Identifikohu



Regjistrohu

“Nuk e shesim emrin”

nuk-e-shesim-emrin-macedonia-name-dispute.jpgShkup - 31 Mars 2008. Ky i ri maqedonas merr pjesë në protestën para Parlamentit për të kundërshtuar ndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë për të përmbushur kërkesën greke. Dje Parlamenti Maqedonas e pezulloi seancën duke deklaruar se nuk ka garanci që ndërrimi i emrit do kënaqë Greqinë. “Nuk e shesim emrin”, ishte njëri nga slloganet e mijra protestuesve.

Në foton e dytë: protestues grekë - disa prej tyre të veshur me pazmore dhe shpata si ushtarë të Aleksandrit të madh (e pailustruar këtu) - në Selanik protestojnë “rrezikun maqedon për Greqinë”.

greek-protest-macedonia.jpg

“Kujdes nga pushtuesit e mundshëm, nga uzurpuesit e emrit dhe simboleve historike të Maqedonisë,” i thotë turmës Peshkopi i Selanikut Anthimos. “Emrin historik, madhështor dhe të lavdishëm te Maqedonise nuk ia japim, askujt!”

Konflikti per emrin e Maqedonise ka nisur qe 15 vjet me pare dhe rezikon seriozisht te pengoje hyrjen e vendit Ballkanik ne NATO. Vetoja e Greqise ndaj Maqedonise do te rezikonte planet e zgjerimit te Aleances se Atlantikut verior me motive historinë e lashtesise.

Per te justifikuar qendrimin kontrapedal grek Ministrja e jashtme Bakojanis shkruan sot nje opinion ne Wall Street Journal, ku ajo akuzon se Shkupi ka pretendime teritoriale ndaj Greqise dhe permend “Maqedonine e madhe”. Por Republika e Maqedonise i quan keto akuza te stisuara dhe nenvizon se qe ne vitin 1996 e Maqedonia ka Ligj ne Kushtetuten e saj qe nuk ka dhe as do te ketë ndonjeherë pretendime teritoriale ndaj Greqisë.

FAKT: Greqia e ri-emëroi krahinën e saj veriore “Maqedonia” më 1988, më parë kjo krahinë quhej “Greqia e veriut”. “Republika e Maqedonise” ka egzistuar me këtë emër brenda ish-Jugosllavisë që pas Luftes se Dytë Botërore. Për të zbutur pretendimet greke Maqedonia e nderroi flamurin qe mbajti midis viteve 1992 - 1995, dhe mban prej vitesh akronimin përçmues Ish Republika Jugosllave e Maqedonise (FYROM).

poster-greek-flag-swastika.jpgDisa nga emrat e sugjeruar per te zgjidhur ceshtjen ishin “Maqedonia e epërme” ose “Republika e Re e Maqedonisë” te cilat jane pritur me pakenaqesi dhe kundershtim ne Shkup. 89% e maqedonasve jane shprehur pro hyrjes në NATO, por njekohesisht ata ndjejne se Greqia po tregohet e padrejte ne pengimin e integrimit te shtetit maqedon ne Aleance. Maqedonasit - perfshi ketu edhe shqiptaret e Maqedonise - i shohin kercenimet greke per veto si ushtrim presioni nga nje shtet i fuqishem karshi nje shteti te vogel. Posteri që paraqiste flamurin grek me kryqin Nazist ishte shprehje e kesaj pakënaqsie dhe shënoi nje incident diplomatik më tepër mes fqinjëve qe përplasen për emrin me të kaluar të lavdishme dhe të tashme grindavece.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

44 Komente »

  1. Tironsi thotë:

    1 Prill 2008 @ 7:48 pm

    Prandaj keta kane bere me shume hajer. Vetem ne ngelem puthadorsa

  2. buli3go thotë:

    1 Prill 2008 @ 7:49 pm

    E kam nje hall Blendi; Si do te na quani neve shqiptareve nga MK ju te Shqiperise tani? Derimetani disa na thonin maqedonas, disa te nje kategorie pak me te ngritur si “shqiptare te Maqedonise”, ndersa me nderrimin e emrit sic pretendohet “Republic of Macedonia-Skopje”. Pra cfare emertimi do kemi ne shqipet e MK? Se sa per “popullin maqedonas” nuk dua te bezdis nervat e mia…

  3. shqipe@ou thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:01 pm

    I lexova te dy artikujt tek Wall Street journal, ate te ministres greke dhe ministrit Maqedon, dhe them se grekja beri nje pune te shkelqyer per te paraqitur anen e saj.
    Ajo tha: 1. Maqedoni eshte nje zone qe perbehet nga shume treva te cilat jane ne Greqi. 2. Maqedonia ka ushqyer mendime nacionaliste per Maqedonine e madhe duke e vendosur ne libra shkollore, duke ngritur monumente. 3. Presidenti maqedon ka vene ne kurore tek monumenti Maqedonia e madhe.

