Ndikimi i pagjumësisë tek mbipesha
Zeri i Amerikes
13-02-2007
Një ilaç i ri dietik që tani mund të merret vetëm me recetë nga mjeku, shpejt do të shitet pa recetë. Ai pritet të jetë në raftet e dyqaneve në Amerikë dhe vende të tjera para verës… Fëmijët që nuk flenë sa duhet janë shpesh të grindur dhe të papërqëndruar në shkollë. Një studim i ri tani sugjeron se mungesa e gjumit mund të kontribuojë në edipeminë e mbipeshës tek fëmijët në shumë vende.
Në se fëmijët do të shkonin herët në shtrat dhe do të çoheshin vonë, do të kishte më pak të shëndoshë. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar mbi fëmijët dhe gjumin. Studimi i kryer nga Universtieti Northwestern, mori në shqyrtim 2 mijë fëmijë nga mosha 3 deri në 18 vjeç.
Studiuesit i peshuan fillimisht pjesëmarrësit dhe i kontrolluan përsëri pas pesë vjetësh. Studiuesit zbuluan se fëmijët që flenë më pak peshojnë më shumë sesa të tjerët. Në fakt fëmijët që flinin një orë më shumë çdo natë, ishin 20 përqind më pak të prirur për të qënë mbipeshë, pesë vjet më vonë. Regjimi i gjumit luan një rol më të madh për fëmijët midis moshës 3 deri në 8 vjeç.
Ndërsa zgjimi i shpejtë luan një rol më të madh tek pesha e fëmijëve nga 8 deri në 13 vjeç. Studime të tjera tregojnë lidhje midis mungesës së gjumit dhe hormoneve që shkaktojnë urinë. Në këto studime ku vullnetarët u mbajtën pa gjumë, hormoni i urisë që quhet grelin u rrit 24 përqind. Studimet sugjerojnë se gjumi mund të pakësojë rrezikun e mbpkeshës dhe probleme mjekësore që shoqërohen prej saj.
*****
Në farmaci ka shumë ilaçe për humbjen e peshës por një medikament i ri dietik i quajtur Ellai do të jetë i pari që shitet pa recetë nga mjeku. Ai ka provuar të bllokojë yndyrnat. Por mos prisni që Ellai të jetë ilaçi magjik. Përdoruesit duhet të marrin pak kalori, pak yndyrna dhe të bëjnë fiskulturë. Ja sesi funksionon: Ellai bllokon absorbimin e një pjesë të yndyrnave nga zorrët. Njerëzit që përdorin medikamentin por që vazhdojnë të hanë yndyrna, vuajnë nga dhimbje stomaku dhe diareja. Kështu që përdorimi i ilaçit inkurajon ngrënjen me kujdes.
Megjithatë disa kritikë thonë se ilaçi mund të shkaktojë kancerin e zorrës së trashë. Por agjencia e ilaçeve thotë se medikamenti duhet marrë nën vëzhgimin e mjekut dhe se paraqet më pak rrezik sesa sëmundejet e zemrës apo diabeti që shkaktohen nga mbipesha.

20 February 2007 @ 8:24 pm
blendi ke nje gabim te vogel ne ribotimin e artikullit.
amerikanet e kane cdo gje me ilace.
nje kokerr per te te vene ne gjume, nje kokerr per te te zgjuar. nje kokerr per te te ulur nervat, nje kokerr per te te ngritur moralin.
duke numeruar vitaminat, ilacet, kokrrat shtese etj qe nje amerikan merr ne dite, behen rreth 5-10 cope. njoh dike qe ha vetem nje here ne dite dhe pjesen tjeter e ka kokrra me ngjyra te ndryshme.
20 February 2007 @ 8:26 pm
Kokrra, kokrra, ke shume te drejte. Shiko sa reklama ilacesh ka ne TV nga kompanite faramceutike. Shkon tjetri tek mjeku me mendjen e mbushur, “Dua Zoloft” i thote. “Ask your doctor about Lunesta”…
As ata qe shesin Extacy nuk jane kaq te eger.
20 February 2007 @ 8:40 pm
Me duket se bleta donte te thonte qe ke nje fjali anglisht ne artikull
Kjo me siper mund te jete e vertete, por kam pershtypjen qe edhe gjumi i tepert ndikon ne rritjen e peshes.
