Identifikohu



Regjistrohu

Pëëër shkatrimin e mjedisit, rreshtohu!

Vetëm një hordhi shkatëruese mund të bëj atë që po bëhet në Shqipëri dhe të projektoj atë që po projektohet në Shqipëri. Dhe Berishën nuk mund ta imagjinosh veçse si një nga komandantët kryesor të kësaj hordhie;  Xhuvelin, Rulin, e të tjerë ministra si oficerë të bindur por dhe hileqare të hordhisë, Bojaxhiun e të tjerë drejtorë si kapter kariere, që drejtojnë toga ushtarësh të armatosur me sharra elektrike, karkalecë e skrepa.


Nga Lavdosh Ferruni

Kryeministri i Shqipërisë pa dyshim është egzemplari më i rrallë në kohën e sotme për nga mënyra si po e drejton ai ushtrinë apo hordhinë që drejton. E gjitha elita botërore i ka kthyer sytë nga Planeti i sëmurë me shenja tashmë të qarta “të rritjes së temperaturës”. Doktori që drejton Qeverinë Shqiptare, si një komandant i tipit adhamudh po përdor një strategji të pa parë për shërimin e plagëve të Shqipërisë, kësaj pjese sa të vogël aq edhe të bukur të këtij planeti. Ai i ka dhënë urdhër hordhive të presin pyjet e tu krijojnë hapsirat barbarëve të moderuar të perëndimit të instalojnë industri super ndotëse në këtë vend. Kjo strategji nuk bën gjë tjetër veçse plagën e kthen në një gangrenë.

Pas urdhrit për prerjen e pyllit të sodës në Vlorë, prej 14 ha, që do të thotë mbi 30,000 pisha, urdhër që ka filluar të zbatohet,  vjen një tjetër urdhër masakrimi; prerja e 200 hektarëve pyll në Krujë, që do të thotë me qindra mijra pemë të prera përsëri. Ndërkohë Adhamudhi po bëhet gati të hedhë për tokë pyllin e 420 hektarëve të tjerë po në Vlorë, duke e çuar në miliona numurin e pemëve të prera.

Por çdo të bëhet në vend të tyre? Shumëkush edhe mund të heshtëte nëse në këtë hapsirë
do të “mbilleshin” vepra që direkt apo indirekt e rikuperojnë masakrën. Por jo.
Ato që do të “mbillen” janë monstra që do ta shkatërojnë këtë vend përfundimisht.
TECet e depozitat e naftës në Vlorë jo vetëm që do ti thonë “ik pirdhu” turistave, por së bashku me depozitat e naftësjellësit AMBO, me kapacitet 1 milion fuçi në ditë do ti thonë “ik pirdhu” edhe banorëve të Vlorës, kurse prania e gjallesave të tjera në gji të Vlorës e në një reze prej disa dhjetra kilometrash në stere do të jetë një fenomen i rrallë.

Ngjitemi në derdhje të Semanit. Këtu do “mbillet një SuperTEC 1200 MW (sa është kapaciteti i prodhimit të energjisë në rang vendi) prodhon  me bazë fosilesh dhe do bëhen me miljona tonelata përpunim fosilesh. Kjo përkthehet  shkretim në qindra hektar në këte pjesë të  bregdetit të Adriatikut.

Ngjitemi në Durrës. Akoma nuk dihet sa mijra pemë do priten atje, për ndërtimin e Centralit bërthamor, që ka ndër mend komandanti, por një gjë kuptohet edhe Dursakëve dhe Tiranasve që kanë blerë shtëpi atje dhe Kosovarëve dhe Maqedonasve që vinë atje për pushime do ti thonë “ik pirdhuni”.

Ngjitemi në Krujë. Do “mbillen”  fabrika çimentoje përsëri gjigande, malet do gërryhen dhe pluhuri e emesionet e oxhaqeve dhe i qindra kamionave që do shkojnë drejt Durrësit do ti thonë “ik pirdhu” dhe Krutanëve.  Këtu është më keq puna, se Krutanëve  s’u mbetet vend ku të shkojnë, veçse të shkojnë diku mbrapa malit të Skënderbeut.

Hordhitë pasi gërryen mirë e mirë detin nga Saranda në Shëngjin dhe tentuan të binin armatën e plehrave nga përtej detit në kohën e komandant Nanos tani i janë vërsulur bregdetit Shqiptar dhe kanë arritur deri në Krujë tek Skënderbeu. Ndoshta stërnipër të Skënderbeut çfaqen të shpëtojnë Shqipërinë nga hordhitë, adhamudhët e stërnipërit e Hamzait.

Dale mund të thotë dikush, ta marrim qetë. Po sikur këto vepra që thotë Komandanti të bëhen çfarë fitojmë ne?. Pergjigja:  një M.. të madh, sa gjysma e Shqipërisë.

2 nentor 2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

103 Komente »

  1. valbi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 9:48 pm

    Kjo eshte skandaloze fare. Po si s’ndalohet kjo cmenduri e vertete??? Ne fakt te gjitha keto vendime te tilla te ketij ministri, do ti vuajne gjenerata e niperve dhe mbesave te tij. Njerezit ne bote ku te ndertojne peme, lulishte, ky ben krejt te kunderten. Eshte me te vene duart ne koke, me kete idiot qe drejton vendin..

  2. Koth thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 10:20 pm

    Lavdosh !

    Na dergo ca foto , nese eshte e mundur, si ishte perpara dhe si eshte tani mbas prerjes se pishave. :(

    Mendoj se do ishte interesante edhe per debatin ketu!

  3. swed Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 10:22 pm

    vene-vene e ka mire lavdoshi.

  4. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 10:30 pm

    :( No coment!

  5. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 10:42 pm

    :-| Uaaa! Të vërteta janë këto për pyjet që po priten me porosi nga lart ë? Po ça bëhet kështu? S’ka kundërshtuar njeri? :-|

  6. toko thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 10:49 pm

    ….Pas urdhrit për prerjen e pyllit të sodës në Vlorë, … vjen një tjetër urdhër masakrimi; prerja e 200 hektarëve pyll në Krujë, ….Ndërkohë Adhamudhi po bëhet gati të hedhë për tokë pyllin e 420 hektarëve të tjerë po në Vlorë, …..
    ——-
    Mund te me thuash Lavdosh perse jane prere keto pyje? Cila eshte arsyeja ose shkaku?
    —-
    Ngjitemi në derdhje të Semanit. Këtu do “mbillet një SuperTEC 1200 MW (sa është kapaciteti i prodhimit të energjisë në rang vendi) prodhon me bazë fosilesh ….Kjo përkthehet shkretim në qindra hektar në këte pjesë të bregdetit të Adriatikut…..
    ——
    Lavdosh do drita ti vella? Jo se ca buken ja hane fshatit, por djemte nuk ja duan per dhendure ;)
    —–
    …Ngjitemi në Durrës. Akoma nuk dihet sa mijra pemë do priten atje, për ndërtimin e Centralit bërthamor, që ka ndër mend komandanti, por një gjë kuptohet edhe Dursakëve dhe Tiranasve që kanë blerë shtëpi atje dhe Kosovarëve dhe Maqedonasve që vinë atje për pushime do ti thonë “ik pirdhuni”…
    —-
    Lavdosh kur vure ate flamurin e bardhe me shprehejn “Duam drita” ne ballkon e mendove njehere nga do te vijne keto drita? Jo se do te ndertohet ndonje central berthamor atje ne Durres, por mos u merr me fjalet e budallait per te nxjere nje teme tjeter. :)
    —–
    …Ngjitemi në Krujë. Do “mbillen” fabrika çimentoje përsëri gjigande, malet do gërryhen dhe pluhuri e emesionet e oxhaqeve dhe i qindra kamionave që do shkojnë drejt Durrësit do ti thonë “ik pirdhu” dhe Krutanëve. ….
    —–
    Ne nje shkrim tjeter ketu tek peshku flitej per te rinjte qe nuk blene dot shtepi se kostoja eshte e larte, disa thone qe ajo autostrada do te jete shume e shtrenjte. Patjeter qe kostoja e ndertimit do te jete e shtrenjete kur cimenton e sjellim nga jashte se duam te genjehemi me idene se do te thithim ajer te paster. Po ajri qe na vjen nga ato vendet ku ne blejme cimento si do tja bejme. Mbase duhet te vendosim viza edhe per levizjen e ajrit qe hyn ne shqiperi. :)
    Sa per M… e madh ai eshte atje dhe dashuria tuaj per ambjentin ( apo urejta per kryministrin nuk di cila eshte e para) nuk besoj se do te na pastroj nga m..trat. Por mendoj se ai eshte m…ti jone dhe jo i huaj. Ne i preme dhe ju vume zjarin pyejeve pa kriter nga 90 e deri me sot. Dhe besoj se prerja e durreve per nje veper industriale nuk eshte e keqja jone. Ne i kthyem plazhet ne nevojtore dhe m..ti qe eshte ne det eshte m…ti jone dhe Kosovaret kur te vijne me pushime do te na thone ne “ik p…rdhu”. Se fundi ne zgjodhem kete qeveri qe nuk kemi besim ti besojme qarkullim rrugor jo me nje central berthamor edhe sikur krymishi jone ta kete pare vertet kete ender.
    Me duket se duke dashur te veme vetulla po nxjerim syte. Le te mos ngaterojme inatin e drejte apo militant politik qe kemi me kryemishin me dashurine per ambjentin dhe mirqenien ekonomike.

  7. AFRIM thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 10:53 pm

    ku jane banoret e Vlores-Durresit te Krujes.Flene gjume?

  8. AFRIM thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 11:05 pm

    Gjithmone kam qene kunder peshqeve ne opinionet e tyre ndaj Berishes,kesaj rradhe jo.O Sal leni pyjet rahat e mos u kruj se duhen me pastru ajrin.

  9. kikthi thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 11:29 pm

    Pse nuk vemi kush me nje thes cimento kush me nje qese plera kush me nje liter nafte e kush me pak lend radioaktive tja cojme berishes ke shpia..??

  10. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 11:29 pm

    Sigurisht që drita duam, po ka prioritete në vendimarrje dhe këtë prioritet duhet t’a ketë MOS-prekja e pasurive (pyjeve) që n’a i ka falur natyra apo i kanë ndërtuar prindërit tanë për 50 vjet me rradhë që sot vuajnë nga reumatizma, ngaqë zhysnin këmbët në ujë e në të ftohtë nëpër aksione.

    Thirrini mendjes, njerëz! Nuk zgjidh punë prerja e drurëve, a jeni në vete? U shuan zonat e zhveshura në Shqipëri dhe tani iu qepëm pyjeve (atyre që kanë mbetur)? Po neve n’a paskan mbytë pemët, pse nuk thoni? Cudi që nga avioni shihet vetëm bojë balte kur fluturon mbi territorin tonë; as piloti s’e merr mundimin të thotë që kemi hyrë në Shqipëri, se duket.

  11. AFRIM thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 11:34 pm

    O toko…..”po ti moj mish ha,djathe ha,qumesht pi, po grure,miser ku i mbjell mbi çati”.

  12. AFRIM thotë:

    24 Nëntor 2007 @ 11:35 pm

    zonja nga qyteti

  13. lefti thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 1:10 am

    Pas urdhrit për prerjen e pyllit të sodës në Vlorë, prej 14 ha, që do të thotë mbi 30,000 pisha, urdhër që ka filluar të zbatohet, vjen një tjetër urdhër masakrimi; prerja e 200 hektarëve pyll në Krujë, që do të thotë me qindra mijra pemë të prera përsëri

    Mire per Soden s’po bej polemike, se hapet debati per Petroliferen, por per pyjet e Krujes pse ju vika keq juve ? Nuk doni qe te ndertohet as fabrika e çimentos ( e 8, pas 7 te tjerave qe jane ne plan)? Po mire atehere, le te dali Shqiperia me “forcat e veta” e ta mbroje mjedisin, kurse ndotesit gjigand te saj te bejne sehir (si USA dhe Kina pershmbull, por edhe India), kurse Shqiperia le te rri pa uzina, dmth pa pune, pa eksporte, sepse vlejne me teper ato 15 hektare pyje …

    Me duket se perpara zhvillimit tone ekonomik, s’mund te veme druret e pyjeve : shtetet e medha jane ne fazen e zhvillimit te madh prej 200 vjetesh e vetem tani po mendojne per mjedisin, kurse ne qe tani fillojme te zhvillohemi, te veme ne pikepyetje edhe kete zhvillim, per hir te mjedisit ?!

    Kurrsesi !

  14. toko thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 1:26 am

    Ravindsara dhe Afrim. Besoj se e keni kapur idene tek komenti im. Nuk jam kunder mbrojtjes se pyejeve dhe drureve dhe natures dhe ajrit te paster etj etj, por shkrimi i Lavdoshit eshte pa alternativa. Nuk behet vetem duke kritikuar por duhen dhene alternativa. Mire te mos priten pyjet ne Vlore apo Kruje apo ku e di une gjetke por cfare alternative afrohet. p.sh. ne vend te ndertimit ne ate vend ku ka pyje dhe duhen prere pse te mos ndertohen ne ate vend ku nuk ka pyje apo… etj etj te kesaj natyre. Ne shkrimin e Lavdoshit duket sikur qellimi eshte te kritikohet Kryemistri ( dhe gjuha e perdorur eshte shume e larmishme ne kete drejtim) dhe jo te mbrohet ambjenti. Jo me kot kam sjelle shembullin e flamujve te bardhe. Duam drita duam drita po si do te zgjidhet kjo puna e dritave a ka menduar njeri nga ata qe kerkojne? Njesoj edhe me Krujen.Mire te mos nderohet ne Kruje Po ku?
    E perseris mire do te jetete mos ngaterojme uretjen tone per Kryeministirn apo militantizmin tone politk me dashurine per ambjentin

  15. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 1:41 am

    shtetet e medha jane ne fazen e zhvillimit te madh prej 200 vjetesh e vetem tani po mendojne per mjedisin, kurse ne qe tani fillojme te zhvillohemi, te veme ne pikepyetje edhe kete zhvillim, per hir te mjedisit ?!

    PO. Pse jemi ne mbrapa në kohë, nuk do të thotë që na pret koha të bëjmë edhe ne eksperimentet tona; i kanë bërë shtetet e “zhvilluara” para nesh, s’ka nevojë t’a shpikim ne rrotën.

