Një ditë si gjithë të tjerat
Ishte nje dite si gjithe te tjerat…Pakez e vrenjtur por pa shi.
- Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; - mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari te gjelbert ne toke neper ajer. Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s’e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç’behej…
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to…Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine…
Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej…Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati “ja morri doren” durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte “asaj ” nje jete me te mire , nje jete me premtuese.
Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe “vajze”…
Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.
Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..
Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..
E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.
- Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.
Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.
Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi…
Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.
Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.
Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.
Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.
Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.
Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??
Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???
Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??
Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.
Fatima u tregua e gatshme per t’ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.
Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.
Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen ![]()
Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.
E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si ” e vdekur” dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe “faqja e zeze” qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe “xhepin ” e familjes duke kundershtuar dhe fatin ” e arte” berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .
Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.
Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.
Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..
Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen…
Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.
I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere…
Eni Turkeshi



5 July 2007 @ 8:35 pm
…shume e bukur…
….kushdoqofte - eni apo ndonje tjeter….
…ju te rinj mos harroni
kujt me teper se nenave
i kemi sjelle
shqetesime, brenga lot…
ref i nje kenge nga A. Boshnjaku/1975
5 July 2007 @ 8:37 pm
flm Ardi..po tregimi dhe fotoja me perkasin mua:)
Eni/Albtranslator
5 July 2007 @ 8:50 pm
….bravo Eni…
per mua ska rendesi…rendesi ka kenaqesia qe me dha, dhe mbresat……ty te lumte…
…
ps.fotografia mund te ishte me - great….
…
5 July 2007 @ 9:03 pm
Jo une si harroj ardi as lotet e nenes sime as djersen e saj tek gatuante ne guzhine dhe me lutej qe te haja me zor,nena e ka pak kete emer ajo meriton emrin gjenial nobel-hyjnor SHENJTORE
5 July 2007 @ 9:30 pm
….cfare me ka lene mbrese tjeter eshte nje poezi e nje shkrimtari francez qe sja mbaj mend emrin…por shumica e juaj mund edhe ta keni lexuar…
…..pak a shume permbajtja ishte: - vajza i tha djalit qe ajo do e besonte dashurine e tij per te , vetem nese i sillte zemren e nenes se tij ne dore……djali nga dashuria e beri kete, por rruges ne kthim tek e dashura e tij duke vrapuar me zemren e nenes ne dore, rrezohet ne kalldreme….zemra e nenes e pyet: - U VRAVE BIR?
….
5 July 2007 @ 9:49 pm
Skena te sforcuara per te argumentuar nje ide te pelqyshme.
Situata te kaperxyera ohuuu…perse duhet turk…”Alarmi shqip “ka rene qe tek “martesa me djalin e xhaxhait”. Kaperximi i ketij monstruoziteti ne ambiente turke per ta tjetersuar subjektin”ne dashuri nene ” pa asnje ide nuk me duket e gjetur…Me tej tregimi ka vlera monotone.
5 July 2007 @ 9:50 pm
urime me te vertete goxha shkrim , me te vertet nje stil i paster dhe i rrjedhshem.me terhoqi menjehere.te lumte
5 July 2007 @ 9:56 pm
Idriz,
pse kaq koprac?
5 July 2007 @ 10:05 pm
Peshku duhet te pasurohet Self . Sejcili ka vend te “arqipelagu” per te vetat.
Mendoj se gjeja me e kollajte eshte te besh “lajka” Mendoj se te peshku duhet te hashe edhe “dacka”.
5 July 2007 @ 11:01 pm
Pa lule manushaqe! E thjeshte! Me pelqeu!
Ajo çka percillte me beri te mendoj edhe per sakrificat qe ka bere mami ime per mua e sidomos per tim vella! Kryeveper eshte mami kryeveper!
Veç me shashtisi martesa me kushon… pssss… Eni, ne kulturen turke (duke qene se nuk e kam habierin fare) ndodh shpesh dicka e tille?
