Programi i PS me ide nga ish-Kryeministrat italianë Masimo D’Alema dhe Xhuliano Amato
Për dy ditë me radhë në Itali, kanë vijuar me intesitet shkëmbimet e ideve për programin e ri të Partisë Socialiste. Ish- Kryeministrat italianë Masimo D’Alema dhe Xhuliano Amato, me ekspertët e tyre, janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të miqve dhe ekspertëve të nivelit të lartë, që po asistojnë Kryetarin e PSSH-së, Edi Ramën, së bashku me ekipin e tij, për të ballafaquar problemet dhe idete për të ardhmen, me eksperiencat dhe modelet e suksesshme të zhvillimit. Gjatë këtij takimi të dytë në selinë prestigjoze të Fondacionit “Italianieuropei”, janë diskutuar draftet e përgatitura nga grupet e përbashkëta të ekspertëve, për sa i takon energjisë, rritjes ekonomike, punësimit, arsimit, shëndetësisë, pensioneve dhe bashkëpunimit rajonal.
Disa herë si Kryeministër i Italisë, por edhe si njëri prej ekspertëve më të dëgjuar në Europën e sotme, Xhuliano Amato, në një pronocim për mediat, është shprehur mjaft optimist për këtë bashkëpunim
Intervista e plotë:
Si e shikoni gjendjen e sotme të Shqipërisë?
Sot Shqipëria gjendet para problemeve të mëdha ende të pazgjidhura. Për këtë, është i nevojshëm një vizion për të ditur se ku do të arrish. Gjithashtu, duhet të jesh dhe shumë pragmatik për mënyren si ta arrish atë vizion dhe duhet të them, që gjatë bashkëbisedimit, ishin pikërisht miqtë shqiptarë që vunë gishtin tek mënyrat se si arrihet ai vizion dhe duhet të them gjithashtu, që kjo është një ndër pikat më të rëndësishme.
Duke folur për vizion, cilat mendoni ju, se janë prioritetet e ndryshimit në Shqipëri, pas gjithë këtyre viteve tranzicioni?
Nuk ka vetëm një gjë, ka përherë më shumë se një prioritet. Duhet patur besim në aksionin publik, pra duhet kthyer besimi në aksionin publik, kjo do të thotë që duhet punuar shumë me kredibilitetin dhe transparencën e administratës. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit. Shumë gjëra kalojnë përmes administratës, madje edhe shëndeti kalon përmës administratës dhe impresioni që e vetmja mënyre për të mbaruar punë është t’i japësh diçka dikujt apo që duhet të jesh mik i dikujt, është gjëja e parë që duhet ndryshuar. Ana tjetër që duhet ndryshuar është një aspekt fizik i saj (Shqipërisë). Shqipëria është një vend që ka përpara saj një zhvillim të madh, por nuk ka energjinë për të bërë gjërat që duhen bërë. Shqipëria ka një perspektivë të madhe bujqësore, por ka terrene aq të pamjaftueshëm (të vegjël), aq sa me vështirësi mjaftojnë qoftë dhe për konsumin e saj të brendshëm. Mendoj se këto gjëra duhen ndryshuar.
Për mendimin tuaj, përsa i përket programit të Partisë Socialiste, a do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet?
Unë uroj që nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 2009, problemet për të cilat folëm, të jetë në gjendje t’i ndryshojë, dhe nëse realisht arrin t’i realizojë do t’i ketë kryer një shërbim shumë të madh Shqipërisë.
Çfarë të reje do të sjellë ky program?
Do të sjellë pikërisht një administratë që funksionon, që nuk bën dallimin mes qytetarëve që nuk i njeh dhe që i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë të njohur nga ligji. Do të ketë një sistem shëndetësor, i cili do të mund të mbulojë nevojat më të rëndësishme për të gjithë dhe mbi të gjitha do të ketë një program asistence sociale, i cili nuk do të hedh lekët duke asistuar ata që nuk kanë nevojë, por do t’ia jap atyre që kanë nevojë dhe do të ketë gjithashtu infrastrukturën e nevojshme, në mënyrë që të ketë atë proçes rritjeje të fortë.
