Identifikohu



Regjistrohu

Ndihmo formulimin e peticionit kundër dhunës greke

UPDATE: Peticioni eshte gati. Kliko ketu per ta pare dhe firmosur.

Me sugjerim të disa pjesëmarrësve të Peshkut (shiko komentet e këtij shkrimi), kemi nisur formulimin e një peticioni të drejtuar autoriteteve europiane kundër dhunës së institucioneve greke ndaj shqiptarëve, e demonstruar kjo në videon e bujshme të para disa ditëve (shiko videon këtu).

Nëse doni të ndihmoni formulimin sa më të saktë të peticionit, mund t’a bëni këtë duke ndjekur udhëzimet më poshtë:

Teksti i peticionit ndodhet tek kjo faqe:

http://writeboard.com/64fe6fe47e13465fa

Për t’a parë dhe redaktuar tekstin, do t’ju nevojitet ky fjalëkalim (password): tirana

Pasi t’a keni hapur tekstin ju ftojmë të klikoni butonin “Edit this Page” për të bërë modifikime ndaj tekstit. Për cdo modifikim që bëni, ju lutemi të lini emrin tuaj.

Nëse doni të lini një shënim për tekstin, apo nëse nuk jeni të sigurtë për sugjerimin tuaj, mund të lini komente, ose këtu ose në faqen e redaktimit të peticionit.

Teksti është për momentin në anglisht, por sugjerimet tuaja mund t’i bëni në shqip. Teksti do të jetë i hapur për redaktime për rreth 12 orët e ardhshme, prandaj ju lutemi t’i hidhni një sy sa më shpejt nëse e keni në plan. Nesër, do fillojë firmosja e peticionit, këtu, tek Peshku pa ujë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

102 Komente

  1. Darien thotë:

    20 Qershor 2007 @ 6:36 pm

    Bravo Peshku!

    Teksti duket i posacem. Do ze rradhe ta firmos i pari kete peticionin.

  2. Kotherja thotë:

    20 Qershor 2007 @ 6:50 pm

    Nuk e shoh. Mos e keni te pambrojt ? :)

    Kontrolloni adresen e mail. :)

  3. tomi korca thotë:

    20 Qershor 2007 @ 6:57 pm

    …You have attempted to reach a site on the Internet to which access has been blocked…..
    Nuk e shikoj dot kur te kthehem ne shtepi do ta shikoj. Cfare faqe eshte kjo qe puna ma ka bllokuar?

  4. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 6:58 pm

    Eshte aty tani. Dikush e kishte fshire…

  5. Kotherja thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:01 pm

    Maskarai ! Qelbaci ! ;)

    Isha une, bera nje shaka.

  6. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:01 pm

    Ky eshte drafti i pare qe eshte formuluar nga Penari dhe ku ka shtuar Blendi. Po e ve ketu meqe ka nje prob. te vogel per momentin. Mbi kete mund te shtoni gjera qe mendoni se duhen permendur. Kini parasysh qe eshte peticion, jo hartim. Shkurt, paster, qarte:

    Drafti perfundimtar do perkthehet edhe ne shqip per ata qe nuk flasin anglishten. Firmosja nis neser.

    Greece Should Respect Human Rights

    *PETITION*

    To: European Parliament, European Council

    Dear all,
    Last week, Greek media revealed a video that showed two Albanian teenagers held in an Athens police station, being physically and psychologically abused and humiliated by Greek police officers. The teenagers were forced to slap each other violently for five minutes, under the urges and orders of the officer. These graphic images of human rights abuse exemplify the systematic discrimination of Albanian citizens in Greece. This sort of subhuman treatment of emigrants has gone on in Greece for far too long.

    We believe that European authorities should distance themselves from such behavior, especially when it is done within the auspices of government agencies. This is why we ask of you to publicly denounce these events and file an official complaint with the Greek government, condemning the discrimination of Albanian citizens by Greek institutions and asking them to take long-term steps against systematic discrimination in Greek society. These chronic displays of Greek Xenophobia need to stop immediately. As part of EU Greece needs to show an example of civility and tolerance, instead we are faced with backwardness and torture.

    We believe that this institutional violence against individuals is wrong and inhuman. Europe is no place for such an outrageous violation of human rights and human dignity. We are revolted by the way our co nationals are often beaten and sometimes killed in Greece only because they are Albanians. We are certain you feel the same way, and we hope you can make your feelings publicly known in order to pave the way for a fair, peaceful and just future in Europe.

    The aforementioned video can be found here: http://www.youtube.com/watch?v=gCc7xc8hxDQ

    Signed,
    Members of “Fish out of Water”, a virtual community of Albanian citizens.

  7. OFC-B thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:13 pm

    Ok, jam njecik konfuz. A nuk u konstatua se ato dy plerat qe po rrifeshin nuk ishin Shqiptare? C’eshte ky peticion me tendecione infantile?!! Me teper, nqs keni shkruar (ose lexuar) nje peticion, duhet te merrni parasysh qe eshte e nevojshme qe peticionet te mbrohen dhe te paraqiten me fakte, jo: “We are revolted by the way our co nationals are often beaten and sometimes killed in Greece only because they are Albanians.” Kush jane keta njerez? Kur jane vrare dhe prere? Ku jane faktet? Mos u beni objekt shakash ne parlamantin Europian.

  8. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:16 pm

    Gramoz Palushi rrotullohet ne varr!
    Mendoj se Parlamenti Europian nuk ka nevoje per fakte se nuk po ben hetim. Ky eshte PETICION. Fundja prandaj po kerkohet kontributi i te gjitheve. Po dite ti me mire se kaq, na ndihmo!

    Faktet jane kudo:

    http://www.greekhelsinki.gr/bhr/english/special_issues/ai-ihf-torture-background_rel_texts.html

  9. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:30 pm

    Blend,
    Mendimi im eshte te fokusohemi tek fakti i videos. Historite e vjetra jane subjekte per studime, jo peticione. Peticioni duhet te rrahe vetem faktin qe videoja eshte diskriminim dhe poshterim i dinjitetit njerezor. S’duhet te shperndahemi shume.
    Une jam me OFC-B, ajo fjalia “we are revolted…” eshte shume pergjithesuese. le t’i mbahemi fakteve.

  10. Darien thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:43 pm

    Videoja e fundit eshte fakti me i fresket por nuk ka asnje gabim qe nepermjet ketij peticioni te perfshihet edhe dhuna qe ushtrohet qysh prej 1990 ne Greqi mbi shqiptaret.

    OFC-B jep mendimin tend pa paragjykuar shume shkrimin e Blendit.
    Edhe njehere ky eshte peticion dhe ne nuk jemi nje trup hetimor per te mbledhur te gjitha faktet. C’do shumice etnike mund te beje nje peticion pa patur nevoje per te dhene edhe oren e daten e cdo akti dhune, prandaj eshte peticion - sepse c’ka shkruhet aty eshte pranuar nga SHUMICA qe e ka firmosur. Duke u bazuar tek kjo shumice cdo institucion duhet ta konsideroje kete ankese deri ne nje fare shkalle.

    Penar,
    fokusimi vetem tek kjo video perjashton pranine e dhunes se vazhdueshme mbi shqiptaret duke e bere kete rastin e fundit si nje rast te izoluar. Eshte shume e rendesishme te paraqitet si nje proces qe ka qene prezent prej 17 vitesh dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

  11. klajdevour thotë:

    20 Qershor 2007 @ 7:58 pm

    eshte e vertetuar tashme se njeri prej tyre ishte shqiptar, tjeter rus me banim ne greqi. Me duket se ky eshte versioni zyrtar.

    Kur thuhet: systematic discrimination in Greek society, mendoj se do ishte me serioze dhe me korrekte, te permendeshin fakte dhe raste te kaluara qe perforcojne pohimin e mesiperm.

    per te tjerat me duket ok,

  12. lola thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:00 pm

    Une mendoj se rasti i fundit i videos duhet te paraqitet si motivi qe stimuloi edhe kete peticion, por nuk kane pse mbeten jashte saj, pa u permendur edhe disa raste te tjera me tipike, ne te cilat ka pasur reagime nga opinioni, por edhe nga zyrtaret e te dyja shteteve

  13. OFC_B thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:22 pm

    Darien, faleminderit qe i dhe drite analizave tona. Por fatkeqsisht, bere disa deklarata koti. Me sygjeron qe une te mos paragjykoj, por ne te njejten kohe ti gjen nevojen te me kunderpergjigjesh (me paragjykim.) Nejse, qe te mos dalim nga tema… per te qene pak me shum realiste, ky peticion (ashtu si e kuptoj une) eshte qe ti terrheqi vemendjen institucioneve Europiane dhe internacionale mbi nje problem qe ka per baze te drejtat themelore te njeriut. Bukur! Tani, problemi eshte pak me i nderlikuar…sepse, ashtu si po gjejm ne kohe per te shkruar kete peticion per nje (apo disa, mase edhe shume) incidente- ne te njejten kohe edhe disa Greke, apo Italiane (per mos permendur edhe disa Amerikane) mund te shkruajn nje peticion per Shqiptaret qe i kane futur ne shtepi, i kane mbajtur me buke ateher kur vendi i vet nuk i mbante dot, dhe si shperblim moren abuzime nga me te ndryshmet. Nqs do ndodhte kjo, do kishim nje lufte qesharake “peticionesh.” Me thoni se ku duhet te shkoj une te shkruaj nje peticion per vellain tim qe e rrafen policet shqiptare veren qe kaloi me mendimin se ishte dikush tjeter???

  14. zzzz Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:27 pm

    OFC_B thotë: Me thoni se ku duhet te shkoj une te shkruaj nje peticion per vellain tim qe e rrafen policet shqiptare veren qe kaloi me mendimin se ishte dikush tjeter???
    ———————–

    Ti goc duhet te shkosh ne Greqi te marresh per burrë nje grek, dhe dhente ‘Krishti’, te trashegoheni me dy grekë te vegjel …..

