Mirëmëngjes, Tiranë
Banane, diell i ftohtë, trafik, pasagjerë-sardele dhe shumë energji. Prej disa javësh lumi i njerëzve që rrjedh në Tiranë kishte dalë jashtë fokusit. Sepse ishin festat, sepse ishin vrasjet, aksidentet, protestat në Vlorë, flakët në Elbasan, helmimet në Durrës, mozaiku në Tiranë.
Kurse sot u rikthyen njerëzit. Në mëngjes të gjithë nxitojnë (pavarësisht se kafenetë buzë-rruge shohin në karriget e tyre klientët e parë që në orën 07.00). Prindër me fëmijë për dore, nga një në secilin krah (amin për demografinë), gjimnazistë grumbuj-grumbuj me kapuç ne kokë, çanta të varura në shpinë, buzëqeshje c’armatosëse që nuk do t’ia dijë as për ftohtësinë e pranueshme të këtij mëngjesi, as për boritë e pareshtura të makinave.
Edhe shoferët nxitojnë, të penguar shpesh e më shpesh nga ato turmat e mësipërme; apo të tjera, përbërë nga këmbësorë që përtojnë të shkojnë deri tek vijat e bardha. Ku t’jua presë mendja e synojnë shkurt-kalimin në kahun tjetër; dhe para e pas çdo makine ka nga një këmbësor që shan. Ashtu siç bëjnë makinistët dhe makinistet rrotull tij.
Tirana gëlon. Njerëzit nxitojnë për në punë! Po po. Për në punë! Shtytësit e karrocave me perime, çorape apo bizhuteri nga ato më të lirat bëjnë zig-zage nëpër trafikun më unik në Europë (se në botë kemi disa konkurrentë të fuqishëm në Pakistan dhe Indi). Këta karrocierë të pagjumë zënë nxitimthi vendet e tyre të përhershme në fillim të tregjeve të Tiranës, apo pakëz vjedhurazi në ndonjërën prej rrugicave që të çon prej aty. Të tjerë mëngjesorë shtyjnë me forcë për t’i bërë pak vend thesit të tyre të stërmadh, të çdo-ditshëm plot me mallrat kinezë që do t’i shesin po fillim-rrugicave. Bisedat mes tyre janë të çlirëta, moskokëçarëse, me zë të lartë. Shoqërohen pa asnjë teklif me të qeshura të lehta, sjellë ashtu, pa shkak.
Medreseja dhe tregu çam ngrenë qepenat. Ashtu si edhe të gjitha dyqanet 1 metroshe në të gjitha katet e para të çdo ndërtese në Tiranë. Shitësit ambulantë dhe biznesi i vogël hapin kështu siparin e gjallërisë së pandalur në kryeqytet.
Në rrugë ka jetë, hapa, nxënës, prindër, shitës, pak punëtorë dhe më shumë zyrtarë. Në makina këta të fundit. Vërshojnë pa asnjë ndryshim, si përditë. Njëlloj si dje, kur kolegu gjerman fotografoi vargun e gjatë të mercedezëve dhe makinave të tjera luksoze që vozisin nëpër Tiranë. “Shqiptarët janë të pasur”. Moria e makinave të muajve të fundit dhe telefonat në veshin e secilit udhëtar e rrëzojnë argumentin kundër. E pse ta lë të ngrejë krye? Po, janë të pasur shqiptarët. Jo vetëm me makina. Edhe pse të rëna e të ekspozuara, fytyrat e shqiptarëve janë më të pasura se xhepat e tyre të shpuar. Jeta që shkëlqen në sytë e tyre është më e fortë se asgjëja e vrarë shekuj më parë në fytyrat pa pigment të të huajve që ecin të huaj mes turmës së mëngjesit në të zhurmshmen Tiranë.
Pra paska vend për të gjithë, rrugë për të gjithë, ankesa për të gjithë, punë për të gjithë, gjallëri për gjithkënd e në gjithçka.
