Podkasti i Briskut, Korrik - 3
Biseda me Alisa Tiranen. - Kete seri te podkastit ia kam kushtuar prezantimit me te afert me Peshqit te Administratores me te re tek peshkupauje.com, Alisa T. Per kete arsye, duke perdorur Skype beme nje bisede pa rrethana te percaktuara. Kemi folur per blogsferen, per Shqiperine, per artin, jeten…dhe nje interviste me 29 pyetje ne menyre qe te mund ta njihni me mire Alisen.
Podkasti degjohet te premteve ne ora 20 te mbremejes tek RadioRock 104.6FM.
Muzike nga Natasha Atlas, Creedence Clearwater Revival, The Beloved, Dryden Mitchell, Hector Lavoe, Julieta Venegas, Vace Zela, Spin Doctors, Erykah Badu…etj
DËGJOJE TANI

25 July 2008 @ 3:35 pm
fute ke pozdravi edhe kete….
25 July 2008 @ 3:36 pm
Blendo, ide e mire qe inteviston njerzit. Next time mbase mund te beni nje bisede te gjithe juve administratoret (aktuale dhe te shkuar, nese) ne podkast te Peshkut dhe te flisni si iu lindi ideja per te krijuar Peshkun, si e krijuat, si e shikoni te ardhmen e faqes, etj.
Dhe mbase mund te intervistoni dhe pjesmarres te tjere tek Peshku, sidomos VIP-at, ndonje autor letrar qe boton ketu, etj. Moza, ti p.sh. do japesh nje interviste?
25 July 2008 @ 3:38 pm
Une tjap interviste ???
Nai laper surratit po deshe ta jap, po intervistat sun i mor vesh !
25 July 2008 @ 4:18 pm
aaaaaaaaa flm flm….
nji koment kisha uneeeeeeeeeee, çere probleni keni me robt jo te qete mo lla :s….
kjo pjese me zhgenjeu 
25 July 2008 @ 4:22 pm
po pra, dhe me ata qe bajne gallate.
Nejse, mire Alisa mire, zerin e kishe me efekt zbutes.
e ca problemi ka se bajme i dore gallate
ishalla te behet dhe dora ashtu.
Good luck !
25 July 2008 @ 4:28 pm
….shif kush thot
ooooooo Moza ti ke peshku je si ne hapsiren Shengen 
25 July 2008 @ 4:35 pm
E këndshme Alisa, pak me emocione në fillim, pastaj ia mori dorën.
Ky format është i bukur, uroj ta vazhdoni me peshqit e tjerë.
25 July 2008 @ 4:51 pm
Blendi & Alisa shume te kendshem! Jam akoma ne degjim te bisedes mgjth mund te them qe eshte nje interviste shume e lezetshme
Ju pershendes qe te dyve!
25 July 2008 @ 5:01 pm
1. U shkrivet se qeshuri.


2. Alisa T. m’u duk sikur degjoja veten, njesoj e paskemi tingellimin edhe per me kendu. “Shshshshsh” ma bojne te gjithe.
25 July 2008 @ 5:08 pm
Blendi - Per pak thashe Alisa Milano… cer fantazie (qesh me vete)
25 July 2008 @ 5:10 pm
Hajt te trashegoheni mo! Kur do ju hajm llokumet Blendo?
/I keed, I keed… S’e kom nigju akoma se jom ne pune…
25 July 2008 @ 5:12 pm
25 July 2008 @ 5:13 pm
Kur ia marr konges mer.
25 July 2008 @ 5:22 pm
.
25 July 2008 @ 5:54 pm
…pa figure/picture jom me i bukri u’….
25 July 2008 @ 5:57 pm
ardi thotë:
25 July 2008 @ 6:03 pm
…cmon…bledin e kom pa si fytyre…vec me qon alisa kjo ose…. 007….
25 July 2008 @ 6:31 pm
ardi
ps te vejm orgjinalin ? 
