Përtej arrestimit të kirurgut
Nga Fatos Lubonja (Korrieri, 10 korrik 2008)
Lajmi i arrestimit të kirurgut me tituj Prof. Dr. Kastriot Dauti i cili, për një operacion veshkash, ka kërkuar si mitmarje 50 000 lekë dhe se në shtëpinë e tij u gjend shifra 420 000 euro u bë lajm i parë i mediave, por edhe çështje e parë e diskutimve midis njerëzve.
Personalisht më ktheu mbrapa disa muaj më parë kur, gjatë njërit nga emisionet televizive “Opinion”, kam debatuar mbi gjendjen e mjeksisë në Shqipëri. Më kujtohet se edhe në debat edhe pas debatit një nga gjërat që u diskutuan ishte edhe problemi i mitmarrjes.
Le ta marrim shtruar këtë problem. Ajo që pranohej edhe nga ata që e sulmuan ashpër sistemin tonë mjekësor edhe nga ata që e mbronin, ishte fakti se rrogat e mjekëve janë shumë të vogla. Se mitmarrja është një mënyrë mbijetese pasi, me ato rroga, nuk jetohet; thënë më konkretisht me ato rroga e ke të vështirë të paguash një celular, karburantin e makinës dhe dritat e ujin e jo më të të mbetet për ushqim, veshmbathje, për gjithë çka kanë nevojë fëmijët e të tjera e të tjera. Kjo e ve mjekun përpara një situate ku o do të ngordhë, o do të ikë jashtë shtetit të punojë atje o do të çalltisë. Në këto kushte shumica, kuptohet, çalltisin.
Mirëpo rasti në fjalë na bën të themi se edhe “çalltisja” e ka një kufi. Nuk mund të quhet “çalltisje” apo “luftë për mbijetesë” kjo e Prof. Dr. të arrestuar. Kjo quhet babëzi e paturpësi. Mirëpo hajde e ndaje kufirin ku mbaron çalltisja mbijetuese e ku fillon çalltisja e babëzitur. Për disa kufiri mund të jetë diçka si trefishi i rrogës modeste, për të tjerët shumë herë më i lartë. Në fakt ndaj pyetjes se sa fitojnë jashtë rrogës mjekët nëpërmjet mitmarrjes Dr. Halim Kosova në emisionin në fjalë dha përgjigjen se shifrat mund të shkojnë nga trefishi i rrogës deri në afro 20 000 euro.
Sipas Halim Kosovës dalja nga kjo situtatë mund të kryhet duke bërë një reformë ku të hollat që jepen nën tryezë të dalin mbi tryezë dhe ato, pastaj, të shpërndahen në mënyrë sa më racionale edhe për rroga më të mëdha edhe për mirëmbajtje e paisje të spitaleve. Në spitale duket se hyjnë aq të ardhura nën tryezë saqë, sikur këto të dalin mbi tryezë, do të mund të siguronin një shpërndarje të ardhurash që siguron edhe mbijetesën edhe dinjitetin e personelit e të pacientëve njëherësh. Duket gjëja më e lehtë dhe më e arsyeshme. Gjithkush paguan sipas fitimit një sigurim shëndetsor i cili grumbullon pikërisht këto të ardhura ndërkohë që edhe shteti, si në gjithë botën, bën subvencionet e veta dhe ja ku u zgjidh çështja. Dikush mund të shtrojë kundërargumentin se edhe sikur të bëhet një reformë e tillë kjo nuk i ndalon njerëz si Dauti që edhe të marrin këtë rrogë edhe të bëjnë mitmarrje. Them se nëse njerëzit paguajnë sigurim shëndetsor në një shifër të konsiderueshme ata do të jenë shumë më të vetëdijshëm se nuk kanë më pse paguajnë nën dorë. Pra vërtet mund të mos ndalohej mitmarrja krejtësisht, por, gjithsesi, ajo do të reduktohej shumë dhe, po ashtu, sikur të shoqërohej edhe me penalizime të rënda, në rastet kur kapet apo denoncohet, do të arrinte në nivele normale të një shoqërie të shëndoshë ndërkohë që është në një gjendje anormale përtej imagjinatës. Po pse ka 18 vjet që flitet dhe nuk bëhet një reformë e tillë? Sepse këtu lind një çështje tjetër. A duan vërtet ata të kategorisë së Prof. Doktorit të arrestuar të bëhet një reformë e tillë, të kenë pranga të tilla morale dhe ligjore apo u leverdis më mirë kjo xhungël dhe justifikimi moral se me aq sa paguhen nuk jetohet? Pas emisionit në fjalë më erdhi një sms nga një shqiptar që jeton në Vjenë i cili më thoshte se një Prof. Dr. në spitalin e Vjenës e ka rrogën 4000 euro. Kurse ne na rezulton se njerëz si Prof. Dr Dauti këtë rrogë sot e përqeshin. Sipas meje një nga arësyet kryesore pse nuk bëhet një reformë e tillë është pikërisht fakti se kategoria e Dautit, i cili del se është një nga bosët e spitalit, nuk është e interesuar të bëhet një reformë e tillë. Me një reformë të tillë ata do të merrnin, le të themi, 2000 euro dhe kjo u duket pak.
