Policët

policet.jpg

Në ka ndonjë gjë që më acaron më shumë nga jeta në Shqipëri janë barcaletat me policë. Më duken gjithnjë si shembulli më i poshtër i përçmimit tonë për atë pjesë të shtetit e cila duhet të jetë më e respektuara dhe më e vlerësuara por që është shndërruar çuditërsisht në lolo të përjetshme. Kam jetuar me vite të tëra në ShBA por s’mund të kujtoj asnjë barcaletë me policë atje, përkundrazi më kujtohet ndjenja e përgjithshme e respektit, seriozitetit e deri diku edhe pak ndrojtje që përçon makina e policisë kur kalon në rrugë e kur shkelësit e trafikut krejt papritur kthehen në shoferë të përkryer.

Një ndjenjë e këtillë mungon këtu dhe më e keqja është se shpesh janë vetë policët ata që minojnë dëshirën time për të parë të njëjtën marrdhënie me policinë në Shqipëri. Pothuajse gjysmën e herëve që i jap makinës në Tiranë e gjej veten në një çast duke i ulëritur heshtazi përbrenda vetes policit që ngulet në mes të kryqëzimit dhe e bën lëmsh trafikun pavarësisht faktit që semafori punon normalisht. Apo policit që rri në anë të rrugës e nuk bën asgjë kur shoferët para meje shkelin rregullat e qarkullimit me të dy këmbët e katër rrotat e makinave të tyre. Apo polici që shndërrohet në një fugë energjitike që të ndalojë trafikun sepse po kalon Zyrtari X apo Zyrtari Y. Apo polici që duket qartë që është mbipeshë dhe që më bën të pyes veten sesi do ti ndjekë hajdutët me vrap nëse e ka mullën deri tek goja. Apo polici që ……….

Nuk është se Policia Shqiptare nuk ka bërë përparime këto vite; dje po shikoja një video të protestës së fundit të minatorëve (faleminderit “Genty” për videon) dhe sjellja e policëve ishte fantastike në krahasim me atë të 11-12 viteve më parë. Megjithatë shumë mbetet për tu bërë e nuk e di se nga duhet filluar veçse di që duhet filluar një orë e më parë. Mbase duhet të rriten rrogat akoma më tepër që të tërhiqen në polici njerëz të ndryshëm nga ata që janë tërhequr deri më tani e që polici të mos ketë nevojë ti përulet askujt. Mbase duhen rritur kërkesat ndaj atyre që pranohen. Mbase duhet të ketë ca kërkesa mbi fizikun e policëve që të mos ketë barkderra nëpër rrugë. Mbase duhet të ketë ca më tepër respekt nga zyrtarët e shtetit dhe shoqëruesit e tyre që të mos i përdorin policët nëpër rrugë si ndihmësa personalë. Mbase duhet që ne të gjithë të kemi pak më tepër respekt ndaj atyre që do ti kërkojmë ndihmë në rast nevoje kur të na kërcënohet prona, apo më keq jeta e atyre që duam.

Llukan Tako
5 tetor 2008

Shënim: Fotografia e mësipërme është shkrepur në Durrës këtë verë nga BH.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

45 Komente

  1. Qafir Arnaut thotë:

    6 October 2008 @ 4:39 am

    Polici eshte misherim i shtetit. Ata jane te percmuar te parrespektuar pasi vete shteti eshte i tille. Perndryshe nuk do vinte barkderra e qaflesha jo me shume se 150 cm te gjate te ruajne rendin.

  2. xhibi thotë:

    6 October 2008 @ 5:15 am

    Qafir Arnaut thotë:

    Polici eshte misherim i shtetit. Ata jane te percmuar te parrespektuar pasi vete shteti eshte i tille.

    Tamam. Dhe do shtoja qe jane dhe reflektimi i aspekteve te tjera te shoqerise/mentalitetit tone. Po tek ta vihen re me shume jo se shprehen me shume keto aspekte tek polici sesa tek fjala vjen punonjesja e gjendjes civile apo tek punonjesi i hipotekes, po per hir te statusit dhe autoritetit qe ka (ose supozohet te kete) profesioni i policit.

