Pinot Noir

Trotuari i zhveshur…dritat bien haluçinante

Kopertina-fundjavë e alkoolizuar në Tiranë

Gurmaze gurgulluese mes dehjes, shoqëruar tingujsh kitare

Dhe qeshjes mendjeshkundëse.

Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

Sheqerosur nga stresi i qytetit të egër…

Mes tavolinave vanitoze gjarpërojnë imcake

Dy vajza pesëvjeçare, në mos katër.

Nëpër duar tuba të bardhë, mbushur bajamesh,

Sytë përplotur me nonsens elegant fëminor,

…pasi ende s’njohin se ç’ësht’dëshpërimi.

Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

Vijnë n’mend shumë parfume të qytetit të egër…

Bajamet janë veshur me letra të bardha fletoresh

Fustan letrash të virgjëra, të pashkruara sipër

Pafajësi e pasprovuar, varfëri shtrënguese dhe

Fatkeqësi kohoro-gjeografike.

Dy zanat e vockla, fytyrë e bardhë me kuadrata aritmetike,

Nuk ka mundësi të jenë pjesë e histerealitetit të përbashkët.

Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

Gjer në marrëzi kujtimet nga qyteti i egër…

Veshjet xixëlluese dhe stolitë ngjyrëbanale

Të arit. Kostumet firmato dhe dilemat tuaja

Sipërfaqësore

Miliona kilogramë zbokth mbi shpatulla, tejetej në rrugën prej nga vini

Ju mbajnë jashtë makthit të realitetit poshtërues.

Derisa të gjithë të bëhemi pahir

Pjesë e tij! Ku e gjen fuqinë të qeshësh

Pas vizllimit të syve-yje të atyre dy vajzave

Ku?

Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

Indiferent ndaj shkëlqimit të qytetit të egër…

Lehtë! E leverdisshme të bësh me faj

Prindërit, papërgjegjshmërinë individuale të njerëzve të pafat.

Është e lehtë të harrosh për një çast

Kultin komun të komoditetit,

Shtyllat e mermerta të tempullit perandorak

Të konsumit, të cilat i përvidhen dita ditës

Energjisë së pashmangshme tashmë, frymëzimit shkatërrues-krijues

Të ndonjë Samsoni…

Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

Stërpikur me ëndrra të qytetit të egër…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente

  1. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 12:13 pm

    Është e lehtë të harrosh për një çast

    Kultin komun të komoditetit,

    Shtyllat e mermerta të tempullit perandorak

    Të konsumit, të cilat i përvidhen dita ditës

    Energjisë së pashmangshme tashmë, frymëzimit shkatërrues-krijues

    Të ndonjë Samsoni…

    Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

    Stërpikur me ëndrra të qytetit të egër…

    Keshtu e gjete Tironen Sol-nox, halucinante?:) Me ritmin halucinant te metropolit dhe britmen deshperuese te unit krijues kjo poezi:) BB:)

  2. gj_z_ thotë:

    6 October 2008 @ 12:20 pm

    kjo me pelqeu shume sol!

  3. flokenaja thotë:

    6 October 2008 @ 12:25 pm

    Bajamet janë veshur me letra të bardha fletoresh

    Fustan letrash të virgjëra, të pashkruara sipër

    keti dy vargjet me pelqyen shume

  4. AR31 thotë:

    6 October 2008 @ 12:36 pm

    “Ajri i pluhurt bën rrugë nëpër flegër

    Stërpikur me ëndrra të qytetit të egër…”

    Arber, poezia eshte shume shume e bukur!!!

  5. njera thotë:

    6 October 2008 @ 12:52 pm

    Ngacmuese!

  6. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 1:39 pm

    Nëpër duar tuba të bardhë, mbushur bajamesh,

    Sytë përplotur me nonsens elegant fëminor,

    …pasi ende s’njohin se ç’ësht’dëshpërimi.
    Pas fjaleve te mira Sol , na lejon te bejme ndonje kritike?:)Ne vargjet e cituara, eshte fjala per ato vajzat rome qe shesin bajame lokaleve? Po ato jane totalisht nje imazh deshperues.Vargu: pasi ende s’njohin se ceshte deshperimi… me duket arbitrar.

  7. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 1:43 pm

    Flm per fjalet e mira dhe kritikat. Spiritus, jane shume deshperuese, dhe jetojne ne trishtim, po jane aq te vogla sa mund te harrojne gjithcka brenda momentit dhe te qeshin, ose te hutohen pas ndonje ngjyre kalimtare. Jane teper te mitura per te konceptuar deshperimin, kete doja te thoja…

  8. gj_z_ thotë:

    6 October 2008 @ 1:44 pm

    dallimi rome s’kishe pse ta beje, pasi nuk jane gjithmone ;)
    atyre nuk mund t’u shpjegosh ndjesine qe te sjellin kur i sheh duke tu lutur dhe duke te qeshur me rroba e grisura…
    E pra, nuk e njohin deshperimin.

  9. emigrant thotë:

    6 October 2008 @ 1:53 pm

    Kjo e meriton nje koment!
    AQO????? et tu, sol?!

  10. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 1:53 pm

    Kafshatë që s’kapërdihet… më erdhi ndërmënd tek lexoja.

    Isha i bindur që kalimi në moshë madhore nuk do ngelej vetëm me hymnet e dashNisë :)

  11. t_red thotë:

    6 October 2008 @ 2:41 pm

    une s’paskam asnje verejtje sol :)

  12. Zana thotë:

    6 October 2008 @ 11:27 pm

    Sol,pershtypje violente te paska lene Tirana!Edhe ti Skraparli-je-a!! :)

  13. sol-nox thotë:

    7 October 2008 @ 12:07 am

    Skraparli. Por per fatin e keq, s jam i vetmi…

  14. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 12:19 am

    Aqo!

  15. lupi thotë:

    7 October 2008 @ 12:23 am

    Titulli si lidhet me vjershen?

  16. artian thotë:

    7 October 2008 @ 12:32 am

    sol-nox,
    kush banojne ne kete qytet, nga c`ane e planetit kane ardhur qe e kane bere te eger qytetin dhe me pluhur ?

    Trotuaret une i kam lene me peme blini ,si keshtu te zhveshura ?

    Bukur!

  17. sol-nox thotë:

    7 October 2008 @ 12:42 am

    Cfare eshte AQO?

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com