NEW YORK NEW YORK

Historia që do t’ju tregoj më poshtë është një histori e arnuar katërqind copash. Në të, ju mund të gjeni të vërteta të trilluara ose dhe trillime të vërteta. Bëhet fjalë për një dritare të hapur të një shtëpie të qetë njujorkeze, nga ku mund të shohim zhvillimin e një jete familjare të rëndomtë. Me veçorinë që, kësaj rradhe, megjithëse në NY, është fjala për një çift shqiptarësh të emigruar para disa vitesh. Ja si ka ndodhur :

Ai kishte qenë ndër studentët më të shkëlqyer të Universitetit të Tiranës. E kam fjalën për në kohën kur kjo fjalë kishte ende një kuptim, domethënë për një periudhë ku qenia student i shkëlqyer ishte e shoqëruar me një krenari të ligjshme. Ai studionte në degën e informatikës, tek Shkencat natyrore, dhe shihej nga të tjerët si shpresa e vendit. Asokohe, dega informatikë numëronte jo më shumë se tridhjetë vetë në shkallë republike. Është e qartë që atje shkonin kokat më të zgjuara të gjimnazeve shqiptare, që shpesh herë qëllonin të ishin dhe djem apo vajza kryetarësh komiteti. Por le të kalojmë më tej. Ai ishte vërtetë një student i shkëlqyer.

Ajo ndiqte studimet e larta për letërsi. Ishte një vajzë e bukur e që binte përnjëherë në sy. E zgjuar, e qeshur, ajo i bënte për vete të gjithë. Vajzat e tjera mbanin kundrejt saj një qëndrim të nuancuar : nëse ato ishin vërtetë të shëmtuara, ato shpejtonin të lidhnin shoqëri me të, një shoqëri ku do të mbizotëronte çiltërsia dhe besnikëria e verbër, dhe nëse ato ishin të bukura por jo aq sa ajo, ato mbaheshin mënjanë saj dhe nuk donin të përziheshin me të. Çështje pushteti dhe interesash…

Që të dy, duhet thënë kjo, ishin nga Tirana.

Ai quhej Thimio.

Ajo quhej Stela.

Fakulteti i Shkencave të natyrës është, si vendndodhje, mjaft larg Fakultetit të Letërsisë dhe, normalisht, ata nuk duhej të takoheshin kurrë me njëri-tjetrin. Pas mbarimit të studimeve, Thimio u emërua në Institutin e Fizikës bërthamore, një punë mjaft e fisme dhe e lakmuar. Kurse Stela, pasi përfundoi dhe ajo shkëlqyeshëm, u emërua pedagoge në po atë fakultet, Fakultetin e letërsisë. Të dy ata, secili në anën e vet, ishin të kënaqur me punën dhe jetën e tyre. Kaluan fare pak vite dhe erdhi demokracia. Jemi në vitin 1992.

Një ditë, në jetën e Thimios ndodhi diçka e cila do të vendosë për shumë gjëra që do të vijojnë më poshtë. Thimio kishte fituar një bursë studimi në SHBA. Pasi kreu dy apo tre vjet specializimi, dhe duke qenë se ishte vërtetë një i talentuar, autoritetet amerikane i dhanë një leje qëndrimi të përhershme. E kështu, gjatë verës, ai kthehej me pushime në Tiranë.

Nga ana e saj, Stela kishte kapur një post të rëndësishëm në dekanat. Tashmë ishte një shefe katedre mjaft e respektuar nga kolegët. Madje, për shkak të bukurisë së saj, ajo ishte dhe e adhuruara e studentëve. Gjatë verës, në fundjavë, ajo merrte makinën e saj dhe shkonte në Durrës, në plazh. Jeta rridhte e ëmbël, e dendur me gjëra të buta dhe pa asnjë kokëçarje. Ajo kishte kaluar disa dashuri të vogla kalimtare, por pa të ardhme, ajo e dinte mirë këtë. E pse të mos priste rastin e shekullit ?

Rast i cili nuk vonoi të vijë. Një ditë, nga një ndërthurje e ndërlikuar lidhjesh familjare, Thimio dhe Stela u gjendën në një tavolinë. Për nga paraqitja, Thimio ishte këndej aftësive të tij profesionale, por kjo nuk ia humbiste shpresat. Poshtë mëngës, ai mbante dhe një kartë tjetër, shumë të fuqishme, kartën jeshile. Kur Stela pa që Thimio i kishte hapur të gjitha kartat, ajo pati mendimin, të vetëkuptueshëm sidoqoftë, që Thimio ishte njeriu i duhur. Ata ranë në dashuri dhe disa ditë më pas, ata edhe bënë dashuri. Nga ana e Stelës, kjo ishte një provë dëshmuese e hapjes së saj të plotë. Stela nuk i fshihte asgjë atij. Ajo e kishte vendosur ta çonte jetën me të. Kurse nga ana e Thimios, akti i dashurisë, që, ç’është e vërteta, kishte kaluar jo pa njëfarë bllokimi të rastit, ishte dëshmia e tij që ai e dëshironte Stelën në SHBA. Dhe një ditë, domethënë plot dy javë pas këtij çasti të paharruar dashuror, ata bënë celebrimin (kjo ishte shumë e rëndësishme për dokumentet) dhe pas një muaji, ata bënë dhe dasmën e vërtetë. Një dasëm përrallore.

Pas disa stërzgjatjesh administrative në ambasadën amerikane, Stela, e veshur dhe krehur mirë, ngjiti një ditë shkallët e një avioni Alitalia i cili do ta shpinte fillimisht në Milano dhe që andej, me një avion tjetër më të madh e më të bukur, do të fluturonte për New York.

Jeta e vërtetë kishte filluar. Ajo e njihte përmendsh këngën e Sinatrës « New York New York » dhe e këndonte shpesh në orët e para të përshtatjes me shtëpinë e re. E asaj, me të vërtetë që kjo jetë i pëlqente shumë !

Mirëpo, a thua se një magji e keqe kishte rënë mbi shtëpinë e tyre, Stela filloi të ndjejë që jeta e saj nuk ishte dhe aq e mbushur sa duhej. Ajo nuk e dinte nga vinte saktësisht kjo ndjenjë. Ishte siç kur hyjmë në një shtëpi miqsh që sapo ka pasur një grindje, dhe atmosfera ndihet përnjëherë, e nderur. Kur ajo kalonte nëpër mend jetën e saj në New York, ajo nuk gjente ndonjë gjë të dyshimtë : Thimio punonte në një Campus universitar dhe e fitonte mjaft mirë jetën e tij. Duhet pranuar që një pagë prej më shumë njëqind mijë dollarësh në vit, është tashmë një pagë mjaft e mirë. Stela, nga ana tjetër, punonte si edukatore në një kopsht fëmijësh aty pranë. Por shumë shpejt, ajo e pa me vend që ta linte punën dhe të ulej e të shkruante një roman. Mbi çfarë do të shkruante ? Do të shkruaj për botën time, mendoi ajo. Por pa kaluar as dy sekonda ajo u kujtua që kjo botë ishte shumë e vogël.

Thimio shkonte në punë çdo mëngjes, i rregullt, i rruar dhe i hekurosur, dhe kthehej gjithmonë në të njëjtin orar. Stela gjendej gjithmonë në shtëpi. Ajo e kishte përgatitur tashmë darkën, kishte ngrënë për vete, dhe kalonte orët e qeta të mbrëmjes para televizorit. « Sea, sex and sun » ishte seria e saj e preferuar. Thimio mbaronte bukën, lante dhëmbët, dhe vinte të ulej pranë Stelës. Përnjëherë, sapo ai prekte lëkurën e lëmuar të këmbës së bukur të Stelës, ai ndjente t’i merrej fryma. Stela e dinte. Kthente tulet në njërën anë dhe Thimio kryente detyrën bashkëshortore. Thimio, duhet thënë kjo, e kishte pasur gjithmonë zakon të mos shkonte kurrë në shkollë pa i bërë detyrat. Pastaj, Stela ngrihej, dhe pa thënë asnjë fjalë shkonte të shtrihej në shtrat për të parë më qetë serinë e saj. Thimio, ndërkohë, hapte internetin dhe iu hidhte dhe një sy kurseve të ditës. E kishte ndarë mendjen të investonte diku, por tani për tani po njihej me terrenin. Më vonë, edhe ai ngrihej dhe shkonte të shkrihej. E zinte gjumi përnjëherë.

Ditët rridhnin me një saktësi të pagabueshme dhe ngjanin si dy pika uji me njëra-tjetrën. Stela kishte dhe një shoqe të sajën, Xhildën, e cila, në dallim nga ajo, punonte dhe mbante shtëpinë. I shoqi, Eltoni, nuk prekte gjë me dorë. Por disa gjëra, nuk do t’i kuptojmë kurrë pse janë kështu.

Nganjëherë, ndonjë të shtunë të rrallë, Stela thërriste Xhildën në telefon dhe i thoshte të dilnin në ndonjë bar. Pinin nga një gotë, qanin hallet bashkë, njëra për burrin që punon tepër dhe tjetra për burrin që s’punon fare, njëra për paratë që ia kishin sjellë në majë të hundës, e tjetra për mungesën e parave që po ia merrte shpirtin, dhe kështu, të plotësuara njëra me njëra, ato merrnin një dehje të lehtë dhe ktheheshin në shtëpi, duke iu hedhur bashkëshortëve të tyre një vështrim ku mund të dukej i tërë mllefi i botës.

Një mbrëmje, Thimio dhe Stela ftuan shoqen e Stelës bashkë me të shoqin. Do të hanin bashkë, në restorant, kuptohet. Pasi u ulën në tavolinë dhe bënë porosinë, Thimio hapi një bisedë mjaft të këndshme dhe me interes : të mirat dhe të këqijat e jetës në Amerikë.

- Nuk ka si Amerika, tha Eltoni.- Eh, varet si e sheh, ia ktheu Stela.

- Mirë e the, varet si e sheh, plotësoi Xhilda.

Thimio ndiqte bisedën, dhe pastaj :

- Neve jemi shumë të kënaqur me jetën në Amerikë.

- Thimio, please, u lut Stela me një zë të zbutur.

- Pse, çfarë thashë ? u habit Thimio.

- Jo, asgjë, mendova që shqipja ka dhe numrin njëjës, kam mbaruar për letërsi, e di shumë mirë.

- Mirë, mirë, ia priti Thimio, e di.

- Ta kam lakmi, i tha Eltoni Thimios, ti punon, bën diçka, kurse unë pa punë…

- Edhe unë ta kam lakmi, ia ktheu Thimio Eltonit, do të doja dhe unë të rrija ca kohë pa punuar…

- Nuk rrihet pa punë, mos flisni kot, preu Stela.

- Eh, psherëtiu Xhilda, nganjëherë dhe është e nevojshme, jam lodhur vërtetë.

- Ore ! ngriti zërin Eltoni, ka ndonjë në këtë tavolinë që është i kënaqur me atë çka bën ?

Ata panë njëri-tjetrin në sy. Pasoi një heshtje, dhe pastaj, Stela mori fjalën :

- E di çfarë m’i ngre nervat mua ? Që ju burrat nuk i kuptoni fare gratë !

- Pikërisht, shtoi Xhilda, e ndezur tashmë që po flitej edhe për të.

Eltoni dhe Thimio panë njëri-tjetrin. Kush të fliste i pari ? Më në fund, Thimio :

- Kështu mendoni ju ? Po mirë, ç’të kuptoj unë i ziu kur rri gjithë ditën në punë !

Eltoni nuk ndihej. Stela gjithashtu.

Xhilda, duke ngritur njërën vetullë dhe e kthyer nga Eltoni :

- E po nga kjo anë, Toni duhej të ishte njohësi më i mirë i femrave !

- Eshtë, është, mërmëriti Thimio, kokën ulur.

Ndërkohë kishte ardhur porosia. Duke ngrënë (ata kishin porositur dhe një shishe verë), ata u futën nëpër ca biseda të shkurtra mbi filmat e fundit, mbi mbathjet e Britney, dhe mbi fotot sexy të Gjonit.

Stela mbronte idenë që Tirana ishte shthurur fare, që nuk e di si jetonin njerëzit atje, dhe në këtë pikë, mund të thuhet që ajo gjeti mbështetjen e të gjithëve. Shkurt, ishte një mbrëmje mjaft e këndshme, një mbrëmje siç nuk kishin kaluar prej kohësh.

Të nesërmen në mëngjes, Thimio u rrua, lidhi kollaren mbi këmishën e sapohapur, dhe doli për në punë. Stela ndenji në shtrat deri nga ora njëmbëdhjetë. Në anën tjetër të qytetit, Xhilda doli me vrap nga shtëpia, ishte me vonesë për në punë. Rreth dy orë më pas, Toni, pasi fërkoi sytë e mbyllur nga nata e vrullshme, u ngrit dhe u ul para një kompjuteri ku filloi lojën e tij të preferuar « Super Mario ».

