Pasqyrat

pasqyrat1.jpg

Do te dish kete historine ketu? Eshte me ngyra te forta po. Ku ta zuri syri o njeri i mire! Por, mire. Do te ta rrefej. Ku e di une? hahahah…ta rrefej pastaj.

Ata te dy kishin qene te dashur. Po po. Sigurisht, nese pyet ne ate kuptim. Keshtu, kishin qene te dashur dhe kishte gati nje vit qe ishin larg njeri tjetrit. Nuk ishin ndare jo, thjesht ajo ishte larg. Per pune. Ishte nje pune qe fitohej shume. Nje pune sekrete. Kishin folur shpesh ne telefon dhe ajo nuk I ishte treguar as adrese dhe as c’pune bente. Dihej qe ishte nj epune qe kishte te bente me mardhenie diplomatike. Ai shpesh I thoshte ti je Mata Hari. Me duket se je spiune agjente sekrete i thoshte. Dhe ajo I pergjigjej qe ishte si NIKITA. Filmi. Flisnin shpesh. Sidomos ne filim te ikjes.Ne fillim po. Me pas filluan te duheshin me nje dashuri te re. Me nje dashuri si qiri qe ndriconte zemrat e tyre ne momentet me te errta. Qe do te thote, qe duheshin kur u binte bytha ngushte. Qe do te thote qe kur secili nga ata ndihej keq, dhe vuante, menjehere kerkonte tjetrin. Ishin si nje oaz per njeri tjetrin. Nje ishul I shkrete sekret ku fshiheshin nga bota per tu mbrojtur. Dy ishin momentet ku kerkonin njeri tjetrin. Kur ishin ne kulm te depresionit dhe ne kulm te euforise. Me pas, pjesa tjeter ishte kontur i lidhjes se tyre te zgjidhur. Si pse? Po e zgjidhur ishte se nuk ishin bashke. Miq? Jooo! Absolutisht. Sepse menyra se si duheshin, dhe si i benin keq njeri tjetrit ishte shume larg te qenit miq. Si? Off! Jo te bere keq, por ata te dy shkonin ne ekstreme. E torturonin jeri tjetrin. Pasi ngiteshin me fjale, e mbaj mend shume mire, nje dite po diskutonin ashtu si dy kafshe maten me njeri tjetrin para se te ndeshen, po pyesnin se kush ishte gjeja qe do i bente me keq. Ai tha qe humbja e saj do i bente keq me shume ne bote. Dhe ajo i tha qe babain e kishte pike te dobet. Dhe ai i thoshte, - te qifsha babain ne bythe. Do te te vdese babai i thoshte. E ajo qeshte. Sigurisht. Ishte e tmerrshme. Karakter i tmerrshem ishte. Shume e veshtire. Kur ishin bashke ,menjehere pas nje puthjeje psh. Ajo hapte deren e dilte rruges si e cmendur. Ikte e vinte pas nje jave. Ai as qe e pyeste fare. Nuk kishte si ta pyeste sepse ajo e gjente me nje femer ne krevat, skene qe ai kishte nje jave qe e pergatiste. Megjithate, momentet e tyre ishin te embla…aq te embla…ai e adhuronte kur arrinte ta bente te bute dhe te disponueshme ndaj puthjeve te tij. Adhuronte ti prekte ato faqe, ato buze, dhe kur ndihej i pranuar e i thithur prej aj. Çmendej kur ajo behej si nje lule e gatshme per te ngopur bletin me te dashuruar. Ne ato momente ajo behej e bukur. Hahaha! Si more s’ishte e pashme. Ajo ishte femer e hatashme. Por nuk e thashe ne ate kuptim fjalen e bukur. E bukur ne kuptimin qe femra shprehej nepermjet saj. Deri ne ekstaze, ajo ishte misherimi i femres.
Ashtu si behej e urte, e perkedhelur, e embel, e tulatur, e dashur, me sy te ndritshem, ashtu si prekte, si hapej, si lagej, si donte te thithte tere trupin e tij, si donte te ishte e perfshire, e lepire, si donte te ishte e zoteruar nga mashkulli dhe ashtu si sillej pas orgazmes, embel dhe tere dashuri, ajo ishte FEMRA.
Keshtu, dua te tregoj se si e kam kuptuar une dashurine. Sepse ka qene dashuria me e vecante qe kam pare deri me sot.
Ata te dy u takuan nje darke te bukur duke ecur rrugeve te cuditshme. Dhe pane njeri tjetrin me simpati. Sepse, ne ate moment te caktuar, te dy ata, ashtu si dhe une, ashtu si dhe shume te tjere qe une di, po admironin me mendje njerezit qe ecin vetem ne rruge. Njerezit qe ecin vetem ne rruge, jane totalisht te perqendruar te vetja e tyre…jo jo. Pikerisht pse mund te jene duke menduar per hallet e tyre une dhe shume te tjere themi qe njerezit qe ecin vetem jane me veten e tyre. Te kujt jane hallet ne mos te vetes se tyre? Pra, duke qene vetem me veten, njeri qe ecen vetem, I futur ne gjendje te pavetedijshme nga ritmi i ecjes me vete, behet rrezatues i vetvetes, dmth, ofron vetveten botes, dmth, eshte origjinal, dmth eshte i vecante. Dhe cdo gje e vecante ne bote eshte e bukur jo?
Mire e u zgjata shume. Pikerisht per keto arsye ata u buzeqeshen. Ate dite folen e folen. Nuk e mbaj mend ne bene dashuri, po fakti eshte qe ajo u zhduk sepse u ndie ne rrezik te dashurohej, dmth te gllaberohej nga je gjendje e padeshiruar humbjeje. I dergoi nje leter te tipit ika se kam frike se ndjej per ty, degjoemi ndonjehere…
Dhe u zhduk per shume muaj, mbase nje vit gati.
Ai i beri pause ne trurin e tij, dhe vazhdoi rremujen e perditshme. Ajo atje larg atij, beri tere qejfin qe kishte imagjinuar po dicka e guduliste brenda. Dicka e humbur. E harruar. Po ca eshte kjo gje e harruar dreqin?
Nje dite, pasi kishte pare nje vegim ne enderr, nje vegim te dhunshem, me ate, I coi nje leter tjeter. Dikur te kam njohur. Aty je?
Dhe u takuan serish. Cuditerisht kishin bere te njejtat gjera. Me sa ke shkuar? Ca ke bere? Sa ke shijuar? Edhe me nje femer? Sa do doja te isha aty…pervers…shaka… e pse qenka shaka? Ti do te doje te ishe at…do doja qe c’ke me te…do ja beja asaj shoqes tende qejfin…aspak, ajo do te me donte mua ,dhe ty do te te linte me ate ne dore..hahaha
Ishte dicka e bukur te shihje dy elemente, zjarrin dhe celikun ne paqe me njeri tjetrin… ai behej tape shpesh, dhe e trembte ate…
Kuptuan dashje pa dashje se kishin rene ne dashuri. Te dy pyeten ne nje goje; ME KE? Te dy u pergjigjen ne je goje; ME TY! Po harroje se do te ta them prape, - tha ajo. As qe dua te ma thuash se ndryshe do me velitesh, - tha djali. Dhe shetiten dore per dore rrugeve te kryeqytetit. Dhe bene dashuri ne nje “chale” ne Venezia, buze canal grande, afer zjarrit, te dy te zhveshur, duke ngrene mbi jeri tjetrin, duke u lagur me vere te kuqe, duke u lepire, kafshuar, pickuar, do te te hedh ne zjarr, tha. Ajo e gerrici me thonj ne shpine, dhe i kafshoi sisen.
Jashte binte shi i frikshem, dhe si gjithmone, po te shihje gjethet e pemeve ishin te frikshme si kthetra djalli. Por ishte me mire te mbyllnin perdet e kuqe gjak, te shtriheshin ne tapetin blu, te deheshin serish, te zberthenin njeri tjetrin deri ne kopsat me te fshehta te shpirtit dhe…sigurisht me mire keshtu se jashte ne shi, ne bote.
Megjithse do ngordhja te shihja sisët e tua si forcohen nen shiun e ftohte pasi une te te kem mbyllur jashte lakuriq, - tha ai duke qshur. Do te ndjeje nje dhimbje te madhe ne lulet e tua pasi une do te te beja magji, tha ajo duke e puthur te shputa e kembes.
Ai i ndjeu zemren se si i rrihte…
Ajo iku prape. Ai e adhuronte jeten e saj. Ikte ku ti kerciste damari i momentit. Miss aventura. Do ishte perfekte per te gjajtur krokodile ose majmune vrases ne amazone, ose nje luan te madh ngrenes njerezish ne savane.
Po ajo iku ne ShBA. Per pune.
