Penalizim mjekëve që braktisin rrethet
Esmeralda Keta (Gazeta Shqiptare)
Bluzat e bardha që nuk pranojnë të shkojnë të punojnë nëpër fshatra apo rrethet nga vijnë, rrezikojnë t’u hiqet licensa për ushtrimin e profesionit. Ka qenë ky qëndrimi që ka mbajtur ministrja e re e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë takimeve që ka zhvilluar me drejtuesit rajonalë të shëndetit. Mësohet se ministrja Godo ka kërkuar që të ketë mbi tryezë një hartë të saktë të mbulimit të popullatës me mjekë, në mënyrë që të bëhet një rishpërndarje e tyre.
Zonat e thella
Gjatë viteve të fundit zonat e thella të vendit janë braktisur nga bluzat e bardha, pavarësisht rrogave të majme që u ka akorduar dikasteri i Shëndetësisë. Për t’i dhënë fund këtij fenomeni dhe përqendrimit të bluzave të bardha me tepricë në kryeqytet, ministrja Godo ka nisur takimet me drejtorët e shëndetit të rretheve dhe duket se e ka gati tashmë strategjinë e saj që synon rikthimin e specializantëve për të shërbyer në rrethet nga ata vijnë. “Ministrja ka propozuar që specializantët, të cilët nënshkruajnë edhe kontratën me spitalin e rrethit kur nisin specializimin, të kthehen me detyrim për të shërbyer në zonën nga vijnë. Në të kundërt, ministrja ka propozuar, aplikimin e sanksioneve dhe madje deri në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit”, - shpjegojnë burime, të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë takim. Mësohet gjithashtu se të gjithë drejtorët e rretheve kanë raportuar për numrin e mjekëve që kanë, zonat që u kanë mbetur të pambuluara si dhe kanë specifikuar nevojat që kanë për specialistë. “Po mblidhen të dhëna të detajuara nga të gjitha rrethet për të krijuar një panoramë të qartë të situatës. Në bazë të nevojave do të bëhet një rishpërndarje e bluzave të bardha: ata që aktualisht punojnë në qytetet ku ka mbingarkesë mjekësh do të urdhërohen të shkojnë të shërbejnë atje ku mjekët mungojnë pothuajse fare”, - shpjegojnë burimet.

7 September 2008 @ 7:02 pm
Nje cike si pakuptim me duket mu se ky termi : licenca e ushtrimit të profesionit sikur lidhet me te drejten e ushtrimit te profesionit , por jo kur ai mund te sigurohet nga nje subjekt privat.
Nuk e c`ben nje mjek nje urdher ministri. Ka ndonje qe ka nje cike meshume mundesi per ta na hudh drite mbi kete gje ??
7 September 2008 @ 7:09 pm
Duhet ta dime se sa eshte kjo rroga e majme?,se ka edhe shtresa dhjomi,ne qytet,qe kjo rroga e majme vetem emrin ka.
Me llogjike ekziston nje xhelozi,per shkak te korrupsionit te larte ne duart e mbluzave te bardha.
Aty nuk ka drejtesi ,ka korrupsion.,ka degjenerim te detyres.
7 September 2008 @ 7:15 pm
Dakord që duhet më shumë informacion, dhe unë s’i njoh ligjet e Shqipërisë, por s’më duket aspak e çuditëshme nëse çdo mjeku (qoftë privat qoftë shtetëror) do t’i duhej licensë e miraturar nga shteti për të ushtruar zanatin dhe që kjo licensë të kishte kushte për vendin se ku mund të ushtrosh zanatin. Nëse i është dhënë licensa me kusht që të punojë në fshat më duket e vlefshme heqja në moszbatim të kushtit. Nuk është e drejtë themelore që të kesh licensë për mjek, dhe një nga detyrat e shtetit është të sigurojë mjekë për tërë vëndin. Nëse këtë punë e bën nëpërmjet licensave bravo i qoftë. Ama nëse licensa s’është dhënë me kushte të tilla, atëherë s’është e drejtë që të bëhet pas faktit.
