Login



Register

Mjaft! propozon disa mendime per p/ligjin e arsimit te larte

Lëvizja MJAFT! parashtroi sot para Komisionit Parlamentar për median dhe Arsimin, të gjitha objeksionet e saj në lidhje me projektligjin për Arsimin e Lartë.

Përfaqësues të MJAFT!, fillimisht përshëndetën gjatë një dëgjese në këtë komision, disa arritje që ky projektligj, sjell, sipas tyre.

“Forma e zgjedhjes së anëtarëve të rektoratit (Rektori, Zëvendësrektori/ët, Dekani/Drejtori i ēdo fakulteti dhe njësie tjetër kryesore, Kancelari i institucionit) i jep këtij institucioni një autonomi të kënaqshme dhe barazpeshim të mirë mes kontrollit dhe mundësisë së veprimit”, tha Arbjan Mazniku, Drejtor i Politikave në MJAFT!.

Por, sipas tij, “kjo meritë e projektligjit eklipsohet nga Neni 64.3 i cili parashikon që Ministri i Arsimit dhe Shkencës mund të pezullojë rektorin “Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore”.

mf.JPGPërfaqësuesit e MJAFT! nënvizuan faktin se “në asnjë dispozitë të projektligjit nuk renditen se cilat raste mund të përbëjnë ’shkelje flagrante’. Kjo kompetencë i le Ministrisë së Arsimit rrugë të hapur për të ushtruar presion apo kontroll mbi veprimtaritë akademike dhe financiare të rektoratit apo organeve kolegjiale që drejton rektori duke “shantazhuar” këtë të fundit me shkarkim”.

Olta Xhacka, Koordinatore për Politikat (MJAFT!) tha se “ekziston nevoja për hartimin e një liste e cila, në rastin më të mirë është ezauruese,  e nëse kjo nuk është e mundur, një liste orientuese se cfarë përbën “raste flagrante”.

Por ajo që përbën, sipas MJAFT! shqetësimin më të madh në këtë projektligj, lidhet me nenin 95 të tij. “Neni 95 përbën mbase zhvillimin më absurd të këtij projektligji”, gjykoi Mazniku. Ai argumentoi më tej, se “ky nen parashikon shkrirjen e Këshillit të Administrimit një vit para mbarimit të mandatit të tij, për t’u zëvendësuar nga një entitet i quajtur Këshilli Drejtues i cili bëhët “organi më i lartë qeverisës në Institucionin e Arsimit të Lartë, i cili me të ardhur në fuqi do të drejtojë dhe mbikqyrë administrimin akademik dhe financiar të institucionit, si dhe do të përzgjedhë autoritetet drejtuese (rektor, dekan) të tij,” duke nëpërkëmbur kështu procesin e mundimshëm, njëkohësisht shumë të nevojshëm të decentralizimit institucional të administrimit të institucioneve të arsimit të lartë”.

Sipas MJAFT!, krijimi në dispozitat kalimtare të një institucioni i cili praktikisht zëvendëson gati të gjithë institucionet e krijuara nga vetë ky ligj, përbën një absurditet marramëndës. “Teknikisht në nenin 95 ligji dhe reforma që ai tenton të ndërmarrë përmban “një datë skadence” dhe rikthim 180 gradë në drejtimin e kundërt”, tha Mazniku. Nëse qeveria planifikon që pas tre vjetësh të ndërmarrë një reformë tjetër në arsimin e lartë nuk ka asnjë arsye pse të sanksionojë copëza të saj në këtë ligj. Neni 95 përvecse krijon konfuzion dhe pasiguri të vazhdimësisë se këtij ligji dhe reformës që ligji materializon, nuk kryen asnje funksion të mirefilltë ligjor. Vetë Neni nuk ka asnjë vlerë pa një ndryshim rrënjësor të ligjit, ndaj sanksionimi i tij në këtë draft ligj nuk është e justifikueshme, nënvizuan përfaqësuesit e MJAFT! në komision.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. klajdevour thotë:

    20 April 2007 @ 10:27 pm

    Cuditerisht, ketu, ne kete teme e cila duhet te shqetesoje te gjithe te rinjte qe jane arsimuar apo po arsimohen (sic besoj se ka shume te peshku), nuk ka komente! Sepse, them une, nuk ka teori konspiracioni!!!! Ndaj, s’ka vlere kjo teme.

    Kot e postoni peshq! Halli i njerezve ketu, eshte Berisha, Rama, Top Channel, Nano ndonjehere, dhe MJAFT-i (atje ku ka vend per teori)

    Tmerr!

    Ku jeni mo njerez qe e doni vendin tuaj? Po flasim per arsimin! (oops, sorry, spo flasim per Erion Veliaj, ndaj… )
    :)

  2. klajdevour thotë:

    20 April 2007 @ 10:29 pm

    se harrova: ndoshta do flasin robt per kete gjene, nese heren tjeter mbledhim 120 mije vete :) per arsimin vallai!

  3. Zana thotë:

    20 April 2007 @ 10:51 pm

    Sot ka overdose te “Majft”te peshku…..Prandaj kur ekzagjerohet merr efektin e kundert.

  4. klajdevour thotë:

    20 April 2007 @ 10:52 pm

    e drejte

  5. Arbeni thotë:

    21 April 2007 @ 7:07 am

    O… Pse ky Erioni nuk punon per Top-channel?

  6. Ilirjan thotë:

    21 April 2007 @ 2:01 pm

    Kesaj i thone me te hyp vetja ne qejf. C’po ndodh keshtu me institucionet arsimore ne Shqiperi? Tani Mjafti duhet te na tregoje edhe politikat arsimore? Te ishte ndonje kurs se si te besh party o llogje epo hajde de mund ta pranojme. Po sa per arsimin e larte kush na i beka keta te Mjaftit te kualifikuar per te dhene keshilla? Zot i madh me keto njerez. Epo keshtu eshte kur te del opozita ne krah, mjaft qe te kritikosh ata qe jane ne pushtet. Une them Mjaft me mjaftin se na e hapen …

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.