Mjeket presin ndihmen tuaj zoti Lubonja…
toni_1977
Eshte per te ardhur keq te konstatosh se nje prej analisteve dhe opinionisteve me te njohur te vendit tone, zoti Fatos Lubonja te rrembehet nga emocionet dhe te klasifikoje “kriminele” mjeket shqiptare. Kjo gje ndodhi gjate nje debati televiziv qe kishte tematike problemet ne sherbimin shendetesor, ku zoteria ishte i ftuar. Ndjej keqardhje qe zoti Lubonja nuk eshte aspak ne dijeni te problemeve qe ka sherbimi shendetesor. Per te nuk eshte e detyrueshme te kete njohurite e duhura dhe percepsionin real te ketyre problemeve perderisa nuk eshte mjek. Por eshte e pafalshme si nje intelektual te shprehe nje urrejtje te tille.
Ne sherbimin shendetesor aktoret kryesore jane pacienti dhe mjeku. Marredhenien mes tyre e regullon shteti, ose me sakte duhet ta rregulloje. Eshte e qarte se ka probleme por keto probleme pervec pacientit prekin dhe mjekun. Eshte e qarte se qarkullon nje para informale neper spitale nga pacienti tek mjeku. Por duhet te dini zoteri se eshte mjeku ai qe ka deshiren dhe interesin me te madh qe ky sistem i kalbur te reformohet sa me shpejt. Kjo sepse ne nje sistem ku skema e sigurimeve shendetesore te arrije te perfshije te gjithe popullaten, atehere dhe sistemi i pagesave (pra dhe jetesa) e mjekeve do te ishte me dinjitoze. Une kam patur fatin te bej specializimin jashte Shqiperise, dhe mund te them se pacienti kur dilte nga spitali se bashku me epikrizen i jepej dhe nje kopje e fatures se shpenzimeve per koheqendrimin e tij ne spital (ilace, nderhyrje kirurgjikale, anestezia, sherbimi hotelier). Vetem sherbimi hotelier ishte 50-60$ ne dite! Ne total per nje koheqendrim 7 ditor ne nje klinike te kirurgjise abdominale ose gjinekologjike kostoja per nje pacient (ilace, nderhyrje kirurgjikale, anestezia, sherbimi hotelier) shkonte 800-1000 eur. Kuptohet qs pacienti i siguruar paguante vetem nje perqindje te kesaj shifre ne varesi te skemes se tij te sigurimeve.
I permenda keto shifra per te bere krahasimin me vendin tone. Ne Shqiperi 70% e popullsise nuk paguan sigurime shendetesore. Nqs nje prej ketyre individeve do te kishte nevoje per nje trajtim kirurgjikal, vlera e financiare e ketij trajtimi kirurgjikal do te ishte po 800-1000 eur per te pasiguruarin. Por ne kushtet e vendit tone ku 70% e popullsise nuk paguan sigurime shendetesore, dhe shteti nuk eshte ne gjendje te vjele sigurimet shendetesore, marredhenia financiare deformohet me bakshishin. Pacienti kujton se eshte me mire te paguaje nje pjese te kesaj vlere nen dore mjekut dhe ne djall sigurimet shendetesore. Eshte e lehte pastaj te besh moral duke injoruar faktin se pagesa e mjekeve ne QSUT eshte 24 000 lek ne muaj.
Nqs ju leshoni te tilla epitete si “kriminele” atehere cmund te them une per ata (te profesionit tuaj) qe ne menyre te paturpshme mbushin opinionin publik me perralla per vjedhje veshke (kujtoni rastin e profesor Dautaj-t). Ku eshte etika e gazetarit ketu qe shkruan per veshken pa u konsultuar fare me nje mjek? Cmund te themi per ato segmente te policies se shtetit qe paragjyojne qe ne fillim profesorin duke i vene operacionit emrin “veshka e humbur”. Marrja e informacionit paraprak dhe nga specialisti, perpara se te arrish ne konkluzione te demshme per dike dhe qesharake eshte e detyrueshme sepse jo gjithnje pacienti ka te drejte ne menyren e tij te perceptuarit. Kjo do te bente te mundur shmangien e gafave qe do te permend ne vazhdim (te cilat shume mire mund te jene dhe veper penale):
· Ne vitin 2006 kur pacientja qe u ankua per veshken ne Shqiperi nuk beheshin transplante renale!
