Në rrugë… (vargje marrie)
Çmenduria m’u kthye.
Në kokë e ndjej gjëmimin.
Ndër vena më kallet.
Katakomb ku humb,
e nyjë që më mbetet në grykë.
Tambure me tamtame.
Të thyera gotat e shpirtit,
me to s’mund të ngrej dolli.
Memecëri,
në fund të honit veç jehona.
Me duar i rrëmbej,
e përqafoj haluçinacionet.
Ndërkallen, si gjarpërinj të verbër,
me njëra tjetrën rrugët e mendjes,
mendimet vrapojnë të azdisura e përplasen në kryqëzime.
Aksidente vdekjeprurëse, këto.
Kocka mbi skafandër…
Pështymë e pa tharë në trotuaret,
me pllaka të bezdisshme.
Tentakula më pushton, të parën zemrën
…
Duhet të kisha vdekur prej kohësh,
se është kancerogjene.
E ndjej të më ngërthejë të më sëmbojë.
Është qeliza ime e sëmurë
E vetmja pikë e dobët…
I vetmi gjunjëzim, poshtërim e kult hipokrit
Mbrëmë e pashë…
Po po, çmendurin
E ka një fytyrë, një pamje ndjellakeqe
Është shpërfytyrim përmes ëndrash,
Shpërfytyrim ëndrrash.
Nuk më lejon të vdes,
Përndryshe…
Çalaman i ngjitem të përpjetës thepisur,
Me duar godas kokën.
E ka një fytyrë.
Imazh a mirazh shkretëtire.
Duhet ta nxjerr prej aty…
Ta plas për tokë.
Ta shkel me këmbë.
Tamtamet dhe gërvishtja mbi xham
Vijnë prej saj…
Jo s’mund të fle
Do dal të kërcej si indian rrugëve
Me shpres që ta shkul, ta lë, braktis, vërtis e rinis
Po, po, t’ia Rinis…agimesh të tjera…
Më të kuqerremta, më të zjarrta,
pa hipokrizi dhe pasione të rrema.
Ndoshta pa puthje, e padyshim pa dhimbë.
Pa tamtame, e makthe, pa çmenduri,
që ngjitet si rrodhe.
http://www.flickr.com/photos/krasta/1021039554/

7 August 2007 @ 5:25 pm
Krasta.
ja dy te vogla:-Perse duhet tekercesh si “Indiane”-te gjith njerzit kercejne.
Perse duhet ta perfytyrosh Te ardhmen,pa te emblen e te emblave “Puthjen”
Te dyja teknike qe argumentohen thjesht:-Ashtu dua!.
Je edhe ti tek tam-tamet e fuqishme ne tru( nje nga karakteristikat kryesore te poetit) dhe me e bukura per mua,megjithse me figura te veshtira ,nuk i bie figurat si “ilustrim per hire te ilustrimit”,ose se “ashtu i kupton Ti” por qe ti shijojme edhe ne.
Ti te ben pjestar ne prurjen tende ne kete rast,edhe pse per mua si lexues duhet “pak perqendrim” per disa lloj figurash .
7 August 2007 @ 7:52 pm
Flm Idriz…
E pranoj plotesisht tekniken e pare, nuk e di pse jam kap te indianet, ndoshta me ka bere pershtypje menyra e tyre e kercimit… Te dyten jam perpjek te mos e bej perjashtuese, por e di qe “ndoshta” nuk eshte fjale e fuqishme….
7 August 2007 @ 10:27 pm
Fantazi pak e frikshme, gjithesesi e guximshme, pa asnje medyshje shfrenimi deri ne perqafimin e halucinacionit…
Krasta, jo te gjithe e zoterojne kete stil. Tani e kuptoj se pse je nder gazetaret e preferuar te njerit prej pedagogeve me te mire te gazetarise. Po me befason nga dita ne dite vertet. Jam krenare qe kam nje mik si ty.
8 August 2007 @ 4:20 pm
Per mendimin tim kjo poezi i ngjason shume nje perhumbje poetike pa busull.Ka emocion dhe peisazh,por ngjyrat jane te zbehta,nuk arrihet te krijohet nje atmosfere e ngjizur,unike ne vehtvehte.Besoj se edhe mendimi percohet pa bindje gje qe reflektohet ne vargun qe eshte pa ritem te rregullt.Sipas meje “gabimi” qendron ne faktin qe autori ka lene emocone teresisht personale dhe deri diku hermetike te marrin situaten ne dore ne poezine qe per fat te keq nuk i ka kapercyer kufijte individuale per te ardhur deri tek une te pakten.Vec kesaj me beri pershtypje krijimi i disa situatave qe per mua jane te sforcuara,si skena “thriller” te realizuara me “kartona”.Per mendimin poezia eshte me shume “celebrale” sesa e gjetur dhe e ndjere.
