Identifikohu



Regjistrohu

Politicks of Luv

emigrant

Unë anoj djathtas, i dashur,
Më the,
Asimetrikja ime,
Si në prag-rrëzim.

Unë prirem majtas,
Rrëzimet tona ndalin
Njëri tjetrin,
Në puthje të qendrës.

Dhe flokët krehur ndryshe
I kemi,
Dhe kitarave me duar të ndryshme,
Si Lennon-McCartney,
U biem.

Dhe në shtrat në dy anë të ndryshme
Të parapëlqyerat
Biem,
Por paktet i prishim,
Traktatin e anësisë e mbledhim shuk
Si çarçafët,
E flakim si nënkresat
Që s’duhen.
Të sjell në qendër,
Aty shuhen sherret
Që nisin nga llogoret
Majtas-djathas
Të dyshekut.

Gjoksi i djathtë, i preferuari,
I përkëdheluri,
Plasaritur nga thithjet,
Me “dhimbën krenare”
I mburret të majtit,
Hatërmbeturit,
Kokëvarurit
Nga mosvarjet.
Sa vështirë
Të mbash drejtësi,
Të jesh i paanshëm
Në simetrinë e asimetrive tona.

Sa vështirë
Të mbash drejtësi!
Buzët e qendrës,
Të lutem,
E dashur,
Jepmi përsëri!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

25 Komente »

  1. eT thotë:

    12 Maj 2008 @ 4:17 pm

    shumë e këndshme Çimi.

  2. avocados thotë:

    12 Maj 2008 @ 5:01 pm

    it is too cool per te qene poezi e mire… nuk ndihet qe te ka dhembur fjala ose mendimi ketu.
    larg nga kjo lloj letersie, me fal per guximin, ciao.

  3. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 5:42 pm

    avocados, jam 100% me ty! I mean it!

  4. eT thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:38 pm

    s’qeka gjo megjithmen Çimi.
    PS: tani qi e lexova pr her t’dyt.

  5. klajdevour thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:41 pm

    emigrant, kjo eshte me e mira e jotja (sipas mendimit tim :) te gjithe te tjerat kujdesesh shume te kenaqesh sa me shume vete nga ata qe ti ndoshta ua njeh pritshmerite qe kane per ty, po perfundon qe nga ky merak te plotesosh veten me shume se te tjeret. Sic thote avocados, ketu ke bere te kunderten, por ke kenaqur me shume besoj :)

    tani, une jam i mendimit qe duhet Të jesh i paanshëm Në simetrinë e asimetrive te te gjitheve, por sa me komunikues me sa me shume rob, aq me universal eshte cdo gje qe ka te beje jo thjesht me artin, por me komunikimin.

    te jete ky arti “djallezor” i se rese :) …?

  6. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:43 pm

    Nuk eshte gje eT! Ishte shume personale, ne fakt, dhe pa asnje pretendim. Si them edhe te blogu im, keto jane si snapshote qe i mban ne albumin privat, per ti pare me vone me njerez te dashur.

  7. klajdevour thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:44 pm

    “it is too cool per te qene poezi e mire…”

    qe ketu eshte paragjykim!

    emigrant, po ti cke qe pranon cdo paragjykim :) ?????

  8. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:47 pm

    Krist, mire ma ben. Ke rast me ma vesh mire dhe me “marr hak” sa te dush. Ketu jam kap ne cep te ringut, vella. Dy vula te nxime ne fytyre i kam qe tani… :D

  9. klajdevour thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:56 pm

    eshte me pak “elitare” por me e bukur! Sfida e poshter e art-komunikimit ne ditet tona :) Ndiq kete tendence dhe mundohu ta sofistikosh, mos qendro ne tendencat e fluturimit ne ca qiej qe vec pakez njerez pretendojne ti kuptojne (???) - futi ne nje hulli tjeter ata qe presin tjeter nga ty, beji te te ndjekin duke i surprizuar dhe atehere kur ndoshta fillojne te ndjejne merzitjen e pare, vendosu nga nje “tritol” artistik :) dhe leri te mendojne se kane fluturuar ne qiejt qe ata duan te shijojne (pa e kuptuar derisa te vdesin se kane shkuar tjeterkund…)

  10. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 7:59 pm

    Krist, do kesh qene duke pi ndonje birre me Benin me duket … :D :P

    Nejse, FLM!

  11. kush.jam thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:04 pm

    e lypme me stil he kodosh! I bukur vargu dmth, mgjs pak si fort i ke meshuar paralelizmit.

    Si tha ai/jo me lart? “nuk ndihet qe te ka dhembur fjala ose mendimi ketu…” looool!