  15. Miss Larson thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:29 pm

    Une sugjeroj qe ti OFC B te mos e firmos3esh. Qenke tper i shqetesuar per skenare imagjinar.

    Penar mendoj se ne rast se do fokusoheni vetem te NJE video, dhe do harroni pa permendur dy dekada abuzim, nuk keni qelluar ne shenje.
    Jam gati te firmos sido qe te behet por perderi sa keni perdorur fjalen “sistematike” duhet te mos mjaftoheni me nje rast te vetem.

  16. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:36 pm

    Sapo u ktheva dje nga Greqia. Mua mu duk sikur ajo ndarja e madhe shqiptar-grek ishte zbehur. Kudo qe shkoja me pyesnin nga je? dhe une u pergjigjesha nga Alvania, megjithese isha nga jugu me origjine nuk me pelqente t’u toja nga Vorio-epir. nuk e di dicka me shtynte nga brenda qe ta beja kete, ndofta ajo krenaria e shqiptarit te Amerikes.

    Sapo u thoja keshtu fillonin e hapeshin qe edhe ata kishin rrenje nga arvanitasit e vjeter.

    Mua mu duk sikur grek e shqiptar tani jane bere nje ne Greqi. Askush nuk me perbuzi se u thashe qe jam alvanos dhe jo vorioepirot.

    Me sherbyen shkelqyeshem. Te gjitha jane te medias dhe asgje me teper. Miq grek e shqiptare erdhen plot ne shtepi te me takonin pa me diferencuar aspak qe isha me origjine nga Alvania.

  17. OFC-B thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:40 pm

    zzzz… tipike dhe asgje e papritur…mentalitet i deshtuar.
    Miss Larson: pret te te jap fakte qe mos e quash skenarin tim imagjinar? Nuk me ze meraku aq shum sa te humb kohen. Shko dhe firmos “sido qe te behet…” ndiq turmen, bej si bejn te tjeret. Misherimi i kolektivitetit socialist. Edhe sikur te mos besosh fare te ajo qe esht shkruar, ti perseri “si do qe te behet” mos harro te firmosesh. Puuuuuuu

  18. Pjer Thomas thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:46 pm

    Blendi, te pergezoj per inisiativen. Ti/personi jot , me kujton rinine time, ku dhe une indinjohesha e shkruajsha, mirpo tani ne “pleqeri” i shoh gjerat me nje sy tjeter nga ç’i sheh ti. Mendoj se te protestosh per nje gje, nuk eshte nevoja te mbledhesh sa me shume firma, apo ta masivizosh. Jo. E ndjen qe eshte bere nje padrejtesi, i shkruan atij qe deshiron ti , pa i perfshire te tjeret ne inisiativen tende, sepse jo te gjithe e ndjejne si ti apo si une dikur. Nuk dua kurrsesi te te demoralizoj, por ta them nga eksperienca ime, se kam tere jeten qe kam luftuar kundra socializmit e kapitalizmit shqiptar, kundra burokracise shqiptare e perendimore, dhe shoh me keqeardhje se zjarrmi spontan i ndershem i imi (dhe i shume te tjerve kudo, siç dhe i joti tani) , pak perfillet , per te mos thene se shperfillet e luftohet nga qarqe qe komandojne ekonomine e politiken, legjislativin dhe ekzekutivin, ne rang lokal apo kombetar. Nuk po permendim peco-groset qe perpiqen te komandojne e kontrollojne ne rang nderkombetar. E di qe do t’me kundershtosh ketu, dhe nuk ta hedh poshte, sepse e di , qe; pikerisht lufta (jo me arme), protestat e individeve dhe organizatave te ndryshme kudo, mbajne nen frenim shtetet, policite, peco-groset, te mos rreshqasin ne diktature. I detyrojne organizmat shteterore, te vihen ne levizje.

  19. zzzz Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:52 pm

    OFC-B thotë: zzzz… tipike dhe asgje e papritur…mentalitet i deshtuar.
    —————-
    Po pse mëj nuk don te martohesh me nje grek ti, edhe te besh disa greqër te vegjel (se edhe ashtu kane nevoje te rrisin lindshmerine ata). Jo keshtu goc jo keshtu, do te zemerohen greket pastaj …..

  20. Miss Larson thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:53 pm

    Ishte shprehje e konfidences time ne gjykimin e ketyre cunave qe kane marre nismen, jo e hapur per interpretime abuzive.

    I/e dashur, nuk pata qellim te te irritoj, desha vetem te them qe kjo iniciative eshte per ata qe e perkrahin, ti e ke shume te lehte zgjedhjen tende: MOS FIRMOS. Pse duhet ta komplikosh kaq shume? Une nuk po te paragjykoj, por une nuk kam pse te perqeshem per ate qe une besoj/mbeshtes.

  21. detijon thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:06 pm

    OFC-B

    Nje italian e rrafen ne Vlore para disa vitesh se kujtuan se ishte shqiptar qe fliste italisht….E zbriten nga makina ku ishte me gruan e tij shqiptare te cilen nuk e besuan kur u tha qe eshte italian. Arsya ishte: “Kujt i shet mend ti’

    Policia greke ka me qindra raste akte brutaliteti te palejueshme per nje shtet ne BE. Por ne shqiptaret nuk jemi kaq te vecante, kane ngrene dru plot edhe grek, qofte ne vende publike qofte neper rajone policie. Mos tu biesh ne dore kafsheve, se me te vertet nuk kane nacionalitet.

    Nuk kam kundershtim per peticionin, mendimi im eshte qe fakti qe nje nga personazhet kryesore nuk ishte shqiptar, duhet te ndryshoj pak permbajtjen e peticionit.

  22. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:15 pm

    Para 9 vjetesh femijet e mij pikerisht ketu ne U.S.A. 11 dhe 13 vjec u rrahen eger nga vete bashkepatriotet e tyre shqiptare, pothuajse te nje moshe sepse flisnin shqipe te thyer (si te ardhur nga Greqia) dhe jo te kulluar si ata qe sapo kishin ardhur nga Shqiperia.

    Kudo ne bote, pyll pa derra nuk ka………..po ja qe neve na pelqen te merremi ca me shume me keta derrat e Greqise.

  23. detijon thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:27 pm

    Nuk ka diskutim qe shqiptaret diskriminohen ne Greqi. Edhe pse nacionalistat shqiptare do te preferonin qe ky diskriminim vjen nga historia shumevjecare e popujve fqinj, e verteta eshte krejt ndryshe: E para shqiptaret jane grupi me i madh emigrant ne Greqi, dhe si ne shume shtete te tjera akoma me te zhvilluar se greqia, emigrantet behen preh e shume padrejtesirave dhe e dyta, qe vitet e para shqiptaret nuk lane supermarket pa vjedhur. Me mire te te dali syri sesa te te dali nami, keshtu thone.

  24. Aiglon thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:33 pm

    Une do te isha per nje model te tille, me formal. Shtoni ide te tjera, 1 2 3 4 5.

    To :
    Mr. Jose Manuel Barroso, President of the European Commission
    Mr. Terry Davis, Secretary General of the Council of Europe
    Mr. Thomas Hammarberg, Commissioner for Human Rights

    Attention:
    European Committee for the Prevention of Torture and inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT)

    Last week, Greek media revealed a video that showed two Albanian teenagers held in an Athens police station, being physically, psychologically abused and humiliated by Greek police officers. This was a perfect example of the systematic discrimination of Albanian immigrants in Greece. Hereby:

    In the memory of Gentian Çeleniku (20 years old), Bledar Qoshku (23), Ramiz Saliaj (21), Vullnet Bytyçi (18), Luan Bërdëllima (20) and hundreds of other immigrants killed and tortured by Greek police officers during the last 17 years,

    Based on the Preambule of the Treaty establishing a Constitution for Europe where is said that “DRAWING INSPIRATION from the cultural, religious and humanist inheritance of Europe, from which have developed the universal values of the inviolable and inalienable rights of the human person, freedom, democracy, equality and the rule of law,” and that “CONVINCED that, while remaining proud of their own national identities and history, the peoples of Europe are determined to transcend their former divisions and, united ever more closely, to forge a common destiny,”

    Believing in a future when Albania will be a partner of Greece within the European Union, in a future when our two countries will cooperate based on common economic, political and social interests and that the actual treatment of the Albanian immigrants in Greece seriously undermines the construction of a such a future,

    Assuming that the European Union and the Council of Europe distance themselves and condemn any kind of inhuman treatment and consecutively ask from their members States the total respect of human rights,

    Based on Article 1 of the European Convention for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment stating that “The Committee shall, by means of visits, examine the treatment of persons deprived of their liberty with a view to strengthening, if necessary, the protection of such persons from torture and from inhuman or degrading treatment or punishment.”

    We would like to draw your attention on :

    1. The inhuman and degrading treatment to Albanian immigrants from the Greek police officers

    2. The immediate necessity to lead an inquiry into the mistreatment of Albanian immigrants in Greece and that such a by the European Committee for the Prevention of Torture and inhuman or Degrading Treatment or Punishment
    3.

    4.

    5.

  25. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:35 pm

    E si te mos vidhnin kur nuk e kishin idene se c’ishte supermarketi dhe ne te njejten kohe vuanin per buken e gojes, flasim per vitet 90. Djali im 3 vjec mori makine te vogel loder ne supermarkatin e Athines, se kujtonte se te gjitha ishin falas dhe mund te merrje c’te doje po qe se te pelqente.

    Une ne Amerike dhe shoh amerikane te moshuar qe mbushin xhepat ne supermarket. Kush nuk ka te haje gjithmone do te vjedhe……… lufta per ekzistence.

  26. detijon thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:40 pm

    Pa diskutim,

    po fatkeqsisht na doli edhe nami,,, tani themi se greku na urren nga historia mijravjecare. Kurse ne shqiperi gjejme epitete nga me te ndryshme per bonoret e pjeses veriore ngaqe ne jemi me “pak” racist se greku.

