Ministrat: Edhe ne në 8 qershor do fikim celularin
Gazeta Shqiptare
6 Qershor 2006
Artemida Çollaku
a.collaku@gazetashqiptare.com
Politika i bashkohet protestës kundër tarifave të larta të telefonisë celulare, e cila do të zhvillohet më 8 qershor në orën 12 të mesditës, dhe që konsiston në fikjen e aparatëve celularë për të paktën 5 minuta. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga Koalicioni Antikorrupsion (ACAC), me qëllim protestën ndaj tarifave të larta të kompanive AMC dhe Vodafone, mesa duket ka gjetur mbështetësit e saj edhe tek vetë anëtarët e qeverisë. Pas asnjë dallim politik, ashtu si në shumë raste të tjera, politikanët kanë pranuar se tarifat e telefonisë celulare në vendin tonë janë shumë herë më të larta dhe ndaj një situate të tillë duhet reaguar. Një pjesë e tyre e ka cilësuar këtë fenomen një të padrejtë që u bëhet qytetarëve shqiptarë. Gjatë prononcimeve të dhënë në Neës 24, politikanët shprehin besimin e tyre se nisja e hetimeve të komisionit hetimor parlamentar Ceka është një hap i hedhur drejt zgjidhjes së kësaj situate aspak normale për të gjithë shqiptarët. “Nëse ky do të jetë vendimi i shumicës së popullit, unë do t’i bashkohem kësaj proteste dhe do ta fik celularin tim”, u shpreh ministrja e Integrimit, Arenca Trashani. Duke i cilësuar “tarifa të çmendura”, kreu i komisionit të Jashtëm Parlamentar, Preç Zogaj shprehet se kjo “protestë do të luajë një rol sensibilizues për të reaguar ndaj këtij fenomeni”, por ai nënvizon se “duhet shkuar edhe me tej dhe një gjë e tillë shpresojmë që ta bëjë komisioni hetimor i ngritur për këtë çështje”. Ndërsa Neritan Ceka, kreu i komisionit hetimor parlamentar, që po heton për këtë problem, shprehet se kjo protestë duhet të vazhdojë deri në zgjidhjen e problemit të tarifave celulare. Po kaq të gatshëm për të qenë pjesë e protestës kundër tarifave të larta celulare janë treguar edhe përfaqësuesit e opozitës.
Ruli dhe Basha
Dy ministrat e linjës që përgjigjen për shërbimin e telefonisë celulare dhe asaj fikse, ministri i Transporteve dhe telekomunikacionit, Lulëzim Basha si dhe ministri i Ekonomisë Genc Ruli, shprehen disi të rezervuar për t’iu bashkangjitur kësaj proteste nisur nga pozicioni që kanë. Ministri Genc Ruli deklaroi se “inisiativa të tilla ndërmerren nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe janë për t’u përshëndetur, por qeveria ka të tjera mekanizma dhe mënyra se si vepron”. Megjithatë ministri Ruli nuk bëri të ditur asnjë nga masat që duhet të marrë qeveria në një situatë tillë, ndërkohë që priten rezultatet e komisionit hetimor parlamentar. Iniciativa është përshendetur edhe nga ministri Lulëzim Basha, i cili për shkak të pozicionit të tij nuk ka dashur të prononcohet, por shprehet se “se inisiativa të tilla i kanë munguar vendit dhe janë të mirëpritura kurdoherë”. Kreu i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, shprehet se i bashkohet kësaj iniciative dhe se shpreson që “do të ketë efektet e duhura për të bërë rregullimet e duhura”. Ndërkohë ai nënvizon se politika e ka ndërmarrë tashmë hapin e saj me krijimin e komisionit hetimor.
Protesta
Koalicioni Antikorrupsion i bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tyre kundër tarifave të larta të telefonisë celulare. Nën moton “celulari dëmton xhepin”, koalicioni bën thirrje që të gjithë qytetarët shqiptarë të fikin celularët e tyre më 8 qershor, në orën 12 të mesditës për të paktën 5 minuta. Kjo protestë ka si qëllim kundërshtimin e tarifave të larta të telefonisë celulare, të cilat në vendin tonë janë shumë herë më të larta se tarifat që aplikon kjo telefoni në vendet fqinjë me ne.


7 June 2006 @ 1:40 am
Të paktën 5 minuta?? Kjo tregon tamam pse tarifat janë aq të larta, se njerëzit i paguajnë. Pse ore s’mund të rrinë të paktën një ditë pa celular? Në Shqipëri ka edhe lypsa me celular vetëm për tangëllëk. Mirë tu bëhet them unë.
7 June 2006 @ 1:43 am
Nuk e di ti ate kengen “Vetem 5 minuta”
Protesta te ketilla jane te kota; njerzit s’rrine dot pa perdorur celularin per nje kohe te gjate keshtu qe deri sa te kete nje firme te trete ne treg s’behet gje. E c’do ti beje firmave kjo? Hicgje.
7 June 2006 @ 3:20 am
ne fakt ne nuk kemi nevoje per ministrat dhe qeverine te fikin celularin gjate nates; Kemi nevoje te kepusin ato tela kuklle qe i mbajne varur e te marrin ca nga ato taksat mbi fitimin qe i takojne popullit. Sa per tarifat, po na rrjepin ashu sic i lejon dhe inkurajon ligji ekonomik ne fuqi..
7 June 2006 @ 8:31 am
skandal …….u cudita kur mora vesh se tarifat ne tirane ja me te larta se ne perendim……….paftesi e tmerrshme morale e politikaneve dhe ekonomisteve shqipetar….
7 June 2006 @ 9:42 am
Po zotrinjte ministra qe do t’i bashkohen protestes nuk mund te bejne dicka me te mire se sa te fikin celularet per 5 minuta?
A nuk munden ata te ndryshojne dicka? Pse vetem 5 minuta? Une do te thoja se edhe 5 minuta per ta jane shume shume. Jane goxha leke te humbura. Po t’i fiknin celularet per me shume se 5 minuta do te humbisnin sponsoret e tyre.
Gjithsesi po u drejtoj nje kerkese te deshperuar.
Zotrinj ministra beni vertete dicka qe ta ndryshoje per mire gjendjen.
7 June 2006 @ 10:13 am
Ne shume ndertesa private, ka antena telefonie mobile. A kane ushtruar kontrolle zyrat e tatim-taksave per qerate qe paguajne keta operatore??? Po ata qe perfitojne, a i paguajne shtetit tetim fitimi??
Po te meren shtetaret me keto, do shohin se pervec impulseve, ka edhe shume allishverishe qe rendojne mbi kurriz te konsumatorit
Une e kam mbyllur celularin qe sot…