    Duhet t’a kuptojnë shqiptarët që mjedisi është prioritet, për zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk ka zhvillim ekonomik pa zhvillim ekologjik. Ka dëgjuar njeri për termin “DEVELOPEMENT DURABLE” (FR.) apo “ZHVILLIM I QENDRUESHEM”??? E pra, kjo u duhet vendeve “në zhvillim” siç e quajnë edhe vendin tonë sa për të mos n’a sharë direkt duke përdorur mbiemrin “i pazhvilluar”. Zhvillimi “durabël”, që duron, që e çon më shumë se 10 vjet, kupton Lefti me shokë? Kjo do arrihet vetëm nëpërmjet respektit për qenien njerëzore, për natyrën, për brezat e ardhshëm. Nuk janë zgjidhje vdekjet e pyjeve.

    Jemi në shekullin e 21-të, or Tunxh! Por, ça flas edhe unë, shikoni si jeton një e treta e shqiptarëve në mes të Tiranës së ndotur sa më s’bëhet dhe askujt s’i plas, për sa kohë kanë bare pube për të kaluar mbrëmjet e dyqane markash për të bërë “ua, mami,.. shoooping”. Tirana është qytet cool, ka lezet, po zhvillohet…

    Prapë, çdo popull e meriton qeverinë që ka. Po mua më vjen për të qarë për vete që jam në rregjistrat civilë të këtij populli! :-(

  16. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 1:46 am

    Pikërisht, toko, atë dua të pyes edhe unë: u mbaruan vërtetë vendet e tjera për të ndërtuar vepra energjetike?

    Ka studime për këto? Ka kompetentë? E ku të kërkojë njeriu i shkretë që të formojë opinionin e vet? Askush nuk e informon qytetarin shqiptar mbi punët e mirëfillta. E rëndësishme është të përhapet panik, të shkruhet për skandale dhe të shahemi njëri me tjetrin. Punë e madhe fort për çështjet e dorës së dytë si energjia apo mjedisi, pallavra, edhe 10 vjet e do dalim në pension…

  17. lumidrin thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 2:25 am

    O Lavdosh, po pse ore burre vetem Enverin do lavdosh ti, e Partin e punes?.
    Po nje M… kemi qene e po mundohemi ta heqim qafe,hajde Lavdosh rri i qete me kujtimet e bukura te se kaluares, e leri tjeret te mendojne per vendin e tyre.S’kemi nevoje per thirrjet tuaja” RRESHTOJU”,perseri me rreshta TI.

  18. genti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 2:46 am

    Po mundohem te gjej ca fotografi per luren qe i kam pare ne internet. Ishte nje goce qe kishte fotografuar masakren qe ishte bere ne pyjet atje. ne fund kishe edhe nje foto me nje lule qe sapo kishte celur.
    E ka njeri parasysh per cfare po flas?

    Perpara: http://youtube.com/watch?v=KnROmq5uZ04&feature=related
    Pas: Jane keto fotografite qe po kerkoj

  19. ujku i zi thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 8:12 am

    Tema shume interesante, shkrimi shume i dobet.
    Nje nga polemikat me cilesore rreth kesaj teme eshte bere se fundi midis Vehbiut dhe Klosit qe ndoshta do ia vlente te perbente nje diskutim ketu tek Peshku per problemet e mjedisit.

  20. ujku i zi thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 9:03 am

    Skrimi i A.Vehbiut

    Shkrim i A.Klosit

    Shkrim i A.Klosit

    Shkrim i A.Vehbiut

    MJEDISI I RILEXUAR

    Shekulli, 15 mars 2006

    Në një shkrim të fundit në “Shekulli” (“Servilizëm i paporositur, çeta, ushtri”, 13 mars 2006) Ardian Klosi më akuzon se në një ese botuar në të përdyjavshmen “Bota Shqiptare” të Romës paskam shprehur përçmim për lëvizjen mjedisore në Shqipëri, duke u rrekur ta paraqit si postkomuniste dhe shterpë. Më vjen keq që eseja ime, me titull “Pengu i gjeografisë”, është lexuar kështu, edhe pse nuk do të guxoja të imponoja lexime për çka shkruaj. Megjithatë, isha nisur atëherë të analizoja jo aq politikat e mjedisorëve shqiptarë, sesa ideologjitë dhe mitologjitë që ua frymëzojnë programet. Tentativisht, hidhja hipotezën se lëvizja mjedisore në Shqipëri themelohej shpirtërisht mbi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit, d.m.th. mbi një vizion romantik të gjeografisë shqiptare. Jam i bindur se pikëpamja ime, si një vrojtues së jashtmi, nuk mund të koincidojë me pikëpamjen e Klosit dhe të bashkëluftëtarëve të tij politikë, njëlloj sikurse shpresoj se kulturës dhe shoqërisë shqiptare i duhen të dyja.

    Komentatorët dhe publicistët, në mediat shqiptare dhe gjetiu, u qasen problemeve në dy mënyra të ndryshme – si intelektualë e si qytetarë më një anë, por edhe si ekspertë të fushave përkatëse më anë tjetër. Klosi që shkruan për çështje të albanologjisë dhe të kulturës në përgjithësi është në thelb i ndryshëm nga Klosi që angazhohet në çështje të mjedisit dhe të ekologjisë, megjithëse si në një rast ashtu edhe në tjetrin me guxim intelektual të admirueshëm dhe impenjim të çinteresuar në mbrojtje të interesave publike. Edhe unë herë pas here – si në vijim të këtyre radhëve – merrem me çështje për të cilat nuk kam kurrfarë ekspertize nga brenda, por vetëm interes qytetar nga jashtë dhe dëshirë për t’u njohur më mirë me temën nëpërmjet përfshirjes në një debat publik. Kur kuturisem në këto fusha me mina, përpiqem të mos harroj se për tema të tilla komplekse si mbrojtja e mjedisit, pasioni qytetar ose vetëdija e të qenit në krahun e së drejtës nuk mjaftojnë për të formuluar ose për të shtjelluar politika konkrete ose strategji afatgjatë të një lëvizjeje politike. Hipoteza ime për fillesën romantike të ambientalizmit shqiptar mund të merret kështu edhe si kritikë e tërthortë ndaj lëvizjes në fjalë, por vetëm në atë masë që politikat e mjedisit i përkasin një rrafshi cilësisht të ndryshëm nga debatet kulturore dhe çmitizimi.

    Në vështrim të parë, synimet e lëvizjes mjedisore në Shqipëri janë kaq të pranueshme e të lëvdueshme, sa vështirë të gjendet kush që t’i kundërshtojë e t’i përgojojë. Nga ana tjetër, duket se përpjekjet këmbëngulëse të mjedisorëve për të ndalur degradimin e mëtejshëm të mjedisit gjeografik atje kanë ndeshur në kundërshtime të mëdha nga ana e administratës ose e kapitalit privat. Teorikisht, të gjithë janë për ta ruajtur mjedisin, por në praktikë vizionet për këtë dallojnë mes tyre. Tek “Pengu i gjeografisë” përmendja se gjeografia naimiane tanimë gjëllin vetëm në faqet e librave të këndimit për vocërrakët, meqë mjedisi shqiptar prej kohësh i është nënshtruar një shkatërrimi dhe transformimi të hatashëm – dje me tharje kënetash, devijime lumenjsh, hapje terracash e tokash të reja, shpyllëzimesh, drenazhimesh e të tjera masakra herë të nevojshme e herë delirante; sot me betonime, pronësime, derdhje kimikatesh, depozitime abuzive plehrash qytetëse e kështu me radhë. Në shumë raste mjedisorëve praktikisht u bie të luftojnë për “rimëkëmbje”, jo “ruajtje” të mjedisit.

    Me mitin naimian të gjeografisë kombëtare të kulluar lidhet edhe dëshira, aq persistente, për ta gjallëruar ekonominë shqiptare nëpërmjet turizmit – ose këmbimin me valutë të vlerave natyrore të virgjra. Mirëpo sipërmarrjet për zhvillim të turizmit në Shqipërinë e sotme janë frymëzuar nga një filozofi e kundërt nga ajo e mjedisorëve, sa kohë që strukturat ekzistuese për pritjen dhe trajtimin e turistëve e kanë rënduar edhe më mjedisin në zona të caktuara, sidomos në bregdet. Për më tepër, një politikë turistike dritëshkurtër dhe që nuk e respekton mjedisin, është në dëm të vetë interesave afatgjata të sektorit, meqë turistët e huaj zor se mund t’i mahnitim me betonin masiv, paçavuret imitative për krijim mjedisesh “dëfryese” ose motelet trashanike buzë ujit. Edhe në rast se ky sektor u lihet tërësisht privatëve ose investitorëve të huaj, kujdesi për mjedisin dhe bashkërendimi i veprimtarisë ekonomike midis aktorëve të ndryshëm nuk mund të përfytyrohen pa praninë aktive të mjedisorëve në këto procese dhe marrjen parasysh të opinioneve të tyre.

    Nga ana tjetër, sado serioz të jetë degradimi i mjedisit në Shqipëri, vështirë se mund të konkurrojë me mungesën e infrastrukturës në vend. Plagë të ende të qelbëzuara, në fusha të tilla si furnizimi i qytetarëve me ujë ose me energji elektrike, rrjeti autostradal ose hekurudhor, telefonia dhe në përgjithësi telekomunikacioni, dhe të tjera të mirënjohura nuk mund të shërohen me politika mjedisore. Gjendja e sotme e infrastrukturës në vend i shkurajon investitorët e huaj dhe e vështirëson integrimin ekonomik të Shqipërisë në kontinent, por para së gjithash e përkeqëson jetën e shqiptarëve vetë. Ndërhyrjet për t’i dhënë fund kësaj amullie të thellë strukturore vetvetiu do të krijojnë zhbalancime dhe shpërpjesëtime në mjedis. Për shembull, kriza energjetike kërkon ndërtimin e impianteve prodhuese të energjisë elektrike – hidrocentrale, ose termocentrale – të cilat doemos sjellin impakt të madh mjedisor; njëlloj sikurse transporti i brendshëm lyp një rrjet autostradash që të mbulojë krejt gjeografinë e vendit.

    Duket sikur infrastruktura dhe mjedisi janë të dënuara të mbeten papajtueshëm në kundërvënie, edhe pse në të vërtetë shumë plagë të rënda të mjedisit në Shqipëri u detyrohen pikërisht mangësive infrastrukturore. Zhvendosjet afrikane të popullsisë fshatare nga brendësia drejt bregdetit sidomos Tiranës e Durrësit i detyrohen edhe mungesës kritike të infrastrukturës në zonat malore të Veriut, sikurse lidhet me të njëjtën mungesë shpopullimi i Bregut dhe i Rivierës së Jonit, potencialisht troje nga më premtueset për sektorin e turizmit komercial. Për të njëjtën arsye, edhe vepra të mëdha industriale me impakt mjedisor të konsiderueshëm nuk mund të ngrihen tashmë veçse në zona bregdetare të mbipopulluara, pse vetëm aty mund të barten pa shpenzime të mëdha lëndët e para ose të sigurohet krahu i nevojshëm i punës. Me të drejtë mjedisorët flasin për katastrofë ekologjike në gjirin e Vlorës nëse atje ndërtohet një terminal naftësjellësi ose një termocentral me naftë; por mundësitë e qeverisë për të zgjedhur në këtë rast janë vetvetiu të reduktuara bash nga ajo pak infrastrukturë ekzistuese.

    Me fjalë të tjera, lëvizja mjedisore në Shqipëri mbetet dashur pa dashur e kushtëzuar, në mos e penguar, nga nevoja e ngutshme e vendit për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik në përgjithësi. Nga kjo pikëpamje, Shqipëria dallon themelisht nga vendet evropiane të zhvilluara që sot mund t’ia lejojnë vetes politika mjedisore radikale, të cilat për Shqipërinë do të ishin të papërshtatshme, në mos kundërprodhuese. Qeveritë e ndryshme në Tiranë, nga ana e tyre, janë objektivisht të detyruara të administrojnë vendin në tërësi e të kompensojnë njëfarësoj për zhbalancimet e mëdha demografike që ka sjellë përqendrimi i popullsisë në rripin bregdetar të Adriatikut. Në një vështrim afatgjatë, investimi masiv në infrastrukturë do t’ia lehtësonte plagët mjedisit në Shqipëri, duke i siguruar vendit një ekonomi më harmonike madje më organike dhe një raport më normal të qytetarit me prodhimin dhe konsumin e vlerave materiale dhe kulturore. Sot për sot, megjithatë, më duket
    dëshpërimtare të shpresohet se gabimet ose fajet ose krimet e administratës mund të ndreqen duke pezulluar ose bllokuar çdo lloj orvatjeje për investime të mëdha infrastrukturore, vendëse ose të huaja.

    Në raste të tilla si TEC-i i Vlorës ose naftësjellësi i AMBO-s shkalla e dëmtimit të mjedisit mund të parashikohet teknikisht, madje edhe të vlerësohet në raport me dëmin e tërthortë që do t’i vinte ekonomisë së vendit nga refuzimi i këtyre investimeve. Kam përshtypjen, megjithatë, se administratat dje dhe sot kanë abuzuar me ekspertët dhe ekspertizat deri në atë shkallë sa mjedisorët të kenë tani të drejtë të mos u besojnë më deklaratave të radhës në përkrahje të kësaj apo asaj nisme infrastrukturore. Shembulli i fundit me mendimin e ekspertëve qeveritarë për mbikalimin e “Zogut të Zi” la të kuptohej se ekspertët qeveritarë ishin gati të përligjnin çfarëdo vullneti politik të administratës, dhe se kompetenca teknike ose diploma e një universiteti perëndimor nuk përbëjnë kurrfarë garancie për integritet etik.

