Identifikohu



Regjistrohu

Parafabrikati “BIG BROTHER”

bigbrother.JPGU dha vendimi. Tre muaj burgim për 14 pjesëmarrës të bandës “Big Brother”. Burgosja e tyre u caktua në burgun me pesë yje të sigurisë së lartë në Lundër. Dënimi do të ekzekutohet në këtë “birucë” prej më shumë së një mijë metrash katrorë dhe do të jenë nën vëzhgim të rreptë të kamerave nga jo më shumë se miliona vetë.

Pas eksperiencës me “Kafazin e Artë”, një soj imitimi i kopshtit zoologjik, u dha haberi në media se një kafaz tjetër, vëllai vogël i “Big Brother”, po zbarkonte në limanin e njërës prej mediave tona që ia kishte mbushur top mendjen vetes se do të integronte Shqipërinë në Evropë më shpejt se politika.

Pas lajmeve të gëzuara për pavarësinë e Kosovës, fillimit të reformave në drejtësi dhe atë zgjedhore, deklaratave plot insinuata të politikanëve tanë se anëtarësimin në Nato e kishim në xhep, insertet publicitare nuk rreshtnin së gëlthituri se më në fund u integrua edhe Shqipëria në organizatën e të dëshpëruarve për famë, e quajtur “Big Brother”.

Ashtu siç pritej, turma të mëdha rinie që varionin nga adoleshentët deri tek të zhgënjyerit me rininë e tyre, mbushën sallat e audicionit për të konkuruar me shpresën që të renditeshin në 14-shen fatlume e cila do të shpaloste intimitetin e jetës private në një të ashtuquajtur reality show, përballë miliona syve të teleshikuesve që depërtonin në shtëpinë-burg të përbashkët përmes një numri të pafund kamerash dhe pajisjesh transmetimi.

Rinisë shqiptare por edhe të gjitha kategorive të teleshikuesve, po i ofrohej një mënyrë zbavitjeje e cila nuk ndryshonte aspak nga programacioni televiziv, i cili ofronte një shkapërderdhje meditimi, çoroditje intelektuale dhe dështim në të gjeturit qoftë sadopak të një rrezeje morali dhe mirësie, kjo vetëm me ndryshimin se do të paraqiste “live” atë që të tjerët e programonin.

Me një fjalë asnjë vlerë e re. Një vazhdimësi e trajtimit të shoqërisë dhe rinisë sonë gjithmonë të parë me syze të modernizmit dhe globalizimit të stilit të jetesës, që në të vërtetë brënda vetë llojit të vet, ka kontradikta, papërputhshmëri dhe jo një strukturë dhe destinacion të qartë.

Mjafton të shikohet në prototipat fitues të14-shes së “Big Brother”- Albania. Secili apo secila në vija të përgjithshme janë të një formati përsa i përket botëkuptimit, paraqitjes së jashtme dhe vlerave që mbartin. Meqenëse këto përfaqësues u ofrohen teleshikuesve si përzgjedhje jo e tyre por si një produkt i përzgjedhur nga botëkuptimi kulturor i një jurie, në një farë mënyre, u imponon shikuesve vlera jo gjithpërfshirëse. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se për adoleshentët tanë, shumë prej tyre kthehen në modele për t’u ndjekur, atëherë mund të themi se po parafabrikojmë një brez të ri të tipit “Big Brother”.

Mundësisht konkurentët duhet të jenë fotokopje e formatit “Brig Brother” – International, për t’i dhënë një ngjyrim më oksidental mediave tona, për të treguar se jemi të aftë të prodhojmë kopje të mira, por pa provuar akoma se jemi në gjëndje të promovojmë vlerat tona, traditën dhe botëkuptimin tonë, i cili, jo pak i pasur, qëndron i trembur përballë uraganit globalizues që në vetvehte është një mënyrë komode dhe e lehtë zbatimi të një stili jete tashmë të gatshëm dhe shabllon.