· Nje veshke nuk eshte nje lajthi qe te fshihet ne xhep dhe me pas te tregtohet. Nqs do te ishte marre vertet veshka per trafik organesh atehere ajo nuk mund te fshihet dot sepse kerkon kushte te caktuara mirembajtje. Pra kjo skeme do te ishte e mundur vetem ne kushtet e nje konsipracioni te pamundur qe perfshin pervec profesorit te nderuar, 2 ndihmesit e tij, anestezistin dhe 2 ndihmesit e tij dhe 2 infermieret e sallles. Mire qe nuk thane qe e shiten veshken me DHL ne perendim…
· Le te vijme pastaj tek me elementarja: pacientja ishte operuar per nje problem renal (gure, hidronefroze nuk ka rendesi se cfare). Rregulli primar i transplanteve eshte ai qe organi per transplant duhet te jete nje organ i shendoshe. Pra veshka ne fjale nuk ishte e “mire” per transplant.
· Pse u hoq atehere? Po eshte e veshtire per dike te kuptoje qe ka raste kur nje veshke e semure duhet te hiqet qe te mos jete burim infeksionesh te metejshme etj etj.
Ketu ju si analist dhe perpunues i opinionit publik duhet te keni rolin tuaj aktiv, por pozitiv ama! Ne kete mllef ndaj mjekeve keni dhe ju pjesen tuaj te fajit. Permes shperthimeve te tilla emocionale ju shtyni individe te vecante te shprehin pakenaqesine qe mjeku nuk eshte zot, duke ngulur thiken ne shpinen kardiokirurgut tone te famshem. Dhe nje pjese e popullates ka nevoje vertet per disa drejtues te opinionit publik qe ta kete me te lehte te formoje nje kulture komunitare dhe te kuptoje se jetesa ne nje shoqeri demokratike ka dhe ajo pergjegjesite dhe koston e saj. Zoteri na ndihmoni ne ngulitjen tek popullata se nqs paguhen sigurimet shendetesore gjithcka do te jete me e lehte. Ne kete rast dhe sherbimi shendetesor do te ishte me i mire per vete shqiptaret. Nuk e kuptoni zoteri se ai qe nuk paguan sigurimet shendetesore cenon te gjithe ata qe paguajne? Sepse si ai qe paguan ashtu dhe ai qe nuk paguan sigurimet shendetesore perfitojne nga i njejti sistem shendetesor qe ne presim te reformohet.
Eshte e pajustifikueshme per ju qe duke u nisur nga nje pervoje personale te arrini ne te tilla konkluzione pa patur asnje percapje per informacion me te plote. Dhe une kam kaluar nje pervoje jo te pelqyeshme ne spitalet shqiptare, por kurrsesi nuk mund te pergjithesoj problemin tek e gjithe klasa e mjekeve. Reforma nuk do te vonoje ne frutet e saj dhe per ata qe nuk paguajne sigurimet shendetesore do te jete shume e ashper. Sherbimi shendetesor eshte nje mall qe ka vleren e vet dhe per kete cdo individ duhet te paguaje (permes sigurimeve shendetesore) qe ta kete.