    Ministri maqedon nuk ju pergjigj ketyre akuzave por tha se ushtaret tane luftojne krah per krah me ata perendimore, ne kemi ndihmuar me refugjatet kosovare etj etj, asne pergjigjie per akuzat greke.
    Lexuesi perendimor do te anoje me greqine, sepse edhe pse personalisht une e perbuz greqine, dua te them se greqia ben mire qe kercenon me veto ndaj maqedonise.

  4. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:05 pm

    Ej ta them une ne vend te blendit… Ju jeni Tetovare, Dibrane, Shkupjane… dhe jeni shqiptare pasardhes te ilireve, nje prej fiseve te te cileve ishin edhe maqedonasit edhe Aleksandri.. Si thoshte Skenderbeu (ca thone ishte Dibran):
    “Pas ardhes i Aleksandrit dhe Pirros se Epirit” e gjen ke letra derguar princit te tarentit…

  5. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:06 pm

    Pune Grekesh…po mos harroni se neser e kemi rradhen ne.

  6. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:07 pm

    Ore The guardian i kishte skandalizu greket…u kishte bere zbor per nacionalizem te prapambet…. po ky muhabeti (greqi-maqedoni) eshte seriozisht qesharak… Imagjino te ngrihemi dhe ne dhe me te drejte te zotit ta kerkojme per vete kete emrin…

  7. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:28 pm

    Greqia propozon nje ndarje te emrit Maqedoni, psh qe FYROM’i i sotem te quhet Maqedoni-Skopje apo dicka e tille dhe bejne paralelizmin me Mexico dhe New Mexico. Megjithate une mendoj se nuk kane te drejte se ne rastin e Mexico dhe New Mexico, Mexico eshte shtet ndersa Maqedonia ne Greqi per momentin eshte thjesht krahine dhe emri Maqedoni per shtet eshte bosh.

    Admin cfare po ndodh me emrat?? pse nuk i shohim dot??

  8. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:31 pm

    grekët kanë një sindromë që s’di si ta quaj. mbase më ndihmon ndonjëri…

    një i njohuri im, me prindër grek, lindur e rritur në Zvicërland, flet greqisht sa për të thënë si je, si shkon, shkon një herë më ca kohë për pushime në Greqi, si çdo shtetas zviceran që respekton veten, e kshu me rradhë integrimi. bie llafi një herë se ça do bënte po të fitonte euromillions. tha që do u blinte një shtëpi prindërve dhe do studjonte histori e do merrej me mbrojtjen e temës se Aleksandri i Madh ishte Grek. (un i thash mo harxho lek kot, se Leka është shqiptar, po desh ma dha me tigan kokës…)

  9. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:33 pm

    ti i orës 8:28, s’ka rëndësi kush foli, por ku ndodhet dhe çfarë tha. kështu mendoj unë ka menduar kryesia.

  10. Julius thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:40 pm

    Ore The guardian i kishte skandalizu greket…

    me jep nje link se nuk po gjej gje.
    Une mendoj se shqiptaret e Maqedonise, duhet te mbeshtesin maqedonasit ne kete ceshtje.

  11. traummädchen thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:41 pm

    Une them qe kryeqyteti i New Yorkut te ndryshoje emrin nga Albany ne New Albany se ka rrezik ngatarrohet me Albanine tone …

  12. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 8:44 pm

    Dalin me peshkop…me heshta e flamuj…per te mbrojtur emrin. S’eshte pune patriotizmi apo nacionalizmi…eshte pune primitivizmi…

  13. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 9:18 pm

    http://commentisfree.guardian.co.uk/donald_steinberg/2008/04/which_macedonia.html

    linku i the guardianit

  14. InfraRed thotë:

    1 Prill 2008 @ 9:19 pm

    Po sikur keta sllavet e Vardarit te kishin zgjedhur per veten emrin Dardani dhe te ulerisnin se ishin pasardhes te Dardaneve te lashte, si do ligjeronit?

