Parqe dhe gropat në rrugë
Marrë nga blogu “Across the Lana”
08/05/2008
Gjatë ditëve të fundit kam vënë re lëvizje të shumta në zonën tonë. Punëtorët u kujdesën për lulishtet, pemët u krasitën, stolat u ndreqën. Një gropë e stërmadhe në rrugë fare pranë portës tonë u mbush më në fund (urra!). Sot ama, teksa po dilja vura re një parullë të STËRMADHE që i uronte mirëseardhjen Kryeministrit. Papritmas, gjithshka u bë e qartë………
Ndryshimet më kujtuan kohën kur jetonim në Bukuresht dhe që përkoi me vizitën e Papës në qytet. Rrugët kryesore u riasfaltuan, llampat e djegura u zëvendësuan, dhe bari u pre bukur e në mënyrë të rregullt.
Është vërtetë e bezdisëshme që gjithshka rregullohet vetëm kur dikush i “rëndësishëm” bën një vizitë. A nuk duhet të mirëmbahen lagjet tona gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm kur vjen për vizitë një VIP? Përse duhet ti jepet respekt i jashtëzakonshëm një personi të vetëm kur të gjithë qytetarët duhet të trajtohen po aq mirë?
Megjithatë, vërtet më bezdis kjo sjellje POR jam e kënaqur që po vjen Kryeministri. Ajo gropa në rrugë po më çmendte!!


9 Maj 2008 @ 2:51 am
moj rrofsh ti! ta ftojme dhe ne kryeministrin ketej nga na jone se e kena dhe ne nje grope.Papa,nuk vjen e nuk vjen po te pakten ky ce ku leviz
9 Maj 2008 @ 9:08 am
Ka vetem nje zgjidhje ftoni kryeministrin 4 here ne vit.
Une vetem them se si nuk i del para nje grope e madhe kryeministrit tone qe rente e thefte qafen.
9 Maj 2008 @ 9:41 am
po se ka kompetence kryeministri apo kryeministria apo qeveria te mbushi gropat e te rregulloje stolat. eshte detyre e kryetarit te bashkise.
9 Maj 2008 @ 9:46 am
jeta,
ai ne fund te gropes eshte; thjesht ne, si pertace qe jemi, se mbulojme..
9 Maj 2008 @ 10:01 am
jo mor dick cheney jo , tani e dogje muhabetin! ai eshte ne zemrat tona, jo ne grope, marrte nga ditet… lere fare! nejse beni qef deri ne 2 pa 5, se pastaj vjen sala dhe ju rregullon qefin!
9 Maj 2008 @ 10:03 am
O Lefti cer ha per mjes ti qe ke kaq energji.
Apo e shef Salen n’enderr ene kur zgjohesh te ndizen motorrat
9 Maj 2008 @ 1:00 pm
o mozo daku ha per gjes dado dhe bulona!!
sa per temen edhe njehere se ka per detyre sala te rregulloje rruget, e ka carape madhi!!
9 Maj 2008 @ 1:05 pm
Ku e di ti qe ka krietar carapemodhin ky robi qe po shkrun o Lefto?
9 Maj 2008 @ 1:20 pm
Bithe turtulli Moze
! Vetem njashtu shpjegohet gjithe ai vrull per llafollogji qy me pike te mengjesit.
Ti mbledhesh psh. gjithe komentet e tjera bashke e t’i vesh ne kandar me ato te Leftit (nga sasia ta kam llafin), mazallah se merr ndonjecike kendej kandari, opo carcafe fare i ben te shkretet, se dhe “gazete” eshte pak tu thuash.
9 Maj 2008 @ 1:22 pm
E di cfare eshte per te ardhur keq–qyteti studenti eshte gjoja-e ardhmja e shqiperise-brezi i ri i intelektualeve. Per fat te keq organizimi eshte zero. Gjithe ato mendje dhe energji, dhe asnje nuk i kerkon llogari askujt se si shpenzohen fondet. Sa kohe qytetaret rrine e flene gjume, asnje te mos ankohet se si merremi neper kembe. pse nuk ka studenti ne mbledhjet e qeverise se studenteve? Nuk i kercet njeriu. Nese ska mbledhje, te vihet nje procedure, qe edhe studentet te marrin pjese si audience. Nuk i kercet njeriu. Pertacia dhe injorance - jane moter e vella.
9 Maj 2008 @ 1:41 pm
Nje rus qe punoja me te me tha nje te forte.
Putini po shkonte per nje vizite elektorale ne nje zone periferike qe kishte probleme me dritat…..vune nje kabell me drita nga aeroporti deri te vendi i takimit…kur iku Putini e hoqen prape.
Ironia me ne ”demokracine” qe regullojne rruget se do kaloje ”udheheqia”….nje tregus ca demokracie kemi.
Po te qe demokraci do kishte organizmim si ne amerike kur cdo gje eshte njelloj gjithe vitin.