Në mbrëmje, Stela, duke dëgjuar derën të hapej, u shtri në divan, hapi pakëz fustanin përpara dhe ngriti këmbët mbi mbështetësen e krahëve. Thimio, uli çantën poshtë, i hodhi një sy Stelës e cila kishte marrë në dorë një revistë « Women », dhe zbërtheu pantallonat. Stela ndjeu hapat që afroheshin, dhe pa e kthyer kokën, u kthye mënjanë duke zbuluar kofshën e saj të kolme. Nuk zgjati shumë dhe Thimio ishte tashmë pas saj.

Në të njëjtin çast, Xhilda hapte derën e shtëpisë, dëgjoi zhurmën gërricëse të super Marios që kërcente nëpër xhungël, dhe përnjëherë u zhvesh të bënte një dush. Duke kthyer sytë nga ora, Toni u ngrit dhe zbriti në dhomën e ndenjes. Pa rrobat e hequra të Xhildës dhe u zhvesh dhe ai. Dera prej qelqi të gërvishtur e dushit u hap dhe ai rrëshqiti brenda. Ngjitja qe e menjëhershme.

© XYZ, 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

178 Komente

  1. anonim thotë:

    23 August 2008 @ 9:32 pm

    bukur

  2. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 9:44 pm

    E gjitha eshte trillim.

    Ka dy gabime ne te shkruar : jo “shkrihej” por “shtrihej”. Dhe jo “njera me njera” por “njera me tjetren”.

  3. edrus thotë:

    23 August 2008 @ 9:54 pm

    XYZ, një jetë që shumë do ta ëndërronin…
    Por ata që e kanë provuar (pa patur nevojë që të jenë në NY) nuk është se janë dhe aq entuziastë…
    Dhe pastaj thonë se pse bëhen njerëzit nostalgjikë për kooperativat :P
    P.s: Meqë po flisje për korigjimet, a mund të më thuash se ç’ishte: “Vajzat e tjera mbanin kundrejt saj një qëndrim të nuancuar

  4. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 9:57 pm

    “Nje qendrim i nuancuar” thuhet kur qendrimi varet nga rrethanat. Dhe ne rastin tone, qendrimi i vajzave te tjera varej nga bukuria e tyre (siç eshte thene me lart).

  5. edrus thotë:

    23 August 2008 @ 10:06 pm

    Mund ta kuptoj që zëri i tyre të bëhej “I nuancuar” sipas rrethanave (mund të kuptoj që edhe ngjyra e flokëve të tyre mund të ndryshonte , por sërish nuk mu duk mjaft shqip tregimi (dhe të lutem mos thuaj se kështu e përdorni andej nga fshati juaj në francë :) )

  6. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 10:09 pm

    Edrus : ka qendrim te nuancuar, ka fjale te nuancuar, ka domethenie te nuancuara. Ne te gjitha, kuptimi eshte ky : nuk ka nje njesi te percaktuar qarte. Gjeja ne fjale paraqet dy faqe, eshte e mjegullt, mund te merret keshtu por edhe ashtu.

    Ne rastin tone, “qendrim i nuancuar” eshte ai qendrim qe nuk eshte i prere. Pra eshte ky qendrim nese keshtu, dhe ai qendrim nese ashtu.

    ps : banoj ne qytet.

  7. edrus thotë:

    23 August 2008 @ 10:09 pm

    Doja të thoja që: nuk mu duk shqip spjegimi dhe jo tregimi.

  8. eT thotë:

    23 August 2008 @ 10:20 pm

    penelata te shkathta bejne skicen te fresket, te lehte ne te lexuar por qe te lejon gjith kohen qe te ka dhene zoti per te medituar .

  9. xhibi thotë:

    23 August 2008 @ 10:24 pm

    XYZ, mbase nuk e kuptoj une, se dhe nuk mar vesh shume nga letersia, po nuk e kuptoj pse eshte ky shkrimi tek kategoria Kryesorja. Te lutem mos e mer per ofendim. Thjesht me duket shume stereotip si shkrim dhe situata qe pershkron, nuk shikoj ndonje sjellje ose ndonje gje te re qe nuk e kam hasur ne cdo skice te ketij lloji, dhe me duket se ‘kercet’ goxha ne rrjedhjen nga nje situate ne tjetren dhe te ngjarjeve ne pergjithesi. Plus qe shablloniteti e con pertej vertetesise. Nuk e di, nuk me ngjiti. Me ndje per fjalet jo te mira. :)
    Dhe gjithashtu keto shprehjet qe egzistojne ne anglisht po nuk kane kuptim ne shqip, mundohu ti evitosh, si p.sh. “Poshtë mëngës, ai mbante dhe një kartë tjetër, shumë të fuqishme, kartën jeshile”, “Për nga paraqitja, Thimio ishte këndej aftësive të tij profesionale”, “ishte dëshmia e tij që ai e dëshironte Stelën në SHBA”.

  10. AlisaT thotë:

    23 August 2008 @ 10:27 pm

    Xhib, nuk eshte hera e pare qe ne faqe kryesore peshku ve pjese letrare. Sidomos ne fundjave.

  11. xhibi thotë:

    23 August 2008 @ 10:31 pm

    Alis, jo nuk e kisha aspak se pse eshte nje pjese letrare tek kryesorja. Bile me shume te kishte me mire do ishte. Thjesht nuk mu duk se ishte afer te qenit ne nje nivel qe ta meritonte, duke pasur parasysh qe kam lexuar shkrime shume te bukura letrare ketu qe nuk kane qene te nenvizuara ne kategori te tilla. Po keto jane shije personale dhe subjektive kuptohet dhe mbase ja fus kot ose nuk arrij ta vleresoj.

    Po me mire po e mbyll gojen se po tingelloj rrezik si njeri shume i hidhur. :P

  12. Idris thotë:

    23 August 2008 @ 10:31 pm

    E kalove mediokrin….po te lutmi shume mos komento se c’kuptim kishte prurja…MOOOOOOOOOOOOS! :P :P :P :P :P :P :P :P se do ta besh si rrefenja e portierit te “”"Shvejku”"”"…
    Patjeter produkt i bisedave posht e lart dhe perjetimeve personale , por gjithsesi nje e Vertete qe nuk mbaron se “keshtu eshte si them une”qe
    dote thote se eshte tamam sipas stilit amerikan :
    “Qe te mos ta perfundosh (mos te imponohesh) eshte nje nga perfundimet e arsyshme ” :D
    Ato skenat me pas per te dhene nje stimulus tip “sexi shop” , ndoshta ndoshta perligjin nje subjekt prurje qe s’ka te beje me REALEN , por me fantazine….Hajt mo ,pranojme edhe nga nje porosi morale… :) :) :)
    Megjithate mos harro :) HAJDE ketej nga ne….

  13. gre_wireless thotë:

    23 August 2008 @ 10:32 pm

    s’ka gje xhib, e ka banalizuar pak ate punen e kartes jeshile, por “go with the flow” :)
    ne pergjithesi, shume bukur. I thjeshte dhe i rrjedhshme…

    XYZ, seriozisht…”supermario” ???

    ishte qe ishte trillim, nuk mund te thoje: “Rreth dy orë më pas, Toni, pasi fërkoi sytë e mbyllur nga nata e vrullshme, u ngrit dhe u ul para një kompjuteri dhe i hodhi nje sy “peshkut pa uje”:)
    apo peshkun e kemi vetem per ne orar te punes :)

  14. eT thotë:

    23 August 2008 @ 10:40 pm

    ishte qe ishte trillim, nuk mund te thoje: “Rreth dy orë më pas, Toni, pasi fërkoi sytë e mbyllur nga nata e vrullshme, u ngrit dhe u ul para një kompjuteri dhe i hodhi nje sy “peshkut pa uje” ”

    gre_wireless rrofsh ! si thotë Idrisi ma bëre natën

    Natën :D

  15. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 10:41 pm

    Well, kam lexuar diku ne nje vend tjeter dike qe tha : “Letersia eshte nje menyre NDRYSHE“. Une them ate çka mendoj se duhet ta them. A qendrojne apo s’qendrojne, keto diskutohen. Njeri shkruan nje roman ku thote qe nazizmi lindi si pasoje e komunizmit, dhe tjetri thote qe lindi ngaqe gjermanet jane kokedaulle. Pune e tyre.

    Ne lidhje me shprehjet qe kam perdorur, mendoj dhe besoj se jane krejt me vend. Xhibi, nuk ka asnje problem per mospelqimin. Por nuk besoj se do t’i rishikoj ato shprehje. Nese problemi i “green card” ju duket perralle, mos harroni qe kjo “green card” ben hatara dhe ne vitin 2008, e jo me ne 1995 apo 1996. Por nejse. Ca gjera ndjehen, ca jo. Asgje e keqe.

    Pershendetje te gjitheve.

    ps : idris, please, je bere me teper se qesharak. Me lesho, te lutem. Merru me nje tjeter. Cdo gje e ka nje kufi.

  16. gre_wireless thotë:

    23 August 2008 @ 10:46 pm

    XYZ,

    thjesht green card‘a eshte pak ne diskordance me pershkrimin qe i ben Steles si shefe katedre :) apo ke pas nder mend ta besh si kunderpergjigje ndaj ketij shkrimi :)

  17. xhibi thotë:

    23 August 2008 @ 10:47 pm

    XYZ, une nuk jam ekspert i gjuhes dhe une gjithashtu bej shume gabime mbas kaq vitesh ne emigracion.

    Po ato shprehje qe citova te siguroj qe nuk egzistojne ne shqip; jane shprehje anglisht qe ti thjesht i ke perkthyer fjale per fjale, dhe nuk kane kuptim ne shqip. Dmth nuk jane ceshtje opinioni nese jane ne shqip ato shprehje apo jo. Njesoj si te marresh shprehjen “ishte i rrahur me vaj dhe me uthull” ne shqip dhe ne anglisht ta perkthesh si “he was beaten up with oil and vinegar” dhe te insistosh qe ajo shprehje ka kuptim ne anglisht. “P

    Nejse, ti e di. :)

  18. Idris thotë:

    23 August 2008 @ 10:49 pm

    Edhe pa ma thene dy here po iki vet ….pa kufij…
    Zoti te ruajte mendet! E them me plot deshire ……
    Po si i sferes se moralit qe je , me predikime hoxhallaresh me prurjet qe ben …
    Ki kujdes .Je nje objekt LEHTESISHT i perdorshem per ngalasje ose kalim kohe..Mos u konsumo ! E ha shume shpejt karremin ! Pac fat !
    Nje rast te tille dikur per nje Ke-te SPIRI (nga poetet me i miri :P) e udhezuan te shkonte te Lidhja e Shkrimtareve -dega Gjirokaster..me nje leter shoqeruese ku shkruhej…
    “Te perdoret kur tu vije nevoja”

  19. anonim thotë:

    23 August 2008 @ 10:50 pm

    gree.,

    ti thua: nje akademike nuk martohet per green kard (pse jo xhanem?) por, me tej, ne tregim, ajo akademikja perfundon shtepiake qe ushqehet me telenovela. Po, kjo pse nuk ta vrau veshin?

    Tani, po ta shohim vetem kete pike te tregimit, ne hapim nje diskutim gjigand. Me duket mua.

  20. gre_wireless thotë:

    23 August 2008 @ 10:52 pm

    prandaj anonim,

    sepse mu duk sikur tregimi nuk e kishte ketu halli (prandaj kam vene :) ), dhe derisa nuk ishte ky qellimi i tregimit, pse e ngaterron kot…

  21. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 10:53 pm

    Xhibi, sa per dijeni, nuk e flas fare anglishten dhe s’kam qene asnjehere ne USA. Edhe sikur ta marr si te mireqene verejtjen tende, dmth keto shprehje nuk ekzistojne ne shqip, atehere mund te them shume bukur : le te hyjne ! Nje gjuhe qe ben vendnumero eshte nje gjuhe e vdekur. Te me falesh por kam mendimin tim mbi kete pune. Dhe mos ji kaq i sigurte per karten nen menge sepse kam lozur jo pak me karta (te verteta dhe jo jeshile). Nejse. Rendesi ka qe merremi vesh ku eshte njeri e ku eshte tjetri, megjithese nuk takohemi gjekundi.

  22. anonim thotë:

    23 August 2008 @ 10:57 pm

    Gree., mbase gabohem une, por tregimi eshte shume ekonomik, dhe mua me duket se elemente te tille, si ky qe po perflasim, ja rrisin volumin tregimit mbas leximit. Mua, pikerisht kjo me pelqeu me shume ne tregim: Fakte te tilla apo fjali pyka qe duket sikur dalin papritur e pakuptim qe te bejne te mendosh pertej dydimensionalitetit te situates qe pershkruhet.

  23. xhibi thotë:

    23 August 2008 @ 11:00 pm

    XYZ, dhe une nuk jam kundra pasurimit te gjuhes, po futja me force e nje shprehje metaforike te huaj dhe pa i bere asnje pershtatje, thjesht e futur si pyke dhe e perkthyer fjale per fjale, nuk me duket se eshte persiatja e duhur.

