PD: Rama të kërkojë falje që përdori vdekjen e Trebickës
Panorama
Partia Demokratike i ka kërkuar dje kreut të PS-së, Edi Rama, të kërkojë falje pasi përdori politikisht vrasjen e biznesmenit Kosta Trebicka, i cili denoncoi aferën e fishekëve në Rinas. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të zëdhënësit, Gerti Bogdani, thuhej se, “Partia Demokratike i kërkon këtij koalicioni ogurzi që në rast se u ka mbetur edhe një grimcë e fundit e moralit njerëzor, t’i kërkojnë të falur publikisht, qoftë edhe privatisht, familjes së të ndjerit Trebicka, sepse e vranë për së vdekuri, për qëllime të ulëta politike, duke manipuluar edhe të vërtetën e fundit të tij”. Sipas Bogdanit, “T’ju kërkojnë të falur publike shqiptarëve, se për qëllimet më të ulëta dhe çnjerëzore, iu përdhosën kodin më të lashtë e më sublim të kombit dhe të mbarë qytetërimit, kodin e vdekjes, duke trilluar dhe falsifikuar në mënyrën më të pamoralshme dhe për përfitime politike, aksidentin tragjik të një qytetari të këtij vendi dhe kësaj shoqërie”. Bogdani tha se, kreu i PS-së por edhe kreu i lëvizjes G99 tani heshtin, megjithëse, sipas tij, vetëm 3 orë pas aksidentit të Trebickës e quajtën atë vrasjen e shekullit. “Hesht Edi Rama që shpërtheu në një histeri shpifjesh dhe trillimesh vetëm 3 orë pas aksidentit, akoma pa u identifikuar mirë kufoma. Hesht partizani i vogël Veliaj, i cili para kamerave derdhte lot, kurse pas tyre i ngazëllyer shpërndante mesazhe për manipulimin e vdekjes së të ndjerit Trebicka”, theksoi Bogdani. Deklarata e zëdhënësit të PD-së vjen pas publikimit të raportit të ekspertit amerikan, sipas të cilit, Trebicka vdiq pas një aksidenti automobilistik.

6 October 2008 @ 1:38 pm
Ç’falje te kerkoje Rama?
Ai tha: i lutem zotit te kete qene aksident… dhe ne fakt shyqyr qe na e tha amerikoni kete gje,qe qe aksident, qe t’u bien shpirtrat ne qetesi shqipove…
Amerikonet zgjidhen vdekjen e Kenedit njehere, pastaj erdhen te ndihmonin edhe popullin “vella” shqiptar…
6 October 2008 @ 1:41 pm
opo thua c’bejne kta me keto deklarata? veshtire eshte per te gjetur probleme ku mund te shpenzojne energjite e tyre?
Eshte bere politika shqiptare si nje muhabet mbi nje loje bilardo midis aristokratesh, ne France, ne 1850, nga pesembedhjetevjecare…
6 October 2008 @ 1:41 pm
PD-ja nuk i ka kerkuar akoma falje banoreve te Gerdecit qe humben njerez dhe gjithcka qe kishin. PD-ja nese eshte aq e dhembshur me njerezit te qeroi nga gjiri i vet ate fare te keqe qe e mban prej gati 19 vjet brenda.
6 October 2008 @ 4:14 pm
Ta degjoje Gertin dje kur recitonte kete vjershen, te shpetonin qurrat…
6 October 2008 @ 6:01 pm
Ky vete pse ben politike me vdekjen e nje njeriu..????

Kaq poshte eshte ky shtet sa vdekja aksidentale e nje njeriu dhe mosperfshirrja e shtetit ne nje vdekje trumpetohet si “arritje” apo si “pafajesi”..
6 October 2008 @ 6:07 pm
ThoughtPolice, shko mer vlla dhe kontrolloi para se të flasin ata të PD
Ky qe një autogol ….