  15. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 9:28 pm

    hahahaha ekuivalenti i FYROM:
    Ish Provinca Osmane e Greqise

  16. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 9:33 pm

    Them se ky propozim duhet marre seriozisht, qe ketej e tutje Greqia te quhet FOPG (Former Ottoman Province of Greece) ose ne Shqip IPOG :lol:

  17. Julius thotë:

    1 Prill 2008 @ 9:57 pm

    Po sikur keta sllavet e Vardarit te kishin zgjedhur per veten emrin Dardani dhe te ulerisnin se ishin pasardhes te Dardaneve te lashte, si do ligjeronit?

    accordingly. Skenderbeu e nxorri shpaten, duke pare o situaten.
    Situata shihet e tille:
    Amerikanet kerkojne qe te kene nje Maqedoni ne Ballkan. Kjo mund te pasohet me disa investime me vone. Shqiptaret te dalin hapur kunder maqedonsave bejne gabim. E shumta te mos shprehen per ceshtjen ne fjale.
    Me e mira fare do jete t’i mbeshtesin hapur. Nese shkojme deri ne ndarje, ne nuk fitojme gje. As 25% te territorit. Humbasim Manastirin e shume krahina te tjera. Krahina te cilat ne nje Maqedoni tani per tani te sigurte, dhe ndoshta ne te ardhmen federale do i kishim te pakten ne prezence shqiptare.
    Nese i mbeshtesim hapur rritet mirebesimi midis dy popujve, qe do te thote se shqiptaret nuk do shihen si rrezik per pavaresine e tyre.
    Une mund te jem ateist psh, sme rruhet shume se ca beson nje besimtar ne pergjithesi. Per sa kohe besimi i tij nuk me demton, le te besoje dhe bretkosen kozmike.

    Ballkani ka nje situate te tille rreth Maqedonise: Nje Greqi qe u nxjerr dhembet, nje Bullgari qe u njeh shtetin, por jo identitetin dhe nje Kosove e nje Shqiperi qe qendrojne indiferente.
    E pse duhet te mos i mbeshtetim? Pretekstin e kemi: rruajtjen e popullsise tone autoktone atje dhe investimin ne nje Ballkan te qendrueshem.
    Per te fituar kemi: zgjerimin e interesave tona ekonomike kulturore dhe politike ne drejtimin lindor.

    Le te me jape dikush nje arsye te vlefshme qe sllavet e Maqedonise t’i kemi armiq.

  18. Julius thotë:

    1 Prill 2008 @ 10:03 pm

    anonim, rrofsh per linkun.
    Disa emra te popujve te rajonit Greek Version:

    RSHVMZ - republike shume e vogel e Malit te Zi.
    FNKRB - federate dhe ndonjehere konfederate e republikes se Bosnjes.
    RZSS - republike ne zvogelim e siper e Serbise.

  19. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 10:08 pm

    Mund te quheshin Paioni ndoshta :P … Jo nuk do ulerisnim… sebesoj vetem po te thoshin qe ishin dardane… atehere do shkulnim kripte…
    Shiko nuk ka noj problem derisa shteti merr toponimin e nje zone te caktuar gjeografike apo emrin e kombit… Maqedonia ka zgjidh toponimin…
    Ca do bejme ne me Albanin e Armenise psh… t’ia nderrojme emrin… kjo eshte qesharake….

  20. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 10:18 pm

    8:33shi, na bene lemsh me keto anonimitetet. Ka filluar kryesia i merr vendimet ne klube me duket ::)) shpresoj te jete vetem per sot…

    dje lexova ne nje artikull qe dhe partite shqiptare kane qene te kujdesshem keto kohe qe ne rast se Maqedonia nuk hyn ne NATO ta kene te lehte te vecohen nga qeveria (nuk po e gjej dot artikullin, me duket se ishte Herald Tribune). Jam dakort me oren 9:57 qe Shqiptaret duhet te mbeshtesin maqedonine ne kete rast dhe te kontribuojne ne forcimin e nje shteti Maqedonas me nje perqindje te madhe shqiptaresh..

  21. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Prill 2008 @ 10:24 pm

    E ke thene shume mire 9-57a me cerape t’gjata…edhe une me ty jam. Do vije dita qe ne Maqedoni do ket mbi 50% Shqiptar…dhe atehere natyrisht qe ligjin e ben shumica. Por nuk besoj se Shqiptaret ne qendrimin zyrtar te partive ne Maqedoni jane kundra Maqedonise apo pro-Greqise…ose heshtin ose jane pro-Maqedonise. Kto jane vetem mendime ke Peshku te individve…jo me teper.

  22. buli3go thotë:

    1 Prill 2008 @ 10:42 pm

    Nuk di se per cfare miqesish flitni ju!!!! Shihni nje gjysem shteti (bile as aq, po nejse) heziton te njohe pavaresine e Kosoves.
    *Ai gjysem shteti nuk respekton Marreveshjen e Ohrit qe vet e nenshkroi pas nje lufte qe vet e solli.
    *Ai gjysem shteti qe me 29 Maj ben marreveshje me nje parti shqiptare per ceshtje te rendesishme shqiptare, me 30 Maj del dhe thote se nuk kemi kurrfare marreveshje
    *Ai gjysem shteti risjell ligje komunsite per te drejtat e fituara me gjak ne 2001 (*ligji i flamurit)
    *Ai gjysem shteti nuk deshiron te degjon per ceshtjet e gjuhes, statusit te ish ushtareve te UCK-se, perfaqesimin adekuat te shqiptareve neper institucionet shteterore … etj, etj

