Identifikohu



Regjistrohu

Një dashuri përpara ligjit dhe opinionit

Pergatitur nga “Edrus”

Prindërit e saj e këshillojnë që ta dështojë, por ajo, 15 vjeçare, do që ta vazhdojë shtatzaninë dhe ta mbajë fëmijën. Për të mbrojtur këtë vendim të sajin për të mbajtur fëmijën, në vënd që të shkonte në spital për ta dështuar siç e këshillonin prindërit, ajo zgjodhi derën e avokatit për të mbrojtur me anë të ligjit krijesën e saj.

” Besoj në Zot dhe në urdhëresat e Kishës, prandaj nuk dua që të dështoj. E dua këtë fëmijë dhe nuk do të mund të duroja të ndahesha prej tij ose ta dështoj” - këto ishin fjalët e vajzës gjatë bisedës që pati me avokaten e saj.

Një histori dramatike, sepse vajza, që studion në vitin e parë të liceut të Pordenone-s (Itali), kishte patur një fëmijë tjetër në 2006-tën, të cilin nuk mundi as ta shikonte, sepse i sapolinduri u dha për adoptim menjëherë.

Gjithçka nisi një vit e gjysëm më parë, kur vajza që kishte vetëm 14 vjeç, u njoh dhe u dashurua me një djalë 21 vjeçar, me të cilin patën dhe fëmijën e parë. Edhe atëherë prindërit e vajzës e këshilluan që të ndërpriste shtatzaninë, por kur ishte gati për të shkuar në spital për abortin, ajo ndërroi mendim dhe e lindi fëmijën, që menjëherë u adoptua nga ndonjë prej çifteve të shumtë në rradhën e adoptimit të fëmijëve.

Tani një tjetër shtatzani, sërish me të njëjtin djalë, dhe këtë herë vajza nuk ka asnjë dyshim: “E dua këtë fëmijë. Nuk do të mund të duroja dhimbjen e një largimi tjetër(që ta japin fëmijën për adoptim), as dhe të një dështimi (aborti).

Avokatja i është drejtuar gjykatës, e cila do të vendosë në vënd të familjes.
“Për t’ju larguar vullnetit të prindërve për ta dështuar fëmijën që ka në bark - thotë avokatja e saj - ishte larguar nga shtëpia dhe kishte vajtur të jetonte tek familja e të dashurit”. Si djali ashtu dhe e jëma e kanë mirëpritur dhe janë treguar të gatshëm që të mbajnë vajzën dhe fëmijën e saj pas lindjes.

” Megjithatë - shton avokatja - prindërit e së asistuarës time kanë shkuar për ta marrë atje dhe ta bindin që të rikthehet në shtëpi”.
“Nuk është vetëm mosha e re e vajzës që i bën prindërit e saj që ta kundërshtojnë këtë shtatzani, por edhe “prejardhja shoqërore e djaloshit, që është shqiptar” - vazhdon më tej avokatja e familjes.
” Tashmë jemi pak ditë nga mbushja e muajit të tretë të shtatëzanisë (pas së cilës nuk mund të bëhen aborte në strukturat shtetërore dhe private, shënim i imi) dhe besoj se tashmë mund të kemi evituar mundësinë e abortit, më pas të shikojmë se si mund të veprojmë së bashku me institucionet për të evituar që vajza të gjëndet për të dytën herë e detyruar të mos ta shikojë fëmijën e saj” - vazhdon avokatja Ferretti.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente »

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 6:49 am

    Në një vënd sa fetar aq edhe laik si Italia, kjo histori, këto ditë ka hyrë në të gjitha debatet e mundëshme mediatike.
    Si gjithmonë, forcat politike sado ekstremiste që të jenë, tani në prag të zgjedhjeve janë shumë të kujdesëshme që të prekin tema të tilla, në të cilat mund të diskutohet për raportet seksuale të minorenëve, ekstrakomunitarin, abortin dhe adoptimet.
    Nëse për dy argumentet e para të gjithë perbenistët do të ngriheshin dhe të thoshin gjithçka, kur vjen puna tek aborti, fillojnë e përplasen të gjithë: besimtarë e laikë, ata që e konsiderojnë jetën si të shenjtë në çdo formë të saj dhe atyre që duan të mbrojnë me ligj dhe abortin si një e drejtë e grave për të mos çuar deri në fund një shtatëzani të padëshirueshme.
    Në komentet e shumta në forumet on-line në itali rreth kësaj historie, ashtu siç është e kollajtë të imagjinohet, pothuajse të gjithë janë dakort që të mos ta dështojë fëmijën (gjë që edhe prindërit e saj, sipas lajmeve të mbrëmëshme, kanë ndërruar mendim), dhe shumë prej komentuesve vënë theksin tek papjekuria e moshës për të besuar se është një raport dashurie i vërtetë. Shumë prej komentuesve më tej, mendojnë se “Shqiptari nuk di se ç’është prezervativi” (në kuptimin që duhet të kishte marrë masa për të mos ta lënë shtatzanë), por që për mendimin tim, sidomos pasi është hera e dytë brënda një viti e gjysëm, metoda e lënies shtatzanë të vajzës është “studiuar në tavolinë” që ti vënë prindërit e vajzës përballë faktit të kryer dhe që të mos kundërshtojnë më këtë relacion ndërmjet djalit shqiptar dhe vajzës së tyre.

  2. Iris thotë:

    23 Mars 2008 @ 9:19 am

    Mire ajo, se kalama, po ai??? S’ka te beje qe eshte shqiptar, po qenka idiot komplet. S’e kap ligji per pedofiline kete??

  3. ilire thotë:

    5 Maj 2008 @ 6:30 pm

    Ju lutem te gjitheve bisedoni(per sex) me te miturit me me shume kujdes,se kur te ndodh nje e till eshte shume von.
    Mendoi se ligji duhet te jete me i ashper per pedofil.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.