Login



Register

Polonia jep shembull

polonia.jpgDje Polonia ka vendour të nxjerrë të shkuarën jashtë nga e sotmja dhe e ardhmja e saj me miratimin e një ligji të ri që bën të detyrueshëm rrëfimin për të gjithë ish spiunët dhe bashkëpuntorë të tjerë të komunistëve të cilët sot janë të punësuar në shtet. Ligji synon të spastrojë administratën publike nga të gjitha mbeturinat e së kaluarës. Administrata polake është e përbërë prej mbi 300,000 vetësh, nga këta të gjithë ata që kanë lindur para vitit 1972 duhet të përpilojnë një deklaratë me shkrim mbi përzjerjen e tyre me Służba Bezpieczeństwa (Sigurimi).
Ligji, i cili gjithashtu aplikohet edhe mbi akademikët, gazetarët polakë, dhe krerët e kompanive shtetërore parashikon dënime me përjashtime nga jeta publike deri në 10 vjet për gënjeshtarët. Ideja është që pas përjashtimit një ish spiun do ta ketë të pamundur rikthimin. Të gjitha format e mbushura nga njerzit e administratës do të dorëzohen në Institutin e Kujdesës Kombëtare, (Sikur dhe Shqipëria të mos ishte kaq harraqe). Instituti do të verifikojë çdo deklaratë. Njëkohësisht të gjitha dosjet sekrete do të bëhen plotësisht publike, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi të fshihet. Kritikët e ligjit të ri mendojnë se nuk është e drejtë të dënohen kështu njerëz të ndershëm të cilët u detyruan të bashkëpunonin pa pëlqimin e tyre. Por mbështetësit e ligjit përgjigjen se Polonia ka shumë nevojë për këtë ligj, në mënyrë që të mbyllë plagët e së kaluarës një herë e përgjithmonë, ndërsa ndërton një shoqëri me baza të demokracisë.

Kur flasim për një ligj të tillë, i cili duhet thënë se është një zmadhim i ligjit egzistues që deri sot mbulonte vetëm qeveritarët polakë, nuk kemi si të mos bëjmë paralelizma me Shqipërinë ku spiunët dhe bashkëpuntorët jo vetëm që nuk u hyn gjemb në këmbë por kontrollojnë jetën publike dhe ekonomike. Shqipëria ka shumë më tepër nevojë se Polonia për një ligj si ky, e megjithatë Politika shqiptare nuk lejon që ligje të tillë të hartoen. Përfundimet mund t’i nxirrni vetë. Vetëm se duhet kuptuar që kur thonë se shqipëria është një vend ish-komunist, kjo nuk është një referencë për të kaluarën historike, por për të sotmen tonë ish-komuniste.

Blendi Salaj

*Informacione nga Reuters dhe The New York Times u përdorën në hartimin e këtij artikulli.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

42 Komente

  1. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 1:50 pm

    Pastrimet, mendoj se kurren e kures nuk behen me ligj, Le te nxjerrin ligje sa te duan qeverite, me shume do demtohen njerzit e ndershem se sa ata qe jane perzjere me pislleqet.
    Degjo, miku im, ne se une kam pasuri, atehere jam i ndershem i drejte i forte bile dhe me i bukuri ne bote, edhe po te jem qorr une shohe me shume se dragoi i lekures se arte.
    Rraca e spiuneve eshte rraca me vitale ne te gjithe popujt dhe ne te gjitha kohrat, Po ti shohesh vleresimet qe u bejne spiuneve te tyre ne keto vende qe po jetojme ne, ata kane nje respect te vecant i quajne inteligjente. Edhe kur perdorin fjalen spy prape e perdorin me respect. Dua te them se ne kemi nje kuptim krejt te ndryshem per konceptet “spiun”, “sigurim” dhe me duket se politikanet tane perpiqen qe cdo gje qe kane dhe thone te huajt ta zbatojne ne menyre shablone ne vendin e vet. Mua me duket sikur keta perdorin formulen e Ajnshtajnit per gjetjen e shpejtesive dhe masave te medha kozmike E=mXc, per te gjetur shpejtesine e qerreve Sh=rruge/kohe. Ose me shkurt keta qellojne me bomba atomike nje mize.
    Per sa i perket asaj se pse thone te huajt se vendi yne eshte komunist une mendoj se politikanet e europes dhe amerikes duke qene se kane harxhuar qimet e kokes per ta permbysur komunizmin natyrishte qe do ta perkrahin nje “antikomunist te terbuar” sic eshte sala. Te gjithe ne shqiperi bile edhe ata qe i ka rrahur se mbari e seprapthi saliu, i atribuojne atij titullin e kalorsit me te madh per permbysjen e komunizmit.
    Ne te njejten kohe shume njerez e dine se populli shqiptare nuk pordhi fare per rrezimin e komunuzmit (rrezojhej vete per shkaqe nga me te ndryshmet) bile me sa di une askush nuk e kish qef pronen kolektive pervec atyre qe u hoqen si antikomuniste. Per mua Sala eshte komunisti i qelbur i asaj kkohe qe i mbarti cilesite e karakterit te vet nga ajo kohe ne kohen e re me shpejtesine me te madhe nderkohe qe te tjeret kishin nje gram burrerie ( me demek u vinte turp se qysh gjith ai komunist mund te dilete e te tradhetonte komunizmin. Po te ishte saliu antikomunist ai do bente me teper gjera nga c’ishin bere ne kohen e komunizmit. Une e perceptoj periudhen e komunizmit si nje periudhe historike ku u bene shume gjera te mira ne pergjithesi, por qe erdhi koha qe kjo kornize gjigante e marrdhenieve shoqeror, ne prodhim e ne prone duhej te thyhej. Por me pas ne shohim qe jo vetem korniza u thye por po behen 17 vjet qe nuk lejohet te permemdet periudha e komunizmit njelloj si atehere kur nuk duhet te lavderoje gjerat pozitive te te huajve ose te thoshe ndonje fjale te mire per rregullin qe vendosi regjimi i zogut per qetesine ne vend.
    Pastaj, po ta shohesh me realisht gjendjen, Kater kembet e asaj gjeje qe quajme shtet, ne Shqiperi sabotohen ne menyre sistematike qe nga viti 90 e prapa. Ligji-uji-electriku-rruga. Po te jene keto kater gjera mendoj se shume nga ne emigrantet do ti linim rrogat e larta ketu per te punuar me rroga ndofta shume me te ulta ne vendin tone.
    Mbase ja kam futur kot, plako, po une keshtu mendoj. Digj e digj gjithe ato gjera e dokumenta u shkaterruan ndersa une shoh ketej ndertesat dhe keshtjellat e feudaleve e mbreterve etjetej.

