Login



Register

Nje vend magjik

Ka disa nete qe me pelqen te marr makinen e te ngjitem ne piken me te larte te qytetit tim e te filloj te meditoj duke veshtruar se si errsira mbeshtjell e mbulon gjithcka perreth. Eshte nje ritual qe ka vite qe kryej me te njejten perpikmeri sa here qe nervozismi, melankolia apo semundja e tmerrshme qe eshte nganjehere nostalgjia shfaqen papritur e pa zhurme brenda meje e sintonizohen me atmosferen enigmatike qe sjell nata. Madje me kujtohet qe kur isha ende femije, ne konrtrastet e para me prinderit e mi, me pelqente te ngjitesha ne nje nga pemet e o borrit perballe shtepise time, ku me disa moshatare te mi kishim krijuar nje shtepize personale qe sfidonte cdo ligj graviteti. pastaj i erdhi rradha viteve te para adoleshenciale, kur nje buzeqeshje me pak apo nje veshtrim me indiferent e vajzes qe qendronte ne anen e kundert te klases me detyronte te strukesha ne catine e pallatit nen shoqerine e cigareve te para, me bindjen qe nganjehere nje cigare dinte te dgjonte me mire se njerzit, bindje qe kam trasheguar gjer me sot.
Shume kohe kane kaluar nga atehre e shume kush prej njerzve qe me rrethojnen kane mesuar per kete pasion, dashuri apo ves timin, por me ty une nuk e kam biseduar kurre. Ka qene ky sekreti im i vetem ndaj teje, edhe gjate periudhes, kur ti ishe pjese e pandare e diteve te mia. Disa here kam qene gati te te tregoja qe naten kur me dhurove puthjen e pare, une nuk u ktheva ne dhomen time, por prita agimin, ndoshta si tentative per te tejzgjatur e per te shijuar deri ne momentet e fundit nje nate qe do te kishte mbetur gjithsesi e paharruar. Madje edhe naten qe humba perfundimisht pafajsine adoleshenciale, prita sa ti te filloje te buzeqeshje ne gjume, per te vrapuar drejt ketij vendi ku gjendem edhe sonte. As vete nuk nuk e di perse, ndoshta per tu perpjekur te kuptoja qe gjithcka kisha perjetuar deri disa caste me pare, kishte qene thjesht reale. Disa here kam qene gati te te tregoja per ekzistencen e ketij vendi, por ideja se ti nuk do arrije te kuptoje rendesine qe ka per mua, me ka frenuar gjithnje. Nuk mendoj se kam gabuar, ditet ne vazhdim treguan veshtiresite qe ti pate te kuptoje aspektet e ndryshem te karakterit tim, e tani me ben te ndihem i lumtur qe te pakten vetem njehere perpara syve te tu sa te embel aq edhe zberthyes, une dita te fsheh. nuk ka qene e thjesht, por mendimi qe as une vete nuk dija e nuk di arsyen e vertete te nevojes qe kam per nje vend te humbur e te panjohur ne lartesi, me ka ndihmuar te hesht. Disa here, gjate neteve te mia jam perpjekur te kuptoj motivin e vertete te qendrimit tim ketu. jo, nuk eshte deshire vetmie, sic mund te mendoj dikush tjeter, ti e di se sa ajo me tremb sidomos tani, por ndoshta tentative per tu ndjere njekohesisht jshte dhe padron i endrrave te nje qyteti , kur je brenda te cilit te duket sikur te ka kthyer shpinen e ka harruar plotesisht ekzistencen tende. Ndoshta eshte eshte thjesht nje tentative per te vene pak rregull e per ti dhuruar pak kthjelltesi ketyre mendimeve te mia qe karakterizojne kete fantazine time te semure, o ndoshta sepse prej ketej mund te fluturoj me lehtesisht drejt asaj bote imagjinare ku me drejtojne gjithmone deshirat e endrrat e mia . o ndoshta kishe te drejte ti kur me konsideroje si nje romantik demode e te pasherueshem.
Te verteten une nuk e di, e nuk kam ditur kurre! Por mendoj se nuk ka gjithnje nje te vertete te vetme, e kjo imja i prek pak te gjitha pa u perkufizuar nga asnjera. e vetmja gje qe di eshte qe jam vertete i lumtur per morbozitetin me te cilin kam ruajtur kete sekret. Me siguri po te te kisha folur per kete vend, ky i fundit do te kishte humbur ato pak detaje qe e bejne terheqes si gjithcka enigmatikee une do kisha qene i detyruar te kerkoja te gjeja nje vend tjeter…e padyshim tani nuk do te dija qe edhe sonte je e vetme ne dhomen tende…tani edhe drita qe dritaren tende u fik…naten e mire e dashur…ty… dhe atij qe sapo hyri ne dhomen tende

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. macia_blu thotë:

    28 February 2008 @ 6:17 am

    Pse me emrin Tedi?