Mirëpo përsëri çështja nuk është kaq e thjeshtë. Shumica e mjekëve, jam i bindur, do ta pranonin një reformë të tillë me rroga të tilla sepse edhe ata nuk e kanë aq të lehtë të jetojnë duke parë duart e pacientëve. Ajo do të implementohej sikur të mos kishte një vështirësi edhe më të madhe. Në fakt historia e mjekëve mitmarrës si Dauti është vetëm një metaforë e tërë shoqërisë. Në rolin e mjekëve mitmarrës janë thuajse të gjitha kategoritë e atyre që mbahen me rroga shtetërore dhe që duhet të jenë shtyllat e shtetit e të shoqërisë. E kam fjalën për gjyqtarët, prokurorët, policët, mësuesit e padagogët e universiteteve, punojësit e administratës por edhe për politikanët tanë. Mbi të gjitha politikanët tanë, ministrat e deputetët tanë, pikërisht ata që duhet të jenë në krye të reformave. Edhe ata, ashtu si mjekët, kanë një rrogë të vogël që marrin nga shteti, por kanë edhe fitimet e majme që nxjerrin nga mbretëria e informalitetit dhe impunitetit që kanë krijuar. Jam i bindur se tek ne ka jo pak politikanë që qeshin me shifrën “modeste” të fitimit që nxjerr Dauti me një mund aq të madh – sepse, le ta themi edhe këtë, të bësh një operacion nuk është njëlloj sikur të firmosësh një tender. Dhe politikanët tanë kanë një justifikim shumë më të fortë sesa doktori që thotë se me këto rroga nuk jetohet. Ata të thonë: mirë se mund të arrish të ngresh rrogat e doktorëve deri në shifra si 1000 - 2000 euro, por duhen rritur po kështu edhe rrogat e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve, administratorëve, politikanëve… e, ku t’i gjesh këto para? Prandaj gjithshka do të rregullohet gradualisht me kohën dmth. pasi të ketë vdekur ky brez e të jetë plakur ai pasardhës e kur të jetë harruar se si e kanë bërë ata pasurinë e tyre.
Në këtë pikë të shkrimit të vjen të ngresh pyetjen: po çfarë ka të re në gjithë këtë histori, atëhere, që po e trajton kaq shumë edhe media përveç faktit që është kapur një Prof. Dr. me rryshfet dhe është arrestuar? Ndoshta e reja qëndron tek arrestimi sepse, sikur të bëhej fjalë për ndonjë akuzë mitmarjeje e dërguar në ndonjë media nga ndonjë pacient, lajmi ndoshta nuk do të hynte fare në defter. Sepse akte të tilla pa arrestim qytetarët shqiptarë i jetojnë përditë. Ata e dinë të gjithë se pse jetojnë si në xhungël. Sepse këtë xhungël e duan luanët. Megjithatë më duket shumë i rëndësishëm ky reagim i mediave dhe i opinionit. Dua të besoj se në këtë histori e reja nuk qëndron vetëm tek arrestimi. Sipas meje arestimi ka sjellë një provë tronditëse e revoltuese për qytetarët dhe, për mua, e reja qëndron në atë se qytetarët nuk e kanë humbur krejtësisht ndjeshmërinë dhe aftësinë për t’u revoltuar me një realitet që po i mpin përditë e më shumë. Një i njohur më thoshte para disa ditësh se kemi arritur në një gjendje si ajo e anestezisë ku, pasi të kanë mpirë krejtësisht, mund të të heqin cilin organ të duan pa ndjerë dhembje. Humbja e aftësisë për t’u revoltuar me padrejtësinë është baraz me vdekjen politike e morale të një shoqërie. Fatmirësisht ky arrestim dhe reagimi ndaj tij tregon se kjo vdekje nuk ka ardhur ende. Kjo ndoshta edhe pse e keqja po prek tashmë deri në kockë.
