Morali i dyshimtë i G99

Armand Maho

Gazeta TemA

Erion Veliaj, kryetar i grupimit G99 (nuk dihet çfarë domethënieje ka ky grupim), së fundi ka nisur një luftë të paprinciptë për marrjen e kupolës së FRESSH, ku kandidon bashkëshortja e tij, Ajola Xoxe, megjithëse paraardhësja e saj është ende në gjysmë të mandatit. Përpara dy vjetësh, Edi Rama përzgjodhi Megi Ajtyresën në krye të FRESSH, pasi ajo vinte nga një qytet si Shkodra, bastion i Partisë Demokratike, duke dhënë kështu imazhin e afrimit, larg ndasive politike dhe krahinore. Ajtyresa, pas ikjes së Gjergj Kojës, që për hir të së vërtetës duhej të largohej me kohë nga ky post, fitoi votat e pjesës dërrmuese të të rinjve socialistë. Asokohe, Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes “MJAFT” lançohej në opinionin publik si njeri, i cili në thelb të kauzës së tij kishte interesat publike, megjithëse asnjëherë nuk merrte guximin të kritikonte kryetarin e PS, Edi Rama.

Por më pasi doli ndryshe. Nuk jam nga ata që paragjykoj një njeri që kërkon të bëjë karrierë në tregun politik shqiptar, pasi jetojmë në një sistem, ku kjo e drejtë mund t’i jepet gjithkujt, por me Erionin ndryshon puna. Drejtuesi i një organizate të përfolur për mënyrën e financimit (për marrëdhënie të dyshimta me një nga diplomatët e huaj në vend, i cili thuhet se miratonte shuma prej dhjetëra-mijëra eurosh nga taksat e vendit të tij për projekte, jo më shumë për qëllimin sesa për “shërbimet” e ndryshme që i ofronte Veliaj & Co, akuza këto të hedhura dhe nga drejtuesit e një force të majtë ), pas ngjitjes në krye të PS të Edi Ramës afrua shumë me këtë të fundit. Aq shumë, sa në disa nga kryesitë e PS në rrethe pas zgjedhjeve që u bënë në këtë parti, filluan të gëlojnë aktivistët e “MJAFT”, duke zgjuar kështu inate dhe xhelozi te vetë aktivistët e PS, që s’mund të pranonin të drejtoheshin nga djem dhe çupëlina me piercing në vende të ndryshme të trupit. Edi Rama, duke qenë afër me mentalitetin “trendy” të aktivistëve të kësaj lëvizjeje, por dhe për hir të një borxhi që i kishte këtyre të fundit, për shkak të sulmeve që i kanë bërë ish-kryetarit të PS, Fatos Nano, iu hapi rrugën me mendimin se Veliaj me shokë do sillnin një lloj ndryshimi në PS. Por Erioni nuk u mjaftua me kaq. Pas fejesës që bëri me një nga aktivistet e lëvizjes së tij dhe pas shpalljes së grupimit G99, synoi për më shumë. Duke ditur që FRESSH është nja nga organizmat jetësore të PS dhe, për më shumë, duke ditur forcën që ka ky organizëm në zgjedhje, tashmë kërkon që këtë forcë t’ia kalojë gruas së tij, Ajola Xoxe, e infiltruar së fundi në këtë strukturë. Madje, po luftohet që kryetarja aktuale të dalë jashtë loje, megjithëse është ende në mes të mandatit. Daljet e Xoxes në disa takime dhe fërkimet që kanë filluar brenda FRESSH për këtë qëllim (shumica e të rinjve në këtë strukturë nuk e pranojnë këtë lëvizje), e tregojnë më së miri këtë. Qëllimet janë të qarta. Në zgjedhjet e 2009 nuk përjashtohet mundësia që G99, e përfaqësuar nga Veliaj, të bashkohet me PS dhe përdorimi i FRESSH për të mbledhur vota do ishte një mekanizëm që do e lançonte këtë të fundit në politikë si pjesë e së majtës. Nga ana tjetër, vetë Rama mbështetjen e Veliajt e sheh si instrument për të kontrolluar sa më mirë PS, por dhe për të nxjerrë jashtë loje aleatët e bezdisur, të cilët, në rast të një fitoreje në zgjedhje, do të kërkojnë jo pak nga torta e pushtetit, krahasuar me kërkesat modeste aktuale të Veliajt. E gjithë kjo panoramë zhvillohet brenda PS, në një kohë kur duket se opozita po i bëhet qeverisë. Vetë Veliaj mundohet të jetë në një linjë me deklarata me kryetarin e PS duke konkurruar në këtë fushë dhe nënkryetarin grupit parlamentar, Braçe. Gjithsesi, këtë luftë ish-drejtuesi i “MJAFT” nuk do e ketë të lehtë, pasi i duhet të përballet me mentalitetin konservator të bazës së majtë, por edhe me luftën që po bëhet brenda aktivistëve të FRESSH për të mos lënë “MJAFT” që të uzurpojë këtë organizëm, i cili jo në pak raste ka qenë pjesa dominante e fushatave të PS. Marrja e drejtimit nga ana e Xoxes së këtij organizimi do të shoqërohej me përjashtimin nga FRESSH të pjesës më aktive të tij dhe hipjen në fronet drejtuese të miqve të Veliajt, të cilët janë njëkohësisht dhe miqtë e Xoxes.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

64 Komente

  1. N.Ago thotë:

    29 August 2008 @ 9:04 pm

    “Nuk jam nga ata që paragjykoj një njeri që kërkon të bëjë karrierë në tregun politik shqiptar, pasi jetojmë në një sistem, ku kjo e drejtë mund t’i jepet gjithkujt, por me Erionin ndryshon puna.”

    E megjithatë, qysh në paragrafin e parë, e fillon me paragjykim.Nëse nuk di domethënien e G99-ës, pse nuk bën një pyetje në zyrat e tyre t’a mësosh, koleg i nderuar?
    Përse ndryshon i dashur puna këtu, apo, është më lehtë të shprehësh kompleksizmin ngaqë Erioni është akoma i pa konsumuar si dinzaurët e tjerë të cilëve u fërkon krahët?

  2. xhibi thotë:

    29 August 2008 @ 9:24 pm

    Qe mos ta shkruaj dy here, lexojeni ketu dhe kete lajmin tjeter te ri te Veliajt. :D

    Ago, dmth Veliaj eshte i virgjer? :D Dhe do na i thuash ti domethenien dhe platformen e G99, dhe nga ndryshon kjo nga Rama dhe PS? Se Erjonit i kemi kerkuar sa here te na i thote, po nuk ka kohe. :P

  3. ThoughtPolice thotë:

    29 August 2008 @ 9:45 pm

    Mandi, o mik, ti mire ke bere qe ke shkruar per ish-drejtuesin e Mjaft Veliaj dhe te fejuaren e tij qe po lufton me palle ne dore per marrjen e kreut te FRESSH, por kam hallin mos te hidherohet ai tender-lepiresi qe e ke drejtor dhe pronar njekohesisht. Jo per gje, po gazeta e tender-lepiresit Mero, aktualisht eshte megafoni me i peshtirosur i Edi Rames. Me fletushken e Meros sherbehet vetem Brace-ja dhe askush tjeter.

