Pleqërisë aspak s’i bindem
1.Për ty
Sa agime kam pritur syhapur,
Pa mbyllur sy tërë natës
Se malli me grep më kish kapur
Dhe lidhur më mbante(e them haptas)
Kjo gjë më shaktonte dhimbje
Se moshë nuk kisha për t’u “lidhur”
Mbushem tani prej nostalgjie
Se,dihet,që jam kokëthinjur.
Tër kohës jam nervoz
Askush nuk ma qan mua hallin
Kjo gjendje vërtet më nakatos
Se të madh,të madh e kam mallin.
27 shtator 2002
2.Dale-dale
Dale-dale,moj lulkuqe!
Se jam plak i mbushur huqe!
A e sheh që heq me supe
sa shoh sy a vetullçupe!
Më rreh zemra si zogsute
Jap me çap e jap me supe
Herë përdrejt e herë hajduçe
Po të zura nuk njoh turpe
Çfarë nuk bëj për ty,moj ruspe…
27 shtator 2002
3.Kur
Kur ma hape gjirin mua,
Thashë se zura qiellin e shtatë
Se atë gji e dua,e dua
Qe sheqer a më shumë:mjaltë!
Mjaltë me qe,pa vënë në zjarr
Thithë e thithë e s’ndjej të ngopur
Po edhe mjalti bën zarar
Se,pastaj,pse rashë i “ngordhur?!”
28 shtator 2002
4.Vjen një zonjë
Vjen një zonjë symëshqerrë,edhe dëng mua isharet
Po nuk jam si të tjerë:që aq shpejt të bie në “rrjetë”.
Se jam burrë “namuzëli”,disa herë kam rënë nga fiku
Nuk jam më djalë i ri dhe lezet s’më ka ashiku.
Mirëpo zonja është aty dhe mbi mua syrin kllap!
Se më njeh që të ri,kur qeshë djalë,në tjetër vakt!
Po kështu nuk shkon fare,nuk duroj të më vëjë “brirë”
Dhe u futa unë në “valle”,këtë “valle” e luaj mirë.
15 tetor 2002
5.Një mike
Një mike më rri përbri
Dhe në rri,mirë bën që rri!
Por më rri,më ha me sy
Çfarë të them që vallahi…
Si t’ia bëj,as vetë s’ia di
Ja tek është:nuk luan,aty!
Ia mbërthej unë timin sy
Epo pse?Kushdo e di…
3 korrik 2002
6.60 vjeç jam rrumbullak
60-vjeç jam rrumbullak
Hajde gjej si unë një plak!
Për nga mosha,jam goxha
Por nga mendja tra-lala!
Shoh një femër,syrin kllap
Domethënë,më pritt pak?!
Ja të priti!Po pastaj?
Mos e pandeve kollaj?
Se Janina ka dava
Dhe s’kalon me ahaha!
Se është lumë që nuk ka va
Do të mbytesh,o bela?!
Është lumë me shtjella shumë
Edhe plaku ra bëlldum!
Mirë t’u bë,o firaun
E ke pak,në s’të vu drunë…
22 korrik 2002
7.Një lule e brishtë
Një lule e brishtë,tek më rri përbri
Më vështroka”liksh” dhe më ha me sy!
Seç më ha me sy,edhe më buzëqesh
Domethënë,oi:ku je,mor sylesh?!
Ku je,mor sylesh,merr apo nuk merr veshë
Merr apo nuk merr veshe nga “gjella me preshë?!”
Unë po si sojli,seç qëndroj serbes
Ajo prapë me sy:ku je”gollomesh?!”
S’mban më ujë pilafi,sfidën e pranoj
Më hipi inati(”sherrin” e pagoi)
3 qershor 2002
8.Pse?
Pse i perëndon sytë,sikur të vjenë gjumi?
Se ta dish,moj shpirt,vajta i paudhi!