Prandaj rasti në fjalë nuk duhet ndalur tek arrestimi. Ai duhet të rihapë edhe një herë nevojën e reformave në Shqipëri. Rasti duhet të ndërgjegjësojë edhe shumë nga ata aventurierë që pasurohen sot në mënyrë të paligjëshme, - me mendimin se asnjëherë nuk do të vendoset rregull e ligji në këtë vend, që do t‘i vendosë përpara pyetjes “si e vure ti këtë pasuri?” - se jeta është shumë e gjatë dhe Shqipëria shumë e vogël që kjo të ndodhë. Rasti i arrestimit të doktorit mitmarës mbi të gjitha duhet të shkundë e zgjojë çdo ndërgjegje të fjetur, që i është nënshtruar anestezisë politiko morale, në mënyrë që të kërkojë ndryshimin.

10 July 2008 @ 5:20 pm
Thoni si te doni po ky eshte nga te paktet gazetare qe mund ta lexosh deri ne fund pa patur nevoje te ulerish.
10 July 2008 @ 5:32 pm
10 July 2008 @ 5:54 pm
Shkrim i mire…eshte perpjekur ta kap ne gjithe teresine e tije problemin.
10 July 2008 @ 6:02 pm
Analize e mire. Jo vetem mjeksia por tere sistemi yne eshte kapur ne nje kapsllek te tille. Problemi shtorhet
1. Ka ryshfet se ka varferi (roga te ulta) mirpo kalohet ne ekstrem se ryshfeti nuk ka kufi. Pra duhet reformuar varferia (ritur roga plus pagesa nga pacienti ne rastin konkret).
2. Mire po a do ta zgjidhe kjo problemin? Perseri babezia nuk mbaron me kete. Per pjesen qe mbetet ( te babeziturit, tepa ngopurit) ligje te forta. Dakort.
3. Por reforma nuk behet se te babeziturit nuk e duan dhe shteti eshte i varfer deri sa te pasurohet, qe nuk po pasurohet se ka babezi.
Pra Tosi ka ardh tek ajo qe kam thene une. Duhen zhdukur te babeziturit njehere me ligje/denime te forta, qe ti hapet rruga reformave dhe te pasurohet pak shteti per te paguar me mire. KJo duhet bere dhe bere shpejt sa akoma kemi pak ndjenje dhe anestezia nuk e ka bere plotesisht efektin e saj ne tekundert sic thote Tosi…, pasi të kanë mpirë krejtësisht, mund të të heqin cilin organ të duan pa ndjerë dhembje. Humbja e aftësisë për t’u revoltuar me padrejtësinë është baraz me vdekjen politike e morale të një shoqërie….
..Fatmirësisht ky arrestim dhe reagimi ndaj tij tregon se kjo vdekje nuk ka ardhur ende…
PS me shprese se kjo do te jete nje analiste me vlere per brezin e ri te politikaneve, atyre liberaleve qe kane frike nga ligjet e forta se preken te drejtat e te babeziturve .
10 July 2008 @ 6:06 pm
10 July 2008 @ 6:13 pm
Me behet qejfi qe tosi nuk e ka pare kete arrestim si “show” qeveritar, por s’i pike kthese ne ndergjegjesimin e qytetareve per berjen e reformave ne shendetesi e gjithe sektoret e tjere shteterore.
Analize e perkryer!