  4. ignoratia l non excusat thotë:

    29 August 2008 @ 10:30 pm

    Sot ne fakt, ne faqe tjeter ketu lexova ca gjera, qe dhe pa justifiku Mero Bazen e gjej shume me kriminale sjelljen e Berishes qe kishte kontakte me Milloshevicin. Me habit ne fakt qetesia e njerezve qe i kane shkuar nga pas Berishes dhe kane lexuar Bazen me kenaqesi te madhe, e tani kthehen edhe e trajtojne si te ishte thjesht tradhetari.
    Mero po tregon ato qe ka pare, dhe le qarte te duket mes reshtash qe di me shume. ju ftoj ta lexoni me qetesi linkun,
    http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&id=3107
    Nuk me duket se pine me uje mbiemrat i peshtirosur, apo emertimet megafon….eee si thua Polic i mendushem:)

  5. ignoratia l non excusat thotë:

    29 August 2008 @ 10:35 pm

    #
    Mero Baze thotë:

    29 Gusht 2008 @ 8:45 am

    Implikimi i Fazlliç

    Në Shqipëri është folur dhe shkruar shumë pak (thuajse fare) për rolin dhe angazhimin e boshnjakut Fazlliç në krah të kryeministrit Berisha. Fazlliç u bë shumë aktiv nga mesi i vitit 2005 në Shqipëri, ndërsa u njoh me kreu e PD, Berisha, në Uashington, ndërsa ky i fundit shkoi të lidhte marrëveshjen me kompaninë e lobingut BG&R. Roli i Fazlliç në PD dhe në marrëdhënie me Berishën mori një tjetër dimension, kur Fazlliç pas fitores së PD filloi të negociojë në emër të pushtetit të ri disa kontrata, ku përfshihen infrastruktura, energjia dhe Telekomi. Vetë Fazlliç ka qenë i angazhuar me këtë firmë si pasojë e njohjes së tij të hershme me përfaqësuesin ekzekutiv për Evropën Juglindore (të kompanisë BG&R). Fazlliç më pas luajti një rol misterioz në prishjen e marrëveshjes së BG&R me qeverinë e Kosovës lidhur me lobingun për pavarësinë dhe kalimin e kësaj kontrate me palën serbe në shenjë presioni. Ai u bë shkak për një çarje të madhe brenda BG&R. Krahu ekzekutiv i Leni Grifer mbështeti Fazlliç dhe iu afrua palës serbe për lobim, kurse një pjesë e stafit të BG&R që kishin punuar me PD në Shqipëri u larguan, pasi nuk pranuan që në të njëjtin rajon të punonin me të dy palët, dhe me serbët, dhe me shqiptarët. Në këtë histori Damir u lidh fort me Lulëzim Bashën. Ai ishte njeriu që e përkrahu në emër të qeverisë shqiptare, hapi bashkë me kunatin e tij një zyrë konsulence të paregjistruar në Tiranë dhe u bë sekseri kryesor i kontratave të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Roli i Fazlliç si “ambasador” i lobingut për Partinë Demokratike u konfirmua, sidomos kur ai mundësoi ardhjen e amerikanit Tom Ridge në vitin 2006 në Shqipëri si këshilltar të kryeministrit Berisha. Kjo lëvizje krijoi shumë sensacion në atë kohë, pasi zoti Ridge më parë kishte punuar si Sekretar i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit amerikan, George Bush, fill pas sulmeve të 11 shtatorit. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se zoti Fazlliç ruan ende një miqësi të fortë me kryeministrin Berisha, ndërsa të njëjtën miqësi ndajnë dhe dy fëmijët e kryeministrit me z. Fazlliç. Fazlliç po ashtu ka luajtur një rol misterioz në zgjedhjet lokale në Tiranë, në vitin 2007. Lulëzim Basha, njeriu që mbështeste Fazlliç, ishte po ashtu i angazhuar seriozisht t’i shkaktonte humbje Sokol Olldashit, njeriut që e shikonte si rival brenda PD dhe që në minutat e fundit i hapi udhë kandidimit të tij për bashki, duke ruajtur veten nga një garë që mund të dilte i humbur. Fazlliç qëndroi formalisht neutral, pasi shikonte që Berisha e mbështeste Olldashin, por nën këshillat e Bashës arriti të prodhojë disa skema që të dëmtonin Olldashin. Disa njerëz afër tij çuan në gazetën “Shekulli” një raport fals mbi lidhjet e Olldashit me grupe kriminale në Shijak, që ishte kryekëput një shpifje dhe Fazlliç nuk i raportoi Berishës për këtë. I njëjti njeri i afërt i Fazlliç, i cili në atë kohë ishte dhe këshilltar i Berishës, provokoi disa shkrime te “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama”, në të cilat citoheshin sondazhe të pabëra rreth gjendjes së kandidatëve në Tiranë. Fazlliç e vrojtonte këtë luftë dhe mbështeste idenë që Bashës i duhej pastruar rruga drejt pushtetit, duke sabotuar fushatën e Olldashit. Berisha, i paqartë për rolin e Fazlliç dhe i impresionuar nga disa truke propagandistike të tij, i dha atij pushtet dhe konfidencë të plotë në gjithë pazaret e pushtetit, deri te tregtia e armëve.

  6. ignoratia l non excusat thotë:

    29 August 2008 @ 10:37 pm

    Se di sa do shqetesohesha nese tradhetia ka ardh ngaqe sjane kalu leje tenderash:)Po kjo sdo te thote qe do ndroni mendje per Berishen, se ndoshta dhe i keni dite…dhe tani po i merrni ju tenderat e Mero ziut:)

  7. ThoughtPolice thotë:

    29 August 2008 @ 10:44 pm

    Injorantet une nuk marr persiper qe t’i bej te kuptojne. Megjithate, kane ftesen time keta injorantet qe te nxjerrin nga shkrimet e e Meros “fakte” dhe ti citojne ketu qe te shikojne gjithe mileti qe pervec spekullimeve dhe shpifjeve te ulta te nje tender-lepiresi megafon i Edi Rames nuk ka asgje te vertete ne to.

    P.S. Tema ne fakt eshte per G99 dhe Erion Veliajn, se bashku me ate cupken Xoxe qe rrotullohet andej nga PS-ja. Per shkrimet e Meros mund te hapet teme e re apo te shfrytezohen te vjetrat.