Qe ky sherbim shendetesor nuk funksionon si duhet, nuk eshte faji i 5000 mjekeve te republikes. Duhet ta kerkoni pergjegjesine zoteri ne masen e 1 milion shqiptareve qe nuk paguajne energjine elektrike apo ujin e pijshem prej vitesh, ne masen e 1 milion shqiptareve qe kane uzurpuar tokat e pronareve te ligjshem, ne masen e 2 milion shqiptareve qe nuk paguajne sigurimet shendetesore dhe tek roli shtetit ne vite (i pafuqishmi). Na ndihmoni zoteri permes penes tuaj qe te largojme mentalitetin e turmes qe mbizoteron ne kete vend. Eshte ky mentalitet turme qe shtyn njerezit te mos paguajne energjine elektrike, ujin e pijshem, te vjedhin token e tjetrit dhe te mos paguajne sigurimet shendetesore.
18-07-2008

20 July 2008 @ 9:10 pm
po per ate rastin e Kastriot Dautaj, i cili i mori 50 mije leke personit nga Fieri qe u operua ne emer te tij dhe pas dy javesh kur pacienti pati serish probleme, te afermit e tij i thane Kastriotit se pervecse i kishin dhene 50 mije leke, kishin folur edhe me familjare te tij, dhe Kastrioti u tha ketyre, pra te afermve te pacientit, se i kujtohej si rast por ne fakt nuk e kishte operuar ai ate te shkretin por asistentja e tij, sepse ai kishte qene i lodhur ne ate moment. Kastrioti kesaj radhe pasi mori nje ryshfet te dyte e coi pacientin e shkrete ne nje klinike private ku vete ai e operoi dhe me thene te verteten, sot e kesaj dite, pacienti ne fjale nuk ka me probleme. por a mjafton kjo???!
vertet ka disa probleme ne drejtim te kriminalizimit qe ben media dhe disa analiste, por ne disa raste, gjerat jane te qarta edhe pse diku per shkaqe hetimore apo diku tjeter per shkaqe te tjera, nuk thuhen per nje kohe te caktuar.
20 July 2008 @ 9:29 pm
Sa për fillim pak semantikë:
Kriminelë janë ata që kryejnë krime, mos na i ve në thonjëza kot. Ose kanë kryer krime dhe janë kriminelë ose jo. S’ka vend për thonjëza. Pastaj varet se çfarë krimi kanë kryer e në çfarë situatash, etj për sa i përket dënimit. Por krimi i vogël në rrethana të vështira nuk të bën të jesh vetëm “kriminel”. Kur të dali vendimi i gjykatës merret vesh nëse sipas ligjit është kryer një krim. Ti nëse po pranon që kanë marrë lekë kundra ligjit, atëherë po pranon që janë kriminelë.
Pastaj “Ku eshte etika e gazetarit ketu qe shkruan per veshken pa u konsultuar fare me nje mjek?”
Pse kështu të duhet konsultim me mjekët për të argumentuar që heqja e veshkës pa i marrë leje paraprakisht dhe pa e informuar pas faktit s’është gjë e mirë?? Meqënëse hape rrugën e krahasimeve me jasht Shqipërisë, atje bëjnë vizitë menjëherë para operacionit, dhe të marrin firmën për çfarë mund të bëjnë (edhe mundësitë shkruhen, pra nëse konstatoj se veshka duhet hequr pasi të kem filluar, a ta heq?) dhe pas operacionit të japin shpjegime se çfarë bënë dhe pse e bënë. Një mjek që të heq veshkën pa të thënë gjë hiç në rastin më të mirë rrezikon liçensën dhe humbje financiare të madhe në gjyqe. Në rastin më të keq, ka burgim. Pse e anashkalon këtë gjë? Pak rëndësi ka nëse ishte e drejtë heqja e veshkës apo jo, ka rëndësi që e bëri pa lejen e pacientit dhe pa e informuar pas faktit. S’ka madhësi sigurimi shëndetsor që do ta bënte këtë të pranueshme prandaj kot ngatërron sigurimet shëndetsore me këtë çështje etike dhe ligjore.
