Identifikohu



Regjistrohu

Pas 34 vjetësh burg, gjermani refuzon amnistinë

Nuk do të ishte e lehtë të rifilloje jetën normale pas 34 vitesh në burg. E di këtë shumë mirë i dënuari me burg të përjetshëm Gerold H., gjerman 59 vjeçar i cili gjendet ne izolim prej vitit 1972.

Tashmë qelia e tij është shtëpia e vetme që ai ka, prandaj nuk ka pranuar të dalë nga burgu para kohe, edhe pse Ministria e Drejtesise ia ka propozuar dy herë, fillimisht në vitin 1992. Frika për të përballuar jetën jashtë mureve të burgut e ka bere Gerold. H te pranojë t’a kalojë gjithë jetën në qeli.

Eshtë vërtetë e çuditshme kur mijëra të burgosur në gjithë botën, çdo ditë mendojnë dhe provojnë tè arratisen nga burgu, paska edhe njerëz që nuk duan të dalin qè andej.

Zëdhënësi i ministrise se drejtesise Gjermane ka deklaruar se autoritetet nuk mund t’a detyrojnë të dali nga qelia Geroldin, ngaqë ai ka të drejtën të mos e pranojë amnistine.

Erion Selmani
http://erionselmani.faqet.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente »

  1. e.T thotë:

    9 Nëntor 2006 @ 6:55 pm

    Ehhhhhhhhh …… burg i jashtem ! :-)

  2. Erion Selmani thotë:

    9 Nëntor 2006 @ 11:53 pm

    Mendoj se burgjet nuk mund tè ndahen nè Burgje te jashtèm apo tè brendshèm ,ngaqè flasim sidoqoftè pèr mungesè lirie .
    Kam njohur nje djalè shqiptar para disa vjetesh ne Karlsruhe ( Gjermani) .
    Ai pèr habi mè tha se ishte me mire ne burg sesa jashtè .Dhe ai kishte qendruar vetem dy vjet ne ” burg i jashtem”.
    Megjithatè secili bèn zgjedhjen e vet sipas dèshirès .
    Nè lajmin e mèsipèrm mè habiti shumè fakti qè : Policia mund tè fusi nè burg cilindo qè ka kryer nje vepèr penale dhe eshte denuar nga gjykata ,por ne kete rast i burgosuri paska tè drejte te qendroj ne burg dhe policia nuk paska forcè ligjore per t’a nxjerrè nga qelia .A nuk èshte e çuditshme !?
    Sigurisht qe keto janè raste shumè tè ralla dhe ligji ne disa raste ,lè boshllèqe ,ngaqè disa raste tè çuditshèm nuk janè tè parashikuar nga ligjvènèsit.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.