7 September 2008 @ 7:25 pm
ah ah ca nuk kane pune e ca nuk e duan punen.Hajde gjeja anen.Prap hallexhiu e paguan.Po pse more mjek edepsez,parate prap do ti marresh nga fukarai,esht nevoja ti marresh ne Tirane,aty ne fshat nuk te hyjne ne sy?
Tua presin by…
7 September 2008 @ 7:28 pm
Mesa shihet,eshte nje kontrate specializimi,i mjekut te licensuar,qe duhet ta detyroje,mjekun sipas ,Ministres te shkoje ne fshat.Ne fakt atij duhet ti hiqet specializmi dhe jo licensa.
7 September 2008 @ 7:35 pm
S’e di sesi jane rregullat dhe si funksionon ne Shqiperi, po ne Itali kur mbaron shkollen per mjekesi, kalimi i provimit te shtetit te regjistron ne Urdherin e Mjekeve.Nese s’je i regjistruar ne kete urdher s’mund te ushtrosh profesionin as ne subjekte private(kjo vlen dhe per disa profesione te tjera, jo te gjitha). Dmth te drejten dhe lejen per te ushtruar profesionin e ke vetem nese regjistrohesh dhe respekton rregullat e Urdhrit. Nese i thyen te çregjistrojne si denim.
Besoj qe dhe ne Shqiperi eshte pak a shume e njejta situate.S’e di ne veçanti si funksionon rregullorja dhe ruajtja e etikes profesionale. Ketu per kete te fundit te çregjistrojne.
8 September 2008 @ 1:14 am
nuk mund te detyrosh mjeket te kthehen neper rrethe se nuk jane ushtarake ose subjekte me uniforme shteterore.
ne SHBA, pas mbarimit te rezidencise ose specializimit neper spitale, mjekeve u mbaron kontrata dhe u duhet te gjejne pune nga e para. ata qe hapin zyra private preferojne te shkojne ne zona rurale se jane me te kerkueshem, kokecarjet jane me te pakta dhe jetesa eshte me e lire.
por nuk ka pse nese dalin 40 mjeke ne vit nga elbasani, te kthehen te 40 ne elbasan pas specializimit, sepse elbasanit mund t’i duhen vetem 80 mjeke gjithsej dhe pas dy vjetesh do te ezaurohet tregu. ndersa nese 60 shkojne ne elbasan dhe 20 mbeten ne tirane ku nevoja eshte teper e madhe per hir te popullsise me te dendur, atehere do te evitohen probleme te tilla.
8 September 2008 @ 1:46 am
Kothe,
shteti te heq te drejten e ushtrimit.
Kjo zonja para se te ndermarr nje hap te tille duhet te korigjoje separi gabimet e Ndokes. Bileta e transportit per mjeket e rretheve per ne Tirane ka qen 30 miljon leke, dhe per infermjeret 5 miljon.(100% i sigurte ky informacion) Ju gazetarete peshkut mund edhe te zhbiriloni ne thellsi po tju interesoje..
Problemin e sotem zonja ministre nuk mund ta zgjidhi me plane 10 vjecare
gjithsesi, eshte shteti ai qe paguan per shkollimin e mjekve(mos paralelizoni me profesionet e tjera) natyra e ketij profesioni dhe nevojat e vendit kerkojne per nje fare nderhyrje rregullatore.. Mendoj se eshte mese normale qe ata qe firmosin per te sherbyer ne rrethe per nje fare periudhe te perfitojne lehtesira financiare gjate shkolles dhe me pas dhe ata qe nuk firmosin te paguajne me shume..
8 September 2008 @ 8:43 am
“Problemi” i mjeksise shqiptare nuk mund te gjykohet dhe permiresohet me mjete ligjore. Mjeket shqiptare nuk po largohen nga rrethet ata po largohen nga vete mjekesia. Cdo mjek shqiptare duhet te ndjehet moralisht i pergjegjshem per cdo pacient shqiptare qe ka nevoje per kujdesje mjeksore dhe nuk e gjen ate.
