Peshku kërkon redaktorë specialë një-javorë
A ke dëshirë të redaktosh Peshkun pa ujë për një javë? Në tre javët e para të qershorit, Peshku pa ujë dëshiron të ftojë “redaktorë specialë të përkohshëm” që të kontribuojnë në mënyrë aktive në përmbajtjen dhe mirëmbajtjen e faqes. Lexo më poshtë për më shumë detaje.
Çfarë do jetë një redaktor special i përkohshëm?
Një redaktor special i përkohshëm do të ketë privilegje të barabarta me redaktorët e përhershëm të Peshkut për një javë të tërë. Me fjalë të tjera, redaktori do të ketë mundësinë të publikojë shkrimet e veta në cilindo seksion të Peshkut. Gjithashtu, redaktori do të ketë dhe detyrën/fuqinë për të moderuar diskutimet ndaj shkrimeve.
Duke qënë se ky person do të jetë redaktor vetëm për një kohë të shkurtër, inputi i tij apo i saj kundrejt prurjeve të reja do të jetë prioritet. Me fjalë të tjera, Peshku do të përfitonte nga roli aktiv i këtij redaktori në gjallërimin e materialeve në faqe. Gjithashtu, Peshku do të inkurajonte aplikime nga individë që synojnë të ndryshojnë paksa përmbajtjen e prurjeve në faqe duke i dhënë faqes një tjetër çehre për atë javë.
Kush mund të aplikojë? Si aplikohet?
Çdo njeri që di shqip mund të aplikojë për t’u bërë redaktor special i Peshkut për një javë. Mirëpresim aplikime nga njerëz në Shqipëri po aq sa nga njerëz jashtë kufijve zyrtarë. Gjithashtu, shpresojmë shumë që të marrim aplikime nga anëtarët aktivë të Peshkut dhe të blogosferës shqiptare.
Aplikimin mund t’a bëni në dy mënyra.
- Duke shkruar një koment më poshtë, maksimumi 4 paragrafe, ku t’i përgjigjeni këtyre dy pyetjeve: 1) Çfarë prurjesh keni në mend të sillni si redaktorë të Peshkut? 2) Pse dëshironi të redaktoni Peshkun?
- Duke dërguar një email tek adresa info@peshkupauje.com duke iu përgjigjur të njëjtave pyetje si më sipër.
(Shënim: Nëse nuk jeni pjesëtar aktivë të Peshkut, jeni të mirëpritur të përfshini dhe elemente biografike në email, nëse dëshironi.)
Gjithashtu, në aplikimin tuaj ju ftojmë të zgjidhni dhe javën në të cilën doni të redaktoni Peshkun. Tre javët e mundshme janë:
- Java e parë e qershorit: nga 1 deri në 7 qershor
- Java e dytë e qershorit: nga 8 deri në 14 qershor
- Java e tretë e qershorit: nga 15 deri në 21 qershor
(Ju lutemi të siguroheni që të keni kohë gjatë kësaj jave të merreni me postime tek Peshku.)
Shënime të tjera
Do të pranojmë aplikime deri ditën e martë datë 27 Maj. Ju ftojmë të aplikoni herët.
Në tre javët e para të qershorit, disa prej redaktorëve të Peshkut do e kenë të vështirë të merren me faqen, prandaj menduam që një ofertë e tillë mund t’i shërbejë faqes në disa mënyra. Nëse kjo ide ecën mirë, Peshku do ishte i lumtur t’a përsëriste ofertën vazhdimisht në të ardhmen.
Ju lutemi të mos bëni komente të tjera në këtë postim.

24 May 2008 @ 11:59 am
Urime
26 May 2008 @ 3:15 am
Nese eshte e njejta teme e para nje jave, keni bere gabim qe keni fshire komentet..
26 May 2008 @ 1:49 pm
Ma jepni mua ta redaktoj peshkun dhe per tre jave zotohem qe nuk do kete asjne postim nga adminet e tanishem.
26 May 2008 @ 2:21 pm
Tingellon mire per mua! Coje kerkesen.
2 June 2008 @ 9:00 pm
Njeriu duhet te grindet
zotrulso
je i papam fare 
Njeriu duhet te rrije urte
2 June 2008 @ 9:11 pm
Nëse doni që të mos keni shumë punë për të fshirë komentet e kota nëpër temat e ndryshme, bëni “Bar Peshkun”, lërni në një cep një vënd ku mund të ndërrojmë dy pare muhabet me njëritjetrin , për tu përshëndetur, sharë, dashuruar etj etj.
Gjëja më e bukur që të mos humbisni kohë edhe me të, mund ta bëni që komentet më të vjetra se 1 0rë të shuhen automatikisht (ose comenti 50 1 të shuhet automatikisht) .
2 June 2008 @ 9:59 pm
Po sot ia vlen qe po komenton?
2 June 2008 @ 10:08 pm
Kush jane adm. e rinje mer?
3 June 2008 @ 10:05 am
Peshq! Kete jave duhet te falenderoni AlisaT, redaktoren speciale te faqes.
Urime AlisaT !