    “tani edhe drita qe dritaren tende u fik…naten e mire e dashur…ty… dhe atij qe sapo hyri ne dhomen tende”
    Kjo nuk me duket dashuri.Eshte thjesht nje kujdes (edhe pse kujdesi eshte dashuri) prap ky lloji kujdesi e perjashton dashurine.
    Cfaredo eshte kjo , leter , skice, rrefim … mua prap …

    Me pelqeu gjithesesi!!!

  2. Vemendje thotë:

    28 February 2008 @ 8:04 am

    Ky ze me duket si i nje peshku me me shume se nje emer, gjithsesi i ngopur ne oksigjen nga ai i lartesive qe e ndihmojne te fshihet (si force zakoni tashme) per te shkruar ngjeshur ngjarjen si ne nji paragraf, e megjitheate sa me pak “peshk” duket di bej mire.

  3. loer kume thotë:

    28 February 2008 @ 11:06 am

    mace blu, dashuria eshte pikerisht te duash nje njeri pavaresisht cdo gjeje, pa kushte, pa kufizime, pa litare, pa xhelozi, pa ambicie dhe egoizem.
    nese eshte e paster, ajo qe eshte shkruar me siper eshte agapê, nuke di ne me kupton, cdo gje tjeter qe lyhet e lahet nga ndjenja perkatesie eshet thejsht pasion, posedim… qe sigurisht eshet nga ana e tij fantastik dhe magjik :)

  4. Tedi thotë:

    29 February 2008 @ 12:58 pm

    mace, pse emrin tedi? ky eshte emri im…

    loer kume te flm per vleresimin tend, por sidoms flm qe me kuptove :)

  5. shark Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 February 2008 @ 7:28 pm

    Tedi shume bukur e ke shkruar kete :)
    Gjeta veten ne shume vende…

  6. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 March 2008 @ 12:49 am

    Nganjëherë, kur ndihem si e ngarkuar, marr një laps dhe shkruaj pa u menduar dhe pa llogaritur ç’më kalon nëpër kokë, me rradhë… Nuk mundohem fare të kujdesem as për sintaksën, as për morfologjinë. Zakonisht del diçka interesante, ndoshta me shumë kuptime por e palexueshme për ndonjë tjetër. Edhe ky shkrimi atë përshtypje më la. Për mendimin tim duhet përpunuar ca.

  7. Izabel Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 March 2008 @ 5:48 am

    Tregimi eshte i rrjedhshem, i ndjere… Fundi i papritur, eshte my favorite.

  8. isa thotë:

    3 March 2008 @ 3:24 am

    Për të ardhur deri në Tiranë

    “Express”

    nga Isuf kurtaj
    Kufiri i Morinës quhet edhe mesi i Shqipërisë së dikurshme, atje ku sot gjendet kufiri i shtetit shqiptar që ndan Shqipërinë me Kosovën. Pamja e Doganës së Morinës tashmë ka ndryshuar për mirë, me përjashtim të ndonjë bagëtie që kalon për të kullotur në jeshillëkun e territorit “tjetër” pa pyetur njëri. Mijëra “kërpudha” qëndrojnë heroikisht përballë kufirit shqiptaro-shqiptar. Bunkerët përbëjnë peizazhin e parë që i zë syri turistit që zbret nga Kosova dhe Maqedonia, pamje që lënë shumë për dëshiruar. Mjedise aspak të këndshme, rrugë të paasfaltuara, makina jo shumë luksoze dhe kjo për faj të rrugëve, sepse makinat e bukura edhe mund të dëmtohen. “Besnikët” e turizmit zgjedhin Shqipërinë për hir të vëllazërisë dhe asnjëherë për mundësinë që të ofron bregdeti shqiptar.

    Refreni “udhëtim aspak i këndshëm dhe kjo për faj të rrugëve” është objekt diskutimi në çdo makinë që i ka vënë qëllim vetes që edhe këto pushime t’i kalojë në Shqipërinë mëmë. Sapo biseda largohet jashtë sferës së infrastrukturës, vetura bie sërish në një gropë, por kësaj radhe më të madhe se ato të parat. Dhe si pa dashje kthehet përsëri tema e udhëtimit, gropat dhe kthesat e pafundme të rrugës. Po e kalojmë pa u ndierë shijen e hidhur që të jep rruga nga Morina në Milot, për të “ëmbëlsuar” paksa syrin me jeshillëkun dhe atmosferën e rrugës Milot-Durrës. Rrafshina e madhe e Shqipërisë së Mesme i mrekullon turistët dhe më shumë sesa një kontrast u shërben për të mos u bërë pishman për zgjedhjen e bërë.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.