  27. Darien thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:43 pm

    OFC-B

    Eshte e panevojshme te komentojme me tej, por komenti im erdhi si kunderpergjigje ndaj uljes qe i bere inisitives kaq te sinqerte dhe te domosdoshme se blendit e gjithe peshkut.
    Paragjykimi eshte i dukshme tek shprehje si:
    “..C’eshte ky peticion me tendecione infantile?!!..”
    Nismetari i ketij peticioni tha hapur se pret rekomandime prej kujtdo por ti edhe une s’duhet ta nenvleftosjme c’ka ai ka shkruar deri tani.
    Thjesht jep opinion tend pa bere paragjykime.
    Je ti ai qe ben paragjykime dhe jo une.

    Je ti ai qe ben komente “koti” duke na sjelle rastin e vellait tuaj. Rast i atille nuk perben dhune sistematike te ushtruar nga policia shqiptare. Ai rast duhet ndjekur me drejtesine e shtetit shqiptar dhe s’ka nevoje per peticion.

    Dhe kur na sjell ate faktin se shqiptaret kane abuzuar greket kur keta te fundit i kane mbajtur me buke….a mos do te thuash se perbuzjen e grekeve atje, shqiptaret e kane per hak???
    Nese je i ketij mendimi atehere me te vertete MOS e firmos peticionin.

  28. zzzz Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:56 pm

    detijon thotë: Edhe pse nacionalistat shqiptare do te preferonin qe ky diskriminim vjen nga historia shumevjecare e popujve fqinj, e verteta eshte krejt ndryshe
    —————–
    Po hë mo detijon, na trego se si na qenka e vërteta krejt ndryshe? Dhe kur je te e treguara, po te duash, na trego se pse çamët u shkuan ne thikë dhe u dëbuan nga tokat e tyre? Apo se ndoshta edhe çamët ishin ‘emigrantë’ që nuk lanë ’supermarket pa vjedhur’? Eh ………..

  29. GEORGE thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:00 pm

    Duket sikur po behena qaraman dhe pa nje arsy te shendosh.
    hajdutet nuk i do njeri as ne Shqiperi.
    mendo sikur nenes te Tomit (me falni Tomi se mora vec nji shembell)ti rembente canten dhe ta zvariste ne toke ndonji femije grek cka do bente Tomi ?
    Mund te vepronte me keq se polici ne fjal.

  30. Aiglon thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:02 pm

    ZZZ, a eshte vallle vendi ta kthejme forumin ne chat???

  31. zzzz Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:04 pm

    Ky nuk eshte forum por blog, dhe meqe u inkuadrove edhe ti ne ‘chat’, a je ne gjendje ti pergjigjesh pyetjes qe bera?

  32. detijon thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:07 pm

    zzzz,

    une ta tregova mendimin tim. Nuk besoj se diskrimini aktual (17 vjecar) i shqiptareve vjen nga historia e camerise.

    Po shqiptaret pse i diskriminonin camet nje jete te tere, apo se ua kishin qare hallin (cam i pabese, me thike ne brez) se me vjen edhe turp ta shkruaj.

  33. Asterion thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:19 pm

    Ka disa gjera qe duhen saktesuar, para se te afishohet peticioni per nenshkrim:

    Eshte e vertete qe te dy te keqtrajtuarit kane qene shqiptare? Flitet qe njeri prej tyre ka qene rus, ose kazak. Shkelja e te drejtave te njeriut eshte e njejte, por edhe teksti i peticionit duhet te jete i qarte ne kete pike. Eshte shume fisnike qe komunitetet shqiptare te Internetit te mbrojne edhe te drejtat e imigranteve kazake ne Athine, por besoj se prioritetet jane te tjera…

    Me e rendesishmja: a ka ndonje prove cfaredo qe polici grek t’i kete keqtrajtuar dy te arrestuarit SEPSE ata jane shqiptare, dhe jo sepse, bie fjala, jane rrugace ose per ndonje arsye tjeter? Kjo eshte me e rendesishmja, sepse krejt fryma e peticionit te Peshkut mbeshtetet mbi kete hipoteze.

    Ne te vertete, kush e sheh videon, sheh vetem policin qe abuzon me dy te arrestuar. Videoja kete provon. Te tjerat jane hipoteza, qe duhen mbeshtetur me argumente. Po sikur ata te dy te kishin qene edhe hajdute edhe gay, valle do te ngrihej edhe ndonje shoqate gay qe te protestonte se policia greke eshte anti-gay? Po sikur njeri te kish qene edhe pingpongist, do te protestonte Federata Nderkombetare e Ping-Pongut?

    Arrestimi i tyre nuk u be gjate ndonje aktiviteti shqiptar ne Athine; psh. ndonje demonstrate ose ndeshjeje futbolli me nje ekip shqiptar, ose ne ndonje klub ku grumbullohen shqiptaret, ose ne ndonje vend ku rrine shqiptaret per te kerkuar pune. Me sa eshte thene, keta u arrestuan ne flagrance, pasi kishin vjedhur nje grua ne rruge. Nuk me duket se ka ASGJE shqiptare ne aktin e tyre, as ne motivin e arrestimit. Madje me duket se duke i meshuar identitetit etnik te ketyre te dyve ne peticion, sikur e perforcojme stereotipin se shqiptaret jane hajdute rrugesh.

  34. zzzz Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:21 pm

    Detijon i shmangesh pergjigjes. Une te pyeta: pse çamet u masakruan ne menyren me çnjerezore dhe u spastruan etnikisht nga tokat e tyre? Pse shteti grek edhe sot e kesaj dite nuk e lejon kthimin e tyre ne trojet e veta? Pse Greqia e mban ende ne fuqi ligjin e luftes me Rep. e Shqiperise? Ngase s’kane asgje kunder shqiptareve?
    Ti perpiqesh te arsyetosh veprimet e grekeve me preteksin se greket s’kane asgje kunder shqiptareve, por vetem kunder emigranteve qe vjedhin apo bejne gjera te ngjajshme, gje qe s’eshte aspak e vertete.

  35. tomi korca thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:22 pm

    Petiocion eshte i mire disa mendime
    se pari Thuhet —–two Albanian teenagers held in an Athens …
    Jeni te sigurt qe te dy ishin Shqiptare? Kishte komente se disa thane njeri ishte shqiptar. Duhet kujdes me faktet.
    Se dyti Thuhet …..These chronic displays of Greek Xenophobia need to stop immediately. …..
    Ne nuk urdherojme ne kerkojme mendoj une keshtu qe mbase duhet gjetur nje gjuhe me e mire per ta shprehur kete
    Se treti Perkthimi Duke e perkthyer nga shqipja jemi perpejkur te shprehemi si ne shqip.
    Se fundi pajtohem me Penarin ti qendrojeem faktit te videos dhe te mos bejme shume histori Mendoj se del me serioze

  36. adriatik thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:27 pm

    E quaj me shume vlere kete nisem te organizatoreve te “peshkut”. Draftin me siper e lexova dhe me sa kuptova mu duk konciz dhe nje kuader shume i pershtatshem per te bere ndryshime ne drejtimin e berejes se ketij peticioni sa me te forte dhe me nje dinjitet e kulture te larte.

    Une kam keto mendime: 1- Peticioni te permbaje 2-3 apo edhe kater ngjarje te renda te faktuara gjate ketyre 17 vjeteve dhe videoja te paraqitet si kulm i veprimtarese se anti shqiptare dhe rraciale ndaj minoriteteve (pervec camerise, paskemi pasur edhe 15 a me shume fshatra shqiptare me mbi 30 mije banore ne zonen e Marices a Evros).

    2- Peticioni te permbaje vleresimin e videos si deshire atavike te zoterinjeve greke per te detyruar shqiptaret skllever me anen e lanisteve te tyre ne polici, te luftojne me njeri tjeterin(besoj se te dy jane shqiptare, ndofta njeri eshte me pashaporte greke dhe perdoret per te ulur efektin negativ). Lanista= (fjale latine), pronar skllevrish qe i meson dhe i detyron te luftojne per argetim. ps. nuk besoj te kete pergjegjsen e vete ne anglisht por ne se perdoret ne peticion, te perdoret thjesht “lanista”.

    Nuk besoj fare se jam nje njeri qe mund te vleresoj plotesisht angelishten me te pershtatshme te shqiptareve, por ne peshk ka persona qe e njohin me themel gjuhen ndaj atyre u bje detyra me e veshtire per ti permbledhur faktet brenda nje hapesire te vogel me me llogjike te hekurt.

    Keto ishin mendimet e mija por jam i sigurte se ka mendime edhe me te avancuar per te shprehur me dinjitet indinjaten ndaj fyerjes kombetare qe na bejene greket. Jane pikerishte moshat me te reja qe e kane psuar nga ky poshterim dhe ata flasin me bukur. Edhe po te mos jem gjalle, firmen time vendoseni.