  2. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 2:01 pm

    Une mendoj se nje ligj i tille do te ndihmonte shume ne Shqiperi adriatik. mendoj se e pakta qe do bente do ishte sheshimi i fushes se lojes. “Antikomunistet e terbuar” do detyroheshin te zbrisnin nga pirgu i tyre i plehut. Do krijohej nje barazi e re, qe do favorizonte me te rinjte, gjerat do permirsoheshin shume shpejt.

    Do habitesh se si ndryshon nje vend kur ndryshon fryma qe e drejton.

    Sa per ate, qe Spiunet ne bote vleresohen…nuk po flasim per spiune si 007 po per hafije qe i kane shkaktuar plage dhe gjak popullit Shqiptar.

  3. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 2:08 pm

    ne themi ujku, ti thua gjurmet biles do edhe ti fshehesh.

    Rasti polak po behet mediatik per momentin sepse u kerkon gazetareve te rrefehen. Duke qene se ata i perkasin nje korporate te fuqishme kane mundesi dhe bejne zhurme.

    Gjithsesi le te fillojme edhe ne te merremi me te gjithe ata qe kane poste politike dhe ne administraten shteterore. Ne po presim ende faljen e gjakpiresve komuniste, ne po presim ende faljen e pasueses se PPSH, ne po presim ende te verteten.

    ka shume mundesi qe qeveria e tanishme mos ta bej kete hap por kjo nuk do te thote se nuk duhet bere, mbi kete çeshtje duhet te zgjidhet shumica e ardhshme parlamentare.

  4. anonim thotë:

    16 March 2007 @ 2:11 pm

    Blendi,

    ne se do nje fryme te re ne Shqiperi, atehere duhet te perpilohet nje ligj paksa i ndryshem nga ky i Polonise, nje ligj qe t’u ndaloje te gjithe ish-pjesemarresve ne organizata partie/rinie/gruaje te cfare dolloj rangu ngritjen ne poste publike. Beji pak llogarite, sa vete do zhdukeshin nga skena publike shqiptare: fillo me presidentin, vazhdo kryeminstrin, kryetaret e te gjitha partive, shumica e ministrave, shumica e administrates, shumica e pedagogeve dhe gazetareve. Hej, do hapeshin kaq shume vende pune per te gjithe ata qe ne 1991 kane qene adoleshente ose femije dhe per te gjithe brezat e tjere te rinj qe tashme kane mbaruar universitete jashte shtetit dhe ju luten ketyre plehrave per nje vend pune kur kthehen. E veme me bast qe nese behet nje ligj i tille shqiperia ndryshon brenda 10 vjeteve.

  5. refugjati thotë:

    16 March 2007 @ 2:35 pm

    sa here behet fjale per ligje te tilla, fillojne bejne shurren ne breke, spiunet dhe miqte e tyre.
    do ishte mire te behej ne shqiperi, po kush ta beje se.

  6. Leka thotë:

    16 March 2007 @ 3:09 pm

    E pergezoj Peshkun pa uje qe kap tema te tilla te qenesishme. Jo gjepura por thellime kritike per permiresimin e realitetit. Nje blog me te vertete i dobishem.

    Vetem po ta largojme te kaluaren do mund te shpetojme nga halli qe na ka zene. Nuk po them t’i denojme, por thjesht t’i detyrojme te mos merren me qeverisjen e vendit keta persona qe jane te kompromentuar.

    Duhet te kuptojme se kjo nuk duhet bere si shpagim, por thesht dhe vetem per ti dhene lirine sociale ekonomike per te cilen Shqiperia ka nevoje. Nuk mund te ndertohet e ardhmja me keto mendje te mykura qe na qeverisin tani.
    E gjithe politika ka nevoje per pastrim.
    Dhe ata qe pengojne krijimin e nje ligji te ngjashem jane pikerisht njerzit e implikuar. Prandaj ky popull duhet zgjuar, qe te ngreje zerin per te ardhmen e vet e ta shkuli nga trupi kete tumorr qe po e perpelit kesisoj.

  7. Agjent Operativ Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 3:14 pm

    O rober! Mua me spiunuan vete shoket e mi kur isha 6 vjec e i thane policit qe Agjenti ka pyetur se ‘kush do ta zevendesoje Xhaxhin Enver kur te vdesi”. Me ka bo polici me u betu 3 here ‘per ideal te Partise’ qe nuk do te mendoj me qe xhaxhi edhe mund te vdese.