    Kësisoj, zgjidhja e problemeve të mjedisit në Shqipërinë e sotme duket se pengohet seriozisht nga mungesa e besueshmërisë së administratës sidomos në sytë e mjedisorëve. Mirëpo kur mungon mirëbesimi dhe vullneti i mirë në komunikim, dhe në rrethanat kur mesazhi politik i mjedisorëve bashkëtingëllon vetvetiu me interesat e “njeriut të rrugës”, perspektivat për ndërhyrje të mëdha e të thella në infrastrukturën në Shqipëri mbeten të zymta. Për nga forca dhe impakti ngashërimtar, argumenti naimian i ujit të kulluar dhe i bregoreve bukuroshe nuk mund të krahasohet me rekomandimet e thata të komisioneve ministeriale ose të institucioneve ndërkombëtare. Artikulli im “Pengu i gjeografisë” synonte njëfarë ndërgjegjësimi të palëve të interesuara për nevojën e një ripërkufizimi të pozicioneve – gjithnjë në emër politikash më realiste të mjedisit, afatshkurtra dhe afatgjata. Shpresoj që me këto sqarime tani do ta kem bindur edhe Klosin që t’i kthehet e ta lexojë sërish.

    Servilizëm i paporositur, çeta, ushtri

    Nga Ardian Klosi
    20.03.2006

    Debati rreth projektit AMBO është kthyer javët e fundit në një diskutim mbarëpopullor në nivelin e analistëve dhe komentatorëve të shtypit. Toni i përgjithshëm që përshkon të përditshme si „Gazeta shqiptare“, „Panorama“, „Koha jonë“, „Korrieri“ ose kabagazetën “ABC” është „Ah, po na ikën nga duart një shans kaq i mirë për pasurimin dhe zhvillimin (nënkupto: pa punën tonë) të Shqipërisë, vetëm nga deklaratat e papërgjegjshme të kryeministrit Berisha, për zhvendosjen e naftësjellësit AMBO“ që do të sillte 35 milionë tonë naftë në vit nga deti Kaspik në Vlorë.

    Nuk kam pse të merrem me mendimet personale të këtyre analistëve, as me diletantizmin dhe peshimet strategjike që shoqërojnë tonin e pezmatuar të shkrimeve të tyre. Janë mendime personale dhe duhen marrë si të tilla, sikurse ishin personale edhe të miat dhe miqve të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e gjirit të Vlorës“ kur hodhëm një vit e ca më parë parulla si „AMBO – Out“, „Vlora perlë dhe jo plehrë“, „Nafta edhe 30 vjet, bukuritë e Vlorës miliona vjet“ etj. Çështja është, tek e fundit, se cilat mendime personale bindin dhe fitojnë zemrat e shumicës.

    Nuk bind p.sh. absolutisht shqetësimi i madh që ka kapur komentatorët në fjalë për dëmtimin e interesave të SHBA-së nga spostimi i mundshëm i naftësjellësit AMBO. Nuk e kuptoj servilizmin e pakërkuar ndaj aleatit tonë të madh; pardje „Korrieri“ ia vinte në gojë zyrtares Rozëmari di Karlo, në faqe të parë, paralajmërimin: „SHBA (vini re ç’shumës imponues!) jo frenim për projektin AMBO“, kur në faqet e brendshme, në deklaratën e vërtetë të saj, lexojmë vetëm fjalinë: „shpresojmë që të arrihet një marrëveshje“. „Vetëm pak ditë më parë ambasadorja amerikane“, shkruan Mentor Nazarko te ABC-ja e djeshme, „e kishte shpallur hapur pakënaqësinë për refuzimin e një projekti amerikan të General Electric. Pas General Electric, ky i AMBO-s është investimi i dytë më i madh amerikan në Shqipëri dhe që të dy po refuzohen…“ E pra, analisti ia vendos në gojë nënkuptuarshëm ambasadores amerikane edhe shqetësimin për AMBO-n, sado që kjo nuk e ka përmendur asfare këtë projekt. Ndërsa i vëllai, Shpëtimi, dje në „Shekulli“ shkruante: „Në Vlorë do të ndërtohet Korridori i Tetë, që është iniciativë e Klintonit. Në Vlorë do të ndërtohen jo një TEC, por disa TEC-e, jo një Petroliferë, por disa… Se Vlora është themeli i Shqipërisë“.

    Shkurt, të gjitha do t’i bëjmë sepse janë iniciativë e Klintonit. Shkruan së paku Nazarko i madh (kush nuk e njeh mirë, është ai që ka përmbysur teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, sipas portretit që i bën Edi Rama te „Cadri forever“ (Kandinski, Mbi shpirtëroren në art, Tiranë 1997, fq. 155).
    Ja pra si vjen puna që, edhe nëse ndodh që një qeveri të bëjë një politikë të pavarur, sepse kushedi mendon se mund të dëmtohet bregdeti i vendit të vet nga sasi të tilla gjigante nafte sikurse parashikon të sjellë AMBO në Vlorë, hidhen shkruesit e gazetave, ata që dalin përherë si të pavarur dhe japin alarmin se po dëmtohen interesat e aleatit të madh. E sa për këto interesa të mëdha mjafton të përmendim që SHBA-ja mbulon vetëm 2% të nevojave të veta me naftë nga deti Kaspik, kurse AMBO do t’i mbulonte të themi nja 0,1%.

    Shumë më larg shkon në shtjellimet e tij antikonspirative Frrok Çupi po dje te gazeta „Korrieri“ në shkrimin me titull „A ka Hamas në AMBO“ dhe me tezën se i gjithë ndryshimi në politikën shqiptare ndaj këtij projekti lidhet me ardhjen në fuqi të Hamasit në Palestinë dhe me vizitën e tanivonë të përfaqësuesve hamas në Moskë, çka solli edhe „zëvendësimin që po i bën Berisha AMBO-s me Gazpromin“. Pas kësaj na kujton lidhjet e kahershme të Berishës me Al Kaedës, Jasin Kadiun etj.
    Teori më të fantaksur nuk e dëgjon as në mejhanet më të fundit të Tiranës, e jo më ta lexosh nga një gazetar me emër që ka qenë edhe drejtor i ATSH-së.

    Por e përsëris se duhen marrë gjithmonë si opinione personale dhe as do të isha ulur për të shënuar diçka, po të mos shihja te këta autorë dhe te plot të tjerë këto ditë një përbuzje të hapur dhe denigrim për atë që e quajnë „lëvizje ambientaliste“ në Shqipëri. Edhe pse nuk e pranojnë gjithmonë shprehimisht, i bren vreri që me sa duket ka qenë kjo lëvizje për mbrojtjen e mjedisit, e cila në Vlorë ka marrë përmasat e një lëvizjeje të gjerë qytetare, ajo që e ka bërë qeverinë e PD-së të ndryshojë shumë nga planet gjigante të ish-qeverisë Nano për parkun energjetik dhe groposjen e Vlorës si sistem ekologjik dhe si potencial zhvillimi të qëndrueshëm.
    Nazarko i madh (Shpëtimi) flet në Vizion + për disa „çeta ambientaliste“, kurse Nazarko i vogël (Mentori) tek ABC-ja e së dielës për „të ashtuquajturën Aleancë për Mbrojtjen e gjirit të Vlorës“ (gjuha e Enver Hoxhës, „njëfarë Namik Resuli, njëfarë Arshi Pipa“ etj.) dhe më poshtë bën pyetjen retorike: „vërtet janë presionet e një grupi ambientalist me frymëzim apo mbështetje të dyshimtë që e paskan frikësuar?“

    Në donte të dinte më shumë Nazarko jun. për mbështetjet e fshehta që na japin dhe për frymëzimin e dyshimtë timin, të Lavdosh Ferunit, Gani Mezinit, Sazan Gurit, Desdemona Stefës, Xhemal Matos, Petrit Levendit, Erion Veliajt dhe gjithë të tjerëve që kanë folur në tribunat e Vlorës, le të ishte munduar deri atje dhe të fliste pak më gjatë me ne, se njihemi prej vitesh, qysh kur punonte në paradhomën e profesorit (atëherë kur dhe ku gatuhej AMBO). Dhe le të na thoshin, nëse këta personazhe dhe qindra të tjerë që i ka mbledhur shkatërrimi eventual i gjirit të Vlorës nga projektet AMBO, Petrolifera etj. përbëjnë vërtet çeta.

    Për habi përçmimi i lëvizjes mjedisore në Shqipëri vjen edhe nga një krah tjetër, të themi elitar, nga një e majtë luksi me banim në SHBA. Shkruan Ardian Vehbiu te „Bota shqiptare“ e emigracionit: „Lëvizja ekologjike ose ambientaliste, e gjallëruar kohët e fundit krahas me degradimin e pashembullt të mjedisit në Shqipërinë e 15 vjetëve të fundit, e ka bërë të vetin patosin romantik naimian…“ e më poshtë: „brezi që i jep sot tonin ligjërimit publik në Shqipëri është formuar përgjithësisht në zboret kulturore të regjimit totalitar“ e kështu me radhë. Synimi i shkrimit është krejt i qartë: të damkosë si shterpë dhe postkomuniste një lëvizje që, e thënë fare thjesht: ndodh për herë të parë në Shqipëri. Protesta kundër importit të plehrave ishte diçka spontante disaditore, kurse kjo po zgjat mjaft dhe ka marrë përmasa krejt të tjera.

    Për herë të parë organizohet një komunitet në shkallë të gjerë, në mënyrë të vazhduar, me ide e kërkesa krejt të qarta, për të mbrojtur banesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, që është njëkohësisht edhe gjiri më me vlera dhe ende i padeformuar i Shqipërisë.
    Jo shumë kohë më parë Ismail Kadareja shkruante, krejt në frymë të kundërt, për „Ushtrinë e shenjtë të ambientalistëve“. Antenat e holla të shkrimtarit e kanë kapur shumë më herët se teneqet rrapëllitëse të Nazarkove, të drejtuara vetëm nga SHBA-ja, ose nga një SHBA e imagjinuar, se problemi më i rëndë i Shqipërisë sot është shkatërrimi i mjedisit. Prerja masive e pyjeve, mbjellja e vendit në të katra anët me qeset ngjyra-ngjyra të plehrave, degradimi i gjirit të Durrësit, i Porto-Romanos, i gjirit të Sarandës dhe i shumë segmenteve të tjera bregdetare, deformimi i shtrateve të lumenjve, urbanizimi makabër i periferive si kjo e Tiranës, humbja e parqeve kombëtare si ai i Lurës dhe plot e plot plagë të tjera, dhe të gjitha në vetëm 15 vjet, do ta bënin çdo qytetar, gazetar, opinionist normal në këtë botë, të ngrinte pyetjen: Vërtet nuk kishte deri tani lëvizje të fuqishme ambientaliste Shqipëria? Shumë vonë jeni.
    Kurse opinionistët tanë, njerëz që mbahen për të emancipuar, e ngrenë pyetjen krejt ndryshe: Nga i marrin vallë këta ambientalistët tanë frymëzimin dhe financimin e tyre të dyshimtë?
    Çupi do ta bënte menjëherë lidhjen e vet të shkurtër: Nga Hamasi, pa asnjë dyshim!
    Ndërsa pyetja jonë është: Vlen të merresh me këtë tym? Do të thosha se vlen ngaqë tymtarët janë bërë shumë këto ditë dhe janë shkurdisur krejt. Hasheku do të kish thënë: Pse u shkurdisën kështu këta zotërinj të gjithë në një ditë?
    Kurse si debat nuk vlen shumë, sepse s’ka të bëjë me thelbin e çështjes dhe të përpjekjes sonë.

    Errësira në mjedis

    Nga Ardian Vehbiu
    Shekulli
    16-01-2007

    Terri ku u fundos Shqipëria sërish këtë dimër, e risolli temën e energjisë në qendër të shqetësimeve publike, krahas me temën tjetër të politikanëve partitokratë, si ndotësit kryesorë të vetëdijes së sotme qytetare në vend. Që kaosi i zhvillimit dhe keqadministrimi i burimeve energjetike, janë të lidhura ngushtë me molepsjen e mjedisit nga nënproduktet e metabolizmit teknologjik dhe social, ma kujtoi edhe reportazhi “Pulëbardhat e Knallës”, botuar javën që shkoi në “Shekulli”, për katastrofën ekologjike në Shëngjin pas djegies së depozitave të karburantit të firmës “Taçi Oil”. Autori i reportazhit, Ardian Klosi, e ka ngritur zërin rregullisht në mbrojtje të mjedisit në Shqipëri; si kur ka qenë fjala për shkrumbatoren e plehrave në rrethina të Tiranës, ashtu edhe për pasojat e uzurpimit të plazheve nga spekulatorët ndërtimorë, ose të projekteve për vepra energjetike rreth e rrotull Gjirit të Vlorës. Kur e lexoj, nuk mund të mos e pikas një lidhje midis shqetësimit qytetar të mjedisorëve shqiptarë dhe krizës energjetike në vend; edhe pse sot opinioni publik, i torturuar nga mungesa e dritave, do të votonte zellshëm për ngritjen e TEC-it shpëtimtar, deri edhe në sheshin “Skënderbej” në zemër të kryeqytetit.

    Nuk dua të them, natyrisht, se vendin e kanë lënë në terr veprimtarët e mjedisit dhe se investimet aq të domosdoshme për impiante të mëdha energjetike, janë penguar për shkak të protestave të tyre në shtyp e peticioneve përkatëse nga komunitetet; pse politikanët dhe teknokratët që administrojnë sot ekonominë kombëtare, nuk pyesin për pulëbardhat e laparosura të Knallës, meqë këto as hahen as mund t’u shiten të huajve naivë me valutë të huaj. Dua vetëm të them, se dilema midis zhvillimit energjetik të vendit dhe mbrojtjes së natyrës shqiptare është dilemë e gënjeshtërt dhe se lidhjet midis krizës infrastrukturore dhe degradimit të mjedisit, janë të shumëfishta. Ndotja e ajrit në Tiranë ka arritur nivele të patolerueshme, për faj të automjeteve të shumta e jashtë standardit, sklerozës së trafikut dhe pluhurit të ndërtimeve, por edhe nga reduktimi tinëzar i sipërfaqes së gjelbër; gjetiu, pyjet janë prerë barbarisht dhe ujërat sipërfaqësore janë helmuar me kimikate; ose vija bregdetare është betonuar; ose parqet kombëtare e lokale janë zaptuar dhe shqyer për së gjalli, nga privatët dhe endacakët. Pulëbardhat e Knallës, janë vërtet për t’ua qarë hallin; por sot, të gjithë qytetarët në Shqipëri po pësojnë fatin e atyre shpesëve të varfra, në një kohë që përpjekjet e mjedisorëve nuk gjejnë lehtë përkrahje nga një kulturë si e jona, që s’e ka pasur ekologjizmin në traditë, e ku deri dje, poetët u thurnin këngë oxhaqeve të larta, barakave prej pupuriti dhe kullave të ftohjes, madje edhe vetë eternitit.