Problemi nuk mund te zgjidhet me raprezalje ligjore, prblemi do te zgjidhet vetem atehere kur mjeket shqiptare te ndergjegjsohen per profesionin qe perfaqesojne. Une nuk besoj se ka ndonje qe do te preferonte te kurohej nga nje mjek qe e ka zgjidhur kete profesion mbi bazen e te ardhurave ekonomike qe ky profesion garanton. Ama te gjithe do te ndjeheshin te qete nese mjeku qe po i kuron e ka zgjidhur kte perofesion per arsye morale.
Mendoj qe eshte nje problem moral me teper se gjithcka tjeter ai qe i ka shendrruar mjeket tane ne ekonomista, financiere, menaxhere, kasap, demagog etj etj…
8 September 2008 @ 9:59 am
Chene,
edhe kete ma bere dmth ??
Me ke sha keq , me ke than gazetar!?
Tre gjera nuk duroj dot une : te me thush Erion Brace, te me thush Spartak Braho, te me thush gazetar .
Ta paca borxh ! Ketu jemi do me vije dhe mu dita .
8 September 2008 @ 10:52 am
Ndergjegjesimi behet me ane te ligjeve or taj, se s’lind njeri i ndergjegjesuar.
8 September 2008 @ 10:52 am
Ky,”penalizimi”, eshte nje problem organizativ i vet shtetit-problemi i popullit (ka hija jone)eshte se mjeket shikojne nga duret,nga koka tek komet,para se te filloje viziten.
O shtet,penalizo ti,a nuk penalizo,mu s`ka cer m`duhet.,pranaj t`kemi o shtet,te na rush shnetin ton ere,Ekzekutivin per cer e kena?Prokurorine.
Ministres i urojme te boj mire detyren.
Ne ketejna,dim vet me pa e me vlersu,a punon mire mjeksia apo jo!
Kur vajta un i her,n`abulance,doktoresha m`shikote sikur do te me priste nji kostum,duke me thone:
-po t`jap nje i lac,qe s`ja kom dhon babes tem,por ty do ta jap,se m`dhimbesh,m`kupto apo jo-dhe smi hiqte syte-sikur me thoshte ,hudhu pra,se me dukesh qe ke pare,boll.
Nje kete te shikoje Ministraja.
8 September 2008 @ 11:12 am
Se pari nuk eshte “license” por e “drejta e ushtrimit te profesionit” dhe funksionon keshtu:
1. Kur behet konkursi i specializemeve cdo e drejte studimi e dhene shoqerohet dhe me nje kontrate emerimi. Pra nese fiton per “kardiologji” duhe te kesh nenshkruar edhe rrethin prane te cilit do te shkosh ne dizpozicion mbasi te mbarosh.
2. Shumica e mjekeve specializante nuk e respektojne kete kontrate dhe ne shoqerine shqiptare eshte shume e lehte te gjesh rruget (lexo: paguaj, gjej miq me influence) per ta prishur ose kthyer ate konrate qe e kane neshkruar kater vite me pare.
3. Kjo eshet ajo qe ndodh dhe kjo ka nja 17 vjet qe ndodh, jo vetem dje e sot.
—
-
Cheney, jam dakort qe shteti investon dhe qe duhet rregullim, por aktualisht kjo skeme ka “mërdhif”, pra nuk ka burre nene qe ta beje te funksionoje. Nga ana tjeter, eshte normale… si mund ta detyrosh nje “vajze Tirone” qe vetem per hir se do te shkollohet (kujto: eshte e vetmja menyre per t’u specializuar ne shteteror) te shkoje e te jetoje e punoje ne Tropoje apo Kukes kur vete banoret e ketyre rretheve jane shkulur e kane ardhur ne Tirane..
-
Si i behet? Pergjigje te gatshme nuk ka por per mua ka nja dy gjera qe specialistet e “midhjes dhe peshkut” ne ministri duhet te bejne:
1. Te sigurohen se ka nje “kerkese” te mjaftueshme te ketyre mjekeve ne vendet ku ata jane caktuar. Pra mos shkohet me statisitikat e 1991 apo qofte edhe 2001. Personalisht kam dyshime per kete…. pasi ne shume rrethe megjithese spitalet mund te jene, njerezit nuk kane besim tek doktoret e atjeshem dhe e marrin me lehte rrugen per ne Tirane.