Pas ca kohesh folen serish. Pasi germuan pak njeri tjetrin, zbuluan se te dy ishin lidhur. Dhe te dy ishin mire. Ndiheshin te stabilizuar. Kishin te dy ne krah njerez te qete dhe ideale per te ngritur familje te shendoshe. Sigurisht qe ta harrosh se mund te martohem ndonejhere me ty; i tha ajo.
As qe behet fjale. Do martohemi se s’ben.. nuk ia heq dot kenaqsine vetes te te kerkoj divorcin javen e dyte, - tha ai. Dhe pastaj do te bejme nje vajze. Do ia veme emrin era. Sepse te dy jemi si era. Te lire. Liria mbi te gjitha. Pasi ta bejme vajzen, do te ta le ty e do zhdukem. Do kthehem prape kur te kete pushuar se qari. Dhe do ta mbaj ne kurriz duke shetitur bregut te detit ose duke pikturuar kot se koti. Ose do ti mesoj muziken. Do ta bej rock star vajzen. Dhe do behet qejflie e madhe si e ema dhe kucke e madhe si ati. Do shkoje me cunat e pastaj do ti braktise.
Jooo! Do ti doje e pastaj do ti braktise! Sigurisht…Dhe me ke kishe nder mend ta beje femijen ti? Se une nuk kam nder mend te mbaj femijet e tu….
Vajza jone do jete femija i shtate.
Po gjashte te paret?
Nuk e di, po ajo do jete e vecante…
Humben.
Nje dite, pasi kishin folur gjate ne telefon, ajo nxorri nga dhoma te dashurin e saj. I dukej sikur po e tradhetonte djalin diku atje larg ne nje cep te botes tjeter.
Dhe nje dite tjeter ai qau per te. Ajo kishte vuajtur shume duke rrezikuar te binte ne nje pus te thelle. Mbase lotet e tij mbushen pusi ne thelle duke bere qe ajo te notonte lehtshem ne te. Sigurisht qe kjo eshte figure letrare e realizmit magjik, po me pelqeu shume ndaj e perdora. Kam dhe une pakez shpirt artistik.
Pas ca kohesh folen serish. Ajo i tha qe i ishin vonuar periodat. Gati nje muaj e gjysem. Ai eshte i gezuar po une as qe kam nder mend ta mbaj, - I tha ajo. Por, eshte e tmerrshme ta heq. Me vjen keq!… ti si thua?
Une them qe me duket se nuk je shtatzane…djali u ndie cuditshem.
Po ate nate ajo e mori ne telefon e tmeruar…ca dreqin je ti? Ti je shtrigan… u zgjova nga gjumi ne mes te nates e mbuluar me gjak… si ka mundesi? Me erdhe ne gjume/ si erdhe? Ca bere brenda trupit tim? Me erdhen periodat!
Nuk di gje…isha ne gjume… dhe tani po ha ca biskota me qumesht…
Pas kesaj ngjarjeje, u larguan. Ajo ne nje plazh enderonte te ishte me te, ai ne nje klub jazz enderronte te ishte me vajzen qe do kuptonte situaten.
Ishin larg per shume kohe. U be nje vit pa u takuar. Dhe nje muaj pa folur. Dhe pas ketij muaji e kerkuan prape njeritjetrin. Dhe e di me te bukuren? Ata nuk ishin te ndergjegjshem qe kerkonin njeri – tjetrin, as si e therrisnin njeri tjetrin, as si takoheshin. Keto te tera, thjesht ndodhnin. Kur duhej.
Ishin shume te zene duke u marre me njeri tjetrin, ndaj nuk i shihnin keto koincidenca qe une i vura re. Dhe aty fillova te kuptoja dicka, po qe do te ta shpjegoj ne fund o njeri i mire.
Pra, u kerkuan pa u ditur dhe u gjeten pa u ditur. Me grepa e me karrema ndaj njeri tjetrit nxorren qe ishin te turbulluar emocionalisht. Te dy donin dhe dy njerez te tjere.
Pra, njekohesisht te dy ishin te lidhur, te dy ndiheshin te qete, te dy donin dy njerez te tjere, te dy duheshin…hahahha… dhe prape pas ca kohe tjeter folen serish (kishin aq kohe pa u takuar!) dhe zbuluan se te dy ishin te lidhur me te dashur civile dhe serioze dhe aq te mire dhe qe i donin aq shume. Te dy ishin te dashuruar me persona te dyte me te cilet benin seks te cmendur. Te dy i kishin thithur keta te dytet, dhe njekohesisht, duke qare hallet me nje pale te trete, kishin pare se ishin dashuruar dhe me te tretet njekohesisht. Te dy kishin dyshuar ose kjo ishte iluzion. Te dy kishin kujtuar se po cmendeshin. Dhe te dy kishin dashur te flisnin me njeri tjetrin, te dy kishin dashuruar njeri tjetrin me mendje, dhe te dy kishin bere kolaps ne njeri tjetrin pa folur fare.
Kuptuan me sukses se ky ishte thelbi i lirise se tyre. Liri emocionale, fizike, psiqike per tu cmendur sa te ta kishte qejfi, liri per tu zhdukur e per te mos ardhur me, liri per tu ngjitur te tjetri…
Ik se nuk te dua… e ca pastaj? Te dua une. Nuk te shqitem! Po ik…mjaft se te vdiqa…nuk iki. Te dua une te thashe.
Aajaaa!
Eja se te dua! Jo, nuk vij. Po dhe ti me do. Po te dua, po nuk vij. Po eja pra. Jo nuk dua!
Te dy e therrisnin veten me emrin e tjetrit, dhe tjetrin me emrin e vetes. Sepse, ata, me sa kuptuan vete, dhe me sa kuptova une duke I pare te dy, ishin pasqyra. Pasqyra te vetvetes. Dhe te tjetrit.
Te dy ecnin me te njejtin ritem me boten e tyre.
Te dy kishin nevoje per ndryshim. Te dy ndryshonin njekohesisht. Dhe te dy dashuroheshin prape nga e para me njeri tjetrin.
Dhe me ndryshimin.
Nese beheshin pellgace, humbisnin. Urreheshin. Perbuzeshin me dashje. Tere qejf. Ia dashuronin perbuzjen dhe urrejtjen njeri tjetrit, sepse ishte e secilit njekohesisht. Vibronin te dy ne rezonance. Ne pasqyrim. Si e thoni ju ne fizike? Dukuria e rezonances dhe pasqyrimit. Jane e njejta gje.
Iknin per tu kthyer me fytyra te reja, serish te dashurueshme. Serish te pasqyrueshme te njeri tjetri.
Dhe kjo quhej dashuri e pakufizuar sepse po ta shihje ne pasqyre, kjo dere hapej pafundesisht ne vetvete. Kjo, eshte historia e dy pasqyrave.
Une? kush jam une? uffff! Gjithmone kjo pyetje me ka vene ne siklet. Mendoja se ti do mahniteshe nga historia e nuk do ta beje. Je nje çupez kaq e embel…
Te them te drejten, une ne pergjithesi rrefej. Une jam rrefyes. Ose karte ku shkruhen gjerat ne pergjithesi.
Ca me thone re puplore, qe sheh gjithcka. Ca me thone peshk. Disa me njohin per femije. Disa te varfer per mjekren e profetit. Madje dhe per bereten e EL CHE’se.
Madje ca te lashte guxojne e me therrasin z.ZOTI. ja, ti c’me thua? Per ty jam re puplore perderisa dija kete histori? Haha. E drejte.
Mbase e kam gabim, se nuk jam i pagabueshem, madje disa here me shpeton regjistrimi se me ze gjumi. Ne te tilla raste ndodh ndonje cudi e pandodhur, sepse une krijoj nje apendecit ne forme rrethore qe i rri tangent rrethit te madh e te pafund te kohes, dhe qe e quaj kete rreth te voge dita e tete. Dhe aty fus tere ngjarjet e pangjara.
Keshtu, se kam zakon te zgjatem, sepse rralle here bisedoj me dike keto kohe, une mendoj (ndoshta e kam gabim, e prseris) se dhe une jam pasqyre. Pasqyre ku pasqyrohet gjithcka. Dhe une pasqyrohem diku tjeter, ose ndoshta gjithekund, duke dhene shembelltyra e duke marre te tilla ne menyre te pafundme.
Mbase tani nuk jam real, sepse mund te jem pasqyrim i nje pasqyre ose reali diku tjeter. E cuditshme e?
Nje pasqyre! Dhe ata mbase jane une. Dhe une mbase jam ata te dy te kesaj historie. Ose mbase jemi gjithcka reale dhe pasqyrim njekohesisht…
Fli gjume tani. E tere kjo do te mbyllet brenda nje dite te tete. Mesove shume per trurin tend prej adoleshenteje zemer e vogel…mbase dhe ti je une…dhe une jam ti…