    Sado i pacenuar, mjedisi natyror e humbet pafajësinë në momentin që ne si konsumatorë të natyrës, bëhemi të vetëdijshëm se ekziston dhe duam ta përvetësojmë drejtpërdrejt, jo nëpërmjet vargut letrar, fotografisë në kalendar e peizazhit në galerinë e artit. Miti i natyrës së virgjër, në thelb, është po aq artificial e manipulativ sa edhe ai i “popullit” që ka gjithnjë të drejtë, ose i kapitalizmit “grykës”, ose i shqiptarit “liridashës” e kështu deri në velje. Nëse përnjëmend e dëshirojmë natyrën shqiptare të pastër e të kulluar, si në lirikat e Naimit e të Lasgushit, atëherë këtë natyrë të pastër e të kulluar, na duhet ta prodhojmë njëlloj sikurse bukën, këpucët, librin, rakinë, taksinë dhe Parlamentin: me anë investimesh, ligjesh, marrëveshjesh, planesh afatlargëta dhe zotimit shumëvjeçar të institucioneve, për të selitur shprehitë qytetare përkatëse.

    Zakonisht, qëndrimi i publikut ndaj mjedisit, i ka rrënjët në një version pothuaj fëminor të romantizmit: brenda të cilit natyra, si shtëpi primordiale e kombit, rregullisht i kundërvihet rutinës së përditshme, duke u përftuar si hapësirë gjithnjë e përtejme, edhe në gjeografi edhe në histori; e duke iu referuar një të shkuare gjithnjë mitike, të tipit “O malet e Shqipërisë!”. Për këtë arsye edhe u përulemi artifakteve të tilla krenare, si Kalaja e Petrelës ose Kisha e Mesopotamit, të cilat vetvetiu i pranojmë si tempuj të trashëgimisë kombëtare; por me të drejtë tmerrohemi para një vile llamburitëse në mermer e neon, të sapondërtuar në kikë të një kodre, deri dje veshur shkurresh a vreshtash. Dikur, në qipshtet e qëndisura përreth pallatit perandorak të Schönbrun-it në Vjenë, kam ndeshur gojëhapur në rrënoja pseudo-antike e haptazi të gënjeshtërta, ngritur atje prej arkitektit Ferdinand von Hohenberg në 1778, për t’ia shtuar peizazhit thellësinë e duhur në kohë; e që më transportuan për një çast në Butrintin tonë, ku të gënjeshtërta nuk janë aq rrënojat, sa marrëdhënia që duam vendosim me to. Më kujtohet edhe sa i hijshëm e madhështor më ka tingëlluar një mbrëmje Liqeni artificial i Ulzës, si ndonjë adagio e Gustav Mahler-it; meqë, si njëri ashtu edhe tjetra, njëlloj m’u përhinë, të shtruara mbi katastrofat e pashmangshme të romantizmit në perëndim e sipër…

    Neve që kemi jetuar totalitarizmin, raportin me natyrën na e kanë përçudnuar edhe muret e gardhimet e panumërta e aq irrituese, ose moria e zonave ushtarake e kufitare, bazave, objekteve të rëndësisë të veçantë, vilave e komplekseve qeveritare, rezervateve të fazanit për udhëheqjen, e të tjerave njolla të bardha në hartat tona vetjake të atdheut; thua se ishim dënuar, ndër të tjera, edhe për ta pasur e shijuar Shqipërinë e mirëfilltë gjithnjë “përtej” përvojave të përditshme aq prozaike. Herën e parë që i jam ngjitur malit të Dajtit, ende fëmijë, jam zhgënjyer e pikëlluar kur kam gjetur një bisht të lashtë cigareje “Partizani” në dysheme të Shpellës së Ariut; sikurse jam ligështuar kur më kanë thënë pse nuk e zbuloja, as vija dot këmbë në të vetmin ishull tonin: Sazanin magjik; meqë në të dyja rastet, më ishte mohuar brutalisht liria për të ndërtuar një marrëdhënie “timen” me natyrën. Kohë më vonë, gjatë një pushimi dyjavësh në Kamp të Punëtorëve në Theth, ia dola më në fund të eksploroja i pari, vise të fshehta e të heshtura, ndoshta ende pa emra të tyret; por nuk e harroj dot, as që kuturisjen më kokëkrisur, rrugë e pa rrugë, drejt lartësive me borë gushti të shkrepave që rrethonin luginën, e patëm ndërmarrë për të kapur sinjalin e Radio RAI-t, e për të dëgjuar Hit Parade-n e javës në një radio dore shkatarraqe, me zorrët e baterive varur përjashta.

    Plagët e vjetra e të reja të mjedisit në Shqipërinë e sotme, janë përshkruar mirë; sikurse është shpjeguar përsëri mirë, se betonimet, asfaltimet, zhavorrimet, derdhjet abuzive të kimikateve e të vajrave të makinave e të naftës, shpyllëzimet, ndërtimet e paligjshme dhe të tjera ndërhyrje brutale në mjedis, janë në të vërtetë, plaçkitje e së nesërmes shqiptare. Një dozë e fortë informaliteti, paligjshmërie, ose krimesh u përshoqërohet gjithnjë fillimeve të kapitalizmit; por kapitalizmi në Shqipëri është shtjelluar dhe vazhdon të shtjellohet sipas skenarësh eksplotativë, madje faqeza grabitës. Ne s’ngopemi së ëndërruari syhapur për fitimet që do të nxjerrim nga bukuritë përrallore të natyrës “që s’na e ka kush”, qeradhënia e hapësirës shqiptare tokësore dhe ajrore për tranzite të ndryshme, shitja e ujit ose e pasurive të tjera të gatshme, turizmi elitar ose teknikat për të rrjepur gjahtarët ndërkombëtarë të rrëqebullit, taksimi i kazinove e të tjera forma të pasurimit parazitar. Mirëpo psikologjia që i frymëzon shëmti të tilla, është psikologji e atyre që e vështrojnë gjeografinë e vendit të tyre si plaçkë lufte; sikurse këndvështrimi i “kapitalistëve” të tillë trashëgon këndvështrimin e hordhive zaptuese të mongolëve e të avarëve në shalë të kalit. Kërcënim për mjedisin në Shqipëri, nuk është aq nevoja e ngutshme për zhvillim ose për shtim të metabolizmit ekonomik, sesa dëshira sado pavetëdijshme e kësaj klase të paskrupullt sipërmarrësish, për ta shndërruar peizazhin kombëtar në territor.

    Terri që ka pllakosur Shqipërinë sot e bën më të dukshme se kurrë rrezikun e kolapsit tërësor të infrastrukturave, i cili nuk mund të përballet përveçse duke gjetur e ruajtur drejtpeshimin midis imperativit për zhvillim, interesave qytetare e kombëtare, të drejtave të komuniteteve dhe shqetësimeve të mjedisorëve. Për të funksionuar kulturalisht e për t’u përvetësuar si faktor ekonomik identitar e kulturor, edhe natyra më e paprekur e më e paprekshme ka nevojë për rrjet transporti modern, energji elektrike të pandërprerë, ujë të pijshëm e të bollshëm, sisteme të efektshme të trajtimit e të mënjanimit të mbeturinave e të mbetjeve; por edhe e sidomos për komunitete të vetëdijshme se mjedisi në Shqipëri do të mbrohet, ruhet e selitet vetëm duke u integruar në skema ambicioze të zhvillimit. Gjeografia po i vuan tashmë për vdekje pasojat e voluntarizmit ekonomik të djeshëm dhe të kaosit ekonomik të sotëm; dhe ata qindra mijëra njerëz që janë zhvendosur drejt qyteteve të ultësirës bregdetare gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit, kanë futur në krizë jo vetëm infrastrukturat metropolitane, por edhe mjedisin kombëtar në tërësi; duke e bërë Shqipërinë të anohet frikshëm, njëlloj si barka e drejtpeshuar keq. Në mungesë të zotimit qytetar të komuniteteve, administratave lokale dhe sidomos ekzekutivit në qendër, rrëgjimi katastrofik i mjedisit në qytet dhe në fshat kërcënohet të funksionojë si orvatje dëshpërimtare vetërregulluese, nga ana e mjedisit vetë, për të hequr qafe, nëpërmjet një reaksioni imunitar të helmimit biologjik, skotën që ka parazituar budallisht mbi të.

    Mjedisorë dhe komentatorë

    Nga Ardian Klosi
    18-01-2007

    Merr Ardian Vehbiu

    Bronx, New York, USA

    I dashur adash,

    Së pari më lejo të të falënderoj që më ke ndjekur kaq rregullisht në impenjimin tim mjedisor. Sikur e renditje në shkrimin tënd pardje, duket kontribut i ndjeshëm në ruajtjen e të mirave të këtij vendit tonë të varfër. Por duhet të them se jam fort i pakënaqur me veten në veçanti dhe me lëvizjen ekologjike këndej nga ne në përgjithësi. Mund të kisha bërë shumë më tepër, sidomos në bashkëpunim me miq dhe kolegë të një fryme të ngjashme. Jemi pa dyshim vendi me probleme më të mëdha ekologjike në këto anë të Europës, ndoshta nga të gjitha vendet europiane që lag Mesdheu, por ende nuk kemi një lëvizje mjedisore për të qenë, ende nuk kemi një përfaqësim në Parlament, zëri i njerëzve të shqetësuar për plagët dhe gjëmat që po pëson këto vite tranzitorë Shqipëria nuk arrin deri në vendimet e Qeverisë, madje as në ato të bashkive të mëdha e të vogla. Edhe një ministër mjedisi që kemi e kemi figurant, thjesht gur kandari në lojën politike qeveritare, kurse organizatat e shumta mjedisore, me emra bukurtingëllues, përgjithësisht janë shoqata njënjerishe që ekzistojnë jo nga ndonjë idealizëm a vuajtje për shkatërrimet ekologjike te ne, por thjesht se ashtu kanë gjetur njënjerishat modus vivendi, buzë burimeve të donatorëve të huaj.

    Në krye një vërejtje të vogël gjuhësore, meqë vimë të dy nga gjuhësia: „mjedisor” nuk më duket emërtim fort i gjetur për ata që anglezët i quajnë „environmentalists”, gjermanët „Umweltschuetzler” (falënderoj „Shekullin” që shkronjën w këtë herë nuk ma bërë ë) dhe italianët „ambientalisti”. „Mjedis” është thjesht një formë dialektore e „midis” dhe unë nuk e di ç’mund të shprehë fjala „midisor”. Që jemi në midis të ngjarjeve? Përkundrazi, ne sot jemi në anë të ngjarjeve, në përgjithësi televizionet kujtohen një herë në vit për ne, partitë e mëdha bëhen bashkë kur është fjala të kalojnë ato vendime të cilat i kemi kundërshtuar me forcë, siç ishte tani vonë rezoluta e përbashkët PD-PS për AMBO-n, por siç kanë qenë edhe më parë vendimet për futjen e OMGJ-ve, të plehrave italiane në Shqipëri etj.

    E pra, le ta lëmë njëherë fjalën te „ambientalistë” ose „ekologjistë”, edhe pse as njëra as tjetra s’na pëlqen – jo vetëm pse fjalë të huaja, por edhe pse rrënimet mjedisore në Shqipëri kanë shkuar aq afër kockës, siç i rendisje me plot të drejtë zotrote, janë aq „ku thërret qameti”, sa duhet gjetur njëfarë fjale bombë dhe flamur për këtë okupimin tonë.

    E megjithatë, nuk po ta shkruaj këtë letër të hapur për t’u sqaruar gjuhësisht, por thjesht sepse nuk e kuptova pse e kishe shkruar atë mendjebredhje të gjatë me emrin „Errësira në mjedis”. Ose çfarë mesazhesh synoje të jepje mes tij (në shkollë mësueset e letërsisë na pyesnin „çfarë ka dashur të thotë autori me këto fjalë?”). Ose çfarë të shqetëson atje larg në Bronx në këto përpjekjet tona mjedisore? Që po kontribuojmë në mbetjen e vendit tonë në terr („nuk dua të them se vendin e kanë lënë në terr veprimtarët e mjedisit”)? që ne e shohim zhvillimin energjitik të vendit si shkatërrim të mjedisit („dilema midis zhvillimit energjitik dhe mbrojtjes së natyrës shqiptare [dmth. dilema e Klosit e të tjerëve] është një dilemë e gënjeshtërt”)? që jemi të prapambetur në platformat dhe lëvizjet tona „me mitin e natyrës së virgjër”, „me një version thuajse fëminor të romantizmit” sikurse thekson?

    Nuk dua të jetë kështu, sepse këto vërejtje të rënda që na bën, si mik i vjetër, do kisha pritur të m’i nisje së pari personalisht në e-mail, nga njëra prej adresave të tua të shumta. Por s’kam si ta lexoj ndryshe gjithë atë artikull. Të them të drejtën, iu ktheva dy e tri herë dhe në fund thashë, Vehbiu ose e harxhon gjithë atë energji për të përçmuar një lëvizje mjedisore në vendin e prejardhjes dhe për t’u treguar mjedisorëve „se si duhet bërë”, ose ai, i mërzitur sërish nga një ditë monotone në Bronx, rrethuar nga individualistë të lëkurave dhe gjuhëve nga më të ndryshmet, bën thjesht ca ushtrime abstragimi mbi mjedisin e atdheut, që të ndjejë më pak individualizmin e mallkuar të emigracionit dhe më shumë shoqërinë, erërat e deteve dhe pyjeve të Shqipërisë.