Një përpjekje për të treguar se në këtë shoqërinë tonë individualiste dhe që po largohet gjithnjë e më shumë nga bashkëjetesa familjare, është e mundur, jo dy, tre apo katër, por 14 veta mund të bashkëjetojnë në harmoni.

Të ndjekur nga kamerat secili mundohet të shpalosë veten në mënyrën më të mirë të mundshme duke tradhëtuar idealin e një reality show, ku gjithçka do të duhej të ishte origjinale, duke u shfaqur në të gjitha formatet, por jo vetvehtja. Prandaj nuk është për tu habitur kur sheh djem me pircing që lajnë enët apo edhe hekurosin rrobat, dhe e gjithë kjo nën moton për të fituar 50.000 euro.

Sigurisht që kur komercializohet gjithcka, e virtytshmja gjindet midis kurrkundit dhe asgjësë.

Sidoqoftë të burgosurit tanë te “Big Brother” janë kontingjenti i parë i shumë të burgosurve të tjerë që do të kyçen atje në të ardhmen duke formuar një brez të “dënuarish” për famë të cilët nuk do të marrin mësim nga vuajtja e tyre por do t’u japin mësim teleshikuesve të pambarim se si mund të ngrihet kulti apo modeli i një të riu, i cili endet i hutuar midis shumë modeleve parafabrikate, që sjell pak ose aspak vlera apo virtyte në shoqëri.

Redi Shehu
Gazeta START

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

38 Komente »

  1. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 1:37 pm

    …organizata e të dëshpëruarve për famë…

    :D
    .

  2. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 2:27 pm

    eshte 1 nder (programet) televiZive me te pista, manipoluse, Cnjeresore,…… qe tv paraqet.
    qfar kuptimi ka te mbyllesh 1 mase injorantash ne nje shtepi per 3 muaj duke i filmuar me telekamera? te besh nje investiment prej miliona e miliona leke, kur mjafton me pa parlamentin - eshte e njejta gje, ose futini brenda e mos na i tregoni ne.
    ku eshte populli shqiptar me tradita e zakone? ky program me ne nuk ka te beje fare.

  3. bledi thotë:

    12 Mars 2008 @ 2:35 pm

    Kenaqesi te shikosh qe shqiperia mer nga bota spektaklet me moderne televizive si psh ky “Big Brother”, po nuk mer si behen rruget, organizohen qytetet, etj etj per nje shoqeri moderne. Esktremi i raliteteve ne shqiperi.

    Kjo “Big Brother” qofte eshte mos kesh jete vete e te shikosh te tjeret, plus ben njerezit manjak te shikojne ca bejne te tjeret.

  4. Rual thotë:

    12 Mars 2008 @ 2:46 pm

    ate BB nuk e ka marre Shqiperia nga bota po e ka marre TCH.

  5. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 2:48 pm

    Urime autorit te shkrimit te mesiperm.

    Ndersa ne vendet perindimore,si psh. Anglia ky program mendohet te hiqet( nga Channel 4) , e ndersa ne Shqiperine tone te varfer ” BIG BROTHER ALBANIA” shfaqet si nje sukses i jashtezakonshen i licensimit te tij.Por kjo i vjen ne ndihme vec qeverise se sotme shqiptare dhe askujt tjeter.Le popullin ne injorance,keshtuqe eshte me e lehte per te kontrolluar ate.

    Pse nuk serviren shembuj pozitive nga PERENDIMI?

  6. bledi thotë:

    12 Mars 2008 @ 2:57 pm

    Rual thotë:
    12 Mars 2008 @ 2:46 pm
    ate BB nuk e ka marre Shqiperia nga bota po e ka marre TCH.
    ……………………………………………………….