Nuk mund të hahen bananet që në pikë të mëngjesit; por shitësja e tyre tregohet impulsive. “10 copë një mijë lekë. 10 copë një mijë lekë banania këtu. Hajt se mbaroi”. Mund të të gërricë patjetër me zërin e hollë ngritur më lart nga ç’mundej për të mposhtur zhurmën e autobusit dhe të trafikut, por nuk i hap rrugë inatit zelli i saj për t’u imponuar. Tërësisht instiktiv, por imponimi të shoqëron që prej saj, deri tek kolegët që të mësojnë pa kërkuar ç’të bësh me ditën tënde; me të panjohurin që ndërhyn në bisedat e trazuara kafeneve; në këmbënguljen e bujtësve për të ngrënë edhe pak, se nuk është prekur fare pjata; në thirrjen për të marrë hapa të përgjegjshëm për familjen, për të mos neglizhuar moshën, për të mos i lënë gjërat siç janë. Imponimi gumëzhin jashtë e brenda rrugës, shtëpisë, zyrës, autobusit, kafenesë. Muzikë e çuditshme që të mungon, nëse nuk i kushton vëmendje, duke e lënë të bjerë siç di vetë ajo, krijuar e rënë në mënyrën origjinale shqiptare.
Mëngjesi është i zhurmshëm në Tiranë. Dhe njerëzit nxitojnë të gjithë për diku. Rrjedha ka filluar të marrë udhë. Me shumë pak kujdes, po të heqësh perden e thurur keq të të zezave kronika epidemike, dhe me një shpërfillje që do të ishte vrasëse për politikën artificiale, jeta në Tiranë rrjedh e zhurmshme, e gjallë, kërkuese dhe synuese për diku. Del diell shpesh pas shiut, në të paqëndrueshmin mot në kryeqytet. Po dhe në zhduket pas reve, lë në fytyrat e të gjithë të ardhurve dhe të qënëvë në Tiranë, shprehinë e pagabueshme të gjallërisë. E si të mos e shohësh rrugëve ku ecin sanguinët impulsivë mesdhetarë?! Në Tiranë, çdo mëngjes, gdhin një jetë!
Erolina
Janar 2008


28 Janar 2008 @ 3:36 pm
Me pelqeu shume pershkrimi yt. Shkruaj me shpesh keshtu.
28 Janar 2008 @ 3:46 pm
10 banane per 1 mije lek? S’qenka keq…
28 Janar 2008 @ 3:52 pm
…nga shkrimi kuptoj qe jo shume gjera kane ndryshuar qe kur jam larguar nga tirana….por njerez qe vijne e ikin qe ketej thone qe kur te shkoj (total vitesh larg=14) do te humbas neper tirane….
…dite e hene ne mengjes, e fillon duke lexuar kete shkrim!!!! edhe bukur edhe nostalgji, ….pak sad….
28 Janar 2008 @ 3:52 pm
Eh, eshte vertete gjynah qe shpesh perqendrohemi aq shume tek politika, tek frena e dhunshme e ketij vrulli, dhe nuk arrijme te gezojme ato te mira qe mund ti kemi fare prane
Flm Erolina.
28 Janar 2008 @ 4:03 pm
Pak dite para vitit te ri isha ne Tirane me ben pershtypje dy gjera :
1. investimet private qe po beheshin zona Durres-Tirane dukej qe po zhvillohej shume.
2. fatkeqesisht bashkia s’po punonte fare persa i perket mirembajtjes se rrugeve Qytete si Fieri apo Vlora jane me te mirembajtura.
Me pak fjale dukej qe ne Shqiperi ka nje boom ekonomik .
28 Janar 2008 @ 4:18 pm
Cupke, ma ke ulur cmimin ca si teper.
Gjer ne 7 cope (te squllura) 1 mije leke kisha shkuar.
Hajt me edhe 8 per te te bere tyja qejfin.
Por jo 10
28 Janar 2008 @ 4:27 pm
Banane,
1) Pse i nderron ato emrat si mbreti grate?
2) Shkruhet “Banania”, jo “Bananja”
28 Janar 2008 @ 4:37 pm
Po tani e kam ne regull emrin?
