Panairi i Aviacionit në Paris ekspozon teknologjitë e reja
Zeri i Amerikes
20-06-2007
Në Paris është hapur Panairi i 47 Ndërkombëtar i Aviacionit, ku ekspozohen teknologjitë më të reja në këtë fushë. Ky panair është në fakt një biznes i madh me pjesmarrjen e 42 vendeve.
Në panairin e këtij viti janë paraqitur më shumë se 140 lloje mjetesh fluturues – që nga reaktivët e deri te helikopterët, madje edhe telnologjitë e fundit të avionit Stealth që nuk diktohet nga radarët.
Është si një park lojrash për të apasionuarit. Por për kompanitë pjesmarrëse ky është një biznes serioz. Ata që kërkojnë avionë vijnë të gjithë këtu për të blerë. Jean Pierre Cojan i kompanisë SNEKMA, prodhuesi i katërt më i madh i motorëve të avionëve në botë, është i gatshëm të shesë. “Ne kemi në punë 16 mijë motora dhe sot në botë në çdo tre avionë, njëri përdor këtë lloj motori.”
Një klient i vetëm mund të ndryshojë krejt fatin e një kompanie të vogël siç është firma hollandeze Akalef, e cila shet programe për sigurinë në fluturimin. Siç thotë Wil Nijsten i kësaj kompanie, Akalef e gjeti këtë klient në panairin e vitit të kaluar. “Ne shesim tre lloje programesh trainimi. Shpresojmë që edhe sivjet të gjejmë një klient po aq të madh.”
Por jo të gjithë kanë ardhur për të shitur. Disa qeveri lokale, si ajo e shtetit amerikan të Alabamës kanë dërguar këtu njerëz me pikësynimin për të hapur vende të reja pune në rajonin e tyre. Ja ç’thotë Roger Wehner i Kompanisë Elektrike të Alabamës. “Qëllimi ynë është të gjejmë ato kompani aviacioni që do të dëshironin të transferoheshin në pjesën juglindore të Amerikës.”
Panairi i sivjetëm i Parisit pritet të tërheqë më shumë se 200 mijë vizitorë nga 150 vende. //ii

21 June 2007 @ 4:40 pm
E perseris edhe pastaj?
21 June 2007 @ 5:08 pm
E pastaj… Sikur keta mendjendryshkurit e Qeverise Shqiptare, te cilet jane pjese e mendjendryshkurve te Ballkanit, dhe keta mendjendryshkurit e Ballkanit qe jane pjese e mendjendryshkurve te Evropes, dhe pastaj ata mendjendryshkurit e Evropes qe jane pjese e mendjendryshkurve te botes t’u kushtonin me shume vemendje ketyre detajeve ne dukje te parendesishme ne rradhe te pare Shqiperia, po ashtu edhe gjithe te tjeret do te ishin shume here me mire se sa jane sot kur perserisin pyetjen,…” E pastaj?” E pastaj keta dhe ne nuk do te vazhdojme te ankohemi, ankohemi, e ankohemi…
P.S Ky nuk eshte postimi im. Mendimi im eshte se lajme te tilla jane me se te nevojshme per publikun Shqiptar dhe gjithe spektrin e politikes Shqiptare.
21 June 2007 @ 6:07 pm
Interesante! 1/4 e kompanise sime ndodhet per momentin ne Paris per kete panairin. Ky eveniment eshte pjese e nje industrie shume te madhe qe sa vjen e rritet, sidomos ne USA. Do ishte arritje shume e madhe per Shqiperine te merrte pjese..mbase nje dite..
21 June 2007 @ 6:17 pm
candyland/
“Interesante! 1/4 e kompanise sime ndodhet …”
cila eshte kompania juaj?
ju jeni presidentja/pronarja e asaj kompanis?
21 June 2007 @ 6:19 pm
Une po shpresoj te dale nje zevendesues i Concorde.
Me vjen tmerr te mendoj ate rrugen e gjate deri ne shqiperi…pastaj ca tmerr me teper ishte ajo qe u ndodhi pardje pasagjereve te linjes Amsterdam - Newark. Plasen ujrat e zeza te avionit dhe e mbushen nga fillimi ne fund. 7 ore ata atje brenda pa mundesi me hap nje dritare….
21 June 2007 @ 7:34 pm
Brukseli..I wish..:) Kompania ime nuk prodhon gje ne fakt por promovon teknologjine e sistemeve qe drejton pa ndihmen a njeriut. Une merrem me financat dhe prandaj skam fatin e mire me shku ne Paris. :\
Blendo ca tmerri..ewwwwwwww…si ka mundesi qe se kam pare ne lajme ket evenimentin?