    E kuptoj qe nuk je kundra. Ne fakt dhe shume gazetare nuk jane kundra, ndaj eshte bere gjuha qe shume here nuk e kupton ca thuhet, sidomos po te kesh nja 2 vjet pa ndjekur shtypin shqiptar dhe po te mos dish anglisht. :D

  24. gre_wireless thotë:

    23 August 2008 @ 11:03 pm

    mua me pelqeu thjeshtesia e shkrimit. ne fund te dites, things were working out for every one. Megjithate i jap te drejte xhibit qe e ngriti si ceshtje, sepse sic the dhe ti mund te hysh ne nje teme qe nuk ka lidhje fare me shkrimin pastaj

  25. anonim thotë:

    23 August 2008 @ 11:05 pm

    xhibo, shume interesant se cfare te shqeteson. Te fshehesh karten nen menge une e lidh me numrat triqe te magjistareve te cirkut. Qe ajo karta ishte jeshile, m’u duk gjetje e bukur, me thene te drejten.

  26. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 11:11 pm

    Xhibi, te nderroj dy fjale me ty : jam marre shume me perkthime, falas, sigurisht. Dhe kam nje faqe letrare diku plot me perkthime. E kam shpjeguar atje ne faqe te pare (Hyrje) ç’eshte perkthimi. Kam dhene mendimin tim vetjak mbi kete pune. Jo se ka ketu ndonje lidhje te drejtperdrejte, por terthorazi po. Dua thjesht te te ve ne dukje qe mund ta ndjekesh tekstin tim, si dhe nderhyrjet e mia ketu, dhe te vesh re qe perdor mjaft rralle fjale te huaja. E megjithate, nje Zot e di sa me eshte dashur te luftoj kunder ketyre fjaleve ! (perkthyesi, po te flasim ne menyre revolucionare, eshte ne balle te luftes per mbrojtjen e gjuhes se vet, apo jo ?). Shprehjet qe jane perdorur jane, e perseris, krejt me vend. Sa per krahasimin me gazetat, te lutem, mund ta vesh re pernjehere nga krahasimi i teksteve. Gjithsesi, me vjen mire qe qellimin e ke fisnik : ruajtjen e pastertise se gjuhes. Eshte nje debat i madh ketu, kushedi kur do te flasim per kete pune.

  27. xhibi thotë:

    23 August 2008 @ 11:15 pm

    anonimo, shprehja ne anglisht eshte “he/she has a trick up his/her sleeve” dhe nuk nenkupton fizikisht ndonje karte nen menge, po do te thote qe personi ka nje strategji ose nje “arme” qe mund ta perdore ne rast se situata ja kerkon. Ne kete rast ai kishte karten jeshile, qe mund ta perdorte si “karte me vlere” te themi. Po kuptimi pra sic e shikon i kesaj shprehjes anglisht nuk ka asnje lidhje me perkthimin fjale per fjale “karte nen menge” pasi eshte shprehje metaforike.

    Po ashtu dhe ajo “kendej aftesive profesionale” eshte shprehje ne anglisht “this side of the …” qe do te thote nese ne nje aspekt ky njeri shkelqen, p.sh. ana profesionale, ne sferat e tjera te jetes eshte mbrapa. Prap asnje kuptim me perkthimin fjale per fjale.

    E me rradhe.

    Po nejse, fundja keto nuk jane kryesore ne nje shkrim letrar. Po me vrasin syrin kur i has tek keta njerez qe shkruajne, qofte gazetare apo letrare, se jane ata qe i ngjisin keto shprehje dhe fjale pa kuptim ne shqipen e sotme si me mastico, dhe ndaj duket shqipja sot si komardare me shume pulla. :D

  28. pa-nick thotë:

    23 August 2008 @ 11:20 pm

    si thotë frëngu (apo është flamuri rus ai?) : tout est bien qui finit bien.

  29. pa-nick thotë:

    23 August 2008 @ 11:22 pm

    anonim, po Stela donte të shkruante një roman, nuk se u bë shtëpiake e thjeshtë.;)

  30. XYZ thotë:

    23 August 2008 @ 11:29 pm

    @ pa-nick : tout est bien qui finit bien = fundi ka rendesi, ç’behet rruges, who cares !

    Ne lidhje me romanin e Steles : te them te drejten, kjo nuk eshte futur kot por kam dashur te bej nje “clin d’oeil” ndaj nje mode gjithandej te perhapur qe “po pate mbaruar fakultetin e letersise, lere qe gjuhen shqipe e qan, por dhe mund te shkruash nje roman kur te duash”. Por ç’te shkruante Stela ?… Nga leximet e mia me ka rezultuar se njeriu shkruan VETEM E VETEM atehere kur ka nje jete te mbushur me ngjarje, kur deshiron t’iu jape nje domethenie ketyre gjerave, dhe kur perpiqet te kape piken drejt ku ato synojne. Gjithsesi, ky eshte debat tjeter.

  31. pa-nick thotë:

    23 August 2008 @ 11:37 pm

    cool, pa as’i gabim e paskam shkrujt. :D

  32. J. thotë:

    24 August 2008 @ 12:33 am

    Bukur XYZ. :)
    Të shkon ky stili. Tregimi trajton një temë të konsideruar si të “rëndomtë” po veçantia e përshkrimit e shndërron në të veçantë.

    xhibi….nuk hoqe dorë nga xhibërimi mër plak?
    Shkon shprehja siç e ka shkrujt. Hiq dorë sa pa u bërë banal, se u futesh menimeve me noçkë ti deri sa t’i nxjerrësh fundin. Edhe nga e hëna sa të dalë hëna, futi një shkrim kshu, t’i përmbledhë të gjitha kategoritë e mundshme te peshku. Të jetë edhe i freskët edhe konservë. Edhe sardele, por edhe krap. E di vetë ti…

    Për punën e kartës…nëse do flisnim për lojë me letra, kumarxhinjtë do binin dakort se “kam një letër në dorë” apo “as nën mëngë” me gjithë variacionet e mundshme do ishte shprehje e përdorshme. Po këtu del gjetje e bukur kur në vend të letër përdor fjalën “kartë” për ta përshtatur sipas nevojës së shkrimit me kartën jeshile.

    Ndërsa për shprehjen e dytë, ne përdorim “që këtej e tutje”, unë personalisht e përdor dhe “që këndej e më andej”, dmth për të dy rastet qëndron. Mendimi im gjithsesi.

  33. edrus thotë:

    24 August 2008 @ 2:32 am

    Xhibo, këtë rradhë ke arritur vërtet i treti (dhe nuk e kam fjalën pas françesit dhe grekut, por, e di ti, pas topallit dhe qorrit ;) ).
    “Asi në mëngë” ose dhe çfardolloj letre tjetër, është një truk i njohur i atyre që janë marrë dhe me “sporte” të tjera, komplet të ndryshëm nga ata që merresh ti (që përveç “ngritjes së lugës” dyshoj se merresh me ndonjë sport tjetër…. doja të shtoja që je dhe kampion banalitetesh, aq sa të mos kesh nevojë për sekretar, por nuk ke arritur akoma shkallën sipërore… ç’ti bësh; nessuno è perfetto :P ).

  34. xhibi thotë:

    24 August 2008 @ 2:39 am

    Edro, lum si ne per fansat tone qe na i vene ne dukje banalitetet. :lol:

  35. Izabel thotë:

    24 August 2008 @ 3:15 am

    XYZ,

    Me pelqeu.
    Jo per ndonje “gjetje te shkelqyer” aq te kerkuar kohet e fundit, jo per ndonje fabul te vecante, jo per ndonje gjuhe teper te figurshme dhe te perpunuar, por ndoshta ngaqe ky truri jone i lodhur dhe i shtrydhur per te gjetur kuptimet e figuracioneve dhe imazheve te perdredhura, gjeti prehje ne nje cope jete te vertete te treguar thjeshte nga ty. Nje cope jete qe “djeg” dhe dhemb.
    Dhe nese ndokush do mund te thote sapo ta lexoje ” ama kete gje kaq te thjeshte, ordinere dhe te kollajshme edhe une mund ta kisha shkruar”, mua do me kujtohet menjehere historia e vezes se Kolombit.
    Apo ndoshta ne kohen e perpjekjeve dhe konkurimit per “gjetjen” e gjetjeve per zbulimin e fshehjeve, per kerkimin e mbulimit, ndoshta pikerisht kur e perdredhura behet e zakonshme, e zakonshmja merr vlerat e te vecantes?
    Thjesht e lexova pa piken e mundimit dhe me dhembi.

  36. theos thotë:

    24 August 2008 @ 4:22 am

    ca shkruani o njerez. sa e vogel eshte kjo bota juaj.ca jane keta njerez qe rrine dhe shkruajne ketu…po po…

  37. ganiu thotë:

    24 August 2008 @ 5:51 am

    une them qe karta jeshile te behet upgrade ne shtetesi….nuk ti ben ambassada letrat martese vetem me karte… shtetesia te fut direct ne avion….per ne NY.

  38. Filan Fisteku thotë:

    24 August 2008 @ 8:30 am

    Ja mbeshtes mendimin ganiu-t…..kupton XYZ?? Nje gabim teknik ky sepse me karte jeshile nuk merren “letrat” menjehere. Persa i perket pjeses, mendoj se me ca ndryshime mund te ishte arritur nje pershkrim me interesant. Dy shembuj kshu shpejt e shpejt qe me vijne ndermend….biseda tek restoranti mes dy cifteve si dhe mbyllja.
    Shendet e pare…

  39. flokenaja thotë:

    24 August 2008 @ 8:50 am

    E kam lexuar me pare kete shkrim dhe me ke pelqyer shume…
    Do citoja izabel kur thote:
    Apo ndoshta ne kohen e perpjekjeve dhe konkurimit per “gjetjen” e gjetjeve per zbulimin e fshehjeve, per kerkimin e mbulimit, ndoshta pikerisht kur e perdredhura behet e zakonshme, e zakonshmja merr vlerat e te vecantes?

    Meqe keta peshkataret me molepsen dhe mua per krahasimet (lol) mund te them eshte i linjes se bukowskyt, tani keta do hidhen e do thone , po ku e pe ngjshmerine ti se aty nuk kishte asnje fjale vulgare…hahaha fatkeqesisht kur permendet i madhi mjeshter, miletit i shkon mendja vetem te gjuha provokuese e tij… e cila thjesht eshte nje mjet per te percuar dicka krejt te ndryshme me ate qe duket ne fasade…
    Ne pjesen tende percohej e njejta shperfillje karakteristike e mjeshterit te madh, e cila njekohesisht te vizatonte sakte rrenimin shpirteror te njeriut…

    Urime per “reabilitimin” te peshku dhe… futi nje mendje te lehte…

  40. XYZ thotë:

    24 August 2008 @ 10:32 am

    @ Ganiu & Filan Fisteku : po ta kishit lexuar me me vemendje, aty nuk thote asgjekundi qe Stela i hipi avionit qe te nesermen. Kam thene qe ata bene celebrimin pas dy javesh nga koha e aktit te pare seksual (plot dashuri), dhe pas nje muaji u martuan vertete me “dy dele treqind pare” (martesa u be shpejt e shpejt pasiqe Thimio duhej te largohej per ne Amerike, VETEM). Kam thene pastaj qe pas ca sterzgjatjesh administrative ne ambasaden amerikane, Stela vajti ne USA. Besoj se jam teper i sakte ne kete çeshtje.

    @ Izabel : falemnderit shume. Ke kapur nje pike vertete interesante. Dikur, nuk e di kush, me pati thene : ti nuk ke ide. Te them te drejten, u habita sepse ne ate timen kisha ca ide te vockla. Por vone u kujtova qe behej fjale per ide te MEDHA, per ide qe te permbysnin boten mbare, ide qe te ngrinin miliona njerez ne kembe : diku per te hequr vargonjte e shtypjes dhe shfrytezimit e diku per te kapur pistoleten dhe kryer vetevrasje ne mes te salles se OKB - ne seance plenare !! E keshtu puna, ne disa rrethe letrare shqiptare, eshte ngulitur ideja se nje shkrimtar i madh duhet te shkruaje per ide jashtezakonisht te medha. Perndryshe, ai eshte shkrimtar i vogel. E megjithate, pervoja ime dhe e juaja, besoj une, si lexues na tregon se shkrimtare si Bukowski (qe u permend nga Flokenaja) apo Carver apo Salinger kane shkruar gjithmone per ca njerez te veckel, te veckel qe mezi shihen ne jeten e perditshme.
    Me sa di une, keta shkruanin pa shume metafora dhe nuk me ka ndodhur ndonjehere te lexoj nga Carver psh qe te shkruaje per milingonat dhe brumbujt duke pase ndermend njerezit dhe diktatoret e tyre. Gjithsecili ka ndjeshmerine e vet dhe gjen autoret e vet.
    Te pershendes pra dhe desha te te them gjithashtu qe dje lashe nje shenim tek “Udha e qumeshtit”. Por shenimi nuk shfaqet qe nuk shfaqet. Po qe se nuk e ke bezdi, mund ta shkruaj dhe ketu. Me bej nje ze nese je dakort.