  3. Genty thotë:

    6 October 2008 @ 5:50 am

    nuk e di se nga duhet filluar veçse di që duhet filluar një orë e më parë

    Kjo puna e policise shqiptare eshte shume e diskutueshme dhe konspirative. Vete fjala police vjen nga fjala rregull. Kur ne shqiperi personeli policor perzgjidhet pa asnje rregullor strukturor por vec me ate politik, atehere popullit i ngelet vec misherimi i evolumit pozitiv te asaj pjese te shoqerise me uniforme. Ne bote, e vecanerisht ketu ne amerike ku jam interesuar edhe personalisht, qe te antaresohesh fillimisht si kandidad ka disa kritetere fizike, atletike, investigim qe nga mosha 12 vjec… Kjo eshte vetem procedura per tu pranuar si kandidat, me pas fillojne testimet (6 te tilla), testimet fizike (shikimi, degjimi, forca…), intelektuale…. Ne fund eshte shkollimi 3-4 mujor ne gazerme e ne qofte se pranohesh, ku eshte fillimi si officer ne trjnim per 1-vit, me pas kalon officer i thjeshte (pagrade)…

    Ja nje video tjeter qe po shihja sot, ku polici e le nje te meshuar te vdese ne rruge :

  4. lopata thotë:

    6 October 2008 @ 5:51 am

    Kur shikojme dicka te keqe ne shqiperi e gjejme se eshte simptomi i nje semundje te pergjithshme dhe gjithashtu nje fenomen i rralle, nje mangesi shqiptare ne krahasim me vellezerit tone te zhvilluar. Dhe une kame kohe ne Amerike por nuk di qe polici te kete ndonje respekt te madhe; gjithnje lidheshin me rracizm, me dhune te madhe, me korrupsion, dhe me te qenit derra. Fjala cops e kishte origjinen si nje fjale ofenduese per policet, dhe tani eshte bere norma.

  5. Genty thotë:

    6 October 2008 @ 5:51 am

    http://ca.youtube.com/watch?v=uX6wnF8V1yw

  6. Fjala thotë:

    6 October 2008 @ 7:05 am

    as gati-tu s’rrinkan mo :D
    per ca perparimi thu ti?

  7. thimi thotë:

    6 October 2008 @ 8:14 am

    O Llukan mos e ke fjalen per policat inglez ti, se ata ne foto jane misherim anadollaku e dembellliku alla shqiptar.

    Polici shqiptar eshte shembellim i katunit e i malsisem edhe nqs ka bere ca ndryshime te tipit dajak i ka bo nga fryka se e kane pesuar ca si puna e tyre nga trimeria e tepruar.

    Jane ene bythlepuj ne kulm, nuk ngatarrohen me ca tipa e karaktere po merren me popullin e thjeshte.

    I ke pa ke kapin policat rrugor, makinat e lodhura se ato luksoze i nderojne.

    I ke pare ndonjehere si i kane katandisur makinat qe u ka ble shteti me leket tona.

    leje se acarohem kur mendoj se kujt ja kena besu sigurine tone.
    si ai polici nga korca qe kishte fut 2 adoleshente ne burg pa faj qe tu kerkonte lek. e kapen me pras ne dur ata e lane arrest shtepie ndersa adoleshentet jane 7 muaj ne burg e pale kur dalin.

    O tempore o Mores

  8. flokenaja thotë:

    6 October 2008 @ 9:25 am

    Uniformat e reja te policise, mu duken shume dinjitoze…

  9. Rrapushi thotë:

    6 October 2008 @ 9:28 am

    Ç’do popull ka policinë që meriton.
    Feuerbach (1804-1872)

  10. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 9:29 am

    Po Policia policore, kur do te krijohet ?

    Kjo Polici ka per mision mbrojtjen e policeve nga keqberesit.

  11. Nexhi thotë:

    6 October 2008 @ 9:31 am

    flokenaja t thotë:

    Uniformat e reja te policise, mu duken shume dinjitoze…

    Po po, uniformat, t’bukra shume, por kush do futen brenda tyre thuaj … :-(

  12. EH thotë:

    6 October 2008 @ 9:31 am

    jashte teme…

    drejtori policis donte te shifte nivelin shkollor te policave te tija, dhe kap 3 me te zgjutet dhe i ve ne rresht, duke i thene: filloni te numeroni tani …
    - polici 1: nji, dy….
    - polici 2: nji, dy, tre, kater
    - polici 3: nji, dy, tre…etc….nente, dhjete..
    po he i thote drejtori, vazhdo deri ne fund se e nise mire…
    dhe polici i 3 vazhdon: fant, çup, kerr, as…..

