim disa ekstrakte nga Deklarata e zëvendeskryeministrit të Serbisë Voisllav Sheshel dhënë gazetës “Velika Serbia” (Serbia e Madhe) me 14 Tetor 1995.
KRIJIMI I SERBISË SË MADHE
Për të riorganizuar shtetin dhe për të ndryshuar institucionet e federatës dhe të autonomive territoriale, që, sipas tij kanë qenë fatale për popullin serb, Shesheli deklaron se “Zgjidhja më e mirë do të jetë të ndërtohet një shtet i vetëm që do të përfshijë Republikën Serbe të Krajinës, Republikën Srpska, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Malit të Zi”.
Sipas tij, shteti serb do të ketë një president, një parlament, një qeveri, ndërsa “krahinat do të jenë ndermjetëse midis administratave lokale dhe qeverisë qendrore>
“Heqja e autonomisë ekzistuese të Kosovës dhe Metohisë, nga e cila është krijuar një pabarazi fatale në Serbi dhe janë pajisur shqiptarët me një bazë për të kërkuar ndarje, është elementi kryesor i realizimit të çështjes kombëtare serbe”, thotë Shesheli.
Më poshtë ai thotë: “Përfshirja e plotë e Kosovës dhe Metohisë në një shtet unik serb është një çështje e brendshme dhe duhet të zgjidhet si e tillë pa arbitrazh të jashtëm nga i ashtuquajturi komunitet ndërkombëtar”
Cilat janë rrugët, sipas Sheshelit, për integrimin e Kosovës në shtetin serb?
PROMULGIMI I NJË LIGJI QË PRIVON SHQIPTARËT NGA SHTETËSIA
Së pari, sipas tij, është e domosdoshme që parlamenti federal të adoptojë ligjin e shtetësisë. Ky ligj do të përcaktojë se të gjithë shqiptarët që kanë hyrë ilegalisht gjatë periudhës 1941-1987, numri i të cilëve sipas “statistikave të shpikura” të zotit Sheshel (sepse plot shqiptarë nga Kosova janë shpërngulur në Shqipëri dhe asnjë shqiptar nga Shqipëria nuk është shpërngulur në Kosovë gjatë kësaj periudhe) arrin shifrën 400.000, nuk do të marrin shtetësi dhe nuk do të mund të jetojnë në këtë vend. Në vend të tyre do të vendosen me ligj 400.000 refugjatë serbë nga republikat e shkëputura të Jugosllavisë.
“Dy rregulla, sugjeron Shesheli, do të aplikohen për të eleminuar emigrantët: ata që e kanë provuar se janë ekstremistë do të dëbohen menjëherë, ndërsa të tjerët duhet të kenë dokumentat përkatës, sidomos çertifikatën e shtetësisë, gjë që asnjëri prej tyre natyrisht nuk do ta ketë … Mungesa e këtij dokumenti (e “çertifikatës së atdhetarisë” siç e quan ai) do të shërbejë si bazë për dëbim. Duhet të parandalohet riatdhesimi i shqiptarëve që janë me punësim të përkohshëm në vendet e huaja , sidomos i atyre që janë larguar gjatë periudhës 1990-1993 (vlerësohet se numri i tyre është rreth 300.000 vetë). Do t’u refuzohet punësimi disa njerëzve me profesion të caktuar, kështu që ata do të detyrohen të largohen… Këto masa së pari dhe mbi të gjitha do të prekin pjesën e arsimuar të popullsisë së tyre, kështu që pjesa tjetër do të manipulohet me lehtësi dhe nuk do të jetë në gjendje të bëjë rezistencë”.
ZHVESHJA E SHQIPTARËVE NGA E DREJTA E PRONËSISË
” … duhet të promolgohet një ligj special, në bazë të të cilit të gjitha tokat dhe pasuritë e tjera të shqiptarëve do t’u kthehen serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe të Kosovës dhe Metohisë… Duke zgjeruar tokat dhe pasuritë e tyre, manastiret do të realizojnë në një mënyrë të shkëlqyer misionin e tyre fetar, kultural dhe kombëtar…”
” …Gjatë ngjarjeve që ndodhën në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, vetëm priftërinjtë serbë qenë ata që nuk lëvizën nga Kosova. Kështu që, në saje të patriotizmit të tyre dhe të së drejtës së tyre të trashëgimisë, ata meritojnë të kenë prona të mëdha.
