Një grua mbi urë të Bosforit
Një grua mbi urë të Bosforit
Sapo e lashë Stambollin
Dhe mbi urë qëndroj nje çast
Më fal urë ç’të bej se po plas ?!
Të ec përpara apo të kthehem mbrapa ?!
Më fal urë ç’të bej se po plas ?!
Përpara kam atdheun me të vdekur të gjallë,
Prapa kam vajzën dhe gjithë Ankaran’.
Tani jetoj në dy kontinentet e ndarë
Dhe thashë të flas me ty urë dy fjalë
Ti që dy kontinente lidhur mban
E di mirë që një si ti hallin fort ma qan.
Kur të jem me mijëra kilometra larg
E kur të ndiesh se kangjellat po të dridhen pak
Ti mos ki frike se të vjen tërmet aspak
Po dil më prit se do kem ardhur sakaq.
Diçka
Kam kohë që s’shihem unë me ty
Dhe s’di si është halli,
Po sot vërtet, nuk e di,
Sepse më mori mali…
Shpirtërat tanë
Shpirtërat tanë
Janë prej eteri
As shihen, as dihen
Malli për babanë
Të gjithë që pashë sot,
Në rrugë me të më ngjanë.
Më paska marrë malli
Për babanë.


21 Shkurt 2008 @ 3:21 pm
Mirese erdhe Zonja nga Qyteti!Dhe ardhja jote eshte e bukur.Tri poezite e fundit jane,vecanerisht,te bukura.
21 Shkurt 2008 @ 3:34 pm
Nice !
21 Shkurt 2008 @ 4:50 pm
Mire se ju gjeta:))
Provoj të hedh dy rreshta në letër
Jo për të qënë poete aspak
Provoj të gris vetminë netëve të gjata
Provoj të harroj ç’ duhet harruar
Provoj në ditët e shkreta stuhinë të bie
Provoj të sjell cicërimin në shkretëtirën pa pyje
Provoj të ndriçoj qiellin netëve që s’ kanë yje
Provoj të ndez zjarr, të shkrij akullnajë
Provoj të mos derdh lot, kur fort dua të qaj
Nuk kërkoj të bëhem poete aspak
Trishtimin me copën e letrës dua të ndaj ndopak
21 Shkurt 2008 @ 5:11 pm
Zonje nga qyteti shume impresionuese poezia e pare.e di shume mire ndjesine kur ndodhesh mes dy kontinenteve ne ate ure!
urime
21 Shkurt 2008 @ 5:18 pm
Teto Ollgë, të përshëndes:
Mall
Miliona thërrmija shpirti
arratisen prej meje
u qepen pejzave të dritës
drejt vendesh me diell
Kërkojnë përmallshëm
grimca aromash të pandiera
tinguj këngësh të pakënduara
dridhma përkëdheljesh të padhëna
Rreth kafesh te papira
u rrëfejnë
ditët e mia
netët pa to
sekrete të ëmbla
të vërteta të hidhura
Kapërthehen mandej me to
në miliona mikrotango marramendëse
në miliona mikroekstaza dallëdisëse
digjen
Hi i bardhë kthehen mbi flokët e mi
A. Sh.
21 Shkurt 2008 @ 5:24 pm
Beçuuuu…je si shpirtiii..ylliii …. driitaaa….xhaxhhii enverr…:)))
te gjtha keto fillun ne nje mesnate pa hene kur ti me tregove mua injorantit se cfare ishe blogu..
www.ollgaselmani.blogspot.com — giv é luk
21 Shkurt 2008 @ 5:49 pm
Ama, ti qënke, moj?!… Thashë se kish gjetur rrugën e paujit tetua… Nice choice, buçko! I ngjajnë shumë këto poezitë, i ngjajnë shumë.
21 Shkurt 2008 @ 6:01 pm
Zonjeeee… erdhe moj?
Te puç!
21 Shkurt 2008 @ 7:42 pm
zotı kushto
po ke puç ti mo B. po kush eshte ky B-ja moj melke..?
aa nuk puç robi online pa shkruajtur IP.emrin, mbiemrin, atesine, amesine dhe adresen..
ka rregulla ktu. nuk jemi ne shqiperi..:)))