2. Te sigurohen se ka nje rrjet “dis - incentivash/de-motivuesish” qe i detyron njerezit e ketyre rretheve te mos marrin rrugen per ne Tirane (qyetet kryesore) edhe per gjene me te vogel, por te konsultohen me doktoret e tyre nme pare. Kjo do te kerkonte nje rrejt sigurimi shendetesor funksional.
3. Te shtrihet rrjeti i sigurimeve shendetesore duke qene ai qe ben kotrata me spitalet per sherbimet qe keta ofrojne.
4. Te behet nje analize e mirefillte e shkaqeve pse keta doktore nuk pranojne te shkojne neper rrethe te tjera, dhe jo te flitet perhere ne tym duke ja vene fajin vetem te rinjve. Asnjehere nuk kam degjuar qe te jene te detyruar doktoret e “vjeter” te shkojne ne Tropoje apo Kukes, atehere pse duhet te shkoje i riu qe per me teper nuk ka dhe eksperience dhe si i tille do humbasi shpejt besimin e popullates atje.
-
5. Pasi jane bere gjithe hapat e mesiperm, te nderpritet ky absurditeti i lidhjes se kontratave qe para se te hapesh librin e pare, se eshte turp i dheut…
-
Besoj se Ministrja doktoreshe ka se me c’te merret tani…
8 September 2008 @ 11:23 am
Po pra, pse duhet te kete mbingarkese mjekesh ne qytet. Pse nuk behet nje planifikim dhe ta lene situaten te veterregullohet. Pse duhet ti heqesh per kete licensen qe eshte ne krye te heres “deshmi e aftesive qe ka individi per te ushtruar nje profesion”. Nqs nuk ka vende ne qytet, atehere mjeku do ta mendoje ndoshta te shkoje ne zona rurale. Mire do ishte te kishte stimuj, psh ne nje vend te evropes veriore nje mjek sh i kualifikuar ne spitalin universitar do 10 vjet qe ta arrije rrogen e mjekut te lagjes se ky i fundit merr thuajse dyfishin dhe te bie te zgjedhesh midis parave dhe kushteve te punes dhe mundesise per te bere nje pune me te specializuar.
Dhe nuk ankohej njeri per kete. Nevojtaret punonin mjeke lagjeje. Ata qe zgjidhinin nivelin profesional hiqnin dore nga nje page me e mire.
Nje miku im pasi kreu specializimin shkelqyeshem ne tirane (kurse studimet univeristare i kishte kryer ne Evrope), deshironte te kthehej per arsye familjare ne rrethin nga vinte. Tek klinika ne tirane, e shikonin me habi dhe prape kujtonin se ai deshironte nje vend ne tirane prandaj ishte aq i zellshem. Ju desh shume pune ti bindte qe ai ishte i interesuar per te studiuar e mesuar dhe JO per te qendruar ne Tirane. Mirepo absurdja ishte qe tek spitali rajonal ku deshi te punesohej, hoqi picirin per te gjetur nje vend. Kur dihej fare fare mire diferenca gjigande ne formim midis tij dhe nja 2 mjekeve medioker (njeri ne pension madje) te atij specialiteti qe kishte rrethi.
Por prapeseprape miku im e pranoi dhe u pershtat, sepse fundja duhet ndjek rregullorja, procedura dhe ligjet ne fuqi. Sa kohe emerimi eshte nje vendim arbitrar i Drejtorit te Spitalit rajonal, ose i shefit te shendetesise se rrethit, bazuar ne asnje kriter pervecse ca rregullave te ngurta qe perkthehen ne numra e pa asnje mjet stimules ne dore, te rinjte e sotem qe diplomohen po mallkojne veten per profesionin qe kane zgjedh.