… Tokat që u janë shitur shqiptarëve ose që në një mënyrë apo në një tjetër kanë rënë në duart e tyre, duhet t’u kthehen ish pronarëve serbë ose trashëgimtarëve të tyre …”
… Ka plot toka të shtetit që mund t’u jepen apo shiten serbëve që do të vijnë nga jashtë Kosovës dhe Metohisë …Shtojmë se tokat e kooperativave bujqësore janë të mjafta për të vendosur një numër të madh kolonistësh …Eshtë fare lehtë që të përqendrohen në këto toka serbë, të cilat do të bashkëpunojnë ngushtë me qendra të tjera të këtij lloji për të dhënë ndihmë në zhvillim. Vendosja e një zinxhiri qendrash të tilla është e mundshme në zonat e Deçanit, Prizrenit dhe Suharekës, ku, pasi të dëbohen shqiptarët, një barrikadë e fortë mbrojtëse kundër Shqipërisë do të jetë e sigurt.
NDRYSHIMI I STRUKTURËS ETNIKE TË POPULLSISË
“Kolonizimi i Kosovës dhe i Metohisë duhet të realizohet shpejt dhe përfundimisht. Nëpërmjet propagandës politike, kolonistët do të paraqiten si serbë që popullojnë tokën serbe dhe nuk ka rëndësi në ç’pjesë të vendit ata jetojnë, përsa kohë që jetojnë në vendin e tyre. Këta serbë do të pajisen me vegla dhe hua afatgjata, kështu që mund të kultivojnë tokën që u është falur, e cila do t’i bëjë të mos ikin”.
Ligji i Ndalimit të Shitjes së Pronave të Patundshme do të respektohet plotësisht dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për zbatimin e dispozitave të tij në shkallën e plotë dhe të duhur. Në këtë drejtim, përgjegjesinë më të madhe e ka Ministria e tanishme e Financave e Republikës së Serbisë, e cila në fakt në shumicën e rasteve nuk e ka zbatuar këtë ligj.
Të gjithë shqiptarët që nuk janë shtetas, gjë që mund të provohet lehtë me anë të regjistrimit të popullsisë, do të pushohen nga puna. Të gjithë shqiptarëve që do të duan të ikin do t’u jepen pasaportat. Shqiptarët me shtetësi jugosllave por që jetojnë jashtë apo që janë të përfshirë në aktivitete secesioniste duhet ta humbasin shtetësinë.
Duke marrë parasysh shpërndarjen e tanishme etnike (vetëm pak enklava rurale serbe dhe mbi 700 qendra thjesht shqiptare) … ne mendojmë se kolonizimi duhet të realizohet në një mënyrë të organizuar, nëpërmjet krijimit të fshtrave, qendrave dhe qyteteve të vogla të reja ose të lagjeve të reja në qytetet ekzistuese.
Në këtë mënyrë populli mund të ndahet sipas linjës etnike, ndërsa popullsia serbe në minoritetet në lagjet e përzjera nëpër qytete do të kalojë gradualisht në enclavat e porsakrijuara, ide kjo që kërkon si mbështetje, ashtu edhe motivim. Me qëllim që enclavat serbe të jenë mbrojtura, një popullsi shqiptare prej 5 deri 10 përqind do të instalohet atje (një përzgjedhje familjesh të shquara dhe me autoritet).
“Enkalavat serbe do të varen kryesisht nga furnizimet e shtetit, ndërsa zonat shqiptare kryesisht nga firmat private … furnizimi me energji elektrike dhe ujë për enkalavat shqiptare mund të ndërpritet për ta bërë jetën e tyre të padurueshme.
“Por në qoftë se serbët i gjejnë tërheqëse enklavat shqiptare fqinje (me dyqane private, vende dëfrimi etj.), kjo mund të eleminohet duke provokuar incidente në këto enklava, si rrahje dhe dhunë.
Duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar funksionimin e sektorit privat shqiptar nëpërmjet kufizimit të përhershëm të aktivitetit të tij, gjë që do të rezultojë në një kontroll të fortë të fondeve të partive të tyre politike… Nëpërmjet legjislacionit përkatës dhe politikës përkatëse tatimore, sasi të mëdha parash mund të mblidhen dhe të përdoren programe të tilla si kolonizimi.
Shqiptarët kanë qef të përdorin procedurat e tyre fisnore për zgjedhjen e grindjeve dhe e urrejnë ndërhyrjen administrative në ato sfera të jetës, që ata i quajnë të rëndësishme. Do të adaptohet një ligj i tillë që do t’i detyrojë shqiptarët të kërkojnë leje bile për të mbajtur edhe një lopë. Zbatimi i këtyre ligjeve do t’i detyrojë ata të ikin jashtë dhe të përballen me pengesa serioze në kufi kur të tentojnë të kthehen. Përsa u përket enklavave serbe procedurat do të jenë më pak të komplikuara, ndërsa në qytete ku shërbimet janë të përbashkëta për të gjithë komunitetin, si në Ministrinë e Punë të Brendshme, qytetarët e kombësive të ndryshme do të trajtohen në mënyra të ndryshme.
Këto procedura do të rezultojnë padyshim me pakënaqësira në komunitetin e tyre, që do të jetë një parakusht për një gatishmëri të gjerë për t’u futur në organizata të ndryshme, duke përfshirë ato terroriste. Prandaj individë nga sigurimi i shtetit mund “të infiltrohen” si agjentë që do të bëhen nxitës për organizimin e këtyre organizatave ilegale apo armiqësore, ose edhe të bëhen lider të këtyre grupimeve. Këto dredhi do të shfrytëzohen nga shteti si pretekst për ndërmarrë veprime të papajtueshme kundër të gjitha organizatave, që do të rezultojnë në tensione ndëretnike dhe çarje të mëtejshme në jetën e tyre paralele. Për këtë qëllim, gjithmonë e më shumë grupe do të duhen, ndërsa policia herë pas here do të shkatërrojë një prej tyre, që pastaj do të lejohet të konsolidohet përsëri dhe të duket si një organizatë e vërtetë dhe “bona fide” (e besueshme). Partitë politike të shqiptarëve duhet të krijohen nëpërmjet një legjislacioni të veçantë dhe në të njëjtën kohë duhet të krijohen skandale për t’i diskredituar ato. Kjo do të diskreditoj udhëheqësit e tyre në sytë e opionit publik vendas dhe të huaj, gjë që ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët.
Individë të shquar që luajnë rol të rëndësishëm në jetën e tyre politike duhet të eleminohen nëpërmjet skandaleve ose duke inskenuar aksidente trafiku, vrasje nga xhelozia apo duke i infektuar me virusin e AIDS-it kur udhëtojnë jashtë shtetit. Infektimi i tyre do të zbulohet kur të kalojnë kufirin dhe ata do të futen në karantinë. Duke bërë propagandën e përshtatshme në masmedian e tyre ngjarje të tilla mund të krijojnë një tablo artificiale të një përqindjeje të padurueshme njerëzish të infektuar, që do të përdoret si pretekst për të izoluar grupe të mëdha njerëzish. Kjo do të ndihmojë për t’i paraqitur shqiptarët si një popull i infektuar.
DETYRAT E ORGANEVE TË INFORMACIONIT DHE PROPAGANDËS
Të transmetohen programe të radios dhe televizionit në gjuhën shqipe, që do të synojnë të çrrënjosin mentalitetin e tyre patriarkal dhe fisnor duke iu ofruar vlerat më dekadente të Perëndimit, që mund të adoptohen lethtë nga njerëzit primitivë. Enklavat serbe do të shpëtojnë nga këto programe kryesisht për shkak të pengesave gjuhësore, por edhe duke vendosur një televizion me kabllo ne godinat dhe banimet e ndërtuara për serbët.
Ka shumë rëndësi që të krijohet një makineri e fuqishme dhe efikase propagandistike për të ushqyer opinionin publik, diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur.
Shqiptarëve duhet t’u refuzohet çdolloj asistence publike, sepse ajo ka lehtësuar lindjet e larta midis tyre. Përqindja e lindjeve midis minoriteteve të fesë muslimane ka rezultuar në një shtim të lartë të popullsisë në Kosovë dhe Metohi. Një gjë e tillë krijon një surplus demografik, prandaj emigracioni i shqiptarëve është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet pandonjë presion nga autoritetet serbe.