    Ca ti boj ketyre shokeve te femirise une? Dua te them qe eshte e kote te merresh me ate te kaluar. Harroje me mire edhe ec perpara.

  8. Leon thotë:

    16 March 2007 @ 3:17 pm

    Blendi,
    Mos krahaso Polonin me Shqiperine,megjithese e kuptoj shqetesimin tend.
    Shqiperise nuk i ka ardhur e keqja keto 17 vjete nga ish-spiunet e komunizmit, por nga injoranca dhe hakmarrja primitive e politikes shqiptare.Gjithashtu, edhe nje dore ne kete drejtim, na i dhane dhe fqinjet tane si ne veri dhe jug!
    Keto jane ligje qe Polonine as e ulin dhe as e ngrene si komb apo shtet.
    Polonia qellimet e saj i arriti para ketij ligji,futjen ne EU me te drejta te barabarta.Kurse ne shqiperi duhen bere gjerat perseprapthi sic po behen keto 17-vjete!

  9. idris thotë:

    16 March 2007 @ 3:32 pm

    i dashur.Per mua me kryesoret jane per tu kuptuar gjera fare te thjeshta;
    -Shtete pa spiune do te treteshin si krypa ne uje pa hedhur hapat e para per tu prezantuar si shtet. Per rrjedhoje sado te na vrase veshin kjo fjale, gjeja e pare kushdo qe te ishte ne krye ‘do te merrej me organizimin e kesaj strukture dhe do mundohej ta bente sa me efektive per ruajtjen e shtetit.Dhe godina (strukturat )shteterore leshon hije ne te gjithe veprimtarine shoqerore te nje vendi.Perfundimi i pare eshte se nuk mund te kete shtet ne cdo forme qe te paraqitet pa “spiune”.
    Mendimi im personal eshte se me kryesorja eshte te largohen nga jeta shoqerore dhe politike dy prej hallkave me kryesore te spiunllekut..
    DEPUTETET e REKRUTUAR (te tashem apo te mbartur)dhePERFAQESUESIT e atyre organave qe perfaqesojne e perpunojne ANKESEN (mendimin) PUBLIKE.Nga keto dy kategori e para perpunon dhe nxjerr ligjet qe ne duam s’duam jemi te detyruar ti zbatojme,dhe kategoria e dyte ndoshta me e piste se e para i hedh ne treg per tia shitur publikut.
    Personalisht kamnje mendim qe te largoheshin edhe nga administrata publike.
    Nje debat i yni per kategorine e dyte si specie qe me siguri ka depertuar edhe te “Peshku”dote beje qe ne te dallojme shume qarte se ke organizata perfaqesojne.Te fshehur dhe haptaz, ata jane prezent si kur shajne e mallkojne te shkuaren(kjo kategori eshte shume e veshtire per tu identifikuar SEPSE ESHTE BERE MODE) ashtu edhe ata qe mallkojne te sotmen kur e krahasojne me te kaluaren.Mbi nje emrus te perbashket,SHQIOERIA NUK BEHET
    Falenderoj kuratoret per prurjen bash ne nje moment teper pikant tek Peshku.Perfaqsimi i nje mentaliteti TOLERANT qe ka marre persiper Peshku si i vetmi zedhenes deri tani i barabarte ne reciprocitetin pro -kunder ,po kalon shenjat e para te ndikimit pa e kuptuar te nje kategorie te re spiunesh te pelqimit dhe mospelqimit,te fshirjes apo lenies,te njerezve te rendesishem apo pak te rendesishem.Do uroja me gjith shpirt kete faqe ashtu si dalengadale te ruaje kete vazhdimesi per te thithur mendim perfaqesues te nivelit sa me te larte intelektual shqiptar.Duket si ender,por eshte e mundshme mbi binomoin pro dhe kunder.Eshte aftesia e Kuratoreve qe nga peshkimi me gjize kaluan me grep,dhe nga peshkimi me grep po kalojne ne ate me mjete moderne.Por kujdes,spiunet(egoizmi pa cak) jane gati te nderhyjne edhe ketu per te peshtyre ne gjelle.

  10. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 3:45 pm

    Keto qe po ndodhin sot jane pasoja te asaj qe ka ndodhur dje.

    Kush e konrollon politiken ne Shqiperi?
    Po ekonomine?
    Po drejtesine?

    Djema, mos kini frike nga e verteta edhe nqs ajo ju (na) nxjerr te shtremberuar.

  11. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 3:47 pm

    Jo se jam kondra (sic thote Trebicka) ketij ligji por mua me pelqen qe te gjithe atyre qe kane qene spiune dhe shpifes duke marre me qafe tjetrin (une kam historine time te hidhur) tua pres gjuhen sikunder ka bere Norvegjia a suedia me hajdute qe u prisnin krahun etj. Puna eshte se nuk me pelqen qe te biem ne poziten e minjeve qe u mblodhen ne konference per te diskutuar se ne c’menyre te merrnin masa per te penguar diktatorin macok qe po i cfaroste per dite.
    Dhane e moren dhe ne fund u ngrit njeri dhe u tha se po ti varim nje zile ne qafe ne me siguri do ta degjojme kur afrohet dhe keshtu shpetojme duke ja mbathur.
    Te gjithe minjte brhohoriten te gezuar qe me ne fund e gjeten zgjidhjen dhe e falnderuan shokun e tyre ( ne kete rast mua si propozues i kesaj zgjithje) duke i thene se te kemi borxh jeten.
    Ne fund ngrihet nje mi i cale dhe i currufjasur por ulerimat e shokeve nuk elejonin te shprehej. Pasi drejtuesi i konferences vendosi qetesine ai foli me ne fund: Hajde te zgjedhim ata qe do i lidhin zilen macokut!
    Ne asnje menyre nuk dua te fyej njeri, une e perseris me pelqen peshku sepse nuk kam pare ndonje sajt tjeter ku per nje nxemje a fjale te ashper ti thuhet tjetrit ne repliken e dyte: Me fal por isha i nxhur.