Dhe po gjemojne lart e poshte neper vendet e tjera se ku mund te specializohen sepse ne Tirane eshte kthyer nje makth specializimi. Avash avash do kemi nje eksod te mjekeve besoj. Sepse ka plot vende qe rekrutojne mjeke, sepse kane mungesa. Dhe konsideruar se te rinjte qe studiojne mjekesi, jane ne pergjithesi te zellshem dhe punetore, nuk e kane problem te perballen me veshtiresite qe ka per tu bere mjek ne perendim. Personalisht, une njoh nje tufe me shqiptare qe punojne mjeke ne Itali, Suedi, Hollande, USA, Canada etj.
8 September 2008 @ 11:39 am
Nuk ka kuptim kjo shprehja fare , fare.
Se planifikim nuk do te thote vetrregullim apo deshe me ba si e qut ne fushen e mjeksise se ke pas i komshi mjek??
8 September 2008 @ 12:01 pm
Luci,nga komenti dhe nga shoqnia dukesh shume profesionale,por e keqja eshte mi Luci,se specialisti gje venin e punes,dhe puna nuk gjen dote specialistin.
Kam takuar ne Tirane nje mik,qe sa ishte emruar mjek.Me shume merej me bisnes,ne fushen e ilaceve,se sa really pune ne ambulance.
-Me kane caktuar nje fshat ne Librazhd,dhe vetje edhe atje, dy here ne muaj.,c`ti besh me urdher.Ketu ku jam,jam mire.
Ekishte bezdi.Librazhdin ,ishte i ri dhe jeten e kishte perpara…Librazhdi nuk shtyhej.,perpara Tiranes..Parja eshte me e madhe atje ku ka edhe budallenj,pastaj Tirana eshte mbush plote me rural.Pse duhet me shku ne rural.?Skane faj.Rurali aty eshte..
Vet miku ishte prej Prenjasi,por i martum ne Tirane,jetonte ne shtepi me qera.
8 September 2008 @ 12:02 pm
Po mer veterregullohet.
e mi qe po i cojne gocat 24 vjec nga Tirana ne fshatrat e Korces dhe Librazhdit pas shkolle sepse ka vetem 2 menyra qe ato te punojne ne shendetesi dhe te plotesojne kohen e stazhit :
Ashtu sic po shkojne per stazhin neper lloj lloj katundesh.
Kam komshinjte
1. Te punojne vullnetare (pa asi koqe leku) ne ambulancat e Tiranes
2. Te shkojne ne Vithkuq
Edhe nje pjese e mire kane zgjedh me shku ne vithkuq.
Pse mer me zor do ti coje Godo mjeket per te punu atje ku ha pula gure e? Po komunizimi vdiq mer lale.
Godo ka ne dore planifikimin, ku mund te perfshije lloj lloj hilesh per ti cu njerezit atje. Dhe ka ne dore stimujt. (mbase ket se ka ne dore as vete ajo por ata qe bejne kuadrin ligjor)
Por ti heqesh tjetrit te drejten per te ushtruar profesionin sepse kjo e drejte lidhet me rajone te caktuara kjo sben pune ne shqiperi. Se licensat nuk i leshojne rajonet por Godo. Dhe per me teper kjo e drejte u lidhka me vendin nga vjen ???!!!!!! Qe hajde percaktoje ti sot vendin nga vjen robi kur trecereku kane shpine ne tirane e pashaportizimin ke arusha madhe? Nga vij une nqs baba im eshte nga Kuci i Vlores dhe mama nga Torovica, dhe gjer 10 vjec kemi jetu ne FusheArrez, pastaj gjer 18 kur aplikova per shkolle kemi jetu ne Lezhe, e kur kam qene une studente u vendosem ne Durres dhe une vija ne shkolle me Tren, dhe se fundmi jemi pashaportizu ne Tirane ke pallatet e Farkes
Ma thuj ti mu me ket background familjar qe kam nqs une jam specializu per smundjet e zorres se trashe, ne c’vend duhet te shkoj te punoj
8 September 2008 @ 12:23 pm
Planifikim nuk do te thote vetrregullim dhe mos jep prova me shkrim.