Eshtë e domosdoshme që në Kosovë dhe Metohi të hapen shkolla dhe akademi ushtarake dhe të policisë, institucione plotësuse ushtarake dhe institucione të tjera që do të lejojnë të vendosen atje mijëra oficerë të ushtrisë, policë, nëpunës, bashkë me familjet e tyre dhe me infrastrukturën e nevojshme për jetën e tyre normale. Të gjithë serbëve që duan të jetojnë në këto zona duhet t’u jepet falas tokë pjellore, godina dhe lokale për bizneset e tyre private. Ata që do të kenë mbi 10 punëtorë do të lirohen nga taksat për 10 vjet dhe do të kenë lehtësi të tjera.
Oficerë në pension nga radhët e oficerëve, policëve dhe nëpunësve mund t’i zgjidhin problemet e tyre të banimit duke u dhënë apartamente të reja komode dhe sa më të gjera në rajonin e Kosovës dhe Metohisë. Brezi kufitar, minimumi 50 kilometra nga Shqipëria duhet të shfrytëzohet për vendosjen e Serbëve. … Zona kufitare afër Shqipërisë duhet të banohet ekskluzivisht me serbë, ndërsa pjesa tjetër e tokës duhet të jetë pronë e ushtrisë jugosllave.
Në fushën e edukimit
Gjuhë e mësimit duhet të jetë serbishtja… Shkollat ku do të përdoret gjuha e minoriteteve duhet të trajtohen si private, ndërkohë që ai që do të ketë një punë duhet të provojë se ai ka kryer shkollën me një program të plotë shtetëror….
Universiteti shtetëror i Prishtinës ka bërë ndryshime radikale dhe është në rrugë të mbarë për të arritur rezultate të mëdha.
Duhet të bëhen përpjekje për të ruajtur dhe për inkurajuar më tej arsimin paralel ilegal të shqiptarëve, sepse në këtë mënyrë ata do t’i kenë dyert të mbyllura për punësim dhe për t’u futur në shoqëri. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për ta shpërndarë këtë popullsi në të gjithë botën, duke përfshirë Maqedoninë dhe Shqipërinë.Këto aktivitete do të realizohen në një kohë me forma të tjera presioni dhe duke krijuar tek ata ndjenjën e pasigurisë…
Ligji për ushtrinë, çetat guerilase çetnike
Ligji për ushtrinë do të jetë aq i rreptë sa do të detyrojë çdo shtetas të Jugosllavisë të kontribuojë për mbrojtjen e vendit, ndërsa anëtarët e pakicave kombëtare do të kontribuojnë me para ose punë.
Brenda ushtrisë është e domosdoshme të legalizohet veprimtaria e çetave guerilase çetnike, që do të vendosen në pika me rëndësi strategjike në Kosovë dhe Metohi.
Policia të mbrojë vetëm serbët
Forcat policore në Kosovë dhe Metohi do të përfshihen ekskluzivisht në mbrojtjen e banorëve serbë si njërëz të rrezikuar në këtë rajon.
Komunikacioni - të lidhet Serbia me detin Adriatik
Rruga, nëpër të cilën ushtria serbe u tërhoq në vitin 1915 ka përcaktuar në një mënyrë të qenësishme drejtimin e autostradës së ardhshme (Nish, Prishtinë, Podgoricë, Bar), që në një mënyrë të sigurtë do të lidhë Serbinë me Malin e Zi dhe Detin Adriatik, via Kosovë dhe Metohi.
Çarmatosja e shqiptarëve - lufta për Kosovën me të gjitha mjetet e mundshme
Gjendja e tanishme në Kosovë dhe Metohi mund të rezultojë me konsekuenca të paparashikueshme, sidomos në se faktorët e jashtëm do të duan ta zbatojnë një skenar të tillë. Prandaj një vemendje e veçantë duhet t’i kushtojmë aksioneve preventive, para së gjithash kapjes së çdo lloj arme, me leje ose pa leje, në mënyrë që të neutralizojmë të gjitha formacionet paraushtarake, parapolicore dhe paraterritoriale. Në rast se duhet të bëjmë luftë për të mbrojtur Kosovën dhe Metohinë, ajo duhet bërë me të gjitha mjetet e mundshme që të përfundojë sa më shpejt. Nuk do të fillojnë bisedime apo bëhen marrëveshje me përfaqësuesit e shqiptarëve para se ligji i shtetësisë të aprovohet dhe pa ditur numrin e saktë të atyre që njohin dhe pranojnë këtë shtet si shtetin e tyre.