  8. ThoughtPolice thotë:

    29 August 2008 @ 11:11 pm

    Gazetaria e Meros eshte gazetari e gjobvenies. Eshte gazetari hajdutesh qe perdorin fletushkat qe nuk jua blen askush per te shantazhuar kete minister apo ate drejtor. Kjo qeveri i dha fund ketij turpi qe ishte i kudogjendur. Mero tender-lepiresi i zhgenjyer jashtezakonisht shume qe nuk po arrinte te perfitonte nga pushteti i PD-se, sic kishin perfituar sivellezerit e tij nga krahu i majte, pesoi metamorfoze. Nga nje sherbetor i pavlere i Berishes, u be megafoni i peshtirosur i Edi Rames, duke shkruar shpifje e genjeshtra me ca emra njerezish aty, me mendjen se njerezit jane budallenj si Merua apo ndonje injorant tjeter qe gjallon ketu ne peshk.

  9. ignoratia l non excusat thotë:

    29 August 2008 @ 11:34 pm

    Sigurisht qe po ta kesh logjiken te bazuar te rregulli i treshit, latinishtja nuk mund te jete sporti jot i preferum:) Mero ka qene sekser i Berishes, po Gerdecin nuk e plasi Mero. E shof qe kur vjen fjala te Berisha je i kujdesshem(humbi vetem nje shebetor pa vlere), kurse kur shkon te Rama behet i peshtirosur:)E vertete ne kohe te Berishes nuk po perfiton njeri,pervec atyre qe cojne arme ne cdo konflik te botes. Demokracia po e mban veten duke shit dyfeket e Enverit:)Pastaj pse te te them une ty qe je kaq i zgjuar, dhe ka shume mundesi te jesh vete brenda ksaj meseleje.

  10. ThoughtPolice thotë:

    29 August 2008 @ 11:53 pm

    Kur kane ngelur edhe injorantet te na japin mesime latinishteje, eshte per te vene duart ne koke! Tani njerez si puna e ketij/kesaj zhurmuesit/es me siper, zakonisht te metat e tyre i projektojne tek te tjeret. Budallallekun dhe injorancen ne doza te larta (perderisa besojne si fjalet e Bibles apo Kuranit ato qe thote Merua), ne njefare menyre kerkojne ta ulin ne kete rruge. Megjithate, megjithate, ajo qe po perpiqem te sqaroj une eshte qe Mero nuk eshte me shume se nje tender-lepires qe ju mbyll dera prandaj edhe leh si qen kunder Berishes. Nese doni mendimin tim, Merua i peshtirosur ka qene si kur ishte sherbetor i Berishes edhe tani qe eshte megafon i Rames.

    Tani, per injorantet do bej edhe kete sqarim. Armet qe shet Shqiperia behen duke zbatuar ligjet dhe te gjitha rregullat ne fuqi. Kush ka pretendime per te tjera gjera mund dhe duhet t’i drejtohet prokurorise. Demokracise shqiptare nga dyfeket e Enverit vetem te keqija mund te vijne, sic ishte Gerdeci, prandaj shteti ben mire qe po mundohet t’i largoje, edhe duke i shitur edhe duke i demontuar.

  11. gene thotë:

    30 August 2008 @ 12:13 am

    Ne plazh ke qene kur e ke shkruar kete o Mandi?!

    Po rri nen cader o i uruar se dielli i forte keto pasoja ka!

  12. J. thotë:

    30 August 2008 @ 12:27 am

    Demokracise shqiptare nga dyfeket e Enverit vetem te keqija mund te vijne, sic ishte Gerdeci, prandaj shteti ben mire qe po mundohet t’i largoje, edhe duke i shitur edhe duke i demontuar.

    Hajde hajde!!!
    Si rron ti mer rob, me se ushqehesh?

  13. ignoratia l non excusat thotë:

    30 August 2008 @ 1:00 am

    Te bota jote sigurisht qe jam une injoranti, po nuk me duket problematike sa mbrojtia qe ben Berishes deri ne demence. Armet vrasin dhe kur shiten i dashur(une si jete njeriu e shoh dhe ne Gjeorgji apo Avganistan). Po si do ma justifikosh vidion ku cmontojne femijett. Apo edukate morale, pregatitje per te nesermen, apo donin ti krijonin neveri nga armet(se 8-10 ore pune ne dite)
    Na shifi dhe nje here, dhe po ste beri pershtypje fillo te marresh ilace:)

    http://it.youtube.com/watch?v=LSG97OgkmHc

  14. ignoratia l non excusat thotë:

    30 August 2008 @ 1:08 am

    Morali i g99 mund te jete i dyshimte, po tek morali i Partise Demokratike une s’kam dyshime fare:)Dhe eee polico fillo te kesh nje cike turp per gjerat qe thua, pervec stresit qe duhet te jesh ne rregull me shefat ne Tirane.
    Dhe ligji qe thua ti eshte nje vendim i zgerdhim ne kohe te Nanos,ska ligje per demontimin lali me vjen keq qe po te zhgenjej
    V E N D I M
    Nr. 617 , datë 4. 12. 2002

    PËR HEQJEN NGA ARMATIMI DHE PËRDORIMI TË NJË PJESE TË ARMËVE, TEKNIKËS DHE PAJISJEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA DHE PËR ASGJËSIMIN OSE ÇMONTIMIN DHE SHITJEN E TYRE

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14 pika 7 të ligjit nr. 8671, datë 26. 10. 2001 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë” me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave,

    V E N D O S I :

    1. Heqjen nga armatimi dhe përdorimi i armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    2. Armët, teknika dhe pajisjet e Forcave të Armatosura, të përmendura në tabelën e pikës 1 të këtij vendimi, të asgjësohen ose të çmontohen dhe të shiten në formë skrapi, sipas dispozitave në fuqi, ndërsa ato që kanë vlerë tjetër përdorimi, nga ajo që lidhet me Forcat e Armatosura, t’u nënshtrohen procedurave për administrimin dhe tjetërsimin e pronës shtetërore.
    3. Autorizohet Ministri i Mbrojtjes të nxjerrë udhëzimin e hollësishëm përkatës, për kriteret teknike dhe procedurat e asgjësimit ose çmontimit a tjetërsimit të armëve e të teknikës së Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.
    4. Të ardhurat që do të realizohen të ndahen:
    - 10 për qind buxhetit të shtetit;
    - 90 për qind Ministrisë së Mbrojtjes, për t’i përdorur për nevojat e modernizimit e të ristrukturimit të Forcave të Armatosura.
    5. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI
    Fatos Nano

  15. ignoratia l non excusat thotë:

    30 August 2008 @ 1:11 am

    Ika tani, se ne fakt humb kohen kot fare me ty. Ti dukesh qe je i perbetum, argumentat i ke vetem per kapele(sic ta do dhe puna ne fakt:)

  16. gre_wireless thotë:

    30 August 2008 @ 1:40 am

    “Demokracise shqiptare nga dyfeket e Enverit vetem te keqija mund te vijne, sic ishte Gerdeci, prandaj shteti ben mire qe po mundohet t’i largoje, edhe duke i shitur edhe duke i demontuar.”

    Dmth Polico, ka te drejte Idrisi kur thote qe keta po pasurohen me kapitalin e Enverit….