25 July 2008 @ 7:43 pm
Blendi me pelqeu intervista dhe i uroj Alisas suksese ne jeten e saj
25 July 2008 @ 8:16 pm
Nga intervista me pelqeu ajo pjesa kur Blendi e pyet Alisen per lidhjet me Shqiperine dhe ajo pergjigjet pak a shume keshtu:
“Ajo qe me ben pershtypje eshte ndryshimi. E di qe njerezit atje do te reagojne me habi - C’ndryshim, ketu gjerat kane ngelur njesoj… Por mua si e jashtme syri me kap ndryshimin. Dhe qe per mendimin tim ky vend po ndryshon me shpejtesi kaq marramendese, sa shpesh me kap frika, paniku se do t’kthehem ndonje dite dhe nuk do ta njoh me ate vend, kulisat ku kam kaluar femijerine time…”
E thene shume bukur. Eshte art! Perle! Thenie dite, jave?
Ose mbase me duket mua keshtu ngaqe gjej plotesisht veten aty?
25 July 2008 @ 8:23 pm
Eshte shume e vertete prandaj. Vendi ndryshon nga muaji ne muaj, njerezit ca me ngadale…por edhe njerezit ndryshojne gjithsesi. E mund te duket si “balsfemi” se media gjemon te zezat, por une them qe vendi dhe njerezit po ndryshojne per mire.
Flm. te gjitheve per degjimin dhe fjalet e mira.
25 July 2008 @ 8:32 pm
Ashtu eshte. Po dhe Peshku me ca shoh te njejten valle heq, qofte per pasoje apo per qellim apo se eshte me kollaj te kritikosh.
Une p.sh. po shikoja ca lajme rastesisht te huaja per vendin dhe nuk e dija p.sh. qe ne Tirane do u hapka Bursa e Tiranes, apo ca lajme te tjera pozitive qe shikojne Shqiperine si nje nga vendet me oportunitet me te mire per investim (do mundohem te shkruaj dicka per kete).
25 July 2008 @ 8:40 pm
Alisa for Deputet!!!!
Alisa for Deputet!!!!
Hallall Alisa!! Detyren qe te kane dhene e ke zbatuar me perpikmeri!!!
I ke heq te gjitha postimet anti Mjaft-iste!!
Hallall ja tina!!
25 July 2008 @ 8:40 pm
rrofsh motra qe te degjova zerin
Ps:rrofte dhe Blendi.
25 July 2008 @ 8:48 pm
Ishte shume e kendshme kjo interviste, faleminderit:)
25 July 2008 @ 8:50 pm
flm te dyve per intervisten e kendshme dhe ty Blendo per muziken - ore na vute ne siklet me ato theniet si s`ua dime per nder, si ankohemi ke nacalstvo,,, personalisht marr zotim qe kush admin i Peshkut te kaloje knej ka Nju Jorku do e ftoj te na qerase ne ndonje restorant. Dmth e kunderta e kesaj, pak a shume,,,
25 July 2008 @ 10:29 pm
Kur lexova qe Alisa kishte dhene interviste me flakeruan syte dhe u grisha jashtezakonisht shume qe ta degjoja kete podkast. Akoma mezi arrij ta mbaj zemren brenda kraharorit, duke perdorur mjete rrethanore. Megjithate, se po bej shaka, pertej intervistes, muzika qe na shoqeronte ishte kot, gjithmone sipas shijeve te mija. C`ishin ato kenge amerikano-latine e ku di une?! Let there be rock, and I mean it http://www.youtube.com/watch?v=98I85ceICRM
Ajo radiorock apo si ishte, eshte radio qe i perket apo ka si argetim per audiencen e saj muziken rock apo ka kuptimin radio-shkund/tund?!