    TCH eshte pjes e ketij realiteti shqiptar, mjafton te shikosh ne rruge benca te fundit ecin ne rruge gjith balte?! Ose mjafton te shikosh ne gjithe kanalet si bastardohet gjuha shqipe nga foles qe futin sa nje fjale nga anglishtia, te italishtia e cdo gje qe tu duket vetia pak modern, ose se jane pak me lart se ai realiteti me balte ne shqiperi, po vetem kthehen te majmuni.
    Dhe TCH nuk do futej ne keto spektakle po te mos qe ai realitet ne shqiperi.

    Sec kane nje mani per bere kopiura cdo gje nga bota, mare cdo gje ekstreme, pavaresisht realitetit te vendit e nevojave qe ka ai.

  7. shqipe@ou thotë:

    12 Mars 2008 @ 3:18 pm

    Kam nje pyetje per ata qe jane edukuar jashte, sidomos ne Amerike. A e keni te veshtire te lexoni stilin e artikujve te gazetave Shqiptare? Une e kam te veshtire pasi ne artikujt e gazetave Amerikane stili i shkrimit eshte i prere, gati i thate por informativ dhe gazetari eshte i shkeputur nga artikulli qe raporton. Ajo analogjia me burgun ne fillim me c’orientoi fare.

  8. Dajoshi thotë:

    12 Mars 2008 @ 3:40 pm

    Or zoterinj apo zonja. Top-Channel eshte TV privat dhe prodhon ato qe i do qejfi me parate e veta. Mjaft duke bere si profesore per cdo gje. As mua nuk me pelqen si program, por ka njerez qe e pelqejne, privati shkon sipas tregut. Kush nuk e pelqen te mos e ndjeke. Nuk mundet TV ne cdo moment shkruaje per rruget, ajrin dhe 100 probleme te tjera. Ajrin, parlamentin, rruget, problemet i shohin te gjithe ne realitet perdite, nuk kane nevoje ta blejne. Big Brother eshte nje bote tjeter qe ndoshta njerezve u pelqen ta shohin se i nxjerr nga rutina e perditshme e halleve.

  9. bacterius thotë:

    12 Mars 2008 @ 3:45 pm

    Kam nje pyetje per ata qe jane edukuar jashte, sidomos ne Amerike. A e keni te veshtire te lexoni stilin e artikujve te gazetave Shqiptare?

    Shkurt, PO. Gazetare ordinere, qe e keqkuptojne ndryshimin mes reportazhit dhe opinionit. Me sa duket ne Shqiperi po nuk i hodhe 2-3 luge helm brenda artikullit nuk shtyhet poshte. Gazetarit s’po i kerkon njeri mendim, nuk eshte detyra e tij te japi mendim (sidomos kur ata nuk kane aftesi ta bejne kete gje), detyra eshte te raportoje realitetin. Ky nocion qenka shume i veshtire per tu kuptuar. Big brother e big mother qofshin dhe plehra nga permbajtja jane programi ‘anti-stres” ky njeiut nuk i duhet te mendoje per cka po shikon e largon mendjen nga halerat e dites. Programe qe zgjidhin vrimen e ozonit, luften ne gjirin persik, perhapjen e sides e 100 mije pislliqe te tjera ku po notojme, ka sa te duash. Po deshe pesimizem e gjen kudo. Te pakten keto programera ‘dërci vërci” e bejne njeriun te haroje per nje sekonde ne cfare ferkale haleje po noton.

  10. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 3:52 pm

    PO, more “Dajosh”, por ke ndihmon Media dhe kush e kontrollon ate?

  11. Koth thotë:

    12 Mars 2008 @ 3:57 pm

    Amazon,

    media TCH eshte vene ne sherbim dhe ndihmon pushtetin por je me BB, por me botimin me porosi te Masakres se atyre policeve ne Sarande ne vitin 1997. Me keto ja shperblen TCH heqjen e gjobes dhe marrjen e licences, jo me BB.

    Ato jane materiale qe ndezin zjare jo BB.