  12. Cheney thotë:

    16 March 2007 @ 4:32 pm

    Disi komplekse kjo per shqiperine tone kaq te vogel e te varfer..
    Minimalisht, ka dy ane medalja; komunistet nuk ishin spiune dhe shume nga spiunet u detyruan te spiunonin pasi ndryshe i priste nje fund i hidhur(kuptohet shume ja bene gropen tjetrit me qef)… ku do vihet viza ne rere? ish spiunet i kemi ne te dy krahet e politikes dhe sado optimist me qen se besoj se vec koha do na ndihmoje..per te mos folur qe sala e shoke sa i hipen kalit heren e pare, pastruan dosjet e tyre duke i fryre ajer te lagesht kerme gomes se vjeter te xhambazllikut..

  13. shqipo thotë:

    16 March 2007 @ 4:34 pm

    Radha e Shqiperise per kete ligj,se te gjith jane komunista dhe spiune

  14. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 4:56 pm

    Cheney thote:
    ku do vihet viza ne rere? ish spiunet i kemi ne te dy krahet e politikes…

    ***

    Padyshim qe ish spiunet i kemi ne te dy krahet e politikes. Viza ne rere do hiqet keshtu. Ke qene bashkepuntor? Dorezo celsat e zyres dhe ik gjej pune ne privat.

    Me teper se pastrimin e administrates nga ish-sigurimsat ky ligj do te kishte nje efekt te jashtezakonshem Psikologjik. Me largimin e te vjetres i hapet udhe te ardhmes. Nuk do kete me vend per akuza te shpifura, as per debate shterpe dhe demagogjine antikomuniste qe i ka zene frymen mendimit progresist.

    I gjithe spektri i jetes shqiptare vuan nga tej ngarkesa politike, apo politizimi i tepert. Akoma edhe sot e kesaj dite kur politikanet flasin per NE dhe ATA e kane fjalen per grupet kundershtare te shpallura qe ne kohen e Enver Hoxhes. Me pak fjale, ne sot vijojme te bejme lufte klasash. Dhe e bukra eshte qe ata qe akuzojne me shume jane ata qe kane kryer mekatet me te renda. Edhe sa kohe do i leme te na terheqin per hundesh? Pse te mos cohet e verteta deri ne fund?

    Duhet patjeter te shkundim kete psikoze te mykur qe ka kapur vendin ne cdo fushe. Kemi shume nevoje te ndjekim shembullin e Polonise, te zbardhet gjithcka. Ne angisht i thone; “CLOSURE”.

  15. tomsojer thotë:

    16 March 2007 @ 5:10 pm

    Jo krahasime. Isha vjet ne Gusht per pushime ne Poloni. Jam befasuar per rregullin, disiplinen, cmimet e ulta, cilesite e larta, dhe vajzat qe nuk xhvisheshin si majmunkat tona ne rruge. Madje spikerat e prezentatoret ne TV ishin shume normal ne veshje. Kurse tonat nuk gjejne rast te thone “he mo se veshje skenike eshte”.

    Nuk habitem aspak. Beni nje vizite andej dhe nuk do habiteni as ju.

    Ndejta dhjete dite, asnje lajm kriminaliteti ne TV. Nje lajm i brendshem, nje i jashtem dhe nje nga fqinjet.

  16. tomsojer thotë:

    16 March 2007 @ 5:15 pm

    Adriatik, nuk ja fut kot, mendoj se je shume i sakte.

  17. Cheney thotë:

    16 March 2007 @ 5:16 pm

    ”Ke qene bashkepuntor? Dorezo celsat e zyres dhe ik gjej pune ne privat”
    Po kush do ta beje kete pra? vet spiunet? blendo, ne skemi hedh akoma hapin e pare.. Akoma nuk kemi nje ligj qe kontrollon figurat qe kandidojne per poste politike..Jam shume dakort me ty ne ate qe pleu te versulet e te quan ple edhe kur sje dhe ne fund nuk ke ca i ben pasi nuk mund te provosh as edhe nje gje..

  18. Paul Tedeschini thotë:

    16 March 2007 @ 5:18 pm

    Po ti vendosim ish spijujt shqiptar te komunizmit ne njeren ane te balances dhe ne anen tjeter te balances te veme ato qe nuk ishin spijuj, atehere nga do te anoje balanca?

  19. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 6:16 pm

    Cheney, jam dakord me ty qe nuk mund te presesh nga ish spiunet te denojne veten e tyre. Kjo eshte naive.

    Por nuk mendoj se me kaq dorezohemi dhe rrime duar kryq. Media dhe Opinioni Publik, shtypi si Pushtet i Katert dhe shoqeria civile duhet te ndermarrin kete beteje.

    Levizje politike mund te formohen qe kane kete riciklim politik ne thelb te programit te tyre, levizje me integritet te pacenuar te cileve “antikomunistet e terbuar” nuk kane c’vrer tu peshtyjne.