6 October 2008 @ 6:18 pm
Mos te ikim me larg nga peshkupauje. Sa per ata te qeverise, atje s’kemi takat. Po ketu tek peshku, sa hamalle te politikes na çane koken me lloj-lloj skenari xhejmsbondian ? Gerr-verr nja nje jave. Vetem nje Koth, me sa mbaj mend, dhe nje XYZ qe po shkruan tani, thane qe po prisni o trima, prisni se ka eksperte e ka hetime. Mos u turrni yrysh se nuk eshte mire. Eh mire mire, po ku presim ne ! Kur vinte qumeshti ne Bulmetore, te pakte ishin ata qe e dilnin me qumesht tamam : shtyrje, gerthima, grushta, peshtyma. Njelloj dhe ketu.
Sa per Ramen, sigurisht qe thirrja e ketij Bogdanit eshte nje levizje guri ne fushen e shahut. Ai e di fort mire qe hunda e Rames nuk ulet deri aty. Jo vetem e Rames, jo, askush nuk e ul hunden ne Shqiperi. Mirepo ja qe eshte rradha e Rames te jete ne qender. Neser do te jete tjetri, pasneser tjetri.
Te vetmin kerkim falje (gjysme-falje, ne fakt) qe kam hasur ne politiken shqiptare eshte nga Sali Berisha, 2005 (ne lidhje me piramidat). Madje, kjo qe dhe nje nga arsyet kryesore pse fitoi. E kam thene disa here : popull me te mire se shqiptaret, nuk gjen kund. T’i besh ç’ti besh, po i kerkove falje, te ben mik. Ja keshtu. Mos e merrni seriozisht as thirrjen e Bogdanit, dhe as hunden e Rames.
6 October 2008 @ 6:22 pm
Ou?
6 October 2008 @ 6:32 pm
Rrapush, e di qe te kam mik e me ke mik. Ja keshtu, e nuhas. Por puna eshte qe habise tende mbi deklarimin tend, une mund t’i pergjigjem qe :
- me 2005, une kam pare vete Berishen duke thene qe gabova, qe gabuam, qe keshtu e ashtu. Pavaresisht se ai dha shpjegimet e tij, pavaresisht qe ai nxori justifikime, prapeseprape nuk mohohet qe Berisha shqiptoi fjalen “KAM GABUAR”.
Kjo ishte hera e pare dhe e vetme qe kam degjuar nje fjale te tille ne gojen e nje politikani shqiptar te rangut te larte (Hoxha, Alia, Bufi, Nano, Berisha, Meksi, etj).
Keshtu mik, mund ta kem krejt gabim, por deri sa te ma shkoqisin gabimin, une them se kam te drejte.
6 October 2008 @ 6:33 pm
Gabim trullosje : jo “deklarimin tend”, por “deklarimin tim”.
6 October 2008 @ 6:34 pm
Rrap plus te tjerat,
ka nje siklet te madh ne rradhet e qeveriut lidhur me faktin qe akoma Prokuroria nuk eshte prononcuar publikisht lidhur me shkaqet e aksidentit.
Shume siklet, sepse procesi i lekundjes ne vleres se aksioneve vazhdon. E aprovum planin tha Bushi po kriza do vazhdoje te thellohet.
Duket vijne indikacionet qe jashte Shqiperie kjo pune nuk eshte pritur dhe aq mire.
XYZ, si jo ne pak raste qe lidhen kur ti poston tek politika , je paksa fare out.
6 October 2008 @ 8:03 pm
Po Berisha ka kerkuar ndonjehere falje qe perdori politikisht vdekjen e Azem Hajdarit?
6 October 2008 @ 8:14 pm
Per Azemin, te pakten dihet me siguri qe e vrane. Kurse per Trebicken, ja qe nuk e paskan vrare. Si thua tani, ku eshte kapercimi me i madh ?
Une e thashe me lart : e para dhe e fundit here qe kam degjuar nje politikan shqiptar duke kerkuar falje publikisht ne TV dhe gjithandej, ka qene Berisha 2005, per piramidat.