20 July 2008 @ 9:58 pm
Fakti qe 2 milion shqiptare nuk paguajne sig shendetesore nuk do te thote qe mjeket ti marrin ne dore vet punet e tyre dhe ti marrin leke pacienteve pasi mjeket punojne me mjetet dhe ne ambientet e shtetit shqiptar e jo ne spitalet e tyre private. Dhe operacionet qe keta mjeke kryejne behen me financimin e shteti shqiptar, pra nese humb dikush ketu eshte shteti shqiptar aspak mjeket te cilet njesoj e marrin rrogen nga shteti shqipta. Pra mjeket dhe ky tipi siper bejne ca sofizma me natyre kriminale per te justifikuar grykesine dhe korruptimin e tyre moral. Nese sju pelqen paga si mjek le mos ta bejne fare ate pune, jo te na thone me vone brockulla si ky ketu.
21 July 2008 @ 9:36 am
:na thone me vone brockulla si ky ketu
Gjithe fajet i ka sistemi . -Ai eshte i parikuperueshem e i panderqshem prej te paafteve.
Nje njeri qe punon {ndershmerisht, si pastrues, llogaritar -apo mjek}ne nje shtepi publike , vertet qe nuk e ka ngjyer…. por ka pare , prandaj eshte njelloj si te tjeret qe kane bere namin e zi.
Po keshtu edhe Kasriotet e Nardet apo Xhuvelet……… qe i drejtojne keta institucione
21 July 2008 @ 5:19 pm
Me sa di une, ata qe jetojne ne Shqiperi e paguajne sigurimet shendetesore, perndryshe po nuk paraqite librezen shendetesore, je i detyruar te paguash 400 leke/3.3 euro per vizite.
22 July 2008 @ 12:46 am
Edhe kur t’i kene kene arestuar te gjithe mjeket e spitaleve dhe ambulancave, infermieret, ndihmes mjeket, pastrueset e spitaleve, portjeret etj etj, problemi nuk do te zgjidhet sepse i gjithe sistemi shendetsor eshte i kalbur e duhet reformuar. Nuk zgjidhet kjo me arestime por me reforme te plote te organizmit e administrimit te sistemit publik shendetsor. Sa per kriminalitetin e Profesor Doktor Kastriot Dautaj:
ka bere per me se 30 vjet, 3-4 operacione ne dite. eshte shume i afte dhe i talentuar. Ne vitet 70 me ka operuar vjehrin, ne fillim te viteve 90, babane, ne 97 mamane. As me ka kerkuar, as i kam dhene para. Kam respektin me te madh per ate, per ato mijra jete njerzish qe ka shpetuar apo lehtesuar, per perfaqsimin dinjitoz te vendit ne konferencat nderkombetare per veshkat, per futjen e metodave bashkekohore te mjekimit. E kam pare ne kohen e luftes 97, te vazhdonte punen me shume gjakftohtesi edhe kur ca kriminele i mbanin kollashnikovin te drejtuar ne koke,ndersa ai mjekonte shokun a familjarin e tyre te plagosur e ata i kerkonin kryeinfermieres narkotike. Me duket se ajo graja nga Lezha i ka trokitur ministrit me lidhje lezhjane tamam ne momentin e duhur kur atij i duhej paksa publicitet per te mbajtur karriken qe po i rreshqet ne drejtim te republikaneve ose kushedi kujt i ka shkelur ne kallo po s’u be merak qeveria atje jo per parate e doktoreve qe ne fund te fundit nuk i kane duart te futura ne parate e taksave apo te fondeve publike.
Sa per zotin fatos lubonja, le te kujtohet se ku i shtyu shoket e tij te klases se gjimnazit (ne duart e sigurimit apo pavioneve 5 e 17), kur vodhi tezen e matures, apo se si braktisi gruan e tij te semure per vdekje, ate grua qe punoi ne llac me shume dinjitet dhe ndershmeri per te rritur foshnjat e tij dhe per t’i shpene torbat me ushqime atij, burg me burg. Po ti ku i ke gjetur parate o fatos qe bredh neper bote dhe ble shtepira ne tirane dhe ne rrethet e saj, duke shkruar opinione hipokrite?