    Kam shume per te numeruar, ndersa ju nese jeni te te njejtit mendim sikurse ai mysafiri i perditshem ne TopChanel se maqedonasit jane te vetmit miq te shqiptareve ne Ballkan, atehere une nuk paskam se cfare te rri ketu. Po dal neper faqe te “pobratimëve” (vellezerve)

  23. une thotë:

    1 Prill 2008 @ 11:05 pm

    @10:42 pm

    Mos me thuaj se me mire do te doje qe maqedonosllavet te ishin “me miq” me greket sesa me ne!!!!
    Se ne kete pike NE SHQIPTARET do e hanim dyfish me keq. Marreveshja u arrit se fundi. Si per statusin ashtu per gjuhen, edhe Kosoven do e njohin se shpejti. Ndryshe nuk i fuste njeri ne NATO as i mbeshteste.
    Ja qe quaje TE DETYRUESHME te kemi MIQ por edhe “miq”. Sllavomaqedonasit i perkasin rastit te dyte.
    Situata ne rajon ka ndryshuar. Ke nje Maqedoni qe kufizohet ne shumicen e territorit te saj me 2 SHTETE shqiptare. Mos e shikoni veten me ne rolin e jetimit.

    Ajo qe duhet bere aty, edhe te arrihet me presione politike eshte:
    Te njihet roli i shqiptareve ne shtetformim si i detyrueshem.
    Te theksohen ngjashmerite mes dy popujve (qe jane shume here me teper sesa i mendoni)
    Tu hapet rruga e lire per shkembim tregtar ne te dyja kahet. Si maqedonsit ne Shqiperi, ashtu dhe firmat shqiptare ne Maqedoni.
    Te gjitha te tjerat vijne vete.
    Eksplorimi ekonomik shqiptar ne Maqedoni, ashtu si ai maqedon ne Shqiperi eshte 10 here me i mire se mjelja e grekeve si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Maqedoni.
    Keshtu qe i therrisni mendjes.

  24. gjergji. thotë:

    1 Prill 2008 @ 11:09 pm

    Dakort me parafolsin, por gjithsesi nuk duhet harruar, se nga njera ane kemi kete gjysem-shtetin qe nuk ka synime te mira ndaj Shqiptareve ( por qe mund te vihet ne shina me pak mund ) dhe nga ana tjeter kemi nje shtet te plote e jo gjysem qe eshte treguar e tregohet 100 here me i keq 100 mije here me shovinist me Shqiptaret.
    Nqs duhet te zgjedhim midis ketyre te dyve une zgjedh Maqedonine

  25. ujkupauje thotë:

    1 Prill 2008 @ 11:27 pm

    Shikoni po nuk plasi dhe nga jugu.Grekerit e quajne VorioEpir jugun e Shqiperise,biles dhe zyrtarisht.

  26. peshkaqeni thotë:

    2 Prill 2008 @ 12:50 am

    Eh shqiptar zeza
    Nuk dinë se cilin kriminel të zgjedhin. Akoma nuk e keni kuptuar se të dy palët si sllavo-bullgarët dhe grekët janë të dy njëlloj për ju o shqiptar të mjerë……….
    Na kanë vjedhur emrin dhe ju ju duket si punë fëmijësh
    Na kanë vjedhur historinë dhe ju përsëri ju duket si lojë fëmijësh
    Na kanë vjedhur kulturën dhe ju përsëri ju duket si bukë me djath

    Eh o shqiptar të mjerë

    Nuk keni faj se kaq shumë na e kanë shpëlarë trurin sa nuk kemi më pikë logjike, asnjë pikë kombëtarizmi, asnjë pikë atdhedashurie për të kaluarën dhe të tashmen dhe të ardhmen tonë

  27. Laokonti thotë:

    2 Prill 2008 @ 1:18 am

    Si kemi thene? Do te behemi nje lagje e Evropes Juglindore. Jemi ne bote tjeter, me te civilizuar, me te perparua nuk jemi me ne boten ku toka binte era gjak te qelbur. Jemi ne boten Globale
    Cfare tregon kjo per ata qe kane haruar maskrat Came nga Greket, qe kane haruar gjakun e Kosoves, per ata qe sot duan tem mbyllim edhe veshet edhe syte dhe gojen perballe shovinizmit grek ne shqiperi Per ata qe duan ti kthejne shpata ne parmenda. Ku jemi more se na keni quajtur anakronike, te prapambetur na ka mbetur ora ne vitin -1000. Nuk tregon se kjo se azgje nuk ka ndryshuar ne Ballkan eshte po ai i i vitit -1000?

