Identifikohu



Regjistrohu

Petrolifera të vazhdojë, në emër të progresit

nga Skender Minxhozi
revista MAPO

Dosja energjitike shqiptare nuk i kishte njohur deri më sot protestat kundër. Jemi mësuar të qahemi (pasivisht në fakt) vetëm për të kundërtën, për mungesën e investimeve, por jo t’i anatemojmë ato. Prej 17 vjetësh ky vend vijon të ndriçohet, ngrohet dhe përgjithësisht të funksionojë me asetet energjitike të kohës së komunizmit – një turp autentik për klasën tonë drejtuese të të gjitha ngjyrave. Mesa duket, e ky është në thelb një tipar pjekurie i shoqërisë tonë, po fillojmë të përballemi me një tjetër lloj reagimi, më të sofistikuar – të atij që sheh përtej sipërfaqësores, ose asaj që duket në pamje të parë.
Ky do të ishte një koment i parë për protestat e fundit që kërkuan të pengojnë vijimin e ndërtimit të një depozite nafte dhe një TEC-i në ish-zonën industriale të Vlorës. Disa dhjetra vetë kanë kaluar festën e fundvitit duke djegur goma (një gjest i habitshëm ky për çdo ekologjist) dhe duke zënë rrugën që çon në kantieret e dy projekteve të mësipërme. Përplasja e tyre me policinë vetëm sa e kë shtyrë një konflikt që tashmë duhet parë me qetësi dhe peshuar me objektivitet.

Së pari duhet pranuar se idea e një konsultimi popullor në zonat ku ndërtohen objekte të tilla masive dhe me impakt të mundshëm mjedisor, është sa racionale aq edhe e realizueshme. Privimi i banorëve të Vlorës në rastin konkret, jo vetëm përbën një shkelje të drejtash, por edhe e dobëson motivin dhe mandatin e investitorëve në fjalë për të ngritur objektet e tyre në atë zonë.

Së dyti, siç del edhe nga dosja që revista MAPO po i kushton sot kësaj teme, mënyra sesi projektet janë çuar drejt zbatimit në terren, mbetet për t’u parë dhe shqyrtuar. Pretendimet për parregullsi dhe mungesë transparence, sërish i prishin punë më së pari vetë investimeve dhe zotërve të tyre.

Së treti, por jo më e parëndësishmja, duhet parë se cili është motivi i vërtetë i atyre që sot përpiqen të përfaqësojnë të gjithë popullin e Vlorës dhe që i bëhen prag një projekti energjitik që do ta lehtësojë konsiderueshëm barrën e krizës nga shpatullat e shqiptarëve. Këto muaj ka qenë rasti që Aleanca për Gjirin e Vlorës të flasë dhe të deklarohet, madje jo vetëm kaq. Ajo edhe ka ndërmarrë disa veprime që nuk i shkojnë një lëvizjeje qytetare, por më shumë një grupi ekstremist. Kemi parë se agrumentat e këtij grupimi përqëndrohen më së shumti tek ruajtja e ambjentit dhe rreziku që paraqesin TEC-i dhe Petrolifera për turizmin lokal. Të gjitha këto argumenta janë formalisht të drejta, porse ato mbeten për t’u provuar në rrugë shkencore dhe profesionale. E pikërisht këto dy kategori, pra shkencëtarët dhe profesionistët, kanë qenë më të padëgjuarit në këtë mesele, edhe për shkak të rropamës “ekologjiste” dhe agresivitetit të saj mjaft të lexueshëm.

Vlora dhe Shqipëria kanë një problem të madh. Ky problem quhet “zhvillim” dhe siç na mëson përvoja e asaj pjese të botës që ka kaluar tashmë nëpër këtë rrugë, çdo proces zhvillimi e progresi ka çmimin e tij. Një Vlorë pa drita nuk mund të tërheqë turistë, një Shqipëri pa energji është një vend i destinuar të mbetet “botë e tretë”, siç na e kujtuan së fundi edhe fqinjët tanë të kompleksuar maqedonë. E parë kështu, kjo lëvizje ka veçse një rëndësi dhe një mandat të pjesshëm, relativ dhe të diskutueshëm. Vlora është sot një piketë e rëndësishme në hartën gjeopolitike të rajonit. Kjo rrethanë e tejkalon çdo arsyetim foshnjor që lidhet me ujin e pastër dhe merlucin ekologjik në restorantet që punojnë me gjenerator gjatë bregut të Rradhimës. Nëse duhet parë përpara, këto motive meskine nuk kanë pse pengojnë progresin, i cili pa asnjë dyshim ka edhe pamjen e depozitave të naftës apo ato të një TEC-i.