25 July 2008 @ 11:57 pm
Alisa T, dhe Blendi,
Ne menyren me te thjeshte them se me pelqen podkasti. Nese me lejohet te shpreh dy gjera. E para (per te dy) doja te thosha qe le te pregatiten bisedat parprakisht dhe te korrigjohen kur kane ndonje defekt ne paraqitjen e mendimit (veshja materiale) ose ndonje fjalez parazitare si “ëëë”
E dyta i drejtohet Alises, Perse nje postimin time lidhur me qytetin e njembinje dritareve ku zinte vend edhe legjenda e 2 vellezerve dhe nje motre, nuk e lejuat, edhe pse une u perpoqa disa here ta postoj?
26 July 2008 @ 1:01 am
Bisedë interesante, Alisa, a mund të përmendësh lidhjen tek blogu yt?
Adriatik, unë votoj kundër përgatitjes (domethënë përgatitjes së tepruar se ma ha mendja se një listë me shënime duhet ta ketë Blendi para fillimit)
P.S. Prapë po pyes, pse në .zip formati i shkarkimit?
26 July 2008 @ 1:05 am
Dori, ne kete menyre funksionon Archive.com. Kur e ngarkon file te jep stream per 128, 64 dhe per download krijon (vete) nje dokument zip me cilesine e 64kbs. Te gjitha keto veprime Archive i kryen automatikisht me ngarkimin. Une nuk ngarkoj zip file. Edhe ajo 128 mund te shkarkohet me right-click.
26 July 2008 @ 1:07 am
Ah ok, flm Blendi.
26 July 2008 @ 1:10 am
Bravo. Vazhdoni keshtu se e keni mire. Nje hapesire e mire per rinine shqiptare qe eshte pak me tolerante dhe qe mendon me shume se me perpara. Kultura nuk eshte nje traste me presh, por nje pune disa vjeçare, dhe ketu peshkupauje.com besoj se arrin te japi sonjale shprese.
Pergezimet e mia me te sinqerta per te gjithe.
Paris 25. 07. 08
26 July 2008 @ 1:44 am
Moj Alisa, po nuk kam asnje gabim ne poezite qe kam derguar moj, pervec pikave te e-se. Apo ka ndonje rradhe qe nuk po e marr vesh e duhet te pres edhe nja dy jave te tjera.
26 July 2008 @ 3:15 am
Interesi kryesor i lexues-degjues-komentuesve ne pergjithesi duket te jete GALLATA. nuk ka asgje te keqe me kete ne vetvete persakohe qe kjo eshte pikerisht arsyeja pse vihet ketu. Mua personalisht nuk me terheq.
Me gjithe qellimin e mire te intervistuesit dhe embelsise e inteligjences se intervistuares, ky shembull intervistimi brenda-per-brenda me duket ne fund t’fundit i pafrytshem per te dyja palet (e shumefishta): Peshqit fitojne (ose ju mvishen), me ose padashje, karakterstika prej “celebrity” qe mua me duken te padobishme per qellimet e peshkut, ndersa peshkataret zhvillojne tendenca qe, me c’ve re, cojne shpejt e shpejt ne degradimin e cdo informacioni, imazhi, apo ceshtje qe sillet ne tryeze per t’u rrahur ose thjesht shijuar ne heshtje. Kete e them duke patur parasysh se kur gjuha e diskutanteve merr formen e “Moj ti,” “X per deputet,” “rrofsh moj motra,” e te tjera si keto, per mendimin tim gjerat fillojne dhe marrin te tatepjeten.
Mua me duket shume me vlere per suksein e Peshkut (si vend ku jepet e merret informacion dhe, pse jo, krijohet edhe kulture e perbashket) respektimi i nje fare kodi me formal ne menyren se si njerezit i drejtohn njeri-tjeterit. Eksperienca me thote se kur te kerkohet t’i permbahesh nje regulli te perbashket me formal ne adresimin e tjetrit ne publik (si per shembull me “Znj.,” “Zt.” apo “I/e dashur”) shkembimet edhe marrin nivel tjeter (jo domosdoshmerisht me te ‘larte’ sido qe mund te kuptohet kjo), me te permbajtur ne ceshtjen ne fjale, me pak te personalizuara, gjithmone gje e keqe e qe premton shthurje te sigurt te projektit.
ndoshta do ishte me me vlere qe administratoret, ne vend qe te marrin ne interviste njeri-tjetrin, te marrin figura vertet publike, publiciste, njerez qe lexohen, ndiqen, duartrokiten, celebrities te vertete.