19.02.2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

46 Komente

  1. whisper thotë:

    28 August 2007 @ 12:36 pm

    uau nuk e mendoja qe do vinte tek peshku kaq shpejt. me duhet ta pranoj eshte cool, e shkruar bukur, rrjedhshem me humor. dhe ato nderhyrjet e autorit, ato jane great jane shija e te gjithes. sa per historine c’mon that’s love take it or leave it ;)

  2. Blendi thotë:

    28 August 2007 @ 12:54 pm

    I bet there’s a lot of takers whisper.

    Falemindrit Loer.
    Sikur tjetersohemi pak nga dashuria ne dashuri. Ai reflektimi nuk eshte vetem nje çast, imazhi mbetet edhe kur hapat e saj nuk degjohen me. Te gjithe ruajme dicka nga tjetra/i, ide, mimika, fjale, mungese…Ca here dicka me shume, apo dicka me te madhe. Keto histori na bejne keta qe jemi, sikur take it or leave it…mire e ka whisper.
    Qe do te thote qe kur rrefyesi te puthe buzet e kesaj adoleshentes qe e degjon, kjo ne nje fare menyre do puthe ate tjetren. Se dashurite jane konstelacione, lidhen me njera tjetren dhe na ravijezojne ne. Dashurite nuk ndodhin ne ishuj te pabanuar por vetem mes dashurish te tjera, te izoluar ne ishuj ciftet vriten.

  3. whisper thotë:

    28 August 2007 @ 3:14 pm

    prandaj eshte dashuri, sps nuk mudd ta shpjegosh, nuk mund te arsyetosh, nuk mund ta kuptosh plotesisht, thjesht duhet pranuar ashtu si te vjen. ka raste kur te vjen me stuhi, me rrebesh kur te perfshin te tere te le pa fryme. ka raste kur eshte e qete, e permbledhur, familjare nje port i sigurte ku te ankorohesh. por eshte dashuri ne te gjitha rastet dhe mbi te gjitha edhe pse ka perfunduar te le nje shije, te le kenaqesine e te provuarit. nuk e di nese kjo ka te beje me ndonje histori personale te loerit, por e di cfare, uroj te jete ashtu sepse ndryshe nuk do ta ksihim kete tregim. e shijova jashtezakonisht ne cdo resht

  4. Abi thotë:

    28 August 2007 @ 5:34 pm

    Me fal Loer Kume per gjithe punen qe ke bere, ke shkruar kaq shume por me thene te drejten mua as qe me pelqeu fare…. Mu duk sikur kishte nje distance midis historise ose personave dhe vete ju/ose une si lexues…. Urime per mundimin, suksese dhe lexim te kendeshem te tjereve por per mua ishte pakez humbje kohe..