Kirurgru te pakten derdh djerse e gjak gjate nje operacioni.
22 July 2008 @ 1:55 am
E o Peshku, me duket se qenkeni ne fushate si e si ta denigroni faqen tuaj dhe ta beni tabloid sa me shume.Kshu vazhdoni pra se jam i bindur qe shpejt do e arrini qellimin dhe do terhiqni audiencen qe synoni.
Ca lesh vlere apo koherence ka ky shkrim?!
Ku eshte llogjika ketu? Fajin per korrupsionin e mjekeve e kane faturat e dritave dhe njerzit?
Apo qe meriten qe ne Shqiperi sherbimet shendetsore jane falas dhe nuk kushtojne qindra mijera ero e kane mjeket? Pse mjeket i subvencionojne keto sherbime apo shteti?
Pa permendur qe autori as nuk e permend fare kontekstin e asaj qe po akuzon, pra ca ishte konteksti i bisedes te Lubonjes. Thjesht mer nje epitet qe ka permendur Lubonja dhe ben nje carcaf ketu pa koherence dhe pa logjike.
Dhe Peshku na e sjell ketu tak-fak kete llomotitje, bashke me ato shkrimet e tipit hajdeni te pime kafe qe mos behet Gerdeci, dhe nje pellumb per Edvinin, dhe Bushi do ndaje gruan se tha nje gazete tabloid amerikane.
Hallall gjiza.
22 July 2008 @ 3:28 am
Xhibo

Mos e shaj kaq shume peshkun se ate gosip-in tjeter se Kosova e fitoj pavarsine nga qe Ollbrajt kishte rene ne dashuri me Thacin nuk e sollen ketu tek peshku
Ollbrajt- Thaci nje histori dashurie qe kurre nuk u zbulua
22 July 2008 @ 3:32 am
ahahahahaha!!! une, shume e forte kjo! ahahaha! s’pushoj dot se qeshmi! me siguri do e ket shkrujt ajo zonjusha qe perktheu nga ajo “gazeta serioze amerikane” ate artikullin per ndarjen e ciftit Bush
22 July 2008 @ 4:17 am
kjo e thacit i merrka te gjitha piket. cfare pedonalesh!
22 July 2008 @ 11:29 am
O Xhibo,
Ke ndonje shkrim ti qe te ngrihet ca niveli?
Ll.
22 July 2008 @ 1:35 pm
Llukan, juve e dini vete xhanem se faqja juaj eshte. Une thjesht nxjerr dufin se nga shume faqe dhe forume shqiptare qe jane vec llogje, tek kjo faqe kisha interes te lexoja here pas here. Tani qe u regjistrova dhe po e lexoj ne menyre te rregullt u zhgenjeva.
Dmth kritikat e mia vijne ngaqe do desha qe faqja te mbante/kishte nje nivel, jo se i dua te keqen.
Sa per nese kam shkrime une apo jo, ajo nuk eshte argument. Shkrime ka plot ne internet dhe ato mund te vihen ketu dhe nese muk i sjelle une.
Megjithate, juve e dini. Rrezik kot harxhoj bojen virtuale une duke bere apele te tilla.
22 July 2008 @ 1:50 pm
Xhibi,
Shkrimi i mesiperm eshte pikpamja e nje personi i cili eshte paraqitur ne diskutime te mepareshme si student i mjekesise. Ne vete, si mbikeqyres, ja kemi hequr vetes ne nje pjese te madhe te drejten per te gjykuar nese nje shkrim eshte domosdoshmerisht “i mire” ose “i keq” (me ca perjashtime) duke e lene ne dore te lexuesve. Ti si lexues e gjykove shkrimin te dobet dhe e shprehe kete. Ndalu ketu dhe mos u merr me faqen se pastaj na shtyn ne mbikeqyresve ne llogjiken e nevojes per te qene te gjitheditur ne cdo fushe per te filtruar shkrimet e pasakta ose te padrejta.
Ll.