Ju mund te thoni qe e perdori kete per elektorat, OK, nuk e perjashtoj kete mundesi. Por fakti eshte fakt : nuk kam degjuar tjeter njeri t’i dale nga goja kjo fjale. T’ua shkrish plumbin ne balle politikaneve shqiptare, nuk iu del ajo fjale qe nuk iu del. Dhe nuk e kuptoj pse, sinqerisht mendoj se kerkimi i faljes per diçka do te ishte tejet pozitive per kerkuesin. Populli shqiptar eshte nder me te meshirshmit qe njoh, e kam seriozisht. Kendej nuk me ka rastisur te njoh nje te huaj qe te shprehe dhimbje apo meshire aq sa shqiptari. Keta e bejne per detyre, per ndergjegje profesionale, por jo per dhimbje.
Kurse shqiptari ka shpirt te dhembshur : thuaji me fal, bera gabim, te jesh i bindur qe ia fitove zemren. Nuk e di pse nuk e perdorin kete politikanet tane.
6 October 2008 @ 8:14 pm
Hm… une kujtova se kodi me i lashte ishte ai i prostitucionit.
6 October 2008 @ 8:20 pm
njera, po Azem Hajdari politikan ishte, politikan i PD, deputet dhe vrasja e nje politikani sigurisht qe do perdoret politimkisht nga forca politike te ciles ai i perkiste. Sipas aresyetimit tend pune e madhe se vritet nje kryetar partie, nje deputet i nje force politike… Partia e tij nuk duhet te shqetesohet nga kjo vrasje…
Po kur perdoret e sterperdoret, keqperdoret deri ne neveri POLITIKISHT ceshtja e viktimave tragjike te Gerdecit qe NE FUND TE FUNDIT nuk ishin politikane,e si te mos perdoret POLITIKISHT nga partia qe ai themeloi vrasja e nje udheheqesi te nje force politike???
Ceshtja mendoj se qendron te nje dukuri shume e ndyre e politikes shqiptare ku shfrytezon shemtuar dhe ne menyren me te pacipe fatkeqesine dhe dhimbjen e te tjereve per interesat e veta politike. Sipas logjikes se te majtes shqiptare meqe Berishen nuk e heqin dot me vote, shyqyr qe ndodhin “gerdecet” e “trebickat” se mbase kete here e rrezojne…lol…Pra nje llogjike shume cinike dhe sigurisht teper e pafrytshme…
Opozita e majte ne vend qe te shterngoje rrypat se po afrojne zgjedhjet dhe duhet te mendoje se cfare ALTERNATIVE do i premtoje ketij populli te cilen kerkon me etje te papare ta qeverise,rri e merret me lajmet e kronikes se zeze..”he mo? u vra ndonje sot? kemi ndonje gerdec te ri kete jave? Ndoshta e hedhim poshte qelbesiren ne rastin e ketij aksidenti apo tragjedie!”
Bota e qyteteruar demokratike (te xcilen e predikojne me aq zell ramat e Veliajt se e perfaqesojne) i mat forcat me kundershtarin apo me veteveten nga nje periudhe elektorale ne tjeren, kurse e majta jone e famshme i mat nga nje gerdec e nje trebicke ne tjeren fatkeqesi qe duhet domosdoshmerisht te ndodhe…
Bota e qyteruar i mat forcat nga nje mandat zgjedhor ne tjetrin, kurse politika e majte shqiptare i mat me MANDATAT E FATKEQESIVE….
6 October 2008 @ 8:32 pm
sa shpejt qe e gjetet kunderpergjigjen, direkt kerkuat te kerkonin falje per gerdecin me perpara etj etj.
po opozita te mbaje pergjigjesite e veta ne fillim, qe i datojne shume kohe perpara, qe nga origjina komuniste, vjedhjet etj. po ju se quani gje faktin qe ate jave ktu te peshku u “cane” robt duke aluduar lloj lloj intrigash sa po shkonin deri ne halucinime. te kerkojne falje per kte stres qe na krijuan ktu pastaj per te tjerat…
6 October 2008 @ 8:38 pm
XYZ Shkruaji mesazh privat thotë:
6 October 2008 @ 8:14 pm
Per Azemin, te pakten dihet me siguri qe e vrane. Kurse per Trebicken, ja qe nuk e paskan vrare. Si thua tani, ku eshte kapercimi me i madh ?