  37. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:30 pm

    Me acarojne minimizuesit probleme, ata qe thone keshtu ndodh gjitheandej, ata qe fajesojne viktimat dhe ata qe duke qene se ja kane kaluar mire diku apriori heqin mundesin qe dikush tjeter te kete vuajtur.
    OFB-C Paulin Papuçiu eshte shqiptari adoleshent i rrahur barabarisht nga policia greke dhe i filmuar per tua treguar te tjereve si heroizem shume infantile kjo…. me minimizuesit nuk po merrem gjate… kalojme te propozimet

    1)Me 27 qershor perkujtohet gjenocidi grek ndaj çameve 5 mije te vrare (burra, gra femije) dhe mijera te debuar. 4 Miliard dollare pasuri e sekuestruar jashte çdo ligji mbi te drejtat njerezore. Ju lutem shtojeni dhe kete, edhe per ata qe thone se diskriminimi nisi vetem para nje jave, te cilet sigurisht duhet te dine se shqiptaret kane qene gjithmone komuniteti me i madh i huaj nen shtetin grek. Ketu ne daç citoni Mithat Frasherin per genocidin e 1923, ne daç perfaqesuesine SHBA-se ne SHqiperi me 1945

  38. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:33 pm

    2)
    Komuniteti Grek i Helsinkit, ka nje sere materialesh shume interesante, po ju propozoj disa…
    Case 74. AFRIM SALLA, Kastoria, 4/6/2001 AGED 15, WOUNDED. as
    Ky djali eshte i paralizuar jeton ne elbasan…

  39. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:34 pm

    http://66.102.9.104/custom?q=cache:QGFs6rjWH7MJ:www.greekhelsinki.gr/bhr/english/special_issues/ai-ihf-torture-background/At%20the%20border.doc albanian&hl=en&ct=clnk&cd=4 ne kete link gjeni :
    Late at night on 13 June 2001 Greek border guards reportedly arrested some 30 Albanian men who were attempting to cross into Greece, and forcibly returned them within hours to Albania via the Krystallopigi/Kapshticë border-point. On their return the Albanians complained that they had been severely beaten by the border guards, and four of them were urgently admitted with severe bruising to hospital in Bilisht (Albania). They also complained that the border guards had taken their money as well as other valuables. Albanian and Greek officials subsequently held meetings, which reportedly resulted in the return of the money and an undertaking by Greek officials to start criminal proceedings against two (possibly three) border guards.

    One of those who made a written deposition at Korça Prosecutor’s Office was Astrit Lleshi, from Rukaj village, Burrel district. In this statement he alleged that following his arrest, border guards took his money and “began to kick us and beat us with rifle butts; they took the food we had brought with us and threw it to dogs”. Another was Kastriot Rrapi, from Arëz village, Mirdita district. In his complaint he wrote: “At the frontier, some Greek border guards came towards us. They ordered us to lie down; three of my friends ran away, but they caught me and began to kick me and beat me with rifle butts about my head and body. Afterwards they took me to the barracks, and took the money I had on me … they held me for about an hour. At 1am on 14 June 2001 they brought me to the Albanian customs post and we immediately went to the [Albanian] police and told them what had happened. The police took the necessary measures and brought me to hospital.”

    A third, Dashamir Troshku, from Fier district, wrote that after arrest, he and three friends were taken by border guards to barracks where they were held with others who had been arrested — some 30 men in all. “They collected all our bags of food and took away our money …Then they began to beat us with rifle butts and kick us. They beat us from midnight [of 13 June] to 1am on 14 June, when they brought us to the customs post.” A forensic medical report recorded that Dashamir Troshku was examined in Bilisht on 14 June 2001. The report noted that he complained of stomach pains and had bruising on his stomach, back and shoulders, and concluded that these injuries had been caused by beating with a hard instrument.

  40. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:37 pm

    Per me tej kontrolloni ketu
    http://www.greekhelsinki.gr/bhr/english/index.html
    Keni rastet e Vullnet Bytyçit dhe shume te tjereve. Me sa kujtoj pas vrasjes se Vullnetit pati nje peticion te ngjashem drejtuar qeverise greke, mund t’i referoheni edhe atij nese e gjeni ne internet… u mblodhen mijera firma atehere

  41. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:39 pm

    COMMITTEE AGAINST TORTURE CAT/C/CR/33/2
    Thirty-third session 26: November 2004: 15 26 November 2004: Original:English

  42. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:44 pm

    mund te vazhdoj nje jave rrejsht me postime imagjinoni Afrim Salla eshte rasti i 74 dhe kjo ishte ne 2001 dhe behet fjale vetem per rastet e renda… si Vrasja e Luan Berdellimes, nga berati
    ose shihni kete, kete e rrahen sepse denoncoi ne policin greke ne lesbos se ndersa donte te hynte ne nje bare nuk e kishin lejuar per motive racore….
    1. Excerpt from the September 2002 AI-IHF Report: “Greece: In the shadow of impunity – Ill-treatment and the misuse of firearms.”
    ARJAN HODI

  43. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:49 pm

    Diskush ka vuajtur pa te drejte.
    Struktura shteterore greke kane dale jashte funksionit te tyre dhe kane kaluar limitin qe ndan shtetin nga krimi.
    Peticionet duhen bere.
    Mund te jete thjesht nje formalitet, por duhen bere.
    Ka shume gjera qe perbejne formalitet. Por ja qe jane.
    Pastaj se sa do funksionoje, eshte dicka tjeter.
    E rendesishme eshte qe te behet.
    Gjej rastin pra per ta pershendetur.

    Edhe une mora nismen dhe i shkrova Corriere della Sera-s nje leter rreth lajmit fallso qe kishin shkruar ne faqe te pare per oren “e humbur” te Bushit.

    Nuk m’u pergjigjen.

    Dhe une isha shume i edukuar.

    Te jene prekur valle per faktin se ju shkrova se “shqiptaret nuk besoj se do kene as Boom-in, as Albanian-Design dhe as te madhin Scorzese per te bere qe bota te harroj veshtiresite e te shkuares”

    Nuk ka shume lidhje me temen, por edhe mund te kete.

    Urime sdq.

  44. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:49 pm

    Postimi i fundit: Te ky linku gjeni te renditura disa raste dhune, sidoqofte shume me pak se sa kane ndodhur

    http://greekhelsinki.gr/bhr/english/special_issues/ai-ihf-torture-background/
    Klikoni dhe lexoni se “sa pak ndryshime ka mes shqiptareve dhe grekeve”

  45. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 10:53 pm

    Penar se sheh qe nuk na besojne as shqiptaret…. Nje raport dhune i permbledhur mund te jete pjese e peticionit, tregon qe nuk eshte problem i vecuar

  46. IlirianI thotë:

    20 Qershor 2007 @ 11:01 pm

    Une propozoj qe ne textin e peticionit te shtohet edhe kjo thenia e dites qe paska nxjerre ki Bashkimi per Dullen…

    Atehere Europa do te sqarohet krejtesisht…

  47. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 11:11 pm

    Une po shpresoj se ti Ilirjan do na japesh ndonje ide te vlefshme. Jam i tropitur nga polemikat pa fund dhe pa bereqet. Kerkesa ime eshte e sinqerte.

  48. tomi korca thotë:

    20 Qershor 2007 @ 11:45 pm

    Blendi, Une nuk e di cilat jane rregullat qe jane vendosur per te shkruar petiocion. Por mendoj se deri sa te mbyllen debatet ( per kete duhet shenuar nje afat) keshtu do te jete. Disa mendime me bereqet e disa pa bereqet varet si i shikon. Por mendoj se pas ketij afati dikush duhet ti mbledhe tere mendimet dhe mbeshtetur ne keto mendime dhe ne baze te mendimit te ketij grupi apo individi te dilet me nje deklarate perfundimtare qe te gjithe ne qe kemi mare pjese duhet ta pranojme e ta firmosim ( pavarsish se mendimet tona jana po nuk jane perfshire atje) Duhet se pari ne te tere ti besojme ketij individi apo grupi individesh qe prodhimi i tyre eshte i mire edhe pa mendimet tona ne to. ne fund te fundit kjo eshte demokratike mendoj une.
    Pra dy gjera nga tere ky fjalim i gjate
    Se pari duhet nje afat kohor ku mbyllen diskutime.Poerndryshe mund te zjgaten pa fund
    Se dyti nje grup po individ qe do te formuloj variantin perfundimtar te protestes
    Dyhet te gjithe ti projme keto dy kushte.

  49. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 11:49 pm

    Me shume se diskutim ky proces duhet te jete nje kohe per te hedhur ide dhe mendim kritik. Keta kot fillojne tani, jo behet, jo sbehet.

    Besoj nje apo dy dite jane boll. Megjithate, ky drafti i Aiglon i postuar pak me lart mua po me pelqen goxha.

  50. gala100 Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 12:40 am

    Sot e lexova se shoqeria shqiptare ne Lyon njejte kan reaguar per shkak te videos dhe i kan derguar leter Keshillit Evropian, Parlamentit Europian dhe disa institucioneve tjera ku protestojne kunder dhunes greke ndaj shqiptarve. Keshtu qe nuk jeni te vetmit..

  51. krasta krau thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:08 am

    Aq me mire akoma, sqekemi vetem, paska “infantile” te tjere. E di qe e kam tepruar me propozime, perpiquni te fusni sa me shuem raste

  52. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:14 am

    Pergezime Blendi per kete iniciate te marre persimer dhe uroj qe ky peticion te merret parasysh per te ndaluar dhunen e drejtuar ndaj bashkombesve tane dhe per te mbrojtur te drejtat e cdo shqiptari qe banon dhe punon ne shtetin Grek.

    I liked Aiglon’s draft too. Sounds good!

  53. Idris thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:26 am

    Blend i dashur. Merre shtruar dhe mos i vlereso shume nderhyrjet qe te duken pa buke .Teoria e rratheve te gurit ne uje nuk eshte rast i pare,
    Duke gjetur rastin te te falenderoj per nismen kam deshirer te lexosh edhe keto mendime;
    a)Na profilizo me mire se c’fare perfaqesojme. Dhe kur te them kete kam parasysh te mos paralelizojme me organizma te tjera Avokati Popullit
    Kom Shqip i Hels.Min e Jasht etj
    c) Sado deshira te mira te kemi per te bere pergjithesime, mendoj se nuk duhet te zgjerohemi me raste konkrete por ne shpjegim te kesaj me video si rrjedhoje ( pasoje) e mosdenimit publik,moral dhe ligjor te rasteve….pa emer te mepareshme.
    d) ne qoftese gjen nje qoshe permende dhe trajtimin dinjitoz ligjor ne USA per raste analoge per te cilat shqiptaret tanime jane ndergjegjesuar se c’fare kerkojne ligjet e nje shoqerie demokratike.
    Personale .Te lutem anashkaloi debatet egoiste se “kush e ka me mire” dhe po pate mundesi na i bjer te perkthyer qe sot.
    Ne rast se te duket se kam shitur p…. fto ata te “Temes “se i njeh Iliriani te na gjejne treg.