6 July 2007 @ 12:03 am
Dashuria e madhe e nënës(më saktë: enënave!) është e dukshme.Mënyra që ka zgjedhur për ta bërë të besueshme këtë ide është,pakësa,e kërkuar.Inçesti(martesa deri tek çupa e xhaxhait ka qenë jo veteëm e pamoralshme,por dhe e dënueshme.Sidomos,në zona të tilla) është si i tepërt dhe i pamotivuar.Tema është prekëse dhe sakrifica e nënës është sublime.
Përparim Hysi,5 korrik 2007
6 July 2007 @ 12:15 am
Shume e bukur… Edhe ne tirane nje grua ka shitur veshken per pak leke, sa te ushqente femijet… Urime eni
6 July 2007 @ 1:19 am
Edhe mund te pelqehet nje shkrim i tille,por perfundimi ngelet pak i thate.Edhe mund te ndodhi ne jete nje drame e tille,por ka edhe me te renda.Shkrimi na ben te ndjehemi kundra dhe pro personazheve,ne nje kohe qe mund te jete vete jeta e tille qe na ngarkon me nota kaosi dhe turbullime.Miqesimi qe ne bejme me personazhin kryesor,Fatimen,nuk eshte i shpjeguar mire.Gjithsesi shikohet qe autorja ia ka kushtuar nenave,nga ku del dhe nje difekt sepse autorja e mbron personazhin,nuk e sakrifikon ate,qe ndoshta mund t’i jepte tregimit nje tjeter estetike,stil.
6 July 2007 @ 8:42 am
falemderit te gjitheve per komentet.
Idris une kur e kam shkruar kete , u frymezova nga diçka ndaj dhe ka lidhje me Turqine.Ndaj u be keshtu.Per kete arsye e futa dhe ne kategorine Bota tregimin.Une nuk pretendova te shkruaja tregimin e shekullit ndaj nuk ke pse sulmon kur komenton.
Eri : Eshte nje dukuri e pare martesa mes kusherinjve te afert por nuk eshte e thene se ndodh ne çdo vend.
Salvator: Sigurisht qe ka dhe drama me te medha ne jete.Por qellimi im nuk qe ta beja shkrimin dramatik, te kishte qene kjo deshira ime mund ta mbyllja ne menyre dramatike.
Falemderit te gjitheve per komentet.
6 July 2007 @ 8:46 am
Perparim Hysi: Inçesti mund te jete i denuar , por ama martesat mes kusherinjve te afert ndodhin ende ne Turqi dhe nuk eshte se njohin zone.Ndaj nuk mund te thuhet se eshte i pamotivuar per zona te tilla sepse si nje njeri qe jeton prej 9 vitesh ne Turqi jam me shume ne dijeni te aktualiteteve besoj, ndaj nuk kam nevoje te trilloj per te bere dramatik tregimin.
6 July 2007 @ 3:29 pm
As qe pretendoj te njoh deri ku shkon incesti ne familjet turke.Ka qene pakujdesi imja se me eshte dukur sikur nje familje shiqptare(me kuc e me mac)eshte vendour ne rrethinat e Stambollit.Se nuk eshte e veshtire fare per t’u bere nje zhvendosje e tille.Pare me kete sy,kam ngritur edhe problemin”akut” te incestit.Dhe deri ku shkon ky “incesti”ne Shqiperi,ka qene pakez i pranuar ne kusherinjte e pare ne vije femerore(femijte tezeve)dhe kurre nuk ka bere vaki deri tekcupa e xhaxhait.
Perparim Hysi,6 korrik 2007
6 July 2007 @ 3:36 pm
brrrr…. eni c’na bere!
Shiko, po nisem ne pune dhe fragmenti i meposhtem do me ndjeki i hidhet sot. Shume shpesh i marrim lirite e perendimit si te garantuara.
“…Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen….”
Uf!
PS A nuk e boton atje ku je kete? Mbase i ben mire turqerise ne lindje te ankarase….
6 July 2007 @ 4:06 pm
Zoti Perparim mbase shpjegimi im eshte dukur si i revoltuar.Ne fakt nuk qe ..sidoqofte kerkoj ndjese nese jam dukur si e vrazhde..