Vajta i paudhi,megjithëse jam plak
Për ty,o moj dritë,ca vjete i flak.
Ndoshta jam 60-të,s’e luan rrumbullak
Ca vjete i flak dhe bëhem çunak.
Nga gjumi të zgjoj,ashtu tak-fap!
Zjarri t’na përvëlojë,të dy pak nga pak…
16 qershor 2002
9.Kur
Kur jam “valencë e lirë”,e shpie mendjen në zullume
Zë më kap një dëshirë,që të shkoj me firaune?!
Domethënë më vijnë çastet,që i pata djalërisë
Dhe i flak tutje vitet:pika,pika pleqërisë!
Se më teket për një buzë,për një buzë aq të njomë
Zë më ha imja buzë,se me ty do t’i takojmë.
Më pastaj,unë shkoj më tutje,se më teket për një gji
Dhe tani unë paskam huqe,se dua gjirin që ta pi.
Thonë njeriu nuk u ngopka,nuk u ngopka pasuri
Sa më shumë në jetë e shtoka,do ta shtojë dhe si ai
Por s’u ngopka dashuri,dhe këtë nuk e them unë
Dashuron një pleqëri,hajde ndreqe këtë punë!…
13 qershor 2002
10.Gruaja dhe lulja
Dhe ngjan një grua me lulen
Sa ç’ngjan një pikë me pikën?!
A s’fishken e thahen të dyja,
Po s’u vaditën?!…
12 qershor 2002
11.Pleqërisë aspak s’i bindem
Më zu nepsi,më zu “fruthi?!”
Shih bandilli,vajzën puthi!
Kthen bandillja,puth bandillin
Tash,gati,më krryen syrin!
Se dikur dhe vetë qeshë djalë
Ndonjë zogë putha me mall!
Tash,kuptohet,shkoi fuqia
Por makut më bën zilia.
Ziliqar,po kam dhe neps
Ku s’më qasin,dua “pjesë”
Dua pjesë dhe zë e grindem
Pleqërisë aspak s’i bindem.
14 mars 2001
12.Të puth pak?
Unë të thashë:-Të puth pak?
Ti ma ktheve:-Dashke shumë?
Dhe u bëra zemërak
Pa marr leje,putha unë!
Ti u bëre paparunë
(Unë u tremba,vërtet pak!)
Por ç’dëgjoj,ç’dëgjoj unë:
-Puthëm prapë!Puthëm prapë!
Kjo më bëri si dragua
Ndaj të hodha unë në krahë
Vetëm puthjen,-thashëunë,-dua
Ti më fale një dynja…
13 mars 2001
Përparim Hysi
Dërguar për”peshkupauje” më 19 tetor 2007

4 November 2007 @ 11:27 am
Papi ,
keto te dyja kam une si komente :
“Huqi del me shpirtin”
dhe
“Nuk eshte me inat eshte me takat”
Bukur !
4 November 2007 @ 11:33 am
Miremengjez Hysi!Miremengjez Koth!Takatin nganjehere ta sjell inati…..Sidomos ne shqiptareve.
Eshte bukur te zgjohesh te dielen ne mengjez me poezite e Hysit.Te shkon dita mbare..Belqim del ndoj send…..Hysi librin tend e dua edhe une.
4 November 2007 @ 11:38 am
Mirmengjes Zane dhe ta prufte zoti kismetin ke dera !
4 November 2007 @ 11:49 am
Shume te bukura…

Perparim e ke ngritur shume nivelin.. Shume..
Une kam mendimin se me keto poezi mund te krijoheshin kenge labe te llahtarshme..
4 November 2007 @ 1:09 pm
Per komshien, -”U rrite qene , na hape pun`”
4 November 2007 @ 1:27 pm
Perparimit, shumë të bukura poezitë, jo vetëm që të japin ndjesinë e të qënit i dashuruar, por të japin edhe ndriçim të fuqishëm për të parë se rruga e jetës, megjithëse e vështirë, ka gjëra per të cilat ja vlen të vuash.