    @ Flokenaja : histori e lezetshme kjo e Bukowskit me pornografine. Mbaj mend dikur, sapo qene shperthyer kufinjte e Shqiperise (1992), qe vershoi nje letersi e ashtuquajtur e turpshme. Gjithandej geluan termat e organeve gjenitale dhe bashkeveprimet midis tyre. Bukowski, Ginsberg e ca te tjere qe s’po me kujtohen. Kisha krijuar nje pershtypje qe ky Bukowski ishte nje palaço njeri qe mendja i rrinte vetem aty. Kur shume me vone arrita te lexoj vertete nga Bukowski, pashe se ai nuk ishte aq XXL sa ç’na e kishte paraqitur avangarda tejet e kenduar tiranase. Qe Bukowski ishte njeri shume me i ndrojtur sesa psh Fatos Arapi qe nuk ka permendur ndonjehere fjalen “puthje” ne poemat e tij. Qe Bukowski ishte vertete nje njeri i zakonshem, plot dyshime mbi veten e tij dhe te tjeret. Qe fjalori i tij i rruges vinte ngaqe ai shkruante vertete mbi rrugen dhe nga rruga. Qe gjate gjithe jetes se tij ai shkroi mbi njerezit-hije, njerezit e padukshem te periferive per te cilet nuk kujdeset askush, njerez qe edhe ata kane jeten, gezimet, shpresat, dhe hidherimet e tyre. Me kujtohen ca poezi te tij ku duket qarte shpirti i tij i ndjeshem dhe njelloj droje tejet prekese. Madje dhe ne marredheniet me femrat (ku duket si harbut) ai paraqitet shpesh si nje fatkeq qe fatkeqesia e te cilit vjen vetem nga paaftesia e tij per te kontrolluar nje lume ndjenjash tejet fisnike. Un écrivain maudit - thone francezet.

    Pershendetje.
    XYZ

  41. flokenaja thotë:

    24 August 2008 @ 10:39 am

    Pikersiht xyz, ate shperfilljen e tij qe te grric, apo gjuhen ne dukej vulgare ngaterojne njerezia per te nxjerre perfundime te padrejta per te… per mua ai mbetet nje mjeshter i madh….

  42. bela thotë:

    24 August 2008 @ 12:26 pm

    Te tre personazhet Thimio , Xhilda dhe Eltoni jane personazhe reale qe i gjen ne shume familje emigrantesh , ndersa per Stelen me duket pak e tepruar sjellja kontradiktore e nje vajze inteligjente te “kenaqet” ose mjaftohet me mire ne mes te gjithe asaj bote te cmendur amerikane qe e kam jetuar vete duke mos-reflektuar fare.

    Ska kuptim te mos reagoje , nje njeri inteligjent e gjen veten kudo jo me ne New York,, do ta besoja sjelljen e Steles vetem nqs ajo do te ishte banuese e qyteteve tipike malore me pak banore diku ne nje shtepi private te distancuar nga te tjeret.

    Mbase dhimbjen per mungesen e jetes ne Tirane ajo duhej ta gjente diku tjeter .

  43. XYZ thotë:

    24 August 2008 @ 4:51 pm

    Ju lutem, sapo bera nje koment te gjate tek tema e “whisper the real” mbi romanin e tij, por nuk shfaqet. Nuk e di kush m’i bllokon komentet, por nese eshte aty ne rrjete, bejeni te shfaqet. Nese jo, ska gje, tjeter here do te shkruaj shkurt qe te mos me ngelet merak. Falemnderit.

  44. edrus thotë:

    24 August 2008 @ 5:58 pm

    XYZ, doja të të bëja një pyetje:
    -A je i martuar?
    Nuk ta bëj se jam kurioz , dhe as që të dija më shumë rreth teje personalisht (sepse mund të të pyesja në privat), por besoj se të qënit apo jo i martuar, ndikon SHUMË në idealizmat që mund të bëjnë dikë që të përshkruajë jetën reale :)

  45. XYZ thotë:

    24 August 2008 @ 6:11 pm

    Cfaredo qe te jete pergjigja, te jesh i sigurte qe nuk te ndihmon. André Brink eshte nje shkrimtar i bardhe jugafrikan qe ka shkruar vetem per te zinjte. Por nga ana tjeter, Yukio Mishima eshte nje shkrimtar japonez biseksual qe ka shkruar per heterot dhe homot, qe te dyja keto prirje te dalluara tek vetja. Dmth, mund te gjejme plot shembuj qe flasin edhe per njerin krah, edhe per tjetrin.

    Dhe gabohesh kur mendon se vetem nje pike e tille si martesa ka rendesi ne formimin tone. Jeta ka plot : femijeri, adoleshence, rini, dashuri, martese, ndarje, femije, te vdekur, te gjalle, rrugaçe, te edukuar, mesoburre, pension, mplakje, pleqeri, shkaterrim fizik, agoni, vdekje. Siç e sheh, sikur te ndikoheshim vetem nga nje date kalendarike me daulle dhe dajre, pisk do ta kishim.

    Gjithsesi, pyetja jote ishte fort e vagullt : ne çfare idealizmash je ndeshur gjate leximit te ketij teksti ?

  46. edrus thotë:

    24 August 2008 @ 7:16 pm

    XYZ, unë mund ta kuptoj që një i bardhë të shkruajë dhe për të zinjtë (edhe pse nuk e mora vesh se ç’dallim kanë të zinjtë nga të bardhët përveç ngjyrës), por nuk mund të më thuash që një etero mund të shkruajë se çfarë ndjejnë homoseksualët…. aty qëndron “vagullimi”, që të përshkruash disa gjëra TAMAM realisht… DUHET TI PROVOSH :)

  47. XYZ thotë:

    24 August 2008 @ 8:15 pm

    Ndryshimi midis te zinjve te te bardheve ? Asgje, perveç njefare kendveshtrimi tjeter, ashtu siç ndryshon kendveshtrimi i nje rusi nga ai i nje latinoamerikani.

    Kurse persa i perket asaj qe duhet te jesh homo per te shkruar per homot, kjo eshte diçka qe nuk qendron. Tere ato romane ku flitet per homot dhe homoseksualizem, nuk mendoj se te gjithe autoret kane qene homo. Thjesht ata kane pasur nje veshtrim te mprehte “depertues“.

    Por nuk me fole fare per idealizmat e mia…

  48. bela thotë:

    24 August 2008 @ 9:45 pm

    edrus te garantoj me sinqeritet se tipa si thimio , xhilda dhe eltoni i kam hasur shpesh ne jete dhe fatkeqesisht viktima si xhilda apo thimio do te kete perhere sa te kete selfish si puna eltonit apo te cuditshmes stela.

    Kjo sdo te thote se duhej te isha e martuar ti njifsha perkundrazi eshte interesante ne pune tipa te tille shifsha shpesh dhe tani qe jam e martuar spara shoh ose me mire spara i afroj……………

  49. voilamoi thotë:

    24 August 2008 @ 9:49 pm

    d’accord me xhibin…shume amatore, teper e ceket dhe po e njejta teme qe eshte bere trend-y ne ‘letersine’ e perkoheshme shqiptare.

  50. Titi thotë:

    24 August 2008 @ 11:37 pm

    T’ju them te drejten, nuk m’u duk keq. Me ngjante me ndonje tregim qe mund te lexoje ne New Yorker. Ne fakt, mund te them qe ky shkrim m’u duk me i mire se ai qe lexova kesaj jave ne New Yorker (dicka per nje amerikan qe e donte nje ruse, etj).

  51. ujku i zi thotë:

    25 August 2008 @ 1:00 am

    New York-u me duket si nje zgjedhje perfekte, se kush qytet tjeter mund t’i jepte vleren me te madhe mediokritetit te perpjekjeve njerzore? Dhe nje cift shqiptaresh ambicioz i pershtatet me se miri. Jeta e tyre mund te merrte nje lloj kuptimi ne Tirane, porse “vleren” maksimale ia jep vetem New York-u. Thimio, The Great Gatsby shqiptar qe ua rremben femrat e bukura katedrave te universiteteve ne Tiranes per t’i kthyer shtepiake ne New York.
    Mu desh dy dite qe ta kuptoja/shijoja…

  52. sol-nox thotë:

    25 August 2008 @ 1:11 am

    koncepti i mediokritetit dhe rutines vjen i fresket mes rreshtash. mendoj se ketu ke arritur formen me te perpunuar te te shkruarit proze (ne krahasim me dy tregimet e meparshme qe ke postuar). ngjarja eshte gjithashtu me e gjetur, pasi bie brenda kufirit te normales. Me ngjan pak me Buzattin per nga forma

  53. edrus thotë:

    25 August 2008 @ 5:25 am

    bela thotë:24 Gusht 2008 @ 9:45 pm
    edrus te garantoj me sinqeritet se tipa si thimio , xhilda dhe eltoni i kam hasur shpesh ne jete dhe fatkeqesisht viktima si xhilda apo thimio do te kete perhere sa te kete selfish si puna eltonit apo te cuditshmes stela.

    Bela, edhe unë vë dorën në zjarr, se ashtu siç ke parë më parë, ke për të parë vazhdimisht dhe në të ardhmen.
    Natyrisht që raste të tilla nuk bëjnë pjesë në ato rastet ku njëri nga partnertët shfrytëzohet/burgoset/lidhet/i mbyllet goja etj etj, dhe ka qënë pikërisht mungesa e dhunës fizike që nuk i ka bërë rastet e tilla të ngjiten në skenën e diskutimeve.
    Në këtë rast, ndryshe nga rasti tjetër ku njëri nga partnerët (kryesisht Ajo) vuan fizikisht, edhe moralistët më të flaktë nuk guxojnë të këshillojnë “të vuajturën” që të rebelohet… pikërisht sepse “ka edhe ma keq”.
    Martesa është një kontratë…. shumë njerëz e ndjejnë të nevojshme që t’ju jepet mundësia që ta firmosin atë.
    Vetëm kur të mos egzistojë kjo nevojë/problem për tu martuar, vetëm atëhere mund të eliminohet krijimi i këtyre çifteve të çuditshëm.

  54. etmond thotë:

    25 August 2008 @ 9:48 am

    mire ai llustrimi i amerikes qe nuk edime se sa qendrone?
    po ajo thenia per digjenerimine e jetes ne tirane ku qendrone dhe cqellim kishte te shkruheshe??? pse me nje mbremje te kendeshme ne lokale lluksoze krahasone ameriken dhe tiranen shkrimi.

  55. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 10:04 am

    @ Etmond : nuk i kuptoj dy pyetjet e tua. Thjesht jane jashte mundesive te mia te nxenies. Te me ndjesh.

    @ edrus : nuk eshte puna vetem tek martesa si lidhje. Puna eshte tek ca veprime tonat qe ne i bejme per motive krejt te paqena. Psh, mjaft çifte qe formohen dhe qe jeta i ka perplasur neper bote, jane çifte qe varen ne nje fije peri. Pse ? Sepse arsyet e formimit te tyre jane : paraja, lehtesia, luksi apo tjeter. Me kujtohet nje mikesha e imja franceze, Christine : “Me pelqen shume Pascal dhe them se do te vendosem me te sepse ai ben shpesh planche à voile ne det dhe une vdes per kete sport”. C’te flasesh me Christine ? T’i thuash qe çifti yt nuk do ta beje asnje jave, kot t’i thuash. Ashtu eshte gatuar Christine, gjithe jeten duke rendur pas cikerrimave te jetes.

    @ Ujku_i zi & sol-nox & titi & bela : gezohem qe ju ka pelqyer. Shkrimi, si shkrim, eshte tejet i ftohte dhe me shume ngjan me shkrimin e dikujt qe eshte i zhgenjyer tashme nga jeta, zhgenjim i ngjashem me ate te nje plaku qe do ta kishin derguar ne fronte dhe ku nuk i ben me asgje pershtypje.
    ___________

    @ admin : Nuk mund te shkruaj ne asnje teme tjeter perveç kesaj ketu. A mund ta rregulloni kete problem, ju lutem ?

  56. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 10:06 am

    Erratum : jo “mikesha” por “mikeshe” ; dhe jo “fronte” por “front”.

  57. etmond thotë:

    25 August 2008 @ 10:12 am

    xhilda ne tirane the qe jetonte mire dhe bukure.
    atehere si pas pak kohe ajo pranon qe ne tirane behet nje jete e digjene????
    kure ajo bije ne ndeshe me deshirate e saje pasi ajo tashme nuk ndihesh e kenaqure me jeten e kufizuare ne ny!

  58. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 10:22 am

    Etmond : nuk kam folur per Xhilden por per Stelen. Besoj per kete te fundit e ke fjalen. OK. Nuk e di nese e njeh kete ndjenje, por njeriu nuk eshte aq i paster sa ç’mendohet. Stela kishte nje jete pak a shume te lumtur ne Tirane, kishte pune te mire, makine dhe ishte e bukur. Atehere pse vajti ajo ne USA ? Sepse thjesht puna e te shoqit i siguronte nje jetese luksoze ne mes te New York. Ndonese Tirana te kete jeten me te bukur ne Shqiperi, prapeseprape terheqja e qendrave boterore (New York, Paris) eshte e madhe. Stela (eshte thene ne tekst) nuk dashuronte dashuri te medha ideale. Ajo mjaftohej me ca dashuri te vogla kalimtare, pa te ardhme (ajo e dinte mire kete). Kjo eshte thene ne tekst. E ç’rendesi kishte per te nese i dashuri i rradhes quhej Thimio apo Donald ? Ne rastin e Thimios, kemi perputhjen e dashurise kalimtare me nje jete goxha luksoze. Atehere, why not ? mendoi Stela ndersa po lahej me shampo ere mimozash.