  54. Laura thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:46 am

    Nga ajo qe propozon Aiglon:

    “Assuming that the European Union and the Council of Europe ”

    Fjala ‘assuming’ tingellon si kritike ndaj ketyre institucioneve, mbase duhet zevendesuar me nje fjale ‘asnjanese’… Nuk di cfare mendojne te tjeret.

    Peticioni me duket gjeja me e vogel qe mund te bejme per te protestuar ndaj padrejtesive te shumta qe u jane bere emigranteve shqiptare ne Greqi (kuptohet dhe emigranteve te tjere).

    Mbase dikush nga ne qe ka eksperience me shume mund te ndihmoj me shume me peticionin, do ishte me e vlefshme sepse sa me mire te jete shkruar aq me efekt mund te beje …

    Mbase duhet te sqarojme gjithashtu se kush eshte derguesi i peticionit (fish without water - nuk eshte e mjaftueshme)

    Nuk di sa eshte e mundur qe peticionin perfundimtar ta veme ne nje faqe ku te ‘firmoset’ mbrenda nje afati te caktuar? Ne kete menyre vihet ne dukje dhe numri i atyre qe kane marre pjese ne kete peticion!

    Me respekt
    Laura

  55. Laura thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:57 am

    3. Mbase nje nga pikat mund te perfshije dhe ‘ domosdoshmerine e sigurimit te te drejtave te emigranteve shqiptare ne Burgjet Greke…

    (nuk di ne jam e vetmja qe kam degjuar te flitet per histori te tmerrshme abuzimi ne burgje, te emigranteve shqiptare)

    — Mendoj qe institucionet e huaja jane tashme ne dijeni te shkeljeve te te drejtave te emigranteve, dhe peticioni yne eshte i domosdoshem per te bere te ditur indinjaten tone… Sidomos, me pelqeu shume ne raportin e Aiglon, permendja e faktit qe shkelje dhe provokime te tilla nga nje vend ne EU vetem sa nxisin armiqesira mes dy kulturave dhe ngadalsojne me teper harmonine aq te deshirueshme midis popujve te Ballkanit…

    Per mendimin tim nje dokumentar shqiptar qe do intervistonte emigrante ne Greqi do ishte kontributi me i mire ne kete qeshtje… dhe nuk e kuptoj dot perse eshte vonuar kaq shume (dokumentare te shumta per emigrante ne Kanada dhe Amerike jane bere tashme, e pse jo ne Greqi? Kur dihet qe ne Amerike dhe Kanada nuk ka racizem kundrejt emigranteve shqiptare ndersa ne Greqi PO !!!!!!!

  56. akksidental Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 4:14 am

    Mbase duhet shtuar dhe keqtrajtimi qe iu behet shqiptarve ne vecanti ne pikat e doganave, grisja e pashaportave etj.

  57. Lawman thotë:

    21 Qershor 2007 @ 4:51 am

    Une jam i interesuar te firmos peticionin per kthimin e gjithe Shqiptareve nga toka greke.

  58. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:47 am

    Teksti thuajse final (kompiluar kryesisht me sugjerimet e Aiglon me siper):

    PETITION

    To:
    Mr. Jose Manuel Barroso, President of the European Commission
    Mr. Terry Davis, Secretary General of the Council of Europe
    Mr. Thomas Hammarberg, Commissioner for Human Rights

    Attention:
    European Committee for the Prevention of Torture and inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT)

    Dear Sirs,
    Last week, Greek media broadcast a video of two teenagers in an Athens police station being physically and verbally abused by Greek police officers. The teenagers (both immigrants, one of them Albanian) were forced to slap each other violently for five minutes, under the urges and orders of the officer. This abominable video is a recent and graphic example of the systematic discrimination Albanian citizens and other immigrants suffer in Greece.

    Many other Albanian immigrants, including Gentian Çeleniku (age 20), Bledar Qoshku (age 23), Ramiz Saliaj (age 21), Vullnet Bytyçi (age 18) and Luan Bërdëllima (age 20) have been killed and/or tortured by Greek authorities in the last 17 years. We think it is about time European institutions intervened against these degrading and inhuman acts performed by Greek authorities.

    We believe that institutional violence against individuals is wrong and inhuman. This is why we are asking you to:

    1. Publicly denounce the aforementioned video and file an official complaint with the Greek government, thus condemning the discrimination of Albanians and other immigrants by Greek institutions

    1. Engage the European Convention for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment to lead an inquiry into the mistreatment of Albanian immigrants in Greece over the past two decades

    1. Work with the Greek government in order to ensure that their public policy agenda include a genuine effort to curb and eventually eliminate institutionalized violence against foreigners in Greece

    We kindly thank you for your attention.

    P.S. The video can be found here: http://www.youtube.com/watch?v=gCc7xc8hxDQ

    Signed,

    (emrat)

  59. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:47 am

    1, 2, 3 duhet te thone ato numrat. :-)

  60. AL thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:55 am

    Sdua te behem plangprishese—por nuk do ishte me mire qe secili prej nesh te dergonte nje leter?!—me nota personale?! dikush te tregoje nje histori per te afermit e tij–gjithmone duke e nisur letren me kete incidentin ne video. Peticioni eshte ok–por ama ehste thjesht nje e-mail. Imagjinoni sikur secili prej nesh te dergonte nje email—sa me i madh numri i emailave aq me e madhe dhe “bezdisja”.
    do ishte mire qe ky peshku jone ne strasburg te na dergonte ca emaila prej verteti.

  61. akksidental thotë:

    21 Qershor 2007 @ 6:09 am

    I bejme te dyja.. Kjo ka lezet cuna, po na duket vetja sikur bleme makine te re… Lobby Shqiptar.. gur gur behet mur, kshu fillon.

  62. accidental thotë:

    21 Qershor 2007 @ 6:13 am

    Dhe persa i perket firmave, secili nga ne ketu mund te sjelli te pakten 100 emra, Un te pakten mund te sjell 100, besoj se dhe numrat i vene njefare rendesie.

  63. adrian thotë:

    21 Qershor 2007 @ 7:45 am

    Sa per dijeni,shoqatat shqipatare ne bruksel , hollande, apo gjermani kane vendosur nje marshim ne bruksel, per te demostruar nda shtetit grek per dhunen apo prirjen rraciste ndaj emigranteve…per me shume, informacione apo fotografi do mundohem tju sjell javes tjeter..

  64. Aiglon thotë:

    21 Qershor 2007 @ 8:45 am

    1. Besoj qe eshte shume e rendesishme te permendet diku arsyeja pse po u drejtohemi BE e KE-se dhe jo OKB-se bie fjala. Pra, Penar, meqe po punon ne versionin final, do te kembengulja ne idene e meparshme qe jam i bindur qe mund ta permbledhesh ne nje fjali te vetme :

    Based on the Preambule of the Treaty establishing a Constitution for Europe where is said that “DRAWING INSPIRATION from the cultural, religious and humanist inheritance of Europe, from which have developed the universal values of the inviolable and inalienable rights of the human person, freedom, democracy, equality and the rule of law,” and that “CONVINCED that, while remaining proud of their own national identities and history, the peoples of Europe are determined to transcend their former divisions and, united ever more closely, to forge a common destiny,”

    Believing in a future when Albania will be a partner of Greece within the European Union, in a future when our two countries will cooperate based on common economic, political and social interests and that the actual treatment of the Albanian immigrants in Greece seriously undermines the construction of a such a future,

    Eshte e rendesishme te tregojme ne kete peticion se “dhuna” vjen kryesisht nga nje drejtim dhe qe Shqiperia synon integrimin e Europian. Si rrjedhim, vetem Be e KE-ja mund te merren me kete shqetesim tonin, Greqia si pjese e BE-se dhe Shqiperia duke kerkuar anetaresimin ne BE

    2. Do te zugjeroja organizimin e nje plani (eshte thjesht nje ide):
    2.1- date 22 qershor - mbyllet pranimi i komenteve

    2.2.a- date 23 - i dergohet peticioni te gjithe blogjeve shqiptare duke u kerkuar qe per nje jave rresht ky peticion te ngelet ne homepage, artikull kryesor, shkurt qe per nje jave te kete vetem kete peticion ne kryeartikull

    2.2.b- Te krijohet nje link qe te centralizoje firmat e vizitoret nga cdo blog - Ky link nuk duhet te kete vend per komente por vetem per te firmosur. Eshte shume e rendesishme qe te kete sa me shume firmetare nga Europa.

    2.2.c- ti dergohet peticioni per shperndarje ne mailing listat e sa me shume shoqatave shqiptare. Per kete cdo vizitor i Peshkut pa uje duhet te kontribuoje duke sjelle ose nje mail kontakt te nje shoqate ose duke derguar vete peticionin me lutjen per ta shperndare ne mailing list e tyre.

    2.2.d- peticioni duhet te qarkullojne ne contact list te cdo vizitori te peshkut - send to all

    2.3- date 26 - kontaktoni me Ervin Bakun e me Klajdavour e kerkojini atyre te Top Channel qe te bejne nje kronike te shkurter mbi peticionin. Keshtu, nepermjet digitalbit, shume emigrante shqiptare qe nuk frekuentojne internetin te njihen me iniciativen dhe te kene mundesi te firmosin peticionin on line ne linkun perkates

    2.4-paralelisht, me pelqeu idea e letrave me histori keqtrajtimi te jetuara nga vete emigrantet. Per kete arsye, ne nje pjese te dyte te faqes-internet (linkut) ku do te jete peticioni, te shtohen disa pika “keshilluese” per ata qe kane nje histori per te treguar psh: adresa ku duhet derguar, toni qe duhet te perdorin ne leter (fakte dhe vetem fakte e jo paragjykime te tipit ata jane te gjithe …) etj etj Eshte nje praktike e njohur ketu te Keshilli i Europes pra eshte vertete e rendesishme qe nese dikush ka dicka per te thene ta thoje : shqiptar mos rri po duku…

    2.8- date 30 - peticioni i firmosur i degohet me poste autoriteve europiane por dhe disa mediave europiane.