Titulli origjinal: Ekologjia miope

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente »

  1. Roni thotë:

    14 Janar 2008 @ 7:17 pm

    Kur je ne mes dy te keqiave, zgjidh te keqen me te vogel!!!!!!
    Me mire pa drita, se sa nje Vlore e ndotur ekologjikisht.
    Nuk do te na e falin brezat e ardhshem, kur te shikojn fotot e Vlores si ka qene, dhe ata mos te futen dot ne det nga rrjedhjet e naftes.
    Ka ardhur koha ti themi mjaft ktij pragmatizmi driteshkurter qe do te na coje ne vetshkaterrim!!!!!!

  2. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 7:19 pm

    Mrekullisht fare, z. Minxhozi. Faleminderit shume per kujtesen e rrethanave qe tejkalojne arsyetimit foshnjor. Duhet te kete qene patjeter ky tejkalim qe te ka ndihmuar ta anashkalosh edhe anen tjeter te medaljes. Motivet meskine qe ti pretendon se pengojne progresin, jane identike me te njejtat arsye qe motivojne perfundime te tilla.
    Progresi ka pamjen e depozitave te naftes ne Irak po aq sa ka edhe ne manipulimet qe i bejne karshillik eres. Mire se te shkosh ne Vlore e te hash nje merluc nafte, meqe nga ata te ujit te paster ke alergji progresiste.

  3. Idris thotë:

    14 Janar 2008 @ 7:45 pm

    “Vlora sot eshte nje pikete e rendesishme ne harten gjeopolitike te rajonit”
    I nderuar…. prane duhet te kesh KONSULENTE te asaj “KOHE”.
    Ketu eshte dhe qendra e gjith muhabetit ,nga te gjith fasadat qe i vishen sipas KOHEVE–Hrushoviane—Maoiste—Turke—-Italiane apo te kujtedo qe do te shfaqet NE ATO ANE.
    Gjithnje Vlora dhe nepermjet saj e GJITHE SHQIPRIA ka qene dhe do mbetet per shume kohe__PIKE NEVRALGJIKE ne harten GJEOPOLITIKE te RAJONIT___________
    Ketu ma mbaj kalin dhe ketu me argumento si GRUP ose si INDIVID.
    Ne se problemi strategjik i Shqiperise mbetet Sigurimi i Energjise per te sotmen dhe te ardhmen,rruga e percaktuar per te shndruar Vloren si ZGJIDHJE cilesohet e DREJTE,kjo do tejete KATASTROFIKE dhe kete nuk do te duhet shume kohe ta vertetosh.Qene te tjera kohe e te tjere BURRA ata qe e ruajten VLOREN tepaster.
    Kush humb VLOREN,ka humbur kontrollin e kesaj NYJE NEVRALGJIKE te SHQIPERISE dominante mbi RAJONIN.
    Se si ti ruash Dominancen kesaj “PIKETE “i nderuar… shpjegimin ta jep KULTURA dhe DIJA,ATDHEDASHURIA dhe PATRIOTIZMI.
    Te fencurit fytyre gruri qe kane mbushur shqiprine me SOFIZMA e Turfullima,ruaj e konservoi si dije per hir te dijes —por asnjehere mos i merr seriozisht.

