Një profeci për mediat tona
Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media e aftë, pa konflikte interesi, me frymën publike dhe me inteligjencën të njohë ç’është gjëja e duhur dhe me kurajon ta bëjë atë, arrin të ruajë virtytin publik pa të cilin qeverisja është një farsë, një shaka e hidhur.
Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja.
Fuqia për të blatuar të ardhmen e vendit do të jetë në duart e gazetarëve të brezave që vijnë.
Joseph Pulitzer Maj 1904
Joseph Pulitzer, botues hungaro-amerikan konsiderohet si babai i shkollës së gazetarisë. Me paratë e tij u hap shkolla e parë e gazetarisë në botë, Columbia University Graduate School of Journalism (1912).

8 October 2008 @ 11:39 am
E vertete kjo shprehja per median tone dhe per publikun e saj … personalisht s’lexoj pothuajse asnje artikull por kufizohem vetem tk titujt, sepse kaq te mjafton te kuptosh se çfare thuhet brenda
8 October 2008 @ 12:07 pm
Kjo me te vertete me duket mua nje ” e vertete e hidhur” per Shqiperine, kete vend te pushtuar nga komunistet me te qelbosur te asaj pjese te Planetit qe njohim. Pjellat monstruoze, ne formen e monstrave te vertete, po shkruajne dhe po e qeverisin vendin.
Dhe eshte e kuptueshme sepse ata dhjetra minj halesh te fshehur dikur nen petkun e Partise-shtet sot qe diktatori nuk egziston me, kane dale me dhembet e perveshur qe nga maja e piramides shteterire deri tek wc e zyres me te thjeshte per te grabitur cfardo personi qe tu zene syte aty rroturll zyrave wc.
E cfare me mbetet mua, demokratit, qe kerkon drejtesi, prone private te shenjteruar, rregull dhe rigorizitet, pune dhe liri deri atje ku nuk preket liria e tjetrit? Asgje, asgje, njemije here asgje vec te bej gati trastat e grisura nga varferia dhe te shkoj neper bote per te konsumuar kafshaten e hidheruar prej loteve te mergimtarit.
Dhe mos kujtoni se jam nje njeri kozmopolit qe shkoj te punoj ku te me doje qejfi, jo, jam nje emigrant klasik sic ishin dajot dhe gjyshrit e mij, hamej dhe minatore.
Kjo ndertese e shtetit shqiptar pas vitit 90 eshte ndertuar vec me urrejtje te verber, me themele ne urrejtje, dhe me superstrukturen qe mbahet ne kembe vec me componentet e Urrejtes qe e sheh kudo, kanale tv, gazeta, parlament, parti, organizata.
Joseph Pulitzer, ne kete sjellje, me ben qe te formuloj edhe me mire mendimet e mija per fenomenin shqiptar, ndaj dhe ndjej respekt per kete figure qe pak e kam njohur me pare.
8 October 2008 @ 12:32 pm
Kur mendon se ne Shqiperi fenomeni ku gazetaret kalojne nga njera media te tjetra duke sulmuar here opoziten e here qeverine brenda nje kohe te shkurter imagjinoni se c’te ardhme ka besueshmeria gazetarise ne Shqiperi.
Kemi rastin e Sonila Mecos e cila mbasi sulmoi qeverine te Topi kaloi te VizionPlus duke u hedhur mbi tavolina ne ditet e shperthimit te Gerdecit … Kete gje e pat denoncuar edhe vete kryeministri ato dite.. Tani ka kaluar te Klani kur dihet qe politikisht mbeshtet qeverine … Une mora nje shembull por kemi shume te tjera si kjo…. “Lum vendi per gazetaret e saj ….”!
8 October 2008 @ 1:29 pm
E verteta eshte se gazetat permbysin e vendosin qeverite per me teper lexoni
Iluzionet e Humbura te Balzakut.Prandaj gazetat do marr seriozisht.
8 October 2008 @ 2:50 pm
Aq te verteta e llogjike keto fjale sa me ze tmerri kur mendoj mdian shqiptare. Gazetaret tane, media jone po krijon nje shoqeri injorante e te dalldisur.Tmerr!
8 October 2008 @ 2:58 pm
Dua te shtoj qe ky citat ishte vazhdimi i nje bisede qe une dhe Llukani patem me nje gazetar model dhe mik te Peshkut. Gazetaria shqiptare (ne te shumten e heres) jeton dhe mbahet me skupe te peshtira, te cilat qysh tani kane nisur te influencojne edhe nje politike skupesh akoma me te peshtira, e qe ne te ardhmen, nese Zoti nuk i degjon lutjet tona do prodhojne nje shoqeri te peshtire. Kete nuk dua ta besoj, por ligeshtohem kur mendoj cfare aftesie gjykimi dhe analizimi do kene brezat qe rriten nen titrat bombastike “exlusive” te mediave dhe shtypit tone.