    2.9-pas dergimit te firmave, njerezve qe nuk nuk kane mundur te hedhin firmen e tyre, i kerkohet te copy/paste peticionin ne nje dokument word, ta printojne e ta dergojne me poste ne menyre individuale. Kjo eshte nje praktike shume e ndjekur nga lobistet amerikane. Perballe dyndjes se letrave I detyron realisht autoritetet europiane te marrin ne konsiderate kerkesen tone.

    3.Te gjithe peshqeve,
    3.1 thojini te gjithe te njohurve, shokeve e te afermve tuaj mbi iniciativen.

    3.2 Duhet te evitojme komentet per gjera jashte teme dhe te mos postojme komente nga tre kater here se keshtu ja veshtiresojme jeten Penarit. Po jap shembullin i pari, pas ketij komenti i cili shpresoj te merret realisht ne konsiderate dhe qe koha nuk me ka ikur kot une nuk do te shkruaj me ne lidhje me kete iniciative

    Bledi, Penar - besoj e keni adresen e emailit tim

  65. berti thotë:

    21 Qershor 2007 @ 10:37 am

    Vertet mendoni se derrat e Europes do te reagojne???!!!

  66. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 10:52 am

    Kur eshte marshimi per ne Bruksel?

    Prezenca shqiptare ne Greqi eshte, nqs bejme nje permbledhje, treshtresore: arvanitasit, çamet (edhe ata ortodokse) dhe emigrantet. Diskriminimi i minoriteteve duhet te permendet ne mos ne kete peticion ne nje tjeter. Ky problem eshte kompleks dhe duhet trajtuar si i tille. Ndarja ne problematika te ndryshme ul intesitetin tone per te reaguar dhe e lejon shtetin grek te mbrohet lehte.

  67. Arber Cepani Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 12:09 pm

    Urimet e mija me te sinqerta organizatoreve te ketij peticioni.
    Shume nga komentuesit shprehen skeptike ndaj ketij peticioni…. Shume te tjereve ju duket “infantile”……. Disa thone nuk do ta lexoje njeri….

    Nuk dua te paragjykoj por te gjithe keta me duken prototipi i qytetareve te kamufluar qe kane kriza te thella indetiteti… Shprehja e tyre e preferuar eshte…. Bie shi, Qeveri e poshter….. S’bie shi po prape Qeveri e poshter…..
    Po ashtu shprehja e tyre e preferuar per te ardhmen e Shqiperise eshte: ” Nuk bohet ky vend…. ”

    Falenderoj perseri organizatoret e Peshkut qe po na japin nje leksion qytetarie dhe civilizimi duke denuar aktet barbare dhe cnjerezore qe kryhen ne nje shtet qe eshte pjese e U.E. dhe qe pretendon se ndan me te vlerat e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.

    Do firmos me kenaqesi kete peticion per t’i sherbyer minimalisht vendit tim, jo vetem si shqiptar por edhe si nje qytetar qe kerkon te respektohen te drejtat e nje bashkeqyetari tjeter… Pasi sot ju ndodhi atyre dy djemeve, neser mund te na ndodhi te gjithe neve….

    Karvani le te ece perpara… lerini qente te lehin….

  68. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 12:18 pm

    Penar. Perpara se ta mbyllim perfundimisht peticionin dua te shpreh se mbeshtes Aiglon, per te bere nje reference 2-3 fjali ne lidhje me ligjin nderkombetar te te drejtave njerezore.

    Dhe dy, duhet per mendimin tim patjeter qe te gjejme menyren e duhur per te permendur ceshtjen Çame. Aspak duke dale nga tema por duke formuluar llogjiken qe dhunimi i shqiptareve ne greqi nuk eshte asgje e re, dhe qe ata dhunohen jo vetem fizikisht por edhe financiarisht. Pas kesaj une nuk kam ndonje gje tjeter.

  69. Kotherja thotë:

    21 Qershor 2007 @ 12:19 pm

    Te me falni , por une nuk do ta firmos peticionin.

    Kam nje arsye shume te thjeshte.

    Dje emigrantet ne Greqi kishin premtuar se do benin nje proteste . Protesta nuk u be nga emigrantet por nje nje levizje studentore e ekstremit te majte ne Greqi dhe ne te moren pjese rreth 1000 vete, nga te cilet 20 % e tyre ishin shqiptare. ( keshtu raportonte nje media shqiptare)

    Kur ata , te dhunuarit gjykuan keshtu, te mos protestonin, une perse duhet ta bej kete?

    Me jepni ndonje arsye ?

  70. OFC-B thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:03 pm

    Uroj qe te gjith ju ti mbroni te drejtat e hajduteve ne te njejten menyre, ne Shqiperi dhe kudo! Pune shume e mire…

  71. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:08 pm

    Kothere, nqs do te kishe qene ne Greqi do te mendoje ndryshe. Atje, frika u ka hyre ne palce nje pjese te mire te shqiptareve. Eshte pak a shume si te thuash pse shqiptaret nuk reaguan ndaj diktatures. Nuk ka pse te indinjohen me shume shqiptaret ne Greqi sesa shqiptaret e tjere. Shkurt, nqs mendon se eshte akt çnjerezor firmos.

  72. Kotherja thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:30 pm

    Naimi,

    une ne fakt kam mendim ndryshe. Une shpresoj tek procesi i akumulimit te… tek shqiptaret qe jetojne ne Greqi.

    Tek shqiptaret e kam fjalen. Tek ata qe nuk i thone derrit daje.

    Pra, nuk duhet te jete percaktues ata qe jane jashte Greqise, por brenda saj. Kjo mua me duket shume e rendesishme.

    Ne duhet te jemi me te zgjuar se kaq sa pretendon nje peticion ose me mire une do ta quaja si procesverbal i dhunimeve qe u behen shqiptareve atje.

    Nuk ka nevoje per te revoltuarin e tavolines, por te aksionit. Por ama tek ky i fundit nuk shkohet kur nuk egziston terreni i nevojshem dhe i mjaftueshem. Perse i permend keto te fundit. Sepse te jep sukses edhe me te madh.

    Nuk mund te operohet ne shume plane, por fillohet nga me i rendesishmi. Te shtosh presionin nga te kater anet, ndaj nje pike do te thote te sjelles ne vemendje te “tyre” rrezikun.

    Ne duhet ti leme “ata” te besojne se jane nje hap para. Ditet qe kemi perpara flasin per shqiptaret, jo per greket. Ne duhet te ecim te matur.
    Nuk na vlen lufta shume planeshe.

    Edhe nje here, une nuk dua te jem pjese e ndonje ” aksioni me pune vullnetare” per te marre ndonje medalje “sulmues”.

    Nese ne harrojme se si duhet “te konkurojme” ne kete treg tashme “jonacionalist”, mundet te biem ne gabimin fatal qe kur te kujtohemi , jo vetem te mos kemi kohe per rikuperim , por as dhe mundesi per ta bere.

  73. lola thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:51 pm

    Kothere, nuk ke pse e gjykon ne kete menyre. Nuk ke pse ndikohesh se si e qysh veprojne te tjeret. Nese ti e gjykon se shqiptaret jane te keqtrajtuar ne Greqi, dhe indinjohesh sado pak nga ndonje ndjenje e holle njerezore, humane e nacionaliste atehere firmos. Nese nuk e mendon ne kete menyre, atehere eshte e drejta jote te mos e firmosesh. Dihet se ne greqi ka 1000 arsye qe i pengojne te gjithe shqiptaret te dalin ne proteste. Une nuk e gjykoj keshtu, ne kuptimin se perderisa protestuan vetem 20 perqind e shqiptareve ne greqi, atehere une nuk firmos peticionin. Te them te drejten, une personalisht jam shume e indinjuar per cka ndosh ne greqi. Nje rast dhune, keqtrajtimi, neglizhence qe ndodh nga paragjykimi se je shqiptar e barazpeshoj ndonjehere sikur me ka ndodhur mua. Edhe ti apo une te ishim atje, keshtu do trajtoheshim, te jesh i sigurte, vetem nese do ndryshonim emrin dhe nese do te mohonim se jemi shqiptare, ashtu sikurse nga halli e kane bere shume bashkeatdhetare tane. Ne fakt, une nuk do ta beja kurre kete, pra te mohoja identitetin tim, sado te keqija te me vinin ne kurriz nga pohimi i se kundertes. Problemi une eshte se ne kemi manine te kundershtojme cdo inisiative. Ashtu sikurse po ndodh edhe ketu (per mendimin tim me argumenta te kota). Ne nuk na kushton asgje te firmosim nje peticion i cili ne thelb eshte ne te mire te gjithe shqiptareve. Detajet e tjera jane pa vlere. Jo e lagu jo se lagu. Mjafton peticioni tu shkoje ne dore kopetenteve europiane.

  74. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 1:54 pm

    Bravo per inisiativen organizatoreve te peshkut. Lexova me kujdes te gjithe komentet dhe mendoj te mos fokusohemi vetem tek nje rast i vecante.
    nick name >>> Krasta Krau ka sjelle fakte qe duhen shtuar peticionit.
    Une jam gati ta firmos.

    Kothere me vjen keq qe nuk do firmosesh, nese do nje arsye eshte:
    Qe atdheut do dale zot pa llogaritur qe po nuk e bere ti nuk e bej as une.
    gjithe te mirat

  75. Kotherja thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:02 pm

    Lola,

    me mjen keq nuk e ke kuptuar fare mesazhin fare. Dmth 100 %.
    Nuk behet fjale per firmen time, por terhoqa vemendjen diku tjeter.