  17. ThoughtPolice thotë:

    30 August 2008 @ 1:42 am

    E c`me ka gjete belaja me keta injorantet.  Pike e zeze!  Brenda ligjit jane edhe vendimet qe merr qeveria.  Tani po pate kohe pergjigjju pyetjeve te meposhtme.
    Nga vendimi i mesiperm vihet ne dyshim morali i qeverise “Berisha”?  Ne te kundert kjo VKM e forcon moralin e kesaj qeverie.
    E di cdo te thote “Vendim qeverie” apo jo?  Referoju nenit 100 te kushtetutes dhe pikave te tij.
    A ka dicka te paligjshme ketu? 
    Tani ti duhet te skuqesh nese ke dy pare mend.

  18. ThoughtPolice thotë:

    30 August 2008 @ 1:48 am

    E di si eshte puna mer Gre? Ato armatime edhe falas duhet te jepen po i mori dikush. Vetem sherr kemi prej tyre mer daj. E pe se c`ndodhi ne Gerdec dhe ka edhe shume zona te tjera potencialisht te rrezikshme per shperthime te ketij armatimi te vjeter qe ka mbetur qe nga koha e xhaxhit?!

  19. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:51 am

    ore le ti shesin, muhabeti eshte qe paret duhet me e dit se ku ikin. se nuk po shesin mallin e babes s vet

  20. ThoughtPolice thotë:

    30 August 2008 @ 1:59 am

    Sonte jam ne dispozicion te te gjitheve.

    Ju mjaftistet keni ndonje fakt qe te ardhurat qe jane siguruar nga shitja e armatimeve qe kane ndodhur nga qeverite shqiptare (te PS-se dhe PD-se), nuk kane hyre ne arken e shtetit? Nese keni dicka te tille, publikoni tek peshku dhe pastaj bashkarisht mund t’i dergojme ne prokurori.

  21. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 2:12 am

    Je mer je ne dispozicion po je fizikisht se menderisht te ka lene shenene… ke faturat e Bodes dhe ke shtesa e projekt -buxhetit! :) :) :) :)
    Dhe po qe se nuk ka pagu taxa Ylli Pinari ,ai qe do me debatu ti ,per shtetin dmth :P :P qeka me te vertete “grop halje”.
    Keshtu si per kulture taxave sikur te ardhura u thone , po atyre qe hyjne pa regjistruar cfare u thone ????
    Ene rri ne dispozicion “mo luj he dreq se na qok m’ron”.-tha kavajoti :) :)
    Hec or ka bejtet se u bone per ….

  22. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:16 am

    o tp kush jane “ne mjaftistet” ??? apo un me idrisin?

  23. yll-ka thotë:

    30 August 2008 @ 3:21 am

    ja dhe nje artikull tjeter i rradhes qe merret me thashetheme morale. dhe artikulli tjeter i rradhes i tipit corbe qe fut lloj-lloj gjerash brenda. se c’lidhje ka lufta e presupozuar brenda FRESSH me moralin e g99, hajde merre vesh. Dhe s’po mbarr ne mbrojte G99 (dakort, polic?).

    Autori aludon qe Veliaj i paska dhene sherbime (gojore?) atij njeriut te ambasades prandaj u jepkan fonde. Bukur. Po mire, ajo ambasada mos eshte e ndonje vendi si puna e Shqiperise qe nje person luan me fondet, pa pergjegjesi, si t’i doje… mjeti i sherbyer? Kur nuk u behet vone qeverise dhe taksapaguesve te atij vendit nga eshte ky diplomati, per cfare duhet t’a vrasim mendjen ne?

    o Mero Jr., nese do te sulmosh nje parti (p.sh. G99), ka shume mundesira te tjera pervec thashethemeve te kafeve te bllokut. Ja te themi qe eshte e vertete ajo “lidhja” e Veliajt me diplomatin? edhe pastaj? si ndikon drejtimi seksual i dikujt ne aftesine per te bere politike apo per te bere dicka te mire per vendin? mos doni te thoni qe pse Clinton merrte gojore, nuk ishte i afte te drejtonte Ameriken??? Ne vend qe te perqendroheni tek programet e te argumentoni me gjera kontrekte, shkoni merreni me corba thashethemesh moralo-diplomatike.

    @polic, me vjen keq te te them po qe sot e tutje s’do e marr mundimin te lexoj percartjet e tua. p.sh., s’eshte e thene qe te dijme latinisht, po te pakten, kur nuk di, pse ja fut kot dhe pastaj del tamam injorant vete? sa per te te zgjeruar horizontin: emri i ketij/kesaj perkthehet “injoranca s’eshte justifikim”. gjithashtu, ti as s’i lexon artikujt more bucko, edhe ja plas nje “Tema ne fakt eshte per G99 dhe Erion Veliajn” - cfare kishte pro G99 dhe Veliajt te ky artikulli?!

  24. ThoughtPolice thotë:

    30 August 2008 @ 4:17 am

    Oj ti yllke, degjo policin ti se me duket se sapo je kthyer nga pub-i dhe je rrumbullakosur mire.

    Une e di se cdo te thote ajo shprehja latinisht qe ka zgjedhur per nick ai/ajo qe deliron ketu si puna jote. Dhe sa per dijenine tende une nuk bera ndonje perkthim tjeter te nofkes ne fjale, pervec perdorimit te fjales se pare te asaj nofke per t’i treguar caqet e veta atij/asaj me ate nick.

    Dhe se fundi oj ti Yllke, une nuk thashe qe artikulli i Mandit ishte pro Veliajt apo G99, bile thashe te kunderten (lexo komentin e ores 9.45 pm). Po ti sic duket o te ka zene pija, o je budallaqe, ose je jerm ne kete ore.

    Ik tani, se une thashe qe jam ne dispozicion, por te merrem me nje si puna jote qe edhe shqip nuk di te lexoje eshte ofendim i madh…

  25. canart1975 thotë:

    30 August 2008 @ 4:30 am

    Aman o mos i shani partine policit se kush rri e u merr ere te vjellave te tij pastaj.
    Me llogjiken e ketij dhe te Bogdanit (apo atij qe ka pjell Bogdanin) i bie qe per tete vjet Merua vetem te kete bere presion mbi qeverite socialiste per ndonje tender duke shpifur.
    Shpresoj qe polici te jete vete Bogdani se perndryshe i bie te jete vetem nje papagall qe perserit fjalet e ti gje qe si ka hije nje njeriu kaq te zgjuar qe pervec te tjerash te than edhe ne latinisht

  26. ThoughtPolice thotë:

    30 August 2008 @ 4:43 am

    Edhe nje sqarim dhe nuk flas me: epiteti tender-lepires per Meron eshte qendrim i partise (PD) ne pergjithesi. Nuk e shpika une, as Bogdani jo (me kete rast, me lejoni te komplimentoj Bogdanin se i ka bere ta flasin me vete Erion Bazen dhe Mero Bracen), ka dale nga tjeterkush ky eipitet, prandaj normalisht qe eshte i huazuar.

