Login



Register

Pas ndeshjes, Shqipëria e Luksemburgu bashkë në Pub

Altin Latifi
Gazeta Shqiptare

Lojtarët e kombëtares së Luksemburgut duket e kanë pranuar faktin se Shqipëria është më e fortë, teksa pas ndeshjes nuk kanë patur asnjë kompleks të shkojnë me futbollistët shqiptarë edhe në Pub. Asgjë që përbën skandal në këtë mes, Shqipëria fitoi 2-0 në një ndeshje që e dominoi, kështu që në kampin kundërshtar nuk kishte askush që t’i mbetej qejfi për këtë. Historia është vërtetë e veçantë, pasi kapiteni i Luksemburgut Xhef Straser së bashku me një shokun e tij të skuadrës, kanë qenë dje rreth orës 2 të mëngjesit në Pub “Living Room”, së bashku me disa lojtarë shqiptarë. Ata kanë hyrë në ambientet e këtij Pub-i dhe kanë qëndruar së bashku duke bërë muhabet për disa orë. Kuqezinjtë kanë qenë Lorik Cana , si edhe ish kapiteni Igli Tare. Kapllani madje, ka qenë veshur me një fanelë të ekipit të Luksemburgut, duket nga ato që ndërrohen në fund të takimit. Kanë qëndruar me kapitenin e Luksemburgut Straser dhe një lojtar tjetër të kësaj skuadre duke biseduar e duke shijuar fitoren e parë të Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2008. Natyrisht që trajneri Bariç i ka lënë të lirë futbollistët pas ndeshje dhe nata e së shtunës, u ka takuar pikërisht atyre, pasi arritën të thyenin 2-0 Luksemburgun në një ndeshje të interpretuar mjaft mirë. Megjithatë, ana më e bukur e kësaj feste ka qenë ulja në një tavolinë me kapitenin dhe një futbollist të Luksemburgut, duke treguar se futbolli para së gjithash mbetet një lojë dhe se pas saj, nuk ka më asnjë “armiqësi” siç mund të duken shpesh në fushë dy skuadra.
Party
Pas ndeshjes së fituar 2-0 me Luksemburgun, trajneri Oto Bariç i ka lënë të lirë futbollistët që të festonin, duke qenë se misioni i marrjes së 3 pikëve u arrit. Rreth orës 2 të mëngjesit të djeshëm, në ambientet e Pub-it “Living Room” kanë hyrë disa personazhe të veçantë, mesfushori i Marsejës Lorik Cana, dhe ish kapiteni kuqezi Igli Tare. Por, në mënyrë të habitshme, me ta ka qenë edhe kapiteni i Luksemburgut Xhef Straser dhe një shok i tij i ekipit. Së bashku kanë qëndruar aty për disa orë duke biseduar, në një ambient që nga larg natyrisht që dukej mjaft miqësor. Në të njëjtin lokal më pas kanë hyrë edhe Erjon Bogdani e Isli Hidi, por që janë ulur në një tavolinë tjetër, duke festuar edhe ata fitoren e parë në eleminatoret e Euro 2008. Një surprizë e bukur për njerëzit në lokal ka qenë edhe prezenca e Igli Tares, një prej futbollistëve më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombë-tare. Ish kapiteni, i lënë jashtë nga Bariç, dihet tashmë që është një shok i ngushtë i mesfushorit Lorik Cana, me të cilin qëndronte zakonisht në ditët e grumbullimit të kombëtares.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. The_Burrel thotë:

    4 June 2007 @ 10:00 pm

    ma mer nuk ka se me qan shqiptar.

  2. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 June 2007 @ 9:14 pm

    Artikulli thote :”Lojtarët e kombëtares së Luksemburgut duket e kanë pranuar faktin se Shqipëria është më e fortë, teksa pas ndeshjes nuk kanë patur asnjë kompleks të shkojnë me futbollistët shqiptarë edhe në Pub.

    Si u pranoka humbja se ke vajtur ne pub? Pse jemi kaq losers ne qe cdo gjeje i veshim superioritetin tone? Gazetar i deshtuar.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.