10 July 2008 @ 6:21 pm
Kur tim ate e operoi nje doktor shume i njohur, para 4 vjetesh, vete doktori refuzoi te merrte qofte dhe nje qindarke per operacionin…kurse anestezisti na kerkoi hapur fare leket, madje dhe me nje fare urgjence sepse do ikte me pushime…
Ka doktore qe jane vertete humane (shume pak gjithsesi), por shumica jane kafshe.
10 July 2008 @ 6:22 pm
…..Mirëpo rasti në fjalë na bën të themi se edhe “çalltisja” e ka një kufi. Nuk mund të quhet “çalltisje” apo “luftë për mbijetesë” kjo e Prof. Dr. të arrestuar
….bro - calltisja eshte calltisje….dhe nuk mund te vesh kufi….por ata qe mund ta kene provu vet duan tja vene kete kufi si tja doje bootha….
10 July 2008 @ 6:53 pm
Nje pyetje per te gjithe.A konsiderohesh i varfer nese ke 400,000$ ose me shume ne banke sic i keshte doktori?
10 July 2008 @ 6:58 pm
Prof. Dr. Kolera… eshte vetem nje shfaqje e problemit. Shifra qe permendet ne artikull eshte thjesht nje “kruajtëse dhembësh” sepse shifra reale që qarkullon në ambjente te tilla eshte marramendëse.
Sa here qe shoh fytyra mjekësh apo doktorësh më lënë përshtypje fytyrash të atrofizuara. Më ndodh edhe me ata me të cilët kam lidhje familjare. Ndihem shumë mirë për këtë fakt.
10 July 2008 @ 7:33 pm
Besoj se fjalet e shumta jane fukarallik. Ka ardh koha qe SHQIPERItaret te paguajn per sherbimet publike qe kerkojne, perndryshe do i fluturojne veshkat pa i mor vesh njeri.
10 July 2008 @ 7:44 pm
Shqiptareve po ju ikin edhe veshkat edhe paret.
10 July 2008 @ 7:46 pm
Shqiptareve po ju ikin edhe veshkat edhe paret. Po qe te jemi asnjeanes ama duhet thene se doktori vetem nje veshke i hoqi, tjetren ja la.
10 July 2008 @ 8:08 pm
Pse doktoret nuk duhet te marrin pare nen dore, kur politikanet, policia dhe pak a shume cdo sektor tjeter merr?
Skandali kur merr doktori, eshte se ai te mban peng per shpirti, e jo per leku.
Lubonjua tani na permendi sigurimet shendetsore, pagesat qe ndoshta te behen mbi tavoline… e budallalleqe te tjera; qe jo se i ka thene ai, po se rezultojne neper listra, deshem s’deshem.
Po bie fjala; Pse t’i paguaje sigurimet shendetsore populli me spitale te tilla? Ne spitale te tilla te vesh per vizite e mund te vdesesh, e jo te vesh pacient!
Nga ana tjeter, anglia, franca, psh, sherbimin shendetsor e kane komplet falas… Ca filozofie u dashka ne shqiperi? Spitalet i mban shteti, dhe kaq. Doktoret i paguan shteti, dhe kaq. Individi paguan taksat. PIKE. ne Angli taksat varjojne, 20% kur merr kaq paund ne vit, 22% kur merr nga kaq der ne aq, dhe 40 perqind kur e kalon aqin. Nuk i thuhet kujt se kaq perqind e taksave po te mbahet per shendetin. SPitali mbetet falas edhe po s’punove asnje dite ne jeten tende.
Korrupsoini ndodh, sepse njerezit jane te korruptuar. Doktori qe merr leke, i merr se eshte i korruptuar, nuk ka shume faj sistemi aty. Njerez te tille duhet t’i ruash cdo sekonde, e duhet te punojne ne kushte izolimi te rrethuar nga kamera 100 ore ne 24. E pra, keshtu nuk ia vlen.
Po kjo eshte e keqja, se u kap nje doktor qe mori leke duke ushtruar profesionin e tij… E nje doktor tjeter qe njoh une, po shtron miljonat e eurove, duke ushtruar profesionin e nje tjetri; ne te cilin as i afte nuk ka qene, as eshte e as ka per t’u bere ndonjehere. Po ky doktor, pse nuk arrestohet?