Emigrant:Ta dish ti sa shkrime te tilla ka keshtu ketu po hajde te marrin vesh se:(
6 July 2007 @ 4:28 pm
Te lumte Eni, e ke pershkruar thjeshte dhe mjaft reale aktualitetin e turqve qe migrojne nga vendet lindore ne Stamboll. Aq reale sa vjen si shuplake ndaj dhe ata qe e lexojne i shqeteson paksa…
Mir thote emigranti botoje ketu,te Radikali ose Milliyet Blog…
6 July 2007 @ 4:43 pm
Enka. ne e kemi me tregimin se si eshte konceptuar subjekti i dashurise se nenes per femijen. Nje subjekt dicka i rrahur jashte mase por kur ketyre subjekteve u shtohet nje pene e varfer pa krijuar emocione,artistikisht nje peshe “pupel” ne te shprehur,mendoj se duhet folur.
Ty te uroj te kalosh sprovat e te refyerit ne shqip edhe me subjekte turke, por duhet ta dish qe ne Memedhembje nje kategori monstrash,kane rrembyer edhe femije te vegjel per ti shitur per veshka.A ka dhembje per kete kategori nenash ne memedhembje? Per ne Turqi na i the se paska.
Privatisht,askush nuk te ka fut ne kategorine e tregimtareve te rendomte jo me te shekullit.
6 July 2007 @ 4:48 pm
enka,
Ku eshte tregimi i pare qe kam lexuar nga ty dhe me pelqeu..
Idrisin mundohu ta kuptosh,se nuk eshte aq i keqe sa duket…
Eshte pak i ashper,por jo vetem me ty, por edhe me te tjere shkrimtar te rinj..
Ai qe te rreh te do thone!!
6 July 2007 @ 4:50 pm
flm Nini..
Idris prap dua shume te besoj se nuk po shpotit por çe do se ajo fjalia: “Ty te uroj te kalosh sprovat e te refyerit ne shqip edhe me subjekte turke” me pickon.Njerezit qe shkruajne ketu jetojne ne vende te ndryshme te botes , si e tille duhet te pranohen tregimet apo shkrimet nga vende te ndryshme ashtu siç kane bere dhe autore te tjere me pare.S’ka pse te jete i veçante ky rast apo jo?
Peshku nuk para ka vene kushte kufinjsh historish me sa kam vene re une..
pershendetje
6 July 2007 @ 4:54 pm
Te gjithe jane te mirepritur madje te lutur per kritika sepse une ne fakt nuk eshte se merrem me shkrime Leon:) Kur me hipen dallga ndonjehere shkruaj , madje ky shkrim ka lindur nga frymezimi qe me dha fotoja dhe diçka qe pata degjuar ne lajme..Nuk mund te them se eshte fusha ime shkrimi.Mund te themi se eshte dhe nje si biçim sinteze sociale e disa fakteve shoqerore..pershendetje
6 July 2007 @ 4:55 pm
Mundohu te me kuptosh me dashuri.Edhe njehere urime.
6 July 2007 @ 4:56 pm
Idris:) te pershendes VFLP!
6 July 2007 @ 5:03 pm
enka, po te dekurajohesh nga keto do besh gabim!
po te duash te shkosh me tej, thuaj shyqyr qe kalon mes filtrit te idrisit.
dhe ti do te shkosh me tej!
dhe idrisin do e thyesh me bukuri.
e ke degjuar ate kengen “na myte me bukuri”? …. sikur eshte shkruar per ty dhe idrisin duket, in the future time…..
ps: idris, po te kujtoj nje fragment nga filmi gjeneral gramafoni: “te pata thene, jo kaq te trashe keta shkopinjte, ti xha Braho….”

6 July 2007 @ 5:18 pm
ha ha Emigrant me shkrive ..flm nuk eshte se u dekurajova thjesht doja te jepja ca shpjegime:)
6 July 2007 @ 6:37 pm
Enka !!!!! Ja keshtu duhet .Qenke e bukur. VFLp. E bukur..
Po ti qenke tamam ,me humor, e kendeshme.Perdoru ne sherbim te letersise.
I pari Xh. London(e nxirnin me shqelma nga redaksia) te tjeret vine me pas.