  4. Artian thotë:

    14 Janar 2008 @ 8:05 pm

    Tani qe u zbulua nafta, nga nje ekip ekspertesh ne shqiperi c`fare na duhet Petrolifera,ne Vlore.?
    Informacionet thone se do te kete nje prodhim te papare,dhe te kesh nafte te tille,do te thote te sigurosh energji,elektrike me shumice per vete dhe per te tjeret.Per tre gjera lufton sot bota, per te patur energji dhe ngrohje,Nafte,Gaz,Qymyr,te treja keto ne i sigurojme, ose te pakten kemi rezerva ,plus edhe relievin hidro, per energjine jeshile “green power” cfare doni me ?
    Pse nuk thuet troc,qe te hapim pak krahun,per linjen e gazit lindje perendim,atlantik,me pak ndotje, dhimbje, dhe Turizmin ta bejme ne greqi, dhe ne Mal te zi, dhe e zgjidhim problemin e energjise dhe te fukarallikut .

  5. Roni thotë:

    14 Janar 2008 @ 8:37 pm

    Shqiperia po perjeton nje corganizim te organizuar!!!
    Keshtu si po shkojne punet vetem nje gje na ka mbetur te themi.
    Na dalte per hajer!!!

  6. Pjer Thomas thotë:

    14 Janar 2008 @ 9:43 pm

    Me vjen keq qe interesat e paleve do perplasen egersisht, pikerisht nga nje spostim qe mund te behet per pakez me ne veri. Ai port mund te ngrihet dhe me resurse te brendeshme, pse duhet te priten te huajt, kur nga te huajt mund te merret teknollogjia, pra tere stafi ingjiniero-teknik, kuptohet se bashku dhe me specialistet shqiptare.

  7. Lefti thotë:

    14 Janar 2008 @ 9:47 pm

    Kur je ne mes dy te keqiave, zgjidh te keqen me te vogel!!!!!!

    Roni, e ke thene aq mire sa nuke luan Topi ! :)

    Problemi eshte se ne cilin kendveshtrim e shikojne njerezit “te keqen me te vogel”.

    Ne kendevestrimit e interesave te Vlores, mire eshte qe TEC-i mos te ndertohet, sepse ndot mjedisin (kjo eshte per t’u pare, se vetem supozim eshte), dhe se me mire pa drita sesa me ndotje - siç thate juve pak a shume.

    Disa te tjere, per mos te thene gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise, perveç ekologjisteve puro, mendojne nje tjeter gje komplet te kundert.

    ata mendojne, se e “keqja me e vogel” eshte te kemi nje Vlore te ndotur, sesa nje Shqiperi te tere pa drita (qe prej 1990 e ketej).

    Prandaj, Qeveria Nano qe e inicioi kete projekt, bashke me plot projekte te tjera qe Qeveria Berisha i hoqi dhe la vetem çisternat, menduan se e keqja me e vogel, eshte Vlora e ndotur dhe Shqiperia me drita.

    Tani, projekti ka filuar punen dhe s’ma merr mendja se edhe sikur ndonje parti politike te premtoje se do ta pezulloje ndertimin (nese fiton zgjedhjet), mund te kete ndonje efekt tashme : deri ne Shtator 2009 TEC ka mbaruar dhe do jete ne pune …

  8. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 9:48 pm

    Opa dhe njehere nga fillimi. Ksaj rradhe nuk do futem fare ne diskutim…se me te vertet jeni te lezetshem. Po nejse…vazhdoni. Po te pakten mundohini pak me shume te mblidhni ato 50 mije firmat qe kerkohen nga ligji per nje referendum…se keni mbet ke 14 mije me duket. Keni akoma pune…para se te keni fytyre te dilni e te kerkoni te “drejtat tuaja ligjore”.

    Po ndonje foto me pulbardha me nafte…keni??

  9. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 10:11 pm

    Po prisja te lexoja ndonje argument nga Skenderi po me duket se e ka shkruar per 10 minuta kete, sa per te plotesuar faqen. Ishte nje shkrim i vaket, qe ripermend gjera qe jane sterthene dhe nuk sjell nje grime risi ne kete debat.

    Qe nuk ka drita dhe qe na duhen kete e dime te gjithe. Qe progresi do energji dhe infrastrukture nuk e diskuton askush, kjo nuk ka qene asnjehere thelbi i debatit. Me vjen cudi qe Skenderit papritmas iu duk se pati moment “Eureka!”..Ajo qe po kerkojme ne eshte qe ky zhvillim te mos behet me symbyllur, sepse Progresi dhe Mjedisi nuk jane perjashtues te njeri tjetrit.

