Një Pëllumb Për Edi Ramën
Hehe, u habite o kryetar? Ti do thuash si me vajti mendja, po ctë bëja? Të kam pritur një javë rresht përpara bashkisë e nuk ke ardhur. Ata punonjësit atje më thonë që je nisur nëpër Shqipëri. Unë i rashë edhe nja dy herë telefonit tënd, por nuk e hapje. Thonë që ti nuk I hap tani e tutje nr. e panjohur për shkak të atij djalit nga Komuna e Parisit që të mori në tel e tu ankua për ujin e pijshëm. Të kujtohet? Po Po, Ai djali që të mendoje se fliste si pensionist I pierdhur. Prandaj mua më shkoi mendja , o kryetar, të marrë një pëllumb aty tek bashkia, ta stërvisë, e të të dërgojë këtë letër. E shikon pëllumbin? Ja ashtu sic e ke qejf ti ta kam marrë, ngjyra – ngjyra…E porosita pëllumbin tim që nëse I binte rruga andej nga veriu, të mbante vesh me kujdes nëse dëgjontë ndonjë veriorçe të çalë, se je qerrata ti, të kam parë në televizor unë, kur shkon nga veriu, përpiqesh edhe ti të flasësh vëriorçe, njësoj sic bënte ai kryetari I parë, kryetari që ke patur ti o kryetar. Në fakt, ai djali që të telefonoi për ujin e pijsshëm, kishte pak të drejtë. Se unë kam gjyshin andej, nga Selita e vogël, e kur erdhi të festonim ditëlindjen time të njëzetëenjëjtë, më tha që kishte 13 ditë pa pikë uji në shtëpi dhe çohej që në orën 4 të mëngjesit e shkontë mbushte ujë atje tek banka. Më tha që kështu kemi vuajtur vetëm kur luftonim gjermanin, se gjyshi im o kryetar I ka kaluar të tetëdhjetat, por tha që atëhere ishim të rinj, e nuk e ndjenim lodhjen, kurse tani lodhej shumë, se vuan pak nga tensioni. Unë o kryetar nuk po them që e ke fajin ti o jo, se ti je burrë I nderçem, po të lutem merru pak me këtë punë se ai, I pari I vendit thotë që ti ka kaluar ty kompetencat e ujësjellësit, e nëse nuk është kështu, të mundohemi t’ia hamë kokën me të mirë. Se të dëgjon ty ai, e di unë, të ka frikë ai ty. Ja sic të dëgjoi për punën e asaj, kushtëtutës që u e rregulluam më së fundi, ashtu të dëgjon edhe për ujin ai, hë të keqen. Unë o kryetar jam student, por kur mundem të gjejë punë, edhe punoj ndonjëherë, edhe hamall, se do mbaj veten dhe familjen. I kam rënë Tiranës vërdallë e nuk kam mundur të gjejë abone për studentët. Se unë lëviz shumë, shkojë në shkollë e ndërroj 2 autobuza vetëm për të vajtur. Po shkojë edhe në punë kur gjejë. E mua ajo aboneja e studentit më duhet se është bërë edhe bileta 300 lekë. Pale pale, po edhe në stacion duhet të presë një çerek ore, dhe kur vjen autobuzi është bërë një dynja me njerëz që duhet të hipin. Vapa vapë – rrëmuja rrëmujë dhe të vetmit që përfitojnë, janë xhepistët që bëjnë kërrdinë. Unë po ti shkruaj këto, se ti nuk I di o kryetar, se po t’I dije, nuk I lije këto pnë pas dore, se ti pa dyshim që je burrë I nderçëm. Një ditë më ka ardhur keq për një grua në autobuz, se e shkreta ishte e sëmurë, mezi qëndronte dhe kur erdhi puna për ti paguar biletën fatorinos, ajo I tregoi atë dëshminë e invalidit. E ky fatorinoja I ka këputur një të bërtitur dhe e bëri të shkretën zonjë për dy lekë e bëri. U detyrua e shkreta zonjë , e sëmurë që mezi qëndronte në këmbë, në mes të vapës të zbriste. Dëshmia e invalidit nuk lejohej. Eh o kryetar, ti nuk I di këto, prandaj unë doja të të takoja që prej një jave në bashki, por ti ke qënë nëpër Shqipëri, se po ti dije, ti padyshim do t’I rregulloje, se ti padyshim që je burrë I nderçëm. Gojët e liga thonë që ti ke ikur andej nga fshatrat për të marrë ajër të pastër, se Tirana