10 July 2008 @ 8:25 pm
Dmth me 300 euro ne muj eshte ne rregull ai bobi sipas teje? Shif nje rast ‘antik’ fare. Nji shqiptar ne Toronto kishte nevoje per nje veshke. Shkote nje here ne muj te doktori kanadez e donte ti linte nje ‘zarf’.
Doktoret Kanadeze i pagu shteti ne varesi te oreve dhe llojit te punes qe faturojne. Tani, kujto ti se Shqiperitaret, si te qut qe jane, do jene ne gjendje te krijojne nje sistem te tille kur ke rob si puna e ktij pa veshke, qe do me kurruptu ene Kanadezin?
10 July 2008 @ 8:35 pm
Zotrules Amerika e ka ndryshe. Paguan sigurime, kur ske sigurime se ke te ardhura te vogla nen nje limit, shteti te siguron si ndihme sociale. Nese je i semure dhe ske sigurime ( me pagese apo shtetrore) dhe shkon ne spital mjeket te kurojne ( nuk te lene te vdesesh) dhe te dergojne faturen pas kesaj. Po se pagove kalon ne te njetat procedure kur nuk paguan te themi driten apo ujin.
Idete si mund te rregullohet sistemi shendetesor mbase jane pjese e nje teme tjeter. Ketu me sa kuptoj une Tosi trajton temen se shendetesia jone ka nevoje per reforme dhe keta babezite duhen denuar. Mbase mbetet per diskutim nese duhen denuar babeziste dhe bere reforma apo bere reforma dhe denuar babezite. Une jam per te dyten dhe paralelsiht
Sa per skandalin per mua eshte i njeti skandal kur koruptohet mjeku me skandalin kur korupothet polici, politika, financieri, nenpunesi shtetror, apo ai qytetari qe vjedh energjine elektrike me linja dyfishe.
Njeriu vdes nga semundja (doktori), nga krimineli (polici), nga varferia (politikani), vetvritet kur humbet kursimet jetesore ( financieri), nga mungesa e kushteve jetesore (nenpunesi civil), apo dhe nga eresira (qytetari qe vjedh energjine elektrike). Korupsioni eshte korupsion dhe ska ngjyre, forme apo justfikim
10 July 2008 @ 8:51 pm
Edhe ne Angli e France paguan sigurime, per sa kohe nuk konsiderohesh “i varfer” sipas standardeve perkatese. Por ato konsiderohen shtete me sociale se Amerika ne qofte se krahasohet sasia e parave qe cdo individ paguan per sigurimet, apo nga numri i te pasiguruarve ne secilin vend. As qe diskutohet qe shendetesia ne Amerike eshte shume here me e shtrenjte se c’kujton ndonjeri ne Shqiperi, madje edhe kur je i siguruar. Madje edhe sikur te merret ne konsiderate raporti i te ardhurave ne vendet perkatese.
10 July 2008 @ 8:53 pm
Ore nje gje nuk marr vesh une. Shendesia eshte ceshtje madhore. Si nuk kam pare nje debat te vazhdueshem per kete ne Shqiperi? Edhe kur mendon qe eshte ceshtje ‘koke’, rob si Yprat dalin komplet karafila.
10 July 2008 @ 9:05 pm
Nese flasim per sistemin e financimit te shendetsise, qe nuk ka te beje vetem me rrogat e personelit, por me pajisjen e spitaleve, kushtet etj. etj., sistemi amerikan duhet perjashtuar per Shqiperine. Eshte sistem shume i ashper, ku bazohet vetem tek sigurimet dhe numri i te pasiguruarve eshte me miliona (ne USA, imagjinoni Shqiperine me gjithe ate papunesi dhe pune ne te zeze). Mund te shikohet modeli gjerman qe te punesuarit paguajne cdo muaj shuma te konsiderueshme dhe me ate marrin te gjitha sherbimet, ata qe nuk jane ne pune i merr shteti persiper.
Ne Shqiperi aktualisht paguhen sigurimet shendetsore, por jane shuma te vogla dhe problem mbetet puna ne te zeze.
Per mendimin tim, sistemi me i mire eshte ai anglez dhe vendet qe e kane pak a shume te tille. Sherbimi shendetsor eshte falas, per te punesuarit dhe te papunesuarit dhe taksat paguhen ne menyre te pergjithshme, nuk eshte si ne Gjermani qe cdo muaj shuma te medha nga rroga shkojne vetem per sigurimin shendetsor, pervec detyrimeve te tjera.