    :D
    diten e mire

  13. naltmadhniatij thotë:

    6 October 2008 @ 9:39 am

    Shumica ketu kane me se te drejte per ato qe shkruajne,mund t’ju permend une (nuk dua te bej navigatorin satellitor,hahahaha) disa pika ku polici te thote cope,5000 lekshin,por gjeja me e ndyre eshte(dhe kjo fare e sigurte)se shefat i kane vene gjoba ketyre te mjereve,se ne qoftese nuk i sjellin ne dite te pakten 150-200 mije leke,te nesermen perfundojne tek trafiku.
    Keta njerez jane misherim i shtetit por mos harrojme dhe i shoqerise shqiptare,qe duam apo s’duam eshte thellesisht e prapambetur(fshatare).
    Te me falin fshataret,se ketu nuk behet fjale per fshatarin e gjore,por per nje mentalitet te prapambetur qe e kemi ne ADN ne shqiptaret.Te gjithe studentet e sapo diplomuar qe hyne ne pune ne aparatin shteteror(me i preferuari)medimi i pare eshte pasurimi i sa me shpejte ne dem te kolektivitetit.E pra eshte nje semundje qe na prek te gjitheve,qe pasqyrohet tek polici,qe te them te drejten me tymin e skapamentave te makinave qe thith gjithe diten,nuk guxoj dot çfare semundjeve mund ti shkurtojne jeten.

  14. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 9:47 am

    Ju nuk e keni idene ç’presion ka polici. Duhet ta shohesh nga brenda qe pastaj te dalesh ne nje perfundim te sakte. Te mos harrojme se kane qene keta police te lodhur qe kane ndenjur gjithe naten jashte gjate 97-es.

    Ndersa gazetaret e “Koha Jone” hidhnin benzine ne zjarr, policet thaheshin ne shi e bore jashte. Jane policet gjithashtu qe jane masakruar ne Vlore (forca speciale, quajini si te doni, police jane dhe ata).

    Qe ata jane te prapambetur nga ana arsimore apo tjeter, jam dakort. Por edhe ne USA ke sa te duash hajdare qe s’mbushin hiç.

    Nejse, njeçike me dashamires ndaj policeve.

  15. Koth thotë:

    6 October 2008 @ 9:58 am

    Kush eshte thelbi i shkrimit ?

    Qe 50 Minatore bene proteste te manipuluar dhe policet u sollen mire ?
    Si cun i shkollum qe je autor, provo te besh dy gjera elemantare sidomos kur deshiron te shkruash si i rritur :
    e para, perdor termin e duhur ne shkrim ne vend te fjales Polic,
    e dyta , provo ta vendosesh veten ne rolin e tij.

  16. Scarlett thotë:

    6 October 2008 @ 9:58 am

    Normalisht, gjykimi i gjerave nga jashte eshte gjeja me siperfaqesore qe mund te besh.
    Une kam nje njeri te aferm qe punon ne polici, dhe sa here qe bisedojme e degjoj tek thote qe ndonese perpiqet ta beje punen ne perputhje me rregullat, ligjet dhe parimet, shpeshhere pengesat vijne pikerisht nga ana qe na drejtojne.
    Le te marrim nje shembull - nuk e di a e mbani mend ate rastin e policit qe u aksidentua shume rende gjate kapjes te nje shumekerkuar, per te cilin kryeministri tha se do dergohej jashte shtetit per kurim me shpenzimet e shtetit. E verteta eshte qe ai u dergua jashte shtetit, po per kete koleget e tij kontribuan me nga 1000 leke (te reja), ndersa shteti…..
    Per te mos permendur pastaj rastet e panumerta te atyre qe thyejne rregullat e qarkullimit ligjor, te cilet pervecse ofendojne punonjesit e policise kur i ndalojne apo kur u kerkojne dokumenta, dalin nga komisariati fale nje telefonate “drejt miqeve te tyre”….ndersa polici duhet te duroje dhe ndonje veshtrim sfidues…..

  17. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 10:04 am

    Koth & Scarlett :

    Plotesisht dakort. Ne, vertete qe bejme shaka me ta (edhe une kam shume per te treguar), por nuk duhet harruar se ata jane nje kategori vertete ne pike te hallit. I kam pare nga afer, kam jetuar me ta, dhe ua di mendesine. Ne polici, ka njerez si ju dhe une, me te njejtat halle te perditshme.

    Megjithate, me ç’kam vene re une, ata jane vertete per t’u admiruar sepse kane ate zgjuarsine qe shumekush nuk e ka : te bejne shaka me veten.

  18. Nexhi thotë:

    6 October 2008 @ 10:09 am

    Megjithate, me ç’kam vene re une, ata jane vertete per t’u admiruar sepse kane ate zgjuarsine qe shumekush nuk e ka : te bejne shaka me veten.

    ????