është ndotur shumë, e se statistikat e vdekjeve që vijnë nga ndotja në Tiranë janë rrënqethëse. Të them të drejtën, edhe mua ashtu me duket, se sikur më zihet fryma. Po me siguri që kjo nuk është e vërtëtë, se po të ishte e vërtëtë kjo, ty o kryetar nuk kishte për të të zënë gjumi natën për ta zgjidhur këtë problem, njërën do të bëje,e nuk do të rrije një javë pa ardhur në Tiranë, se ti padyshim që je një burrë I nderçëm. Pashë një ditë ne televizor disa policë që po keqtrajtonin disa burra e gra. Ulërima dëgjoja. Nuk e mora vesh si qëndronte puna, por ishin ulërima e pamje që të rrënqethnin mishin. Kur dëgjova komentin në televizor që ishin policë të Bashkisë së Tiranës u irritova shumë e për pak sa nuk e theva televizorin. “Mashtrues” – thashë.”Televizor I shitur”. Keta do të jenë policët e Saliut, se ai e ka zakon që përdor policët për të rrahur njerëzit, siç i rrahu ata socialistët atëhere. Edhe sikur të ketë 1% mundësi të jennë policët e bashkisë , me siguri nuk e di Kryetari, se ai është human, e po ta dinte, do tu tregonte ai qejfin, se ti o kryetar, padyshim që je burrë I nderçëm.
Ehh..o kryetar u mbush kjo letra goxha u mbush, shumë!!! Kam akoma, po kam frikë se mos rëndohet e më bje me gjithë pëllumb, e më humbet edhe kjo mundësi e fundit për të të kapur ty, o kryetar! Prandaj, po të ta mbyll ketu letrën, e pasi të më vijë pëllumbi pas dy javëve, do të të kem bërë gati të tjerat. Po edhe ti kujtohu ndonjëherë se guri sado të thërrmohet, nuk bëhet baltë, thonë andej nga Tepelena e Gramozit.
Mirëse të vish në Tiranë
Kryetar i Bashkisë se Tiranës.
Sinqerisht,
Ardit ÇELA
Tirana Observer


20 Korrik 2008 @ 10:34 am
20 Korrik 2008 @ 11:12 am
më kujton historinë e asaj, që i kërkonte lejë atij gjat shfaqjes se nji filmi tek kino 17 nëntori
- a ta lëshoj nji pëllumb* i dashur?
- lëshoje zëmër. ai
disa here, deri sa xhaja qe ishte mbrapa i thote.
- do e mbyllesh kafazin apo ta bej copa-copa…
* tingull me arome aspak te kendeshme.
20 Korrik 2008 @ 11:44 am
ne fakt, problemet qendrojne, por si do i shkoj halli thuaj…
20 Korrik 2008 @ 12:14 pm
Hasen kurse mua me kujtohet nje tjeter histori.
Ishin dy shoke…dhe po benin muahbet. Pas pak njeri prej tyre i erdhi per te pjerdhur dhe tha…A ta leshoj nje pellumb o shok?
Leshoje i tha ai….dhe beri cberi e duroi.
Pas 2 minutash…”pellumbleshuesi” kerkoi serish qe te leshonte nje tjeter pellumb dhe kerkoi leje…Ja dha serish shoku…dhe beri cberi e duroi.
Pas 5 minutash vazhdoi ai….dhe tha: O shok a ta leshoj edhe nje pellumb tjeter?
-E leshon e leshon ti, po ta shqyej kafazin.
Keshtu vajti edhe kjo pune me Ramen!
Si shume pellumba e kemi duruar qe te na leshoje. Po te mos merzitet ai…2009 eshte duke ardhur shpejt….Dhe kur te lere mandatin e kryetarit te bashkise…kemi per tja care kafazin.
20 Korrik 2008 @ 12:46 pm
çështje stili castellino
20 Korrik 2008 @ 1:39 pm
Castellino, prit prit ti se nuk e kane pare artikullin akoma ata qe punojne ne bashkine e tiranes, se eshte e djele sot.
20 Korrik 2008 @ 1:44 pm
Rama ka punu shume me shume se Sala. Por eshte nej dallim, Sala e mori ne qafe krejt Shqiperine. NESE duhet dikujt me ja ‘cky kafazin” duhet me ja cky Sales
20 Korrik 2008 @ 3:00 pm
Shkrime te pjer.dhura. Na bajatosen fare. Shkrime retorike neper media drejtuar kryetarit nga kryetaret-wanna-be. Na cate tra.pin pra dhe juve qe kujtoheni tani para zgjedhjeve te “ngrini zerin” per ujin duke bere shkrime leshi.