    Ata qe s`kuptojne kaq gje, t’i bien prapa kesaj pune se nuk eshte shenje e mire.

  27. alproud thotë:

    30 August 2008 @ 5:00 am

    eshte shume e vertete qe Veliaj ka afrimitete dhe lidhje te ngushta me opoziten, sidomos me PS-ne. Nje fatk i tille eshte treguar edhe ditet e fundit kur te dy sebashku kane ndjekur nga afer Konventen Demokratike ne SHBA. Une personalisht e kam kontaktuar Veliajn dhe e kam pyetur nese G-99 do ti bashkohet ndonje kualicioni qofte te krahut te majte apo te djathte pasi per kete levizje zhedhjet e ardheshme do te jene thjeshte nje maturim, mbase me nje perfaqesim shume te vogel ne parlament, gjithmone nese do te arrije te kete ndonje. Dhe me stil te nje politikani te vertete me eshte pergjigjur se ai do te bashkohet me krahun e majte, dmth qe ai do jete kunder kualicionit qe eshte ne pushtet tani.

    Ajola Xoxe, mund te arrije ta marre kete post pasi ka nje CV me te pasur sesa kryetarja aktuale e FRESSH-it qofte nga niveli akademik por edhe nga ai politik pasi eshte studente e nje nder Universiteteve me te famshme ne Evrope, Salsburg dhe eshte zyrtare e larte e levizjes MJAFT. Dhe se fundmi ka mbeshtetje te gjere nga i fejuari i saj, Veliaj.

    Levizje politike behen gjithmone, sidomos nga ato qe kane endrra, qellime, deshira dhe etje per pushtet. Une kam pershtypjen se Erioni do te jete se paku nje perfaqesues i nivel te larte te shqiperise brenda ose jashte vendit. Pastaj idete e tije jane te qarta, jane dinjitoze por edhe premetuese per shqiperine dhe shqipetaret. Ne fund te fundit edhe ai politikan eshte por se paku do te jete i afte te sjelle ngjyra ne sfondin bardhe e zi te politikes shqipetare.

  28. canart1975 thotë:

    30 August 2008 @ 5:05 am

    sa per te ardhur keq je mor njeri.Ca kuptimi ka kjo “qendrim i partise”.Nje njeri normal sa e degjon kete shprehje mendon se jane mbledhur te gjitha forumet vendimarrese te pd dhe e kane shpallur Bazen “tender-lepires” (kulak).E kupton llogjiken tende apo jo.Po Partia o njeri nuk eshte dicka abstrakte nuk eshte zoti ,njerezit e bejne partine forumet etj etj.Kush forum i Pd e paska shpallur Bazen kulak?

  29. canart1975 thotë:

    30 August 2008 @ 5:11 am

    Edhe nje sqarim per policin
    Me shpendin “papagall” personifikohet nje njeri qe thote te njejtat gjera apo huazon (sic te pelqen ta thuash ti) me dike tjeter,kuptohet qe ti je dicka me lart se papagalli se huazon fjali te tera ndersa papagalli maksimumi “hello” thote

  30. toko thotë:

    30 August 2008 @ 5:54 am

    (për marrëdhënie të dyshimta me një nga diplomatët e huaj në vend, i cili thuhet se miratonte shuma prej dhjetëra-mijëra eurosh nga taksat e vendit të tij për projekte, jo më shumë për qëllimin sesa për “shërbimet” e ndryshme që i ofronte Veliaj & Co, akuza këto të hedhura dhe nga drejtuesit e një force të majtë )

    Spium, sherbetor i imperjalizmint dhe revizjonizmit

    …Duke ditur që FRESSH është nja nga organizmat jetësore të PS dhe, për më shumë, duke ditur forcën që ka ky organizëm në zgjedhje, tashmë kërkon që këtë forcë t’ia kalojë gruas së tij, Ajola Xoxe, e infiltruar së fundi në këtë strukturë

    .

    Familje spiunesh qe kerkojne te infiltrojne FRESH te paguar nga imperjalizmi e revizinismi, CIA e KGB-ja

    Daljet e Xoxes në disa takime dhe fërkimet që kanë filluar brenda FRESSH për këtë qëllim (shumica e të rinjve në këtë strukturë nuk e pranojnë këtë lëvizje), e tregojnë më së miri këtë.

    Njesoj si ne Konferencen e Tiranes ku revizjonismi Sovjetik mori nje goditje te rende se shoket tane komuniste ( shumca) i treguan vendin agjenteve te revizjonismit

    Gjithsesi, këtë luftë ish-drejtuesi i “MJAFT” nuk do e ketë të lehtë, pasi i duhet të përballet me mentalitetin konservator të bazës së majtë, por edhe me luftën që po bëhet brenda aktivistëve të FRESSH për të mos lënë “MJAFT” që të uzurpojë këtë organizëm, i cili jo në pak raste ka qenë pjesa dominante e fushatave të PS.

    Lufta e klasave kur nuk do te pushoj edhe ne gjirin e partise sone.
    O MEROOOOO Merushja po cilin liber te Enverit ke lexuar para se te shkruje kete. Nuk diskutoj faktet e atyre qe thua qe me duken me shume si ato bisedat e grave qemoti tek radha qumshtit por stili vec Enverin me kujton. Ne fakt po ti shtosh edhe ate te avukatit te Mjediut pak dite me pare ve bast se ke lexuar ndonje liber te Everit me luften e kalsave , me spiune revizjoniste kapitaliste. Qetsou o burre mjaft me veprat e babes se ai ka dek

  31. Koth thotë:

    30 August 2008 @ 9:41 am

    Mand,

    cer pune prish psh, ose ku eshte morali i dyshimte nese Ariola Xoxe behet deputete e se majtes vitin tjeter ? ( Kryetarja e FRESH-it hyn automatikisht )
    Nese do jete ky skenari atehere corapebardhet* do reagojne.
    Ne kete kuptim mund te kete ndonje zhvillim tjeter psh.
    Meqe G99 nuk ka kellqe te mbledhe vota, atehere e ka me kollaj me nje “mbeshtesim” Ramen, por si identitet me vete per te luajtur per me vone.
    Po nese ndodh kjo Erionit jo vetem qe do i humbase vula, por do humbase dhe vete Ariolen.

    * Corapebardhe quhen te gjithe perfaqsuesit e politikes se vjeter, term i dale nga perfasuesit e politikes se re.

    Une personalisht do rrija gjate me mide te mire nese ndodh qe Ariola vitin tjeter do jete ne parlament si e ardhur nga FRESH-i. ( kryetare )

    Por besoj ama qe nese ajo do ishte ne peshk psh , do pergjigjej : Joooooooooo

    P.S. Ne kohen e qemotit nuk lejoheshin dy vete nga e njejta familje ne te njejten pune dhe behej me dhune . Edhe tani ne kohet moderne ( s`ka lidhje me Caplinin kjo ) si rast i rralle eshte vecse nese dhe kjo do quhej risi. ;)
    Se mban era m… pastaj pa jo per gje.