Planifikimi lidhet me nevojat dhe shteti ka mekanizma detyrues. ( deshiron ti beje detyrim nese eshte i pergjegjshem )
Godo eshte po flet si ministre qe e ka per detyre te mbroje interesat sociale kur ato nuk plotesohen me vetrregullim. ( tregu do thoshte Ngjela )
E kupton cer ke shkruar apo jo ??
Jo nga vendi ku ka origjinen apo zigzaket e jetes por :
dmth kur nisin specializimin, ka diference te madhe shume. Oh sa shume. E lexove cer pretendonte Ministria apo jo futja ?
8 September 2008 @ 12:36 pm
sa shume bertisni
Nje pyetje te thjeshte kam une, si dalin mjeke me teprice ne Tirane fjala vjen. Keta te tepertit punojne diku apo jo? Nese punojne ne shtet , si mund te thuhet jane te tepert kaq kollaj,sepse nje strukture shtetrore ka nje numer personeli dhe buxhet per rrogat qe kalon disa shkalle aprovimi.E kuptoj qe mund te kete vende bosh ne zona te thella, po mund ta sqaroje nje cike njeri kete punen e teprices?
Ajo puna e planifikimit dhe veterregullimit qe thote Luci nuk duket ide e keqe. Dmth ministria i publikon gjithe vendet boshe, dhe incentivat perkatese per zonat e thella (ketu eshte gjithe marifeti te incentiva). pastaj nga gjithe bashkesia e mjekeve, nga cilido rreth, supozohet se do gjenden njerez qe do dalin vullnetare per te shkuar (sepse akne incentivat kuptohet). keshtu ska nevoje me i pyte nga vjen dhe me i cu me detyrim .
8 September 2008 @ 12:41 pm
Kothi, ke te drejte ne ate qe thua, por pash nderin lere se c’shkruan artikulli.. Po te kerkosh neper arkiva do te dali qe artikuj te ngjashem ka cdo here qe nderrohet ministri.
-
të urdhërohen të shkojnë të shërbejnë atje ku mjekët mungojnë pothuajse fare - te dhj… socializmin dhe ekonomine e planifikuar… keta ja marrin ne kthese atyre… por e verteta (ne te shumten e rasteve) eshte thjesht “nje kercenim per te ngrit pazarin”… e kam frike se edhe kesaj rradhe nuk eshte asgje me teper se kaq…
8 September 2008 @ 12:48 pm
O censure !
Po pse e ke kaq te veshtire te kuptohet ? Behet fjale per mjeket specialiste qe kan fitu te drejten per tu specializu nga vete institucioni qe ka mungesen.
Eshte fjala per : nje specializant per gjinekolog e ka marre te drejten per specializim spitali i Pogradecit. Ky specializim vjen jo nga deshira e mjekut por nga nevoja qe ka ky spital per mjek gjinekolog.
Godo thote qe ta detyrojme te kthehet perseri atje sepse planifikimi per kete specializim u pikerish mbi kete baze, dmth qe Pg nuk ka mjek gjinekolog.
Ky quhet planifikim.
Vetrregullimi lidhet vetem me mjekun dhe tregun dhe shteti ne kete rast nuk ka ne dore asgje, ndersa nevojat do lihen ne dore te vullnetarizmit.
Jane dy terma qe nuk mund te rrine bashke ne te njejten vlere kur behet fjale per treg te diferencuar Tirane vs Rrethe. Sepse edhe shkrimi kete po thote qe vetrregullimi ka sjelle pikerisht mungesen e mjekeve te specializuar ne rrethe.
Uf.
8 September 2008 @ 12:48 pm
e mer mire
per ti pare a e benini pune.
Se me infermieret mbaroi pune Ndoka.
I futi te gjitha ne testim
Ene vuuu zarfet.