    ( jo nje 20 % e shqiptareve ne Greqi, por ishin vetem 20 % te 1000 vetave , qe ne arithmetike te thjeshte bejne VETEM 200 persona )

  76. Leoni thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:04 pm

    Shqiptaret qe jetojne ne Greqi jane me te pa-organizuarit dhe kane mundesa te theksuara patriotizmi…nuk po them te dalin e te djegin flamujt greke,por jane aq shume te mbytur nga probaganda vendase, sa ju eshte futur koka ne b.th dhe nuk shikojne gje…
    Kjo eshe e verteta….N.q.s. presim qe shteti greke te organizoje shqiptaret atehere eshte e kote.Perkrahja dhe nxitja per mbrotjen e interesave te tyre duhet te vij nga Atdheu i tyre pik se pari..
    Nuk jam dakord me mendimin se pergjerisa ata ne Greqi nuk kundershtojne,atehere asgje s’ka ndodhur…
    Kjo “politike” eshte ndjekur per 17 vjet dhe ja ku jemi…
    Perkundrazi, kjo “metode” ka bere qe zeri i arsyes te humbas dhe te zevendesohet me “metoda” te pacivilizuara, te cilat vetem dem sjell…
    Fare mire ky peticion mund te dergohet dhe une e pershendes, per sa kohe nuk ben thirrje per “hakmarrje”…Cdo njeri ka te drejte te bej peticione, ashtu sic bejne “fanatiket” fqinje per Vorio-epirin…Ketu nuk ka asgje te keqe.
    Por, me duhet t’ju sugjeroj dicka!
    A nuk do te ishte me mire,qe pike se pari ti shkruanit nje leter gazetave greke,mediave greke apo qofte edhe ministrive???
    Letra mund te jete ne Greqisht(perkthyer nga ndonje peshk grek) dhe ku mund te behet ne emer te emigranteve ne Greqi…
    Gjithashtu mos te harrojme qe akti i kryer eshte denuar rreptesisht nga opinioni greke dhe 7 polica jane ne hetim penal…
    Mendoj se ka ikur koha e te folurit me “urretje” apo parrullave boshe….
    Duhet perdorur sa me gjere zgjuarsia…

  77. Kotherja thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:09 pm

    Vlore,

    dy mesazhet mija me siper plotesojne njeri tjetrin. Desha te them qe ne kemi problem me te madh se kaq sa duket ne pamje te pare.

    Duhet bere perpjekja atje, pikerisht nga ata vete. Ka nje debat shume interesant midis dy peshqve ketu qe jetojne ne Greqi.

    Po do jete shume e dhime nese numri i personave qe do firmosin ( protestojne virtualisht ) nga vendi dhunues do te jete me i vogel se ai jashte tij.

    Pra, jam ne kete zone diskutimi. Jo firmos apo nuk firmos Kotherja.

  78. lola thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:14 pm

    “Kur ata , te dhunuarit gjykuan keshtu, te mos protestonin, une perse duhet ta bej kete?”
    Kothere, nga kjo fjalia u ndikova une nga ajo qe shkrova me siper…Nese kjo ka kuptim tjeter nga ajo cka eshte shkruar, atehere te kerkoj ndjese

  79. Leoni thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:21 pm

    Kotherja thotë:
    “Po do jete shume e dhime nese numri i personave qe do firmosin ( protestojne virtualisht ) nga vendi dhunues do te jete me i vogel se ai jashte tij.

    Pra, jam ne kete zone diskutimi. Jo firmos apo nuk firmos Kotherja.”
    ————————————————————————
    Po,po, kete e pranoj pa pike diskutimi…

  80. Kotherja thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:22 pm

    lola,

    po pra, ate po te them qe lexoje si shkon mendimi im ne dy tre postet me poshte akoma.

    Une du te debatoj dhe sjell argument ( mungesa e vete te dhunuarve ) ne bisede. Krejt normal qe nje fjali e shkeputur nuk shkon normal nese e mban te shkeputur.

    Pra, du te ritheksoj se nuk eshte vetem problem shpullash, por me shume akoma. Kjo eshte prokupuese.

  81. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:25 pm

    kothere,
    firmos apo nuk firmos ta thashe ne nivel personal jo si objekt diskutimi. Po nese ata lumdhenjte u ka kallur daten greku, ta bejme nje proteste ne te tjeret qe ti tregojme qe kane mbetur akoma shqipetare.

  82. tomi korca thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:30 pm

    Kothere, Une, te me falesh per kete, nuk pajtohem me mendimin tuja
    Problemi i refugjateve tane ne Greqi eshe si probelmi i te burgorsurve. Po nuk u be proteste nga ata qe jane jashte burgut nuk mund te fitojne te drejtat qe ju takojne te burgorsurit.
    Se pari Ata ( refugjatet ne Greqi ) jane nen nje presion te madh ( po aq sa edhe te burgosurit) presion qe ka domethenie ne lidhje te jeten e tyre. Po te protestojme dhe afendikoji e mer vesh mund te pushohen nga puna , policia mund ti sikterise nga Greqia ( operacionet fshesa jane te njohura)
    Se dyti mentaliteti i tyre eshte ashtu si toni. Zjari larg shtepise sime. Mendimi C’me duhet mua ? Duhet te qendorj larg ketyre gjerave etj etj. Qe edhe keto vijne nga pika e pare Presioni ndaj tyre
    Pra mendoj se per kete nuk u duher vene faj dhe duke qene se jane vellezerit tane mendoj se duhen perkrahur.
    Blendi ne lidhje me ceshtjen Came mendoj se eshte e tepert ne lidhje me synimin e kesaj proteste. Do te duket sikur dalim shume nga tema.
    Kunder Shovinisteve Greke kemi shume te themi, por ketu kemi te bejme me nje rast te vecante dhe mendoj te fokusohemi ne te.
    Ideja ime kjo

  83. Kotherja thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:39 pm

    Tom,

    asnje problem, po themi te njejten gje, por e vleresojme cilesisht ndryshe. ( ne menyra te ndryshme ).

  84. Cheney thotë:

    21 Qershor 2007 @ 2:55 pm

    Byrek me shume peta..

    Akuariumi, bravo, bravo dhe bravo me kete nisme!!

    Kothere, shqiptaret e e gerqise paraqesin nje fenomen shume komples, nje fenomen qe shkon pertej analizes me tipare kovalente te n.Agos.

    Greqia ka mbartur nje pjese te madhe, te vuajtur, te popullates shqiptare, qe kaloi nga shiu ne bresher dhe anasjelltas. Nuk dua te futemi shume ne detaje por thjesht dua tju kujtoj se ne Athine egziston Shkolla Shqiptare( FALAS!!!!!!) ne te cilen jane regjistruar vetem disa dhjetra femije..

    Penar dhe blendi, edhe njehere bravo epr perpjekjet tuaja..

  85. INA thotë:

    21 Qershor 2007 @ 3:42 pm

    Indinjata eshte e thelle, por me erdhi ne mendje nje thenie e Sokratit; “”Let him that would move the world first move himself.”! No further comment.

  86. padre thotë:

    21 Qershor 2007 @ 3:45 pm

    rezultatet e nje nisme duken qe ne fillim.
    te paret qe e kuptojne mbytjen e anijes jane sigurisht “minjte e bardhe” .te fundit qe e braktisin anijen eshte kapiteni i saj dhe ai qe eshte me karakter kur e kupton se anija u mbyt per faj te tij nuk e braktis fare po vete dhe i ben shoqeri ne fund te detit.
    vetem kushurinj te pare kam 32 po keni nevoje per te dyfishuar numurin e firmave me thoni ne shkojme mire me njeri tjetrin dhe e kemi si obligim te ndihmojme ata qe jane ne nevoje.
    ne se dikush do te dije mendimin tim per greqine une do ju tregoj dy histori te jetuara .
    e para dhjetor 90 me nje kemishe fanellate pastroj deboren ne oborrin e nje te pasuri ne hekali.
    dikush me thret.nje plake.ngjitem lart me fut brenda dhe me ben me shenje ta ndjek nga prapa.hym ne dhome ajo duke hapur dollapin me thote.
    jane te nipit tim merr nje blluze te trashe cila te pelqen.
    nuk po e vazhdoj me historine bluza qe mora me mbeti ne kujtime komentet bejini sipas deshires.
    qershor 91 bashke me nje shqiptaro grek(nena etij ish partizane greke dhe u martua ne shqiperi mbas49 .bejme trasportimin e paisjeve te nenes te vdekur ti zonjes dhespina(ish gruaja e papadhopullit diktatorit)
    vape .
    na pijet nje gote me uje.
    mund te na japesh nje gote me uje zonje
    fatkeqsisht nuk kam gota plastike.
    pa ja ka gota ne bufe.
    ato jane prej kristali .na u pergjigj.
    ne mes te ketyre dy historive jam une ku nje here me shikojne si nje njeri (zgjdh ke te duash)dhe nje here si nje skllav qe nuk kate drejte te pije uje ne ()gota kristali .
    kjo eshte greqia as me shume as me pak.ky eshte mentaliteti grek.
    dhe une vazhdoj te ri ne greqine e asaj plakes dhe te zonjes dhespine
    nuk e di po jane qe te dyja greke

  87. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 3:52 pm

    padre thotë:
    21 Qershor 2007 @ 3:45 pm
    vape .
    na pijet nje gote me uje.
    mund te na japesh nje gote me uje zonje
    fatkeqsisht nuk kam gota plastike.
    pa ja ka gota ne bufe.
    ato jane prej kristali .na u pergjigj.
    ne mes te ketyre dy historive jam une ku nje here me shikojne si nje njeri (zgjdh ke te duash)dhe nje here si nje skllav qe nuk kate drejte te pije uje ne ()gota kristali .
    ___

    Sa e trishtueshme kjo histori!