8 October 2008 @ 4:21 pm
Na bere xheloz o Blendi
8 October 2008 @ 4:25 pm
Le te themi qe nuk punon per nje media shqiptare (nsese te kutpova qarte, biseda me te ishte burimi i xhelozise).
8 October 2008 @ 5:37 pm
Me siguri Minxhozi ka qene apo jo? Teknikisht nuk punon per nje media, punon te Mapo. Edhe ai, pjese e klaneve eshte me thene te drejten po me mire se shume nga te tjeret eshte.
8 October 2008 @ 6:48 pm
Po jo ore jo, se e kisha shoqeruar me verdhacuk. Xhelozi ne te mire te bisedes ishte
8 October 2008 @ 7:57 pm
8 October 2008 @ 9:02 pm
Normal, ja shiko publikun shqiptar, shume prej tyre me keq se gazetat. Procedojne se prapthi per shume gjera. Arrijne direkt ne konkluzion se kush ka faj, pastaj informohen per cfare ka ndodhur, dhe me pas debatojne njeri-tjetrin pse ata kishin te drejte qe ne fillim.
Po kur ke media si GSH qe genjejne hapur, troc, dhe per shkrimet e te tjereve (se mos kjo ishte hera e pare kjo) normal nuk ka si te funksionoje demokracia si duhet me media te tilla. Pa media te verteta dhe te pavarura demokracia thjesht nuk funksionon, dhe me media qe jane vetem pjeserisht media, kuptohet do funksionoje cale-cale.
Ose kur ke raporte te tilla qe tregojne qarte qe mediat tona financohen nga burime misterioze parash. Kjo eshte me keq dhe se ne komunizem, se atehere te pakten e dije qe kishe vetem nje gazete dhe nje tv dhe ishin te partise, kurse tani njerzit i dine qe keto jane media te pavarura.
9 October 2008 @ 1:22 pm
Me ben pershtypje shume promovimi qe i ben media figurave te drejtesise shqiptare sidomos atyre qe meritat i paten me se shumti ne gjyqet politike dhe hartimin e kushtetutes se periudhes komuniste.Per gjykime kushtetueshmerie media jone therret pothuajse gjithmone te njejtat figura edhe sot qe kane kaluar te pakten 10 vjet qe djem e vajza te talentuar shqiptare kane perfunduar shkelqyeshem universitete ne mbare boten,mastera e doktoratura.Pse qenka e nevojshme ti shofim ne ekrane televizoresh keto pleq qe vendin e kane gjetiu;te pakten ne lulishte apo kafe.
Sistemi i meritave sic duket e ka te veshtire te funksionoje jo vetem per difekte te politikes por edhe te mediave te “pavarura”
9 October 2008 @ 2:40 pm
Ore un shof perdit njoftime per gazetar
Pse sshkojne ca prej jush te punojne si te tille dhe te bejne një media te aftë, pa konflikte interesi, me frymën publike dhe me inteligjencën të njohë ç’është gjëja e duhur dhe me kurajon ta bëjë atë…..
me lejoni tju tregoj nje ndodhi
ne vitin 94 ne vlore vjen nje emigrant pas 4 vitesh ne itali
ne dogane polici injorant pasi ja nxin jeten nja 2 ore i kerkon lek ne menyre harbute qe ti kaloj makinen
Emigranti Arben i indinjuar dhe i zhgenjyer i kerkon takim komandantit dhe denconcon sjelljen e policit injorant
E di cberi komandanti
E pyeti ke shkoll te mesme mo Arben Po tha ky e kam mbaruar ne 89. Ok tha dergoi sekretaren ti theriste shefin e kuadrit kur erdhi shefi i kuadrit i tha
Mbaj shenim Polic filani pushohet. ne emer te tij emerohet Arbeni
Arbeni kercen nga karigja jo komandant se bej dot une un do kthehem ne tali erdha thjesht me denoncu policin qe esht kaq fshatare dhe kaq harbute.
Epo po se bere ti tha kumandari ta thom un se ben asnje i xhinsit tat keshtu qe rini e duroni at fshatarin te trau molit.
morali esht i thjesht mos kritikoni te gjith si konica se konic vec nje mund te kete. shtrojuni punes e beni nje ndryshim te vogel cdo dite se na vlen te gjithve….
9 October 2008 @ 3:07 pm
Pse, mer IS, qe kur nje shejtan budalla s’qeka i afte per pune?!
9 October 2008 @ 4:28 pm
Si i ka shpetuar shtypit tone lajmi me i rendesishme i vitit per shqiptaret
Playboy’s Hugh Hefner, girlfriend call it quits