  12. Neli thotë:

    12 Mars 2008 @ 4:05 pm

    Sa te mire jemi ne ne kopjimin dhe imitimin e gjerave koti ,e gjerave negative,
    Mendoni sa mire do te ishte shqiperia sikur te harrinim te kopjonim ose te imitonim sado pak elementet pozitive te vendeve te perparuara…

  13. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 4:08 pm

    …Or zoterinj apo zonja. Top-Channel eshte TV privat dhe prodhon ato qe i do qejfi me parate e veta….

    E drejte, une s’e kam ndjekur asnjehere, dhe s’kam ndermend ta ndjek por ve re qe shikohet si ne mjedise familjare, ashtu edhe ne ato publike. Mire a keq, populli kete do.

  14. Lefti thotë:

    12 Mars 2008 @ 4:27 pm

    Une i kam pare ne fillimet e tyre tele realitetet, dhe me kane dale nga qejfi shume shpejt, aq sa i kam marre zet !

    Jane me keq se Telenovelat qe shikon Graria ne Shqiperi …

  15. ida thotë:

    12 Mars 2008 @ 4:27 pm

    une shikoj big brodher…..

    do t’më burgosni edhe mua?

  16. INDA thotë:

    12 Mars 2008 @ 4:31 pm

    Or zoterinj apo zonja. Top-Channel eshte TV privat dhe prodhon ato qe i do qejfi me parate e veta….

    Ky lloj mendimi ndihmon ne supportimin e ekzistences se vlerave te ulta apo jo vlerave. Nese Channel-i eshte privat kjo s’do te thote qe perjashtohet nga pergjegjesia sociale per te paraqitur programe cilesore qe ndihmojne ne konstruktimin e vlerave. Me vjen keq qe per shkak te televizioneve te tilla qe ecin sipas shitjeve, rinia shqiptare i ka opsionet per nje zbavitje te kulturuar shume te minimizuara dhe kjo ndihmon ne mediokrizimin e saj. Meqenese ky eshte nje program i prodhuar nga televizione neper bote (marr parasysh ate Anglez dhe Amerikan te cilet termin Big Brother e moren nga romani 1984 i G. Orwell- qe s’ka te beje aspak me termin e sotem) ky nuk duhet te sherbeje si nje justifikim per imitim…. a ka dicka origjinale qe shqiptaret mund te krijojne, te bazuar tek problemet qe i shqetesojne e me natyre konstruktive e jo destruktive?

  17. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 5:04 pm

    mir qe kemi shqipetaret e amerikes per te na e shpieguar sistemin kapitalist
    UN KAM E BEJ CTE DUA - TI NUK KE E SHIKON MUA

    un qe neser do hap nje program qe jep vetem porno, hard, sex…. ecc
    vazhdimi eshte qe ne oren 08.00 deri ne oren 24.00 hapur e pa pagese mbi te gjith krahinat shqipetare, me ndihmen e parlamentit do bejm te pa munduren qe edhe ne 3 oret e para te mengjesit te shikohet ne te gjithe shkollat.
    ju faliminderit
    shikojeni te gjithe sepse duke par mua ju fitoni…

  18. Dajoshi thotë:

    12 Mars 2008 @ 5:22 pm

    Or miq, ketu nuk behet fjale per ndonje lloj pornografie te paskrupullt. Ky eshte thjesht nje imitim te cilin ca e pelqejne, ca te tjere jo. Une vete nuk dua ta shoh. Programe budallaqe te tilla ka sa te duash ne kanalet amerikane. Une shoh ate qe dua. Por nuk jemi ne qe gjykojme, jane shikuesit ne Shqiperi. Nese programi ndiqet, kjo tregon sukses, nese jo….pune e madhe, do e heqin dhe kaq. Eshte kanal privat, vepron sipas nevojave te biznesit te vet, nuk ka arsye per debat kaq te madh. S’ka qeveri ne bote te ndaloje nje program te tille sepse nuk ka asgje te dyshimte apo keqedukuese. Kjo vertetohet qarte me popullaritetin nderkombetar.

