Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja (poezi)

Loje e rrezikshme harrimi

Me ke mbyllur ne harrim.
Terheqja e deres m’i ka shuar
te gjitha mundesite e shikimit
Pertyp syte e mij
te te vije
goja ere’uji.
Del, per te gjetur nje tjeter send
nje tjeter kafshe,
nje tjeter njeri,
per ta pranuar ne jeten tende.
Pastaj sipas ritit
per ta mbyllur ne harrim.
Nese te gjithe te harruarit e tu
flene
(per te te harruar)
Une jo!
madje nuk te le as te me harrosh!!!

Vritme, qe te me harrosh.

Do me vrasesh?
Te vrasesh nuk do te thote;
te harrosh.
Me heq qafe mua,
e var ne qafe te shpirtit tend
kujtimin e fundit
qe te nderkembezon diten
e te merrmendsh gjumin.
Midis te gjitha casteve
ca shkendija te pamberritshme
nga kujtimet e vjetra
bukurisht te bejne te qash
pa u penduar.

Nuk pendohem
se me vrave!

Ndermend’

Me kane harruar ditet
e fillimeve tona
me rreh pa pra’
era e harrimit tend
teksa rri ndere ne erresiren
e shpreses qe nuk zbardh.
Vdekjen kam varur ne fijen e qenies tende
qe rri strukur ne mua
Dikur vdisja per ty
tani per ty jetoj
Kam parandjenja jo te mira sonte
me permend nje i vdekur!
Ngrihem te ve nje gote uje ne dritare.

Neser do ta muroj dritaren
e do dal te mbjell nje kumbull jashte
Jashte e larg im vella me kerkon sonte
ne te gjitha zilet e telefonit
ne te gjitha trokitjet e deres.
Anna vret mendjen se me cfare
mund te ma vrase heshtjen
Ndersa Ai… vjen per te me harruar me kollaj
“N” pendohet per dashurine qe me dha
duke me kerkuar nje vogelesi.

Dhe i trembesh heshtjes time

Te gjitha zanat e Fishtes
kane vdekur pa e mberritur mrizin.
U thinj zeri i poetit
duke i thirrur te vinin,
pa besuar se edhe zanat vdesin.
Tani ne vend te tyre mrizoj vetem
duke e perlotur pritjen e tij
e duke thirrur shpresen time te pakthyeshme.
Kalojne cobanet e ikjeve ketej
e me kujtojne te cmendur.
Vetforcohem duke thene
se as mendja, as zanat, as shpresa
nuk kane c’me duhen.
Ndersa poeti,
rri zgjuar ne kujtesen tone te vonuar.
Sot ne mrizin e zanave te munguara
zanoj me nje qen perdore
zagarin i modes!

Eshte qeni i zonjes,
he ate e shitofte zana

e shitofte!

Liri e lidhur

Te paret qe e shpiken lirine
qene te lidhurit
e arratisur.
Pastaj liria u be mode
e u shpiken betejat,
luftrat.
Fitoret me vdekje
u shperblyen.
Tash eshte vjetruar moda
nuk ka as te lidhur
as arratises.
Vecse te vdekurit pertypin
qeillin e permbysur.
Liria ime e lidhur kembe e duar,
nuk ankohet.
Edhe pse une e lire shetis gjithe diten
madje me makine.
Po shijoj zinxhiret e mije te keputur
duke me lene e lidhura ime
kembe e duar.
Jam krejt e lire,
vecse malli per trojet e mija te matshme
me rrin rreth qafes se shpirtit
shterngueshem.

Pamund’ po kalojne mieteret edhe ketej
shen Meria gjithe naten fle me demonet
diten virgjerohet besimeve tona
(birit te saj ia herrojme emrin, dhe fytyren)
Greminat na shfaqen te kala’shme
dy ishuj mbas dallgeve
si dy gjinj, qe nuk mekuan asnje ullij
Im ate na i dergon porosite me nje zog plak
qe gjyshja e quan “shpirti”,
nuk shikohet , ndjehet.
vjen ne te filluar nata…dhe gjithome afer shtepise
ku i lamtumiri permendet
Ne pellemben time, ne secilin gisht numeroj
5 fshatrat qe me rriten
ne 5 pleqeri te panevojshme.
sa te rende e ndjej pellemben
e shpirtit tim sonte!


me dy varre ne balle
e jeta me behet me e forte
kurre e pamundur
gjithmone e padrejete

kur te ndalem atje, nga kam ardhur
me suguri do ti kem mberritur te mundurit.
e gur- emrin, mbi gur te varrit do ma ngarkojne prap
sa te rende e ndjej pellemben e mendjes
kete nate!