    Mund te prodhohet energji, me shumice, e njekohesisht Mjedisi mund te ruhet. Kjo eshte e vetmja alternative e mençur, dhe plotesisht e mundur ne rast se mposhtet babëzia e ca langonjeve qe po e shesin Atdheun per kepuce firmato.

  10. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 10:38 pm

    Shume njerez kane frike se mos i verbon drita.

  11. CPCP thotë:

    14 Janar 2008 @ 11:00 pm

    Ja “shqipja totalitare”, i fut nje shabllon dhe i ben cilindo s’eshte dakord bir te erresires…

  12. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 11:44 pm

    Jo “shqipja totalitare” por “shqipet totalitare”. “Totalitarizmat” duhet te perballen qe te asgjesojne njeri tjetrin.

  13. toko Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Janar 2008 @ 12:37 am

    Ja prape filloj ky debat.
    Une mendoj se shqiperise i duhen edhe dritat dhe turizmi. Pyetja eshte jane dirtat qe do te sjellin turzmin apo eshte turizmi qe do te sjelle dritat.
    Por kete nuk e themi dot ne, e thone specialistet. Te cilet te paguar nga qeveria me konsensusin e tere forcave politike dhe OJQ-ve (qe perfaqsojne popullin, jo me referendum, se perndryshe perse kemi forcat politike dhe OJQ, qe i zgjedhim dhe i mbajme me buke) pas nje debati publik me oponence shkencore, duhet ta vendosin dhe ta zbatojen si kerkese e ligjit, qe vendimet e shumices (asnjehere nuk do te gjendet nje gjuhe 100% pro) jane lgij ne demokraci.

  14. klajdevour thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:10 am

    e rendesishme eshte qe debati te vazhdoje. Ne ndoshta akoma se kemi kuptuar, po me siguri kjo ceshtje ka per te na “rritur” shume…

  15. toko Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:19 am

    E drejte klajd. Vec kam frike se debtet tona jane me shume te karakterit shkencor, per te cilat ne nuk jemi eksperte, se sa debate te karakterit popullor, ne kuptimin cfare na duhet ne per tu bindur nese duhet apo petrofilia. Se

  16. klajdevour thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:33 am

    Mos ndoshta toko, na duhet nje referendum dhe nje kanalizim i ceshtjes pikerisht ne te tilla nevoja qe demokracia te funksionoje????

  17. toko Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:56 am

    Klajd nuk besoj se faktin nese na duhet apo jo petrofilia do ta vendosin populli i thjeshte qe as e ka idene se cfare eshte petroflia, ne fakt nuk di as ta shqiptoj kete fjale. Referendumi do te kthehet ne nje fushate politike nga dy partite, se cila do te fitoj me shume vota. Mendoj se rruga e zakonshme normale eshte studimet shkencore me oponenca konstruktive, dhe jo studimet popullore ap politike. Referendumi vjen si rrezultat se nuk gjejme dot gjuhe te perbashket midis forcave politike, se sejcila force kerkon te score pike ndaj tjeteres me cesthje qe jane me shume se politke, jane kombetare. Mendoj se nuk duhet te biem pre e ketyre lojrave politike. Le ti detyrojme forcat te bashkupnojne dhe jo te nxitim percarjen me idera referendushem Mendimi i m ky

  18. swed thotë:

    15 Janar 2008 @ 11:40 am

    Edhe Skenderi pa dashje ka rene ne gracken e ngritur nga kushedi se kush qe fut ne nje thes edhe petroliferen edhe TEC-in dhe i ngaterron ca muhabetet. Psh, cfare zgjidhje i jep problemit te energjise ndertimi i petroliferes?