  20. Lawman thotë:

    16 March 2007 @ 6:20 pm

    Thone qe Sala ka qene sekretar partie dhe nje nga doktorret e enverit. Madje flitet se me shurren e enverit ka bredhur boten per ti bere analizat.

    Dine gje ju nga keto akuza?

  21. laurent thotë:

    16 March 2007 @ 6:26 pm

    ca lidhje ka mes:
    ”thone qe…..” dhe ”Dini ju nga keto akuza?”

  22. Lawman thotë:

    16 March 2007 @ 6:30 pm

    Lidhja eshte se shpresoj qe ndonje peshk qe mund te deshmoje qe ka qene dhe ai me Salen dhe me analizat e Enverit ne te njejten dhome, apo nevojtore.

  23. laurent thotë:

    16 March 2007 @ 6:36 pm

    Them se kjo, po, ishte nje pergjigje e bukur.

  24. Kotherja thotë:

    16 March 2007 @ 6:46 pm

    Blendi,

    Kapitull i mbyllur. Do behej gjaku deri ne gju ketu ke ne.

    Megjithate gjej email e Preç Zogajt dhe kerkoi mendim. Ai ka pranuar hapur ne media se ka qene bashkepunetor i sigurimit e megjithate eshte deputet.

  25. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 6:53 pm

    Kapituj te mbyllur nuk ka. Ky per ne eshte qendrim patetik, qendrimi me i kollajte por pa bole. E kuptoj qe nuk do ishte e lehte, biles jam dakord se gjaku do derdhej. Por une them me mire keshtu se sa te jetojme kolektivisht te tredhur.

    Kjo tragjedi vazhdon te shkruhet, si mund te pretendojme per kapitull te mbyllur? Ne rast se ne do biem dakord qe te fleme me hasmin, te mos cuditemi kur zgjohemi me thiken ne fyt.

    Ketu perplasen dy Shqiperi. Ajo qe duam ne dhe ajo qe duan ata.

  26. toni thotë:

    16 March 2007 @ 6:55 pm

    Shqiperia esht nje vend me nje te shkuar dhe me nej histori te turpshme komuniste. Shum njerez per nje arsye ose per nje tjeter por edhe disa me bindje te plota sadiste u ben bashkpuntor te sigurimit te shtetit ne shqiperi dhe u ben pergjegjes per burgime dhe ekzekutime politike. Kur komunizmi ra ne shqiperi keta njerez nuk mbaruan se ekzistuari por disa iken nga vendi e disa vazhduan te bejn nje jet normale si gjith tjeret. Shqiperia nuk esht e para qe perballet me fantazmat e se kaluares, prandaj duhet te marrim shembull nga vende qe jan perballur me keto probleme dhe qe i kan zgjidhur ne menyr te sukseshme. Shum njerez nuk duan ti kujtojn me ato kohra dhe mri bejn gjithmon duhet te shikosh perpara por asnjeher nuk duhet te harrosh te shkuaren

  27. Kotherja thotë:

    16 March 2007 @ 7:00 pm

    Ok, ok me teorine, por realiteti ketu eshte vdekje prures.

    Ne emer “te luftes” ndaj te keqes ketu do behej nami. Sikur i kemi ca shembuj jo shume te larget.

    Ketu iken nga puna se ke votu per kete apo ate parti jo me te klasifikohesh hafije zyrtarisht. Them qe eshte e kote.

  28. ardi thotë:

    16 March 2007 @ 7:02 pm

    ….mendoj qe eshte kohe e humbur te fillojme e te merremi akoma me te kaluaren e keqe….gjithe keto vite sado pak, mentaliteti ka ndryshuar dhe te gjykosh akoma njerezit ckane bere para 20 vjetesh, sja vlen - them une….ai qe eshte te beje punen sot, ska rendesi sa spiun “i mire” apo i keq ka qene…..mesa kam pare e degjuar polonia eshte ndryshe nga ne….spiuni me i ri i asaj kohe eshte te paktene 50-60 vjec tani…dhe ska fuqine e cfaredo lloj komunisti te kete qene…ai qe ben punen ska rendesi ne eshte, ka qene apo do te jete spiun me dosje….asnjehere sdo merret vesh se kush e se sa spiun njerezit e asaj kohe kane qene, kur dosjet nuk u hapen ne kohen e duhur….

  29. idris thotë:

    16 March 2007 @ 8:00 pm

    gjith keta tedenuar s’mbajne mend asnje emer denobcuesi?

  30. trimi thotë:

    16 March 2007 @ 8:11 pm

    une mendoj se kjo eshte mese e nevojshme te behet edhe tek ne, bile e vonuqr. NUk behet fjale per spiune te mirefillte, por per qelbaniker qe shisnin nenen e gruan per nje buzeqeshje te sekretarit te partise. Dhe keta persona sot hiqen si antikomuniste e jane bere drejtues ne ekonomi, politike e kulture. Duhet ta bejme qe cke me te.
    Keto ishin ato pjellat e quajtura Njeriu i ri, qe nuk ka as fe e as atdhe. Jane ato arsyeja perse sot Shqiperia ka rene ne kete derexhe, dhe nuk po ia dalim dot te ngreme krye.
    A jeni gati te japim firmat per ti bere nje kerkese parlamentit pêr te miratuar nje ligj te tille?