22 July 2008 @ 1:59 pm
Llukan, me nje fjale ti po thua qe Peshku eshte han pa porta fare, ku kushdo mund te parkoje ketu cfare do lloj shkrimi, dhe juve qe menaxhoni faqen duhet te mos keni asnje gjykim apo miratim per shkrimet? Nuk besoj as se ndodh keshtu nen realitet tek Peshku, as nuk them se duhet te ndodhe keshtu.
Nese do ishte keshtu si thua ti, nuk do kishte faqja ate opsionin qe nje shkrim publikohet vetem si draft dhe qe duhet ta miratoje dikush para se te dale si shkrim. Do ishte thjesht nje faqe si forum ku cdokush shkruan cdogje dhe del automatikisht.
Dhe prap, jo se e sugjeroj ate gje. Se do ishte thjesht nje ambient kakofonik, dhe nuk mendoj se do kishin nge njerzit te lexonin 20 shkrime pa nivel per te lexuar 2 qe ja vlen.
Nuk mendoj se une po ngrej zerin se mu duken mua si person pa nivel keto shkrime, se it is not about me. Shkrimet qe duken pa nivel nuk duan kallauz.
Pse juve qe i miratuat me nivel iu duken keto shkrime qe permenda, dhe ate thashethemin tjeter te Thacit, e plot si ato? 
22 July 2008 @ 2:18 pm
Xhibi,
Pergjigje ndaj pyetjes se fundit
“Sepse nuk botojme thashetheme, sepse nuk gjykojme pikpamjet”.
Ll.
22 July 2008 @ 2:41 pm
mund te me thote njeri cili eshte dhe si eshte ligji i sigurimeve shendetsore me then te drejten se kam idene 10 vjet larg……….
22 July 2008 @ 2:47 pm
Mendoj se Toni ka shume te drejte por ndoshta eshte mjek i ri dhe akoma sja ka marre doren pushimeve ne Havana.
Ne ate emision me beri pershtypje shume dhe fjala e Pr. Kosova qe kur e pyeten nqs mjekve do ju rritej rroga 4 fish a do merrnin bakshish tha:
Te jeni te bindur qe mjeket jane te gatshem te paguaj shume me shume se aq vetem per te vene kemben ne spital. Fitmet e tyre mujore arrijne nga 20-25 here me shume se rroga!
Shtanga, po ashtu edhe Fevziu, qe ju lut ta rishikonte njehere shifren, qe profesori tha se mund te jete dhe me e larte.
Pra zoterinj keta doktora te nderuar harrojne se ku jetojne dhe e krahasojen veten me jashte shtetit, po nqs do ecnim ne kete sens, cdo profesion u dashka ta paralelizoje veten me “ata jashte shtetit”.
Pra nje Inxhinier u dashka te marre sa ato jashte shtetit, nje violinist po aq, nje mesues po aq, atehere filli do mbaroj tek nje enderr e madhe. Te jesh me mend atje ku do, dhe me kembe atje ku po mbledh parate per te ecur drejt asaj.
Dmth ky zoteri bertet se u rrit nafta, se nuk ka rend se nuk ka pasterti para baneses vet, po harron se keta njerez, si policet, si pastrusit, si te gjithe me radhe paguhet si keta brenda, jo si ata jashte!
22 July 2008 @ 2:55 pm
Vjet per krishtlindje kemba ime shkeli ne shqiperi por fatkeqesisht kam marre nje ftofje te rende qe sme kaloi per dy muaj sa ndenja atje , asnje permiresim, asnje ilac dermani asnje mjek i hajrit , perfundova ne rakira te ziera me gjalp e piperna qe me dilshin syte kallep nga dhimbja e gjoksit , ika mora arratine
arrita ne kanada ne kuruan direkt per tre dite mora veten , me pompe azmatikesh arrita bile bile dy llojesh duke i perdorur njera pas tjetres
More po pagusha jo vetem mjekun 5 mije leke cdo takim por sgjeta derman! Ne Shqiperi desha te thosha………………
Mos me shkelte kemba me ne dimer se me ngjethet mishi kur mendoj te semurem me
ju i qani hallin mjekeve? Mos beni mekat me!