  28. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 1:31 am

    Europa perpiqet te bej eksperimente ne Ballkan. Keto eksperimente behen me qellim per te pare a funksionojne bashkesite multietnike. pergjigja eshte jo! Ajo qe quhet sot Republika e Maqedonise, ka vetem nje pakice maqedonasish brenda. pjesa tjeter eshte sllav (keta qe e mbrojne emrin Maqedoni) dhe pjesa tjeter jane shqiptar. Sllavet qe drejtojne Republiken e Maqedonise nuk e kuptoj ne c’themele bazohen per tu vetshpallur maqedon, pasi ata nuk jane te tille, jane sllav! Greqia ne kete rast ka shume te drejte te vendos veton! Ajo qe nuk kuptoj eshte se si dreqin perfunduan ato treva shqiptare ne ate thurje te shemtuar qe paraqet ky palo shtet? Shpresoj qe Greqia te vendos veton ne Bukuresht: pranimi i Maqedonise ne Nato do te legjitimonte nje shtet artificial, mosfunksional dhe sigurisht bie ne kundershti me aspiratat e popullit shqiptar per bashkim kombetar. Absurdi i rradhes (apo eksperimenti i rradhes) i Europes eshte krijimi i Republikes se Kosoves. Dy shtete shqiptare ne Ballkan! Shume shpejt dhe ky eksperiment do bjeri ne uje, nje gje eshte e sigurte bashkimi eshte i pashmangshem.

  29. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 1:46 am

    Austria dhe Gjermania jane nje komb ne dy Shtete, nuk shoh sesi kjo i ka penguar te begatojne.

    Ky bashkimi “natyral” nuk duhet nxitur se i humb natyrshmeria, dhe para se te kete deshire duhet te kete kuptim, (to make sense). Si stonsat, “you dont always get what you want, you get what you need”. E ve ne thonjeza “natyral” sepse bashkimi i vertete natyral ndodh natyrshem, ne nivele personale mes njerezve dhe nuk vizatohet ne harta te skuqura.

    Fundja e gjithe ceshtja eshte te jetojme ne liri dhe ne paqe, te jemi zot ne trojet tona, te kemi mundesi te punojme te qete - kjo mua me mjafton, dhe them kete do ne fund cdo ballkanas.

    Pretendimet e Greqise se maqedonia ka pretendime teritoriale jane qesharake. Futja e Maqedonise ne NATO do ta shbente dhe “kercenimin”, por kjo qe ndodh eshte ilustrim i asaj kur ballkanasit do not make sense.

  30. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:12 am

    Durim popull durim…nuk zgjidhen problemet me nacionalizem te shfrenuar…ka kohe per lufte ka dhe kohe per te heshtur (duke mbajtur kallashin mbrapa shpines kuptohet!). Ja Kosova u be…u be se patem durim dhe luajtem lojen qe duhet luar…dhe me Maqedonine duhet patjeter durim dhe heshtje. Ata vet do ta shikojne qe te vetmit “miq” qe kane ne bote jane Shqiptaret…dhe do vine vet ke ne. Do ta kuptojne qe me ne duhet ta mbajne mire…se sot jemi gati 40% e popullsise…neser do behemi 50%…e ku do futin kokat pastaj? Ata do perpeliten njecik para se te ngordhin…si puna e pules…po tashme koken s’e kan me.

    1-58a me kembe te drejta…une them ta mbajme dhe nja nje jave kte punen e nickve…qenka qef kshu me kode…na duket vetja si radista.

  31. Arber Albanicum thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:31 am

    Dikush me lart nuk gjente arsye per ta kemi keq me sllavomaqedonsit dhe pse ne duhet ta injorojme debatin per emrin e Maqedonise.

    Ore zoteri, mua me duket se ne kemi me shume arsye per te metuar kete emer sesa keta sllavomaqedonsit apo jo? Ke shkuar ndonjehere per hitchhiking atje? Male-male-male. Dhe sllavet nuk i kishin qejf shume malet sepse ishin bujq, prandaj shqipot e kane populluar ate vend edhe nqs maqedonsit e lashte jane zhdukur si komb, biles edhe ata sllavomaqedons mund te jene edhe shqiptare te sllavizuar apo jo?

    Tjeter, nga ana kulturore thone greket u greqizua Maqedonia, sa gje e lezetshme, po sa % dinin shkrim e kendim atehere? Kjo eshte vecse nje shaka banale, Aleksandri pati profesor Aristotelin ok, e ce pastaj?

    Prandaj duhet te faktorizohemi dhe te behemi pjese e debatit qe cke me te.

    Zaten, edhe Zogu u faktorizua kur vuri ne monedhen tone figuren e Lekes se Madh, edhe ai kishte me pak kellqe se kemi ne sot, por kishte me teper zemer.