  31. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 March 2007 @ 8:14 pm

    po te thuash komunistet, spiunet shpifsit, keta pushtat e pushtetit te sotem dhe ata qe presin ta marrin, me shume siguri fshihen se ato koncepte jane shume me voluminoze dhe asnjehere me permbajtje homogjene, por po te bertasim (se tjeter gje s’bejme dot) te verteten qe kemi jetuar keto 17 vjet d.m.th. politikanet e sotem nuk kane bere kete apo ate, kane vjedhur kete apo ate, them se mund te kete nje fare efekti. Ate punene e ligjeve per spiunet ata e kane me teper per ti zgjatur jeten vehtes, Te gjithe e dine se ata i grisen dokumentat ne emrin e luftes kunder komunizmit duke djegur gjykata kadastra, komitete egzekutive komitetee partie. Fakti eshte se te gjitha dokumntat e shqiptareve ne keto vende ishin dhe zjarrin nuk ja vume une dhe ti por ja vune ata duke ndersyer rrugacet me ura ne dore. Ja le te dale njeri dhe te thote u be gjithe ajo lufte kunder komunizmit por ne fakt asnje komunist su vra por u luftua kunder mullinjve te eres dhe shakujve te veres qe i kishte vene me djersen e vet prindrit e tu dhe te mij dhe me e tmerrshmja ishte djegja e dokumentave sa edhe leter njoftim s’ka . E po kjo nuk ka ndodhur as ne kohen e majmunit dreqi ta haje. Tani te gjithe e dine se berisha ishte zjarrvensi i Shqiperise dhe te gjithe shesin pordhe se nuk ja mban as nje shqiptari ti dale sy per sy kesaj bishe te eger. Vetem ai eshte celesi ifatkeqesise dhe kthimit ne rruge te mbare te ne shqiptareve si komb. Po dale te shohim akoma se sala do jete ne pushtet edhe do tja shohim me shume sherrin.

  32. Leon thotë:

    16 March 2007 @ 9:03 pm

    trimi,
    ata njerez qe thua ti jane ne pushtet, ose kane njerezit e tyre ne pushtet sot. E kupton ku qendron marrezia shqiptare?
    N.q.s. del ky ligj, demton shume maxhorancen e sotme.Atehere, me cfare ti mbajne breket lidhur anti-komunistat shqiptare?
    Ketu gjithmone diskutohet n.q.s. ka ngelur ndonje dosje,se dihet qe ne 92-shin qe Demokratet i dogjen!

  33. trimi thotë:

    16 March 2007 @ 9:07 pm

    Leon
    nuk besoj se dosjet jane djegur. Origjinalet nuk ka burre nene ti luaj. Jane djegur kopjet neper zyrat e ndryshme.
    Une prandaj deshiroj me gjithe zemer te behet ky ligj, se ata qe kane cuar fqinjin ne burg se thonte se nuk kishte mish, apo ato qe kane studiuar shurren e enverit dhe kane spiunuar se kolegu thoshte se kishte ngjyre te shpifuar po na hiqen sot si engjej. Per me teper kur as nuk e dine se cfare eshte komunizmi; dhe se cfare ishte ajo qe u perpoqen te ndertojne ne SHqiperi

  34. Leon thotë:

    16 March 2007 @ 9:31 pm

    trimi,
    Me 92-ishin vetem Adem Jashari ngeli pa u arrestur nga Serbet ne Kosove.Edhe ato dosjet nuk kish burre nene ti hapte per ata djeme, por burrat pordhen me 92-ishin dhe kane ngelur matrapazet deri me sot qe bejne pazar dhe me dreqin.
    Keshtu qe, mos u habit per cdo gje!