Ju pershendes me melodine e kenges se D.Dikos : Si banania
http://www.youtube.com/watch?v=PZgNP1vmowE
28 Janar 2008 @ 4:38 pm
Te vjetra se cu be!!
28 Janar 2008 @ 4:44 pm
Nje shkrim i denje per muajin MARS..kur TIRANA rilind…qe nga mali Dajtit
e shtrihet si kulper ne levizjen e qytetit gjate harlisjes se bimesise nga dheu i pasfaltuar ne gjelberimin anesor te asfalteve…E ne ate zhvillim misterioz kur gjithshka leviz,ndjehen hapat e te hershmeve qe nxitojne ne pune,te qarat e femijve qe pergatiten per shkolle,te rijte e pergjumur nga koha e shpenzuar mbi kompjuter apo te lodhur per pak “jete note”, pleqte ne pikshitjet e gazetave, e shitsja e bananeve dhe mbi te gjitha ne qender te Tiranes ndjehet zeri bucites ndoshta me teatrali i rregjistruar ne TIRANE gjate te gjitha kohrave para xhamise tek Sahati
_____________Beni sevap per Sanijen_________________
28 Janar 2008 @ 4:49 pm
Zeri i ciles Sanije? I asaj te kombinatit??
28 Janar 2008 @ 4:58 pm
Jo Gento!
Eshte e re.Ate te Kombinatit e mbajne per t’ja rrujt l…per kapele…
28 Janar 2008 @ 5:13 pm
Te banania ju mbeti syri, e?
Ishte “6 cope nje mije leke” te premten, por sot ne megjes degjova se ishte shtuar numri per nje mije leke. Mbase ngaqe qe te premten e sot iu eshte luhatur bashke me vleren edhe ngjyra bananeve qe rreshqasin ne gojen e shiteseve.
Po Tirana, ashtu e ftohte brisk, ishte edhe shume e kendshme, e fresket, me diell dhe gjithe ngjyra e gjalleri sot. E pzakonte per nje mengjes janari, po ja qe keshtu eshte. (me gjithe mimozat qe edhe pse e shohin qe eshte mashtrues, prape i binden njelloj rrezeve te ftohta te diellit ne kete fund-janari te paster ne Tirane).
28 Janar 2008 @ 5:17 pm
Shume interesant ky fakt,balance e cuditshme,duhet te ishte e kunderta.!
28 Janar 2008 @ 6:32 pm
Eshte nje energji e mrekullueshme ajo e Tiranes, por jo vetem e saj, por e te gjithe hapesires midis Tiranes dhe Durresit ku mese gjysma e popullesise shqiptare eshte e perqendruar. Eshte nje panorame kjo qe cuditerisht nxjerrin ne pah nje popull aktiv, qe ka deshire te punoje dhe te permiresoj jeten e tij. Pastaj se si e ben kete, eshte nje ceshtje tjeter.
Mendoj se eshte teper e nevojshme qe koha dhe energjia qe keta njerez po shpenzojne te jete sa me eficente. Do te ishte e papranueshem qe me teper se gjysma e saj te konsumohej per arsye te mungeses se zgjidhjeve te zgjuara apo te strategjive. Kjo nevoje behet ende me e rendesishme kur vendi dhe njerezit per te cilet po flasim ju duhet qe te rekuperojne gapin e madh qe kane me pjesen tjeter te botes te ciles ju referohen.
Keshtu pra, nga nje ane eshte vullneti i popullit (per te cilin “Grupi” ishte cituar me frazen e tij aq kuptimplote), por nga ana tjeter jane edhe ato pak zgjidhje strategjike qe vijne nga klasa drejtuese dhe egzekutivi si organi pikerisht egzekutues, te cilat do te rrisnin me pak veprime te zgjuara, eficencen e ketij vrulli energjie popullore, i cili nga nje lum qe permbyt, do te mund te trasformohej ne nje lume te vertete jete.
28 Janar 2008 @ 6:43 pm
A e kuptove drejt raportin e LEVIZJES me te priturit nga SEVAPI.