    Dakort jam me ty XYZ qe rob zoti jane policet, dhe hallexhinj ne kulm shumica. Pse skemi ne polici te hajrit nuk eshte faji i individeve te veshur police.
    Por ate rreshin me siper pse duhej ta shtoje ????

  19. artian thotë:

    6 October 2008 @ 10:13 am

    Polici eshte misherim i shtetit. Ata jane te percmuar te parrespektuar pasi vete shteti eshte i tille. Perndryshe nuk do vinte barkderra e qaflesha jo me shume se 150 cm te gjate te ruajne rendin

    Me kalimin e kohes ,policia do te rregullohet !

    Gjendja e policise shqiptare, eshte e mjaftueshme,ne raste te kundert do te kishim vitin 1997!Pra Policia ne Shqiperi i kryen detyrat e saj ,mjaftueshem !

    Por si ? Ky eshte problemi ,si i kryen detyrat policia.Shqiperia ka ndryshuar ,dhe funksionin i policise ka ndryshuar gjithashtu,nuk eshte i politizuar,por niveli i kultures tyre eshte jo aty ku ne deshirojme .
    Policet jane pjese e shoqerise ,dhe kane ate kulture qe ka edhe shoqeria.

    Por me qenese duam te hyjme ne Europ,policia duhet te jete e zgjedhur!Etrajtuar , e mbrojtur ligjerisht! Epenalizuar gjithashtu per thyerjen ose mos funksionim e detyrushem ligjor te saj!

    Evecanta e policeve tane eshte se ,ata ne kryerjen e detyres ,qeshin!
    Japin doren dhe puthen me miq,shoke,farefis,dhe menjeri tjetrin !

    Vetem nje fakt ,ne aeroport ,polici duhet te jete serioz ,dhe i vemendshem kur kryen detyren,por polici yne,sa shikon nje te njohur(shoke,fis), fillon:
    -C`a bo robo ,mire?,-ho me,kur paske ardh kshu? puna mire ? t`ka ec i cike anej e ?
    -Po ti ?-i thote (shoku,miku) mire e?
    -Mir ,me mire,jaaa shtyhet, ce t`bojme ,bereqaves,jo keq,mire mire!
    E fillo muabetin ,duke qene ne orarin e punes ,bile mund ti fusi ene i kafe ,kur ti doje qefi, sa here ti doje.Kush e kontrollon Policin ?

    Ne shqiperi me shume jane shefa ,gjenerale ,se sa police ushtare ,dhe nuk punojne fare ne kete drejtim,ti kontrolloje ,se si i kryejne sherbimet, polici me uniforme ,per mendimin tim nuk duhet te shihet me as nje civil.,ne kafe lokale,apo ne rruge.
    Shefi ,gjenerali ,duhet ta mbikqyr,jo me radio por me prezencen e tij.

  20. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 10:13 am

    E shtova, Nexhi, sepse nga vrojtimet e mia te aferta (shume te aferta) kam vene re qe kane shume humor mbi veten. Me nje fjale, nuk jane dhe aq nursez sa ç’i bejne disa. Jane vertete per t’u admiruar nga kjo ane. te pakten ky eshte mendimi im, e pershtypja ime.

  21. Ll thotë:

    6 October 2008 @ 10:15 am

    Koth,

    Kam pershtypjen qe eshte e gabuar te presesh nga nje person i jashtem dicka me teper se nje veshtrim siperfaqsor. Nuk me duket se i vura ndonje faj punonjesve te policise, thjesht thashe si do te deshiroja qe te ishin dhe kerkova qe te permirsohej trajtimi i tyre (rrogat), trajtimi nga drejtuesit etj. Paralelisht me permirsimin e trajtimit duhet ngritur edhe kerkesat ndaj rekruteve te rinj se ata policet qe jane aty ne fotografi duken si njerez te mire por kjo s’mjafton.

    Thelbi i shkrimit nese s’kuptohet mire, pavaresisht se me duket e lehte te kuptohet ne nje shkrim tre paragrafesh, eshte qe si qytetar deshiroj nje force policore, rendmbajtese me te mire. E thjeshte. Eshte detyre e tjeterkujt ta realizoje!

    Ll.