  35. Pjer Thomas thotë:

    16 March 2007 @ 9:37 pm

    Tema eshte sa delikate aq dhe komplekse. Lajmin mbi dosjet e lexova ne menjgjez tek gazeta “Metro” kur po shkoja per pune me tramvajin e nentokes. 1)Them delikate sepse prek nje pjese te shoqerise sone, te cilet mund te jene ose te shtytur/shternguar nga operativet apo sigurimsat , ose vullnetare (keta te dytet mund t’i ndajme ose ne te verber ndaj sistemit ose cmirezinj, egoiste, ngatrrestare. Me perpara kur jetoja ne Shqiperi, i urreja kaq shume spiunat dhe sigurimsat apo me sakte tere aparatin e Ministrise se Brendeshme, sa mendoja se ata duhet te paguajne maksimumin e denimit, biles kam qene per hapjen e dosjeve, mirpo keto vite ne perendim , me binden (jo brenda 1 dite , nje jave , nje muaji) se hapja e dosjeve ne Shqiperi , mund ta zhysi vendin ne nje katastrofe shoqerore. Ne koken time, me lindin çdo minute me dhjetra pyetje apo ide, e disa nga keto jane ; pse duhet te diskretitohen spiunet apo te pengohen nga punet publike, kur duhet ne rradhe te pare te diskretitohen padronet e tyre, pra ata qe drejtojne (apo drejtuan) ne te vertete. Ata qe kane torturuar, ne cilin grup hyjne. Ajo pakice drejtuese e shtetit, ata qe kane dosjet, ata qe rekurtonin, keshilltaret te skenes e prapaskenes, ata qe bejne levizjet e skenave dhe figurave politike (kuptohet te atyre qe i kane ne dosje) , pra tere keta qe mund te kene bere karriere dhe me spiunllik ne fillim, ku hyjne, a punojne vertete per Shqiperine, apo çojne uje ne mullirin e qarqeve armiqesore (qofte dhe padashje, nepermjet njerit nga te tyret qe mund te hiqet si “patriot” . Une jam shprehur dhe ne librin “Vizione te qarta” 1995 (te pabotuar akoma) se nese une do te zgjidhesha nje deputet a do te mirrja nje post , gjeja e pare qe do te beja , do te ishte hapja e dosjes time per te pare cilido se kush isha , mirpo kete gje fatkeqesisht nuk e ka bere asnje politikan apo parlamentar, megjithqe akuzojne (me vite) njeri-tjetrin me pseudonime. Nje here duke punuar ne dyqan (ne Shq. 1996-99) se bashku me nje kushuririn tim i cili kish qene punonjes i ministrise se Brendeshme (shqiptaret kane pasur ne fisin e tyre gjithmon dhe te nomeklatures dhe te persekutuar), perfitova nga rasti dhe e pyeta mbi çeshtjen e spiunave dhe dosjeve ; -Josif , do te doja te dija si ka qene kjo puna e dosjeve dhe atyre te kombetares (me vinte zor t’ia thoja spiunave dhe perdora nje shprehje qe ai vete e perdorte duke buzeqeshur sa here me tregonte histori nga te tijat). -Pjero, pseudonime nuk kishim vetem ne qe gjurmonim por dhe ata qe gjurmoheshin, psh. quhej Mali ai qe gjurmonte apo raportonte dhe ai qe gjurmohej/vezhgohej quhej Drerza p.sh. Nga ai mesova se kur spiunet raportonin , nuk permendnin emrin e atij qe e kishin nen vezhgim por pseudonimin qe i kishin vendosur eproret. Edhe ai vet kishte pasur probleme me eproret per liberalizim , si shume sigurimsa (tani kete fjale nuk e permend me urrejtje si dikur) te asaj kohe , qe mund te kene qene vertete njerez me ndjenja e progresiste, parvarsisht se ne u shihnim vetem anen e erret. 2)Them; Komplekse, sepse prekja e kesaj teme , si ti shash dhe si ti mbrosh spiunet , krijon siklete tek njeriu se , po te shkruaj keshtu mund te mendojne se ka diçka, kur ne te vertete s’ke asgje, dhe po te shkruash ashtu, perseri krijohet sikleti se po fsheh diçka, kur ne te vertete perpiqesh te thuash ate qe ndjen e mendon sot, paçka se ky mendim mund te bjerre ndesh me mendimet e tua te meparshme apo me paragjykimet e te tjereve. 3) Duke qene se jetoj e punoj ne perendim, dhe e pashe se si veprojne keto vende, (ketu i mbrojne spiunet, dhe shumica e filmave i kushtohet atyre, pak/ca e veshtire per te mos thene e dhjere, per shijen dhe kulturen time ) , them se ata (po te perjashtojme deshmitaret e rreme) nuk ka pse te ngacmohen , se ata kane bere punen e tyre, te shtyre nga regjimi, kushtet, ideali, egoja, dhe nuk kane qene ata e keqja e sistemit dhe Shqiperise (se çdo sistem e qeveri ne bote puneson spiuna), por drejtuesit kryesore dhe ata qe u sherbejne/buen qarqeve armiqesore te Shqiperise, plus dhe faktore te tjere, por jo keta qe po sherbejne si mish per top.

  36. emigranti ne kthim thotë:

    17 March 2007 @ 12:34 am

    Kurse une ore pjero mendoj qe duhen dekoruar keta spiunet sepse vertet kane punuar ne kushte shume te veshtira .

  37. Nardi thotë:

    17 March 2007 @ 11:02 am

    Ne Shqiperi mungon totalisht nje vullnet politik per te bere nje ligj te tille dhe mungon pikerisht se te gjitha partite politike jane pjelle e PPSH-se se famshme dhe kurrsesi nuk kane ndermend ti heqin vetes ato favore qe kane.
    Personalisht mendoj se pseudo-komunisto-skllavopronaret qe sunduan 50 vjet haptas nen driten e diellit do te sundoje dhe per 50 vjet te tjera dhe vetem me nje maskim te lehte ndryshimin e emrit asgje tjeter.
    Jo vetem qe ato krime makabre dhe vepra monstruose qe i jane bere popullit tone nuk denohen por me ane te medias i behet dhe nje manipulim i papare popullsise.
    Ul e ngri ne shtyp vetem histori me komunista me partizane lexon madje ndonjehere kjo lloj fushate mediatike zgjat me shume se 2-3 muaj pushon paksa fillon perseri jo Mehmet Shehu jo Kadri Hasbiu terci verci gjithe emrat e nomeklatures komuniste.
    Madje kohet e fundit qarkullon dhe ideja se te persekutuar te mirefillte nuk ka (te shkretet jane harruar me kohe e me vakt) ata qe kane qene, kane qene komuniste.
    Keshtu qe eshte histori e kote perfundimisht jo hapen dosjet jo s’hapen jo del ligji jo nuk del, dhe po u hap ndonje dosje do denohet ndonje peshk i vogel se peshkaqenet e vertete do te vazhdojne te luajne teatrin e politikes shqiptare me role kryesore.