Kjo eshte SHQIPRIA vendi me i mahnitshem ne BOTE dhe jo vetem TIRANA.
Vendi ku njerzit LEVIZIN dhe ku drejtusit i mbajne ULUR me duart nga qielli ku ndigjohet zeri me teatral i te gjithe kohrave ne MEMEDHEMBJE:
_________BENI SEVAP per SANIJEN______________________
28 Janar 2008 @ 8:52 pm
….Tirana gëlon. Njerëzit nxitojnë për në punë! Po po. Për në punë….
Vertet? Nuk e di, mbase une kam mbetur prapa ne kete njohje. Po klubet jane plot apo jo?
28 Janar 2008 @ 9:17 pm
mesazhi yt nuk eshte fort i qarte por nqs ti ke dashur thjesht te besh hartim si ato te klases se 8 ja ke arritur qellimin
28 Janar 2008 @ 10:34 pm
Toko, si shume negativizem te komenti jot…:)
28 Janar 2008 @ 10:42 pm
Ne fund te fundit kjo eshte Romantika e diteve te sotme ne Tiran !
28 Janar 2008 @ 10:56 pm
Toko…po pse mo njeri…s’punon askush ne Shqiperi?? Cudi…me frymen e shenjte jetojne mbase…
28 Janar 2008 @ 11:05 pm
Flm. Erolina per kete fotografi te qytetit tim. Ndihet ne rreshtat e tu qe e do Tiranen, me ate dashuri xheloze qe ndjej edhe une per te. Sikur ta shprehja mengjesin e kryeqytetit me nje fjale te vetme, do thoja:
“Gumëzhin.”
Kjo folje qe vetem ne Tirane gjendet ne shtepine e saj. Qe pershkruan zhurmat e mengjeseve te femijrise time, bori makinash, motorre nafte dhe zera njerezish, te varfer por te pasur.
tung
28 Janar 2008 @ 11:22 pm
Po pse c’fare prisnit ndryshe ne nje kryeqytet evropian, me rreth 1 milion banore tashme?
Sigurisht qe ka njerez qe punojne qe me mengjes… Ashtu sic ka edhe nga ata qe bejne sikur punojne dhe mezi presin orarin e hapjes te barit..
Ky eshte nje pershkrim i zakondshem i nje reliteti qe mund ta shikosh ne cdo metropol evropian.. Asgje e vecante… Pervecse manise se shqiptareve me “bananet”..
29 Janar 2008 @ 12:50 am
Oh, po pse kaq negativitet? Cfare po ju ndodh aty ku jetoni? Negativiteti mund te jete nje droge terheqese, por ai le vecse nje fushe te djegur rreth tij. Kritika eshte dicka tjeter. Bejuni kritik, ndersa negativitetin luftojeni. Eshte dicka qe s’ju duhet, s’na duhet!
Cfare na ka bere Erolina?! Thjesht na solli nje fotografi te Tiranes. Shijojeni ose lereni aty ku eshte!
29 Janar 2008 @ 1:14 am
Une jetokam ketu…
Në Tiranë, çdo mëngjes, gdhin një jetë!
Me pelqeu…
29 Janar 2008 @ 3:58 am
OK OK terhiqem, mbase jam bere shume negativ, por sepse ky shkrim me kujtoj Tiranen e viteve 70-80. Rrugen nga Pazari i Ri (Shtytësit e karrocave me perime, çorape apo bizhuteri nga ato më të lirat bëjnë zig-zage nëpër trafikun më unik në Europë ) deri tak Pallati i kulutres ( zhurma e autobuze urban apo ndonje zuku te vjeter te NTSH-se)
Sikur te mos behej fjale per benza te shtrenjte dhe medresera patjeter do te kujtoja se ishte ndonje mozaik tregim i viteteve 70. Nuk paska ndryshuar shume, po te jete keshtu. Te them te drejten ky tregim nuk me kujtoj fare Tiranen e fillimeve te viteve 2000. Mbase ne keto 5-6 vjetet e fundit ka ndryshuar dhe eshte bere si 35 vjet me pare.