  22. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 10:16 am

    Policia eshte me ne!! e mbajme mend besoj kete parrulle-shpikje te tranzicionit shqiptar.E perdorur nga politika, e keqperdorur nga drejtuesit, e pamotivuar ne paga dhe e pare me dyshim e frike nga komuniteti.
    Imazhi i policise ne shume raste eshte djallosur dhe dreqosur nga vete policet langaraqe te gjobave 2000 lekeshe.Nga mungesa e kultures se komunikimit, nga mungesa e etikes dhe estetikes(policet groteske ne veshje, barkderra dhe ne shoqerine e te forteve te lagjes)
    megjithate gjerat endoj s ekane ndryshuar.Ne Tirane te pakten shikoj police me profesionale, djem te sapodiplomuar, simpatike dhe korrekte. Nuk ka pyll pa “derra” :)) Edhe ne si qytetare duhet te kemi me shume respekt dhe te jemi me te bindur ndaj tyre kur na percellojne me ndonje gjobe prane semaforeve:))

  23. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 10:19 am

    Evecanta e policeve tane eshte se ,ata ne kryerjen e detyres ,qeshin!
    Japin doren dhe puthen me miq,shoke,farefis,dhe menjeri tjetrin !

    Vetem nje fakt ,ne aeroport ,polici duhet te jete serioz ,dhe i vemendshem kur kryen detyren,por polici yne,sa shikon nje te njohur(shoke,fis), fillon:
    -C`a bo robo ,mire?,-ho me,kur paske ardh kshu? puna mire ? t`ka ec i cike anej e ?
    -Po ti ?-i thote (shoku,miku) mire e?
    -Mir ,me mire,jaaa shtyhet, ce t`bojme ,bereqaves,jo keq,mire mire!

    Good:))

  24. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 10:24 am

    Megjithate, me ç’kam vene re une, ata jane vertete per t’u admiruar sepse kane ate zgjuarsine qe shumekush nuk e ka : te bejne shaka me veten.
    Nese kjo eshte evertete , tregon se kane vetevleresim te ulet dhe veten eshikojne permes karikatures qe tradicionalisht i kemi bere policit te barsoletave.
    Policia perbehet nga individe.Individi polic duhet te jete qytetar dhe profesionist ne punen e tij.Kete e ka ne dore cdo polic por edhe ata qe drejtojne, perzgjedhin, monitorojne dhe kontrollojne punen e tyre.

  25. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 10:26 am

    Po kuptohet qe profesionalizmi mungon. Por me gjeni nje profesion ne Shqiperi qe jane profesioniste.

    E nga do ta marrin profesionalizmin ata kur gjithandej punet kryhen si ne pazarin e Roskovecit ?

    Po te ishte per mua, neper delegacione ministrish qe dalin jashte shtetit, do te merrja gjithmone nje polic (policish te medha). Le te shihte dhe ai me syte e vet si sillen policet kendej. E kur te kthehej ne dege, t’iu tregonte shokeve si behej. Llaf per te thene dhe une, por ideja eshte qe ku do te shohin ata si behet ne te vertete ? Ne filma Holliwoodi ? Ne keto filma, polici i thjeshte vritet gjithmone, vetem shefi shpeton, madje ky eshte me hile.

  26. Liri thotë:

    6 October 2008 @ 10:27 am

    Ll,
    ty cudi si nuk ta ka sekuestru akoma nanji polic makinen me targa lacash (te huaja) qe leviz ne Tirane :)
    Pastaj se ka njeri hallin te polici, se ai eshte hallexhiu ne kulm, po pse na bijne ne qafe ne hallexhinjve te tjere.
    Ka nje muaj qe ne Tirane kane nderruar shumicen e tabelave, per sensin e qarkullimit lejimin e parkimit, etj, dhe ne darke i ndrrojne, e te nesermen ne mengjes te ngopin me gjoba mu te dera e shtepise se nuk ke zbatu tabelen qe ka mbire gjate nates.

  27. flokenaja thotë:

    6 October 2008 @ 10:33 am

    spiritus te besh shaka apo autoironi me veten nuk do te thote te kesh vetvleresimt e ulet… eshte stad i larte urtesie mendoj une

  28. Taqi thotë:

    6 October 2008 @ 10:40 am

    meqe ra fjala per police, sot qenka arrestuar ne flagrance nje polic nga SHKB-ja sepse kundrejt shumes se 20.000 lekeve (te reja) do nxirrte je makine te vjedhur nga komisariati i Policise Nr 4

  29. eT thotë:

    6 October 2008 @ 10:41 am

    e mer Qamil..

  30. nejse thotë:

    6 October 2008 @ 10:42 am

    Policia eshte me ne!! e mbajme mend besoj kete parrulle-shpikje te tranzicionit shqiptar.E perdorur nga politika, e keqperdorur nga drejtuesit, e pamotivuar ne paga dhe e pare me dyshim e frike nga komuniteti.