Çfarë këshille do t’i jepnit Edi Ramës për të qënë një Kryeministër i mirë?
Ai nuk ka nevoje për këshillat e mia, për të qënë i sinqertë. Është shumë i zoti, por unë do t’i thosha, që për të fituar zgjedhjet duhet t’i kushtojë shumë nga vetja e tij vizionit, pasi zgjedhjet fitohen përmes vizionit. Pasi të kete fituar zgjedhjet, duhet t’i dedikohet mënyrës për ta arritur atë vizion, pasi një muaj pas fitores, vizioni nuk është më i mjaftueshëm, por janë gjërat që bëhen.
A mendoni që Edi Rama është në gjendje t’i përgjigjet kërkesave që njerezit kanë për të?
Unë jam i bindur se po. Unë e kam njohur vite më parë, kur ishte atëhere Kryebashkiaku i ri i Tiranës. Është një njeri që ka cilësi të jashtëzakonshme sipas mendimit tim, ka një kapacitet të madh teknik, si dhe sjelljen e një lideri. Është e vështirë të gjenden së bashku elementë të tillë dhe Shqipëria ka avantazhin e të paturit një njeri të tillë.
http://ps.al/

10 October 2008 @ 5:35 pm
Shpresoj që të gjejë ndonjë sllogan të padjegur (se mos del edhe Rama si pishtar i luftës kundër korrupsionit)
dmth nuk e paska pas edhe aq keq ai që thoshte “T’ju qepemi maleve dhe ti bëjmë ato pjellore si dhe fushat”
10 October 2008 @ 5:52 pm
10 October 2008 @ 7:29 pm
Rama i ka mor ka Italjoni programet
Ai cuni i ri Veliaj i ka mor ka Obama
Ai plaku Sali, i ka mor ka Mekeini ( MCCain)
Vallj Bilaj u bom si perendimoret tani Italjone e Amerikone.
Po mor cunat e dajes ae dini se ato programe do te zbatohen ne shqiperi dhe une daja as qi mor vesh e as qi du me ja did per programet e Italjonve e amerikoneve. Se une kam menjen time qi nuk asht menie italjoni e as menie Amerikoni por asht menie shqiptari mer jahu
10 October 2008 @ 8:10 pm
De Jure i dashur Toko… sepse de facto ndiqen programet/urdhërat e gjitonëve… fatkeqësisht
10 October 2008 @ 9:42 pm
Ne 3 vjet e kusur opozite Ediramiste, asnje propozim dhe asnje projekt-reforme konkrete nuk kemi degjuar, vetem llafe “e re” “i ri”
Te shpresojme qe tani e tutje do te debatojme ne lidhje me propozimet dhe me alternativat
10 October 2008 @ 9:48 pm
Keta s’po nxjerin dot nga halli Italine e tyre, ua merr simiten nga goja Berlusconi pa pike turpi… do nxjerrin nga halli Shqiperine me korrespondence, posi!
10 October 2008 @ 9:55 pm
E majta duhet te vej te e majta. Te gjej veten.
Keto si ”plani francez” apo ”juri nderkombetare” qe u ka mare doren Rama, pervec propogandes nuk kane pike vlere. Sepse….po duhet te maresh pervojen pozitive nga bota (nuk e di Italia sa pervoje pozitive ka). Po asgje nuk ka vlere po qe se ajo nuk u pershtaten me vecorite e shqiperise qe i dine vetem shqiptaret, e sidomos nga e majta duhet te jene vete ata qe i njohin vecorite e vendit.
Sote nuk ka problem per ide se ato jane me shumice, problemi eshte vendosia e zbatimi i tyre ne terenin shqiptar.
10 October 2008 @ 9:58 pm
Bukur flet ky Amatua. Nejse..sja paske haberin fare.
