New Kosova Report, përgjigja jonë ndaj serbianna-s
Kosova ka kaluar shumicën e diskursit ndërkombëtar mbi statusin e saj pa kontributin aktiv nga ana e shqiptarëve. Të lumtur me fitoren e para tetë viteve, shqiptarët e Kosovës u tërhoqën në vetvete të bindur se e drejta morale është në anën e tyre dhe se bota doemos do ta njoh atë se shpejti. Fatkeqësisht, vet fakti që tetë vite më vonë ne ende po luftojmë për statusin përfundimtarë tregon se diçka po ngec.
Përderisa një kohë opinioni botëror ishte fuqimisht në anën e Kosovarëve, trazirat e marsit 2004 dhe vrasjet e civileve serbë pas luftës, ndërrimi i regjimit në Beograd, dhe vetë kalimi i kohës kanë bërë që ky opinion sot të jetë më afër një balance.
Ndërsa Kosova ka debatuar një kohë të gjatë hapjen e zyrave apo ambasadave që do të merreshin me promovimin e çështjeve të Kosovës, plasimi i informatave në internet nga Kosova për publikun e huaj është pothuajse jo ekzistues edhe pse kjo ka mundur të bëhet shumë lehtë.
Një lexues i huaj sot mund të informohet mbi Kosovën ose nëpërmjet ueb faqeve serbe si www.b92.net/eng dhe www.serbianna.com ose nëpërmjet agjencive a gazetave ndërkombëtare të cilat shkruajnë vetëm në raste dhune ndëretnike dhe zakonisht përfundojnë me një paragraf monoton ku shpjegohet rëndësia historike e Kosovës për Serbinë. Kjo është pikërisht imazhi qe Kosova nuk duhet ta projektoj në botë, prej nga priten të vijnë investitorët dhe pavarësia.
Përderisa në Shtetet e Bashkuara lobimi bëhet tek liderët, gjë që është aplikuar me shumë sukses nga organizatat lobuese shqiptarë atje, në Evropë presioni i qytetarëve tek liderët e tyre politikë është shumë më i efektshëm, dhe ata duhet të jenë caku ynë. Kosova ka ngecë në fitimin e përkrahjes në Evrope, e sidomos në Gjermani, sepse zëri i shqiptarëve atje pothuajse nuk është dëgjuar fare.
Për ta ndërruar këtë situatë të pafavorshme për popullin e Kosovës, disa të rinj kosovarë kanë filluar një projekt në www.newkosovareport.com për të mbledhur lajme dhe opinione të cilat do të ishin më të afërta me jetën e qytetarëve të Kosovës dhe ku do të prezantoheshin arritjet, problemet dhe ëndrrat e tyre për publikun e huaj në gjuhën angleze. Qëllimi është që kjo faqe të jetë burim interaktiv, i freskët dhe gjithëpërfshirës i informacionit për statusin, ekonominë, dhe shoqërinë kosovare. Për ta arritur këtë qëllim, ne kërkojmë përkrahjen e kosovarëve dhe të të tjerëve me shkrimet e tyre. Ky është rasti ynë të flasim me botën dhe të tregojmë se ëndrrat tona janë po aq evropiane sa ato të çdo evropiani tjetër. Le ta definojmë vetveten para se dikush tjetër ta bëjë atë për ne.
Arianiti mund të kontaktohet në Arianit+nkr et gmail pikë com


17 Nëntor 2007 @ 8:19 pm
Ç’u bë me të vjetrën? S’mund të gjendej një emër tjetër? Nejse, urime dhe paçi fat.
P.S. Do bënit mirë të nxirrnit burimin RSS ose Atom.
17 Nëntor 2007 @ 8:50 pm
Urime per faqen dhe pergezime per punen qe keni bere!
Kisha vetem nje verejtje miqesore…
Nese shenjestra e kesaj faqeje eshte bota anglish-folese, druaj qe nuk do bejne hajer, per arsyen e thjeshte sepse ne anglisht Kosova quhet Kosovo, na pelqen ne apo jo. Jo te gjithe ne Perendim e dine qe ne themi Kosova, fatkeqesisht. Faqja rrezikon te kthehet ne “echo- chamber” per shqiptaret qe dine anglisht.