O moj ti qe ri te porta
Mos digjo se c’thone botA
SE BOTA NA KA HASET
plac me goje pse nuk flet……Kenge e bukur korcare.
…Si me zamke te ngjit fjala ….o Emigrant .
E bukur Enka.
6 July 2007 @ 8:19 pm
Per nje fillestare, tregimi nuk ishte dhe aq keq. Ajo puna e martesave brenda kushurinjve te pare mu duk e çuditshme, se kisha ndigjuar per martesa midis kushurinjve te dyte. Megjithate, Enka le te vazhdoje te shkruaje mbi njerzit aty , historite e tyre, kuptohet ne menyre artistike dhe jo si reportazhe, dhe te na i sjelli here pas here.
7 July 2007 @ 9:37 am
idris:))
pjer thomas: flm per komentin.
7 July 2007 @ 4:19 pm
Akull!
Po kjo shenja me dy kllapa ,me ka tallur Enka,apo c’fare eshte nje perqeshje e zakoneshme.Oae edhe ti vete Enka ben merhem e qeramet ….ma hiq kete siklet,duke ma shpjeguar.
7 July 2007 @ 4:35 pm
idriso thjesht te buzeqesha…nuk jane dhe aq te thella punet jo:)
7 July 2007 @ 6:22 pm
idris, ja nje pershendetje tjeter nga une, vella. Miredita!
PS si qe ajo, dituria merr kala, injoranca fort e mba, apo e ngaterrova gjekund… he he he …
8 July 2007 @ 4:33 pm
Emigrant
Shpesh i kemi perdorur ne rrethin tone shoqeror per futjet ne muhabet tip tedesku,eshte e njenjeshme me shprehjen “dy veze qe perplasen njera molle thyhet” Krijonin situata humori per te mos ta renduar ate qe futej kot ne muhabet dhe fliste “brigje pas kodrave”.
Nganjehere perdornim edhe shprehjet e Kryetarit Mao “mos u bjer ne qafe grave’ ose “mos shkel te lashtat”.Kuptohet kur ti bisedoje ta zeme pe arsimin dhe ndonjeri fliste per mesuesit e fshati Te gjitha ishin te pranueshme ne shoqeri dhe po ti perdoresh me vend krijojne situata humori pa ofeze.
8 July 2007 @ 4:37 pm
…
….
o ti mi gjen telat mua, per ate Zot!
e pat kjo pune, qe tani po hap te blogu im nje rubrike me titull “qoshku i idrisit” e cila do filloje me postimin e mesiperm… shihe kur te te behet mbare…. i forte je! usta!
8 July 2007 @ 4:46 pm
idris, u tha - u be! FLM!
8 July 2007 @ 9:07 pm
humor kreativ dhe pa te keq i thone kesaj..me vjen mire qe u be shkas per hapjen e nje qosheje te re ne blogun tend Emigrant!
9 July 2007 @ 3:28 pm
Eni, me trishtove fare, shume bukur! Duam prape! Mazokiste? Mbase.
Me vjen shume inat qe erdha kaq vone, se paka pasur muhabet si ne vaktit, po nje pershendetje te nxehte nga memedheu per te gjithe po e nis ne ajer.
p.s. Idris, mo u be merak se Enit ia kam lene amanet mos te te ngacmoje.
9 July 2007 @ 3:37 pm
flm e dashur Aklli ..me mire vone se kurre:) si po ja kalon ne atdhe?uroj qe klas…perqafime..
9 July 2007 @ 5:21 pm
…eshte gjynah qe ne disa shkrime/tregime e tema te bukura ketu tek peshku, ne vend qe te lexosh kpomente apo mendime si te vete temes etj, lexon ca “kritika” apo “keshilla” dhe ca gjojna qe skane lidhje me asgje nga ca “kompetente” qe ta harxhojne kohen…
…tregimi shume i bukur dhe me shprese se mund te lexoje komente te bukura, ……sja vlen me hup kohen…….
