Identifikohu



Regjistrohu

PR: Ja tre emrat per minister

Fatjona Mejdini
Koha Jone
E Merkure, 07 Maj 2008

Negociatat mes Partise Republikane dhe asaj Demokratike ne lidhje me emrin e ministrit te ri republikan, qe do te perfaqesohet ne qeveri, kane nxjerre edhe emrat e pare te te diskutuarve. Keshtu, burimet prane Partise Republikane, ne lidhje me keto negociata, bejne te ditur per gazeten se 3 emrat me shume te lakuar nga ana e tyre per te marr postin e ministrit eshte ai i kreut te Grupit parlamentar te republikaneve, Arian Madhi dhe ata te deputeteve te PR-se, Besnik Bisha dhe Artur Hasanbelliu. Keshtu, ndonese prej ditesh kane nisur negociatat, vete perfaqesuesit e kesaj partie nuk japin publikisht detaje mbi mbarevajtjen e tyre. Ne lidhje me emrat e diskutuar per ministrin e ardhshem te PR-se, vete kreu i Grupit parlamentar te kesaj partie, Arian Madhi, shprehet se nuk mund te flitet per emra te vecante ne keto momente dhe se do te jete vete Kryesia e PR-se ajo qe do te bej publike emrat per minister. Por burimet prane kesaj partie theksojne se aktualisht kreu i PR-se, Fatmir Mediu dhe Kryeministri Berisha po diskutojne ne lidhje me ministrine qe do te perfaqesohen republikanet ne kabinet. Ne menyre te qarte, republikanet kane theksuar se ata nuk do te pranojne te perfaqesohen ne qeveri me postin e zevendeskryeministrit po do te kerkojne nje ministri te rendesishme qe ta drejtojne. Duke u nisur nga numri i madh i deputeteve qe kane ne Kuvend, qe i klasifikon edhe si partie e dyte me e madhe ne mazhorance, PR kerkon nje ministri te rendesishme per t’u perfaqesuar ne qeveri. Po keshtu nje tjeter arsye qe perfaqesuesit e PR-se kerkojne nje ministri te rendesishme eshte edhe elektorati i tyre, te cilet ne 2005-en kane dhene voten per PR-ne dhe tashme kerkojne te jene pjese e administrates ose e qeverisjes. Nuk dihen ende edhe detajet e diskutimeve ne lidhje me ministrine qe do te marrin republikanet, por eshte e sigurt qe Kryeministrit Berisha do t’i duhet te levize nje nga ministrat e tij, ose te aleateve te tjere per te perfshire republikanet ne qeveri. Ne Asamblene e fundit te kesaj partie, te mbajtur pak jave me pare, u mor edhe vendimi per t’u perfaqesuar menjehere ne qeveri me nje minister. Keshtu, ndonese PR kishte dale me pare me qendrimin se nuk do te perfaqesohej me minister ne qeveri, derisa prokuroria te zbardhte te gjithe te verteten mbi ngjarjen e Gerdecit dhe implikimit te kreut te PR-se, Mediu, ne te, ky vendim ndryshoi. Nga ana e tij, kreu i Partise Demokratike, njekohesisht Kryeministri Berisha e mirepriti edhe vendimin e republikaneve per t’u riperfshire me postin e ministrit ne qeveri, duke e konsideruar kete kerkese nje te drejte te tyre ne baze te marreveshjes se lidhur mes PD-se dhe PR-se pas zgjedhjeve te vitit 2005. Nga ana tjeter, fillimisht, republikanet u perfaqesuan ne qeveri nga kreu i tyre, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec, ku si pasoje e shperthimit te nje fabrike te demontimit te armeve humben jeten 26 vete, Mediu u detyra te jap doreheqjen nga kjo detyre. Pas kesaj, kane qene vete perfaqesuesit e Partise Republikane, ata qe kane theksuar se kjo force politike nuk mund te perfaqesohej me me Mediun ne kabinet, por do te zgjidhte nje tjeter figure per ta bere pjese e qeverise.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.