  19. Dajoshi thotë:

    12 Mars 2008 @ 5:31 pm

    @INDA. Me vjen keq por tingellon e ngurte dhe dogmatike me keto lloj percaktimesh shabllon.

  20. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 6:21 pm

    kjo qe vertetohet qarte me popullaritetin nderkombetar duhet te jete teresisht privat, duhet qe njeresit te paguajn per ta pare. vetem e vetem atehere ky vertetim mub te percaktohet

    ky (program) jo vetem jep nje vision te gjerave perralore po jep edhe 1 edukazion i cili eshte nga maniakal

    ne te gjithe shtetet po mendojn per ta eliminuar sepse nuk jep nje argetim apo informazion siku duhet.

    realiteti eshte ndryshe perderisa njeresve i ofrohet vetem ai.

  21. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 6:40 pm

    nuk jam nenje mendje me Bacterius kur flet per “detyrat” e gazetarit. nje lloj gazetari “raporton” realitetin (e pare me syte e tij). nje tjeter lloj gazetari shfaq pershtypje, opinione, analizon, kritikon, etj etj (p.sh. editorialistet).
    marr spunto nga kjo per te thene se mediat (televizioni, ne rastin konkret) jane “opinion maker” (me ndjeni qe nuk e perkthej). edhe mediat private “edukojne” ne kete kuptim. vetem se mediat private, meqenese jane private, analizojne shijet e publikut dhe ne baze te ketyre “llogarive” hamendesojne programe. duke krijuar/kopiuar programe, edukojne masat, shijet e tyre dhe menyren e komunikimit….
    (lindi perpara pula apo veza)

  22. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 7:07 pm

    Pershendetje autorit per shkrimit. Ndaj plotesisht te njejtat mendime me te. Konteksti i shkrimit nuk mendoj se eshte nje akuze per Top Channel por per te gjithe median shqiptare, biles per median ne bote ne pergjithesi. Ky format ekziston ne te gjitha kanalet TV (News24 Kafazi i Arte, Vizion Syri Magjik, Tv Klan ka blere nje format tjeter nga Endemol) dhe tregon se media shqiptare vuan nga e njejta semundje si edhe media ne bote pavaresisht balts ku ecen (njesoj si benzat). Big Brother per mendimin tim eshte nje emer perfekt i postmodernizuar nga Orwell, por qe shpreh nje te vertete te madhe, te verteten e shoqerise se spektaklit e cila nuk eshte shoqeria vetem e televizionit por e gjithe sistemit aktual kapitalist, e kultures, politikes, ekonomise, maredhenieve sociale deri te sjelljet psikologjike. Parafabrikimi i brezave te rinj, modelet e reja hollandeze (endemoliane) qe kane psushtuar boten e spektaklit kunder familjes, burrave te grarizuara qe merren me thashetheme apo qe rrine ne nje dhome me femra dhe vetem bejne muhabet (jo ate gje qe duhet:-) me pirsing apo me te veshura si gra (prisni se skeni pare akoma) apo mediokritete pafund si bisedat e tyre tipike, si dhe MOSLEXIM I LIBRAVE si qellim kryesor i fshehur, eshte nje nga formatimet e reja te inxhinierise sociale globalizuese te globalizatoreve te Endemolit hollandez. Ky emision eshte nje stad me larte i perfeksionit TV per te kapercyer familjen tradicionale, ku tashme skemi me nevoje as per komshinjte sepse komuniteti i ri virual i zevendeson komshinjte e vjeter me 14 komshinj te ri qe ne i pergjojme nga vrima e celesit duke inspiruar tek ne modele te reja te perversitetit social. Tashme modeli hollandez (jo ne kuptimin e shtetit por te simbolikes se re kulturore te Hollandes si metafore moderne e Sodomes dhe Gomorres) perhapet ne formen e zbavitjes se re vuajeriste dhe brezat e rinj ne mediokritetin dhe idiotesine e tyre karakteristike te mosleximit dhe te apatise, tashme kane si marrin forme! Audicionet e mijera adoleshenteve te etur per pak fame (dmth per pak ekzistence ne shoqerine reale te spektalit) po kerkojne te futen ne nje burg te vertete qe eshte burgu i izolimit dhe vetmise se re anomike dyrkeimiane ne kete shoqeri globalizuese qe zvetenon cdo vlere dhe cdo natyralitet njerezor.
    Ne fund te fundit Big Brother nuk eshte gje tjeter vecse shkaku dhe pasoja e vetevetes, pasqyrimi dhe metafroa e vertete e burgut te ri me 5 yje ne te cilen shkon pandalshem gjithe njerezimi sot. Ne rast se ne disa vende po perpiqen ta zbresin nga top lista e audicioneve kjo do te thote qe te tjere formate po behen gati per ta rinovuar njesoj sic rinovohen teknologjite e reja te manipulimit dhe formatimit te ri te spektatorit homovidens