Me ata shqiptarë që duan të jenë shtetas të Serbisë apo Jugosllavisë, shteti duhet të jetë më tolerant, dhe ata mund të përfshihen në institucionet shtetërore dhe politike, nëqoftë se ata pranojnë shtetin serb dhe ligjet e tij.
(Marrë nga “A statement by Serb Deputy Prime Minister Voislav Seselj in Velika Serbija, The Greater Serbia Journal, Belgrade, Oct. 14, 1995).

7 June 2007 @ 10:26 am
Šešelj-i eshte ne Hage! Aty ai mund te palle sa te doje se gomarlliqet i ka specialitet ai!
7 June 2007 @ 12:17 pm
Or mik(k hyseni) mos ke qene dhe ti ne gjume si polaku ne koma.
Te shkuara.
7 June 2007 @ 12:59 pm
Se besoj se duhet trajtuar me kaq mendjelehtesi kjo gje, ishte cna ishte, ka ndodh para sa vitesh, ai trapi eshte ne burg dhe kaq.
Per ata qe se dine, partia e ketij trapi eshte partia me e madhe ne parlamentin serb te cilet ne cdo seance mbajne foton e tij te ngjitur ne gjoks dhe akoma e mbajne si kryetar te kesaj partie.
Dhe tjetra, me shume se si projekt-plan mua me ngjan me pershkrim te planit qe ne fakt eshte zbatuar ne Kosove, fatmiresisht jo i gjithi dhe jo me rezultat qe kane menduar te tjere shume kohe para Sheshelj trapit.
Emigracioni i shqiptareve, kolonizimi, falja e tokave serbeve duke ua marr shqiptareve, shkollat paralele qe ne njefare menyre lejoheshin nga regjimi po me idene qe sdo prnoheshin kurre…etj, etj, te gjitha keto kane ndodhur ne Kosove. Ky nuk eshte projekt-plan i Sheshelj derrit, por eshte i shtetit te Serbise, qe ka nisur te zbatohet shume kohe me perpara, mbi 100 vjet perpara dhe do te jete gjithmone ne agjenden e institucioneve serbe per tu zbatuar atehere kur eshte e mundur me sa te jet e mundur.
Kjo thjesht tregon se cfare ata jane dhe se ne duhet ti kemi parasysh gjithmone keto skenare dhe me ne fund te kemi dhe ne nje plan per t’ju kundervene ketyre ideve te felliqura te fqinjeve tane.
Se fundja ne vetem te mbrohemi kemi ditur, nuk behet fjale per ndonje plan te shqiptare per te vepruar, fatkeqesisht ne bejme vetem plane emergjente per te kundervepruar.
Do ishte mire qe edhe ne te ishim si ai polaku, te zgjoheshim nje dite dhe te gjenim fqinjet tane pa ato pretendime te felliqura ne mendjen e tyre. Por kete gje vetem ne enderr kemi per ta pare.
7 June 2007 @ 4:31 pm
Keto jane pika shume te rendesishme edhe pse Sheshel eshte ne Hague. Duhen te studiohen mire dhe te mbahen mend se kur i kane perdorur ato, dhe kur mund ti perdorin prape. Nuk duhet me ua ule vlerat si pa gje te keqe, se jo vetm lesh/esheli i ka formuar keto plane, por nje numer i madh serbs (ndoshta 99% e serbve) kontrib/uan/ojne ne kete plan.