    Abi

  5. INA thotë:

    28 August 2007 @ 6:51 pm

    Nice,

    “Te dy ecnin me te njejtin ritem me boten e tyre.
    Te dy kishin nevoje per ndryshim. Te dy ndryshonin njekohesisht. Dhe te dy dashuroheshin prape nga e para me njeri tjetrin.”

    Ke te drejte; Historia e dashurise se vertete, nuk mbaron ndonjehere.

  6. T.Sokolaj thotë:

    28 August 2007 @ 7:09 pm

    Vetem nga orvatje te tilla krejt ndryshe, nga terrene te tilla te pashkelura te shkruari dhe rrefimi mund te thuhet dicka me vlere dhe origjinale per dashurine. Si kjo e thena ketu lart qe te shfaqet, te mahnit dhe te iken aq shpejt duke te lene ndjesine e tmerrshme te te qenit vone per te rendur drejt Asaj.

  7. mc thotë:

    28 August 2007 @ 8:37 pm

    per mendimin tim tregimi i mesiperm duket i influencuar nga romani Femrat i Bukovskit, si qindra shkrimtare te tjere qe kane dale vitet e fundit.

    Ne keto momente, nuk me pelqen as stili as permbajtja. Ta lexoja ne gjimnaz mund te isha impresionuar nga gjuha, se ne ate moshe edhe ‘hasta la vista’ e petro markos tingellonte soft porn. Por, si lexuese me e pjekur, kerkoj me shume thellesi ne karakterin e protagonisteve, me shume fantazi, me shume histori, dhe me pak haha nga autori.

    Jo cdo tregim qe pershkruan gjokset e femres, apo seksin eshte interesant. Mua mu duk bajate fare. Edhe nje here, eshte thjesht mendimi im, pa rendesi fare.

    Shkrim te mbare.

  8. Blendi thotë:

    28 August 2007 @ 8:51 pm

    Per mendimin tim rendesia e ketij tregimi nuk qendron ne skenat e dashurise qe ketu ishin te pakta dhe te rralla. Te shkruash per siset e femres, apo per vithet a per vaginen nuk me duket se perben ndonje lloj tabuje, jo me. Nuk dua te flas pa rradhe, se kritikat i drejtohen autorit dhe ai pergjigjet vete, por tregimi qe lexova une nuk ishte asfare seksual, perkundrazi, ishte historia e dy veteve qe jeta here pas here i leshon ne krahet e njeri tjetrit.

  9. T.Sokolaj thotë:

    28 August 2007 @ 9:04 pm

    Si cdo gje tjeter ne kete bote, qe nuk eshte perfekte, edhe teksti me lart nuk eshte perfekt. Une nuk dua te personalizojme diskutimet ketu, por kur lexoj dosa komente “kunder” shkrimit me duket sikur ne qe komentojme “pro” jemi treguar disi naive. Une personalisht jam “pro” cdo lloj zhanri apo perpjekjeje qe sjell dicka ndryshe ne procesin e te shkrurit dhe te konceptimit te subjeketeve. Eshte e vertete, mund te kishte me teper perpunim dhe thellesi tek karakteri i protagonisteve, por nese do ishte keshtu, mbase subjekti nuk do te qe kaq spektakolar. Une nuk kam asgje kunder hyrjes se skenave erotike ne nje subjekt letrar, ai qe mer persiper ta beje kete, duhet te sigurohet se do tja dale te qendroje larg vulgaritetit dhe skenave klishe qe nuk thone ndonje gje te jashtezakonshme. Gjithsesi shkrimi me lart me duket perpjekje e mire! Nuk mohoj se gjendja e secilit prej nesh, ashtu si mosha apo mentaliteti dhe situatat, mund te ndikoje ne kendveshtrimin e gjithesecilit rreth “vepres”.

  10. mc thotë:

    28 August 2007 @ 9:05 pm

    edhe une e nisa me “per mendimin tim”. Nuk e kisha fjalen per asnje lloj tabuje, sepse nuk u ofendova apo trondita nga asgje qe lexova.

    Perkundrazi, nuk me beri pershtypje fare. As stili as permbajta.
    Nuk me pelqejne ‘interjections’ haha vend e pavend.
    “storyline’ nuk eshte keq por nuk me pelqeu si shkrim. I thought it was boring. I am entitled to my opinion, aren’t I?

    Me fal Lltako per fjalet e huaja, po e marrte e mira e marrte, spo me kujtohen ne shqip.

  11. Blendi thotë:

    28 August 2007 @ 9:23 pm

    mc, sigurisht qe ishte vetem mendimi yt dhe patjeter qe eshte e drejta jota, shijet jane subjektive dhe nuk gjykohen dot.

    “One man’s trash is another man’s treasure” :D

    Mendoj se edhe gjerat qe nuk te pelqejne ne shkrim, jane kritika te vlefshme per autorin, dhe jam dakord me T.Sokolin kur thote “mosha apo mentaliteti dhe situatat, mund te ndikoje ne kendveshtrimin e gjithesecilit”.

  12. mc thotë:

    28 August 2007 @ 9:23 pm

    Ndoshta duhet te kisha falenderuar se pari autorin per shkrimin dhe perjekjet e tij te sinqerta qe te hedhur ndjenjat, krijimet dhe mendimet ne nje shkrim te shkurter.

    Thanks for sharing Loer.

    T.Sokolaj shkruajti dicka te goditur “Nuk mohoj se gjendja e secilit prej nesh, ashtu si mosha apo mentaliteti dhe situatat, mund te ndikoje ne kendveshtrimin e gjithesecilit rreth vepres”.

    Blendi, te siguroj se nuk behet fjale as per tabu, as ndonje gje te padegjuar, apo ofenduese. Asgje e tille. Nese them bajate, kjo eshte dicka tjeter.

    Eshte thjesht ceshtje shije. I know what i like. This wasn’t it. Faleminderit per postimin. MC

  13. capri thotë:

    28 August 2007 @ 9:32 pm

    Nuk gjej fjale te shpreh se sa shume me pelqeu…po te shkruaja me shume do te prishej shija qe qe me la ky tregim….

    Fantastik, c’rendesi ka nese autori e ka jetuar apo jo, por nuk dyshoj qe e ka jetuar…

  14. lule thotë:

    28 August 2007 @ 11:24 pm

    Tregimi ishte realizuar shume bukur. Vertet duhet tia thuash nga letersia qe te nxjerresh ne fjale edhe ndenjat e jetuara. Autori e kishte pershkruar me detaje cdo ndenje te ciftit duke bere qe lexuesit te ishin shume te qarte. Mua vetem se si me la nje ndjenje te frikshme ky tregimi, une s’do doja te isha ne rolin e asnjerit prej tyre…..