10 July 2008 @ 9:10 pm
Qafo, po te sjell listen e ceshtjeve madhore ne Shqiperi, dhe lenia e qytetareve pa veshka nuk eshte nje prej tyre! Ja si fillon lista e ceshtjeve madhore:
- Vizita e Bushit
- Nato
- Zgjerimi i BE-se
- Lufta kunder Terrorizmit
- Nano zihet me Meten
- Nano zihet me Ramen
- Berisha pajtohet me Nanon
- Berisha pajtohet me Ramen….
Lista vazhdon ne komentet vijuese.
10 July 2008 @ 9:13 pm
TP,
merr zvicren vella si shembull: e ka sigurimin te detyruar per te gjithe dhe eshte sh. i mire per te gjithe. TP,Gjermania po e kthen si Zvicra. Dhe anglia do dorezohet nje dite, se sherbimet vetem shtrenjtohen e i hajne shtetit nje pjese te madhe te buxhetit.
10 July 2008 @ 9:16 pm
Arestimi i bujshem i doktorit, si dhe vendimi i sotem i gykates per mbajtje ne arest burgu deri ne gjykim , megjithse sipas avokatit ai ishte i gatshem te paguante per lirim me kusht, mbart ne vetvehte nje sens inati apo ndoshta dhe nje nxitim keqdashesh nga njerez apo instanca te caktuara te shtetit.
Me konkretisht, ai kishte mbi 6 muaj qe syrvejohej per nje krim te shitjes se organeve (veshkes), dhe mbasi ajo nuk u vertetua dot, keta punonjes policie edhe per te justifikuar punen e mbrojtur karigen, organizuan kapjen e tij ne flagrance, pra me 50 mije leke ne xhep mbas kryerjes se operacionit te radhes. Nga ana tjeter, personi qe i ka dhene parate ka deklaruar se ato ja dha me deshiren e tij dhe jo se doktori i kerkoi. Gjithashtu, nuk eshte e vertete se doktorit ju gjeten 420,000 Euro ne shtepi, por kjo eshte shuma e parave qe doktori i ka gjendje ne banka.
Qe doktori mori dhe ka mare para per operacionet qe bente une jam mese i bindur, por qe edhe 95 % e te gjithe mjekeve marin rushfete eshte prap e vertete. Pra duhet te arestohen 95% e tyre! Ky eshte nje fenomen dhe fenomeni nuk luftohet me kapjen e nje apo disa individeve. Fenomeni luftohet me reforme. Per mua eshte turp qe dhe gjykata nuk e la te gjykohet ne gjendje te lire! Cfare rezikshmerie shoqerore perben lenja e lire me kusht e doktorit 65 vjecar dhe me reputacion ne zanatin e tij?
10 July 2008 @ 9:21 pm
1-
Kur nuk i del rroga Mjekut vaj-halli atij puntori,ose atij qe merr asistence!
2-
Kur nje Mjek eshte para nje situate te tille,…po ai fshatar-puntor fakiri..? Ja fut me mbjellje hashashi,si Lazarati,Shkodra Fieri etj
Doktori me i krah, e tjeri qe eshte pa pune ,me “bime narkotike”
Ne shqiperi sistemi i pagave eshte i prapambetur,dhe askush e can koken per shendetin e popullit,sepse nje popull i shendetshem eshte garanci edhe per te ardhmen e tij!
10 July 2008 @ 9:21 pm
Te Zvicres nuk e njoh mer daj. Une po flas per ato qe njoh. Anglia ja di vleren dhe eshte krenare per kete sherbim shendetsor qe ju ofron qytetareve te saj. Normalisht qe eshte i kushtueshem, por perballohet nga shteti. Pushteti dhe opozita, kur vjen puna tek NHS-ja kane te njejtin mendim (ne kuptimin si sistem). Ajo parti qe do te lekundet ne qendrimin e saj per NHS-ne, e degdisin zgjedhesit atje nuk ngrihet dot.
10 July 2008 @ 9:31 pm
Ajo parti qe do te lekundet ne qendrimin e saj per NHS-ne, e degdisin zgjedhesit atje nuk ngrihet dot.