Po kontriuboni ndonje gje konkrete o derra, apo doni ti hypni dhe juve karigeve politike duke prostituuar mjerimin e popullit shqiptar dhe te beheni dhe juve kryetare?
Do ta kritikoje Edvinin ky pinjolli? Po mira pra, bej nje shkrim serioz dhe permend gjera konkrete dhe per me teper drejtoje muhabetin se si mund te zgjidhet kjo ceshtja. Jo kshu por.dhi kali ne der te hanit te medias.
Ky s’e kam haberin kush eshte dhe nese eshte dhe ky mjaftist si ai i pari i alo Edit.
Ne internet del qe eshte me Levizjen Rinore per Integrim. Di gje njeri nga si qysh tek anojne keta? Kot per muhabet, se duket qarte qe thjesht duan te perfitojne politikisht dhe jo se i plasi ketyre, se duket se si i “adresojne” problemet.
20 Korrik 2008 @ 3:05 pm
E, dhe juve te Peshkut c’paskeni qene per keto shkrime vanitoze dhe per te propoganduar per keta pinjollat e rinj politikne qe te vetmen gje qe kane ndryshe nga ujqerit e vjeter te politikes eshte mosha e tyre. Jam i sigurt qe ne ditet qe vjen do na sillni prap ndonje shkrim tjeter ku ndonje pinjoll tjeter do i dergoje nje telegram me kodin Mors Edvinit dhe Sales.

PS Dhe ka ca dite qe nuk keni sjelle shkrime nga ndonje Mjaftist; ca ka bere vaki?
20 Korrik 2008 @ 3:21 pm
Po shko o Ardit e merr vesh ndonje gje se pse po ndodh kjo pune, kush eshte pergjegjes per x hallke, c’kompetenca ka pushteti lokal, c’kompetenca ka ai qendror. Atehere beje nje shkrim e na sqaro dhe neve qe ta dime se kujt t’i veme fajin, se po te jete per fjale Edvini te jep uje ne bisht te luges ty. Na thuaj dicka per te qene nese do te kontribuosh qofte per ujin, qofte per fitoren e LSI. Keshtu me hartime, s’ke gjo ne vije plako
20 Korrik 2008 @ 3:56 pm
xhibi,
Po pse pak here kane shkruar me stil direkt per Ramen dhe per Berishen??? Le te mos harrojme qe ne jemi nje popull qe gjithmone i kemi thurrur kenge si festave ashtu dhe fatkeqesive. Eshte ceshtje stili i te shkruarit plako…
20 Korrik 2008 @ 4:00 pm
Nuk eshte ceshtje stili kjo ujku, eshte ceshtje shkerdhatokracie. Njesoj si te jete tjetri duke vdekur ka nje muaj, dhe diten qe vijne kamerat ne dhomen e spitalit te kujtohesh te tregohesh i kujdesshem.
Ky pinjolli qe shkruan, ashtu si te tjeret, eshte vete politikan. Nuk eshte student tetevjecare qe te beje hartime te tilla koti. Te jape nje kontribut konkret per kete ceshtje kaq serioze, jo kshu hartime leshi.
20 Korrik 2008 @ 4:02 pm
…mos more…kush ka rene ne dashuri me Edin??? Lereni mor te lire se i duhet Tiranes, se ka erdhur koha per nje “boje” tjeter pallateve. Po kot si thote populli “cte mbjellesh do te korresh”. Si mund te presesh me shume nga nje Kryetar Bashkie “artist” dhe nje Kryeminister “doktor” … Mjer shqiperia shuaj, qe nuk i dihet kur do te drejtohet nga politikane te vertete.
20 Korrik 2008 @ 4:56 pm
Kam pershtypjen qe ky zoti me i mire i bujqesise dhe blegtorise ka harru fare se cfar detyre ka aktualisht.
Ne mendjen e tij, ai eshte kryetari-i PSsss bashkise…. Dmth me nje llaf i osht merzite bashkia edhe do mu bo Krietar Qivirise si bacSala!
E ka lli komplet me Shqiperine e gjelbert, mqs asnje pallat ne Tr i ndertuar me lejen e tij nuk ka ambient te gjelbert aq sa eshte ne ligj, per te shtuar qe disa te tjere gllaberuan edhe ato pak parqe qe kishte qyteti per ti bere parking. Mjafton te hidhni syte nga ETC qe mori gjysmen e parkut te lojrave qe ky njeri e inaguroi me aq te madhe!!
