Pik

Pjekur jam, gati për të rënë,
e nëse nuk vjen askush e më këput
(Si një fik të madh të zi degëve të ulta,
me tul lëngëzuar nga rrezet e bark të kuq,
ku vallzon një fëmijë prej zjarri flakë të pakuptueshme,
ngjizur me thëngjij yjesh nga shkëndijë endacake
që mbars me dritëshpirt botët e frutin)
do çahem , përgjakem, rrëgjohem si plagë,
enjtur nga nektar i së pathënës , buzë e tharë
e atyre që iu ngjitën malit e nuk zbritën prapë
Është mund i ëmbël peshë e vetes
varur në fill, duke pritur dorën e shtegtarit
që rastësisht a jo mes kokrrave të zgjedh,
Bukë e mish ulur në sofër të gjuhës, mëndjes,
si fjalë e pabërë, akoma syth në kohëfillim
e më parë akoma, ngashnjim i farës së hedhur
nga duar të tjera djerrinave të pashkelura,
ku nga gërmadhë e reve kulloi tymi, ngriu, u tret,
shkriu dheun, u bë baltë, u mbush me frymë,
u harlis në pemë, kërceu degë më degë,
zbriti, u ngrit në këmbë e nisi të ecë
Shumë shkuan udhës e pak u ndalën,
për të kthyer kokën, për të parë ç`lanë pas,
shkuan e humbën në horizont si djersë rrudhës,
kaluan pranë, përhumbur jehonës së hapave,
u zvogëluan tutje derisa u zhytën ngadalë
në prehër të tokes, det dheu me peshq kockash
dhe valë këmbësh e ishuj rrënjësh që mbajnë
këtë pemë, nën hijen e së cilës gjethet pëshpërijnë
të ardhmen, kohëfundin, tjetërsinë, majin
Ngriji sytë e shikomë si fërgëlloj në pritje
të asaj që duhet apo thjesht ndodh, hije
që dridhet në zheg, ku rruga tundet si urë
honeve të horizonteve, gjinjve të lehonës
që mbushen nga lëng i bardhe i heshtjes,
thithka që mbushin gojën e hapur të kërthiut
të përfjetur degëve të krahëve, vezë në fole
që çahet, hapet e derdh jashtë fillesën, fjalën,
mbarsur nga shkëndijë endacake, fëmijë zjarri,
hije e pakuptueshme që flakëve hedh valle


1 Maj 2008 @ 2:57 pm
Hej!
Leng jete, ne ndjenj mendimi.
Kush e le te bjere ne toke ate kokerr te bere fiku?
S’eshte njeri kocka peshku, te mos notoj me oksigjen poezie, dhe te shoh ne deget e nenes tek burimi i lengut te bardh, me femijen bashke kerkon te bej flake, me fjale te mesuar si fillimi, atje ku banon ndjenja Pik.
1 Maj 2008 @ 5:13 pm
eshte munduar mbase shume te vere se bashku keto vargje.Nuk eshte kollaj kur ke kaq shume konfuzion brenda teje.E lexova dhe te them te drejten nuk di ç’me ngeli.Te jete poezi edhe kjo??Mbase…Poer une mendoj se poezia eshtediçka tjeter…
2 Maj 2008 @ 2:14 am
Shume e bukur, vecse mu desh ta lexoja tre here qe ti hyja brenda. Figurat jane vertet mahnitese, vetem se te ngjeshura shume mu si rrenjet e lules ne nje vazo te ngushte. Them se mund ta shkriftosh pak.
det dheu me peshq kockash-fantastike
2 Maj 2008 @ 8:30 pm
Nje borxh na e ke mendoj; te dime ne se je keputur apo ende e pjekur si fik aty qendron, dhe poetiken tende krijesa e re jeton, dashuron.
E bera Pik.