  23. Zululand thotë:

    12 Mars 2008 @ 7:32 pm

    Bravo ju qofte qe ngrini ceshtje te tilla, por te pakten kur e beni jini me serioze, se vete fakti (ne kete rast Big Brother) qe po sulmoni. Nje program, format i blere me te drejta te plota dhe jo imitim “kafaz” apo “sy magjik” e ku di une ca majmunlleqesh te tjera, nuk mund ta kundershtosh me te tilla shkrime dylekeshe. Mua personalisht nuk me pelqenejne emisione te tilla, por kjo eshte e mira e demokracise: shumellojshmeria. Dhe per sa kohe qe ai projekt per te cilin punojne qindra vete, monitorohet dhe nuk paraqet rrezik per shoqerine: let it be…

    p.s dhe nje sqarim per autorin: shtepia nuk eshte ne lunder…por ne Vore. (dhe ky fakt tregon angazhimin serioz te autorit….nder te tjera…)

  24. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Mars 2008 @ 10:06 pm

    Mua ma heq trurin indiferentizmi patetik negativ i permbledhur ne disa fjale te tipit: “Po ckeni qe inatoseni, Topi e ka blere pse ankoheni”

    E para e punes cdo teleshikues ka te drejten e GJYKIMIT te nje programi. Kur flisni si me siper, i vini kufi kesaj te drejte. Ja une dua te kem te drejte te flas per programin e Topit, per gazetat, per politikanet, per cfare te me doje qejfi mua.
    Ne vend te gjykoni a eshte i drejte mendimi, filloni e gjykoni pse flasim.
    Jam i ndergjegjshem qe nuk kam te drejte vendimi, po te drejten e gjykimit nuk ma heq dot kush.
    E cilesoj si program tejet negativ, e kane pershkruar shume bukur disa persona me lart.
    Skam arritur t’i gjej dot origjinen kesaj mendesie….neser pasneser dikush mund te vjedhe, e shikojne njerezit dhe nuk flasin. Kur flet dikush i thone pse flet? Po pse te mos flas?
    Nuk e merrni dot me mend sesa me behet qejfi kur shikoj njerez qe protestojne per cfaredo lloj arsye qe ata e gjykojne te drejte.
    Kohe me pare e tallja Mjaftin, ndersa tani i jap ca te drejte (jo shume).