    Për sqarim tëndin por edhe të një pjese të publikut që debatet mbi mjedisin i ndjek vetëm nga mediat, më lejo, i dashur mik, të të nënvizoj ca gjëra që i kishe gabim në shkrimin tëndë për errësirën, ose ca të tjera që nuk i përmendje fare. Këto vlejnë për të kuptuar se punët e mjedisit këtu tek ne janë shumë më të thjeshta nga sa shtjelloje në eseun tënd.

    a. Ti thua se „përpjekjet e mjedisorëve nuk gjejnë lehtë përkrahje nga një kulturë si jona, që s’e ka pasur ekologjizmin për traditë”. Është krejt e pavërtetë, koleg, dhe nuk di nga e ke gjetur. Ishin me mijëra shqiptarët që mbushën bulevardin „Dëshmorët e Kombit” kur u zbulua plani i fshehtë i Fatos Nanos për t’i kthyer rrethinat e Tiranës në brumatriçe e shkrumbatore për plehrat e Malagrottas. Dhjetëra mijëra kanë demonstruar deri tani në Vlorë për të marrë mbrapsht qeveria planet për një park energjitik, për TEC-e, Petroliferë dhe AMBO në bregdet; katërmbëdhjetë mijë firma kanë dorëzuar qytetarët vlonjatë pranë KQZ për të pasur të drejtën e një referendumi vendor mbi atë park. Jam dakord që qytetaria te ne është ende jo e zhvilluar siç duhet, e njohim mirë letargjinë e bashkëvendasve, por kjo s’është thjesht çështje e kulturës mjedisore, është edukatë në përgjithësi, sepse shumë qytetarë te ne nuk ngrenë zërin e nuk bëjnë gjë as, më fal për fjalën,kur u pshurrin shkallën e përbashkët të pallatit.

    b. Në mënyrë të përsëritur qorton ti „mjedisorët” në Shqipëri se „nuk ruajnë drejtpeshimin midis imperativit për zhvillim, interesat qytetare, të drejtat e komuniteteve dhe interesat e tyre”. O lum miku, po çështja është shumë më e thjeshtë se këto ngrehina ideale që paraqet! Depozitat e naftës sot b.fj. duhet të bëhen buzë vendeve turistike, anë pyjeve dhe lagunave, apo në vende djerrë e të papërdorura? Kaq e thjeshtë është, ky ishte edhe thelbi i reportazhit tim nga liqeni i Knallës. I thjeshtë si krimi ekologjik që fillon me firmën e x-ministri për x-vend në bregdet, ngaqë ka interesa personale me bizneset e naftës. Kurse siç e paraqet ti, duket sikur mjedisorët nuk duan fare depozita nafte në Shqipëri, nuk pranojnë asnjë TEC, nuk duan të lejojnë asnjë pipeline. Po të vesh një herë në Porto Romano, do gjesh anë një gjiri të vdekur në pikëpamje turistike, ndoshta edhe ekologjike, një numër depozitash nafte dhe gazi. Kurrë s’i kemi kundërshtuar depozitat në vende të tilla. Kështu pra, bregdeti shqiptar ka vend edhe për porte tregtare, edhe për porte nafte, por – dhe sidomos – edhe për turizëm të qetë, ekoturizëm, zona të mbrotjura, gjithçka që nuk përçudnon dhe nuk helmon të ardhmen e vendit. Siç bën Mali i Zi, siç bën Kroacia dhe Greqia.

    E di ti sa i ka kërkuar Aleanca për Vlorën qeverisë dhe Bankës Botërore për TEC-in e famshëm? Që ta lëvizë nja 10 km. në brendësi të vendit, matanë Babicës, ose diku nga derdhja e Vjosës, që të mos prishë as pyll, as plazh, as zonë historike, por edhe energjinë ta kemi. Asgjë më shumë. Po-jo, no, oqi. Po-jo, Pjo - tha vazhdimisht qeveria Berisha, pasi tha në fillim po, dmth. që TEC-i duhet zhvendosur. Oqi thotë znj. Kalanzopoulos, përfaqësuesja greke pranë BB që mbulon Shqipërinë. No no no, thotë z. Nadir Muhamed, përfaqësuesi rezidencial i BB në Tiranë, që prej dy vjetësh, aq sa neve na duket thjesht si „Mr. No”, një variant perëndimor i „tovarish Njet”, sikurse e thërrisnin dikur Andrei Gromikon. Të gjithë së bashku janë të vendosur që Shqipëria të ketë një plazh të mrekullueshëm më pak, atë të Triportit, për t’i hapur kështu rrugën Petroliferës, AMBO-s dhe një gjiri Vlore ku do të bashkëjetojnë, siç tha dikur Nano, industria moderne e naftës me turizmin, e shprehur më thjesht ujku me delen. Si na thua tani, të tërhiqemi?

    Seç të ka mbetur një fiksim sikur Klosi dhe të tjerët janë për „mitin e natyrës së virgjër”, për versionin naimian, me „O malet e Shqipërisë” etj. Sepse pandeh sikur kërkoj ende ato shkëmbinjtë e Himarës ku ngjiteshim të dy dikur nëpër vitet e ‘70-a dhe gjenim vetëm natyrë, hiq ca m.-ra të thara himariotësh. Qysh prej qëndrimit tim disavjeçar anë alpeve të Tirolit në vitet ‘80 më është mbushur mendja katërcipërisht se natyrë të virgjër nuk ka më, përderisa qenia më zhvirgjëruese dhe më dhunuese e globit, njeriu, është shumuar dhe përhapur në të tillë mënyrë; por shpresa e vetme është një njeri që arsyeton dhe një shoqëri që planifikon, një qeveri qendrore dhe pushtete lokale që ecin pas një plani të mirëstudiuar, i cili mban parasysh edhe interesat ekonomike, edhe mbijetesën e Tokës, edhe vlerat kulturore-estetike, vijmë pra përsëri aty ku dole ti, te drejtpeshimi. E sheh që jemi në një mendje? vetëm se unë nuk eci nëpër një rrugë që përbuz e përshpif një lëvizje e cila, sado e pakët dhe sado të vëshitrë ta ketë në Shqipëri, duhet mbështetur. A propos, na mbështesin shumë, edhe nga anët tua të Amerikës, deri dhe me e-maile të përditshme.

    Meqë i njeh teoritë e komunikimit, më lejo të them se shkrimi yt bënte pjesë në modelin linear të komunikimit, atë që njeh vetëm dërguesin, mesazhin dhe marrësin. Por modeli linear u hodh poshtë më pas nga të tjerë teorisienë, të cilët në komunikim gjejnë jo vetëm mesazhet logjike, por edhe përbërëse emocionale ose edhe kontekste kulturore. Kështu Barnett Pierce vëren se „historia intelektuale e Perëndimit e trajton komunikimin sikur të ishte një mjet pa aromë, pa ngjyrë, pa shije i mendimit dhe shprehjes”. Ndaj u krijuan modele të tjera me shumë më tepër dimensione. Ndaj të shkruaj krejt hapur, se po të ishe ulur diku në Radhimë ose në Triport, me nja dy barbunja para e një gotë verë Narte, e të hidhje sytë andej nga Pylli i Triportit që duan ta zhdukin, do të të kapte një zemërim për shitësat e vendit dhe do të zgjidhje një tjetër komunikim me publikun, se do të përfillje edhe aromat, edhe ngjyrat edhe shijet e Shqipërisë.

    Tani po e mbyll, me shpresë se mbas kësaj do të kuptohemi më mirë për punët e mjedisit këtu te ne.

    Përzemërsisht, A.K.

    P.S.1: Kemi një gazetë këtu te ne, ABC quhet, që ngre lart të mirat e mëdha që do t’i vinë Shqipërisë, sikur AMBO të zbresë përditë në Vlorë nga 100.000 ton naftë. S’do bëje keq t’u çoje nganjëherë një shkrim për kyçjen e vendit tonë në zhvillim modern industrial.

    P.S. 2: Të çon të fala deputeti i Lezhës, i cili më pyet se kur do dalim ndonjëherë së bashku të gjuajmë bajza andej nga laguna e mbrojtur?

  21. Vlonjatja thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 10:32 am

    Kur lexoj komentet e atyre që na tregojnë se jemi në fazën e zhvillimit prandaj duhet ta pranojmë ndotjen e mjedisit, më bëhen nervat tel me gjëmba… Po pse more idiotë, industrinë e Gjermanisë po ndërtojmë ne në Shqipëri që të pranojmë ndotjen? Ne dolëm nga socializmi me një natyrë të mbrekullueshme(të paktën këte të mirë e kishim) e shiko se c’po bëjmë? Jeni në terezi ju apo jo? Ne ndërtojme sot që ka teknologji moderne dhe e mbron mjedisin. Europa që ndërtoi industri para 200 vjetësh e u ndot, punoi 100 vjet për tu pastruar e zhvilloi teknologjinë e duhur. Ne e kemi gati… po jo, nuk duam ta përdorim, se shitemi e blihemi për një kothere. Mbushim xhepat në kurriz të natyrës shqiptare. E kemi mëndjen vetëm pare, pare, pare… që na zëncin sytë bukuritë e shkatërruara të Shqipërisë.
    Do e kërkoni ajrin e pastër e pejsazhet e mbrekullueshme që “zoti” jua a fali o njërëz pa tru, po s’do i gjeni më…
    Tani, tani… është koha të mendojmë për mjedisin, sa s’e kemi shkatërruar të tërin.

  22. Vlonjatja thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 10:37 am

    E di si është puna… ndonjëherë pyes vehten: Përse e urrejmë kaq shumë këtë vënd? C’të keqe na ka bër që e trajtojmë në mënyrë kaq barbare? Cfar lloj përbindshash jemi?
    Kemi dhe surrat të diskutojmë ne, pale…

  23. artan thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 12:46 pm

    Kete Petroliferen,shqiptaret dhe jo vetem Vlonjatet duhet ta ndalojne.Lavdoshi ka te drejte,te gjithe ne kemi te drejte,se jemi deshmitare te virgjerise natyrore qe kemi patur dhe kemi.Te kujtojme ketu se qe nga viti 1992,u masakruan pyje te tera me pisha gjate bregut te detit nga Kovalishenca e deri pertej shkembit te kavajes,sot ne 2007 jane “mbiell” beton dhe pallate,qe nga viti 1992 vetem jane demtuar dhe prere ne menyre te paligjshme kush e di sa mijra hektar.Pyjet duan nje 25-30 vjet qe te riprerteriten.
    Ne komunizem eshte bere nje pune kolosale per pyllezimin e vendit,qellimisht per te ndaluar erozionin e tokes,reshqitjet e dheut,sot po shohim pasojat e medha nga shkarimet e pyjeve dhe mos kujdesjen ndaj mejdisit,kemi reshqitje masive te tokes,per rreth lumenjeve.,qe do te kene me vone shume pasoja edhe me te renda.
    Eshte pikerisht se qeverite dhe pushtetaret e sot mendojne jo thelle per pasojat qe mund ti shkaktojne brezave te ardheshem te ketij vendi.Industrializimi i vendit,”= “ndotje dhe shkatrim i natyres se bukur shqiptare.

  24. adriatik thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 1:22 pm

    Valbi, do të më pëlqente të njihja mendimin tënd lidhur me me postimin për Sallabandën e Amerikës: A do të ishe ti dakort që rezultatet 17 vjeçare të Shqipërise, t’i paraqiste Sallabanda në takimin me studentët për njohjen e Shqipërise? Ti këtë kërkoje në atë diskutim apo jo.

  25. Selfmaderadio thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 1:48 pm

    Shkrimi mund te jete i dobet, por ata qe kane qene ne Shqiperi (dhe A. Klosi dhe Ferruni jetojne atje) e dine se ne cfare derexheje eshte katandisur ai vend.

    Shqiperia ka nje problem te madh: nga nje ane duhet t’i japi udhe zhvillimit ekonomik nga ana tjeter duhet te mendoje edhe per mjedisin sepse cilesia e tij eshte e rendesishme per cilesine e jetes ashtu si edhe drita. Si zgjidhet kjo dileme, cfare dhe si behen kompromiset midis qeverise dhe komunitetit, kjo eshte nje pyetje pergjigja e se ciles nuk eshte shume e lehte as per specialistin dhe as per moralistin.

    Nderkohe, qe menyra se si qeveria sillet me komunitetin te krijon pershtypjen sikur kjo qeveri te mos ndihet si qeveri e ketij komuniteti. Eshte si nje qeveri qe komunikon vetem me veteven duke krijuar vetem armiqesi me komunitetin. Kjo me duket nje rruge shume e keqe dhe shume kontraproduktive.

    Dhe ne kete kontekst, une e kuptoj edhe frustrimin e Ferrunit ne kete artikull. Sepse Ferruni ka treguar qe di te shkruaj shume argumentativ.

  26. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 3:59 pm

    Problematike e drejte por synim pervers. Pervers, sepse keto lloj shkrimesh dhe levizjesh pro mjedisore behen me urdher nga lart, pra nga Edi Rama, i cili ka nisur dhe po vazhdon nje tur ekologjik ne Shqiperi. Jo se ajo qe ai thote nuk qendron por perparesia qe i jep ai kesaj çeshtjeje fsheh nje ideologji ose pseudoideologji kunderproduktive.

    E para, eshte nje menyre e keqe e te berit opozite. Problemi kryesor ne Shqiperi eshte institucional, problemi eshte sjellja e perfaqsuesve politike. Aty e kane burimin problemet e tjera. Perqendrimi rreth mjedisit i shmanget ketij debati. Per me teper edhe kur ky debat zhvillohet opozita ka nje qasje kunderproduktive ndaj institucioneve. Ne te shumten e rasteve ajo ben obstruksion dhe jo opozite.

    E dyta, te vesh ne qender te te berit opozite mjedisin do te thote te anashkalosh debatin mbi zhvillimin dhe le te kuptohet se ekologjia duhet te kete perparesi ndaj zhvillimit. Dhe eshte veshtire mos te vesh re se per te shumten e projekteve ne zbatim ose per tu zbatuar, opozita kundershton projektet ne teresi me te gjitha argumentet kur ajo duhej te perqendrohej vetem ne argumentet per korrupsion, per mungese transparence. Pra ajo le te kuptohet se eshte kunder realizimit te projekteve.

    E fundit, eshte e veshtire te mos besh lidhjen ideologjike midis levizjes se Rames dhe levizjes qe quhet “altermondialiste”. Por prape kam shpresen se kjo lidhje nuk ekziston. Nqs do te ishte e vertete kjo do ishte aventura politke shqiptare e radhes.

  27. lefti thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 4:06 pm

    Hej, ka dhe te tjere qe jetojne ne Shqiperi, dhe qe kane mendime te ndryshme, ndaj RESPEKT per mendimin e te tjereve !