    Ndersa per biseden e tyre ku shahet Tirana, kjo eshte e njohur tashme : disa emigranteve iu ka rreshqitur jeta prej duarsh. As nuk mund te kthehen, as nuk mund te rrine. Atehere çfare bejne ? Po ja, thjesht shajne ke t’i vije per mbare. E njejta Stele qe merzitet per vdekje ne New York, e njejta kur shkon ne Tirane ka per borxh t’iu thote shoqeve te veta apo familjes qe ajo nuk e nderron New Yorkun me asgje ne bote.

    Ja keshtu.

  59. edrus thotë:

    25 August 2008 @ 10:38 am

    XYZ, thua:“mjaft çifte qe formohen dhe qe jeta i ka perplasur neper bote, jane çifte qe varen ne nje fije peri. Pse ? Sepse arsyet e formimit te tyre jane : paraja, lehtesia, luksi apo tjeter.”
    Përveç këtyre motiveve që përmëndje (dhe nuk zgjatem ti gjykoj të drejtë/të gabuar, të vlefshëm/pavlefshëm, natyralë/të detyruar), mund edhe të thoja që shumë lidhje bëhen nga halli (frika se mos ngelen pamartuar), prandaj të thoja dhe tek komentet e mësipërm që, se si duhet të jetë një çift ideal tashmë e dimë të gjithë, por puna është se në jetë ndërhyjnë qindra faktorë të tjerë që nuk të lënë që të bësh atë që do të doje të bëje.

    “Të tjera duam,
    të tjera na duan,
    me të tjera shkojmë” thuhej dikur :P … sepse sot plotësohet me: “aman të gjej ndonjë” :P

  60. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 10:48 am

    Po, edrus, eshte dhe motivi qe permende : sa me shume kalon koha, aq me poshte bien kushtet. Mirepo, ne rastin e Steles, kjo nuk vlen dhe aq. Sepse Stela mund te martohej ne Tirane me kedo : ishte e bukur, pune te mire, dhe ne mes te Tiranes. Ja qe Stela pret e pret per t’u martuar. Cfare pret ? Kerkesat e sotme jane bere vertete te veshtira per t’u arritur. Nese e ke vene re, ne ditet e sotme, njerezit duan ta GJEJNE lumturine dhe jo ta NDERTOJNE. Atehere, meqe behet fjale per gjetje, duhet kerkim. Dhe kerkimi merr kohe, nga ku dhe pavendosmeria per t’u lidhur diku. Nese Stela do te mendonte qe lumturia NDERTOHET dhe jo GJENDET, atehere ajo do te ishte lidhur diku me nje djale qe ajo vertete do ta dashuronte, si vetja e vet, dhe do te ndertonte jeten e saj pak nga pak. Mirepo, kjo nuk eshte e lejuar me ne ditet e sotme : gjithçka duhet te arrihet shpejt, ketu dhe tani. Ska kohe per pritje. Durimi nuk eshte veti e kohes sone. Sot eshte : dua diçka, dhe e dua ne vend, pa levizur !

  61. ada thotë:

    25 August 2008 @ 11:57 am

    Megjithese nje teme e tille eshte e trajtuar shume here,stili dhe menyra koncize pa me lajle lule e ben akoma te lexueshme nje histori si kjo.Te pergezoj xyz me pelqen forca e mendimit qe del nepermjet nje ironi te holle pa kaluar asnjeher ne banalitet
    ps.mos eshte vazhdim i “emigranti kthehet ne shtepi per tu mbareshtuar ” ..lool

  62. bela thotë:

    25 August 2008 @ 1:28 pm

    edrus thotë:
    25 Gusht 2008 @ 5:25 am

    Bela, edhe unë vë dorën në zjarr, se ashtu siç ke parë më parë, ke për të parë vazhdimisht dhe në të ardhmen.
    Natyrisht që raste të tilla nuk bëjnë pjesë në ato rastet ku njëri nga partnertët shfrytëzohet/burgoset/lidhet/i mbyllet goja etj etj, dhe ka qënë pikërisht mungesa e dhunës fizike që nuk i ka bërë rastet e tilla të ngjiten në skenën e diskutimeve.
    Në këtë rast, ndryshe nga rasti tjetër ku njëri nga partnerët (kryesisht Ajo) vuan fizikisht, edhe moralistët më të flaktë nuk guxojnë të këshillojnë “të vuajturën” që të rebelohet… pikërisht sepse “ka edhe ma keq”.
    Martesa është një kontratë…. shumë njerëz e ndjejnë të nevojshme që t’ju jepet mundësia që ta firmosin atë.
    Vetëm kur të mos egzistojë kjo nevojë/problem për tu martuar, vetëm atëhere mund të eliminohet krijimi i këtyre çifteve të çuditshëm.

    Edrus

    seriozisht tani duhet te kaloje tek huni puna qe te thirret SOS! ???????

    Pastaj ne fakt dacka kemi ngrene te vegjel dhe mos marrveshje kemi pasur por une si femije nuk e kam njohur shume dhunen (fatmiresisht) dhe per fatin tim edhe burrin e kam njeri jo te dhunes megjithate lidhja jone ka shume gjera per tu diskutuar derisa te sqarojme njeri tjetrin tamam por jo ta imponojme

    nuk besoj se le vend per tu diskutuar vetem rasti i hunit kete desha te them.

    Boshlleqe qe duhen mbushur ne martese eshte fakti:

    nga nje te zgjidhesh ne dy vete tani !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    dhe kjo nuk eshte e lehte por prap edrus une nuk e shof te nevojshme ta bej apo (ta firmos) perndryshe ndahem sepse e dua veten me shume se cdo gje.Mund edhe mos te me besosh je i lire ahahahahaahahah

    pershendetje te gjitheve dhe mirmengjesi nga Toronto!!!!!!!!!!!!!

  63. edrus thotë:

    25 August 2008 @ 1:46 pm

    Bela (shpresoj që theksi të jetë tek gërma E :) ), kur them që: “mungesa e dhunës fizike që nuk i ka bërë rastet e tilla të ngjiten në skenën e diskutimeve”, nuk e thashë sepse këto raste meritojnë më pak vëmëndje, vura në dukje atë që, kur ka raste dhune, bëhemi më të ndjeshëm për të dënuar dhunuesin.

    Protagonistja e shkrimit nuk ishte bareshë që kishte fjetur vetëm me delet.
    Protagonistja e shkrimit nuk ishte analfabete që të mos kishte lexuar.
    Protagonistja e shkrimit nuk ishte as e shëmtuar dhe as e mbetur.
    Protagonistja kërkonte një njeri me të njëjtën kulturë si të sajën dhe që mund ti garantonte një mirqënie të një farë niveli.
    Fatkeqësisht, jo të gjitha lidhjet, sado nivel të lartë kulturor/ekonomik që të kenë, do të plotësojnë të gjitha kushtet për një lidhje ideale.
    S’dua të tregohem ekstremist, por rasti i Ledi D., ishte shëmbulli më i qartë i asaj që doja të thoja.

  64. bela thotë:

    25 August 2008 @ 2:04 pm

    Dakort jam 100%

    gjithsesi stela me duket kontradiktore

    besoj se ka akoma kohe per stelinat pa u bere me femije apo pa hyre ne mekat tradhtie per te marre nje rigjenerim te vetevetes

    une e denoj sjelljen e saj

  65. Koth thotë:

    25 August 2008 @ 2:07 pm

    Protagonistja kërkonte një njeri me të njëjtën kulturë si të sajën dhe që mund ti garantonte një mirqënie të një farë niveli.

    Po spjegim me te sakte per ” Karnavalet e Korces” nuk do gjinej.

    Shiko Edrus !

    Afrovitna ka pas, ka dhe do kete sa kohe qe raca njerezore do shumohet me veten e vet dhe jo me kafshet.

    Po shkrimi eshte mund te jete i thjeshte, por mund te jete dhe filozofik.
    Ja mund te te thote dikush qe eshte tregim lirik filozofik kjo gjeja e shkruar ketu siper. Nje tjeter mund te thote ndryshe. Por nje gje eshte e sigurte qe nese nuk perkon me te vetmen ide qe ka autori ne mend, padiskutim qe del injorant.

    Po javen e fundit si rralle ndonejhere lexova te gjitha komentet qe beheshin ketej nga krahu i ketyre qe thone qe bejme letersi.

    Me dhane dhe keshilla qe te vij me shpesh kendej. Ma kane me te futme !

    Po ajo qe dua te shtoj keshtu nga xhepi eshte qe nuk mund te spjegohet e perditeshmja me gjuhen e metafores. E kam fjalen keshtu ne pergjithesi.

    Dhe hic te mos iu ngeli hatri juve te letersise. Qe bie numri i lexuesve te librit artistik nuk eshte faji i lexuesve ndaj mos beni dhe gabimin e dyte mbas puneve qe nuk priten mire qe i germusheni njeri tjterit.

    Nuk jep cmim peshku per shkrimet. Xhanem as dhe per komentet.

    XYZ
    me pelqen je i njejti.

  66. edrus thotë:

    25 August 2008 @ 2:15 pm

    Koth, nuk është faji im që nuk të pëlqejnë të gjitha llojet e shkrimeve , por preferon vetëm ato fillozofiket :)

  67. bela thotë:

    25 August 2008 @ 2:21 pm

    kothere!

    Ngelet fakti qe e thene ose degjuar ne rastin tone e shkruar , me tonin e duhur ne shqip, percjell tjeter ndjesi.

  68. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 2:25 pm

    @ Koth : shume fjale ne pergjithesi. Me shkoqur : cilat jane verejtjet e tua ?

  69. bela thotë:

    25 August 2008 @ 2:30 pm

    http://it.youtube.com/watch?v=7_RFVwyPBzI

    pershendetje dhe mos u lodhni shume sot, hapesire ka per te gjithe , kalofshi mire dhe jeni te gjithe te mire

    Bofshi qef

  70. Koth thotë:

    25 August 2008 @ 2:32 pm

    XYZ,

    verejtje nuk bej se nuk di te bej. E lexova dhe mora ndjesi. Vetem kaq.

    Nese do flasim me gjuhen tende atehre nuk e ke kuptuar se cfare kam dash te them.
    Ne fund te fundit ti mos prit qe cdo lexues te jete polemizues as dhe te krijoje polemike.
    Pra duke perdorur llogjiken tende ( e kam fjalen per disa mendime te shprehura ketu ) : mua nuk me intereson te me kuptojne te gjithe por vetem 1 ose 2 lexues te komentit tim, pavaresisht ne kam thene ndonje gje te mencur apo jo.

    P.S. Nuk me ke mua as per letersi as per kritike, ndaj injoroje komentin tim nga ky kendveshtim.

  71. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 2:56 pm

    @ Koth : OK, une thjesht desha te di pikat e dyshimta, cila ishte ndjesia jote gjate leximit ? Edhe pse ndjesi e keqe, cila ishte ajo : hidheruese, trishtuese, deshperuese, idiote, paçavure, anarkike, fashiste, balliste, etj ?

  72. enka thotë:

    25 August 2008 @ 3:00 pm

    interesant shkrimi.gjeja qe me terheq me shume eshte ndjesia tallese dhe qortuese qe eshte shprehur disi fshehurazi ne gjuhen e shkrimit.kur them fshehurazi nenkutoj ate qe eshte fshehur midis atyre fakteve qe duken si te rendomta dhe shume te ditura.

  73. Koth thotë:

    25 August 2008 @ 3:09 pm

    XYZ,

    po ja pak me siper une kam thene : …nuk mund te spjegohet e perditeshmja me gjuhen e metafores…

    Me duket sikur nuk kam gjetur fjalen e duhur “ndjesi” kur ti ke kuptuar qe ajo duhet te jete detyrimisht e keqe, sepse keshtu me ke pyetur :

    Edhe pse ndjesi e keqe, cila ishte ajo

    Por une nuk pata kete parasysh.

    Ja ta korrigjoj deri ne nje fare menyre : si te para dhe te prekura mu duken disa momente. Me sakte nuk di te ta them dhe mos me lodh ta bej.

  74. spiritus thotë:

    25 August 2008 @ 3:28 pm

    XYZ duke e lexuar , aty nga fundi prisja qe Stela vanitoze te ishte ne karahet e Mr. Eltonit , si njohes i mire i femrave.haha vertet , vaniteti Steles bukuroshe dhe boshlleku i saj shpirteror do te certifikohej!!

  75. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 3:33 pm

    @ Koth : Nuk do te te lodh, Koth, nuk ka gje. Dua te them qe teksti me lart nuk para ka metafora. Siç e shikon dhe ti, aty jane perdorur fare pak krahasime, simbole apo figura te tjera. Gjuha eshte e thate, e prere, e shkurter dhe e qarte.