  25. Nacja thotë:

    13 Mars 2008 @ 12:13 am

    Me beri shume pershtypje qendrimet e mbajtur me siper lidhur me menyren e te raportuarit, deri tek diferenca mes raportimit te lajmit ne amerike dhe vende te tjera, e theksoj raportim te lajmit. Nese i permbahemi ketij termi, pra raportimit do te pranoja me plot goje se shpesh stili i te raportuarit ne gazeta dhe Tv eshte larg, megjithese nuk duhet mohuar se qe ne vite ka patur permiresim te dukshem. Autori i ketij shkrimi, qe ne fillim te shkrimit ka patur nje gje te qarte, qe thelbi i shkrimit, nuk eshte raportim, por nje opinion nje kritike, apo dhe mund te bejme nje kompromis per llojin e shkrimit, vecse per raportim jo. Cfare raportimi lajmi mund ti bente autori “big brother”, kur ska nevoje per nje gje te tille, te kopjonte faqen e perditshme te gazetes “Shqip”, ku “dashurite” e vellait te madh pompohen a thua si te ishin orgji. Eshte thjesht nje opinion, dhe nuk mund te diskutojme per stilin. perkundrejt kesaj per objektivitetin dhe problemet qe ngre, po qe mund te diskutojme sa te duash. Me beri pershtypjen te shtunen e kaluar, njeri nga vellezerit axhemi, ishte dashuruar me “nocen”, e fejuara, dashuruara e kishte ndjeke dhe me te drejte, ishte vene ne siklet. deri ketu Ok, me tej historia vijonte me ca foto shume personale, qe shfaqeshin ne ekran ndersa ajo ngrente shqetesimin e saj, me e bukura e kishte kerkuar vete, se dashuria e saj po i ikte per duarsh. Intimitetin tim, privacine time une sdo pranoja ta ndaje me qindra mijera shikues, qe ndjekin emisionin. Nuk e di se ku eshte e bukura e nje emisioni, te tille, kur 14 personal luajne me njeri tjetrin, dhe qindra mijera argetohen. ca nga ta do kene cti thone kalamajve, qe une lashe mamane tuaj te kujdesej per ju dhe per punet e tjera, ndersa une argetohesha, etj etj, e shikoni ca ka bere babai kur ishte i ri. Fundja ceshtje shijesh. personalisht e ndjek sa per te pare se ku vete……

  26. ilir thotë:

    13 Mars 2008 @ 1:04 am

    Nje pyetje, sa eshte investuar dhe sa eshte trofeu?

    Une mendoj se Topi deshiron tu tregoj deleve muskujt. Ti tregoj shqiptareve se si duhet te jene shqiptaret. Ti bej qe ti behen gangrene njeri tjetrit per dy lek (euro me falni). Atyre ne shtepi ti shplaj trut e ti smuri me sindromen e dallaverit. Ju siguroj qe BB nuk eshte fitimprures.

  27. Ipari thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:17 am

    Media edhe sidomos ajo e televizionit bastardon popullin ! Ore popull shqiptar, nje nga me te lashtet te europes edhe te ballkanit por edhe nje nga me i varferi ne bote :(

  28. Cheney thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:53 am

    Big Brother eshte thjesht mezja per ate qe do te vi si shpjeti:

    Jerry! Jerry! Jerry! Jerry! Jerry!
    www.newsday.com/media/photo/2008-01/35022871.jpg

  29. lagjia thotë:

    13 Mars 2008 @ 3:46 am

    sa thelle i keni hyre kesaj pune.nuk ju punon pulti i televizorit ju ka ngel tek treshi.nuk eshte puna si ne kohen e qemos nje kanal e me kiamet 3 ore transmetim.ka 100 kanale.nuk ju pelqen nderrojeni stacionin.sikur ca u bo.

  30. minatori thotë:

    13 Mars 2008 @ 4:05 am

    Nuk kam pare shume BB se me dhemb kur e shikoj, po nje gje me beri pershtypje. Te pakten ketej ne Amerike (duke qene kulmi i siperfaqesores) pjesemarresit ne reality show i zgjedhin pergjithesisht te bukur. Budallenj, por te bukur. Ata tanet jane lemeri: mire provinciale ok, po pse aq joterheqes nuk e kuptoj? Te mos flasim per nivelin pastaj dhe faktin qe limiti i tyre mendor eshte kercimi i valleve popullore.