    Une jam Ok 100 % me Opinioni e z. Skender Minxhozit :

    Ekologji, zhvillim apo të dyja?!

    (”Panorama” - 25/11/07), nga Skënder Minxhozi

    Çështja e investimeve masive në fushën e hidrokarbureve në gjirin e Vlorës, duket se vazhdon ta mbajë gjallë debatin e nisur nga një numër shoqatash ekologjike. Së fundi ky debat u zhvillua i ndezur në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla. Ishte rasti për të prekur edhe një herë me dorë arsyet të gjitha palëve në këtë proces dhe për t’i peshuar e vlerësuar ato sipas statusit të spektatorit neutral. Në fakt, vetëm pjesërisht neutral. Problemi i energjisë, i cili materializohet edhe te hidrokarburet, përbën sot njërën ndër sfidat më serioze dhe komplekse që po kalon bota. Për ne ky problem është edhe më banal e më i thjeshtë. Vuajmë për energji prej rreth dy dekadash. Për këtë arsye, debati në fjalë nuk mund të lerë tërësisht indiferent askënd që ka planifikuar të jetojë në këtë vend.

    Shqipëria ka prej dekadash një problem të madh. Ky problem është zhvillimi, progresi ekonomik i vendit. Jemi sot robër të një përpjesëtimi të zhdrejtë mes nevojave e aspiratave të të gjithë shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe mundësive reale për zhvillim. Ky vend s’ka drita, ujë të pijshëm dhe rrugë. Ky vend s’ka mundësi financiare të mbështesë ambiciet e tij të zhvillimit. Pa këto përbërës themelorë, çdo projekt për Shqipërinë moderne do të mbetej virtual dhe demagogjik. Nëse Vlorës apo pjesëve të tjera të vendit u takon të paguajnë një faturë të caktuar gjatë kësaj rruge, ky çmim është mirë të paguhet dhe jo të përflitet, sabotohet apo pengohet sipas një modeli meskin e lokalist.

    Pse Vlora ? Pse gjithë ky akumulim investimesh me objektiv hidrokarburet ? Fare e thjeshtë, të gjithë e dinë. Edhe ata që bëjnë zhurmuesin “ekologjik”. Së pari, pozicioni gjeografik i Vlorës në një linjë imagjinare që bashkon Lindjen me Perëndimin, së dyti, gjiri i thellë e i përshtatshëm për tranzitin e anijeve dhe pajisjeve të tjera. E gjitha kjo në një optikë gjeopolitike që i tejkalon dukshëm si preokupimin për mjedisin, ashtu edhe gërr-mërrin e atyre që veprojnë sipas motos “ndërtojeni ku të doni, por jo në shtëpinë time”. Shqipëria duhet të dalë nga izolimi, tashmë jo vetëm me lirinë për të sharë cilindo nëpër gazeta dhe për të bërë tifozllëk për sherret e pafundme në Parlament, por edhe duke u integruar në indin ekonomik të rajonit dhe kontinentit ku bën pjesë. Statusi i ishullit të Robinsonit që i dhamë vetes për shekuj me radhë, nuk ka pse të zgjatet pafund, duke na lënë nën pushtetin e prapambetjes, qirinjve dhe gjeneratorëve.

    Është mirë të dihet se pa investime ekonomike, siç janë edhe nyjet e karburanteve, pa TEC-et, pa naftësjellësit dhe gazsjellësit, do të vijojmë të mbetemi vendi rustik e provincial, i destinuar përjetësisht të eksportojë vetëm krahun e punës, drogën apo kriminelët e tij të vegjël e të mëdhenj, pa mundur të faktorizohet në një botë ku problemi i energjisë po ribën hartat gjeopolitike dhe po rishkruan interesat e shteteve. Të gjithëve atyre që në mirëbesim (pasi me të manipuluarit nuk ia vlen të merresh), kërkojnë një Vlorë, një Sarandë apo një Shëngjin të pastër, u duhet shpjeguar se zgjidhja nuk është te hedhja poshtë e gjithçkaje, por te gjetja e atij ekuilibri që do të lejonte njëherazi edhe zhvillimin, edhe ruajtjen e potencialeve turistike të vendit apo pastërtinë e ambientit.

    Një peshk i gatuar me gjenerator, apo një hotel i menaxhuar me qiri në dorë në një bregdet “të pastër”, është një zgjidhje kalimtare dhe mjaft spekulative. Vështirë se në këto parametra bregdeti vlonjat apo pjesa tjetër e bregut shqiptar, do të ishin tërheqëse dhe konkurruese me pjesën tjetër të Adriatikut dhe Jonit. Mjafton të shkosh në Vlorë dhe të dëgjosh uturimën apokaliptike të mijëra gjeneratorëve që vjellin papushim zhurmë dhe tym në mes të qytetit, për të kuptuar se ia vlen shumë më mirë ta prodhosh atë sasi energjie qoftë edhe me një apo dy, tre a katër TEC-e, sesa të durosh stresin dhe ndotjen akustike të kësaj “orkestre” makabër. Po ndotjen e kësaj “merimange” të shtrirë në qytetet tona e që djeg mijëra tonë naftë në ditë, kush mund ta justifikojë ?!

    Apostujt e Vlorës ekologjike duhet të ulen e t’i bëjnë më mirë disa llogari të thjeshta, sepse nuk është vetëm kjo pjesë e vendit që duhet të paguajë sot haraçin e progresit të vendit. Prej më shumë se 30 vjetësh, Vlora dhe e gjithë Shqipëria marrin energji nga një pjesë e vendit, e cila ka përjetuar tashmë përmbytjen e mijërave hektarë tokë bujqësore, troje shtëpish apo zona potencialisht turistike. Fierza, Komani dhe Vau i Dejës apo Skavica nesër, nuk janë vetëm vepra të mëdha energjetike, por edhe projekte gllabëruese qytetesh, fshatrash e sipërfaqesh të mëdha toke. Sakrifica e dhjetëra mijë banorëve të Veriut nuk mund të vlejë më pak sesa ajo çfarë u kërkohet sot vlonjatëve apo nesër dikujt tjetër. Një fat të ngjashëm kanë pasur ndër vite, jo vetëm në Shqipëri, edhe territore të destinuara për industri të tjera.

    E vërtetë që kjo ka ndodhur nën një regjim që komponentin ekologjik thjesht nuk e njihte, ashtu siç nuk merrte parasysh asnjë të drejtë themelore, por sakrifica mbetet e tillë në çdo kohë dhe nën çdo regjim.
    Grupimi ekologjist vlonjat ka të drejtë të ankohet sot për anashkalimin që i është bërë nga qeveria, aktit të rëndësishëm të konsultimit me banorët e Vlorës.

    Ky ka qenë një refleks i pamotivuar frike i qeveritarëve tanë, majtas dhe djathtas, pasi ka pasur dhe ka shumë më tepër shanse që qytetari vlonjat të dëgjojë arsyen e shëndoshë të progresit, sesa acarimin e një lobi të vogël njerëzish që kanë vendosur t’i besojnë një kredoje thelbësisht lokaliste, të izoluar, demagogjike dhe për pasojë, afatshkurtër.

  28. lefti thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 4:12 pm

    Ata admiruesit e teorise se “Développement Durable” - besoj se ajne dakort me kete perkufizim te tij (qe e ben Minxhozi) :

    “…gjetja e atij ekuilibri që do të lejonte njëherazi edhe zhvillimin, edhe ruajtjen e potencialeve turistike të vendit apo pastërtinë e ambientit.”

    Por s’mund te kete zhvillim, nese nuk cenojme sadopak mjedisin, nga i cili marrim lendet e para per t’i transformuar me tej ato. Keshtu kane bere te gjithe perpara nesh : nesse per Shqiperine sot, eshte nje domosdoshmeri rritja e punesimit, e investimeve te huaja, per te evituar emigrimin, varferine, braktisjen e zonave rurale, e rendesishme eshte te veme ne parenthèse mjedisin perkohesisht, dhe te ndertojme ato fabrika çimento, ato Tec etj, aq te nevojshme per Shqiperine ne zhvillim (me 5 % ritje ekonomike ne vit).

    Perndryshe, s’do marrin fund gjeneratoret, por edhe nese marrin fund, do jemi te varur nga te tjeret (moti, shiu, debora, ose nga fqinjet tane dashakeq).

  29. toko thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 4:13 pm

    Naimi thotë:
    25 Nëntor 2007 @ 3:59 pm
    …..Dhe eshte veshtire mos te vesh re se per te shumten e projekteve ne zbatim ose per tu zbatuar, opozita kundershton projektet ne teresi me te gjitha argumentet kur ajo duhej te perqendrohej vetem ne argumentet per korrupsion, per mungese transparence. Pra ajo le te kuptohet se eshte kunder realizimit te projekteve….

    Naim kjo ndodh sepse arsyeja eshte vete korupsioni. Ato ojekte do te ngrihen, por qelimi eshte perse te ngrihen kur jane Berishjanet ne fuqi dhe parate e ketyre objetikeve ti marin Berishjanet, kur ato mund te ngrihet kur te jene Ramistet ne fuqi dhe parate ti marin Ramistet.
    Nuk ju dogj barku Rames per pyejet apo fushat apo ajrin e paster, qellimi eshte qe kjo qeveri te ndertoj sa me pak ,qe do te thote sa me pak bakshishe ne xhepat e kesaj qeverie qe do te thote qe ato objekte do te ndertohen neser kur Rama te vij ne fuqi e do te thote me shume bakshishe ne xhepat e asaj qeverie.
    Kam lexuar ketu tek peshku disa muaj me pare nje koment ku njeri thoshte. “E po cfat qe ka ky Genc Ruli qe po ndertohen keto vepra ne kohen kur ai eshte minister. Te pengohet ndertimi i ketyre veprave qe Ruli te mos mare parate, ” Per pak sa nuk u tha “Sa keq qe nuk do te ndertohen keto vepra neser kur Rama te vij ne fuqi e parate e ketyre objekteve ti mare Rama e jo Berisha.”
    Ekologjia eshte fasada e Rames per PR, prapa saj fshihet kopilleku i parave. Prandaj dhe nuk jepen alternativa, vec kundershtime, kundershtme e kundershtime. Alternativat do ta benin me te veshtire neser ndertimin e ketyre objekteve nga vete kundershtaret e tij.
    Kopil i squt ky Rama apo jo ;)

  30. lefti thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 4:26 pm

    E kuptoj se ne Shqiperi ethet dhe temperatura e social-ekologjise eshte duke u ngritur se tepermi. Eshte e natyrsme, kjo vjen si kritike e kapitalizmit boteror dhe si kritike e Mondialisation-it (qe s’eshte e njejta gje me globalizmin). Megjithate, nese hecim me utopine ekologjike (e cila dalengadale ka rrezik te zevendesoje utopine Marksiste), i bie qe ne emer te mbrojtjes se mjedisit, te sakrifikojme ç’do gje. Atehere fare bukur : ta fillojme kollaj fare - te ndalojme ndertimet ne Tirane dhe ne Tere Shqiperine, sepse te gjithe jemi deshmitare te ndotjes se vjen nga keto ndertime. T

    e ndalojme po ashtu edhe qarkullimin e makinave, te reja dhe te vjetra, sepse ndosin ajrin, (le ta bejme si ne kohen e Enverit, ku nje qytet mesatar kishte vetem 5 makina). A ka ruajtje me te mire te mjedisit, se perdorimi i biçikleters per te vajtur ne pune, si ne Kine pershembull ? (leqe edhe aty, kjo eshte me pak e vertete tashme …).

    Meqenese Tec ne Vlore s’u dashka ndertuar “atje” se ndot mjedisin, atehere edhe ne nje vend “tjeter”, banoret e asaj zone s’do ta pranojne ngritjen e Tec prane shtepise se tyre, normale, sejcili do tja hedhe pataten e nxehte shokut … i bie mos te ndertojme me asnje Tec ne Shqiperi - dhe Komunistet te “mburren” akoma me “Veprat e Shokut Enver”, se i bie qe Shqiperia te mbahet edhe ne 2017 me sistemin prodhues energjitik te 1970 !!! Po mire, po Fieri, Kukesi, Elbasani, Shkodra (qe kane Tec dhe Hec, kombinat metalurgjik apo ku ta di une), qenkan budalenj ? Por a nuk perfiton gjithe Shqiperia nga energjia qe prodhohet aty ? A nuk furnizohet gjithe Shqiperia me çimenton e Krujes ? Me hekurin e Elbasanit ? Me korentin e Komanit, Vaut te Dejes, apo Tecit te Fierit ? !

    Kot sa ndertojme edhe Tunele pastaj, edhe autostrada edhe aeroporte etj, se te gjitha keto shkaktojne prerje pyjesh, copezime te tokave, kthim te tokave bujqesore ne truaj ndertimesh etj etj …

    Kam pershtypjen se njerzit qe hiqen si mbrojtes se pasurise se perbashket, mjedisit, po kthehen paradoksalisht ne mbrojtes te interesave te ngushta personale, ne vend qe te ndodh e kunderta.

  31. valbi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 5:48 pm

    adriatik,
    Prezantimi i Sallabandes per Shqiperine e ketyre 17 vjeteve, nuk u parashtrua nga une. Perkundrazi, nga shume parafoles te tjere, “asterion, emigrant” et al. nese me kujtohet me mire.

    Une e ve veten time ne pozicionin e atyre studenteve, me te cilet e kam te rrethuar jeten time. Nuk dua te riperseris ato qe thashe per te, pasi nuk jam ne kategorine e duhur -ketu po flitet per mjedisin-.
    Megjithate, nese ai/ajo student amerikan qe nuk e di ku eshte Shqiperia, dhe u shkon perfaqesuesi i ketij vendi dhe u ben nje prezantim ku nxjerre shume nga realiteti i Shqiperise te ketyre 17 vjeteve do te prezantoje shume nga keto fakte si psh: korrupsioni i papare, mungojne dritat e uji, s’jemi dashamires ndaj mjedisit, s’kemi nje industri te mirefillte, arsimi vitet e fundit nuk eshte i atij kalibri te dikurshem, te vetmet te ardhura jane nga Evropa e Amerika, nga emigrantet etj etj etj.