    Kjo parrulle ka dale nga levizjet e dhjetorit, i kam te fiksuar njerezit tek rruga e liceut qe u benin thirrje forcave te rendit mos qellonin mbi vellezerit e tyre.

    Edhe nje moment tjeter ne 97… por nuk ka te beje me kete parrulle. Pas gjendjes kaotike ne Tirane dolen tankset ne bulevardin e Tiranes. Asfalti ish i shkelur nga gjurmet e tyre. U perjetua si nje ndjenje clirimi, rendi nuk kish vdekur. Pas kesaj u vu taksa e solidaritetit, 5 mije lekeshi i famshmen per policin nga rroga. Deri vone eshte paguar dhe ne aeroport (10 euro), por s’mbahej me mend se perse.

    nejse, kujtime!

  31. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 10:46 am

    spiritus te besh shaka apo autoironi me veten nuk do te thote te kesh vetvleresimt e ulet… eshte stad i larte urtesie mendoj une

    E di Flok, e di kete.Humori zi dhe autoironia kane kuptim te individi.Por ne rastin e Policit puna eshte pak ndryshe.Eshte fjala per imazhin institucional te Policise.

  32. artian thotë:

    6 October 2008 @ 11:04 am

    Ka qene nje film “Dyel i Heshtur” dhe me kujtohet momenti,kur Pepin,nje personazh, fantastik,(B.Kaperxhiu) i thote marinarit,”hero”,ne kohen qe po shikonte fotografite,e ushtarakeve:
    -Qenka i pashem , ky komisari juaj ,eh ,i zgjedhin kodoshet ,keta komisaret!

    Nuk eshte ide e keqe te zgjedhesh ,nje polic ,nje ushtarak! eshte gjysma e punes,por po qe se si kriter, eshte biografia “demokratike” qe mund te kalosh ne keto forca ,(dhe jo ligji) policia do te jete fshatareska!

  33. Godsmack thotë:

    6 October 2008 @ 12:07 pm

    Tek ajo videoja shikoni ate policin qe mban cadren,kane shume gallate policat shqiptare.Nje tjeter bertet kot dhe shtyn ata qe ka para.
    Duket hapur qe jane te papergatitur per cfaredo lloji manifestimi!
    Te pakten te jene te qethur dhe te veshur mire e paster.
    Sa per te tjerat eshte e kot tu kerkojme me shume,aq e kemi nivelin si shoqeri!!!

  34. njera thotë:

    6 October 2008 @ 1:08 pm

    Mbase duhet të rriten rrogat akoma më tepër që të tërhiqen në polici njerëz të ndryshëm nga ata që janë tërhequr deri më tani e që polici të mos ketë nevojë ti përulet askujt. Mbase duhen rritur kërkesat ndaj atyre që pranohen. Mbase duhet të ketë ca kërkesa mbi fizikun e policëve që të mos ketë barkderra nëpër rrugë. Mbase duhet të ketë ca më tepër respekt nga zyrtarët e shtetit dhe shoqëruesit e tyre që të mos i përdorin policët nëpër rrugë si ndihmësa personalë. Mbase duhet që ne të gjithë të kemi pak më tepër respekt ndaj atyre që do ti kërkojmë ndihmë në rast nevoje kur të na kërcënohet prona, apo më keq jeta e atyre që duam.
    ——————————————————————–

    Duhen te gjitha keto dhe duhen ne te njejte kohe, jo me radhe. Ky eshte problemi. Rroga dhe kerkesat mbi fizikun jane gjera qe rregullohen brenda nje viti, por respekti i njerezve te thjeshte, i zyrtareve te larte do kulture qytetare dhe kultura qytetare do shume kohe te formohet…duke qene se shqipot jane pothuajse zerro nga ajo ane.

  35. thimi thotë:

    6 October 2008 @ 1:25 pm

    po mi njera po te rrisim rrogat qe te behet nomi me shku polic te shkoje bakshishi 10 mije ero.

    ore spo e marr vesh per ke polici po debatoni, se nga debati juaj duket sikur kemi te bejme per individe polica te shkolluar e te kulturuar qe nuk i le sistemi te punojme per se mbari. ore ata jane te gjithe ordinere pa shkolle ose me shkolle nate ose me deftesa fallco qe skane lene kusur deri sa te behen polica.

    Permendi njeri me nik funksioni policat e vlores ne 97 qe hengren dru , une them qe ate dru ta mbajne mend mire se shane nje qytet te tere “Dilni o vlonjat se do tu q..m grate” e kuptoni sa te trashe, dhe erdhi puna u q…n ne b…th vete. po hajt mo dava polici. te shkuara e te harruara o hirko.