9 Maj 2008 @ 1:49 pm
Guxo e fol keq tashti per kryeministrin Ll !!Gropen ta mbushi…e ço me ti
9 Maj 2008 @ 3:58 pm
Vazhdimi i historisë:
Kryeminitri ishte mbrëmë tek Klubi Studenti. Po lëviznim me makinën tonë pak para se të përfundonte vizitën dhe në rrugën përpara portës na u desh të lëviznim me ngadalë, centimetër pas centimetri sepse para nesh ishte një zjarrfikëse e re fringo mbi të cilën një zjarrfikës po përdorte ujin e makinës për të larë fort rrugën teksa nja 10 gra po pastronin çdo guralec të fundit nga trotuari. Vërtet që na bëri të ndjeheshim të veçantë por fatkeqsisht kuptuam që kjo s’ishte për ne por për gomat e makinës së Kryeministrit. E gjithë përvoja të bën që të të vijë për të vjellë; kur një person gëzon trajtim të këtillë të veçantë në një vend ku kaq shumë njerëz ekzistojnë në nivele dëshpërimi, atëherë ka vërtetë diçka të papranueshme.
9 Maj 2008 @ 4:05 pm
Po, po.
Ja dhe une nje cike vazhdim historie !
E gjithe Rruga e Barrikadave ne Kavaje
eshte bere per tu kalu me diagaç.
9 Maj 2008 @ 4:07 pm
Ja, sa ti shkoje deputeti i zones per vizite
9 Maj 2008 @ 4:10 pm
po harruat ju se cbehej ne kohen e nanos. kur kalonte nano ngrihej nje infrastrukture e tere per ta pritur, dukej si ato pritjet propagandistike te te huajve ne kohen e komunizmit! harruat ju LORDIN NANO , qe sdenjonte te levizte me makine(e kam llafin per bencat e fundit) po udhetonte me helikopter!! te mjeret ju…
9 Maj 2008 @ 4:10 pm
Gropat ne Tirane duhet ti mbushe RAMA . Po nuk mbushi dot as ato gropa te 5 rrugeve qe ka Tirana s’ka si te rregulloj rruget e Shqiperise.
9 Maj 2008 @ 4:11 pm
Lesh lesh, kacurel bile !
S`ka Rruge Barrikade!
9 Maj 2008 @ 4:12 pm
DO e rregulloje me zogun ne dore
9 Maj 2008 @ 4:19 pm
Nuk ma merr mendja se kane shkuar puntoret e bashkise me rregullu rruget e parqet se po shkonte Berisha ne takim ke studentat? Duhet ta kene bo militantet por, pse me zjarrfikse me llape duhet ti lepinin se ashtu tregonin dashurine per udheheqsin….
9 Maj 2008 @ 5:02 pm
une kam nje biznes te ish rruga e barrikadave ose te barrikadat sepse ajo vetem rruge nuk eshte dhe normalisht per momentin biznesi im si i te gjithe te tjereve ne ate rruge ma ka mare tatepjeten dhe per koke te Edi rames vetem kur ta mbyll se ……………
9 Maj 2008 @ 5:22 pm
…besoj se edi i ka cu ato pastruset tja bojne gati rrugen rrumpalles…..se mesa po shikoj ata qekan byth e breke…kot bo ham ham ed roma….
10 Maj 2008 @ 9:46 pm
Tamam si me Bushin…
Po ikja ne bllok dhe pashe qe disa punetore po vendosnin skelat ne fasaden e Ministrise se Financave. E piva kafen dhe… kur kalova serish (jo me shume se 2 ore me vone) punetoret kishin vendosur tre kate skela dhe kishin mbaruar pothuajse trecerekun e lyerjes se fasades (pune me goditje te perqendruar, si ne kohen e xhaxhit). Po mendoja: “Sikur te vinte me shpesh Bush ne Shqiperi…”
10 Maj 2008 @ 11:36 pm
Ore te azdisur…
:( 
:) shtrohen qylyma , nxirren banda , rritet siguria ne aeroporte e rruge , po behen zbukurime e rregullime….
:( 
Po dhe kur vjen PUTINI ne USA edhe kur vjen Ai kinezi (s’me kujtohet emri
Ku e shihni te keqen ketu qe edhe sikur ta kete bere EDI ?
Ajo dihet qe te gjitha keto i mbetetn Qytetit Studenti…Y sa emer i MDH!!! …qe meqe erdhi rradha eshte “”"i paafte te nxjerr dhe nje LIDER te vetem me kushte qe te mos ta kete care sandallen fare me MASTERA e idiotizma te ketij lloi”"…qe jane bere burim i ketyre kritikave te “”"high level”"” si psh :
o te mjere …e harruat Nanon Ju kur levizte me helikopter…
“C’fare desheron-i tha Sulltani-me kusht qe shokut tend t’ja dyfishoj kete nder?
U menu Lefkua dhe ja pat …: -me hiq nje K@QE!!!!!