    @ Enka, falemnderit. Ka shkrime qe megjithese flasin per gjera te sternjohura (psh, dashuria e te birit per nenen e vet, Albert Cohen), perseri ato mbeten te kendshme per t’u lexuar. Dhe kjo, sipas meje, nuk duhet harruar asnjehere. Jane te rralle ata shkrimtare qe kane thene aq shume gjera te medha ne nje menyre disi te merzitshme. Ja dy shembuj : Marcel Proust ka shkruar “Ne kerkim te kohes se humbur” (cikel prej 15 romanesh me goxha faqe). Disave iu duket qe Proust te merzit per vdekje. Nje proze e sterholluar, me fjali kilometrike. Por ama, logjika e brendshme e ketyre fjalive te ben qe, megjithese e lodh koken, ta pelqesh ate.
    Dhe shembulli i dyte : “Uliksi” i James Joyce. 800 faqe liber qe tregojne jeten e nje njeriu ne nje dite te vetme. Merre me mend çfare ngjeshje. E vende-vende te behet i merzitshem, por ama Uliksi mbahet si nder veprat themelore te shekullit XX.

    Falemnderit pra, bisede po bejme.
    XYZ

  76. enka thotë:

    25 August 2008 @ 4:10 pm

    XYZ do shtoja te madhin Bukowski!
    ai eshte mjeshter ne kete pune!

  77. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 4:18 pm

    Enka, Bukowski eshte vertete nje shkrimtar i madh, dhe do te ishte e pamendueshme qe te kisha stilin e tij. Duhet te kesh nje jete “à la Bukowski” qe te perpiqesh te shkruash si ai. Kur mendon çka hequr ai gjate jetes, e pamundur qe te mos shkruante gjera te veshtira. Por ajo qe me ka bere pershtypje tek ai, eshte kjo : ka nje humor ky njeri, te paperballueshem. Di te qeshe dhe ne situatat me te renda. Per kete njeri nuk ka asnje perllogaritje. Si i themi ne shqip : “e zeza e vetes se vet”. Dhe ç’kam vene re tjeter, nje qenie tejet njerezore, plot dashuri qe nuk diti ndonjehere ta perdore, dhe ne mungese dashurie qe nuk e gjeti kurre. Edhe pse nganjehere i dhunshem, Bukowski me eshte dukur nje qenie tejet e dobet nga zemra. Eshte e habitshme si mund te kalonte nga ekstremi ne ekstrem.

  78. enka thotë:

    25 August 2008 @ 4:35 pm

    e vertet sa thua per Bukowskin.sidomos ne kete liber :
    http://en.wikipedia.org/wiki/Ham_on_Rye_(book)
    ndihet me shume!

  79. XYZ thotë:

    25 August 2008 @ 4:47 pm

    Ah ! nga anglishtja jam troke fare, por gjithsesi falemnderit. E kam lexuar ne frengjisht. Nese deshiron te lexosh dy apo tre tregime nga ai, mund te shohesh ne faqen time letrare UN

  80. enka thotë:

    25 August 2008 @ 5:06 pm

    flm!

  81. onemoreday thotë:

    26 August 2008 @ 7:05 am

    medioker dhe e varfer si shkrim. Ska lidhje fillimi me fundin

  82. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 9:35 am

    @ Onemoreday : vertete shume e varfer si shkrim. Nuk me duket hiç shkrim e bukur. Fjalite jane shume te shemtuar. Shenjat e pikesimit jane te vene pa lidhje. Gjithashtu, autori i tekstit eshte nje djale rrugaçe. Merre me mend, çfare bote i poshter !

    Dhe e dyta, shkrimi nuk ka mbaruar ende. Duku nga fundi i javes te lexosh vazhdimin. Aty do te behet fjale sesi Eltoni fitoi nje beteje legjendare kunder dragoit. Eshte me te vertete pjese shume e kendshme. Duhet ta lexosh patjeter.
    __________________

    Kam nje problem qe nuk po me zgjidhet nga administratoret :

    Nuk mund te shkruaj ne asnje teme tjeter perveç ne dy tekstet e mia. Ju lutem, mos me mbani kaq te lidhur pas ketyre teksteve, se edhe flori te kishin qene, do te me merziteshin pas nje jave.
    __________________

    Si pasoje e kushteve historiko-shoqerore te krijuara ne gjysmen e dyte te javes se kaluar dhe ne fillim te kesaj jave, me duhet te bej ketu nje koment mbi poezite e Flokenajes ne nahijen tjeter.

    Flokenaja, poezia e dimrit me zogun e vogel eshte goxha e bukur, vertete. Te pergezoj per kete.
    Ajo e plakave, e mire eshte, por plakat e jugut nuk me kane pelqyer ndonjehere. E para e punes, ato ishin plaka. Dhe e dyta, ato ishin nga Jugu. Me duket si teper kjo qe te bashkohen dy fatkeqesi ne te njejtin trup. Do te doja te shkruaje nje poezi mbi plakat e veriut. Por, po te besoj nje sekret : plakat e veriut nuk therriten kurre ne shumes. Ato nuk rrine kurre bashke. Titulli i poezise se ardhshme duhet ta kete titullin : PLAKA E VERIUT. Ne veri, njejesi eshte mbret.

    Te pershendes pra,
    XYZ - nga nje dite e shkelqyer me diell, me ne fund !

  83. spiritus thotë:

    26 August 2008 @ 9:56 am

    >
    O I BEKUAR !!! edhe ketu ne fushen e poezise ku Pegas-i i frymezimit eshte i lire, kerkon te futesh mizorisht ndarjen kriminale JUG-VERI????????

  84. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 10:01 am

    PO JO O I NDERUAR JOOOOOO !!!

    Une vete kam nje gjyshe nga Jugu dhe nje nga Veriu. Ate te Jugut e pata marre inat se nuk ma jepte ate dreq dryni te sendukut qe nuk ma jepte ! Ka pase aty brenda nje kavanoz reçeli fiku, vetem kur e kujtoj me shkon goja leng. Nuk ia kam falur asnjehere kete pashpirtesi kunder meje. Kurse ajo e Veriut, e shkreta plake, nxirrte nga poshte jastekut nje ftua te verdhe qe ia kishin dhene prej kohesh dhe pasi e priste me nje biçak te vogel Gjirokastre, me jepte nje thele. Gjyshja nga Veriu eshte gjithmone ne zemren time. Ajo nga Jugu ka ngelur vetem ne zemren e babait tim. Keshtu puna, ç’na ngaterron tani me kufizime ideore-artistike dhe me mangesi figuro-stilistike, larg prej meje keto gjera.

  85. flokenaja thotë:

    26 August 2008 @ 10:11 am

    Flokenaja, poezia e dimrit me zogun e vogel eshte goxha e bukur, vertete. Te pergezoj per kete.
    Ajo e plakave, e mire eshte, por plakat e jugut nuk me kane pelqyer ndonjehere. E para e punes, ato ishin plaka. Dhe e dyta, ato ishin nga Jugu. Me duket si teper kjo qe te bashkohen dy fatkeqesi ne te njejtin trup. Do te doja te shkruaje nje poezi mbi plakat e veriut. Por, po te besoj nje sekret : plakat e veriut nuk therriten kurre ne shumes. Ato nuk rrine kurre bashke. Titulli i poezise se ardhshme duhet ta kete titullin : PLAKA E VERIUT. Ne veri, njejesi eshte mbret.

    xyz
    !!!!!
    se nuk te kane pelqyer ty plakat e jugut, nuk duhet te shkruaj poezi per to une?
    ke fjetur mire?
    te jesh nga jugu qenka fatkeqesi? qe kur keshtu?

  86. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 10:19 am

    Po kjo ishte loja more hahaha !

    Thashe t’ju provoj a jeni zgjuar apo ju ka zene gjumi. Flakenaja, sigurisht qe duhet te shkruash per plakat e jugut, dhe madje ke shkruar shume bukur, te pergezoj sinqerisht. Ajo poezia e zogut eshte vertete e shkelqyer. M’u duk vetja ne vend te atij zogut.

    Kurse per piken tjater, te jesh nga JUGU nuk eshte as fatkeqesi as fatmiresi, as turp, as krenari. Ashtu siç dhe per ata hunjte e VERIUT - asnje ndjesi. Pse ? Sepse po t’i gjurmosh mire, ne JUG gjen plot jugore me tipare veriore dhe ne VERI plot veriore me tipare jugore. Me nje fjale, njeriu mbi te gjitha. Si tha Irma : zgjodha njerine…

    ps : edrus, falemnderit per percjelljen e postimit. Nuk di pse dreqin eshte keshtu. Mbreme shkrova nje çarçaf per ate punen e KI me Kosoven, me shkoi per krunde.

  87. flokenaja thotë:

    26 August 2008 @ 10:31 am

    degjo ketu “nashi”
    ka shkrujt aq shume kadareja per veriun, e ka idealizuar aq shume…e pra ai eshte nga jugu, mundet per faktin se para perendimit kadareja prezantohej me nje emer musliman, mbase fakti qe ne veri ka shume katolike e ka bere qe ta idealizoje aq shume figuren e veriorit dhe ta largoje pak kompleksin e emrit.

    ate poezine e zogut e kam bere ne nje rrethane banale
    me kerkuan nje hartim per nje vajze ne klase te gjashte, u thash nuk e shkruaj dot se eshte teme e sterthene, por ata kembengulen, keshtu une dola nga orbita …

  88. edrus thotë:

    26 August 2008 @ 10:34 am

    XYZ, përse i mërzit veshët Floknajës (dhe jo se bën keq për atë punë :P ) dhe nuk i futesh vetë të flasësh për PLAKËN e Veriut?
    Vetëm të paralajmëroj… Kujdes në çfarë thua, se po erdhi Laura të bën baltë pastaj :)

  89. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 10:42 am

    Edrus, kush eshte kjo Laura ore ? Se mos eshte nga ato qe vijne me vizore ne dore per te matur gjatesine e vargut, e te me qendisin ndonje dazibao ne mes te akuariumit ! Larg qofte thuaj.

    E kam vertete qe plakat e Veriut nuk rrine bashke. Nuk e di pse. Te shohesh dy plaka veriu qe jane ulur menjane, prite revolucionin se gati eshte. Me siguri qe do jene duke thurur ndonje stil per permbysjen e qeverise. Jane shume individualiste. Demokracine, n’daç besoni n’daç jo, nga ato e kam mesuar. Kurse ato te jugut, e kam vene re, vertete qe rrine grumbuj-grumbuj. A nuk e durojne dot vetmine, apo kane qejf te shesin mend per niperit dhe mbesat qe jane ne Amerike, nje zot e di.

    Tani u bere Flokenaje, se qepare te thirra kastile Flakenaje. Kadare ben shume mire qe shkruan per veriun. O jane shqiptaret malesoret e maleve te thella, o ska me. Eshte njelloj siç kur antropologet shkojne e gjurmojne indianet e Amazones, sepse atje eshte qyteterimi i hershem. Neve te qyteteve jemi njerez por jo si me pare. Kupton ?

  90. flokenaja thotë:

    26 August 2008 @ 10:43 am

    a ti edrus do vrare me buke ne goje (cfar shprehje makabre e popullit tone trim e liridashes, xyz do thote qe eshte shprehje nga jugu lol)

    sa per poezine per plaken e veriut, nuk kam njohur ndonje plake (tipike them )nga veriu… nuk do ishte perjetim i gjalle po ta shkruaja ne kete menyre…

  91. flokenaja thotë:

    26 August 2008 @ 10:46 am

    A nuk e durojne dot vetmine, apo kane qejf te shesin mend per niperit dhe mbesat qe jane ne Amerike, nje zot e di.

    mos me shaj plakat se mezi i kam, se per zotin behem perseri flakenaje une lol

  92. Ervehe thotë:

    26 August 2008 @ 10:49 am

    ate poezine e zogut e kam bere ne nje rrethane banale

  93. edrus thotë:

    26 August 2008 @ 10:52 am

    XYZ, provo dhe kërko “Laura” tek dritarja e kërkimit të peshkut…
    Do të shikosh që… ke shumë pak komente në temat e tua në krahasim me të sajat :P

  94. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 10:54 am

    Nuku i shaj jo. Deshiron te te them ende ç’me ben pershtypje tek plakat e Jugut ? Do te ta them, pa frike, ballehapur dhe kryelarte :

    - Jane tmerresisht kryengritese. Ne çdo revolucion ekonomiko-shoqeror, plakat e Jugut i ke ne krye te demonstratave. Shpirti iu del per njeçike gerthitje ne TV. Kjo eshte vene re edhe gjate viteve te lavdishme te PPSH kur brohorisnin xhaxhin Enver, por edhe gjate 1997 kur te shkretat kerkonin parate e… nipave te tyre skafiste. Gjithashtu, edhe kur dalin e protestojne per arrestimin e ndonje banditi : Lironi djemte tane ! Kjo eshte parulla me e perhapur ne ato ane. Iu ka ngelur ves qe nga demonstratat e kohes se Italise, kur fashistet e ligj i degdisnin bijte tane neper ishuj anembane.

    - Kurse plakat e Veriut, kur iu futet djali apo nipi ne burg, nuk e prishin terezine dhe ia bejne me nje ngritje supesh : ani ska gja he burr’ i dheut, burgu per burrat asht. Dhe me kaq e qep gojen, shkon te shohe tenxheren e supes.

    E shume te tjera oj flokenaje, por t’i duhet t’i hipesh pak kerrit e ta besh nje xhiro neper kepa e shkembinj shekullore. Qashtu.