….dhe Qemali nuk ka qene ne gjume jo ..ai i mban syte hapur nate e dite per interesin e shqiptareve. Muhabeti eshte qe te zgjohen te gjithe shqiptaret jo vetem Qemali
1) të gjitha tokat dhe pasuritë e tjera të shqiptarëve do t’u kthehen serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe të Kosovës dhe Metohisë… Duke zgjeruar tokat dhe pasuritë e tyre, manastiret do të realizojnë në një mënyrë të shkëlqyer misionin e tyre fetar, kultural dhe kombëtar…”
2) “Por në qoftë se serbët i gjejnë tërheqëse enklavat shqiptare fqinje (me dyqane private, vende dëfrimi etj.), kjo mund të eleminohet duke provokuar incidente në këto enklava, si rrahje dhe dhunë
3) individë nga sigurimi i shtetit mund “të infiltrohen” si agjentë që do të bëhen nxitës për organizimin e këtyre organizatave ilegale apo armiqësore, ose edhe të bëhen lider të këtyre grupimeve.
4) Individë të shquar që luajnë rol të rëndësishëm në jetën e tyre politike duhet të eleminohen nëpërmjet skandaleve ose duke inskenuar aksidente trafiku, vrasje nga xhelozia apo duke i infektuar me virusin e AIDS-it kur udhëtojnë jashtë shtetit
5) Të transmetohen programe të radios dhe televizionit në gjuhën shqipe, që do të synojnë të çrrënjosin mentalitetin e tyre patriarkal dhe fisnor duke iu ofruar vlerat më dekadente të Perëndimit, që mund të adoptohen lethtë nga njerëzit primitivë
6) në Kosovë dhe Metohi të hapen shkolla dhe akademi ushtarake dhe të policisë, institucione plotësuse ushtarake dhe institucione të tjera që do të lejojnë të vendosen atje mijëra oficerë të ushtrisë, policë, nëpunës, bashkë me familjet e tyre
7) Brenda ushtrisë është e domosdoshme të legalizohet veprimtaria e çetave guerilase çetnike, që do të vendosen në pika me rëndësi strategjike në Kosovë dhe Metohi
7 June 2007 @ 7:56 pm
“furnizimi me energji elektrike dhe ujë për enkalavat shqiptare mund të ndërpritet për ta bërë jetën e tyre të padurueshme.”
mbase kete e kane bere ne Shqiperi keta Serbet 17 vitet e fundit!
Ne nuk e kemi idene fare cfare lloj njerezish qe fusin hundet jane keta. Une habitem sa shume prej tyre e dine permendesh historine e Shqiperise, lere pastaj te Kosoves dhe si dreqi mundohen ta manipulojne.
7 June 2007 @ 7:59 pm
“Duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar funksionimin e sektorit privat shqiptar nëpërmjet kufizimit të përhershëm të aktivitetit të tij…”
A nuk eshte kjo cfare ndodh ne Shqiperi ku cdo dite biznesit i vihen dhe me shume pengesa?
8 June 2007 @ 12:33 am
Para ca muajsh kur kritikova ashpër politikanët dhe politikën Kosovare morra nga anëtarët e peshkut pa ujë shumë miratime por edhe shumë kritika pse kështu i ashpër isha në kritikën time ndaj tyre.
Dhe ja se çfar ndodhi katër muaj më vonë.
Si gjithëmonë iniciativën e tyre politike e lanë në duart e të tjerve si servil dhe të pa pjekur që janë, të cilët në vend se të marrin iniciativa dhe ti kryejn detyrat e shtëpisë vetë ato iu lënë të tjerve tua kryejn kurse para kamerave shtyheshin se cili është i veshur me me kompletin më të shtrejtë, kush ka makin më të bukur ,kush ka bodigard më shumë dhe cili do të formulon gënjeshtrën më të bukur. Normal ajo sot më 7 /06/2007 po u kthehet si bumerang në takimin e G-8-tës.
Politikanët dhe politika e Kosovarve që sonte është vu në pozitën ku do të humbin legjitimitetin dhe përkrahijën e popullit Shqiptar të Kosovës.
Për ti afruar mospajtimet e SH.B.A-ve dhe Rusisë prezidenti Sarkozi prap e sakrifikoj qengjin e quajtur POLITIKAN KOSOVAR dhe propozoj shtyrje të miratimit të rezolutës për Kosovën edhe për gjashtë muaj, kurse Diplpmacia Serbe morri poenat pozitiv me kapjen e nji askushit, një gjeneralit si i cili shetisin të lir nëpër Serbi edhe disa qindra. Kohët e fundit në Kosovë kush ka përcjel gazetën LAJM do të shofin se si po organizohen me emra e mbiemra Serbët e komunave serbe për një luft të re në Kosovë ku rastsisht ka ra në dor dokumenti mbi organizimet e tyre të mrendshme dhe zingjiri komandus i tyre në komunën e Lypjanit.