Nuk e di në se do të pëlqente Vaska në këngën më poshtë, të cilën mund ta kesh degjuar por unë e sjell për të të përshendetur.
http://www.esnips.com/doc/36b61c78-3252-49ca-b00f-e2f59446ccbe/vaske-curri-new—ajmali-te-rente-pika
4 November 2007 @ 1:41 pm
Ce gjete shqipon e shkrete/ te rinjte po ndihen keqe
pleqte enderojne rinine / mbi “verre” te Qenes rine !
4 November 2007 @ 2:57 pm
Zagarit goja leng i leshon/”Qejfin” e qenes te preke
ate “cikez vend” te shijoj / djersen posht atyre breke.
Brenda saj “lules qe digjet” / ku ai Purpur trendafil lulezon
ku prej perlash uj t’vaditet / ohh moj qene , lerme aty te digjem t’mbaroj !
4 November 2007 @ 3:31 pm
Ju falendroj te gjitheve dhe,vecanerisht,Blendin qe i gjeti keto poezi tek”po flinin”tek blogu i tij.Zana as mos kesh dert:vetem sa ta botoj dhe jo vetem Juve,por shume nga keta dashamiresit e”peshkut…”qe jane bere miq me mua permjet opinioneve te tyre,do t’ua dhuroje kopje te librave te mi(une,pothuajese kam gati,tri me poezi dhe nje me tregime!).Adriatik!Ma ke gjetur zemren per se dyti:sado qe jam skraparli,une kenget e Permetit i kam shume per zemer.Sa per Vaska Currin(edhe te vellane) jane me te preferuarit e mi.Per Vellezerit Curri dhe Laver Barine kam shkruar dhe poezi,te cilat,sic e kam ne projekt,do t’i botoje me titullin:Njerez qe kam dashur dhe dua.Sidoqofte,edhe nje here ju falenderoj.
4 November 2007 @ 4:19 pm
Cajupi junior,
Poezia jote kjo??
4 November 2007 @ 5:56 pm
ore shoku leon c’mendon ti eshte e komshise ?
4 November 2007 @ 5:58 pm
Po jotja ku eshte….. mo!
4 November 2007 @ 6:09 pm
Gurra Popullore :
Djali :
çou syzez` e ndizna zjarrin.
ndizna zjarrin me ba drit`
t`shiqoj cicat sa t`jan` rrit
a t`jan` rrit ndopak sivjet`
t`kan shku majat drejt perpjet`…
Vajza, ( çika ) :
Uli syt djal` pak me posht`
gjen nji lepur mu ne strofk`
gjen nji lepur lepurusheeeee
Hej heeeej, ( Djali kshu )
Xhishe breket se po t`rras pushken.
P.S. Kendohet me çifteli
4 November 2007 @ 6:15 pm
Ashtu ….Koth…te lumte dora e vockel !
4 November 2007 @ 6:16 pm
Ahjo miq…Kendoni si i kendon Hysi dashurise e gruas…Gjithmone me elegance…pa volgaritet….ç’eshte kjo pushke?!Nuk perdoren me veglat e nje kohe ne Shqiperi!?Sikur nuk ishte keq!Edhe nje gje qe e patem tamam e prishet ju mo???
4 November 2007 @ 6:20 pm
Gurre popullore moj Zane gurre popullore si e drile qe eshte .
4 November 2007 @ 6:22 pm
Moj z,Zana po cthua …aa…MO? -a.aa.a nuk the vete me larte me qene e qefllie , ,, Mo? - mos e quaj vullgaritet Mo … se ste ka hije !
4 November 2007 @ 6:25 pm
Po c’pyet per pushke o e shkrete…..e kemi bash tradite ..Mo…e e mbajme ..perpjete !
4 November 2007 @ 6:27 pm
Papi…si gjitmone , je atmosferik ne poezi. faleminderit papi.