8 August 2007 @ 11:35 pm
Faleminderit Lola, je shume e mire… mezi e pres ate birren
Doriani… me behet qefi qe je thelluar, siç e kam thene edhe ne postimet e tjera, keto qe bej jane tentativa per te arritur vargun… nga ana tjeter nuk jam shume i zoti ne kritike letrare, nuk para merrem me te do kesh miresine te me sqarosh pako gjera.
1) Mungese ngjyrash?
2) Mendimi percohet pa bindje?
3) Situata “triller” me “kartona”?
Do te ta dija shume per nder, i mirepres kritikat…
Sidoqofte dua te shpjegoj gjerat si i shoh une…
Nuk kam pasur asnje sforcim per te shkruar, zakonisht i fshi te gjitha ato qe nuk me vijne vetvetiu… Poezia per mua eshte perjetim emocional personal, i nje casti, nje morie ndjejash apo pershtypjesh qe perpiqem ti percjelle per ti bere te kuptueshme… Ketu i bie te jete çmenduria ose ajo qe e shkakton çmendurin te ciles une nuk ja kam permend emrin por besoj eshte e kuptueshme………
9 August 2007 @ 11:09 am
Kraste, me kete arrite ne piken ku merresh seriozisht si krijues. Fakti qe ne tunelin e zjarrit te Idris ke kaluar pa asnje djegie flet me shume se cdo gje tjeter.
Maja qe ngrihet mbi re ne poezine me siper:
Të thyera gotat e shpirtit,
me to s’mund të ngrej dolli.
Kritikat po i le per vjersha te ardhme. Dua te them qe pres te arrish ne piken ku kritikohesh seriozisht - jam i bindur qe do arrish atje shume shume shpejt.
Urime, i dashur!
9 August 2007 @ 11:16 am
Qyqja emingant, ti sfle fare apo sa gdhihesh lexon poezi ?
9 August 2007 @ 11:21 am
M’ka dale gjumi qysh ne 4 te mengjesit…. Lume si po kalon…
9 August 2007 @ 11:25 am
Ma keq se plaku im mer emingrant.
ce pyet, ja kam nxjerre vetes gjumin qe ne 7 nga halli dhe se si mu duk lagjja ime ne ate ore. Zakonisht i them miremengjes pasi kalon 9 .
Po i fus i dore chat me llafe te pista qe te me dale pergjumja
9 August 2007 @ 11:26 am
ti dmth me keq se plaku im.
Se atij i del anej nga 4.30 gjumi
9 August 2007 @ 11:28 am
Jepi drejtim… edhe mu po mu rrete menia per me pa naj gjo allosojce, por masanej erdha ne rruge te mbare… nuk pashe Jenna Jameson por lexova poezi nga Krasta Krau…
Po them ti fus ene i dy orsh tani para se me ik me zon bishtin me rrote….
9 August 2007 @ 11:30 am
Gjume te embel pra
9 August 2007 @ 11:33 am
FLM… mos bej shume llafe te pista …
PS a ke jujt shume nusedajash kur ke qene e vogel?

9 August 2007 @ 11:49 am
Eh Lume ,Lume…Te gjithe ne nje barke jemi….Kur s’ke ça te fusesh me mire ia fut robi nje dore chat…Po shyqyr asht dita e g-jate e kushedi ç’ndodh…
9 August 2007 @ 11:51 am
per krasta-krau:Ne rradhe te paredua te nenvizoj se mendimet ne lidhje me nje krijim letrar jane teresisht subjektive dhe si rrjedhim edhe te miat,pra nuk pretendoj se po te tregoj “te verteten” por ato detaje qe sipas meje jane te qenesishme,pa menduar se ke shkelur ndonje “precede” letrare.pra,kur them se nuk ka larmi i referohem atmosferes se poezise qe eshte e mbyllur,e vaket,edhe pse me figuracion letrar qe aty-ketu pretendon imazhe bombastike.ka mungese detajesh qe mnud te pasqyronin “vertetesine” e ndjenjes tende.praktikisht ne vend qe te ishe nje lume je nje perrua,kete doja te thoja.situates i mungon kendveshtrimi i gjere.mbase je thelluar me shume,kekerkuar te cposh brenda vehtes duke harruar pejsazhin qe te rrethon,mbase ke qene indiferent ne menyre te vetedijshme,por une e quaj mangesi kete nga ana ime.2mendimi percohet pa bindje.ne fakt edhe mes vargjeve me duket se here-here ka hapsire,duket sikur dicka mungon,te le pershtypjen se ecen para ndonjehere per inerci.Mbase ke dashur te jete keshtu,por sipas meje krijon probleme tek lecuesi per te ndjekur vazhdimesine.mendoj se