  32. bzzzzzzzz thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:48 am

    O 3.31…ti kerkon te kesh emrin e Lekes, apo do te kesh me shume te drejta ne Maqedoni?
    Si do ia bejme? te dh.. por krenare?
    Ne politiken e sotme nuk hyjne shume emra, histori, legjenda. Ato jane te huaja per evropianet e sotem, sepse kete histori nuk e zoterojne. As antikitetin, asgje!
    Kur serbet i thone botes “kosova zemra jone” amerikanet i bejne by pass gjithe Serbise me bomba.

    Historia nuk behet me histeri popullore. Behet me fakte dhe studime.
    Histeria e maqedonsave shfrytezohet. Une kete po perpiqem tu them edhe ju akoma se kuptoni.
    Eshte mbeshtetje me bshk mer trapa, gjoja.
    Politika eshte e zyrave, eshte edhe e popullit. Neser pasneser kur te ngrihet flamuri shqiptar ne cdo krahine te Maqedonise, te gjithe histeriket maqedons nuk do ndihen, se do thone na mbeshteten shqiptaret kur i kishim nevoje.

    Si doni juve, t’i deklarojme te gjithe armiq?
    Per disa 10-vjecare e kapim Maqedonine e kemi tonen.

  33. finish thotë:

    2 Prill 2008 @ 12:30 pm

    Blendi salaj:austri-gjermania kan 1 gjuh po kurr s’kan qene nen nje strehe,SHQIPERIA esht rast UNIK.
    BULI3: deri tani i kam thirrur “shqiptare te maqedonis” tani do ju therras shqiptar nga tetova, shkupi,kumanova etj a je dakort???
    Grupi puna jone ne nivel nderkombetar ka len shum per te deshiruar,kosovart u autodeterminuan dhe ne duhet te mbledhim forcat njashtu si thu ti me plane afatgjata per ILIRIDEN.NA ka ndihmu FATI me shum se mendja .KUR DO ZOTI E RROTULLON RROTEN E FATIT NGA Pro-sllave ne pro-shqiptare po fati ndihmon te pergatitunit e ishalla per ILIRIDEN na gjen te pergatitun ME MENDJE

  34. Besart E Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:08 pm

    Fyromi eshte i vetmi vend qe ka ndryshuar, flamurin, emrin dhe kushtetuten mbrenda nje dekade.Po ti përcjellje komentet e mediave maqedonase, të linin përshtypje, se sllavo maqedonasit janë shumë më të brengosur për fatin e Sërbis se vet Sërbia, sa që pas pavarsisë, shqiptarët percetpoheshin (me dashje) si pjellë e djallit, popullë gjenetikisht i deformuar, ndërsa rastin e Gërdecit si dënim prej zotit për krejt gabimet që kemi shkaktuar ndaj sllavëve. Në realitet nuk duhet të na befasoj asgjë , sllavo maqedonasit janë vetëm kopje e dobët e sërbëve. Dhe e gjithë kjo nga një “popullë” që pretendon se është më i lashti në rruzulin tokësor. Kjo uretje është drita në tunelin e thellë të shqiptarëve, qe njekohësisht flet se jemi në rrugë të drejt , për aritjen e qëllimeve tona.Sllavo maqedonasit janë të bindur se toka e tyre është biblike, prandaj me “bindje” pohojn se cdo “analizë“ e tyre për rrethanat politike dhe historike ëshë plotësisht e saktë dhe se nuk do të kaloj edhe shumë kohë dhe do të krijohet një shtet me kufij deri në Selanik që do të quhet Maqedonia. Imagjinoni, cfarë logjike. Shqiptarët ne krahasim me sllavet e Maqedonisë, janë në pozit shumë të favorshme politike, historike, ekonomike dhe prap druhen dhe e shohim me shumë skepticizëm Shqiprinë Etnike. Prandaj pohoj me bindje të thell se në disa aspekte jemi shumë më përpara se shumë popuj ne Ballkan. Vetëm përcjellni deklaratat e Presidentit të Kosovës, kur protesutesit i quan vetëm huligan. Po sikur te porotestonin shqiptarët në Maqedoni, ne do të ishim teroristët, ekstremistët dhe seperatistët që kur nuk i ka pa bota. Shihni opinion publik në R. e Shqipëris, nuk del njeri që thotë se sërbët janë popull gjenetikisht gjenocidal. Nuk thotë njeri se gjithcka cka ka kjo tokë është në shërbim vetëm të shqiptarëve. Kjo është gjëja që më së shumti duhet të krenohemi . Ballafaqimi me realitetin është pasuria më e madhe qe kemi ne. Asnjeher nuk kemi qenë popullë qiellor, as popullë biblik, as nuk prezim nga zoti të dënoj ndokënd, por thjesht zhvillimi i mendimit kritik ndikon shumë në aritjen e qëllimeve tona. Një shoqëri bëhet viktim e vetvetës vetëm kur humbë racionalitetin dhe ik nga e vërteta. Në ballkan gati se të gjithë popujt nuk janë shkëput nga periudha e romantizimi, por ka edhe popuj që tani po e fillojn romantizmin e tyre.

  35. @ thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:20 pm

    Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 1:58 am
    ……………..
    Keto une i gjej interesante. Them se nuk ishte shkelje e rende, as sakrifice e tepert, nje dite pa nofkat.
    …………………..
    poshte Nofkat !

  36. shefi kuadrit thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:25 pm

    Maqedonasit kane te drejte te mbrojne emrin Maqedoni se eshte emri i shtetit te tyre. Maqedoni eshte emer i nje rajoni gjeografik dhe ska pse te kene frike grekerit pasi ky rajon prek edhe shtete te tjera ne ekstremet e veta po asnjeri nuk po ankohet vec greket qe jane te semure deri ne palce nga nacionalizmi i tyre i semure.

    Greket i referohen historise se lashte po ata gabojne pasi nuk marrim parasysh konfigurimet moderne te zhvillimeve historike. Maqedoni nuk rrezikon asnje por ama greket i tremb bje maqedoni e pavarur sepse ata me koken e tyre mesjetare akoma shpresojne te zhvasin ndonje cope te shtet maqedon te cilin e minojne ne cdo rast.

    Shqiptaret e maqedonise bejne mire te mbeshtesin bashkombasit e tyre maqedone se eshte ne te mire te tyre. Bejne mire edhe te ngulmojne ne zbatimin der me nje te direktivave te marreveshjes se Ohrit. Fati i tyre eshte bashkejetesa ne nje federate ne Maqedoni dhe nuk ka asgje te keqe, kete e nxit ter kom nderkombetar. Enderrat per superioritet demografik jane endrra te nje populli te vogel pa kurajo, nje popull vital e krijon vet prosperitetin e tij nepermjet te drejtes dhe te mires.

  37. finish thotë:

    2 Prill 2008 @ 6:48 pm

    Shqiptaret e Maqed. nuk esht nevoja ti mesosh o SHEFI se ata jan duke i mbeshtetur maqedonsit po jan maqedonsit qe ja neperkembin te drejtat dhe mesa i kam njohur urrejtja e tyre per ne se di a ka ilaç.problemi asht se pjesmarrja e shqiptarve sipas Akord. te ohrit asht ne raport me pop. qe maqedonsit e paraqesin si 25% dhe e kan veshtire ta pranojn qe shqiptaret do ken gjithnje e me shum te drejta.JANE ata vet qe e minojn vetveten dhe fjalet e bukura per prosperitet etj qe the ti dhe besart vlejn per vende si ZVICRA dhe jo FYROM.po jam pesimiste se maqed. apo greket(qe kan hy edhe ne EU) do respektojn te drejta.Une kam besuar ne internacionalizem dhe besoj ne vlera te tilla POR tashme MARTESA E DETYRUAR SERBO-SHQIPTARE me ka bere te ndryshoj mendim.kuptohet qe ju nuk jeni as shqiptar MAQEDONIE as kosovar.JA fatkeqsia qe historia na ndau dhe se kuptojm si duhet njani-tjetrin.

  38. Besart E Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 10:25 pm

    O shef i kuadrit mos ja fut kot ,se sllavo maqedonasit nuk jan bashkombasit e mi, si duket ke ngatruar konceptin komb, ne per te mos qen bashkombas me slalvo maqedonasit kemi luftuar ne vitin 2001. Ne jemi pjes e kombit shqiptar. Si duket nuk i njeh sa duhet rethanat politike, ne maqedoni ndofta nuk e din por te gjith mendojn se shqiptaret jan gjenetikisht i deformuar. Te jesh i bindur se shqiptaret ne cdo rast kan perkrah politiken zyrtare te shteti maqedonas, reth problemit me Greqine. Te jesh i bindur se keta sllavet ketu jan shume me te keqij se vet greket, por fat i mir qe nuk kan mundesi dhe forc te njejte. Po të njejtit këta sllavë janë shumë të pafelemnderuar. Ata nuk janë të vetëdishëm se sa probleme mundet ti shkaktojnë shqiptarët. Ta zëm punën me emrin e shtetit. Paramendoni si do të dukej ky shtetë kur më shum se 25 % (“zyrtarisht”) te qytetrave nuk do ta pranon emrin e këtij vendi dhe te fillojn ta therasin ashtu si duan ata .. Imagjinonin si do të dukej Qeveria Sllave para faktorit ndërkombëtar. – si tju pranojm ne emrin kur as popullat e juaj nuk po e pranon. TE LUTEM MOS NGATRO KONCEPTIN KOMB ME KONCEPTIN QYTETAR

  39. shefi kuadrit thotë:

    2 Prill 2008 @ 10:41 pm

    besart ke shume te drejte, desha te them bashkeshtetas, typo.