Ne fillimiet e viteve 2000 nuk shikoje nxenes gimnazesh ata ashtu si dhe femijet e vegjel i shoqeronin prinderit ne shkolle ( me makine shumica ose dhe me kembe) .Apo zhurma e makinave qe shoqerohej me fytyra te egra shoferesh qe te shanin nga nena se deshe te kaloje ne vijat e bardha
Ndersa klubet…..eh klubet plot qe na ora 7 e mengjesit deri me 7 te mengjesit te dites tjeter. Sa per pune, se di , po une nuk pashe njeri te punonte. Tymi i plerave qe digjeshin ne mes te Tiranes dhe sot me djeg ne gryk kur e kujtoj, etj etj
Nejse sic thashe gjerat paskan ndryshuar ne keto 5-6 vjetet e fundit dhe me vjen mire.
29 Janar 2008 @ 8:29 am
por e te gjithe hapesires midis Tiranes dhe Durresit ku mese gjysma e popullesise shqiptare eshte e perqendruar….
HUh… ´”Silicon Valley” alla shqiptarce, boom ekonomik!!
29 Janar 2008 @ 10:20 am
Toko thote: “Ne fillimiet e viteve 2000 nuk shikoje nxenes gimnazesh ata ashtu si dhe femijet e vegjel i shoqeronin prinderit ne shkolle ( me makine shumica ose dhe me kembe) .Apo zhurma e makinave qe shoqerohej me fytyra te egra shoferesh qe te shanin nga nena se deshe te kaloje ne vijat e bardha
Ndersa klubet…..eh klubet plot qe na ora 7 e mengjesit deri me 7 te mengjesit te dites tjeter. Sa per pune, se di , po une nuk pashe njeri te punonte. Tymi i plerave qe digjeshin ne mes te Tiranes dhe sot me djeg ne gryk kur e kujtoj, etj etj”
…keshtu eshte toko, keshtu. Po mund te shihet edhe tjeterqysh ne nje nga keto mengjeset e ftohta, por me diell ne Tirane. Pastaj, te zymte e shohim gjithmone, dhe kur provojme ta shohim pa bezdisje dhe krahasime, sikur na cudit thjeshtesia qe gjejme ne te.
Teksa makina po parkonte majtas sot ne mengjes me sinjalin ndezur, nje biciklete u pershendet me anen e pasagjerit. Biciklisti u ngrit po aq shpejt sa gati u rrezua. Me sy pak me te dale se zakonisht dhe me zemer te ngrire, pashe se kerkonte falje me gjeste dhe me mimike “Isha pak me nxitim. Ika, ika. Po po, e di qe duhet t’i ve re më me kujdes sinjalet, por më kane bllokuar trotuarin…”
Nje polic aty perbri picerroi syte, disa te tjere hodhen nje veshtrim te shpejte dhe biciklisti iku me gjithe nxitimin e tij te nderprere. Asgje nuk ndodhi, por mund te kishte ndodhur, po te mendoja sa te pakujdesshem, te pasjelleshem, te pavemendshem etj, etj, etj, jane njerezit ne Tiranen e rrezikshme.
Jo jo, jane te gatshem te nxitojne dhe te mos iu kushtohen vogelsirave si nje pershendetje e shkurter ne “vozitje e siper”.
29 Janar 2008 @ 9:30 pm
Ouu?? Shoqeronin prindrit nxensit ne gjimnaz?? E pa pare edhe kjo…toko je i forte!! Ke shume pergjithsime dhe ke shume idera…pak si negative…qe nuk e di pse i ke.
30 Janar 2008 @ 4:29 am
Grupi. To Ko eshte i mbushur me mllefe, e ka me te gjithe, ose as ai vete nuk di me ke e ka. Si rrjedhoje sheh vetem zi. Eshte kompetent per gjithcka dhe asgje. Mund te te flase me kompetence per Shqiperine pavaresisht se ka 16 vite pa e pare. Ka plot si ky, kendezaj nga amerika.