  15. krasta krau thotë:

    28 August 2007 @ 11:56 pm

    Loer Absith apo jo… :D … kot te them po ja ndjej aromen ja shoh dhe ngjyren jeshile, aty nga mezi i ke vene flaken… :P leqe e ndezur eshte e gjitha…
    Ajo qe me pelqeu ketu eshte ngjyra dhe me kete ti te zhvendos krejt thjeshte nga zyra, drejt e ne nje cader plazhi, ku lexon dhe sheh nje kacurrelse me rroba te lezecme baje dhe thua sikur te me ndodhte pikerisht keshtu…
    Sidoqofte ngjyrat dhe figuracioni e bejne krejt te thjeshte leximin dhe shume te kendshem njekohesisht… Drejt futja e autorit dhe pjesa ku ai pershkruan vetveten behet bezdisese, duket njelloj mendjemadhesie para nje adoleshenteje….Ashtu si mc nuk shof ndonje zhvillim karakteresh, gjithashtu nuk arrij te potretizoj personazhet , kshu qe normalisht ja vesh me imagjinate… (kjo mund te jete edhe pozitive)…Por nuk konkretizohet as dhimbja as lidhja e forte…
    Nuk shof as ndonje ngjashmeri te madhe me Femrat i Bukovskit, ndoshta sepse fjalet shume me te kujdeshme dhe shume me lirike… Ndoshta jeta seksuale menyra si zhvillohen gjerat, ngjan me bukovskin, por per menyren si e kam kuptuar ate dhe si e lexoj kete nuk shof ndonje ngjashmeri te pakten ne ide… Tematika, zjarri dhe pasioni i cuditshem mes nje mashkulli dhe nje femra dhe nje fare “kupidi” qe i sheh prej se largu, duke u kenaq me punen e tij, edhe per mua jane te perseritura dhe bajate, nuk eshte te ato qe pelqej une…
    Sidoqofte e kendshme, e lehte, me figuracion te zjarrte, te con ne plazh, per me shume te kujton Absith :D, por une vazhdoj te preferoj rakine dhe nje letersi pak me ndryshe :P

    Sigurisht ne gjithe kete mund tia kem fut kot dhe ju kerkoj ndjese…nuk para bej komente letrare sepse mjaftohem me me pelqen ose jo… tung

  16. loer kume thotë:

    29 August 2007 @ 12:05 am

    kam mbetur pa fjale! tregimin ua cova ne menyre private whisperit>blendit dhe akullnajes. nuk e besoja kurre qe do muind te botohej ketu. eshte me gjuhe fare pa censure, dhe i paperpunuar. eshte thjesht nje gje e shkruar shpejt,… kur ndihesha shume bukur dhe keq njekohesisht…kur isha i mbushur… dhe ndihem te vibroj njekohesisht me tere ata qe e lexojne dhe e kuptojne kete tregim.
    komunikojne botet e tyre me timen, dhe keshtu njeriu ndihet me pak “egzistencialist”!
    faleminderit! ishte shume surprize per mua. hyra tani te forumi per tjeter gje dhe kete nuk e prisja fare!
    ne letersi nuk ka sqarime, po duke qene se nuk e kam perpunuar tregimin, dua te bej sqarimin e vockel se rrefyesi eshte zoti, brenda zemres se nje adoleshenteje qe enderron per dashuri ne darken e saj te ngrohte…ose eshte peter pan, ose reja puplore e lire e pa pergjegjsi, ose une, ose ti, ju te tere… eshte pasqyrim …

    PS. s’me pelqen te prish shijen e komentit tim te mesiperm, po nuk me rrihet pa debatuar se e kam shume problem kur nuk me kuptojne, eshte natyra ime egoiste..
    FEMRAT i kam lexuar shume kohe pasi e kam shkruar kete… madje do te te keshilloja te lexosh nete te qeta ne klishi henry miller, ose tropiku i gaforres i po te njejtit autor qe fatkeqsisht, nuk eshte i perkthyer ne shqip… ajo eshte letersi shpirterore e shprehur nepermjet botes reale.
    bukowski lexohet nje liber per kuriozitet, kurioziteti mbaron, dhe nuk merr te lexosh liber tjeter te tij…
    ndaj, kujdes kur ben percaktime te tipit kritike letrare supozuese - krahasuese sepse nuk eshte korrekte. sa per te pelqyer apo jo, eshte ceshtje vibrimi shpirti pastaj… ke tere te drejten e botes …
    sa per thellesi karakteresh, ky togfjalesh me tmerron… me kujton nje batute te nej filmi te realizmit socialist, nuk e di c’film ishte… “po shkruaj nje roman karakteresh shoku X …”
    e tmerrshme!
    megjithate MC, ne fund te fundit fakti qe po diskutojme per nje tregim timin, me ben te shoh faktin qe po diskutojme, faktin qe po komunikojme, faktin qe po pasqyrojme…ne fund te fundit…
    faleminderit qe i kushtove vemendje dickaje te shkruar nga une, sinqerisht faleminderit te tereve…
    po ju fus disi ne atmosferen magjike te kesaj kenge… do ju beje te tereve te enderroni, jam i sigurte per kete…
    qe te mos akuzoni dhe INXS per plagjiature, duhet te dini se kengen e kane te deklaruar qe eshte kover i JOE COCKER :P
    http://www.youtube.com/watch?v=PZZGwENyUNs

  17. loer kume thotë:

    29 August 2007 @ 12:23 am

    ah, se harrova.
    blend, ti i ve keto fotot more? po qenke i papare vedhaaaa :)
    hahah, je i madh vertet… pa furca se i urrej furcat… faleminderit.

  18. comoir thotë:

    29 August 2007 @ 12:30 am

    autori/autorja eshte nisur nga nje impresion dhe e ka hedhur ne leter. Si nje perpjekje per te transmetuar turbulliren dhe vrullin e disa dashurive, kjo eshte nje perpjekje e admirueshme, por jo per me teper se kaq.

    Zoterimi i artit te tregimit eshte nje nga gjerat me te koklavitura ne letersi - ndoshta keto shenime arrijne te transmetojne nje impresion te pergjithshem, me te cilet te gjithe identifikohemi, por mungon konteksti dhe detajet qe do ta ngrinte kete hartim ne rangun e tregimit. Kjo e ndan ate 90% e atyre qe dine te lexojne dhe artikulojne nga Kadarete (thjesht per shembull) e mirefillte.