    Per te ngacmuar interesin e atyre studenteve, mqs s’jane te njohur me Shqiperine, nje prezantim i tille jo qe nuk do te ndhmonte, por do t’u kujtonte shume nga momentet e filmit “Borat”. Dhe hajde mendo qe ata pastaj te kene deshire per te ikur. S’eshte shume e zakonshme ne universitet amerikane te behen prezantime per Shqiperine. Ne universitetin ku jap mesim -hyn ne 10 per numrin e studenteve- s’kam hasur me ndonje “speaker” per Shqiperine gjate ketyre 5 vjeteve qe kam qene aty. Nese vjen nje figure, cilido/cilado qofte ajo dhe ben nje prezantim te tille para studenteve te mi -besoj se si keta studentet e mi ka kudo ne US- t’a them e sigurt qe do te kete me shume rezultate negative sesa pozitive.

  32. Idris thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 6:54 pm

    Lefti!
    Merr dhe Minxhozin dhe Vebiun,futi nje shetitje atje ne Himare ,pak larg atyre te thateve qe permend Klosi dhe mbase u vjen ne mend qe ata qe shkruajne e marrin pjese te “Peshku…” e kane mbarruar 8 vjecaren dhe nuk duan mendime te shitura si intelektuale nga PERALLAXHIJ .
    ja nje pralle ku teta /xhaxhi na e tregon shume bukur…
    “A ka ruajtje me te mire te mjedisit,se perdorimi i bicikletes per te vajtur ne pune,si ne Kine psh,”….= BICIKLETA!
    WoW! Kush e gjeti = teta/xhaxhi Lefti pas mesimeve te Minxhozit.
    Po qe te mos te ham hakun e ketyre pamfletisteve ne kete rast aty merren shembuj nga ..USA…KINA..HENA…MARSI.
    E c’jane keta shtete a vende para nje gjigandi si SHQIPERIA ?
    Jane teoricienet e INDUSTRIALIZIMIT te VENDIT nen nje pamje te RE ,biles ca mendime shume te vyera per shperndarjen e krahut te punes i jep edhe z.Vebiu.
    Te zhvillojme Ardheun nepermjet Cimentimit.Ti japim drite popullit nepermjet Eresimit te Qiellit…etj ,thirrje analitiko-filosofike qe mund ti lakmonte edhe vet kryetari Mao ne citatet e tij.
    Tani ka mbetur edhe argumentimi per rishpernguljen e popullsise sipas modeleve te emigracionit, per te hapur vende te reja pune ne VALBONE,MALIN e CIKES,ne SHPIRAG a kushedi se ku tjeter mund te shpike nje mendje sipas parimit …Jam qe Jam ,as shkruaj dy gisht leter…
    Jo TERC e GURVAJI s’ka per tu bere ne Vlore pa dashur e pa degjuar ate POPULL,sepse eshte nje vendim qe duhet ta marr e mbaje vetem AI popull,pra VLONJAT,por ruajeni kulturen per te analizuar te ardhmen nen driten e diturise TEKNOLOGJIKE jo me kulturen e huazuar dhe me e keqja e MBARTUR nga nje kohe e VJETERUAR .Biles dhe dituria e Tokos e ka vene Re kete vjetrim,pavaresisht se eshte “kritik’qe i nxjerr perfundimet pas analizave te “thella”.

  33. Ujku i zi thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 7:52 pm

    Problemi eshte qe ne Shqiperi nuk ekzistojne mekanizmat qe rregullojne planifikimin ne shkalle te madhe per te perballuar kete problematike dhe rregulloret ne nivel lokal jane gjithashtu te mangeta. Lufta ligjore ne planifikim duhet te jete edhe hapi i pare i levizjes mjedisore. Prandaj polemika Vehbiu - Klosi eshte shume e rendesisheme per te kuptuar debatin jo vetem ne Shqiperi por ne nje kontekst mete gjere, sepse parashtron nje ravijezim ideologjik te levizjeve mjedisore qe neser ka per te kaluar ne rrafshin e nje debati ligjor. Shume nga keto probleme kerkojne nderhyrje te menjehershme ne legjislacion dhe rregullore per te parandaluar dhe per te vendosur standarte. Asgje nuk mund te behet thjeshte me deshiren e mire. Ketu vlen gjithashtu te analizohen edhe levizjet e Rames. Rama flet per mjedisin por asnjehere nuk prek thelbin e problemit qe eshte mardhenia tashme e pazgjdhshme midis zhvillimit urban dhe mjedisit, si e koncepton ai kete mardhenie dhe c’ka eshte me e rendesishme cfare ka ndermend te bej? Rama po ta kishte seriozisht me statusin e tij politik dhe pozicionin qe ka ne nivel lokal tashme duhet te kishte propozuar te pakten nje inisiative ligjore per problemet e mjedisit per t’iu bashkangjitur ligjit te planifikimit sepse ky ligj nuk mund te jete vetem KRT-ja qe jep thjesht leje por eshte nje ligj kompleks qe rregullon pikerisht keto ceshtje.

  34. Idris thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 8:24 pm

    ..Ravijezim ideologjik te levizjeve mjedisore qe neser ka per te kaluar ne rafshin e nje debati ligjor….
    Digjo Ujk (as i bardhe as i zi)! Sepse kam nje bindje qe admin. nuk lexojne asnje prurje pervec emrit,kur marin vendim per fshirje…:D :D :D
    Coja Mixhes kete propozim se dro ta kupton c’fare do te thuash.

  35. Ujku i zi thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 9:44 pm

    Idris,
    Cfare nuk kupton?

  36. lefti thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 9:57 pm

    Nese keta ekologjistet e kane merakun vetem per Tec-in ne Vlore, le t’a thone, por nese e kane merakun per problemet mjedisore ne gjithe Shqiperine, le te marrin teseren e Xhuvelit, dhe te mbrojne ekologjine, me vote. Leqe tani, mund te anetaresoheni edhe tek PS-ja qe Turi i Rames per Mjedisin te kete diçka konkrete ne fund te fundit.

    Megjithate, secili ka mendimet e veta ne lidhje me mjedisin ne pergjithesi dhe ndertimin e Tec-it ne veçanti, mua s’me behet vone qe gjendja te vazhdoje siç eshte … pra qe Petrolifera te ndertohet dhe Ambo te kaloje ne Vlore edhe Zona Industriale te ndertohet. Ata qe jane kunder ketyre projekteve, mire te benin te ishin kujtuar pak me shpejt, e kam fjalen qe ne 2003-2004 kur qeveria Nano firmosi Kontraten me firmen, tani asnje gje nuk kthehet me mbrapa, ndryshe perveç turpit dhe diskreditimit te Shqiperise ne syte e investitoreve te huaj, do te “hanim” edhe nje gjobe te mire 20 MILION € nga ndonje Arbitrazh Nderkombetar per thyerje te Kontrates.

    Tani, gjeja qe u ka mbetur kundershtareve te ketij projekti, nese vertete jane te bindur se keto projekte jane anti-ligjore, eshte t’u drejtohen gjykatave te vendit si fillim, te kerkojne pezullimin e punimeve (por jo qeverise, as Bashkise, por Gjykatave) - dhe ne fund, pasi te keni lare hesapet edhe me Gjykaten e Larte, ju ngelet Strasbourg-u, Mirese te Vini !

    :)

  37. swed thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 10:19 pm

    Lefti, ja ke zhyt kot qe nga strasburgu. Popullit nuk i tregohet se ku duhet te drejtohet, le te vije pertrolifera ne strasburg te beje padi kunder qeverise shqiptare. Ne fund te fundit kujt i rr.uhet se po paguan qeveria shqiptare arbitrazh? Mu jo per vete? Po ty?
    P.S: Te lutem mos u lodh te me sqarosh se e di qe jane nga taksat e popullit.

  38. ujku i zi thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 10:49 pm

    Ceshtja e mjedisit eshte nje patate e nxehte qe nuk nxirret nga furra vec se me mashat e ligjit. Probleme te tilla si interes publik vs. interes (prone) private, planifikimi i koordinuar vs. planifikimit te lire, apo futja e koncepteve te te ashtequajturit “just planning” qe perpiqet te inkuadroje ne ligjin e planifikimit shume nga problemet etike qe shqetesojne shoqerine apo dhe mjedisin, nese trajtohen ndryshe jane retorike dhe nuk zgjidhin problemin.
    Ceshtja eshte se qe te arrihet ketu dikush duhet ti kete trajtuar me pare problemet etike te shoqerise dhe mjedisit, pra te kete deklaruar pozicionin e vet. Dhe ky debat nuk mund te jete ne ajer por vetem ne funksion te modifikimit te ligjit sipas ketyre interesave. Keshtu qe edhe ideja per te vajtur ne Strasburg (pavaresisht se kush) nuk eshte edhe aq larg realitetit.

  39. swed thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 11:01 pm

    ujku, le te shkojne ne Strasburg sa te pellcasin, po nuk do shkojne te jesh i sigurte (po i referohem kryesisht petroliferes, nuk e di pase dola te petrolifera po nejse) sepse nuk kane respektuar ligjin. Ka nje konvente qe quhet e Aarhusit e ratifikuar dhe nga parlamenti shqiptar qe lidh te drejtat mjedisore me te drejtat e njeriut etj etj etj, dhe qe kjo kompania qe do ndertoje, bashke me qeverine e tanishme dhe te kaluaren as qe e kane vene ujin ne zjarr qe ta zbatojne.

  40. Ujku i zi thotë:

    25 Nëntor 2007 @ 11:51 pm

    swed,
    Nuk po kundershtoj ketu ndonje argument tendin. Dhe per mendimin tim te interesuar ta cojne ceshtjen deri ne nivelet me te larta te gjyqesorit, ndoshta dhe deri ne Strasburg, jane qytetatret ose me sakte levizja mjedisore qe i perfaqson. Une thjesht po diskutoj se ku rreh debati per mjedisin, dhe sic mund ta shohesh nga diskutimet perceptimi per problemt e mjedisit edhe nga komentet eshte i ndryshem. Dhe ne qofte se ne vazhdojme te themi vetem gjera te ndryshme por pa rene dakort per menyren e zgjidhjes, thjeshte do vazhdojme te grijme sallat.

  41. swed thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 12:00 am

    ujko, edhe une s’kisha qellim repliken, nje sqarim vetem, po nejse. Ty do te te kundershtoj lehtshem vetem te “mashat e ligjit” sepse ligjin e kemi dhe nuk e zbaton njeri. Ok, teorikisht qendron mundesia qe te shkojne deri ne Strasburg (se gjykatat shqiptare dihet c’m.. jane dhe s’pritet drejtesi nga to). Po kush i paguan shpenzimet? Do beldhin leke nga xhepi qytetaret qe te cojne shtetin shqiptar ne gjykate? Fare, sepse kane nje rruge me te lehte, qe te shkojne te ngulen atje ku duan te ndertojne firmat dhe shteti dhe te mos i lene te ngulin nje lopate, derisa ta kuptojne ate qe duhet ta kishin kuptuar me kohe, qe duhet pjesemarrja e publikut ne vendimmarrje se s’jemi ne Ruanda po jemi ne mes te Europes.

  42. Ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 12:13 am

    Levizjet mjedisore te pakten ne bote por jam i sigurt edhe ne Shqiperi nese organizohen mire nuk jane aq te varfra dhe pa perkrahje. Ne shume raste nese juristet shohin se mund ta fitojne ceshtjen jane te interesuar te te perfaqesojne. Nderkohe qe ka edhe juriste “pro bono” qe merrenvetem me ceshtje te tilla. Protestat jane mjete qe terheqin vemendjen e opinionit sipas rastit per te perkrahur nje ceshtje, por nuk jane mjeti perfundimtar i zgjidhjes. Shpesh jane strategji ne nje beteje ligjore, sic mund te perdoren p.sh. ne rastin e Petroliferes per te fituar te drejten e referendumit.

  43. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 12:17 am

    faleminderit Valbi!

  44. swed thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 12:26 am

    ujku, qe ti ndajme gjerat per te shmangur keqkuptimet, TEC-i vec dhe me te s’kam pune njehere per njehere, petrolifera e ambo bashke, dhe me keto kam pune. Ca zgjidhje juridike mund ti jepet ceshtjes se petroliferes dhe ambos neper gjyqe qe zgjasin edhe 10-15 po te jene avokatet e kompanive te zote (qe patjeter do jene)? Do i paguaj demshperblim firma bashkise se Vlores mbasi (ne rastin me te keq) gjiri i vlores te jete bere i paperdoshem pervecse per transport nafte? Se keshtu i bie me rrugen e gjyqeve. Hic o hic degjon, s’ka gjyq, ata te pengojne ndertimin me mjete paqesore dhe le te shkoi kompania po deshi te perdori mekanizmat ligjore e te hedhi ne gjyq popullin per veprime arbitrare dhe ne shkelje te ligjit. Keta nuk zene mend mor mik. Te shikosh studimin mjedisor te petroliferes (te pakten ate qe kane perdor kur kane marre koncesionin nga qeveria Nano) luan nga mendte e kokes, turp e faqja e zeze.
    Tani te shikojme se cdo na ndrisi qeveria me keto fabrikat e cimentos.

  45. Ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 12:36 am

    Prandaj thashe qe protesta eshte pjese e strategjise ligjore. Kerkimi i nje referendume me protesta ndoshta do ishte nje strategji… (ndoshta?) Vetem ne kete menyre mund te vendosesh nje standart per mjedisin se ndryshe i bie te rrime tere kohen me protesta dhe te mos bejme gje tjeter, si thua?