———————————————————————-
Cfare beri Rama me teper? Asgje! Rama tha se Trbicken e vrau Sala, pa ditur ne fakt asgje; Berisha thote se Hajdarin e varne socialistet pa ditur ne fakt asgje (ose duke i ditur ne fakt te gjitha se eshte vete ne tave, po nejse). Prandaj, pergjigja e pyetjes tende eshte se s’ka as kapercim me te madh as kapercim me te vogel. Njilloj.
6 October 2008 @ 8:49 pm
Koth, sikur te me thoshe pse jam out, me siguri qe do te ishim shoke te ngushte. Ka dale dhe moda. Bej nje shok te ngushte ketu se ndryshe te piu e zeza, te shqyejne. Ja me ndriço pak llambushken, pse jam out (ne lidhje me faljen e Berishes) ?
6 October 2008 @ 8:50 pm
Tamam tamam Rama ne konferencen per shtyp disa ore mbas lajmit per vdekjen e Trebickes pak a shume tha: “Lus Zotin qe Kosta Trebicken te mos ta kene vrare…………., ndersa Sula per vrasjen e Azemit e tha me qindra here se e ka vrare Fatos Nano. Kjo eshte e verteta.
6 October 2008 @ 8:52 pm
berisha tha emrat e njerezve qe vrane Azemin.Qeveria doli dhe u dha alibi athere (nese te kujtohet deklarata e te deleguarit te qeverise ne Tropoje) dhe po ajo qeveri i arreestoi dhe denoi pas disa vjetesh personat qe kish denoncuar berisha.
Keshtu qe dallimi nuk eshte for i vogel.vec kesaj azemi , trebicka ishte nje biznesmen me afera te dyshimta, azemi ishte figure politike me perkrahje popullore.edhe ky nuk eshte dallim i vogel
6 October 2008 @ 9:09 pm
“Trebicka, ndjese paste, se eshte bere per t’u pasur ndjese, vdiq vertet. Ama para se te vdiste, TRE here e tha publikisht se e kishte pasur gabim ai. Videoja qe fliste ai s’kishte te bente fare me njerez te mire. Vete e tha ai. Vete. Edhe pastaj vdiq”
Sali Berisha
Emisioni “Opinion”
2 Tetor 2008
6 October 2008 @ 9:15 pm
Se harrova.Kjo ishte njera nder pikat me kulminanate te humorit kryeministror ne emisionin e shume-perfolur
:D
6 October 2008 @ 9:21 pm
1–
Aspak e vertete ,ai ishte nje bisnesmen i ligjeshem ne fushen e armatimeve dhe municioneve .Kjo qe thoni ju censura, eshte afer i paster shpifje!
2–
Aspak e vertete ,Azem Hajdari,nuk ishte figure politike popullore,por Partiake, edhe kjo Censura eshte nje afer shpifje !
Ashtu si Galileu qe zbuloi tha -e megjithe ate ,toka rrotullohej ,ashtu edhe Trebicka qe zbuloi aferet koruptive ,me gjithse vdiq ne menyre misterioze ,me aksident ,perseri thote ,se qeveria eshte e perfshire ne afere me armatimin & municionin ushtarak !
Cdo qenie njerezore vdekjen e Trebickes do ta quante si e mendonte ,nje vrasje ,jemi mesuar te degjojme ,se makinat u gremisen ,ne humnere ,u perplasen me peme ,me shkemb,me nje tjeter makine , ra Vjose, ne Ulez,Liqen ,ne Qf thane , qf molle,Qaf Krabe.. por skishim degjuar dhe pare qe aksidenti te jete ndodhur, ne nje rruge te bukur,te drejte , pa gremina ,pa humnera ,pa makina ,pa qafa …. bile prane nje lendine te bukur ! dhe nje rruge piktoreske !