4 November 2007 @ 6:33 pm
Flm…..klodi…po c’pape ….Mo ! Klementine ke aty …MO !
4 November 2007 @ 6:44 pm
wow ca poezish!!! keto po qe te sjellin humorin
:) 
4 November 2007 @ 6:45 pm
Keto vjershat me kujtojne ca vjersha qe i benim ne fillore.
O balene kafshe shtepiake
qe flutron pullaz me pullaz
a ke pare flutren bardhake
qe kish veshur kundragaz!
4 November 2007 @ 6:49 pm
As kjo s’te pelqeu..Mo?
Po hidhu e na bej nonje ti ..MO?
4 November 2007 @ 7:57 pm
Cajupi je i ri ti tek peshku me duket!!
Na se te sjelle kete link dhe kenaqu ..
http://www.peshkupauje.com/si-i-kendojne-shqiptaret-dashurise/2007/05/28/
4 November 2007 @ 8:01 pm
Vertet jam i ri o shoku , po kete linkun ce kishe…mo,,,cu harxhove ! flm.
4 November 2007 @ 8:49 pm
“Ndoshta jam 60-të,s’e luan rrumbullak
Ca vjete i flak dhe bëhem çunak”
– Po mer po, me ate mendje rri
4 November 2007 @ 9:07 pm
Edgar Munch:
O balene kafshe shtepiake
qe flutron pullaz me pullaz
a ke pare flutren bardhake
qe kish veshur kundragaz!
4 November 2007 @ 9:20 pm
ja edhe nje tjeter:
minator, minator
e ke gjoksin plot me lesh
po dhe me lesh te mos ta kesh
minator prape do jesh.
gjithsesi, keto poezite jane nam fare. ndihem mire kur i lexoj, shume mire, ndaj falenderoj autorin qe i solli.
5 November 2007 @ 4:56 am
O mor burr,ky kandari
nuk eshte me ai i pari.
Jane vargjet e CAJUPIT,nuk duan koment.
5 November 2007 @ 9:43 am
Largeqoft ai ze katnari / me kte peshe prej kandari,
kundragaze kembe e koke / e leshet q’mbulojne qoke.
6 November 2007 @ 2:41 am
vertet u kenaqa te lumte dora dhe mendja oPerparim
6 November 2007 @ 9:25 pm
Vjershat e Papit ishin sa te thjeshta po dhe aq te bukura. Kishin rime dhe ndjenjen e nje personazhi qe po i iken jeta. Frymezimi i tij eshte per tu patur zili.
7 November 2007 @ 9:37 am
Dhe ky “Herry Potter-7″ aty larte eshte per tu falenderuar per fantazine e tij , bravo vertet !
7 November 2007 @ 10:23 am
Vjershat e Papit ishin sa te thjeshta po dhe aq te bukura.
..
jane, po jo per te gjithe,vetem per ata qe i kuptojne, jugoret.Veshtire them se i kuptojne aduleshentet..
7 November 2007 @ 10:27 am
O tani , po c’kane …mo..kta te shkrete…qe hedhin vickla perpjete…ee..MO!
7 November 2007 @ 10:36 am
Edhe un..mo, do kisha deshire te behesha “papi” e kjo s’eshte ……marre,
po ne moshen 20-vjece kur na Shqipria ika , s’mbaj mend te kem lene …Mo, nonje me…… barre !
7 November 2007 @ 10:44 am
Edhe nje gje , do tu theme .ee..Mo;
Kush ka aftesine te njohe c’eshte e bukura( e ksaj jete) ..nuk..ee..plaket kurre ….Mo!
YYYyyyyyyyyyyp…xhixhi !
10 November 2007 @ 9:33 pm
Çfarë nuk bëj për ty,moj ruspe…
Papi, te pershendes!
17 November 2007 @ 1:37 pm
Beju corape grisur / se vrymat ti ben xhixhi ,,ruspe…!