Mëri.

e permbysa kete dite
u ngopa me eshtrat e mija
te nenshtruara mishrave
Mbi malet, luginave
gjallojne popujt e kujtimeve
e nuk dalin fare.
Ne kopshtin e faljes
kam grumbulluar gjitha ferrat
e inatit
e, po iu ve flaken.
ne pranvere, vec shperthimeve
kthimeve te zogjve neper pushimet e shiut
kam dashur ditien e mbledhjeve
te hardhive te krasitura
djegieve te te cilave
ne fund te oborrit
u ndoqja tymin e bardhe
u shkilja hirin e zi
teksa ua ktheja rrenjeve.

ne vjeshte zili-oja
faljen e pemeve.

“N”uk

nje yll eshte ulur kembekryq
ne preher te botes.
ka ndezur cibukun e zerit
dhe shfleton dashurine time
shtatefleteshe.

magjistaria e shtreterve
dergon mesazhe per djemte.

te nenta duart e nates
me terheqin zvarre prej flokesh
ndersa ylli im thith cibukun
ne preher te botes
duke shfletuar shpirtin tim
njeqindfletesh.

“Mbase, ATIJ qe ka nje KRUA brenda vetes”

Kroi i fshehtesise tone
e ka tradhetuar burimin
Laj shtellungat e gjumit
eci gjunjazi, neper ca udhe te buta
pa asnje rrudhe
Pres te me gjesh pa nevojen e gjurmeve!
Ditet e zemerimeve duhen tretur si ilacet
kur dhimbemi.
Nuk ka si tingellon e ardhmja
ne fryme-ze zogj te stines
Je princi i zambakeve, jo i dashurise!
Lulet shenjterojne virgjerine time
te tanishme.
Guret e shtepise me ngjajne me kuaj
Shtepia eshte e bardhe , jo imja!
Ligjet e mija serioze
jane vajzat e tua te kaltra.
Une… jam jotja
pa e ditur c’jam?!

une jam babai im

Sot jam e merkura qe qesh ne cdo lot malli!
E enjtje ishte dite lindja ime dhe dite vdekja e tim eti
sa afer brenda gjakut tim flene bashke jetevdekja!

Te dielen do te vadis lulet e stines se erret!

Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja

Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen

(poet dhe njeri)

nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa

gati gati po besoj mendimin tim,

se nuk ishte Homeri i verber,

por bashkekohesit e tij.

Dhe kur u erdh shikimi grekerve,

Homeri nuk shikonte me gjithemend me.

Keshtu qe “faji” i verberise i mbeti pejeterisht

Homerit.

***

Qelloji rasti dhe une e takova Ndoc Gjetjen.

***
Deri ketu kisha besuar se ;
Poetet jane nga pak perendi dhe nga pak djaj.
Nga pak cmenduri dhe nga pak guxim per t’u cmendur
Nga pak njeri dhe nga pak mit
Nga pak lufte, e nga shume lufte per paqe.
Dhe te “semure” nga memeceria,
c’ka kjo semundje i ben disa te perjetshem.

Pasi njoha Ndocin besimi im fillonte me fjaline ;
Secili poet eshte nga pak Krisht. ….
Ndersa Ndoci eshte i teri!

Ndoci, i ruan lotet per dhimbjet e te tjereve
me lekuren e tij lidh plaget e qytetit
dhe te botes.
Shpirtin e ben shall te ngroh foshnjen dashuri.
Ndoci , asnjehere nuk lidhi bese me vdekjen
megjithese vdekja i preu pemen me te shendoshe.
Po te kishim lindur une edhe Ndoci ne Greqi
do te kisha besuar se u ringjall edhe Homeri.
Po te mund ta quaj Shqiperine Itake
Do te kisha thene se eshte kthyer Odisea.
Ndoci i njeh te gjitha gjerat e botes
dhe sidomos njerezit.
Dhe sidomos njerezit i do kaq shume.
Po te botohet dy tre here fotoja e Ndocit ne shtyp internacional
do te kisha guxuar te them
se mbas njeqind vjetesh, ndoshta mbas njemije vjetesh
Piktoret dhe skulptoret e kishave dhe te katedraleve
do ta kopjojne fytyren e Krishtit
nga fotoja e tanishme e Ndocit.
(cdo dite e me shume e besoj Krishtin te ringjallur).
Sa here e takoja Ndocin, ikja prej tij me shpine
sic iki prej altareve kur dal nga kisha.
Ndoci nuk i deshi (as nuk i do) sendet dhe postet.
ornamete dhe shtepine me te madhe se nevoja.
Parate as te domosdoshmet nuk i do.
( i duken te ndyra, madje keshtu thote,”te ndyra jane”).
Ndoci eshte rojtari i shpirtit dhe trashigimtar i tij
ne vendin tim (tone).
Ai pothuaj nuk e di c’eshte Nobeli
asnje enderr nuk harxhoji per famen.
Ndoci ne qytetin e tij eshte si nje bibel
qe ende nuk eshte lexuar.
Perendise askush nuk ia njeh zerin
por ia ndjen dashurine.
Paaftesite e Ndocit jane ;
Paaftesia per te urryer dhe qe eshte me e madhja paaftesi.
Paaftesia per t’u perulur, peverc dashurise.
Paaftesia per t’u dukur….
dhe paaftesia per te qene i lumtur!
Po behet i paafte per te qene i vdekshem.
Pse themi qe u ringjall Krishti
ne vend qe te themi Krishti nuk di te vdese?!
Ndoci eshte durimi qe te fut friken
dhe heshtja qe te plas mendimin.
Ai eshte dashuria qe ta shemb shpirtin
e ta ngre ate nga fillimi.
Te gjithe e duam Krishtin
e duam ne pendesen tone pse e kryqezuam
dhe ne nevojen tone per te na dashur ai me shume.


Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen

(poet dhe njeri)

nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa

gati gati po besoj mendimin tim,

se nuk ishte Homeri i verber,

por bashkekohesit e tij.

Dhe, kur u erdh shikimi grekerve,

Homeri nuk shikonte me gjithemend me.

Keshtu qe “faji” i verberise i mbeti pejeterisht…

Homerit!.


Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    7 March 2008 @ 4:17 pm

    E,c’mund te thuash per poezi te tilla?Ka raste qe mungojne fjalet,se te mund ajo bukuri qe i ngjete nje kroi me uje te kulluar qe pi e pi e nuk ngopesh asnjehere.Me Ndoc Gjeten po se po nuk ngopesh,po kur del edhe”sozia” apo vellai”siamez”…Me duket,po te pish pak uje ne Lezhe,tak dhe,menjehere,behesh poet.Apo poete!Jam aq i mrekulluar ,sa po ze dhe turbullohem.Po eshte nje”turbullime” qe me ben mire.

  2. Kapiten Kapiteni im thotë:

    7 March 2008 @ 5:50 pm

    PERENDIA E PIKELLIMIT QUHET NDOC GJETJA!!!

    Faleminers ty Mace blu
    per kete perle.nuk du mja dite per poezite e tjera!sepse ishin te gjitha te bukura.
    por kjo,kjo,
    kjo ishte deshire per te heshtur dhe mbushur gjoksin me ate ajer te paster!!!

    t’falem neres Macja blu!!!

  3. Vemendje thotë:

    9 March 2008 @ 11:50 am

    Macia Blu,
    vertetesi-ngjarje, durim-shprese, pozitivitet ne fjalen e shkruar, keto jane ne takim dashurie me dhe per ty. Ti dorzon shpesh veten ne duar te sigurta te vargut tend. Duket sikur ti di te mos fshehesh, dhe zakonisht ajo eshte dashuri. Me pelqene kur kjo dashuri pozicionohet dhe te jepet spontanisht vende vende.

  4. besnik thotë:

    10 March 2008 @ 9:34 am

    hi mace
    te pershedes per kete cikel te mrekulleshem qe na keni sjelle
    sidomos per Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja

    e lexova dhe rilexova sinqerisht me ke lene pa fjale une kam lexuar 2 librat e fundit te ndocit dhjata ime dhe biri i njeriut dhe aty pashe se ky komb ka nje poet te madh tek keto dy vellime te jashtezakonshmne pashe dashurine , vujatjen dhimbjen te cilat poeti ne menyre te mrekullueshme e ka shprehur tek keto vellime pashe nje ndoc qe me gjithe forcen e them se duhet te krenohemi me te
    duhet te jemi krenar qe kemi sot nje poet te tille
    nje etalon te letrave shqipe…dhe per kete te uroj ty qe ke shkruar keto vargje
    dhe nje here flm mace qe na sjell nje poezi per ndoc gjetjen.

  5. losttext thotë:

    10 March 2008 @ 1:51 pm

    hi mace!

    Me pelqyen bashkerisht keto poezi; ke nje lloj origjinaliteti qe te ben ose te zhvishesh nga pritshmeria qe ke, e t`u dorezohesh botes se tyre, ose te mos i hysh fare t`i lexosh…

    Ca neologjizma nuk me rrine mire, vecse ndoshta ky eshte me shume problemi im sesa i vete poezise…
    Pershendetje!

  6. Kapiten Kapiteni im thotë:

    13 March 2008 @ 3:08 pm

    une vij ketu tek pershku e nuk m’rrihet pa e rilexu kyt poezi…

    thjeshte pse asht e bukur!!!

  7. besnik thotë:

    15 March 2008 @ 9:02 am

    mace hi spo na sjell ndonje te mire nga ndoc gjetja
    dhe nga poeizte e tua
    jemi ne pritje
    pershendetjeeeeee

  8. da vinci thotë:

    22 March 2008 @ 2:36 pm

    E vetmia gje qe bie ne sy tek kjo autore eshte te qenit -shkruarit ndryshe poezine. Shto feminitetin qe duket nepermjet nje lakuriqesie joshese. Mund te mos jene aspak te bukura qofte poezia , qofte lakuriqesia , qofte individualiteti… e megjitheate mbetet, e megjitheate grric.

  9. vlora thotë:

    22 June 2008 @ 6:35 pm

    shum te mira kokan poezit veq vazhdoni kshtu

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com