Ja pse duhen “budallenjtë” e emigrimit… t’ju hapin sytë atyre që jetojnë në atë vënd që është “fantastik fare”
10 July 2008 @ 9:36 pm
Sistemi shendetsor NHS ne Angli nuk eshte ne nivelin e duhur.Per nje kontroll tek specialisti apo per nje operacion te thjeshte duhet te presesh me muaj,mos me vite ne radhe…
Ndersa sektori privat ka vleresimet maksimale,por eshte teper i shtrenjte per njeriun e thjeshte…
10 July 2008 @ 9:41 pm
Hihihihihi, me vite?? Eshte e vertete qe ka pasur rradhe te gjata ne listen e NHS-se, por eshte permiresuar ndjeshem. Shumica qe kane pune me kete sherbim tani ju sherbyejne ne kohe te shpejte.
Sektori privat dihet qe eshte me i mire se ai shteteror, por kushton shume, ose duhet te jesh i siguruar tek kompanite private.
10 July 2008 @ 9:42 pm
Edrus, pse eshte fantastik?
10 July 2008 @ 9:46 pm
Te degjosh nje qytetar Anglez,se ne c`gjendje eshte sot Anglia,te pergjigjet” Mut fare” (shit).
Me mjeksi,me krime,me korrupsion,me racizem,etj tej …Pranaj mos ja fut si kow peles!
10 July 2008 @ 9:50 pm
Artan… shko shiko videon e VUP-it
… do të njihesh më nga afër me kundërshtarët e Blendit 
10 July 2008 @ 10:02 pm
Polic,
Nje sqarim meqe gjer ne nje fare pike jam marr me sistemin Anglez te mjeksise.. Ka me shume burokrate se mjek, po shkon drejt falimentimit.
Sistemi i mjeksise duhet reformuar dhe per kete besoj se nuk ka njeri qe ta diskutoje. Shqiptaret duhet te ndergjegjsohen se me lek nen dore vetem andralla do te hasin me mjeksine.
Na duhet nje sistem praktik, i zbatueshem brenda nje afati te shkurter kohor. Fillimisht te gjith ata qe punojne dhe nuk rezultojne ne listat e ndihmes sociale te paguajne nje shuem fikse( dhe do perendia me ‘zhdukjen’ e informalitetit ne te ardhem te kalohetne proporcionalitet me te ardhurat) ata qe nuk paguajne sigurimin shendetsor NE SHTET te mos pranohen pa paguar fatura shumefishe per sherbimet qe kerkojne.
Kjo duhet pasuar me ndarjen e mjeksise private nga ajo shtetrore ku e vetmja nderlidhje te jete ajo e operacioneve; operacionet te kryhen VETEM ne sallak kirurgjikale te shtetit. Keshtu sigurohet nivele te larta sigurie dhe mjeku paguhet..
11 July 2008 @ 9:32 am
Ore njerez une kam fatkeqesisht pershtypjen qe ky problemi i shendetesise eshte i kalbur qe nga rrenje
Dhe kjo puna e rrenjeve eshte nje fatkeqesi e tere sistemit shqiptar te jeteses.
Ne nje moment te caktuar ky dautaj del ne pension
Ia ze vendin nje i ri
Ky i riu mire qe eshte po aq i korruptuar, i lodhur nga vitet e studimit
por eshte dhe me i paafte se helbete do provime i ka marre me leke se dautaj na jepte dhe mesim.
Sado ta paguash nen dore e mbi dore kete te riun, kur shkon per bajame te tredh ko*et.
Problemi kam pershtypjen qe nuk ka lidhje me individin sado i korruptuar te jete x doktor.
Problemi eshte qe tek ato edukatoret e kopshtit qe kane filluar ti ushqejne femijet me me pak qumesht qe nje pjese ta ruajne per vete.
Thelbi nuk eshte deshira e shqiptarit per fitim te shpejt por e nje kaste qeverisese, ,pa dallime perkatesie te cilet e induktojne kete gjendje qe te fitojne me mire e me shpejt.