  36. Lexuesi thotë:

    6 October 2008 @ 1:38 pm

    Per mua kjo foto i ka thene te gjitha.Shikojini ne sa gjendje te mjerueshme jane perfaqsuesit e ligjit.Ca me syze,ca pa syze,ca me duart kryq mbrapa,ca duke u “ruajtur” nga para.Ca me favorite deri poshte,ca pa faorite.Ca barkderra e ca si shkopinj.

    Por te gjithe kane nje gje te perbashket (pervec uniformes).Kane nje shprehje prej te lodhuri ne fytyre….

    Polici eshte misherim i shtetit

    Respekte Qafiro.Shprehja e dites.

  37. lumidrin thotë:

    6 October 2008 @ 2:24 pm

    Fraza e pare eshte gabim.
    Me policet ben humor gjthe bota.
    Nga çaplini, tek i holli me trashin, persa i perket Amerikes.
    Ne Angli humorin me te spikatur e kane me policet, ne Itali po ashtu me karabinieret, ne Greqi po e po.
    Nuk luan rol humori, eshte edukata e jone qytetare,kryesore.
    Nuk te bien ne qafe kot se koti, si dikur.
    Ato qe perbejne figurat e shtetit Shqiptare Policia ka qene e para qe dallonte per mire nga pjesa tjeter e administrates shtetrore.edhe sot vazhdojne te jen me te miret.
    Nenpunesit me politikanet e gazetaret, figurat me te urryera te shoqeris Shqiptare.

  38. Pjer Thomas thotë:

    6 October 2008 @ 3:10 pm

    Koth, pse kaq i eger. Sa permenden policat ti hidhesh perpjete. Nese punon polic apo me policine, mos kujto se jeni ne rregull. Vertet ka permisime ne polici, por nga ana tjeter sheh polica trafiku qe ne vend qe te mbajne rregull, hyjne ne biseda apo diskutime me shoferin, duke penguar qarkullimin. Ke tu ne perendim, akoma nuk kam pare nje polic te hyje ne diskutim me shoferin ne udhekryq, veç urdher; kalo majtas, djathtas, drejt, ndalo matane, mos ndalo, kthehu … etj.

  39. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 3:35 pm

    Mos i bini policit ne qafe se ai eshte vrima e fundit e kavallit.

    Nga pervojat dhe historirat e dikurshme, me ka dale kjo : lodhu kot ti te kapesh nje kriminel, te ndalosh nje shofer te pire, te kapesh nje maune kontrabande. Kot me kot ! Te nesermen, mikun e ke jashte. Dhe vjen dhe te turret me makine a thua se je mize para tij. Ne fakt, mize je. Shefi nderkohe ka marre parate e kontrabandes, ose parate e nxjerrjes nga qelia, dhe policit i rrofte venia e jetes ne rrezik.

    Pyesni nje polic çfaredo dhe po mos ju tha qe kot rrezikon ai jeten. Ja me thoni diçka : sa eshte numri i policeve te vrare nga kriminele ne krahasim me numrin e shefave te komisariatit ?

    Pyetja tjeter : a ju ka bere vaki te shihni nje polic te thjeshte duke ngrene e pire ne restorante te shtrenjta me kapon e qytetit ? Apo ju ka ndodhur te shihni gjithmone shefin, prokurorin, gjykatesin e qytetit ne ato karrike ?

    Shkurt, ne nje sistem penal te korruptuar, fajin me te vogel e ka polici. Mos i kerkoni atij te behet hero per asgje. Po rregulluat majat, hallkat e tjera te drejtesise, atehere OK.

    Madje madje, policia ka qene gjithnje me e efektshme se organet e tjera te drejtesise. Di une shume raste kur policeve iu eshte dashur te kryejne vertete aksione te nderlikuara dhe te rrezikshme, te nesermen gangsteri ishte jashte.

    Veshtire…

  40. lagavulin thotë:

    6 October 2008 @ 4:08 pm

    Qafelesha, bajrkajoz, pamje kuazimodo…pa uniforme duken si pensioniste!

  41. Ll thotë:

    6 October 2008 @ 4:12 pm

    Godsmack thote:

    Tek ajo videoja shikoni ate policin qe mban cadren,kane shume gallate policat shqiptare.Nje tjeter bertet kot dhe shtyn ata qe ka para.
    Duket hapur qe jane te papergatitur per cfaredo lloji manifestimi!