  88. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:07 pm

    Blend, Aiglon,
    Dikush me siper shkruajti:
    “Do firmos me kenaqesi kete peticion per t’i sherbyer minimalisht vendit tim, jo vetem si shqiptar por edhe si nje qytetar qe kerkon te respektohen te drejtat e nje bashkeqyetari tjeter…”

    Une mendoj se eshte me mire t’i mbahemi ketyre vlerave universale dhe e mos ngaterrohemi shume me integrim europian. Gjonat duhen mbajtur te thjeshta, dhe te drejtperdrejta. Citimi i dokumentave te Europes, Aiglon, me duket i tepert, ne kuptimin qe lexuesi perfundimtar i peticionit (Barroso me shoke) i kane lexuar ato dokumenta dhe e dine se cfare thone.

    Gjithashtu, ceshtjes came, Blend, nuk i bejme dot drejtesi ne nje peticion me 200 fjale.

    Edhe nja 2-3 ore po e le hapur kete…po prisja per feedback ne Ervin Baku, qe nxiti nisjen e kesaj, po ai s’eshte bere i gjalle.

    OK per planin e aiglon per paraqitjen e peticionit verdalle.

  89. redcarpet Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:45 pm

    Iniciative e mire. Dicka duhet te behet per te ndaluar kete Kafsheria mizore qe vashdon per vite me radhe kunder Shqiptareve ne greqi. Nuk vashdohet dot me koke te ulur e heshtje sic kemi bere per 17
    OCF-B=Greke

  90. redcarpet Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:48 pm

    Moderator shtoni “vjet” pas numrit “17″ tek komenti i fundit.
    ju faleminderit

  91. BRUKSELI thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:52 pm

    Aiglon/
    modifikimi yt me duket me i pershtami deri tani
    p.Musaraj /
    “slaping ech other for five minutes,” god know how long this took b4 and after the video! mendoj se eshte me mir te mos nemerohent minutat por mund “godisnin njeri tjetrin per shum minutash(te pa numeruara)

    gjithashtu un propozoj te angazhojm nje avokat(un jam i gatshem te paguaj per kete!)qe ta ndjeki peticionin ton
    sinqerish eshte e padurueshme te shofim vellezerti dhe motrat tona te trajtohen barbarish per gati dy dekada ne kete MIJVJEçAR MODERRN

  92. Luiza thotë:

    21 Qershor 2007 @ 5:57 pm

    Pergezime per inisiativen!Teksti i fundit me duket se po koncentrohet.Me ndoj se ne aresyetimin e peticionit t’i referohemi Konventes Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut si dhe asaj kunder tortures,te cilat jane ratifikuar dhe nga shteti grek.Per te shmangur edhe keqkuptimet se po mbrohen njerez me precedente,duhet gjetur menyra per te theksuar faktin se asnje aresye nuk justifikon dhunen e perfaqesuesve shteteror ndaj cdo qytetari,ne rastin konkrete ndaj dy emigranteve.Rastet tregojne se dhuna eshte ushtruar edhe ndaj nje sportedashesi i cili gezimin e fitores ndaj kombetares greke e pagoi me cmim jete etj.Sugjeroj se ky Peticion mund t’u dergohet per dijeni dy qeverive perkatese,shqiptare dhe greke.

  93. INA thotë:

    21 Qershor 2007 @ 6:03 pm

    S’e kuptoj kete dengrim qe ne po i bejme njeri-tjetrit duke u ofenduar apo duke i vene epitete te panevojshme. Thjesht sepse dikush nuk ka te njejtim mendim me “shumicen” nuk do te thote qe “shumica” te filloje te luaje “bull-in” ne keto raste. Ju lutem tregoheni vellazerine, jo vetem ne peticione e protesta, por edhe ne sjelljen/komentet me bashkeatdhetaret.

  94. tomi korca thotë:

    21 Qershor 2007 @ 7:22 pm

    Ore si perfundim c’u be me kete petiocion?. A u mbyllen diskutimet?
    Ne rast se po, Penar cfare ben ti ketu faqeve te peshkut? :) Ulu e shkruaj variantin perfundimtar qe ta firmosim e te dergojme edhe disa te tjere qe po presim me pene ne dore te firmosin :)
    Uroj te mos mbetet si nje nisme e pambaruar per cfare do arsyeje

  95. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 7:28 pm

    Se ligo do filloje fshesa e madhe mbas ketij peticioni more shoke. Incidente ndodhin kudo. Une tani sa u ktheva nga athina dhe nuk me ra ne sy ndonje discriminim i madh t’ju them te drejten, perkundrazi nuk me bente terr syri t’u thoja se jam alvanose dhe jo vetem kaq por me thoshin se alvanoset jane punetore dhe kane bere prokopi. pothujsa te gjithe kane blere shtepira andej dhe puna e letrave thone ka marre per se mbari. Ne qofte se dy idjote police greke bejne gafa, kjo nuk eshte e pergjithshmja tashme ne Greqi. grek-alvano mua me duket se jane bere nje.

  96. Genty thotë:

    21 Qershor 2007 @ 7:46 pm

    Jam shume dakort per kete peticion, por vellezer para se ti bejme kete peticion komunitetit Europian, me pare le tia dergojme qeverise tone, se cfare llogarie ti kerkojme qeverise greke kur ajo shqiptare ben sikur nuk ka ndodhur asgje. TURP per kete qeveri dhe ate qe ishte qe para fatkeqesive te popullit perpiqen te mbahen fort pas karriges.

  97. OFC-B Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Qershor 2007 @ 8:39 pm

    shum zhurm, per asgje… dhe kush e beri ate komentin me siper OFC-B = Greke… jo, 100% Shqiptar… vetem se jam shqiptar racional. Popo, e pa mundur qe njeriu te jape mendimin e vet, qofte edhe ne nje faqe interneti qe eshte posacerisht per debat. Nje mesim te vogel nxorra nga kjo bisede (ne fakt nuk e quaj dot bisede se ishte me shume si -name calling- si ciliminj…psh, “Grek-e” -ketu kishe ngaterruar gjinine, e martohu me Greke etj etj.) Nuk ka nevoje per kaq buje nga njerez qe po rrijn pas ekranit te kompiuterit. Do uroja qe kaq shume energji te kishim per veten tone, dhe per politikanet shqiptare qe ti vinim para pergjegjsise… Peshku qelbet nga koka njerez.

  98. tomi korca thotë:

    21 Qershor 2007 @ 8:56 pm

    Capri pajtohem me ju me idene se ne Greqi ka edhe njerez te mire. Kunder kjo atyre qe thone se tere greket jane te keqinj. Por duhet te mos harojme se edhe atje ne Greqi si kudo ka te mire ( ata qe keni takuar ju ) dhe te keqinjte (Ata qe ka takuar Padre) ( dikur kur ishim te vegjel thoshim partizanet dhe gjermanet, i mir dhe i keq ha ha ha cmu kujtua kjo) pra edhe te miret dhe e ligjte perplasen dhe perpqen te marin ne dore fuqine. Po heshtem ne ata te miret qe ju keni pare ne rruget e greqise do te paksohen se do te thone sic tha njeri ketu Kur nuk kujdesen keta per veten e tyre perse duhet te kujdesemi ne per ta. Nga ana tjeter po i futem te gjithe ne nje thes keta te miret qe ju keni pare perseri do te paksohen dhe thone “Sto dhjallo na paj ” Ne djall vafshi” ne ju mbrojme ju na shani. Prandaj duhen petiocione te tilla qe te mbrojme veten tone por dhe te behemi miq me ata qe keni takuar ju, dhe ata te behen miq me ne. Qe neser ata qe ka takuar Padre te paksohen sa me pak e te mos kene gje ne dore.
    Sa per ata qe keshillojne se ne duhet ta filojme nga vetja une do te thoja se krahas fillimit nga vetja duhet ta fillojme edhe nga te tjeret qe na bine ne qafe. Dhe do tju thoja perpra keshilles qe te gjithe njohim shiko ne fillim veten pastaj te tjeret ndonje verprim konkrekt si ta bjeme kete a keni?

  99. zzzz Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Qershor 2007 @ 12:42 am

    Capri thotë: Une tani sa u ktheva nga athina dhe nuk me ra ne sy ndonje discriminim i madh t’ju them te drejten, perkundrazi nuk me bente terr syri t’u thoja se jam alvanose dhe jo vetem kaq por me thoshin se alvanoset ….. grek-alvano mua me duket se jane bere nje.
    —————–
    Nuk kanë përse të të diskriminojne ty Capri, si greko-alvanose që je nuk kanë arsye të bëjne një gjë të tillë. Ata i diskriminojnë edhe i përbuzin shqiptaret jo ‘alvanoset’. Mjafton të lexosh ato që shkruan dhe mënyrën se si shprehesh për të fituar idenë e mos-vërejtjes së diskriminimit nga ana jote. Madje, as fjalën shqiptar s’ta nxë goja ta thuash, po thua me përbuzje ‘alvanoset’, si grekët. Kur ti në këtë bllog shqipfolësish flet me përbuzje, mund të merret me mend se ç’thua dhe për ç’shqiptare e heq veten ti kur je me(s) greqer(ish)! Dhe meqë je kthyer nga Athina, a e more mundimin të kthehesh të paktën edhe në Rep. e Shqipërisë, meqë të ka rënë rruga andej ?!

  100. roni thotë:

    22 Qershor 2007 @ 1:12 am

    http://www.youtube.com/watch?v=wIz-5DZaA74
    me video

  101. Laura thotë:

    22 Qershor 2007 @ 2:34 am

    Draftin perfundimtar do ishte mire ta vendosnit ne nje faqe te re, se keto komentet terkuze, te ngaterrojne si shume…

    Skeptiket, le te rrine menjane, nuk i detyron njeri te firmosin…

  102. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Qershor 2007 @ 3:09 am

    po. po behet gati. komentet dhe tema ketu e kreu punen.

Burim RSS për komentet