Ndersa faji yne eshte qe e pranojme dhe ngaqe na ka zene botha celulit duke ndejt para pc, bejme si prof te peshkupauje ne vend qe ta kalojme dite naten ne revolta e protesta
11 July 2008 @ 9:33 am
ketu perfshij dhe veten me pershtypjet me te mira
11 July 2008 @ 3:02 pm
Gjyshi im ne Shqiperia duhet te operohet. Operacion ben reth $1000. Ai ka 7 niper ne Amerike, prinderit na thane per koston e operacionit, ne vendosem ta ndajme midis nesh. $1000 ndare per 7, as nuk pyetem, as nuk na beri pershtypje. Eshte per te miren e gjyshit. Mund te jete edhe per te miren e mamase, te motres, te tezes.
Nqs mjeku ben 1 operacion te tille ne jave,
ne vit (let te them per hir te thjeshtesise dy jave i merr pushim) ai/ajo mund te bej $1000 x 50 = 50,000 x 8 vjet = $400,000.
Dmth, te ket filluar me rryshfete ne 2000 doktori, i ben $400,000.
Pastaj, mos te harrojme, ca operacion bejne edhe me shume.
Une e kam kaluar pjesen me te madhe te jetes time jashte atdheut tim te dashur, por ai vend dua s’dua une, me mban peng. Une s’dua te ndihmoje vendosjen e sistemit te korrupsionit ne Shqiperi, qe te gjithe e dime eshte status quo aty, por s’kam c’te bej, kur vjen puna, gjyshin e dua me shume se c’dua atdheun e pa korruptuar.
Te gjithe, politikane, doktor, mesues, kete shfrytezojne, na vene ne pozita te veshtira dhe ne, populli i thjeshte, duhet te marre vendime te tilla. Si te thuash, jemi mesuar ne.
Shpesh them qe keshtu nuk mund te vazhdoje, ky sistem korrupsioni nuk mund te zgjase, shumica e Shqiptarve jane njerez te mire dhe nuk do e pranojne, por idealet nuk vlejne aty. Nqs shumica jep, dhe pakica merr, sistemi eshte ne ekulibrium. Pse duhet te ndryshoje?
12 July 2008 @ 10:01 am
Meqe jam marre me kete sistemin e sigurimeve shendetsore ne europe dhe ne ameriqi me lejohet edhe mua te them dy fjale. Problemi i mjeksise eshte boteror, jo vetem i Shqiperise, cdo vit rriten shpenzimet (kostot) me nga 10% ne SHBA, ose 3-4% ne Gjermani. ShBA ka koston me te larte ne te gjithe boten per nje sherbim mjeksor, ta themi, psh. ne krahasim me Gjermanin ose Angline. Ne amerike eshte mire nese je i siguruar ne shoqerine e sigurimit te Kompanise, psh. tek General Motors, porse tani qe largohen shume nga puna, krijohen probleme. Medicare ne amerike eshte vetem per te zgjatur jeten, dmth. nuk te lene te vdesesh, porse nuk te rit cilesine e jetes (psh. dhembet). Modeli amerikan nuk ben per shqiperine, ne nuk kemi asnje kompani gjigande, qe puneson shume punonjes, kjo mund te behet vetem per nepunesit e shtetit. Shume specialiste mendojne se modeli me i mire eshte ai zvicerian, qe esht enje mish-mash midis asaj Gjermane, sigurimit te shtetit te detyruar dhe social, dhe asaj Amerikane (HMOs, psh. Blue Cross). Keto HMOs jane organizata private, mbase jo fitimprurese, psh. te menaxhuara nga firma private menaxhimi, porqe kane mjeket dhe spitalet e tyre, si psh. Blue Cross ne SHBA. Pra dy jane prioritet e sigurimit shendetsor sot, ulja e kostove (e lidhur me rritjen e eficiences, pra raportit input-output) dhe sherbimi social, pra ulja e kostos nuk duhet te behet ne kurriz te perjashtimit te gjysem se popullsise nga sherbimi mjeksor. Rritja e kostove kuptohet qe eshte pasoj e rritjes se jetegjatesise, semundjeve te civilizimit (diabeti, shendoshja, alergjite), inovacionet ne teknologji, ne Tirane psh, e ndotjes se ambjentit, ujit te pijshem, dhe ushqimit.