  95. flokenaja thotë:

    26 August 2008 @ 10:57 am

    por edhe gjate 1997 kur te shkretat kerkonin parate e… nipave te tyre skafist.

    ehh …c’te te them ty une,ti nuk e kupton dot sa cinik behesh me keto rreshtat me siper, nuk ka vetem kriminele e bandite jugu o xyz kishte plot para me djerse qe humben ne piramida, por ti flet vetem me te thena , nuk e njeh realitetin…

  96. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 10:58 am

    Oj Ervehe, oj motra jeme ! Po a banale te duket ty te ulesh e te pushosh pak kur kthehesh nga puna a ? Ani çiko, jo mire keto pune.

    Ervehe, ne argetohemi pak ketu, por ç’mendon ti per tekstin qe kam sjelle ? A ka gabime ideore ne te ? Po mangesi shprehimore ? Po zgjidhje padomethenese te tipit te III-te ?

  97. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 11:02 am

    Flakenaje, kuptohet qe une i zmadhoj pak gjerat, por pa qeder. E di shume mire qe ka pasur dhe fatkeqe ne ate histori, por kjo nuk pengon qe te fshihet dhe ana tjeter e medaljes. Nejse, histori e gjate. Te kthehemi tek tregimi. Kam lexuar mbreme nje tregim nga Hemingway, dhe e perktheva, dhe e vura ne linje, por do ti qe nuk po e kap ku e ka pasur mendjen ai Hemingua ? Kur ta lexosh, po pe pak me qarte, ma thuaj vertete se me ka shushatur ai…

  98. flokenaja thotë:

    26 August 2008 @ 11:15 am

    pa problem xyz, tek e fundit kush jam une qe te te imponoj opinionet per dike?
    jemi te lire te mendojme e te besojme c’te duam…
    ja ta shoh ate tregimin

  99. spiritus thotë:

    26 August 2008 @ 11:37 am

    XYZ sikur lexova qe do na gostitesh me pjesen e dyte te NEW YORK NEW YORK? Perse lodhesh? Fundin e Steles do na tregosh? Meret me mend, me fundin e ngirt para Eltonit.Apo ka ndonje suprize te tipit O’Henri ??:)

  100. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 11:53 am

    @ Spiritus : e di ti qe vdes per t’i vazhduar tregimet ne koken time ? Edhe kur lexoj nje tregim te Flokenajes apo tendin, pasi e mbaroj, filloi te fantazoj vazhdimin. OK, ja te bej nje perpjekje per tekstin tim :

    - Xhildes i vjen shpirti ne maje te hundes. Nuk mund te vazhdohet me keshtu. Eltoni, ose duhet t’i bjere menderes me shqelma e te gjeje pune ose perjashte ! Por Eltoni mendon ndryshe. Ai therret te emen nga Shqiperia. Ia ben nje garanci dhe vjehrra e Xhildes vjen nje dite te bukur ne shtepi. Hallet shtohen. Grindjet jane te perditshme. Xhilda nuk mundet me. E nje dite, ajo vendos ta tradhtoje Eltonin, me nje koleg ne pune. Nje meksikan. Jo se i pelqente dhe aq, por ja qe nje moment dobesie. Vjehrra gjithe diten me te birin, Eltonin, duke bere muhabet dhe dale neper dyqane.
    E ema e Xhildes e di kete gjendje. Mirepo Xhilda vjen nga nje qytet me kulture i Shqiperise dhe turpi eshte i madh. E ema nuk e keshillon te ndahet. Thjesht i thote qe te perpiqet te flase me Eltonin dhe te gjejne gjuhen e mirekuptimit. Xhilda eshte gati ne vetevrasje…

    - Nga ana tjeter, Stela vazhdon jeten e saj te mjere. Ajo fillon te dale pak, dhe njehere i vete mendja te mesoje frengjisht. Shkon ne nje qender franceze dhe regjistrohet ne nje kurs. Profesori eshte nje francez qe e flet anglishten me theks francez. Steles i duket mjaft joshes. Po sikur ?… Jo, francezi nuk mendon ashtu. Ai eshte homo. Stela deshperohet shume.
    Thimio vazhdon punen e tij si kerkues shkencor. Thimio gjen dhe te mijtat e elektroneve dhe nuk gjen dot ç’hall ka gruaja e tij. I propzon Steles qe te shkoje per nja dy jave ne nje shtepi buze nje liqeni qe ata e kane blere para dy vitesh. Keshtu, i thote Thimio Steles, ne mund te rishikojme marredheniet tona dhe do te marrim vendimet e duhura. Stela shkon te pushoje. Thimio punon. Nuk e merr as ne telefon. Stela do qetesi te plote.

    - Pas dy javesh, Stela kthehet ne NY, ne shtepi. Vendimi eshte marre tashme. Cili eshte ky vendim ? Kete, lexues te dashur, do ta mesoni ne pjesen e trete te emisionit : “Te mesojme se bashku”.

  101. spiritus thotë:

    26 August 2008 @ 12:01 pm

    Ah shum e ke zgjat.Historit e gjata nuk i duroj dot(keshtu thote ne mos gaboj nje personazh i Kadarese) Kam pershtypje se me kete skicen qe po na rrefen, rolet jane ndryshuar: Nuk eshte Penelopa (personazhi) qe end historine pa fund, por Uliksi (autori) qe endet dhe nuk di ne cilin liman(fund) te qendroje.:)

  102. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 12:10 pm

    E po tani, shkurt jo, gjate jo, si i doni ju ore ?

    Uliksi dhe Penelopa ? E ke menduar ndonjehere qe Uliksi ishte aventurieri me i keq ne historine e njerezimit ? Qe gjate gjithe 20 viteve te tij te endjes, ai nuk mendonte gje tjeter veçse te kthehej ne vendin qe e njihte me mire ne bote. Cfare demi ! Te kesh mundesi te njohesh boten mbare dhe te duash te kthehesh ne qoshen tende me te rendomte. Uliks, nje aventurier i deshtuar !

    Po Penelopa, ç’bente ajo ne kete histori. Te njejten gje siç Uliksi i tij kokeshkrete. Endjen rreth e perqark te Uliksit ajo e kopjonte me rikthimin e perjetshme te Identikes se Niçes. Te njejten pelhure per çdo dite, te njejten thurje, asgje e re, per 20 vjet me rradhe. Nje kalbje e vertete.

  103. spiritus thotë:

    26 August 2008 @ 12:26 pm

    …Ti mos e humb nga syri Itaken,
    por ndiqe fatin tend deri ne fund.
    Mos i nxito hapat me kot:
    Eshte mire qe udhetimi te zgjas ne vite,
    dhe anija jote ta hedhe spirancen ne ishull
    kur ti te kesh PERVETESUAR
    ate qe ke njohur gjte ecjes..
    ………………………………….
    Kur ta gjesh, me ne fund Itaken, e varfer,
    mos mendo se te ka mashtruar.
    sepSe je bere me i mencur,ke rrojtur nje jete te vrullshme,
    KY ESHTE KUPTIMI ITAKES.

  104. bela thotë:

    26 August 2008 @ 12:31 pm

    XYZ

    prandaj shume vepra shkruhen mbarohen dhe cohen tek kritiku letrar ,

    po jo keshtu ……..

    mos rri te na degjosh perrallat tona po vazhdo punen vella kujt i pelqen mire kujt si pelqen te marri nje rrotullim 360 gradesh ene te dali te tema tjeter.

    une mezi pres vazhdimin

  105. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 12:32 pm

    Ncuq, ki nuk eshte mendimi im. Te dalesh e te bredhesh ne kater anet e botes duke pasur ne koke idene fikse te rikthimit ne vendin tend, kjo eshte pese me hiç. Aventurieri i mirefillte nuk ka ide fikse. Per te, çdo gje ka eren e risise. Asgje nuk eshte e ndenjur tek ai. Perreth tij, vetem nje gje : E PANJOHURA.

    Aventura, ne kuptimin e mirefillte, nuk eshte nje rreth. Por me teper nje kryqezim i ngaterruar drejtezash. Aventurieri, sa here qe ndermerr nje udhetim, ben lutjen : o Zot, me shpjer nga te duash, vetem ne vendin tim, jo ! Perndryshe, ai eshte nje pseudo-aventurier qe genjen veten.

  106. spiritus thotë:

    26 August 2008 @ 12:41 pm

    Nuk jam kondra moj Bela.Po jo kaq ultimative! Kujt si pelqen supa mund te haje dicka me te shijshme, ket deshe me thene??

  107. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 12:47 pm

    @ Bela : falemnderit per besimin e madhe qe ke tek une. Sinqerisht, nuk e prisja. Por nuk besoj se do te kete vazhdim, jo se nuk kam ç’te tregoj, por thjesht ngaqe me eshte mbushur mendja top qe te shkruash eshte tmerresisht e veshtire.
    Kam lexuar dy apo tre shkrimtare qe thoshin : te jesh shkrimtar, ky eshte zanati me i veshtire ne bote. Kam nje deshire te forte t’i besoj, dhe them se kane te drejte.
    Per veten time, me mungon energjia. Fizike dhe mendore. E kam fjalen per te shkruar seriozisht, me ambicje, se keshtu per zbavitje, edhe çoku shkarravisim ndonje gje.

    @ Spiritus : cili ka qene romani me i gjate qe ke lexuar ?

  108. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 12:49 pm

    Erratum : jo “besimin e madhe” por “besimin e madh”. Se desh fola ketu si arberesh.

  109. spiritus thotë:

    26 August 2008 @ 12:50 pm

    Jeta ime:) Po te me jepej mundesia do ta rishkruaja ndryshe!

  110. bela thotë:

    26 August 2008 @ 12:58 pm

    po pra kalo nga tava me kos spiritus

    XYZ njeriu provon nese ka talent dhe nese ate e shkrin me origjinalitetin e tij besoj se ia ka arrire qellimit, pa lodhje ska asgje.Nuk do ta parapelqeja kurre nje shkrimtar qe shkruan ne hava pa pike emocioni apo origjinaliteti sepse “jo cdo shkrimtar nuk kuptohet nga lexuesi” , ato jan perralla te ca pseudoshkrimtareve qe vjedhin mendime absurde sa nga nje faqe ne tjetren per te arnuar dicka pa mbartur asnje vlere dhe keta te fundit nuk jane te pakte sot.

  111. Koth thotë:

    26 August 2008 @ 12:58 pm

    A ka njeri ketu te me ndihmoje me nje korrektim te nje shprehje ne gjuhen frenge se me duhet per nje pune ??

  112. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 1:04 pm

    Po, mbeshtillja njehere o Koth, se na vjen pak ndoresh ne keto pune… Hajde bismilah me nji shprehje t’lehte si per fillim, nuk du t’koritem qysh n’kry t’heres.

    @ bela : pikerisht ajo eshte. Emocioni. E di ç’me ka ndodhur njehere ? Nuk genjej, eshte e vertete. Po perktheja nje novele te Yukio Mishima, shkrimtar i madh japonez (vdekur, 1970). Behej fjale per nje çift te ri qe do te kryenin seppuku (harakiri). Gjate perkthimit, nga emocioni i forte, kisha filluar te prishesha ne fytyre, sipas ritmit te ngjarjes. Kur erdha ne vete, thashe shyqyr qe s’me pa kush se do me kishin derguar ne spital psikiatrik.

  113. Koth thotë:

    26 August 2008 @ 1:06 pm

    “Idiot” a été créé à l’origine de parler de “laïc, personne manque de compétences professionnelles”, “personne mentalement déficiente d’être incapable de raisonnement ordinaire”.

    Dans la classification médicale, ces personnes sont maintenant aurait un retard mental profond, et le mot “idiot” n’est plus utilisé comme un terme scientifique.

    Eshte korrekt keshtu ?

  114. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 1:15 pm

    Megjithese nuk e kuptoj ç’lidhje ka “idiot” me “laïque” (histori e çuditshme kjo…)

    Korrektimi :

    “Idiot”, à l’origine, a été créé pour désigner un “laïque, une personne qui manque des compétences professionnelles”, “une personne mentalement incapable d’un raisonnement commun”.

    Keshtu e di une, po ti dil dhe njehere ne çarshi e piet ndonje tjater.

  115. nofx thotë:

    26 August 2008 @ 1:15 pm

    koth jo tamam

    A l’origine, le mot “idiot” a été créé pour exprimer l’absence des compétences professionnelles d’une personne ou la déficience mentale qui cause l’impossibilité de raisonner normalement.
    Depuis, la classification médicale de ces personnes qui auraient un sérieux retard mental, a été depassé et le mot “idiot” n’est plus utilisé comme un terme scientifique.

    tani eshte ok.

  116. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 1:17 pm

    Nofx, pikerisht kjo. Paskam harruar fjaline e dyte.

    Nofx, meqe te paskemi nga keto ane, di gje ti mbi kete lidhjen “idiot” - “laik”, se po me vika shume çudi…

  117. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 1:37 pm

    OK, nga sa u interesova prane instancave perkatese, fjala idiot nuk ka asnje lidhje me “laik”. Por vjen nga greqishtja e vjeter dhe do te thote “i veçante”.