Tashti duhet me e pa ket punen e daktorrave
8 September 2008 @ 12:57 pm
aha, pra kur u vendoska per specializim u vendoska me modelin :
na duhet nje ne Pogradec, konkuroni dhe fiton filan fisteku,e ky nuk shkon n ePogradec pastaj.
mendoja se behet nje fare perllogaritje ne shkalle vendi,duke marre parasysh sa do duhen nga rritja e popullsise, nga dalaj ne pension e kezistuesve, nje perqindje per safetry marxhin se ca do na ikin jasht e ca mund te vdesin aksidentalisht etj.Keshtu qe nuk do kishte korrespondence nje per nje kerkese -specializant.
Prape, ajo puna e teprice me mbetet e erret.nese doktori nuk shkon nePogradec po ne Tirane e gjen pune ne Tirane, del se nuk qenka i tepert
8 September 2008 @ 12:59 pm
Nqs eshte keshtu, athere kemi vetem diksutim per MOMENTIN e lindjes se detyrimit dhe perzgjedhjes se mjekut.
1. Do ndodhi para se robi ta beje shkollen dhe kur nuk i dihet nese do ta kryeje, nese do ta kryeje sic duhet? Dhe do lidhet me ate vend pune gjate shkolles, pas shkolles dhe nuk e di gjer kur, detyrimisht me ate spital, me ate rajon dhe do diktoje jeten e tij dhe te familjes se tij, e po keshtu sdo merret fare parasysh deshira e personit per te punuar aty pasi ka kryer specializmin.
2. DO ndodhi pasi robt bejne shkollen. Kur spitali ka nje vend vakant dhe specializantet e fushes, te rinj e te vjeter, te sapo shkolluar apo me pervoje, zgjedhin te punojne per arsye personale, monetare, preferenciale ne ate spital dhe spitali pergjedh tashme jo rob qe akoma se kane kryer specializmin, por zgjedh ate qe i do qejfi mes njerezve te specializuar.
Kush eshte me mire ?
Se di vallai, por une sjam per metodat detyruese se nuk ofrojne gje ne long term
8 September 2008 @ 1:01 pm
Edhe nje gje , veterregullim do te thote qe shteti te krijoje incentiva per vendet e largeta, me diference rroge fjala vjen, apo kredi shpie etj.d.m.th. mos ta lere thjesht ne dore te zotit. ma merr mendja se kjo seshte for e veshtire, sot njerezit po shkojne te punojne ne Irak e Afganistan kur ka incentiva
8 September 2008 @ 1:02 pm
-
Luci cere i kontrolloi Ndoka atyre, a jua kishin nderrur vajin apo i mati nivelin e gazrave

8 September 2008 @ 1:06 pm
Po , pra.
Ketu rasti perjashton vetrregullimin se dul katastrofe dhe kerkohet te imponohet. ftjkt ka te drejte per pjesen subjektive te problemit por ketu tema ishte Penalizim mjekëve që braktisin rrethet
Ketu po rrifnim se si do realizohet kjo. E keqja eshte se devijohet shpesh nga thelbi dhe ne shume raste nuk lexohet fare perse behet fjale konkretisht
P.S. Duhet me ba 5 komente per te spjegu perse behet fjale.
8 September 2008 @ 1:07 pm
Luc, qenka keshtu: spitali qe do specialist (pogradeci) bon kerkesen, misnitria e planifikon e ben konkursion, une e fitoj ,specializohem , dhe nuk shkoj ne Pogradec po ne Tirane
8 September 2008 @ 1:13 pm
Ashtu si ishte shkrujt ai artikulli 5 komente jane pak :-).
Shpesh per te kuptuar realisht nje artikull duhet te njofesh njecike dhe konteksin e gjerave.fatkqesisht, ne gazetat tona jane te rralle ata qe e bejne, i bien shkurt tha ministri. Prandaj na duhet peshku
8 September 2008 @ 1:25 pm
Ju qani,ne qajme,ata qajne hallet e ministres Godo ,dhe te Ministrise, e specializimeve…
… por sdun mer, sdun me e rregullu ate ven.!Jo se nuk i dine.Ah mor peshk sa lodheni,shume mire e kini.
Ja une poplli,do te therisja: