Njeriu më i gjatë në botë shpëton dy delfinë

AOL - Pekin (14 Dhjetor) - Krahët e njeriut më të gjatë në botë u zgjatën brenda stomakëve të dy delfinëve dhe u shpëtuan atyre jetën duke nxjerrë prej andej copa pastmasi, njoftuan të enjten mediat shtetërore dhe zyrtarë të akuariumit.

Delfinët u sëmurën pasi hëngrën material plastik nga buza e pishinës së tyre ne akuarimin e provincës Liaoning. Përpjekjet për të përdorur instrumenta kirurgjikalë për të nxjerë materialin plastik dështuan pasi stomakët e delfinëve kontraktoheshin si reagim ndaj instrumentave. Veterinerët atëhere vendosën të kërkojnë ndihmën e Bao Shishunit, një bari i gjatë 2 metra e 36cm nga Mongolia e brendshme (krahinë në Kinën veriore, në kufi me Mongolinë), i cili i ka krahët me një gjatësi prej 104.25cm.

54 vjeçari Bao, u konfirmua vjet nga Libri i rekordeve Guiness si më i gjati ndër të gjallët.

Çen Lujun, menaxheri i akuarjumit “Royal Jidi Ocean World Aquarium”, i tha Associated Press se forma e e stomakëve të delfinëve e bënte të pamundur të shtyje një instrument në brendësi pa i lënduar kafshët. Njerëzit me krahë normalë nuk mund të arrinin copat plastike. “Kur e pamë se dështuam kërkuam ndihmën e Bao Shishunit nga Mongolia e brendëshme dhe ai e kreu punën me sukses dje,” tha Çen. “Dy delfinët tani janë në gjendje shumë të mirë.” Fotografitë tregojnë nofullën e njërit prej delfinëve të shtrënguar me peshqirë në mënyrë që Bao të mund ta zgjaste dorën brenda stomakut pa u kafshuar.

“Kanë mbetur vetëm disa copëza plastike tanimë, ” thotë Zhu Shiaoling, një mjek vendor. “Megjitatë delfinët do mund t’i tresin këto dhe pritet të marrin veten shpejt.”

Përgatiti për Peshkun
Blendi Salaj

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente

  1. Banago thotë:

    15 December 2006 @ 4:34 pm

    Interesante; u dashkan ndonjehere edhe keta te gjatet!

    Bledi, Bejing eshte Pekini ne Anglisht.

  2. ABI thotë:

    15 December 2006 @ 4:38 pm

    Blend…sa i shpejt qe je mo… sapo e nxorri yahoo… bravo per shpejtesine e lajmeve.. prandaj me pelqen kjo faqe.. teper dinamike ne lajme….Persa i perket artikullit…ndonese i pelqej shume delfinet mendoj se nuk meriton kaq shume attention nderkohe qe neper bote si afrike, azine e mesme apo vende te tjera njerezit vdesin..pra ka me shume probleme…. Por ama kush tha qe jeta eshte e drejte…..
    Abi

  3. Blendi thotë:

    15 December 2006 @ 4:44 pm

    Banago, ke te drejte per ate, jam i qarte qe Beizhing=Pekin-g..do e ndreq.

    ABI, dakord qe historite e dhimbshme meritojne me shume vemendje, por ka qen nje jave e eger politike, mendova, ne pragfundjavë dicka me çlodhese. :)
    Por mos druaj, ngadale, ngadale do i mbulojme te gjitha - Edhe me ndihmen tuaj shpresoj! ;)
    ***
    Çfare me pelqeu te kjo histori ishte ajo qe, ndonjehere nuk te ben derman as teknologjia me e zhvilluar por te duhet patjeter ndihma e nje njeriu tjeter - apo nje gjitari tjeter! - dhe ve buzen ne gaz kur mendoj keta kinezet, zakonisht shtatshkurter qe kane thirrur me te gjatin e vendit (dhe botes)…e kane rrethuar gjithandej si liliputet Guliverin.

  4. ABI thotë:

    15 December 2006 @ 4:58 pm

    Me fal blend nuk ta kisha per te keq dhe se kisha me ju… Me shume e kam inatin me Yahoo qe eshte nje faqe e madhe apo si CNN apo tjera nuk merren me lajme te rendesishme por merren me ca gjera qe ku kuku s kane shume rendesi ne jeten e njerezve… ..(jam akoma e motivuar nga blood diamond.. si film..) :(

    Abi

    ps. ne foto dora e atij gjigandi eshte sa kemba e atij kinezit prane…scary

  5. Jana thotë:

    15 December 2006 @ 5:08 pm

    Blendi, artikull interesant!

  6. emigrant thotë:

    15 December 2006 @ 5:29 pm

    i shkurtri per lezet, i gjati per hyzmet :-)

    U prish dynjaja, me i miri ne golf eshte nje me ngjyre, me i miri ne rap eshte nje i bardhe, me i gjati ne bote nje kinez….

  7. Pjer thotë:

    15 December 2006 @ 6:39 pm

    Kujtoja se me i gjati ne bote ishte nje Tunezian, sipas nje programi qe kam pare.

  8. blete thotë:

    15 December 2006 @ 7:03 pm

    jo jo, e shpallen kete kinezin para nje viti me duket. Edhe gruaja me e gjate ne bote eshte kineze. I perfytyroni femijet e tyre?
    mua me ngjan si Gjigandi i Madh i Mire. (libri i Roald Dahl)
    ndoshta Madona do te shkruaje nje liber femijesh per te.

  9. Daniela thotë:

    15 December 2006 @ 7:31 pm

    I gjati per t’i sherbyer te shkurterit eshte bere.

  10. vlonjati thotë:

    15 December 2006 @ 7:35 pm

    Pse ti daniela je e shkurter, qe mendon ashtu.

  11. Blendi thotë:

    15 December 2006 @ 7:39 pm

    Gj.M.M. lol
    si eshte puna blete qe njerzit e famshem kane pasion te shkruajne libra per femije? John Lithgow (Third Rock from the Sun) githashtu shkruan dhe lexon.

  12. blete thotë:

    15 December 2006 @ 7:50 pm

    Librat per femije jane nga gjinia me e veshtire per te shkruar, kur nuk jane pacavure e prodhime rradhe per te mbushur qeset me para te autoreve. eshte teper e veshtire ta pastrosh trurin dhe ta perqendrosh tek historite e thjeshta por qe kane po aq kuptim sa romanet e dendura ruse.
    nuk kam lexuar dicka nga John Lithgow. ndoshta do ta gjej keto kohe se une arsye per te shkuar ne librari dua! (kush ka shpikur konceptin e Barnes e Nobles, i vafte shpirti ne parajse/xhenet)

  13. Daniela thotë:

    15 December 2006 @ 8:03 pm

    Eshte shprehje popullore vlonjat. Relax!

  14. ()rion thotë:

    15 December 2006 @ 11:08 pm

    Me bene pershtypje komentet e ngjashme te disave ketu…
    Une them qe e keni gabim kur mendoni se i gjati eshte sherbetor i te shkurtrit.
    Njerezit e gjate ne pergjithesi si natyre tentojne te jene te gjindeshem, te dobishem - po kjo s’do te thote qe u sherbejne te tjereve, e per me teper te shurterve. Se fundi i fundit, nqs. s’u pelqen te bejne mire, as e marrin mundimin.
    Edhe ky zoteria, nuk eshte se po i sherben ndonje te shkurtri ne kete rast. Ky beri dicka te dobishme per dy qenie te gjalla, qe ka mundsine ta beje vetem ai se ata kinezet e tjere (te shkurter doemos) jane fizikisht te paafte te benin nje pune te tille. Prandaj keta te shkurtrit, jo ta quajne sherbetor, po t’i thone 100 here faleminderit.

    Nqs ky individ eshte vetem 225 cm, as qe behet fjale te jete me i gjati ne bote. Yao Ming, lojtar i NBA eshte 228. E kushedi sa ka ne bote qe jane mbi 230. Po te jete ai kinezi qe eshte 245, po, mund te jete ky me i gjati.

  15. emigrant thotë:

    15 December 2006 @ 11:19 pm

    ()rion, mos u merzit, i ka jeta keto ;-) (them qe duhet te jesh mbi 180 cm….).
    U be nje studim per te vleresuar efektin e gjatesise trupore me rrogen vjetore ketu ne US; dhe e dini cfare, i binte vertet qe gjatesia trupore paguhej me teper. Me duket qe ishte nja 1,000 USD ne vit per centimeter a dicka e tille. Kisha nje koleg pune qe bente shaka dhe thosh qe do blente kepuce me taka (thembra?) me te larta qe te thekte ndonje dymijeshe me shume ne vit….Qeshnim, por e pashe vertet nje here qerratain qe vinte nje si shuall poshte kepuceve…..pse ai e di….

    Po ashtu me thone qe shihi presidentet amerikane, sa zor eshte te gjesh shkurtabiqer (ose edhe tullacer) nder ta.

  16. Blendi thotë:

    16 December 2006 @ 12:43 pm

    Studimet qe jane bere e mbeshtesin ate qe njerzit me paraqitje me te mire perfitojne trajtim me te mire, kudo, qe nga rradha e bukes, seksi tjeter, gjykatesi, polici etj etj.

    Gjatesia vleresohet si bukuri prandaj hyn ketu sic thoni ju per presdentet…

    Kur je i gjate edhe femrat ta varin me shume. Degjoi te gjitha kur pershkruajne idealin…

    “…hummm mmmm brun, mmm po, po, te jete i gjate…”

    Pra mos ia fusni kot tashi, eshte si dhelpra dhe rrushte kjo pune. :)

  17. Cheney thotë:

    16 December 2006 @ 12:48 pm

    Blendo,

    Nder disa borde drejtuese qe kam pare me eshte dukur vetja i shkurter, ndonese jam aq i gjat sa ta kap rrushin shqiptar pa problem..

  18. e.T thotë:

    16 December 2006 @ 12:52 pm

    “jam aq i gjat sa ta kap rrushin shqiptar pa problem..” :-)

  19. Cheney thotë:

    16 December 2006 @ 12:57 pm

    e kisha ne kuptimin qe jam mbi gjatesine mesatare bre .. :D

  20. e.T thotë:

    16 December 2006 @ 1:01 pm

    eeeeeeeeeeee (te lexohen me dy pika larte !) :-)

  21. Leon thotë:

    17 December 2006 @ 1:41 pm

    S’guxon robi te jete pak i gjate se me vrap keta hajde na shpeto delfinet!!!! lol
    E gjeten dhe delfinat doktorin me ne fund!lol

  22. Arber thotë:

    17 December 2006 @ 4:23 pm

    Ky kinezi i gjati si shpetimar i delfineve duket sa na duhet edhe ne,nëShqiperi.Mendoj se duart e tij sikur të futeshin ne stomak te ndonje politikani me siguri se ai do te nxirrte prej andej vila te vjedhura,hotele te grabitura copa trojesh te fshehura apo edhe dhjetra sende e objekte te tjera me vlere miliona dollaresh qe fshihen ne fundet e stomaqeve te politikaneve dhe spo gjendet dot as nje kirurg per ti operuar dhe shpetuar të shkretet politikane.Do te kishte qene mire nese ambasada jone ne Kine fillon nga puna per pajisjen e tij me vize ndersa politikanet te shkruajne emrin ne listen e zonjes Topalli,dhe te presin rradhen kur krahet e të gjatit kinez do tu heqin te keqijat qe kane ne stomak.

  23. e.T thotë:

    17 December 2006 @ 5:56 pm

    The_Burrel -mos harro se satrapi ja u ul gjith piket ju Matjaneve,njerez inteligjente. :-(

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com