    Sikur i ke paragjyku nje cike si shume me duket mu apo jam gabim ?

  32. Luçi thotë:

    30 August 2008 @ 10:00 am

    http://www.youtube.com/watch?v=oZBc_sdcegw&feature=related

  33. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 11:16 am

    Vetem ne shqiperi pergojohen njerezit kaq lehtesisht
    Gazetari thashethemixhnjsh

  34. berti thotë:

    30 August 2008 @ 11:31 am

    Uaaaaa e moj flokenaja edhe mua me beri shume pershtypje. Te pergojosh njerez te nderuar ne kete fare-feje……….nuk di ç’te te them.

  35. Artian thotë:

    30 August 2008 @ 11:33 am

    Luci,he me se e rrugollon OSBE ate pune,i mer doren te gjitheve,dhe i coni te “vendi” aty midis shaleve.

  36. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 11:34 am

    nuk e di sa te nderuar jane, por qofshin te nderuar apo te panderuar, nese nje gazetari nuk bazohet mbi etiken, eshte e ulet…

    shendet berti

  37. mand thotë:

    30 August 2008 @ 5:43 pm

    Pffff, sa reagime ka kur preken keta te G99 mer aman. Nejse. Ok po mundohem t’ju jap nje pergjigje te pergjithshme, se ku i kam dyshimet ne lidhje me moralin e dyshimte te ketij grupimi, apo organizate. Kush e mban mend Veliajn ne fillim, do i kujtohen deklareatat e djalit te ri, qe dilte per te denoncuar jo vetem korrupsionin, por edhe aleancat politike te dyshimta qe beheshin per hir te pushtetit. Ishte pikerisht ky grupim asokohe “Mjaft” qe gjoja ankohej nga politika e vendit te tij, qe organizata qe drejtonte Velija do ishte perhere apolitike, etj etj. Ishte pikerisht ky grupim qe kur akuzohej se po mbeshteste politiken e rames, kercenin perpjete sikur ti kishte pickuar dicka. Pra ishin te pavarurit e Velise, qe hidhnin idete e nje fryme te re. Ne ate kohe, me dukeshin paksa simpatike, megjithese qysh ne fillim sme jane dukur aq te pavarur.
    E tani cndodh! Velija po na tregon se paskesh qene haptazi qysh ne fillim i nje krahu te caktuar. Tashme qe PS-ne e mori Rama, o burra u sulen me luge ne brez se u be deti kos. Por pavaresisht se per PS-ne, seshte se ma ndjen shume, atje ka te rinj dhe njerez qe kane kontribuar per ate parti neper fushata, dhe ne te gjitha aktivitetet e saj. ka te rinj nga FRESSH qe i kane dhene shume asaj partie dhe kurre skane kerkuar gje, ndoshta dhe me te pergatitur se Xoxe e Veliajt. Atehere si i behet? Mire e thote Kothi, Veliaj ska kellqe per te mbledhur votat dhe kerkon t’i jape se shoqes vendin e kryetares se FRESSH, qe ca vota ti kalojne G99, pavaresisht se Xoxe ska milituar asnje dite ne kete organizate. Dmth, ta bejne opoziten biznes familjar, se kemi Edi Ramen mbrapa. Pra morali i Veliajt sna paskesh qene aq parimor, apo jo!
    Sa per ate qe thote yllka, i ben ose jo gojore ndodnje aktivist i mjaft diplomatit une seshte se e di shume por di qe akuzat kane ardhur nga Pellumb Xhufi i LSI-se, dhe une atij i jam referuar.
    Sa per kete ThP, spo i pergjigjem se ska vlere. Ky, se car thote se car ngaterron, asnjehere nuk i rri temes se diskutimit:. “Mandi, o mik, ti mire ke bere qe ke shkruar per ish-drejtuesin e Mjaft Veliaj dhe te fejuaren e tij qe po lufton me palle ne dore per marrjen e kreut te FRESSH, por kam hallin mos te hidherohet ai tender-lepiresi qe e ke drejtor dhe pronar njekohesisht”. Po te hidherohej ai robo, sme linte ta botoja, po shume qenke indoktrinuar o zoteri. Prit mer nje here, se te lavderosh berishen nga Amerika eshte kollaj. Ti e di qe dhe ne ndejtem nja tete vjet ne opozite, dhe tashi nderi i njihet atyre qe na luftuan me shume.

  38. Lere mandi se ia ke fut përçit thotë:

    30 August 2008 @ 6:19 pm

    O mandi, po ti coku shkruan mire ndonjhere, c’i ke keto breke te qelbura qe ke nxjerre sot te tema…rri paj zotin se po me dukesh dhe si defiçent (me keqardhje ta them).

    Te besh moral me thashetheme eshte sikur te nxjerresh sapun me baze jashteqitjeje. Shkrim per te ardhur keq se kujt i ka mbet te shkruaj.

    Me respejkt (te humbur)

    Nje parazit, ne shtet.

  39. mand thotë:

    30 August 2008 @ 6:28 pm

    Ti robo, une se di kush je, dhe se di pse paske pas respekt atehere dhe tashi jo. Ku qernke prek kaq shume ti?

  40. Leon thotë:

    30 August 2008 @ 6:36 pm

    Eshte TURP qe nje i ri dhe gati moshatar me Veliajn te shkruaj nje artikull te tille.
    Mendova se ne vitin 2008 keto shpifesira do kishin perfunduar.
    P.s. Gazetari te filloj njehere te germoje familjen e vete duke perfshire ketu motra,kusherira etj.
    Pasi ta bej kete te ballafaqohet me Veliajn tek gazeta groteske qe shkruan.

  41. Dritarja thotë:

    30 August 2008 @ 7:51 pm

    G99 ose eshte filial politik i PS ose ky nuk i mbushka mendjen gruas se vete per ta mbeshtetur. Zgjidhni e merrni, me llogjike te ftohte e pa emocione.

  42. rual thotë:

    30 August 2008 @ 7:52 pm

    ti Leon je i lezetshem, me shume se i lezetshem je i trashe :D

  43. Koth thotë:

    30 August 2008 @ 8:01 pm

    Edhe per kete ka shkru nje poezi ai miku im :

    Ja :

    Ne vritemi e pritemi perdite me njeri tjetrin,
    sa lind nje kale i ri , me shkelma vret te vjetrin,
    E qielli siper nesh me tallje na shikon…
    E ben sikur s`degjon.

    ….

    Po qielli nuk e di se ne jemi te marre,
    Mund t`ja cjerrim roben e ta terheqim zvarre..

    Vijon …

  44. Artian thotë:

    30 August 2008 @ 8:35 pm

    …kali i ri, mos eshte ai i TROJES?

  45. gene thotë:

    30 August 2008 @ 8:47 pm

    Ec mo se te stani i meros e konsiderojne te moralshme te publikojne artikuj me referime gojore “me ka thone baba mue” dhe kush te desheroje e ble gazeten, po ketu te peshku niveli i kontrollit duhet te jete pak me i larte.