10 October 2008 @ 9:59 pm
Qe nga koha e atij fytyr petulles RAJERSON nuk Ju ndane Shqiperise keta …..dhe pasojat jane nga me coroditset.
:P 
Per ne mjaftonte Bejkeri dhe me teprice biles…
“”"”Amerikanet JU mesojne si zihet Peshku dhe nuk Ju japin Peshk Q Y L .
Urime per ne rrugen e VESHTIRE te DEMOKRACISE”"”"
Per nje trafik influence ne vota jemi gati te perkarim e te bejme karshillek
njeri tjetrit…njesoj si dy Mixhistet kryesore te kesaj psikologjie
Nano-Berisha…..”Une kam mik Berluskonin zotrij”
Kini mik Popullin shqiptar se ai u zgjedh . Atij sherbeini dhe lerini ne “hije” keta njerez te urte e te ditur , per te mos u bere vend ne afishimin e zotesive tuaja para Popullit Shqiptar.
Keto lloj perceptimesh me te ftuar i ngjajne motamo pjelles tjeter te PP asaj qe sot quhet PD ,pjella me monstruoze e kesaj katraure qe kalon vendi.
10 October 2008 @ 10:05 pm
Sa mire tashti qe jane ne opozite Dalema andco,kane nge te ndreqin edhe punet e Ps ne Shqiperi,ta ndreqin si PDne Itali….
10 October 2008 @ 10:18 pm
Ku di gjo un, ato zgjedhjet e parakohshme ndoshta kane qene dhe haber fallco. Ndoshta i shkon buza vesh me vesh kot Berlusconit.
Apo ia kane mcef hilete Prodit keta, e po ia shesin Rames? Heu!!
10 October 2008 @ 10:23 pm
I mbarova detyrat une. Bera te parat ato te kimise, ne fund fare edhe solfezhin. Gruja me thirri po ja futa i shpull se as ajo dreq sja thek per pune politike…po qe noj telenovele me celeste apo noj hekurosje kmishe te than ajo. He u kenaqe.
Ke bere ndonje poezi per Xhoz Topllin a jo oj Zan?
Nejse…fakti qe humben ne itali te majtet sdo te thote se vizioni i tyre eshte i pavlere apo skan te drejte te intruktojne askend..ktu eshte thelbi.
10 October 2008 @ 10:26 pm
Mir, o lupi, po as mua s’me ndalojne te jem pesimiste rezultatet e tyre..
10 October 2008 @ 10:30 pm
Vizioni i tyre jo vetem qe eshte i pavlere por edhe i demshem.Italia ka administraten me pak eficente ,me te madhen ne numer.Eshte tmerrsisht e politizuar dhe ne menyre skandaloze ecet vetm me rekomandime e militance.Ky eshte vizioni qe duhet te na sjalle Dalema.
Po pergatitesh per 100 vjetorin lup-o??Do e tundni fare me sa shoh.
10 October 2008 @ 11:09 pm
Nomin do bejme o zan do e djegim fare. Une e kam marre pushim ate dite. C’thua…do te na e ngrec nje gote dhe ti??
Italia ne 7 vendet me te industrializuara ju flisni kot. Kriza e italise eshte momentale do e marrin veten. Kriza nuk i erdhi italise nga d’alema apo nga Amato (i cili bashke me Prodin jane nga profesionistet me te afte qe ka italia sot) por nga politikat e pafrytshme qe kane filluar qe nga Andreoti dikur e qe i vazhdon Berluskoni i paafte qe as nje ALlitalia nuk e ndreq dot.
10 October 2008 @ 11:15 pm
Edi po i pagun parkimin vjetor ne molo varkes se D’Alemes me duket
11 October 2008 @ 3:29 pm
Hihihihi, ka marre eksperience te keta qe i humben zgjedhjet e veta :))
11 October 2008 @ 11:00 pm
Italia eshte vendi i 5 ne bote si PPB (prodhimi i pergjithshesm bruto), e me industri te zhvilluar.
Si organizim shteteror e si politike eshte ndoshta shteti i fundit ne boten e vendeve demokratike.