  19. marsida thotë:

    29 August 2007 @ 9:20 am

    Nuk mbaj mend çfare te kam thene une kur kam lexuar “Pasqyrat” para ca kohesh, tani po te sjell ndjenjen e momentit…sepse e rilexova hehe.
    Tregimi me ka lene nje shije euforie, vakumi, trishtimi dhe lumturie te pafund…Faleminderit…euh, jo, jo harroje se e di qe nuk e do nga une kete fjale!
    Perse nuk sjell ketu dhe tregimet e shkrimet e tjera, qe une kam lexuar??? Psh, me pelqen shume “Une, Pushka, Kitarra” dhe “Nje dite me shi”…
    Gjithsesi, po pasqyrat ne endrra si jane???:)))

  20. enka thotë:

    29 August 2007 @ 9:23 am

    mua per vete me pelqeu tregimi.sidomos ato vetebisedimet e autorit dhe ato pyetjet: si pse , po çfare? ishin te forta fare.Origjinal si tregim!pergezime Loer!

  21. Capri thotë:

    29 August 2007 @ 3:39 pm

    Duket qe eshte nje tregim i paperpunuar, sidomos nga fjalori qe perdoret ndonjehere, por ama eshte i sinqerte dhe lakuriq, si vete mendimet e autorit/es.

    Edhe mua me la nje ndjenje kaosi ne trurin tim, ua them sinqerisht, por ne te njejten kohe edhe boshlleku thelle ne shpirt, ku eshte ky shpirt une nuk e di…..ndofta atje tek liria qe autori kerkon me cdo kusht dhe me te gjitha menyart ta pasqyroje…

    Kur shkruajme ka me shum erendesi sinqeriteti se sa figurat letrare dhe metaforat e ku di une…

  22. Blendi thotë:

    29 August 2007 @ 10:25 pm

    Loer, nuk e dija qe ishte i paperfunduar. megjithate nuk eshte aspak keq dhe keshtu, kur te duash mund te dergosh versionin perfundimitar tek blendi@shqipo.com dhe e rregulloj une fare kollaj.

    PS. Me vjen mire qe te pelqeu ilustrimi i zgjedhur. E dija se do ta kuptoje imazhin, (ai eshte i dehur nga dashuria) dhe mendoj se ajo foto permban nje emocion te ngjashem me ate qe sjell tregimi yt i mrekullueshem.

  23. Miss Larson thotë:

    29 August 2007 @ 10:50 pm

    bukur fare, me kenaqe loer. Historia ime eshte shume e ngjashme me tuajen. Kam deshmitare! :D

  24. loer kume thotë:

    29 August 2007 @ 11:07 pm

    blend, te them te drejten nuk jam ne gjendjen psikologjike tani qe ti kthehem ketij rrefimi e ta coj deri ne tregim. me kushton…
    faleminderit, dhe nje dite do ta bej nje gje te tille… rikompozimin e qarte te tregimit…
    miss larson, shpresoj qe historine te jesh duke e jetuar akoma… :)

  25. system32dll thotë:

    30 August 2007 @ 12:11 am

    E paske qare kete bishe. Te lumte dora. Kushedi sa durrsake ke shtire ne dore me keto tregimet :)

  26. adriatik thotë:

    30 August 2007 @ 3:50 am

    ç’tregim i mrekullueshem per ate pjese te bukur te jetes se nje pimpi dhe nje adoleshenteje te zgjuar! Sa shume deshire kam te tregoj per ngjarjet e jetuara si per x-en qe shkoi me gezim ne Itali per te jeturar jeten ne Evrope ashtu dhe per udhezimet e rrepta te prost-ve per puthjet qe prostitutat nuk duhet te bejne sepse mund te bjene ne dashuri me klientet.
    Por çe do, sa doqe jeta me pruri aq afer tyre, jam tregimtar i shume i keq. Kur lexoj tregime te tilla, trishtohem dhe mendoj: Cilat valle do jene te ardhurat mesatare te prost-ve dhe cilat jane ndertimet ne Shqiperi qe jane bere me veglat e njeriut. Po ketu ku jetoj, valle si jane bere ndertimet, nga ka ardhur kapitali i pare.

  27. marsida thotë:

    30 August 2007 @ 9:44 am

    adriatik kesaj i thone t’ia fusesh kot!!! Je i sigurt qe ke lexuar kete tregimin ne fillim te faqes eh?
    Mire te thuash si ca tjere me lart qe nuk te ka pelqyer tregimi, apo qe personazhet jane te ceket etj. etj., po ti nuk ke kuptuar asgje ne gjithe ate qe eshte shkruar!!! Provo njehere, kot kshu po them, provo ti lidhesh fjalet( e tregimit) ne fjali…se mbase diçka me teper do kuptosh!

  28. whisper thotë:

    30 August 2007 @ 12:47 pm

    loer “todo lo que no me destruje, me fuerza…” do not forget a man can be destroyed but not defeated ;)

  29. Blendi thotë:

    30 August 2007 @ 2:04 pm

    Whisper:

    http://www.esnips.com/doc/d7a54870-7859-4261-809f-b68db3a9fff2/Kanye-West—Graduation—Stronger

  30. doriani thotë:

    30 August 2007 @ 2:05 pm

    nuk po hyj thelle ne komente por dua te them se ky eshte krijimi i dyte qe lexoj prej teje dhe ta them seriozisht se as heren e pare e as te dyten nuk kam marre vesh as edhe nje fjali,ta them seriozisht,por edhe aq i thelle sa per te mos u kuptuar nuk me dukesh,,,e di qe kjo eshte nje dileme?!?!?!?!

  31. loer kume thotë:

    30 August 2007 @ 3:03 pm

    dorian, ne radhe te pare faleminderit qe ndejte e lexove nje tregim te shkruar nga une, madje fakti qe nuk ke kuptuar te parin e perforcon falenderimin tim qe i ke hyre te dytit… :)
    ne radhe te dyte pastaj, aman o burre, keshtu dilemash pac tere jeten, uroj mos te vrasesh mendjen per asgje me te rendesishme se kaq… mos te dhembte koka kurre doriaaan :)

  32. emigrant thotë:

    30 August 2007 @ 3:40 pm

    Mashkullorja e bletes, pra “bleti” eshte great!

    PS Puna eshte se te tilla shkrime kerkojne nje gjendje shpirterore jo te zakonshme per tu shijuar. Edhe pak muzike ne sfond, do shtoja…..

    PPS Loer, e sheh c’te ben Blendi kur s’e ke mendjen? ;)

  33. Zana thotë:

    30 August 2007 @ 3:48 pm

    Me kryesorja”lenda e pare ” emigrant!!