  31. Fjala thotë:

    14 Mars 2008 @ 5:09 am

    Ahh, une ketu ne USA dhe se kam ndjekur ndonjeher BB. Por do ti qe me pickoj kureshtja dhe thash po e shikoj njeher. Ca te shikoje?!!!!
    Nje fare dembelizmi, nje fare injorance, nje fare budallalliku.
    Parafabrikat po, po i keq ama.

    Kshu ka qen per mua kjo BB.

  32. egro thotë:

    14 Mars 2008 @ 6:04 pm

    Problemi nuk qendron tek pulti. Problemi qendron se nje televizion nuk mund te jete krejtesisht privat. Vertete Top Media eshte nje kompani private, por hapesira publike qe ajo ka ne dispozicion per te ushtruar aktivitetin e saj nuk eshte fare e tille. Ne kete menyre, kemi te drejte te kerkojme hesap, te reagojme, te protestojme ndaj asaj qe na serviret prej TV-ve tona. Nuk mund te jesh i lire te ndotesh hapesiren publike, me cfare do lloj prodhimi. Pikerisht prandaj edhe reagimet me duken krejtesisht legjitime.
    Po te ecim sipas logjikes qe “ate do populli”, atehere mos u qani as prej parlamentit dhe politikaneve, sepse edhe “ata i do populli”. Madje, lidhur me kete, keta te dytet kane me teper legjitimitet, sepse, te pakten kane marre nje voten prej tij.
    Ne kete menyre, interpretimet e mesiperme qe synojne ta paraqesin kete produkt si nje efekt i larmise se demokracise, mua nuk me duket se demokracia eshte kokecarje per te duruar banalitetet e turmave.

  33. loni thotë:

    14 Mars 2008 @ 6:23 pm

    hajde komente hajde, a skeni naj pune tjeter me u marr ju po merreni me keto debate qe per mua me duken kot.

    BB eshte nje pogram televiziv , e ca ka nese behet e ketu , apo mos valle top channel do mbushi rruget me gropa te shqiperise dhe do sjelli pa pushim uje ne cesmat tona ?
    merruni me dicka te hajrit me mire mos u perpiqni te beni lloj lloj analistesh kot pa lidhje, a thu punet e shqiperise jan ne dore tuaj

  34. psajko thotë:

    16 Mars 2008 @ 6:12 pm

    Sa here e coj tek BB me vjen per te dhjer (se qeshuri) jo vetem per njerezit e perzgjedhur aty brenda por edhe per kontrastin e realizimit vizual.

    Fali o zot se nuk dine se cbejne, dhe coji ndonje shporte me peshqe se po ngordhin urie.

  35. Idris thotë:

    16 Mars 2008 @ 6:29 pm

    Psajko shto dhe M…(tim per te qeshur,gjithsewsi)…mbase u del per relax ketyre shkerdhatodijseve moderne te ketyre emisioneve….

  36. dikushi thotë:

    17 Mars 2008 @ 3:36 am

    Big Brother? Vanitet ose shqip kotesi. Tregues i nivelit te varferise shpirterore.

  37. Vajza_ne_Florida Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Mars 2008 @ 4:04 pm

    Une e kam pare, me teper per te pare shqipetaret, gocat dhe cunat, mentalitetin e tyre, sjellet (si psh e Junes, skandaloze) dhe lideri i shtepise Shkelqimin, edhe mamin e shtepise Astritin (qe donte te blinte fshese per te lare dyshemete)…

    Varet me cfare syri e shikon, dhe cfare kerkon te nxjerresh nga ai… Mua me duket interesant, sepse jane te gjithe te ndryshem, ca me shkolle ca pa shkolle, ca me edukate, ca pa edukate, ca ngordhalaqe, e ca qe su mbyllet goja…

  38. Noli thotë:

    24 Mars 2008 @ 3:06 pm

    Olsi pres prej teje me fitu se ma i mir je hiq mos ta ndin

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.