nuk je i rrjedhshem ne”te treguar” dhe kjo vjen ngaqe nuk ke qene i bindur jo ne ate qe mund te jete mendimi” qe ti ke dashur te percjellesh,por ndoshta ne rradhitjen e imazheve dhe nuk ka qene e rendesishme per ty nje menyre me “simetrike” e paraqitjes se tyre.Jane gjera qe vijne me kalimin e kohes dhe duke menduar mbi ate qe ke shkruar,por e quajta te udhes ta thosha edhe pse e di qe ne poezine e ardheshme do ta besh te njejtin gabim,mjaft te jete ne doza me te vogla.3situata thriller me kartona.sepse nje pjese e mire e figuracionit mu duk me pretendime te teperta,pra jo shume ne linje te drejte me ate “qetesine” e brendeshme” qe vargu yt te imponon,nje lloj gjetje artificiale sipas meje,qe nuk ishte e domosdoshme.ne kete pike do te thoja se ty te pershtatet me shume nje gjuhe e tjeshte sepse mund te jape mundesine te shfaqesh me natyrshem ndjeshmerine tende. Shpresoj te kem qene i qarte dhe doja te shtoja dicka se fundi qe besoj se eshte e rendesishme.Une nuk komentoj cdo krijim qe shoh te “peshku..” per arsyen e thjeshte se ka edhe nga ata qe nuk ke se cfare komenton.Nqs ndonjehere them dicka dhe jam i rrepte e bej me deshiren e mire qe ajo qe them mbase mund te sherbeje per dicka,jo i nisur nga bindja se jam i pagabueshem,por mbi te gjitha per te bere autorin te mendoje dhe reflektoje mbi ate qe ka bere.Kjo eshte shenje besimi ndaj atyre qe komentoj.Pas kesaj nuk mnd te shtoj gje tjeter vecse nje urimi te pergjithshem dhe dashamires.ciao nga dori
9 August 2007 @ 11:55 am
@ Zana:
e forte je!!!
Lume e kape ate me siper?
Ika vertet tani.. ai dy orshi u be nje orsh… po me mire se pa gje.
Lume & Zana: ju du fort!
9 August 2007 @ 12:00 pm
E kapa e kapa po fli rahat
9 August 2007 @ 4:38 pm
E bukur Krasta, po me bind qe di te shkruar poezi..hahahaha! Nuk ka shume rendesi se jane indianet aty apo se hidhesh ne do hone te frikshme ne dy ose tre raste. Rendesi ka qe vargjet kane muzikalitet, qe poezia eshte e lexueshme dhe jo vetem e lexueshme…..Nuk e kuptoj pse shumica e komentuesve bejne vetem kritika…po c`rendesi ka, edhe kritikat jane vleresim. Tung!
9 August 2007 @ 5:34 pm
Dori padyshim do reflektoj mbi ato qe thua flm shume…. Emigrant mblidhe mendjen dhe hajt te “grindemi”
se na duhet pak nerv…
9 August 2007 @ 6:32 pm
Kur dikush merr penen dhe “pershkruan ose zberthen” nje krijim tregon se krijusi eshte ne rruge te mbare,pra ka prure Me pas kushdo ka shijet e tij.Ne fund te fundit krijusi eshte VETVETJA.
Hall eshte kur zberthen ate qe se kupton njeri dhe si fans kerkon te imponohesh se pruresi eshte gjeni po ne nuk e kuptojme.
Shkalle(Kraste=shkalle) ti ketu tregove qe po ngjitesh.Ke rruge.
9 August 2007 @ 9:15 pm
idris e kam dit ndryshe Kraste, apo nuk eshte ne shqip perkthimi yt, sidoqofte sjam i sigurte er kuptimin e mirefillte e kam vjedh nga Bilal Xhaferri te gjithe nikun…
9 August 2007 @ 9:26 pm
Kur le Kazane e Staroves (Poradec) ne te ngjitur te Qafe Molles ne rrugen Korce- Pogradec nga ana e Liqerit ndodhen disa kodra te rralla per nga bukuria te cilat quheshin”Krasta e Verilit”.Ato kane qene te mbjellura me rrush dhe krijonin nje pamje te jashtezakoneshme.=Shkalla e Verilit.
Me qe ra rasti ,por qe nuk eshte vendi ,mendoj se nuk duhet marre persiper te shpjegosh historine ,ngjarjet dhe personazhet e nje vendi (qofte dhe ai i Dikt. .Prol) me metoden e Atij lumziut ;-Me ka thane baba Mue…..
Mosha te jep nje privilegj qe duhet ta shfrytezosh ne drejtimin e duhur pa u bere si ne :-…Nje here ne Canak-kala.
Gjithsesi ne se ne kete pjesen e dyte ve re tone mesimdhenie flaki pa meshire dhe me fal.
9 August 2007 @ 9:51 pm
Flm edhe nje here