  34. whisper thotë:

    30 August 2007 @ 4:36 pm

    blendi. thank you for the music :D

  35. adriatik thotë:

    30 August 2007 @ 5:44 pm

    marsida, nuk jam hipokrit, tregimi me pelqeu dhe me zgjoi gjera qe i kam pare nga afer. Pse, ty marsida, valle nuk te duket se aty pershkruhen ngjarjet e nje prosititute dhe te nje pimpi qe nuk e ka ate “gocen” e vet, ajo eshte e dikujt tjeter. Megjitheate do te me pelqente shume sikur te mund te me thoje se ku ja kam “futur kot”.

    Nese flitet se na pelqen apo jo jeta e tyre, eshte tjeter pune, dhe per kete nuk na pyet njeri. Ne fund te fundit ajo qe shkruhej aty mua me duket me teper si nje prolog i nje tragjedie shqiptare qe mund ta shkruante nje pene e talentuar dhe nuk e di a do ta vazhdonte Loer Kume ne te ardhmen kur te kete nge.

    Ajo mua mu duk nje fragment nga jeta pa asnje kokecarje e dy njerzve qe punonin pune “sekrete”. E prape, me gjithe ate deshiroj qe te me thuash se ku ja kam futur kot, ne se mundesh.

  36. loer kume thotë:

    31 August 2007 @ 3:04 pm

    adriatik, per te te sqaruar per kete koementin e dyte ne vend te marsides, se heren e pare po pertoja te them te drejten, po te them qe je pa lidhje fare.
    lexo tregimin adri, dhe dy jane mundesite, o do te besh tipin qe e sheh tregimin nga nej kendveshtrim ndryshe per te hapur nej lloj debati, ose me tere mend nuk e ke kuptuar si duhet…
    tregimi ka kete linje adriatik, dhe kete sqarim po e bej vetem sepse nuk ka mare formen e tij perfundimtare, ndaj mund ti lejoj vetes te bej sqarime ne forum;
    nje adoleshente e dashuruar, shtrire ne shtratin e saj ne darke,mendon per ndjenjat qe kane filluar ti lulezojne, degjon zemren qe i rreh si nje ze i brendshem qe i flet, i tregon nje histori te bukur dashurie per ta qetesuar, embelsuar, mesuar, futur ne boten e ndjenjave, dhe per ta bere te kuptoje c’eshte dashuria e vertete e pa kushtezime. dashuria e paster… dashuria pasqyruese.
    nuk ka asnje pimp, asnje prostitute, asnje gje te ketij lloji adriatik, me vjen keq qe e ke kuptuar gabim tregimin… ndjeje adri, se eshte bukur te pasqyrohesh, ndjeje… mos kerko luften e se mires dhe te keqes te nje plak, te peshkaqeni dhe te deti adri…

  37. adriatik thotë:

    31 August 2007 @ 7:38 pm

    Loer, ndofta frazat, menyra e te sjellurit, liria pa kufi qe i kam pare nga afer tek tre pimpa ketu ku jetoj, me ndikojne shume ne kuptimin dhe interpretimin e shkrimit tuaj. Shprehje te tilla si “babane ne b….” dhe shprehje te nje dashurie si ne tregimin tuaj une kam pare pikerisht midis pimpave qe nuk e kishin per gje qe te kryenin marrdheniet edhe ne krevatin nje pellembe e gjysem larg nga krevati i tjetrit roommate. Edhe po ta pranoja qe po, vertet, ja kam futur katundit nga grozhdarja, kjo nuk do sillte ndonje ndryshim ne perjetimin tim te vecante kur lexoj tregimin tuaj. Per tregimin, ju falenderoj, por edhe per vrejtjet vertet dashamirese ju falnderoj dhe ju nderoj.

  38. loer kume thotë:

    1 September 2007 @ 8:02 pm

    pak i vonuar jam ne kete drejtim, por nuk mu ndejt tani qe
    sapo bleva “ardhja e migjenit ne letersine shqipe” te kadarese dhe mu kujtua nje pjese komenti ketu;
    …mungon konteksti dhe detajet qe do ta ngrinte kete hartim ne rangun e tregimit. Kjo e ndan ate 90% e atyre qe dine te lexojne dhe artikulojne nga Kadarete…”
    aman o njerez, na kane ardhur ne maje te hundes tere ato histori te vjetra, tere probleme ku nuk rri dot pa nxjerre koken periudha e socializmit e komunizmit.
    ju ne vend te kerkoni me te bertitur te ngrihen ne kembe te rinjte, vazhdimisht beni krahasime… sapo dikush tenton dicka, aaahhh, joo… kadareja nuk do ta shkruante keshtu… hajde hajde…
    pa me thoni pakez ju kadareane, kadareja ka kohe, takat dhe nerva per te folur per politike, per debate gjeopolitike e kulturore e per te tilla gjera, pse ky gjeni i mirefillte nuk shkruan me letersi? sepse nuk jeton dot temporitmin e kohes, sigurisht per shkaqe natyrore ku me kryesorja eshte mosha. megjithate, askush (sidomos te rinjte) nuk besoj se kane me nerva te merren me histori te ndryshkura te komunizmit sado gjeniale qofshin shkruar…
    ne ecim, jetojme nje dite tonen, ngjarje te reja, periudhe e re, ere e re, prioritete e kerkesa pa fund… mbi te gjitha, nje zhvillim shpirteror ndryshe, ne drejtime te reja… ne udhe te reja… koncepte te reja… ndaj mjaft me krahasime… pse kadareja nuk ka shkruar si kafka? pse kafka nuk ka shkruar si balzaku? pse karpenter nuk ka shkruar si borgues? sepse ka individualitete dhe karaktere dhe kendveshtrime.
    RROFTE KOHA JOOONEEEE !

  39. S thotë:

    2 September 2007 @ 12:57 pm

    Per mua historia dhe ndjenja joe zakonshme e ketyre dy njerezve ishte nje lloj konfirmimi per cfare ndodh ne subkoshiencen e dikujt dhe per gjithshka qe permbahet ne te e cila presionohet nga faktore te ndryshem dhe prandaj kemi karaktere , ne dukje te pakuptueshem. Keta dy njerez jetonin dhe arrinin lirisht potencialin e tyre. Eshte nje hap I mire per tiu futur mundimit per te kuptuar pjese te vetevetes te cilat nuk mund ti njohesh nese nuk ndodhesh ne kushte apo me njerez te caktuar qe I provokojne dhe I nxjerrin ne pah. Dicka e tille me shume ndiehet dhe me pas kuptohet sikurse ndodh dhe me gjerat e tjera te rendesishme dhe qe lene shenja ne shpirt dhe mendje. Personalisht nuk me terhoqi shume vemendjen paraqitja artistike apo letrare se sa mesazhi qe mund te kalohej nepermjet kesaj ngjarje nese mund ta quajme keshtu. Ne disa momente kishte ca “ngritje vetullash…”
    Me pelqeu shume dhe e ndjeva gjate leximit.