26 July 2008 @ 8:27 am
Tolerante?!
:D 
Kalu biles!!
Ta jep te cepi rruges pa problem fare ndac njona ndac tjetri….
26 July 2008 @ 8:59 am
eshte sikur te me marresh interviste mua,ose sikur une ti marr interviste gruas time.Me gjithe respektin qe kam per Alisen nuk me rezulton se eshte kengetare,sportiste,balerine,shkrimtare etj etj.Natyrisht qe peshku eshte dicka e juaja por edhe ta perdoresh per te bere kolpo tek nje femer nuk me duket shume e arsyeshme.Mbase eshte zili kjo e imja(me qe ra fjala nje kolegu im me tha dje qe nuk ke per te pasur kurre motorr dhe dashnore) por u perpoqa ta degjoja intervisten dhe u lodha shume.ishte si ato intervistat qe i bej vetes time kur jam ne pune.Paqe.
26 July 2008 @ 9:06 am
harrova te te falenderoj per cfosilizimin e creedence clearwater revival.
26 July 2008 @ 12:12 pm
Po e degjoj tani, per here te pare dhe me pelqen. Do kishte qene fantastike sikur te ishte edhe e shkruar, por e mendoj qe eshte e pamundur.
Sidoqofte, sipas principit qe Me mire kritika sesa lavderime , dy gjera.
Ndoshta eshte pak si shume e gjate dhe njerezit mund te shkurajohen pak, duke qene se zgjat me shume se nje ore.
Dhe ndoshta ndonjeher eshte pak si shume…vetereferencial. Dmth, eshte nje gje e peshkut qe flet shume per peshkun. Mund te jete diçka e tipit ” Shikoni sa te mire jemi!”
Nejse.
Gjithe te mirat.
26 July 2008 @ 12:39 pm
Po lexoj disa ankesa këtu, që Peshku pa ujë duhet të merret me “real celebreties”. Mua nuk më rezulton që Peshku të jetë televizioni publik shqiptar që e ka për detyrë t’i përcjellë tagsapaguesve të ashtëquajturën kultura “mainstream”. Peshku pa ujë përveç një platformeje për shpërndarje dhe komentim informacionesh është dhe një komunitet individësh që kanë dëshirë të komunikojnë. Nuk ka pse të përpiqet të jetë më elitar ose formal sesa ç’është niveli i vërtetë i përfaqësuesve, duke kërkuar të uniformizojë pjesëmarrësit përmes një etikete të sforcuar. E bukura e komunikimit qëndron dhe tek individualiteti i gjuhës, qoftë ajo në dialekt, popullore apo e kultivuar, qoftë humoristike apo dhe vulgare. Kultura e përbashkët nuk besoj që krijohet nga sforcimi për të krijuar një rezultante të përbashkët, por nga krijimi i tolerancës për të respektuar mendime të kundërta si dhe kultivimi i debatit për të vënë në dukje gjëra që janë fyese, të pasakta, apo të padrejta.
E parë në këtë pikpamje, është shumë mirë që adminstratorët e Peshkut shfaqen para nesh ashtu siç janë, në mënyrë që t’i njohim (sadopak). Kjo veçse i ndihmon pjesëmarrësit e Peshkut që të jenë dhe më të lidhur me këtë projekt, sepse kuptojnë që pas anonimitetit të “nickname”-ve ka njerëz që lodhen, përpiqen, dhe janë të pasionuar për ta bërë Peshkun të suksesshëm.
26 July 2008 @ 12:45 pm
26 July 2008 @ 2:20 pm
Ktu na ke sha i cike, pse mi ca ka niveli yne ? Nuk eshte mjaftushem elitar ee ?
