Ne fakt..
Ne fakt
Ne vorbullen e jetes, jo te gjitha ditet
Me shkojne fort mire e per shtat
Ne nje nga keto te fundit, kam fatin
dhe sot te jem ne fakt..
Po fryn miqesisht era nga jugu
Dhe e ngrohu diten aq mire
Sa qe me duket sikur dimri
Sivjet vertet s’do te vije..
..Ne fakt nuk kam asgje per t’u ankuar
Te gjitha punet sot me shkuan sakt
Po une se ç’paskam me eren sot,
Se ç’paskam me eren ne fakt..
*************
Parajsa ime
Që më pret Parajsa,
E di vërtet,
Se Ferrin e kalova,
Në këtë jetë.
*************
Loku
Se si vjen ajo në derë
Me të madhin gaz
Më mbështjell si me mantel
Dhe s’ më le të flas
Se si vjen ajo në derë
Me mall të pa anë
Dhe shtëpinë që e ka rritur
Si në dorë e e mban
***************
E bukura e dheut
E kisha parë
të Bukurën e Dheut,
Shumë vite të shkuara
e kisha parë,
Në syte e saj gjithë botën,
Shihja si në përrallë.
Tek më kalon pranë,
E Bukura e Dheut sot,
Nuk di se si më erdhi,
Me ty e kam, o Zot.
****************
Besnikëri
Më ka shkrepur në kokë, s’e di
Me një qen do të lidh miqësi
Kush vallë në botë ia vlen
Për miqësi më mirë se një qen?
***************
Qyteti im
Në këtë qytet pa jetë
Në këtë qytet të shkretë
Thashë si do rroj une vetë
Në këtë qytet pa jetë
Në këtë qytet të shkretë
JETOJ DHE 2000 VJET !
****************


7 Prill 2008 @ 11:12 pm
Që më pret Parajsa,
E di vërtet,
Se Ferrin e kalova,
Në këtë jetë.–dmth. te gjıthe shqiptaret do shkojne ne parajse:)))
7 Prill 2008 @ 11:35 pm
Po hë moj aman, ç’keni me erën soji juaj?… Si e ke pendën moj teto Ollgë, të ngre hopa e të gjezdis, e veç kur e sheh që ke vajtur në fund. Falemnderit!
Shumë përshëndetje nga plevitlandi!
8 Prill 2008 @ 12:47 pm
Mos u merzit o te keqen Tetua
Në ate plevitland te ftohte e pa jetë
Tİ JETON DHE 2000 VJET !
8 Prill 2008 @ 6:05 pm
Po, po, Teto Ollgë, s’kemi frikë nga bora, s’kemi frikë nga shiu… aq, 1000 vitet e para janë të vështira, pastaj të tjerat as i ndjen.
p.s. sa shpejt i varrosni këto temat e letërsisë more Adminë!… shyqyr që keni hapur atë vëndin ku sheh peshku komentet e veta, se ndryshe do na kish humbur filli. po s’erdhe te Peshku për 24 orë, o bo i freskët nga fillimi…gjë që mbase s’është dhe e keqe…
Ja shëndet!