  40. marsida thotë:

    2 September 2007 @ 1:47 pm

    Adriatik, ky tregim nuk ka nuanca banale dhe vullgare thjesht te jetes se nje pimpi, ka shume me teper se kaq. Te me kuptosh mire, nuk po them se jeta e nje pimpi eshte vullgare dhe banale…thjeshte qe nuk behet fjale per nje pimp dhe pike. Nuk do nisem ti bej kritike tregimit, ate kush do e ben vete. Subjekti qe ti ke zgjedhur, per te pasur nje imazh te personazheve ne jeten reale me duket i gabuar, kaq! Gjithsesi, nqse ti arrin ti projektosh personazhet, ne pimpe e prosti qe njeh ne rrethin tend aq me mire….por, ajo vajza e tregimit nuk eshte e tille, dhe tregimi nuk ka elemente te te beje te mendosh te kunderten!
    Me duket se ke dashur te behesh nje Gulielm Tel duke goditur mollen, ama shigjeten e ke humbur ne ca shkurre te harruara e pa rendesi diku larg!

  41. adriatik thotë:

    2 September 2007 @ 2:10 pm

    marsida-s, ne te gjithe rrethet ose rrathet e mij shoqerore, miqesore, matematikore ose politike une nuk kam asnje pimp ose prostitute. Jo se ofendohem por thjesht per realitet. Shume gjera ne bote na pelqejne si c’mund te pelqejme lulet ose shume gjera mund ti urrejme si c’urrejme te hajdutllekun, genjeshtren, hipokrizine (pavarsisht se ne kohen e sotme kam kuptuar se shume here keto vese pranohen edhe pelqehen): dua te them se njeriu ne se kupton dhe ndjen bukurine apo shemtine, kjo nuk do te thote se eshte i bukur apo i shemtuar. Lidhur me vrejtjet e tjera per postimet e mija per tregimin ne fjale, faleminderit!

  42. whisper thotë:

    3 September 2007 @ 9:44 am

    once again… ! vras mendjen pse valle komentet duhet te kthehen ne personal matters? nuk besoj se eshte e shendetshme t’i hidhemi nj-tj ne fyt pse ty te pelqeu pse jo. dikujt i ka pelqyer sps e ka kuptuar ne nje menyre te atille, per tu pelqyer, dikush tjeter nuk e ka kuptuar ne ate sens. what’s the big deal? sikur te na pleqenin te njejtat gjera te gjitheve…….. pppffffffff do te ishte tmerr! por nje gje duhet kuptuar fakti qe dikush nuk e ka pelqyr nuk do te thote qe djali nuk ka talent apo fakti qe dikush tjeter e ka pelqyer nuk e ben automatikisht fitues te nobelit per letersi.
    just relax men, shijojeni neseju pelqen shajeni nese jo, por mos u kapni me nj-tj o zot sa e urrej dhunen (e cfaredo forme qofte : D )

  43. Profesoresha EU thotë:

    23 September 2007 @ 10:03 pm

    1.Tematike e paqarte.

    -Ca do te arrish me kete short-story?
    -Si do te arrish qellimin tend?
    -Qarteso/kufizo vendin ku luhet historia.
    -Pikepamja e autorit.
    -Thelleso karakteret ose zgjedh karaktere te tjere te cilet lejojne te thellohen pertej seksit.

    2.Mungese strukture.

    3.Lay-out-i mund te ishte shume me mire.
    (…)

    Te shkruash per seksin pa kaluar ne banalitet eshte nje art ne vete,autori duhet te marre si pikenisje sensualitetin per te pershkruar pornografine.Por natyrisht,muza e inspirimit tend duhet te ta dhuroje sensualitetin dhe dashurine e duhur,duhet te te shkund ndjenjat ordinere e duhet te te zbukuroje trurin e zhveshur me lulet e sensualitetit,ndryshe ti s’do jesh ne gjendje te pershkruash nje gjendje qe s’ke perjetuar.

    Marsida: Zoti Kume mund te jete PIMP,mund te frekuentoje femra “vulgare”…(gjera qe sinqerisht pak na interesojne)por shpirtegjeresia e tije,toleranca etj. s’besoj qe e lejojne te perdore nje nga pasionet e tija(literaturen)per te goditur molla te kalbura.

    P.s.Era,Era,Era…une e dua Eren,Era donte Aleksin,mekat qe Aleksi donte Elisen.Ah Era,Era me kujton emrin qe kisha zgjedhur per gocen time.Copyrighted!

    Nje poet i afirmuar Korçar shkruan:
    “Unë e di ku ta gjej
    Puthje të fshehta ti rrëmbej,
    E ta lus: a do të vish?
    Të më lusë: më zhvish!”

  44. loer kume thotë:

    24 September 2007 @ 3:53 pm

    hmmm…. edhe pse nuk the asgje te re pervec fjales se re ne gjuhen shqipe “lay out”, por thjesht bere nje rezyme te tere kritikave me te vertete te vlefshme te komentuesve te tjere, edhe pse nuanca te nje ndjesie qe eshte simbol i kufijve nejrezore si c’eshte ajo per te cilen Queen kane shkruar nje kenge, do te ti merrja [parasysh tere kritikat moj e dashur, sikur te vinin keto kritika nga nje profesoreshe BE me te vertete, por burimi i kritikave nuk eshte i besueshem ne rastin tend, sepse pozicionimi yt prej As.pedagogeje qe hiqet si profesoreshe nuk eshte i besueshem … :)
    mos ca koke, me mire do behet…:)
    http://www.youtube.com/watch?v=dTm2BbVcwkI
    pershendetje…

  45. Proff.EU thotë:

    24 September 2007 @ 11:19 pm

    Rruga drejt suksesit eshte e pameshireshme,me siguri kritiket e puneve te tua s’eshte e keshillueshme te jene nje grup “miqesh virtuale”.Ti e di qe “miqet” s’jane objektive :D

    Kohet sjellin ndryshime,sidomos per ato qe punojne ne nje drejtim te caktuar ;) S’ka nevoje te me urosh,degjo kengen tende te mesiperme,per mua eshte urimi me relevant ;-) Dhe si perfundim,te lutem,kujdes shenjat e pikesimit :)

    http://www.youtube.com/watch?v=5muLIq9PqUk

  46. I. thotë:

    25 September 2007 @ 11:38 am

    Justifikime! E c`rendesi ka ku jeni arsimuar. Ju nga vete titulli qe keni s`duhet ti lejoni vetes te tilla gabime. Paska pasur te drejte z. Kume…:)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com