Po ja se tani fillon me ndertimet mqs erdhi dhe fushata edhe e ka me qejf me punu noj cike, se baca e hapi siparin me faljen e borxheve dhe faturave, indirekt me denimin e atyre qe i shlyen me damken e te ligshtit qe respekton ligjin.
Per sa kohe keta pisa na cilesojne si popull injorant qe e ka hak mjerimin dhe skamjen dhe ne rrime e durojme ne heshtje keto vuajtje do na rrine mbi koke si hije te zeza!
20 Korrik 2008 @ 4:58 pm
na ndrico o kritike. Mos na lej te nordhim onjoronta te lutem
20 Korrik 2008 @ 5:18 pm
Sinqerisht e kam, nje shkrim koti,nuk eshte puna se nuk ka te drejte,por nje zgjatje e kot dhe pa zgjidhje,vetem per te ngritur furtune kunder Kryetarit te Bashkise,njesoj si per te hap lojen e kungulleshkes.
Ta zeme se eshte i paafte,dhe i ka te gjitha ne dore Edi,heqim Edin si magji,dhe veme Besnik Mystafain,ose Shaban Memian, ja fusim kot e,se keta te dy jane burra te nderuar,do te zgjidhet problemi i ujit?
Sikur te ishte keshtu do te ishte vertete mire.
Por ashtu si nuk behet halla xhaxha,edhe uji nuk rregullohet po te ndrerohen “bandillat”…
…problemi ketu eshte i madh,dhe i thjeshte per tu zgjidhur:
1-Regullimi me ligj i kopetencave.,per manaxhimin e ujit.
2–Kontroll ligjor dhe ndeshkim per abuzimet me fondet!
3-Alternativ,privatizim i uje sjellsit sipas ligjit.
4-Ndeshkim ,ligjor financiar per abuzime ne sherbimet publike.
20 Korrik 2008 @ 5:25 pm
alo edi rama….kryetar etc etc
ky artikulli me duket si modeli i nje artikulli te meparshem te botuar tek panorama dhe qe eshte edhe tek peshku…
i njejti stil, i njejti njeri dhe i njejti vend por tjeter hale gazete
20 Korrik 2008 @ 5:31 pm
Menyra e shkrimit eshte tipike alla Shqiptarece,meremi me njeriun,me thashe e theme dhe harojme problemin.,pa e vrare trurin.Pastaj kaq eshte loja,dhe fillohet me hapjen,me c`fare ka bere Edi,C`fare vesh,C`fare nuk ka vesh,si e ka trupin,ku shkon ,ku udheton,ka dashnore apo jo,eshte i ndershem,apo jo, cfare ka thene dhe sa i gjate eshte… nga kemba e nga koka!
20 Korrik 2008 @ 5:37 pm
ore, mire qe eshte shkrim alla shqiptarece por edhe kopjimi eshte alla shqiptarce, se ishte edhe nje artikull tek nje gazete me te njejtin stil, per te njejtin njeri dhe me te njejtat idiotesira dhe kotesira. pavaresisht se mundohen qe te kene nje stil te vecante,ate te bashkebisedimit me Edi Ramen (qe po ta binin telefonit apo ta takonin personalisht ramen, do vijonte e tille biseda?! nuk e besoj se do iu kishte futur nje te share ai…..
20 Korrik 2008 @ 8:23 pm
po pse merreni me stilin dhe nuk merreni me problematiken? Stili eshte individual. Nese do ta gjykojme si hartim letersie, atehere hajde e bejme, nese do flasim per problemet qe ngre, atehere te mos ia fusim kot
20 Korrik 2008 @ 8:57 pm
Dritarja,
Sepse Stili e ka qelb problematiken..E dyta aty nuk lexon problematik,sepse te ngresh nje problematik te duhet te besh nje analize te mirefillte, te mundohesh te krijosh llogjiken e argumentit dhe ne fund nje sugjerim..Kjo I/E dashur do te thote force llogjike dhe argumenti.
N.q.s. ky shkrim nuk quhet mllef, primitivizem, probagande ose LLOGJE me shqip, nuk di kush mund te quhet.
21 Korrik 2008 @ 1:22 am
— | -.- .-. -.– . - .- .-.