  40. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 11:24 pm

    Zyrtarisht Shqiperia dhe Kroacia u pranuan si anetaret e reja te NATOS(27 dhe 28) Ky ishte vendimi unanim i marr nga te gjithe anetaret e tjere te organizates euroatlantike.
    Maqedonise ju refuzua ftesa per shkak te mosmarrveshjes me Greqine per ceshtjen e emrit te saj, por sigurisht ajo i ka dyert e hapura per tu pranuar ne nje kohe tjeter jo shume te larget, menjehere pas zgjidhjes se ceshtjes se emrit.
    Lajmi u dha nga zedhenei i Natos, Apathuari. Sapo e lexova tek gazeta Le Monde.

  41. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 11:37 pm

    Greqia ka te drejte per ceshtjen e emrit! Ata qe mbrojne sot emrin Maqedoni, ne te ashtuquajturen republiken e Maqedonise, ata jane sllav. Nderkohe qe maqedonasit kane nje histori te lashte para ardhjes se sllaveve ne keto territore. Sllavet duan te vetquhen maqedonas, nderkohe qe nuk jane. Eshte sikur te dalin ca tipa nga Çeçenia e te thone, shih se ne jemi shqiptare, se keshtu na pelqen! Nuk ka komb maqedonas, eshte shtet multietnik. Sllavet s’jane pjese e kombit shqiptar! Sic thote ajo shprehja “mos e ngaterroni kekun me byrekun”. E kam thene dhe me siper, shqiptaret e Maqedonise, ben nje gabim te madh qe mbeten te mberthyer ne ate ngerç eksperimental te Europes, qe vuan nga ideja per te krijuar shoqeria multikulturale! Nje pjese te madhe te fajit e ka dhe republika jone e Shqiperise qe nuk e ngriti zerin ne ate kohe per ti afruar keto territore brenda saj! Shpallja e pavaresise se Kosoves vazhdon te jete budallalleku i rradhes se Europes. Por te pakten ne na intereson, kjo eshte shkeputja e pare reale nga administrimi terrorist serb dhe eshte nje hap drejt bashkimit kombetar.
    Nen pretekstin e tolerances, nen petkun e snobizmit, disa ketu heshtin, madje denoncojne ate qe ata e quajne “nacionalizmin e verber shqiptar”. Po ju qe e quani veten shqiptar, pse tregoheni kaq te menderosur? Te mos heshtim, por te kerkojme te drejtat e popullit tone kudo e kurdohere!

  42. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 7:07 am

    Maqedonia mund te quhet Kosova e Poshtme, Shqiperia Lindore ose Maqedonia e Re, duke patur parasysh se sllavet as enderra me maqedonet e lashte nuk mund te shohin e as ta cojne neper mend e jo me te na mburren me Aleksandra.
    Greku mire ua ben, dhe ndoshta do ishte mire t’ja mbante kemben ne fyt dhe Shqiperia atyre.
    Popuj te tille parazite si sllavet vijne e na shesin dengla te dera qe paskan kete apo ate histori.
    Kjo kurrsesi nuk duhet te kalohet lehte, sepse ceshtja historike eshte provuar qe te jete ceshtje jetike dhe egzistenciale ne Ballkan.

  43. kapitali Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 10:45 pm

    “Pas ardhes i Aleksandrit dhe Pirros se Epirit” e gjen ke letra derguar princit te tarentit…

    Krasta Krau, ma ben nje nder e ma gjene kete leter ne ndonje forme ta lexoj.

  44. ADELINA DURASI Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Prill 2008 @ 10:36 pm

    Grekerit gjithmon kane genjyer. Alexandri i math e pushtoi greqine. maqedonasit e vjeter nuk ka qene greker. Vete Aleksandri nuk dinte greqisht, ai mesoi greqisht kur ishte 11 vjet, dhe kur nuk foli mire ate. Maqedonia ka qene ilire.
    Dhe vete analiza e gjakut te grekut del nga Etiopia
    shikoni ketu

    http://www.ncbi.nlm.nih.gov/sites/entrez?cmd=Retrieve&db=PubMed&list_uids=11260506&dopt=AbstractPlus

    shikoni edhe ketu per Aleksandrin e math qe eshte shqiptar

    http://alexanderthegreat.wordpress.com/

    edhe ketu eshte fjalori latino -epiriot qe eshte shqip

    http://www.mdevaan.nl/research/Blanchus.pdf

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.