Sa per ilaçet, bashkohem me ju. Ketu edhe periudhen para cliklit te femrave duan ta kthejne ne semundje dhe kane nje “ilaç” vecanerisht per kete kohe sepse menyra si ndihet femra nuk eshte “normale”.
20 February 2007 @ 8:50 pm
flm. “Cut the paragraph”
Suela, kam nje shok ne pune qe eshte 29 vjec dhe merr nje kokerr dite per dite per urth.
20 February 2007 @ 8:57 pm
Sa per ilaçet, bashkohem me ju. Ketu edhe periudhen para cliklit te femrave duan ta kthejne ne semundje dhe kane nje “ilaç” vecanerisht per kete kohe sepse menyra si ndihet femra nuk eshte “normale”.
.———————–
Uuu po edhe meshkujt, pijne nje kokerr blu..
20 February 2007 @ 9:02 pm
Cudi…frengu mendon te kunderten kur flet per “grasse mantinée”: gjumi te shendosh… Po tek e fundit c’te keqe ka te hapet dhe nje treg i ri me shenjester obezet e pagjume.
21 February 2007 @ 3:11 am
Suela, ato ilacet e ciklit, që përmend ti, janë thjesht për dhimbjet e forta dhe simptoma të tjera, që në fakt shumë femra vuajnë dhe nuk mund të durojnë dot. Nuk është çështja nëse janë ‘normale’ apo jo, por sido që të jetë, kur ka diçka që të heq dhimbjet e tmerrshme dhe të lejon të merresh me veprimtaritë e tua ditore pa e torturuar veten, pse të mos e marrësh
Gjithashtu, këto ilaçe janë thjesht acetaminofen ose ibuprofen, të njëjtat substanca që gjenden nje Advil dhe Tylenol. Janë thjesht painkillers.
Sa për pagjumësinë dhe mbipeshën, ky megjithëse është një zbulim i ri, është një fakt i provuar, dhe është përmendur nga çdo agjensi e akredituar lajmesh, jo vetëm në Amerikë, pro edhe ne Evropë. Një shembull : http://news.bbc.co.uk/1/hi/health/4073897.stm
Përshëndetje të gjithëve, është hera e parë që hyj këtu, shpresoj tja kalojmë sa më mirë.
21 February 2007 @ 3:42 am
Mireseerdhe!
Gjume te embel.
21 February 2007 @ 10:15 am
Faleminderit
Mirese ju gjeta!
21 February 2007 @ 5:11 pm
nje shembull i bukur per studimet amerikane qe dalin here pas here:
nje staticien tha “Mund te provoj se cdo ushqim eshte shkak i sjelljes se vdekjes njerezore. P.sh. 90% e te vdekurve amerikane te vitit te fundit kane ngrene peshk ton te pakten nje jave para se te vdesin. d.m.th. mos hani me peshk ton.”
Mbipesha amerikane qe tani po perhapet edhe ne Evrope, eshte pasoje e ndryshimit rrenjesor te jetes se perditshme. Gjumi eshte nje nga faktoret kryesore qe ka ndryshuar, por kjo nuk do te thote qe te tera fajet i ka ai dhe qe eshte celesi i rinovimit te njeriut.
te tera keto lloj studimesh sidomos kur shoqerohen nga reklama kokrrash, pluhurash e lengjesh cudiberese, me bejne shume skeptike.
21 February 2007 @ 5:13 pm
Saranda, nuk e kisha fjalen per ilacet qe perdoren per dhimbjet, po flisja me shume ne lidhje me rreklamat ne TV. Advilit dhe Tylenolit nuk i bejne rreklame ne lidhje me ciklin e femres. Nuk flas as per Midol. Jane ilace te tjera qe luftokan simptona qe shfaqen tek femrat gjate kesaj kohe (sic i ciliesojne perfaqesuesit e firmave farmaceutike); depresioni, agresiviteti, deshira per te ndenjur vetem, pakenaqesia me gjithshka perreth etj etj.
21 February 2007 @ 5:27 pm
http://www.thisismoney.co.uk/news/article.html?in_article_id=417661&in_page_id=2
21 February 2007 @ 5:30 pm
Une per pushime fjeta 8 ore gjume :(, u dobsova u bera skile