.–. — | - . | … …. -.- .-. ..- .- .— | -. . | — — .-. … | — | -.- .-. -.– . - .- .-. | … . | .- - — | - . | .–. . .-.. .-.. ..- — -… .. - | . | - . | -.-. . .-.. ..- .-.. .- .-. .. -
.. | -.- .- -. . | –.. . -. . | -. .— .- | -.. -.– | -.. .. .-.. . - .- -. - . | - . | .-.. . …- .. –.. .— . … | — .— . .-. .- -. . | .–. . .-. | .–. .-. — … - .. - ..- .. —
- . — .- - | .— .- -. . | - . | -.. .-. . .— - .- | — | -.- .-. -.– . - .- .-. | .–. — | –.- . .-.. .-.. .. — . - | - . | … …. - .-. . — -… . .-. - .- | -.- ..- | .— . — .. — . | ..- .— .. -. | — | -.- .-. -.– . - .- .-. | -.- ..- | .— . — .. | — . | -.. .-. .. - .- - | -.- ..- | .— . — .. | — . | .- .— .-. .. -. | — . | .-. .-. — –. .- - | — . | .–. . -. … .. — -. . -
– . | … …. . -. -.. . - … .. -. . | . | — -… .. | - . | –. .— .. - …. .- | — . | … …. . -. -.. . - .. -. | — . -. -.. — .-. | ..–.. | | ..–.. | -. ..- -.- | .–. .-. . … .. — | - .. | -.. .. … …. | - . | –. .— .. - …. .- | — | -.- .-. -.– . - .- .-. | | ..–.. | | ..–.. | | .–. . .-. –. .— .. –. .— .— ..- | .- - -.– .-. . | –.- . | -.. .. | .–. . .-. | - . | - .— . .-. .- - | .–. -.– - | –.- .. …- . .-. .. -. . | ..–.. | | ..–.. |
Ja shkrojta kryetarit edhe ne mors.. ignjorantet qe skane mesuar mors po jane akoma ne moshen e pentium dyshit te deftojne me poshte
o kryetar,
po te shkruaj ne mors o kryetar se ato te pellumbit e te celularit i kane zene nja dy diletante te levizjes mjerane per prostituim
temat jane te drejta o kryetar po qellimet te shtremberta..
Ku jemi me ujin o kryetar
Ku jemi me dritat
Ku jemi me ajrin me rrogat me pensionet me shendetsine e mbi te gjitha me shendetin mendor..Nuk presim ti dish te gjitha o kryetar, pergjigjju atyre qe di ; per te tjerat pyt QIVERINE..
21 Korrik 2008 @ 10:08 am
Me sa duket ketu nuk paska hip njeri ne urban…
21 Korrik 2008 @ 11:26 am
kam pershtypjen se te njejten gje me autorin kam perjetuar dhe une.
me duhej nje firme e kryetarit te bashkise dhe me thane ta kerkoj te PS. ika atje dhe me thane ta kerkoj ne Kavaje. Mora rrugen per Kavaje dhe pyeta: e keni pare gje kryetarin e bashkise se Tiranes?
- paska rreshkitur i shkreti - me thane.
u ktheva ne tirane dhe po e kerkoja rrugeve se keshtu me thane: “rrugeve e gjen ate”. kerko e kerko dhe ne fund me thane:
- ik kerkoje se duhet te gjesh andej nga PD-ja
more bashkedebatues, nje pyetje kam:
po ata qytetare te Tiranes qe nuk jane me PS-ne apo PD-ne , ku ta gjejne kryetarin e bashkise se tyre????
21 Korrik 2008 @ 3:53 pm
More, po prandaj ngelet politika ne duar te disa legenave, se sapo merr inisiativen nje e ri e te shkruaj, hidhen keta misionaret politik e te kepusin cfare tu doje trapi, e hajde merre guximin te perballosh gjithe kete peshe pastaj. shkoni more se jeni trafnsformuar, jeni bere pupac jeni bere.ky mund te jete edhe me plehre se keta qe komentojne me shkerdhatokraci, por te pakten e ka marre guximin. po ju te tjeret cfare beni per ujin e pijshem? apo komentoni nga mengjesi deri ne darke?
21 Korrik 2008 @ 5:34 pm
o dritarja, mos je artikullcorbepergatitesi qe po e mbron shkrimin me aq zell? e cfare lesh problematike e re trajtohet ne shkrim…
21 Korrik 2008 @ 7:21 pm
nese une jam artikullcorbepergatitesi, ti je Edi Rama