9 July 2007 @ 5:24 pm
Flm per komentin e mire Ardi .Por miqte kane dashur te bejne nje lloj kritike sipas mendimeve te tyre.Ato i japin larmi mendimeve te mia ndaj jane perhere te mirepritur sido qofshin! flm per fjalet e mira!
11 July 2007 @ 5:00 am
Fshij ti fshij se ke drejtorin te bute.
11 July 2007 @ 5:14 am
Ard, nje blog eshte si shahu: teper serioz per te qene loje dhe teper loje per te qene serioz.
Varet cfare ane te kap.
Shiko dhe shoqerine: enka, idris, akull-naja, leon … cdo gje te con nga ana e lojes (serioze) ushqyer me raki virtuale….
Ti e ke pare se ku coi kjo tek tema thjeshtesi ne alpe… 800 postime qe me siguri do e kalojne nje mijen!
Shqiptarìzem, vella…. tharm i forte shume…. cheers!
11 July 2007 @ 5:20 am
idris, aq e dita, aq e thashe,
tek stupcat koment te lashe…
11 July 2007 @ 8:38 am
Emigrant dhe te gjithe ju te tjereve ju pershendes me nje raki virtuale..vertet qe te ngjit fjala si me zamke o Emigrant! Allall:))
11 July 2007 @ 8:54 am
enka,
kur vje puna per nje cike raki afrohem une se qyli asht i amel .
11 July 2007 @ 9:13 am
shi shi t’a kisha ofru qe ne fillim me qene:))
11 July 2007 @ 9:26 am
enka,
une e lexova shkrimin qe diten qe u botua, por sinqerisht e them qe nuk ja them FARE nga letersia qe te kem mundesine te jap nje opinion.
Shkrimet qe botohen ketu ( te letersise ) kam fillu ti shikoj me gjykimin e disa peshqeve te nderuar per te kuptuar me shume.
Une jam “buke e gatuar” dhe mendoj se veshtiresisht mund te ndryshoj ne shije, por ne kendveshtim mendoj se po. Shkrimi yt dhe komentet plus natyrisht i jep nje dore.
Mos iu ndaj pasionit. Eshte dashuri e madhe qe edhe mund te zhgenjeje ndonjehere, por nuk te ben te vush.
11 July 2007 @ 10:33 am
Kothere, nuk eshte se ja them shume dhe une dhe shkruaj me raste sepse pasioni im i vertete eshte fotografia.Ne fakt eshte fotografia qe me ben te shkruaj..Se nuk eshte se jam shume e prirur per kete pune.Sidoqofte une komentet e tua ne pergjithesi i lexoj dhe me duken fort interesante.Mjafton dhe nje koment i thjeshte , apo sipas menyres qe dikush e sheh tregimin per ti dhene me shume larmishmeri dhe ide te ndryshme autorit.Ndaj te falenderoj.
P.s.: nuk ka lidhje me tregimin tim por mendoj se ti dhe Lumja krijoni komente-dialogjet me krijuese dhe interesante te Bar-Peshku..pergezime:)
15 July 2007 @ 11:08 pm
Enka, shkrimi eshte shume i bukur. tema teper aktuale nga realiteti i dhimbshem. Zemra e nenes ne cdo gjuhe rreh njelloj. Sa per ate punen e incestit qe dikujt i duket e pabesueshme, eshte nje normalitett ne vendet myslimane. Mos mu hidhni ne fyt duke pretenduar qe dhe atdheu yne eshte 70% i tille….Nuk e kuptoj pse duhet ne te gjoret te deklarojme nje gje te tille kur sja kemi haberin e nuk e ndjejme hic ne dejet tona…Po ketu ku jetoj kam pasur shancin te njihem me shume njerez, nga vendet myslimane, komunitete studentesh, dhe ne biseda ashtu si jam shokuar ndaj pohimeve apo historive te dashurive e martesave brenda kusherinjve te pare.Justifikimi!!!!Siguria e ruajtjes se gjakut te paster ha…., dhe siguria per te mos pasur divorce, dhe po ashtu edhe e ruajtjes se trashegimise pasurrore brenda rraces….
16 July 2007 @ 1:31 pm
te falenderoj Irina:)