    Meqe e moret vesh tani, saken se ndonjeri prej jush thote qe jam i veçante. Se ju mori lumi pastaj. Me gjithe peshq.

  118. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 1:51 pm

    O Koth, nga humbe ti ere ? A nuk vjen ti vellajo e me perkthen keto fjalet e Zabitit ne anglisht, ndoshta i marr vesh me mire…

    C’na gjeti neve te shkreteve ne pleqeri…

  119. bela thotë:

    26 August 2008 @ 1:59 pm

    XYZ ajo gje i ndodh gjithkujt me beso (*_”) , cdo gje e bukur percjell emocion sidomos ku origjinalja nuk e ka humbur vleren.

    une te uroj dhe te inkurajoj te mos te dorezohesh kurre, ne fund te fundit jan vlera per ty , c’rendesi kane tani apo me vone. me kupton?

  120. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 2:06 pm

    Bela, meqe jemi dy dashamires ne keto ane, po qe se kerkon diçka qe do te te copetoje zemren nga emocioni, gjej ne anglisht nje romanth te vockel “Boarding Home” te Guillermo Rosales. Une e kam dhe ne shqip, qe e kam perkthyer vete nga frengjishtja, por sidoqofte, ne çfaredo gjuhe qe ta lexosh, te keput shpirtin. Tek faqja ime kam vene diçka nga romani, dhe nje biografi te shkurter te tij.

  121. bela thotë:

    26 August 2008 @ 2:10 pm

    i will thx

  122. J. thotë:

    26 August 2008 @ 3:32 pm

    XYZ, nuk janë mendime të mira këto me ndarjet veri jug dhe po bëj çudi sesi ka mundësi që dikush i bredhur në botë e i kënduar, t’i rezervojë vetes së vet këtë vogëlsi në gjykim.
    Kujdes, se janë ca gjëra që e bëjnë edhe shkrimtarin të vogël.
    Prej natyrës nuk jam dyshues, po më thuaj a do mundeshe t’i vendosje emrin “Prenk” personazhit kryesor te ky tregim? ;)

  123. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 3:40 pm

    Po jo o J. jo, se une kam bere shaka. Por degjo : ne duhet te jemi aq mendjehapur dhe mendjekthjellte qe te shpotisim gjithçka te dyshimte qe verejme, si ne jug ashtu dhe ne veri, ne lindje dhe ne perendim. Nuk ka gje me te shendetshme sesa qesendia me vete te metat tona.

    Dhe sigurisht qe do t’i vendosja emrin Prenge, ose dhe Llesh, pa asnje dyshim. Por eshte fakt qe asokohe nuk ka pasur Llesh e Prenge qe shkonte ne universitet per Informatike. Keto mund t’i shohesh ne statistikat e kohes. Dhe kete kam bere une : perzgjedh ato emra dhe ato ngjarje te cilat behen me te rendomta.

    Me beso, te shkonte nje Llesh ne fakultet, e merrte vesh dhe kryetari i komitetit te Partise se Skraparit si nje vjedhje e nje burse per nje skraparli. Kane qene kohera te veshtira ato o J. djali ! Prandaj dhe ne qeshim dhe engledisemi me keto pune.

  124. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 4:26 pm

    Nese ndonjeri ka deshire te lexoje ca gjera te Jean-Paul Sartre mbi çeshtjen çifute, kete mund ta beje dhe ketu, ne shqip :

    Sartre mbi çeshtjen çifute

    Eseja eshte e perkthyer e plote, nese ndonje botues kalon kendejpari dhe i intereson, mund te lere nje fjale ketu apo aty apo dhe atje.

    ps : mora shkas nga nje debat qe po behej diku ne nje teme tjeter por meqe atje s’kam hyrje, po e le lajmerimin ketu. Kalofshi bukur.

  125. kapedani thotë:

    26 August 2008 @ 4:38 pm

    Kritiku letrar…

    Tani nje gje nuk kuptova une: ky tregimi cfare qellimi kishte? Ishte informativ, nje kronik nga jeta e dy njerzve ( te lidhur jo nepermjet “deus ex machina” e rrjedhes se ngjarjeve, porse nepermjet nje spangoje imagjinare, thene me mire nje litari te trashe!). Si i tille nuk na dha ndonje informacion te denje per tu mbajtur mend, ndonje gje te re, ndonje perspektive.

    Apo duhet te ishte stilistikisht dhe artistikisht i arritur? Nese autori pretendon dicka te tille, ateher mendoj se eshte gabuar. Ishte nje tregim shume i merzitshem. Nga ato qe te bejne te ndihesh keq per kohen qe i ke kushtuar.

    1. Edhe stili i kronikanit ishte shume i shemtuar, duket me shume si nje raport i ministrise se brendshme. Dhe per me teper aspak ekonomik si gjuhe. Shume atribute, shume fjali te koklavitura, pra as stil kronikani nuk mund ta quash.:

    Ai kishte qenë ndër studentët më të shkëlqyer të Universitetit të Tiranës. E kam fjalën për në kohën kur kjo fjalë kishte ende një kuptim, domethënë për një periudhë ku qenia student i shkëlqyer ishte e shoqëruar me një krenari të ligjshme. Ai studionte në degën e informatikës, tek Shkencat natyrore, dhe shihej nga të tjerët si shpresa e vendit. Asokohe, dega informatikë numëronte jo më shumë se tridhjetë vetë në shkallë republike. Është e qartë që atje shkonin kokat më të zgjuara të gjimnazeve shqiptare, që shpesh herë qëllonin të ishin dhe djem apo vajza kryetarësh komiteti. Por le të kalojmë më tej. Ai ishte vërtetë një student i shkëlqyer.

    Tre here e ka nisur fjali me “Ai eshte”, dhe kjo vetem ne nje paragraf. Shume e shemtuar. Perdorimi i peremrave kaq shpesh eshte fenomen per autorin ne fjale:

    Ndërkohë kishte ardhur porosia. Duke ngrënë (ata kishin porositur dhe një shishe verë), ata u futën nëpër ca biseda të shkurtra mbi filmat e fundit, mbi mbathjet e Britney, dhe mbi fotot sexy të Gjonit.

    Perfundimisht po te keshilloj te krasitesh peremrat, sidomos ato vetor, duket sikur tregimi eshte fundosur ne nje tabele te lakimit te peremrave vetor. Ne shqip fjalite, perkunder disa gjuheve jo-sintetike (pra analitike), mund te shkruhen edhe pa u permendur kryefjalen. Psh. Shkoi ne shtepi. Ka kuptim: Ai shkoi ne shtepi (me kryefjale te shprehur explicit). Por prapashtesa -i ne kete rast shpreh kryefjalen, dmth. Ai. Per me bukur do te sugjeroja kete forme shprehje ne fjalin e fundit (ve re! nuk kam perdorur kryefjale, ajo eshte implicit: UNE do te sugjeroja). Gjithashtu te keshilloj te perdoresh nje gjuhe me ekonomike, duke iu larguar togefjaleshve, aty ku eshte me mire nje folje: pra jo “u futen ne biseda” porse “biseduan”. Gjuha ekonomike te jep me shume hapesire te shprehesh sa me shume nga cfare deshiron te thuash, dhe jo te shprehesh shume per te thene pak.

    Duke ngrene biseduan shkurtimisht mbi filmat e fundit: mbi mbathjet (te mbathurat) e Britney-it dhe mbi fotot sexy te Gjonit.

  126. xhibi thotë:

    26 August 2008 @ 4:43 pm

    XYZ, tani e pashe per here te pare faqen tende. Vertet nje pune per tu admiruar me gjithe ato perkthimet! Dhe stili i faqes ishte interesant qe dukej si liber. :)

  127. XYZ thotë:

    26 August 2008 @ 4:52 pm

    E pabesueshme ! Sapo shkrova plot gjera per Kapedanin, por nuk isha regjistruar, megjithese shkrova me XYZ, dhe mesazhi nuk shfaqet !

    @ Kapedan : po thosha qe nuk jam aspak dakort me ty persa i perket perdorimit te peremrave vetore dhe pronore. Nuk kam shume kohe tani, por do te t’i them perseri ato fjalet qe nuk me dolen.

    @ Xhibi : hyr e lexo sa te duash, biblioteka ime punon 24/24 ne 7/7. Dhe per me teper, it’s freeeee ! Youuhuuuuuuuuu !

  128. XYZ thotë:

    27 August 2008 @ 10:55 am

    @ Kapedani :

    Perdorimi i peremrave vetore dhe pronore ne shqip eshte nje skamje e vertete. Kete e kam vene re gjithandej. Per mua, eshte e pamundur qe te lexoj fjali te tera ku te mos kete kryefjale. Eshte tejet e lodhshme per nje lexues qe te kete gjithmone ne mend personazhin per kete behet fjale. Po nuk ia kujtove here pas here, lexuesi lodhet dhe do t’i duhet te rikthehet ne tekst per te marre vesh per ke behet fjale.

    Persa i perket perdorimit dy here te peremrit vetor ne nje fjali. Siç mund ta dish ti kapedan, kemi fjali te thjeshta dhe te perbera (te varura dhe te pavarura). Fjalia “Ai hyri ne shtepi.” eshte nje fjali e thjeshte. Kurse fjalia “Ai hyri ne shtepi, ai e dinte qe nuk kishte njeri brenda e megjithate kerkoi gjithandej.”, eshte nje fjali e perbere.

    Rregulli eshte : çdo fjali perberese ka pjeset e veta gramatikore : kryefjale, kallezues, etj. Dhe per rrjedhoje, je i detyruar ta respektosh kete rregull.

    Nje shembull :

    “Nëse ai nuk i do ata, thotë dikush, kjo është që përvoja i ka treguar atij se ata ishin të këqinj, që statistikat i kanë mësuar atij se ata ishin të rrezikshëm, që disa faktorë historikë kanë ndikuar në gjykimin e tij.”

    Tani bej kete prove : mbaj vetem “ai” dhe “ata” te pjeses se pare (Nese ai nuk i do ata), dhe hiq te gjithe peremrat vetore dhe pronore qe vjen me pas. Shiko çfare del :

    Nëse ai nuk i do ata, thotë dikush, kjo është që përvoja i ka treguar se ishin të këqinj, që statistikat i kanë mësuar se ishin të rrezikshëm, që disa faktorë historikë kanë ndikuar në gjykimin e tij.

    Po te le vete te gjykosh kuptimin e kesaj fjalie te dyte.

    E perseris : mania per te bere xhingla-mingla me gjuhen shqipe, duke e privuar nga kuptimi i saj logjik, ben qe te marrim tekste te shkaperderdhura ku nuk merret vesh kush ben çfare.

    Nuk notoj ne keto ujera. Dhe as me behet vone nese nje mesues apo profesor gjuhe ne Universitet me perrallis mbi gjuhen shqipe. Kam biseduar vete me nje profesor universiteti (ne fakultetin e letersise), ku jepte lenden “Letersia boterore ne shekullin XX” dhe qe nuk kishte lexuar as Proust, as Joyce, as Woolf, as Beckett, as kurrgje prej gjeje.

    Profesore te tille, per mua, jane karrociere drush dhe jo ata te cilet i shtojne etjen lexuesit shqiptar.

    Nese deshiron te debatosh ende per kete problem, ose dhe ndonje pjesemarres tjeter, atehere do te marr shume shembuj nga artikujt e dites dhe nga shkrimet e sotme shqiptare. Dhe atehere do te shohim katrahurat kuptimore qe lexuesi shqiptar denget duke lexuar.

  129. Artian thotë:

    27 August 2008 @ 11:21 am

    Isha ne Shqiperi dhe nuk lexova as edhe nje gazete,pikerisht sepse te lodhnin syte,koken, as pak interesante.Sidomos shkrimet politike,te merziteshme,te perseritshme dhe ne fund te fundit as gje interesante.,me ta cpif.

  130. XYZ thotë:

    27 August 2008 @ 11:26 am

    Pikerisht Artian, leximi eshte tejet i lodhshem. Edhe sikur te tregonin gjera interesante, menyra si e hedhin ne leter eshte shkaterruese me mendjen e lexuesit. Te pakten per mua, e pamundur te percjell me teper se nje paragraf.

    Por e kam seriozisht : do t’i hyj nje dite dhe te qemtoj plot gjera nga letersia shqipe dhe te shohim pastaj qe do te na dalin njemije pyetje : kush i tha kujt, kush eci ku, e plot gjera te tjera. E pse kjo ? Sepse menyra jone e te folurit pa kryefjale te çon ne keqkuptime te shumta. Por do t’i sjell dhe do t’i diskutoj me cilindo qe deshiron.

  131. XYZ thotë:

    27 August 2008 @ 11:29 am

    Erratum : shkaterruese per mendjen e lexuesit

  132. Artian thotë:

    27 August 2008 @ 11:43 am

    S`ka kualitet,pasi te kesh, duhet shume kohe,shume pune,shume lodhje,dhe se fundi talent te shkruash nje shkrim,per tu quajtur gazetar.

    Mirpo c`fare ndodh,gazetaria shikohet si bisnes,mjafton te sigurosh nje sasi parash,dhe te hidhesh.,deti eshte pa ane dhe pa fund.Peshq ka sa te duash,vjen nje