22 July 2008 @ 5:03 pm
Te luftosh cdo rast injorance natyrisht te duhet kohe. Po i pergjigjem vetem Dorit i cili thote:
…Një mjek që të heq veshkën pa të thënë gjë hiç në rastin më të mirë rrezikon liçensën dhe humbje financiare të madhe në gjyqe. Në rastin më të keq, ka burgim. Pse e anashkalon këtë gjë? Pak rëndësi ka nëse ishte e drejtë heqja e veshkës apo jo, ka rëndësi që e bëri pa lejen e pacientit dhe pa e informuar pas fakti…
Une e trajtova shume qarte punen e veshkes se humbur per te luftuar fantazite e shfrenuara te njerezve. Duket qe nuk ke kuptuar asgje. Per te shmangur cdo keqkuptim, perpara operacionit pacienti ose familja firmos dhe autorizon kirurgun per operacionin dhe anestezistin per llojin e anestezise. Pavaresisht se protokollet ndryshojne nga shteti ne shte, thelbi eshte i njejte: Pacienti miraton llojin e nderhyrjes kirurgjikale dhe merr parsysh rreziqet ose pasojat qe lidhen me kete nderhyrje te cilat mund te kerkojne gjeste kirurgjikale shtese.
Me thjesht se kaq nuk mendoj se ka…
Kam paraqitur 4 arsye se perse eshte abuzuar me gjoja transplantin e veshkes. Nuk me duket se i ke lexuar….
22 July 2008 @ 7:36 pm
Çdo sherbim shteteror eshte i falimentuar ne Shqiperi. Vetem nje forme apo nje tjeter privatizimi mund te zgjidhe situaten. Kujtoni sa mire stomatologet apo farmacistet qe dolen privat. Deri sa te jete thjesht nje vend pune ne shtet, gjithmone mjeket do marrin pare, mesuesit do bejne kurse private, policet rrugore do marrin rryshfete, gjykatesit a prokuroret do korruptohen, tatimoret do blihen, doganieret do ndertojne vila, etj…pa fund. Populli e ka mllefin me mjeket se detyrimish do ta takosh nje te tille cdo vit; mbase s’te bie rasti ti takosh aq shpesh te tjeret, por mjekun do e takosh me sesben. Kur ja jep leket policit rryshfet, te duket vetja i zgjuar dhe me fat. Mjeku e ka per detyre! Vetem mjeku ta merr lekun; te gjithe te tjereve me “kopil-llekun” tend ia jep.
Koncepti eshte veshtire te ndryshohet (Europa ka shekuj civilizim). Jo me ne nje vend kaosi siç jemi ne…
27 July 2008 @ 5:04 pm
Jam shume dakort me ty.
Per te permiresuar sadopak shkallen e injorances ne kete vend po sjell vetem nje shembull:
nje flakon SEVOFLURAN qe perdoret per anestezine ne operacion kushton 250 000 leke te vjetra. nje pacient ka nevoje per 1-2 flakone gjate operacionit….
4 August 2008 @ 5:57 am
Eshte me me fitim me punu per shtetin ne kete lloj vendi kshu qe edhe klinikat private nuk bejne derman, unless e nderto vete kliniken edhe i merr te gjitha perfitimet vete, dmth nuk je thjeshte nje nga mjeket qe punon aty.
4 August 2008 @ 6:01 am
Toni, ti po thua qe ata mjeket qe punojne neper spitale ushtarake i paguajne vete mjetet dhe ilacet mjekesore kshu? Si pagujne vete, pranaj thote tjetri bejne pare te madhe dhe per kete cilesohen si kriminele se per dy pare vrasin tjetrin. Nuk eshte mire ti fusesh te gjithe ne te njejtin thes, por e verteta qendron qe shumica kshu jane.