  12. doriani thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:12 pm

    e pabesueshme por e vertete,nje poezi-simbol ne llojin e saj.Urime.

  13. klajdevour thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:13 pm

    Cimi, se kam pare benin e mire te pije ndonjehere :)

  14. klodi thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:19 pm

    Sa vështirë
    Të mbash drejtësi!
    Buzët e qendrës,
    Të lutem,
    E dashur,
    Jepmi përsëri!

    ——-
    :D bukur emigrant.

    per mendimin tim un mendoj qe po te mendosh mire dhe mendjen ta kesh perqendruar mire ne mendim ….dhe ta laxosh mire ate qe este skruar me lart , mendoj qe ka per te kuptuar per te gjjithe , si per ato qe kuptojn nga letersia , si per ato qe nuk e kan qejf gjuh-letersine.
    bukur emigranto ….si gjithmon .

  15. Peshku Fluturues thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:44 am

    Emigrant
    Mu per veten time m’pelqeu.
    Ti si ta kesh!

  16. Milloshi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 4:11 am

    Gjoksi i djathte, po cfar djathi sna e tha.

  17. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 4:55 am

    Millosh, ne mungese te djathit te gjirokasters, rekomandoj pecorino con foglie.

    Eshte yll!

  18. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 4:59 am

    Aty shuhen sherret
    Që nisin nga llogoret
    Majtas-djathas

    Mu më duket se aty fillon “sherri” :P

    P.s: Sikur të mos arrija deri tek:
    “Të lutem,
    E dashur,”
    do vazhdoja të të imagjinoja me një të dashur (dmth jo nga ato :P )

  19. Moza thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:14 pm

    hemmmmm se di ca te the,
    Sikur ke dash te sjellesh ndermend Neruden, por ne fakt me solle ndermend T.Kekon me ket.
    “http://www.youtube.com/watch?v=XE8RMZC_8xs”

    Spo e gjej pa audio, por nejse, Pirros i shquhen fjalet ndersa kendon

  20. Moza thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:14 pm

    ca te them

  21. kapiten kapiteni im thotë:

    14 Maj 2008 @ 12:45 am

    Kjo eshte poezia Emigrant!
    Ka vend edhe per keto “subjektivizma” qe ne fakt per mendimin tim eshte nje poezi e mirefillte dhe shume e larte.

    I Mean it!!!

    P-S: desha te bej nje copia-incolla te gjithe poezise por hajt mo.

  22. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 12:53 am

    Poezi po thua, Kapiten?

    Ja kush eshte poezia:

    Si peme
    ………
    jam un’
    n’tokat e permbytuna
    t’dashnise tane t’teprume!!!

    Ladies and Gentlemen, Dritan Mesuli!

    Respekt shume te sinqerte!

    Cimi

  23. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 1:00 am

    Kapiten, nuk me doli komenti dy here! :(
    Po te thoja pak a shume, Poezia eshte kjo:

    Si peme
    ….
    jam un’
    n’tokat e permbytuna
    t’dashnise tane t’teprume!!!

    E gjeni tek Dritan Mesuli.

    Penar, links nuk punojne vella…. :(

  24. Kapiten Kapiteni im thotë:

    14 Maj 2008 @ 11:41 am

    Nje cast eshte kjo poezi,EMigrant,por nje nga ato ku koha nuk ndalet.
    ajo vrapon,rrokulliset,mblidhet ne vete e shperthen ne deshire per te mos ra ne paqe.
    ne dashuri keshtu ndodh,si ne ate krevat.gjerat jane te ndryshme,por te perputhshme.jane ajo qe i mungon tjetres.”nje POLITICS OF LUV” e natyres,shumengjyreshe,zhytyr ne terrin e dyshimit qe te bren.por kur dyshimi s’eshte tjeter vecse nje deshire qe koha te mbetet tek ai cast,gjithcka eshte nje horizont intirgues qe te fton te jepesh pa kushte.

    Politics of luv eshte mrekullisht e thjeshte miku im.mrekullisht poetike.

    C’me bere.une tani po mendoj edhe llojin e djathit…sa batute e madhe kjo-pecorino con foglie.eshte yll!Mos vdeksh kurre.

    P:S-ku ma gjete ate poezi te harruar or lum miku.

  25. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 9:17 pm

    Kapiten: :D :P …para nje djathi per se mbari (shoqeruar me buke te thekur dhe nje cike vaj ulliri ne ngjyre jeshil te thelle) gjithe poezite e dynjase rrine gatitu me nderim … :P :P

    Shpresoj (dhe uroj) te jesh mire e me probleme te zgjidhme, bro!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.