26 July 2008 @ 2:28 pm
Me pelqen ideja dhe se me pelqeu thjeshtesia se si te dy e kishit oraganisuar kete interviste, por nuk me rrihet pa hedhur pakes kripe ne dete, e t’ju them se per te patur “ndryshim”, ndoshata duhet filluar te flasim me emra, e te guxojme e jo te rrime ne nje diskutim shterpe ne pergjithesime. Intervista ne shume pika me la pershtypjen se flitej “eh ti e di…”/ “ehh une e di..”/ “eh te tjeret e dine…???”.
26 July 2008 @ 2:29 pm
Blendo une jam fan e podcastit dhe ti e di. Jam fan e jotja dhe e Alises githashtu. Biseda mes jush eshte shume e mire vetem se…….nuk e kuptoj pse duhet ti drejtohesh me ju nje bashkepuntoreje te ngushte.
26 July 2008 @ 2:50 pm
Moza, si të jesh elitare ti, elitarët nuk e trademarkojnë por e marrin me Gillette Fusion (dhe me zor presin Mach 14).
26 July 2008 @ 2:54 pm
Intervista ishte e thjeshte, e kendshme!
Por, kam nje sugjerim te vogel:- Blendi, para se te besh intervisten me x apo y,mendoj se do ishte mire, qe, pyetjet t’i dergohen personit me pare(me e-mail etj) per te pergatitur pergjigjen ne kohe dhe ne momentin e intervistes te dyja palet jene gati.
Urime !
26 July 2008 @ 3:00 pm
Amazona thotë:
26 Korrik 2008 @ 2:54 pm
Intervista ishte e thjeshte, e kendshme!
Por, kam nje sugjerim te vogel:- Blendi, para se te besh intervisten me x apo y,mendoj se do ishte mire, qe, pyetjet t’i dergohen personit me pare(me e-mail etj) per te pergatitur pergjigjen ne kohe dhe ne momentin e intervistes te dyja palet jene gati.
Urime
Hm.
Ne kete rast sdo ishte me interviste. Keshtu ska kuptim. ( sipas meje )
26 July 2008 @ 3:01 pm
Po kjo praktike perdoret gjitheandej, sot.
26 July 2008 @ 3:03 pm
Zaku shume e drejte ajo. Po ia ve fajin municioneve amatoreske, se ne fakt me Alisen flasim me ti, sic thoshe, s’ka kuptim “ju”-ja fare.
Ne lidhje me ca kritika, jane shume te mirpritura dhe ju jam mirnjohes. Ideja ishte vetem ta prezantoja Alisen, nuk u tha kurrkund qe eshte ndonje celebrity - eshte ideja qe komuniteti e njeh dhe don ta njohe. Nese disave u ka tingelluar vanitoze kerkoj ndjese.
Por une them se podkasti eshte nje mundesi per tu dhene ze edhe atyre qe nuk gjejne mbeshtetje ne mediat tradicionale. Kush eshte i interesuar per tu bere pjese ne podkast te me shkruaje nje mesazh dhe ne skype me gjen “blendi.salaj” .
26 July 2008 @ 3:04 pm
Psh. Ne UK…
26 July 2008 @ 7:29 pm
Blendi e paska marre persiper “per tu dhene ze edhe atyre qe nuk gjejne mbeshtetje ne mediat tradicionale. “…
NJe jave me pare kishte marre persiper me zbuluar poetet e vertete… hmm
Blendi, mos e fshij kete koment! sepse kisha nje pyetje.
Ishe ne Shqiperi nje muaj. Kur erdhe nga Shqiperia, pas tere atyre fjalimeve te tua para se te shkje, dhe tere ketyre fjalimeve te tua pasi erdhe, lind vetvetiu aresye:
“Po zotrote cfare bere ti?”
Ti shkove atje, nxore surratin ne TV, dhe the nje mal me kontradite, gjera pa vlere. E ke kapur me keto ‘podkastet’, por une aty shoh “degjoni BLENDIN”, c’rendesi kane blogjet qe lexon ti… apo keto intervistat koti ku ti sa shume flet per veten?
