Identifikohu



Regjistrohu

Në Shqipëri fillon takimi i Krans Montanës për ekonominë

Armand Mero
Zëri i Amerikës
15-05-2008

Në Tiranë sot pasdite ka nisur punimet forumi ekonomik i Krans Montanës,. Ai zhvillohet në Shqipëri për të tretin vit radhazi.

Autoritetet shqiptare, përfaqësuesë të institucioneve ndërkombëtare financiare, sipërmarrës vendas dhe të huaj nga rajoni e Evropa janë mbledhur për të diskutuar mbi disa prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Në këtë forum do të diskutohet mbi investimet, klimën e biznesit, sektorin energjitik, atë finaciar dhe Bankar.

Punimet e sotme janë hapur nga ministri i Financave Ridvan Bode, në panelin kushtuar sistemit financiar dhe atij bankar. Më pas, janë trajtuar temat e investimeve të huaja dhe privatizimeve.

Këtë vit Shqipëria synon të mbyllë privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë dhe të kompanisësë naftës Armo. Forumi ekonomik i Krans Montanës do të vazhdojë punimet edhe dy ditët e ardhshme.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. hunter thotë:

    17 Maj 2008 @ 7:22 pm

    Gjate forumit te Krans Montanes, eshte perseritur edhe sot idea e ndertimit te nje centrali berthamor. Mesatarisht per te ndertuar nje central berthamor duhen 10 vjet per te ndertuar nje central dhe 50 vjet per te arritur barazimin ekonomik. Ideja eshte ambicioze. Ka shume “pro” e “kunder”, po nuk shihet ndonje alternative tjeter aq efikase.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.