Une vete sapo e “guglla” fjalen “Kosovo”, sic ka shume mundesi qe te beje nje jo-shqiptar, dhe faqja nuk me doli e listuar ne tre faqet e para te rezultateve. Me tutje asnjeri, qe ka nje fare interesi periferik per Kosoven nuk ka per te kerkuar.
Kam pershtypjen se nese do te ishte Kosovo, gjurma e kesaj faqeje do ishte me e pranishme ne Web.
17 Nëntor 2007 @ 9:03 pm
me gugllu - kerkon ne motorin e kerkimit Google te gjej ne gjuhen e inglizit ca do me than Kosova
Menyra Deftore, Koha e tanishme
Une guglloj
Ti gugllon
Ai/Ajo Gugllon
Ne gugllojme
Ju guglloni
Ata/ato gugllojne
Koha e Kryer e thjeshte
Gugllova, gugllove, gugllovi ( si pe Korce )
Guglluam, guglluat, guglluan
Ne fund nuk gjen gjeseni.
17 Nëntor 2007 @ 9:09 pm
Ne fund nuk gjen gjeseni…
Me i llaf fjala “Kosova” eshte shume pak “e gugllushme”.
Me u bo mo i “gugllushem” duhet me e bo “Kosovo”.
17 Nëntor 2007 @ 9:39 pm
Mire e ke ,po sje as i pari as i fundit.,ja ku eshte nje si ky.
QIK-Qendra Informuesa e Kosoves… nje tjeter link i kosovarve.
….
Ne fund shkruan:
Për ta arritur këtë qëllim, ne kërkojmë përkrahjen e kosovarëve dhe të të tjerëve me shkrimet e tyre. Ky është rasti ynë të flasim me botën dhe të tregojmë se ëndrrat tona janë po aq evropiane sa ato të çdo evropiani tjetër.
……
Te tjereve-!!!! po thuaj ore edhe shqiptareve,percaktoje!
17 Nëntor 2007 @ 9:48 pm
Dori,
Se shpejti do ta kemi RSSin.
Anonymous 9:09,
Google PageRank nuk e shikon adresen kur vendose per renditjet. Shumica e permbajtjen perdore termin “kosovo.” Reqeta e PageRank eshte misterioze mirepo dihet se gjerat qe ndihmojne jane numri i lidhjeve deri te faqja edhe numri i lidhjeve deri te vete ato faqe, pra kualiteti i lidhjeve. Ne nuk metojme te krijojme “echo-chamber,” por dhome ku zeri i se paku 90% te popullsise se Kosoves do te ndegjohet paster.
Kerkohet pak kohe deri sa roboti mbledhes (crawler) i Google ta vizitoj faqen per here te pare.
Flm per komentet; mirepresim te gjithat pershtypjet dhe ndihmen tuaj.
17 Nëntor 2007 @ 10:12 pm
Shume i bukur siti i peshkut, me pelqen, dhe e ndjek mjaft shpesh. Aq me teper se ka shume lidhje edhe nga site te tjera shqiptare. Po n.q.s dikush nga ju, apo nga ato qe ndjekin faqen tuaj mund te me ndihmojne per site malazeze ne shqip. Se fatkeqesisht shqiptaret ne Mal te Zi atje sikur jane harruar nga media…Pervec nje siti Malesorja, qe nuk azhurnohet, s`shof gje tjeter. Do me pelqente te merrja vesh se ca behet andej. Shume faleminderit dhe pergezime per sitin!
18 Nëntor 2007 @ 12:33 pm
Me dergoni nje logo 200×100 dhe do ju ndihmoj une qe te reklamohet faqja shpejt dhe te indeksohet po ashtu shume shpejt nga SE.
oltjoni@gmail.com
Sidoqofte faqja eshte e dobet, por inshallah do behet me mire.