Per mendimin tim, se u fute ne chat, e boe muhaet, nuk u bere nje radiofoles qe mund te tolerohet sa hap e mbyll syte…
Une per vete s’e zgjata me shume se dy minuta, shume nivel i ulet
26 July 2008 @ 7:57 pm
DMT, Blendit i dime emrin. i dime edhe mbiemrin, i pame dhe surratin dime c’moshe ka por dime dhe se c’ben (kjo hapsire ku ne tastjerojme eshte dhe e tije) nder te tjera.
Ps: na jep ndonji te dhene te te bejme pyetjen e madhe “Po zotrote cfare bere ti?”
26 July 2008 @ 9:33 pm
Intervista e Alises, megjithe respektin dhe vleresimin qe kam per te, nuk eshte se i intereson shume degjuesve ketu tek peshku apo gjetke. Une personalisht e kam degjuar me kenaqesi Alisen dhe kisha interes ta degjoja per shkak te respektit qe me ka imponuar gjate komunikimit qe kam pasur me te si admin. e peshkut, por dikujt tjeter qe as nuk do te dije per admin. e ketij blogu nuk i intereson shume. Njerezit kane interes te degjojne individe qe me te vertete jane celebrity apo njerez publik, me kontribute apo qe perfaqesojne dicka ne kulture, art, sport, politike etj. Nese kjo eshte bere per te njohur me mire anetaret e peshkut njeri-tjetrin, atehere te hapet nje rubrike me vete ku peshkataret ne forme interviste apo dicka tjeter te flasin per veten e tyre. Por, podkasti te rezervohet per dicka tjeter dhe jo t’i bejne reklame njeri-tjetrin admin.
26 July 2008 @ 10:01 pm
“Degjo Mjeshtrin Ti”, ketu nuk po pretendon njeri per t’u “bere nje radiofoles” per ty. Te lutem lexoji perseri ata me siper dhe nqs nuk e kupton se c’problem ka me gjuhen tende (condescending, irritating) atehere hap mocalin tend privat ku mund te notosh i lirshem. sic u tha dhe me siper, deshira per te notuar me te tjeret i fundos te gjithe sikur edhe te tjeret te fillonin e te flisnin ne menyren e me tonin tend.
(dhe, per ceshtje kohe, me fal qe m’duhet ta kthej anglisht)
I absolutely agree with you, ‘e paditur.’
My last two lines were meant ironically. I for one couldn’t care less about interviews with important, serious, celebrated people, and even less with pundits and blogists of course. If it were up to me, the people I’d interview would be those who are not in a position to know what a blog or peshkupauje or a MacBook is, people leading harsher lives than you and me, but who are closer to the earth and living nature. I’d prefer to hear the account of an Albanian farmer from Devoll or that of an apiarist from Tropoje each weekend. And if it were not too much to hope, it would be useful and nice to create a “Seksion” about the use(fulness) and general treatment of animals in Albania, stray and domestic alike. The development of an awareness and/or concern about the lives of animals is, I strongly believe, more important to humanizing people and bringing them to the level of the other animals than reading Albanian newspapers and myopic blogs.
That is, in my strong opinion, what I would consider a truly alternative environment.
26 July 2008 @ 10:28 pm
ravenxque, ide interesante dhe ato qe thua ti.
Mua me pelqeu gjithsesi formati i podkastit me intervista, pra qe te intervistohen dhe njerez te tjere, se kjo ne vetvete sjell dicka me shume sesa thjesht Blendi te beje permbledhje te gjerave qe tashme ne i kemi lexuar ketu dhe nuk kemi interes ti degjojme (tjeter gje nese ai e ben nje podkast vetem per radion, qe ata te degjojne ca shkruhet ketu, dhe ketu ve dicka tjeter).
Se ke duhet (dhe mund) te invervistoje Peshku per podkastin, ne kete pike ka plot ide, dhe hedhje te ketyre ideve me duket produktive, duke pasur parasysh dhe mundesite. Ne fund pastaj keta te Peshkut prap vete do vendosen kuptohet.