  19. Tironsi thotë:

    15 Janar 2008 @ 11:52 am

    Gjithe fajin e ka shteti. A e ka vra mendjen ky shtet per paret e shqiptareve gjithe keto vjet. JOOO. Aty njerezit kane ndertuar hotele e kane hedhur miliona, e te del qeveria pa piken e turpit e pa thene asnje fjale e ja u hedh njerezve poshte 10 vjet mundim. I bie qe aty te mos shkeli me kembe turisti e ata qe kane investuar kane te drejte te nxehen, bile jo vetem ata po dhe te tjere qe thjesht kane blere shtepi apo apartamente ne Vlore. Te gjitha per mu. t qeni si i thone vlonjatet.
    Problemi eshte qe eshte bere c’eshte bere duhet pare perpara, po ky shtet perseri vazhdon me mosperfillje. Ne vend qe te dergoje specialiste qe tu shpjegojne vlonjateve se kane leverdi qe Vlora te shnderrohet ne port te madh apo te gjeje nje rruge kompromisi me ta, vazhdon dhe i shperfill me pretendimin se ata nuk perfaqesojne Vloren. Dhe nqs ata nuk perfaqesojne Vloren sot eshte e sigurte se ne pak kohe, me kete arrogance shteti do shtyje dhe te tjere te mendojne si ata. E vetmje gje qe duhet eshte pak qetesi e durim dhe te sqarohen njerezit. Po me nallbane e halldupe si keta qe kemi ne eshte e tepert te kerkosh gjera te tilla

  20. Leon thotë:

    15 Janar 2008 @ 12:06 pm

    Ky shkrim eshte shume i dobet dhe per me teper eshte fyerje intiligjence.
    E para fare z.Mixhozi nuk po diskuton njeri nevojen e Shqiperise per investime ne fushen e energjise..
    E dyta nuk eshte nje TEC qe zgjidh problemin e shqiperise per energji..
    Por jane shume TEC-a dhe hidrocentrale te reja qe duhen ndertuar. Tashme kete e dine edhe femijet ne 8 -vjecare.
    Se dyti Problemi nuk eshte me TEC-n edhe as me petrofilerine,por me vendin ku do te ndertohen keto vepra, si edhe menyren e ndertimit pa konsultuar banoret e zones..
    Shqiperia ka shume vende te tjera me te pershtashme per tu ndertuar keto vepra,por “Deshira” e madhe e servilizmit dhe pa-aftesia e shtetit Shqiptare rrezikon te na coje ne nje katastrofe ekologjike me pasoja te renda jo Vetem per Vloren por gjithe shqiperine.
    Se Vlora ti mbaje dritat ndezur 24-ore, por turistat e huaj dhe vendas nuk vijne per te pare dritat e vlores, por dicka tjeter qe ju zoteri e dini shume mire,por fatkeqesisht mendja juaj e ngushte refuzon te llogjikoje.
    “Zhvillim” nuk quhet ndertimi i monstrave industrial ne zone turistike..
    E beme kete gje prove 45 vjet dhe pasojat i vuajme edhe sot..
    Turizmi eshte fusha ekonomike qe do nxjerre Shqiperine nga varferia dhe mjerimi..
    Se treti per sa i perket protestave te aleances qe ty kaq shume te kane indinjuar po te sjell nje link dhe hap syte se c’fare bota e “zhvilluar” ben ne protesta ne mbrotje te ambjentit.

    http://www.greenpeace.org/international/photosvideos/photos?page=2&related_item_id=160536

    Shkrimi yt eshte nje genjeshter,keqedashes dhe manipulues.

  21. theeea thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:08 pm

    Problemi i Problemi i shqiptareve eshte se jane teper te varfer dhe te injorante per te kuptuar se cfare luhet ne kurriz te tyre. Diskutimet per kete projekt kane filluar qe ne 2001, dhe kujtoni se qe atehere ata qe nenshkruan kontraten ne 2003 s’kane pergatitur terrenin qe ajo te mos haste ne rezistence?Po te ndertohej ne nje vend te BE kostoja do te ishte teper me e larte per shkak te taksave qe do te paguanin per ndotjen e ambjentin. Ose mqs doni ta shisni Vloren, mos e shisni kaq lire, shiteni me pazarin me te mire, te pakten te kemi(ne shqiptaret) pazarin me te mire te mundshem dhe jo nenshkruesit e kontrates. Shqiptaret jane pa ambicie dhe kenaqen me pak, prandaj e meritojne gjendjen ku ndodhen, dhe mos i genjeje mendja se do kete ndryshim per mire. Te pakten te edukojme ata qe iu japim voten te na degjojne fjalen(me referendum) dhe mos na trajtojne si dele, sic kane bere deri tani.