    Edhe sikur analiza e mandit te ishte e vleshme, keshtu e servirur me m.t per garnityre sikur nuk shkon. Apo e kam gabim une?!
    E felliqet fare!

    p.s. Eshte per tu habitur se si ushtaret e berishes ndihen si ne shtepi te vet ne ambiente te ketilla te dhj.ra

  46. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 9:03 pm

    Do me falni njeçike ju çuna e goca ? Nuk do te llokçis shume, vetem pak :

    Mbaj mend, kur kam qene ne klase te trete, kam pase nje frike te tmerrshme per te kaluar rreshtin. Jo rreshtin e klases para shkolles, ketu isha i dalluar, por rreshtin e fletores. Prape e keqkuptuat, e shoh une. Po jo de rreshtin qe te me dilte nje germe jashte vizes jo, por frika ime ka qene te lija rreshtin ku isha duke shkruar dhe te dilja ne nje rresht tjeter. Cfare frike ka qene, nje frike metafizike ! Me dukej se diçka do te me shkulte stomakun po te dilja ne rresht te ri.

    Kur u rrita dhe ca, me mesuan qe kjo pune donte pak mjeshtri. Qe kesaj i thoshin paragraf dhe me kete s’behej shaka. Mesuesja e leximit letrar te klases se gjashte me donte shume. Persiper kokes me rrinte gjithmone. Ne fakt, tani qe e mendoj, duhet te kete qene nga era e sapunit LUX. Kisha nje LUX qe ma kishte sjelle nje sterkusheri i larget. Jo falas jo, sepse babai kepucar ia kishte rregulluar kepucet pa rradhe. Ja keshtu, jane te lidhura keto pune. Dhe mesuesja, siç po thosha, vinte dhe i merrte ere kokes sime. Duhet te kem qene i mire asaj kohe…

    Vetem ne gjimnaz kam mesuar te bej paragrafe. Diku e qullosja fare, por dalngadale u bera paragrafist i mire. Madje shoket me kishin zili sepse kjo fjala mbaronte me grafist dhe atebote kjo pune ishte fort e fisme.

    Eh mire, nga viti i katert, u bera autonom : beja paragrafe vete, pa pyetur askend, pa kopjuar anash, madje dhe krekosesha njeçike per cilesite e paragrafeve te mia. Dalngadale, fillova te mesohem me mendimin qe nje dite do te behesha shkrimtar. Kur e zbulova planin tim ne shtepi, babait sa nuk i ra pika. Nuku eshte gje, me tha. Degjo mua, keto zanatet me -ar, vetem emrin kane ashtu pa nuk te qisin ne selamet. Zgjidh nje zanat qe mbaron me -ues, me tha ai duke mbllaçitur nje pershesh misri, keto japin me shume buke. Po mire ore, ia prita une, me njefare dinakerie, sepse e kisha bere planin heret, do te behem shkrimues. Kur degjoi kete, babai me tha keshtu, fjale per fjale : ne mos ta lente kush shpirtin ne dore, ti do te behesh dikush i madh.

    E si perfundim, nja tre here kam perfunduar ne urgjence me gjysem shpirti.

    ps : s’me kujtohet ç’vere bleva sot… Margaux ? Peut-être ça.

  47. Iris thotë:

    30 August 2008 @ 9:25 pm

    Shko kontrolloje Zog, s’behet shaka me llojin e veres :)

  48. Zana thotë:

    30 August 2008 @ 9:36 pm

    Keto zanatet me -ar ,shpesh kane nje “K” perpara.S’e kishte keq yt ate :) :)

  49. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 9:41 pm

    O Iris, po mire te tjerat, po pse te del flamuri blu me ylla bardh ty ? Edhe une jam ne Juerop, por françusk me del. Le qe kot flas dhe une : ku e leshojne flamurin nga dora keta françusket ! Kokederra jane.

    E ku e lame mo ? Tek Irisi. Eh mire, ja nje fantazi per piano dhe orqester me Irisin.

    Kur u shfaqa per here te pare ne keto nahije, me duall perpara njefare Idrisi. Te them te drejten, tak ma beri zemra ! Kam pase nje te dashur me emrin Iris dhe thashe me vete : Oops ! erdhi manarja e vogel, s’me paska harruar. Eshte maskuar njeçike per nevoja pune, por ska gje, ja ka shtuar nje “d” aty sa per te fshehur gjurmet. Eh mire, kur te me versulet ki Idrisi me ca ikona, nga shtate ne rresht. Ca dhembeperjashte e ca veshllapushe, per ibret te zotit. Thashe me vete : ç’te kete pesuar valle Irisi ? Te kete rene gjer ne kete pike ?

    Isha duke menduar keto çeshtje te thella kur befas, ne qiellin blu, u mblodh nje re e madhe dhe zuri nje shi i papare, siç thote njefare Cani. Pse e solla kete punen e shiut ? Kot ? Jo dhe aq. Sepse shiu ne letersi simbolizon bereqetin, bollekun, pjellorine, vazhdimin e fisit, etj. etj.

    Po ç’lidhje ka me Irisin tim qe me la nje dite te ftohte janari ? Asnje lidhje perveç qe ate dite binte nje shi janari (mos u çudisni : Franca eshte vendi i çudirave - bie shi dhe ne janar) i madh.

    Ooops… telefoni.

  50. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 9:45 pm

    … ishte Irisi. Me kerkonte te falur. I thashe qe keto pune duhen rishikuar ne mengjes, atehere kur ngrihen tere njerezia. Mire, me tha ajo, ashtu mendon dhe i dashuri im. E mbylla telefonin, por jo pa menduar edhe njehere per te mirat e veres se kuqe Bordeaux.

    Ja keshtu, pini vere, markat ua jap une : Margaux, St. Estèphe. Te tjerat, neser.

  51. Zana thotë:

    30 August 2008 @ 10:00 pm

    Puna e pare eshte qe G99 te kete nje moral,nje bashkesi vlerash qe te perbejne nje te tille,pastaj mund te flasim te dyshimte apo jo.Kot …si gjithmone.

  52. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 10:05 pm

    Kush ma ben nje apdejt mua, ti Zana nga Tirana ndoshta ?

    - c’eshte G99 ? (paska 99 ?! - njerezia lane leshte e kokes te gjejne njecke te vetme dhe keto qenkan 99 !!)

    - c’eshte mjaft ?

    - c’eshte lidhja mes ketyre te dyjave ?