Por ne shume here e kemi zakon te bejme kritike vetem per hir te te berit kritike, dhe ca komente mllefi p.sh. thjesht se Blendi intervistoi Alisen, nuk arrij ti kuptoj. Fundja ishte intervista e pare ne podkast, apo jo, se vec nja tre podkaste te fundit kam degjuar? Nese po nuk u be qameti, dhe sikur te mos kishte asnje vlere ajo interviste, sic mendojne disa. Nuk eshte se ishin mbledhur tek dera virtuale e Peshkut nja 30-40 celebrities dhe po prisnin te intervistoheshin nga Blendi me Skype, dhe ai i anashkaloi ata dhe invervistoi Alisen.
Don’t be hatin’ people.
26 July 2008 @ 11:08 pm
ravenxque, më fal po nuk e kisha kuptuar ironinë. Aq më tepër që e njëtja kërkesë për “real celebrities” ishte përsëritur nga komentuesi i mëposhtëm. Tekefundit, shtypi shqiptar më duket i mbytur nga intervista të tilla me “real” and “wannabe” celebrities, nuk e kuptoj që pse duhet dhe Peshku të ndjekë të njëjtën rrugë.
Nga ana tjetër sugjerimi yt për biseda me njerëz të vërtetë është mëse me vend. Por kjo është e vështirë për tu realizuar nga Blendi dhe Alisa që nuk ndodhen në Shqipëri. Unë do të sugjeroja që të ftonim peshqit që jetojnë në Shqipëri, se mos kanë dëshirë të jenë “korrespondentë-në-terren” që të mund të bëhej një gjë e tillë.
Ndërsa përsa i përket atij seksionit për trajtimin e kafshëve, do të të sugjeroja (meqë kjo temë duket që të është për zemër) të hapje një debat si ai që kishte hapur sot Xhibi për racizmin (”I zi mes shqiptarësh”). Administratorët e Peshkut e mirëpresin iniciativën e peshqve për debate konstruktive. (Lexo instruksionet poshtë menusë me titull “Shkruaj këtu” tek shiriti i zi në fillim të faqes.)
26 July 2008 @ 11:30 pm
Ne faqet e peshkut mund te kete nje 30-40 artikuj njekohesisht. Nese njeri - podkasti psh - ju bezdis lexoni noj gje tjeter.
26 July 2008 @ 11:49 pm
Sa halle ka dynjaja këtej, aq sa ka mjeshtra e polica.
27 July 2008 @ 6:36 pm
Alisa, duhet të shtosh diçka edhe këtu ma ha mendja.
27 July 2008 @ 10:18 pm
Dori duke ndjek ate lidhjen qe vure tani e pashe une qe njeri nga keta punoka tek Mjafti. Kot i paskam kritikuar qe vene shume artikuj per Mjaftin dhe Veliaj pra, se nuk e dija.
27 July 2008 @ 11:08 pm
dmth Alisa eshte admin’e e perhershme tani?
urime…. gjithashtu kjo do te thote qe mund te fillojme ta kritikojme
Une mendova se ishte e perkohshme dhe e kisha kursyer 
nejse, nice job. Blogu si shume eshte fokusuar ne tema sociale keto kohet e fundit…
27 July 2008 @ 11:16 pm
xhibi, Llukani mund të flasi për veten e vet, por Peshku ka shumë më shumë kohë seç ka punuar ai tek Mjafti. Unë Mjaftin s’e kam qejf, por s’jam nga ata që bëjnë konspiracione. Biles me ç’kam vënë re pjesëmarrja e Llukanit tek Peshku ka rënë që kur fillojë punë atje, kështuqë ka më shumë mundësi të jetë e vërtetë që Mjafti i ka thënë të mos vendosi aq shumë lajme për ta tek Peshku
28 July 2008 @ 2:22 am
Blendo, special request:
Big Pimpin’ - UGH
ose
Still Fly (Big Tymers) - Devil Wears Prada version.