  38. Pjer Thomas thotë:

    17 March 2007 @ 8:07 pm

    Emigrantit ne kthim, Dikur kur socializmit po i vinte fundit, me njerin nga xhaxhallaret e mij , benim plane se ku dhe si do i internonim antaret e Byrose Politike, antaret e KQ. dhe tere pushtetaret e nomeklatures, perfshi dhe spiunet. Dhe kishim vendosur tamam si rrathet e ferrit te Dantes, (tek fushat e myzeqese) , disa rradhe me tela, ku ne mes (rrethin e vogel) do te rrinin byroistat, ne nje rreth pak me te madh do rrinin antaret e KQ , nje rreth me i madh do rrinin pushtetaret e ndryshem, e ne rrethin tjeter punonjesit e ministrise se brendeshme. Biles haheshim se me sa rradhe do ta benim, jo me tre , jo me 4 , dhe kete forme e kishim bere qe byroistat ta punonin vete token per tu ushqyer, ata te KQ po ashtu, ndersa tek rrethi i madh do verenim se si ata do ta ndanin punen, se si do t’ia fusnin njeri-tjetrit, kuptohet qe do u lenim toke te mjaftueshme, qe te punonin te gjithe. Parashikonim se si do te komunikonin nga telat me njeri-tjetrin, ndarjen ne klane etj. Mirpo siç erdhen bathet , ata i morren masat para nesh, bene ate terheqjen e organizuar, siç e kam thene tek libri “Vizione te qarta” (1995, e pabotuar akoma), dhe si konkluzion do te thoja se ata kryesoret , ata “patriotet”, ata qe e mbajne peng Shqiperine, ngelen perseri ne krye, dhe tani per te terhequr vemendjen, kujt t’ia fusin, ia fusin atyre mavrive, pra me nje gur vrasin dy zogj, mbeten gjithmone ne krye, kontrrollojne çdo gje, dhe nga ana tjeter krijojne imazhin se e keqja u zhduk, kur vete ata jane e keqja kryesore.

  39. Buburreci thotë:

    17 March 2007 @ 9:58 pm

    Me duket se paskeni kujtese te dobet! Kjo qe kerkon Blendi eshte bere nje here para disa vjetesh. U kontrolluan nepunesat kryesore te shtetit dhe te vetmit qe i doli emri ishte Rrustem Gjata. Edhe Precit i doli emri para shume vjetesh, por aty e keni, deputet!

    Per te gjithe ata qe mendojne se spiunet ishin nje kategori e vecante njerezish, me lejoni t’ju them se e keni gabim. Ata ishin si ne, as me te dobet dhe as me te forte. Ata ishin mes nesh dhe ata jane mes nesh, ne familjet tona! Dhe ajo qe kusheriri ka harruar t’ia thote Pjer Thomas: distanca nga i dyshuar (survejuar) ne informator ishte shume e shkurter. Pjesa tjeter eshte ne rregull. Kishte edhe njerez qe nuk e mendonin veten informatore, por ne regjister mund te gjenden me pseudonim. Oficeri duhej te kishte nje numer informatoresh, te zgjeronte rrjetin etj.

    Le te mendojme per nje moment se i njejti proces (lustration) do te kryhet perseri. Le te mendojme se do te gjenden disa emra te rinj. Edhe keta do te hiqen. A do te ndryshoje ndonje gje ne Shqiperi? Ketu nuk eshte fjala per 1, 2 ose 3 vete. Ketu behet fjale per nje kulture te stabilizuar qe mund te permblidhet ne dy fjale: partitokracia dhe shfrytezimi i postit!

    Ne 92′ u premtua hapja e dosjeve, por ne vend te saj ndodhi zhvendosja e disa dosjeve, per ata me te rendesishmit, nga zyrat e sigurimit tek Presidenca. I jepeshin ne dorezim Kolec Topallit! Verifikojeni, peshtuqe!

  40. vlonjati thotë:

    17 March 2007 @ 10:09 pm

    A ka Kolec Topalli lidhje fisnore me Jozin,
    dhe nese po,
    kocidenc apo rastesi qe 2 persona ne 2 kohe te ndryshme, nga e njejta rrejedhe familjare te jene me te besuarit e Berishes!!!

  41. Zana thotë:

    17 March 2007 @ 10:12 pm

    Jo ,rri i qete Vlonjat,asnje lidhje fisnore…..

  42. Iris Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2007 @ 11:11 pm

    Eh teorikisht jam shume dakort me denimin e atyre qe kane qene bashkepunetore te sistemit te atehershem , te pakten me mospunesim ne detyra publike ne te cilat pasurohen me shume dhe vazhdojne te jetojne ne kurrizin e shqiptareve te tjere.Praktikisht kush do e hartoje kete ligj? Kush do e aprovoje ne parlament? Aty 80% jane ata qe kane qene spiune dhe lajkatare te atij pushteti…si veshtire ta aprovojne rrenimin e tyre.Te rinjte s’i lene ata te ngrene koke ne politike nese u duken te rrezikshem, lene vetem ndonje kshu sa te llapi kot e me kot duke shpalosur idealet e veta derisa te lodhet.Kjo ka qene pershtypja qe me ka lene ndjekja e seancave parlamentare ne tv:)
    Nuk habitem nga parlamentaret qe s’bejne nje ligj te tille, por habitem nga ish te persekutuarit, nga ata qe kane pare prinderit te vuajne, te internohen nga spiunimi i njerezve qe tani vazhdojne te kene pushtet e para pa u hyre gjemb ne kembe.Me habit indiferenca e ketyre njerezve, dhe fakti qe s’kerkojne drejtesi…kaq pak te vlejne gjithe ato vjete te kaluara nen perbuzje, sa te lahen me demshperblimet qe u jane dhene? Ndoshta jane te lodhur dhe s’mund te kerkojne te drejten e tyre ose ndoshta jane zemergjere aq sa te falin ata qe u kane nxire jeten ….per mua eshte enigme kjo gje.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.