  53. Zana thotë:

    30 August 2008 @ 10:13 pm

    Zana ka gati 20 vjet qe nuk kalon te rruga e Elbasanit,ku thon se jane zyrat e tyre.Bile shpesh na kane ftu dhe per kafe….Po ti pike hapesinore ,”sillu mire”,ndigjo se ç’thuhet e hall pa t’ba adept nuk kane….Ja p.sh..shiko karieren post amerikane te Llukanit …. :)

  54. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 10:40 pm

    Mire qe s’the te merrnin ere edhe nga suma ….se shkuma ma do mendja te rreshkiste dhe kur te rreshket shkuma …besoj ty te ha vet suma…. :)
    Hajde ketej te thone..se je shakaxhi -dmth -te ben per te qeshur :P :P :P

  55. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 10:43 pm

    Po pa apdejt nuk ka adept oj Zane mali !

    Ani çiko, s’po t’nguci ma, tash ia msyn Irisi e mi thot te tana, tak e tak e tak.

    Une nuk i njoh vertete, por qofshin kush qofshin, paçin jeten e gjate se po nuk je ne jete, eshte e kote, nuku behet gje.

  56. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 10:47 pm

    Aj kuku per mue, çka m’ka gjet ! N’ven t’Irisit ia ka msy Idrisi !

    Aiiiii allahile ç’mu desht mu me e nguc.

    Fli o Idris fli, se un jem n’pigaaal, ktu s’fiken llamatinat deeer m’sabah.

  57. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 11:06 pm

    Mire po du me flejt, po ne jemi ne pigrek..dhe s,na ze gjumi…po ben si te besh edhe hajde …na dil ndonje nate …se je dhe shakaxhi…dmth qe te ben per te qesh …:) Hajde ktej te thone !!!!

  58. Dritarja thotë:

    31 August 2008 @ 9:05 am

    A zgjodhet more? Ose G99 filial i PS, ose ai nuk ka aftesi te bind gruan e vet.

  59. flokenaja thotë:

    31 August 2008 @ 9:07 am

    Iris thotë:
    Shko kontrolloje Zog, s’behet shaka me llojin e veres

    IRA??? Ti je? Dora vete ti?

  60. XYZ thotë:

    31 August 2008 @ 9:52 am

    Iris, kam bere shaka mbreme, ti e di. Te kerkoj te falur nese je ndjere e lenduar. Ka qene thjesht ngaqe edhe une mendova se je IRA. Edhe thashe me vete, pas kaq kohe, nje shaka e vockel nuku eshte keq. Pershendetje per ty, Flokenajen qe me ka marre inat dhe Zanen qe me do shume. Sot eshte e diel. Nje dite ende me e bukur lajmerohet nga fushat e Frances.

  61. mand thotë:

    31 August 2008 @ 4:27 pm

    Tashi, qe tjua them me shpirt ne dore kur i thone fjales, ate politiken e majte seshte se e njoh shume. Pra e thene hasell hasell, me shume marr vesh ketej nga keta qe e qujne veten si bicim te djathtesh, dhe kur e nisa ta bej ate koment per gazeten, seshte se e kisha me politikat e Edi Rames, apo me kulisat qe luhen brenda PS-se. po ju miqte e mij ndodheni jashte, dhe ndoshta ne shume raste si keni pare keta mjaftistet qe, mundohen te imitojne ato levizjet e famshme te viteve 70-te. Ooooo jane ca si jashte realitetit, dhe me pelqejne ne disa raste ne fakt. Po ja qe del Erjoni, dhe nuk mu duk hic e ndershme qe te shfrytezonte idealizmin e ketyre tipave per te bere karriere personale. jetojme ne nje bythe vend dhe shume gjerave u plas era pa ia hequr tapen. Tashi cfaj kam une, se vjen nje nga ata te LSI-se, qe nuk ndryshojne dhe shume nga mjaftistet dhe te mi numeron te gjitha tak, e tak. Ne rast se Erjoni ka gjet shesh e ben pershesh, sduhet harruar se PS-ja mire keq, me debate pa debate eshte vlere e ketij vendi, eshte parti politike, dhe kerkon ca si vizion me te gjere per te udhehequr vendin. Se keni idene si jane bere ata socialistet e shkrete nga keta mjaftistet, jane tulatur fare. Se qe ta dini ju miqte e mij te peshkut, ne PS, mjaftistet e terhequr nga rama i shohin keta te ‘vjetrit” si nga lart poshte, medemek kane ardhur keta dhe do e shpetojne PS-ne nga politikat e vjetra. Shkurt fluturojne me pras, dhe nuk e kane piken e idese se po te dalin vete ne baze, pa keta te shemtuarit, dhe budallenjte e vjeter nuk ia pjerdh njeri ne bote. (Ne kete rast do doja mbeshtetjen e idrisit, se ai i di mire keto gjera :-))
    E keshtu hallet dhe muhabetet. Kjo ishte zanafilla e shkrimit, tashi se si pelqen Leonit, dhe se i pelqejne endrrat ne diell qe leshon G99 seshte faji im. Se del LSI-ja dhe me tr5egon per ca festa te dyshimta qe organizon mjafti deri ne oret e para te mengjesit ne apartamentin e nje diplomati qe u siguron parate per aktivitete, prap seshte faji im. Se ka nje statut PS-ja dhe smund ta heqesh kryetaren aktuale, ashtu si pa lidhje se duhet te vije e shoqja e erjonit prap seshte faji im. Per me teper seshte faji im per menyren se si mjaft kerkon te perdore FRESH-in, apo G99 me falni per te mbledh vota politike. Ata po te jene aq te zote ti marrin vete votat dhe jo ne menyre parazite, duke i lepire kulon Edi Rames. Po flasim per moral politik, dhe skane qene tezat e mija, por te Mjaftit.
    Gjithsesi miq te peshkut thnx per komentet

  62. mand thotë:

    31 August 2008 @ 4:31 pm

    Ky flamuri ne koment del pa lidhje se nuk flas nga ameriqija

  63. Klenni thotë:

    4 September 2008 @ 8:16 pm

    aaaa medet kush rrin e shkruan neper gazeta, kush ka akses ne shtyp. Po kjo ishte analiz politike?? Kush ju boton juve more aman… apo njerez si puna jote do jen buburreca tere kohes!

    Flm per analizen, ishte shume e gjetme!
    Aman te te kerkoj nje nder, mos shkruj mo se na bone mishin puckuriza puckuriza, aq shume thellohesh…
    Jam shume i sigurt as Veliajt vet si ka shku menja tek gjithe kjo skem 4-4-2!

  64. MILA thotë:

    5 September 2008 @ 6:57 pm

    Pasi lexova artikullin e mesiperm e vetmja gje qe me vinte ne mend te thoja ishte : ” Edhe ” Aktiviteti i mesiperme ( nqs eshte i vertete ) ka te gjitha trrajtat e nje lufte politike, e cila eshte mese normale. Moraliteti dhe drrejtesia ne rastin e mesiperm eshte e lekundur por fundja fjales politika nuk eshte e moralshme, dhe me i forti do te sundoj me te gjitha menyrat qe ka ne dore. Ky eshte sistemi parlamentar qe kemi zgjedhur para 17 - 18 vjetesh dhe do ta pranojme me te mirat dhe te keqijat e veta. Nuk ka drrejtesi morale ne politike.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com