  46. swed thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 12:48 am

    Ujku, po sillemi te dy rreth nje argumenti te tipit “chicken or egg”. Qendrimi gjithe kohen ne protesta per mua s’ka asgje te keqe, bile ne kete rast do demonstronte ndergjgjen qytetare te nje komuniteti te caktuar per te drejten e vet per nje mjedis te shendetshem. Nuk gjykohet populli ne kete rast, gjykohen ata qe me veprimet dhe mosveprimet e veta e kane cuar situaten ne nje pike te tille ku argumenti ligjor humb vlere dhe “drejtesia me cdo forme” merr vlere. Cfare kuptimi ka qe une te kerkoj me rruge ligjore nje te drejte te shprehur ne ligj qe ma kane hequr me rruge aspak ligjore? Tingellon si sofizem po ja qe keshtu eshte. Kush vajti e i pyeti qytetaret e Vlores a e duan petroliferen dhe ti merrte mendim? Kush harxhoi kohe me ta ti sqaronte per te mirat qe do kishte atdheu e komuniteti vlonjat nga kjo? Asnjeri, dhe keto qe une po them jane te gjitha te shkruajtura ne legjislacionin shqiptar e zeza mbi te bardhe. Dhe te gjitha keto jane shkelur me kembe nga te pakten dy qeveri, dy parlamente dhe nje sere kompanish private me mbeshtetje politike ne shtete te caktuara te BE-se. Institucionet e shtetit shqiptar atyre i mohuan edhe te drejten e referendumit qe eshte kapitulli i fundit ose i parafundit i ligjit zgjedhor, duke perdorur argumentin qe s’ka baze ligjore. Komplet e cuditshme per mua te pakten qe nje argumentim i tille te behet nga juriste. Duke pare gjithe keto fakte, qe une te garantoj per sa e njoh kete histori qe s’po manipuloj ne asnje argument, c’te ben te besosh se ligji triumfon?

  47. Ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:02 am

    Swed, une nuk jam falxhor ta di nese ligji do triumfoje ne kete rast apo jo, dhe a do behet metode pune ndonjehere ne Shqiperi zgjidhja e diferencave nepermjet ligjit. Porse ne opinionin tim nuk ka ndonje rruge tjeter. Disa njerez mund ta kene protesten menyre jetese, fatkeqsisht (apo fatmiresisht?) nuk jam une…

  48. swed thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:14 am

    Ok ok Ujk, ne fund te fundit ti dhe une s’kemi motive ti bashkohemi protestes, mijera kilometra larg, dhe qe kur vjen koha e pushimeve me shpejt na shkon mendja ne martinike e ne tunizi sesa ne vlore (te pakten mua) s’na lidh gje me protesten :( . Gjithcka qe une po diskutoja ketu kishte me teper te bente me te drejtat qe shkelen me kembe ne Shqiperi, rasti konkret ne fund te fundit ishte vetem ilustrim.

  49. ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:22 am

    Swed, kam pershtypjen se u kuptuam. Megjithese une vazhdoj te kem nostalgji per Vloren (jo per protestat). Te shohim…

  50. swed thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:24 am

    Naten ujk i zi! :)

  51. ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:28 am

    Naten Swed…:)

  52. lumidrin thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:30 am

    Sa ndryshon njeriu me kalimin e kohes.
    Jemi ne Shqiptaret qe kemi djegur pyejet per te vrare ato qe provonin te kalonin kufirin.
    Sot bejme thirrje te rreshtohemi per te mbrojtur pyejet.
    Nuk dua ta besoj se nje dite mund te vrasim per te mbrojtur pyejet.?

  53. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 1:36 am

    Pyje yes o pyje no ,puna asht me vra lumidrin….

  54. Ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 4:45 am

    Per ata qe kane qejf pak “environmental (naturalist) bullshit”, apo “mendjebredhje” mjedisore sipas Klosit, debati Vehbiu - Klosi eshte shume interesan sepse prek ne thelbin e debatit mjedisor sot ne bote. Kontributi i pare i ketij debati eshte se pari se ka vendosur termat e duhur nga pikpamja gjuhesore me terma analoge ne gjuhe qe e kane kete debat me te zhvilluar si “mjedisor” “rimekembje” apo “ruajtje” ekuivalente te “environment” “restoration” and “conservation”. P.sh. kur Vehbiu e akuzon levizjen mjedisore se ka nje nocion Naimian (apo romantik) ne fakt ne nje gjuhe me teknike e akuzon ate per natyralizem – nje koncept i natyres se eger te pakontrolluar nga njeriu – duke argumentuar qe mjedisi i sotem ka me shume nevoje per “rimekembje” apo “rujtje”. Kurse Klosi argumenton (sipas interpretimit tim) se asgje nga ato qe thote Vehbiu nuk qendron dhe se ai gjithashtu eshte per nje zhvillim te balancuar, porse duke qene me afer levizjes dhe duke pasur me shume njohuri ne terren levizja ambientaliste gjendet perball nje situate flagrante. Personalisht megjithese me pelqen “mendjebredhja” e Vehbiut me duhet te them se Klosi ka te drejte. Per mendimin tim ne Shqiperi nuk ekziston nje levizje apo koshience “natyraliste” mjedisore. Ndoshta mund te lindi vetem pasi ua ka shtire ne mendje Vehbiu.
    Per te ilustruar se sa e holle eshte vija ndarese midis Vehbiut dhe Klosit po i referohem nje slogani nga natyralisti amerikan Thoreau qe thote “In wildness is the preservation of the world.” Ne fakt pothuajse i gjithe mendimi mjedisor sot i referohet kesaj shprehje per te argumentuar qendrimet e ndryshme ndaj mjedisit. Sekreti qendron ne interpretimin qe ata i bejne termit ‘Wildness’ ose “Natyre e eger” ne shqip. Ndersa nje grup e shikon “natyren e eger” si te pakontrolluar nga njerzit, grupi tjeter e shikon si nje konstrukt shoqeror ku njeriu luan pjese aktive ne te, ose disa te tjere e shohin njeriun ne nje rol pasiv. Keto lloj qendrimesh shpjegojne edhe kundershtit ne debatin per ngrohjen globale. Keto nocione nderkohe komplikohen me shume po tu shtojme edhe nocionet e karakterit dinamik te natyres perkunder nocionit te nje natyre me statike e te balancuar.
    Por perderisa ky lloj debati rreth ketyre nocioneve natyraliste ne ceshtje te caktuara ne Shqiperi nuk zhvillohet mendoj se konstatimi i Vehbiut nuk me duket i drejte, por vlen ne masen e nxitjes se nje debati. Po ashtu vlen te behet nje percaktim i qarte ne debatin e mevonshem per perdorimin e termave qe Vehbiu hedh ne perdorim si “ruajtje” dhe “rimekembje” qe jane gjera te ndryshme, por shume te vlefshme si koncepte ne diskutimin mbi nje mjedis gjithnje e me te urbanizuar.

  55. swed thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 11:46 am

    Ujk, me vjen keq te konstatoj qe e njihke shume pak realitetin ne Shqiperi.

    Kontributi i pare i ketij debati eshte se pari se ka vendosur termat e duhur nga pikpamja gjuhesore me terma analoge ne gjuhe qe e kane kete debat me te zhvilluar

    Asgje te re nuk ka sjelle ky debat pervec persiatjeve te dy autoreve. Ne Shqiperi sot ka shume njerez te shkolluar jashte per mjedis qe te garantoj qe dine shume me teper se Klosi, Vehbiu dhe Wikipedia nga kjo pune, pavaresisht se per arsye ekonomike jane te detyruar te konformohen dhe te mos marrin pjese ne debat.

    Per mendimin tim ne Shqiperi nuk ekziston nje levizje apo koshience “natyraliste” mjedisore. Ndoshta mund te lindi vetem pasi ua ka shtire ne mendje Vehbiu.

    Edhe kete e ke shume, po shume fare, gabim. Nuk ka nevoje t’ja shtije me mendje Vehbiu sepse sic te thashe me siper ka plot njerez atje qe nga kjo pune marrin vesh me shume se Vehbiu. Problemi eshte te hapesira qe kane per t’u aktivizuar pa vene ne rrezik te ardhmen e “bukes se gojes”

    Dhe qe ta mbyll, edhe Vehbiu edhe Klosi jane shume pak argumentues ne deklarimet e veta dhe shume pak profesionale, gje qe perkunder asaj qe thua ti nuk i sjell asnje vlere te shtuar debateve per ceshtjet ne fjale.

  56. lefti thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 3:03 pm

    Dakort, e pranoj se dabati i hapur eshte pozitiv, ka argumenta cilesor nga te dyja palet, mire ben qe ndodh ne Shqiperi nje debat ekologjik, çeshtje qe po shqeteson gjithe boten sot. Por, megjithate, s’ma merr mendja nuk do te do ndalohet, as ndertimi i Tec-it ne Vlore, as ndertimi i Rruges Durres-Kukes-Morine dhe as ndertimi i 8 fabrikave te çimentos ne zonen e Krujes dhe Fushe-Krujes.

  57. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 4:34 pm

    Bej cudi me faktin se si qofte autori, qofte pjesa me e madhe e personave qe kane shkruar komente tentojne te perqafojne ose nje ekstrem, ose tjetrin. Disa jane pro industrializimit pa asnje llok konsiderate per ambjentin, te tjeret te zjarrte per mrojtjen e mjedisit, e ne hale shkofshin kerkesat per drita, pune, mireqenie…Pse eshte kaq e veshtire te konceptohet nje rruge e mesme? Vertet qe nje pjese e shteteve e kaluan fazen e industrializimit dekada me pare, kjo nuk do te thote te vazhdojme te qajme hallin e prapambetjes tone, po te perfitojme nga eksperienca e te tjereve. Fakti qe temperatura globale po rritet nuk eshte perkthyer ne ndalim absolut te industrise, perkundrazi, TECe, uzina, fabrika vazhdojne te operojne e te ndertohen perdite. Por ne te njejten kohe kontrollet mbi gazet e leshuara dhe mbetjet jane me rigoroze. Atehere, duke patur fatin (e quaj fat sepse eshte e kote te vazhdojme te qahemi per prapambetjen tone) qe te mesojme nga eksperienca e te tjereve, pse nuk bejme kerkesa me te logjikshme ndaj qeverise? Ne vend te kerkesave diametralisht te kunderta, pse nuk bejme kerkesa per ligje qe vendosin kufij mbi ndotjet, per rishikimin e ketyre projekteve nga kompani e persona te kualifikuar ne kete fushe? Ndoshta mund te gjendet nje vend me i pershtatshem sesa bregdeti e pyjet per TECet, ndoshta mund te implementohet nje teknologji me e perparuar qe sjell me pak ndotje. Mbortja e ambientit me fanatizem eshte e nevojshme, po jo ne ate mase sa te pengoje furnizimin me drita te popullsise qe eshte ne erresire me ore te tera te dites. Qeveria mund te kete shume mekate mbi kurrizin e vet, po jo cdo projekt duhet pare me syrin e ekstremit skeptik. Ne vend te “jo”-se absolute, pse te mos i veme ne kandar te mirat e te keqijat, e te diskutojme alterativat?

  58. lavdosh ferruni thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 4:34 pm

    Keto i tha dje Berisha, marre nga siti i kryeministrise. Jam 100% dakort. Po pse tani dhe jo 5 vjet me pare me keto mend?

    “Prania në Tiranë e përfaqësuesve të rreth 800 kompanive të huaja është një ngjarje shumë e madhe për jetën ekonomike të vendit, është dëshmi e një besimi të madh dhe në rritje të biznesit ndërkombëtar ndaj potencialeve dhe oportuniteteve të Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri.

    Duke përmendur disa nga potencialet që ofron Shqipëria për investime, Kryeministri Berisha iu referua burimeve të mëdha hidrike për prodhimin e energjisë, për të cilat u shpreh se investimet në këtë fushë vetëm gjatë 7 muajve të fundit kapin një kapacitet prej 3.9 miliardë kilovat/orë.

    Kryeministri theksoi se Shqipëria në tërësinë e saj ka mbi 16 miliardë kilovat/orë potencial hidrik për prodhimin e energjisë.

    “Shqipëria është vendi i depozitave të përmasave botërore të kromit, hekur nikelit por edhe depozitave shumë të mëdha të dyoksideve, bakrit, qymyreve dhe mineraleve të tjera”, tha Kryeministri.

    Gjithashtu Kryeministri u ndal edhe në potencialet e shumta që ofron Shqipëria në fushën e turizmit.

    “Shqipëria është vendi i bregut më të virgjër dhe të mrekullueshëm, i bregut për t`u zhvilluar me konceptin më modern të zhvillimit të turizmit”, vlerësoi Kryeministri.

  59. ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 4:38 pm

    Swed, dakort! E pranoj qe di shume pak per gjendjen atje. Por as ti nuk po me jep ndojne informacion me shume… Nderkohe mendoj qe cdo debat ne cdo fushe ka nevoje per nje rrafsh gjuhesor komunikimi, dhe kete desha te vija ne dukje si kontribut te debatit midis Vehbiut dhe Klosit. Per njerzit qe nuk flasin por “dine shume” megjithese personalisht jam skeptike (sepse ka dhe blogje anonime nese dikush vertet e ndjen nevojen te shprehet) perseri kam pershtypjen se ky rrafsh i vendosur ku gjithesecili mund te pozicionohet qofte ne rolin e qytetarit ashtu edhe te ekspertit besoj se eshte nje ndihme e madhe.

  60. lavdosh ferruni thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 4:40 pm

    Per ndonje qe akoma nuk e ka kuptuar hilene e TEC te vlores, do ti thoshja po sikur ta ndertojme TECin tek parku i liqenit artificial, qe te zgjidhet problemi i kryeqytetit se paku. ? Ne fund te fundit TEC i eshte modern dhe nuk ka asnje rrezik ndotje thone “ekspertet”

  61. Anonim thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 5:06 pm

    Lavdosh,

    si prononcohesh ti per kete intervisten :

  62. swed Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 5:13 pm

    Mire Lavdosh, e bejme te liqeni dhe e ftofim me sh.urre :D

  63. Ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 5:14 pm

    Lavdosh, ndoshta ka njemije arsye per te mos e ndertuar tecin ne Vlore dhe personalisht keshtu besoj, por si kundershtimet dhe propozimet duhet te jene serioze. Me fal qe po ta them po ajo qe sapo porozove nuk ka asnje lloj serioziteti sepse deshmon se pari nje mungese njohje minimale te problematikes. Me duket se reagime te tilla me shume se ndihmojne e demtojne ceshtjen. Ajo qe me habit ne kete rast eshte mungesa totale e mendimit profesionist ne keto debate.

  64. ujku i zi thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 5:18 pm

    Anonim,
    Faleminderit per intervisten

  65. Idris thotë:

    26 Nëntor 2007 @ 5:51 pm

    Swed! Se pari falemnderit.
    Swed qeke i madh.Ate e di une. :D :D