Per mua eshte misterioz aksidenti ! Duket si nje aksident i kryer nga Ghost-et, ose Xhindet!
6 October 2008 @ 9:35 pm
Do ishte mire qe te pakten brenda nje teme te peshkut te perdorim te njejten llogjike. Nese angazhimi i ish-partneres se Argites ne nje transaksion shitblerje ngre pikepyetje, atehere edhe angazhimi i Trebickes ne nje kontrate me Diverolin e ben ate te dyshimte.Kjo eshte aplikimi logjikes me te thjeshte. Kjo nuk do te thote qe ai nuk ka thene te verteten ne deshmite e tij, po kjo nuk e ben hero.Po te fliste para se ti hiqnin kontraten do isha ne nje mendje me ty.
Se dyti, qe azemi , per shume arsye, ishte figure me perkrahje te madhe popullore eshte evidente per kedo qe ka jetuar ne Shqiperi ne ato vite.Fakti qe une apo ti mund te kemi antipati per ate, apo qe mund te biem dakord per te metat e tij nuk ndryshon gje.
Dikush ketu siper , u perpoq te beje nje paralele ndermjet dy rasteve, dhe une po kundeshtoja pikerisht kete.Nuk ka vend per paralele sepse personalitet e dy personave ishin krejt te ndryshem (edhe sikur trebicken ta kishin vrare)
6 October 2008 @ 9:35 pm
(Cfare kishte pasur ai gabim,Sali Berisha nuk e sqaron.)
Videoja qe fliste ai s’kishte te bente fare me njerez te mire.
( Kane qene rrugace ?,me shfaqe te huaja ?,kurvare ?,jo te ndershem ?–apo si ? nuk kane qene te mire ? ..nje fjale e pergjithshme ,qe nuk di ku ta fusesh ,nuk kana qene te mire !!!! pse nuk e percakton ,jo te mire ka kuptimin “kontra bandiste si ai boshnjaku Faslli vici!!)
Ky njeri aty per aty behet i ndershem,i pa edukat ,pa edukat,i zgjuar,i mencur ,harbut publik i deklaruar,genjeshtar,komunist ,fashist ,demokrat, pupupu.!!
Nuk ka as edhe nje bosht,ose shtylle kurizore .
6 October 2008 @ 9:43 pm
Kot po e zgjas ,Azemi,nuk beri me shume ,se Ridvan Peshkepia,Edmond Budina,Edi Rama,Arbem Imami ,Arben Broci…..une nuk e kuptoj pse Azemi behet si i vetmi hero i demokracise!!!
Te kuptohemi ai ishte nje nga herojte ,studente te guximshem .por me vone edhe Azemi ,beri djegje ,shkatrime ,vrasje … u more me afere.gje qe coi ne hakmarje ,e vrane sepse kishte vrare !
6 October 2008 @ 9:46 pm
ore ‘crendesi ka sa perqind beri njeri budina apo azemi.
Ne perceptimin popullor sundonte figura e azemit jo e budines.
6 October 2008 @ 9:48 pm
Cfare djegje e vrasje ka bere azemi? na sill nje artikull gazete qe e akuzon per keto qe thua ti.
6 October 2008 @ 9:48 pm
Pse jo Berisha!
6 October 2008 @ 9:49 pm
Good question! Nuk e di pse!
6 October 2008 @ 9:49 pm
Shko ne tropoje dhe ta mesojne ..
6 October 2008 @ 9:53 pm
fakti eshte se azemi nuk eshte perfolur asnjehere ne shtyp per keto qe thua ti.E dyta, duhet te jesh shume naiv te besosh se vrasja nuk ishte politike
6 October 2008 @ 9:55 pm
Kjo duhet të jetë shprehja e vitit.