E Serbis në përkrahje të qeveris “DEMOKRATIKE” që sonte me nji ftes i bëhet e ditur se Serbija ftohet për javën e ardhshme të filloj bisedimet për stabilizim Asocim nga kreu i Europës, për gjëja raportin pozitiv që dha një prokurore e pa fëtyr siq është Karlla Del Ponte e cila lere që se kryu detyrën e vet me nder por tani para se të iku në pension po e favorizon Serbin edhe në nji luft të re në Balkan.
Athua si do ti shpjegojn popullit se ajo Pavarsia Formale e të ndjerit Ibrahim Rugova me retorikë monotone nga e cila në bisedime me tjerët le përshtypjen se turprohesh nga fjalia që thotë, dhe këta të sotit duke e gënjy në mënyrën më të paskrupullt popullin, por duke u angazhu maksimalisht për të, në të gjitha fushat pse jo edhe në ate të rezistencës së dyanshme. Duke shprehur edhe mospajtime të vazhdushme me propozimet gjysmake, ose duke i tregu popullit realitetin e ai është kush e ka lexu dokumentin e Rabulletit miratimi i politikanve ton për coptimin dhe zhbërjen e tërsis teritoriale të shqiptarve në ish Jugosllavi, e cila sado kudo ishte një tërsi e pa ndarë dhe kishte mundësi të përdorej në kërkesat maksimaliste për tu ndal diku në pozicion më të arsyshum dhe favorshum për ne. kurse sotë është e shpërbër me ndihmën e politikanve lokal Shqiptar të cilët e udhzuan popullin Shqiptar jasht jasht shtetit amë që me votën e tyre të krijojn tri shtete të pavarura dhe zyrtare dhe nji njisie të qujtur Kosov e cila ska mbetur gjë tjetër pos një qytetëz e madhe e cila ska definicion askund në globin toksor por as në ate politico shkencor. Tani si do ta shpjegojn nëse dikush do mendoj edhe ndryshe dhe do tu kthej pushkën e jo fjalën si Albin Kurti sepse është e ditur se me çfar shpaguhet tradhtia Kombëtare e gjdo kombi në botë.
Bëra vetum pytje s’dhash sygjerim.
8 June 2007 @ 1:05 am
Padre Kosova i nderuar lere që skam fjetur 16 vjetë por unë rrall her bëj gjumë më shum se 4 orë se e kam lexu një thënje arabe të cilës edhe pse është e tyre ata si përmbahen e mua mu ka përshtat e ajo thotë: “Koha pret ma shum se shpata”. Andaj unë themë:
“I mjer është ai i cili e ndjen vetknaqsin me të arrituren e sotit duke mos llogarit çfar duhet të arij të nesermën dhe në vijimsi.
8 June 2007 @ 8:34 am
“I mjer është ai i cili e ndjen vetknaqsin me të arrituren e sotit duke mos llogarit çfar duhet të arij të nesermën dhe në vijimsi.”
Kete gje po vuajme!!
8 June 2007 @ 7:07 pm
Edhe nazistet , do ta kishin zili nje plan te tille. Ekstremizmi nacionalist, jua paska errur syte kaq shum disa serbeve , sa ata jane bere qesharake ne Europe. Ne prag te shekullit te ri, dhe frymerave te reja te demokracise dhe globalizmit, ky i kallur ne date, ben plane per konolizime te reja ne tokat shqiptare. Boh, ç’monstra mban ky planet.
8 June 2007 @ 7:49 pm
Kemail,
Ky shkrimi eshte teper interesant. A mund te na tregosh ku eshte origjinali?
8 June 2007 @ 9:55 pm
Po Darien duhet të futesh në Google pastaj shkruaj - voislav seselj dhe do sofësh çdo gjë rreth tij.
www.cezarkurti.com/shesheli.html - 25k