  22. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Janar 2008 @ 5:13 pm

    Edhe Skenderi pa dashje ka rene ne gracken e ngritur nga kushedi se kush qe fut ne nje thes edhe petroliferen edhe TEC-in dhe i ngaterron ca muhabetet. Psh, cfare zgjidhje i jep problemit te energjise ndertimi i petroliferes?

    Eh Swed…259 postime me vone ke tema tjeter…ku u mundova tju thoja po kte gje…dhe hic asnjeri! Po pse…i mbushte mendja ndonjerit qe petroliferia eshte vetem vend ngarkim-shkarkim nafte dhe gazi dhe asgje me teper?? Jo or jo…eshte park inustrial dhe TEC kjo petroliferia…eshte se ashtu kan thene ambientalistat!! Po pse i mbushet mendja ndonjerit qe kjo petroliferi zevendson protin ekzistues si pike shkarkimi-ngarkimi nafte qe sot eshte shume me ndotes…me nje te re qe ka teknollogji moderne dhe me siguri shume me te larte dhe ul ndotjen nga nafta?? Jo or jo…do notjme ne nafte thone te gjithe!! Pulbardhat e zeza…

    Njeri thote…te degjojme specialistet! Specialistet kane folur me kohe…dhe ky eshte perfundimi. Dhe kur nuk ju pelqen perfundimi…dalin e thone…te degjojme ca specialista te tjere!! :\

  23. swed thotë:

    15 Janar 2008 @ 6:37 pm

    Eh mer Grup, Bela ka qene duke me shkul floket mu (virtualisht kuptohet :) ) per te njejtin diskutim para ca kohesh, dhe me ca kopetence fliste qe nga ane e anes, c’te te them, mu duk sikur s’kisha punuar kurre atje ku kisha punuar para se Bela te mesonte qe TEC dmth Termoelektrocentral. Nejse, bravo dhe aleances qe i pleks muhabetet ne menyre te atille qe ti hedhi uje deti me kripe syve popullit te Vlores dhe Beles.

  24. theeea thotë:

    16 Janar 2008 @ 9:57 am

    Juve qe na flisni nga jashte Shqiperise me kaq zell duke qene pro ndertimit te ketyre monstrave industriale, me mire mos flisni fare, se ju kete vend e keni lene prapa kraheve prej shume koheve, tani jeni thjesht sa per te bere sehir. Flisni keshtu pa ditur se sa eshte fitimi neto(fitim neto=fitim bruto – humbje) dhe se ato pasoja qe do kete do i shohim ne qe jemi ketu, apo kujtoni se impiantet do punojne me energjine e eres dhe s’do kete asnje lloj ndotje. Me e keqja eshte se beni si te ditur kur nuk merrni vesh nga ekonomia dhe se si funksionon shteti, psh pse shteti shqiptar s’do i taksoje ndertuesit per demet qe do shkaktojne ne ekosistem? Urime qe keni ditur kuptimin e fjales TEC.

  25. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Janar 2008 @ 11:08 am

    Vlora, Vlora, Vlora,
    bucet thirrja e nuk rri,
    ja do notoje ne nafte Vlora
    ja do behet shkrumb e hi.
    (e c’ë se nuk shkon nafta me hirin? /:)

  26. misrok Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Janar 2008 @ 10:35 am

    Sipas Minxhollit per hire te progresit atafshkurtet, le te kemi regres afat gjate.

    ketu qendron problemi me sa kam pare e lexuar, japin te gjithe mendime, e askush nuk arsyeton me shifra e fakte reale
    Problemi i zhvendosjes se depozitave disa km larg gjirit psh, por sigurisht kjo con ne ritjen e kostos se ndertimit te vepres dhe partnereve italiane nuk u pelqen, le te mos ua prishim qejfin se mezi i kemi

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.