6 October 2008 @ 10:08 pm
Pa pa pa pa qe s’e duroj dot kete Artianin. Shiko ç’thote :
Kot po e zgjas ,Azemi,nuk beri me shume ,se Ridvan Peshkepia,Edmond Budina,Edi Rama,Arbem Imami ,Arben Broci…..une nuk e kuptoj pse Azemi behet si i vetmi hero i demokracise!!!
Te kuptohemi ai ishte nje nga herojte ,studente te guximshem .por me vone edhe Azemi ,beri djegje ,shkatrime ,vrasje … u more me afere.gje qe coi ne hakmarje ,e vrane sepse kishte vrare !
____________
O Artian, vetem po te kesh qene me 8 dhjetor 1990, nga ora 18.00 -18.30 para Godines 15 te QS, i merr vesh pergjigjet. Persa kohe qe sillesh e mbeshtillesh me raportin e Kongresit te 9-te te PPSH ne dore, ske gje ne vije. Bonne nuit !
6 October 2008 @ 10:26 pm
Se pari ,ndjeste paste Azemi , e respektoj per ate guximin me trimerine me shoke shume ,ne vitet 90` i heqim kapelen.,dhe e kujtojme e perseris me respekt per ate kohe.
Pike pamja ime eshte pse ne i hiperbolizojme heronjte ? i bejme me kra ,si engjej,si pishtar,si martir? eshte e nevojshme ? Sot ky vend ka nevoj per inxhinier ,heronje ,per arkitekt heronje ,per politikane heronje ,qe zgjidhin ceshtejen e paqes midis vetit dhe perparimit te popullit,sa me shpejt ,dhe jo edhe per 50 vjet te tjera ,
Ne 90.Komunizmit dhe Ramizit i kishin rene dhembet!Ishin te tjere heronje ,ne se mund ti quajme ,qe u pushkatuan nga Komunizmi .
Kush e vrau Azemin ? Ai nuk u vra ne kohen me te veshtire ne 1990, u vra ne 1997!!
Komunizmi e vrau?Komunistat?Kush? Mesa di akoma nuk eshte gjetur kush e vrau ,ata qe jane ne burg, nuk ishin komuniste ,ishin te gjithe nga Tropoja.
7 October 2008 @ 2:06 am
me tere kto skandale a prova , kjo qeveri mban nr.1 per korupsion dhe nuk e kuptoj sesi disa ketu e justifikojn qe saliu eshte i pafajshem. Vertet qe jeni kamikaz fare… tani na doli dhe faslici qe tha e kam shok saliun dhe saliu ja ben ne parlament fasllicin do ja u sjell ne parlament.
7 October 2008 @ 5:35 am
Ka shume thenie per te vertetat po me bukur duket dhe e kohes ajo e B.Breht
:)
Te shkurter e kekemben me thoje zotrote ,por me e shkurter qe kjo JETA jote (e verteta ose expertiza per Trebicken).Do lexoni perseri se une kam thene se …po nuk e kisha trajtur ne kete menyre se pergjegjesia ime ketu mbaron…
Mos u merrni me te vdekurit por per kulture R.Alia dy urdhra te “fuqishem” dha per sa qe.
-30 POLICE te flinin me turne ne arkivin e Tiranes per te ruajtur rregjistrat e proneave,me cdo cmim! …
-Pergjigjen penalisht dhe me jete per INCIDENTE te RENDA ndaj “pardesyve te bardha”.
Lereni Azemin te qete.Sic e krijoi koha e mori ne gjirin e saj se vetem per aq e krijoi .Ndjese familjes qe po e zeme ne goje ! Eshte kohe pa norma !
Loja me kufoma ka nisur qe me komisionet e varrim-zhvarrimeve dhe PD akoma nuk i ka ikur nga trupi era e mykut te te vdekurve .Doemos dhe keta qe vijne ketu nga ajo ere mbajne jo vetem nga GOJA por i gjith TRUPI u mba era !