    Ndersa une mendoj qe e ke gabim dhe qe jane sjelle mjaft mire ne ate manifestim. S’ka dhune, s’ka goditje, s’ka ulerima. Prandaj them qe ka permirsime.

  42. peshkaqeni thotë:

    6 October 2008 @ 6:22 pm

    Polici është simboli i një shteti
    Polici është syri dhe dora e një shteti në paqe
    Pa polici nuk ka shtet
    Cdo polic është pjesë e atij shteti që kanë ndërtuar ata njerëz

    Pa sigurim jetësor nuk ka polici
    Pa uniforma të denja nuk ka polici
    Pa mjete moderne komunikimi nuk ka polici
    Pa rrogë të denjë nuk ka polici
    Pa shkollë policie nuk ka polici

    Në Zvicër nuk të ndodh shpesh të shikosh policë, por po të ndodhë dicka për 2 deri 5 minuta mbijnë si kërpudha të paktën disa Volvo (në Zvicër policia përdor Volvo)
    Më ka ndodhur një herë në një klub shqiptarësh afër Zurich-ut që policia bëri një kontroll (në Zvicër quhet razzi). Për disa sekonda e gjithë zona e klubit ishte e rrethuar dhe nuk kishe ku të zhdukeshe vetëm të fluturoje. Kaq të përgatitur ishin sa kishin me vete edhe laborator për kontrollin e dokumentave, kontrolle antidrogë, qenë të përgatitur bile edhe 3 kameramanë për të filmuar dhe dokumentuar të gjithë kontrollin.
    Tani i krahasoni këto me një kontroll që mund të bëj policia në shqipëri.

  43. artian thotë:

    7 October 2008 @ 12:36 am

    Ca barkderra e ca si shkopinj

    Ata qe kane bark te madh,hane shume fasule dhe byrek ,ata si shkopinje,te thare ,hane buke misri me dhalle !

  44. Grupi thotë:

    8 October 2008 @ 7:24 pm

    Ej po sa kembe ambientalistash kan thy kta policat??

  45. Dashi thotë:

    9 October 2008 @ 11:31 am

    Duke marre parasysh qe policia eshte misherimi i shtetit, duhet te analizohen shume gjera per te arritur tek efikasiteti i policise. Ne vende te tjera te botes te jesh polic eshte nder. Shume familje e kane trashegimi kete gje, dicka qe percillet brez pas brezi, dicka qe prindi mashkull ose pse jo dhe femer e percjell tek femijet e tij. Tek ne ska qene asnjehere kjo gje biless prinderit kane frike nqs femija i tyre ka deshire te behet polic dhe duan qe ta mbajne sa me larg ksaj deshire. Ne kohe te monizmit nje polic shikohej si nje dicka shume negative qe sic thonin: ” Vec mos rafsh ne dore te policit” . Njerez arrogant deri diku te dehur me pushtetin qe u jepej, qe nuk njihte as familje. Eshte nje tradite e tille ne shqiperi cka do te thote qe dikur ka qen per tu patur frike dhe tani per te bere shaka. Eshte e drejte qe ne usa per policin ” the oficer” kihet rrespekt thjesht duke e pare, i rregullt i lare i parfumosur drejt, trup sportiv dhe qe kur vjen te thote, miredita ose mirembrema zoteri. Ketu tek ne vjen ” bobi” direkt me arrogancen e tij qe duket 1 km larg dhe qe barku i duket pa qene nevoja qe te afrohesh ne nje kryqezim qe te dallosh qe aty diku ne mes duhet te kihet kujdes se mos ka ndonje polic, jo per friken e ndonje gjobe ose dicka tjeter por thjesht nga frika per te mos acaruat nervat me injorancen qe ai transmeton dhe per menyrat e tij primitive dhe qe duket qe kur vjen afer pa patur nevoj te flas qe ka pire nja dy dopio raki duke ngrene pace ne mengjes. Gjithesesi fajin nuk e kemi ne si popull per policat tane qe jane keshtu ose per barcaletat qe krijohen, do sdo ato vete e kane bere veten e tyre ndoshta dhe pa qellim duke marr shkas qe dhe pushtetaret tane jane bere viktime e barcaletave popullore. Ai qe ka deshiren e mire qe te mos njollose emrin e policit ben dicka ndryshe, dhe nuk kam fytyre qe ta mohoj kete gje, ka dhe polica qe punojne me nder pa pare fare se crroge medioker marrin por ja qe jane shume te rralle. Ju faleminderit.

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com